Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Rama: Asnjë guriçkë pa leje nuk do të vendoset në Theth dhe ku ka zona të mbrojtura

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama në takimin me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit Shqipëria 2030 në Bashkimin Evropian, u ndal edhe tek ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura.

“Në Theth i legalizuam të gjitha shtëpitë që ishin aty. Nuk kemi për të lënë asnjë guriçkë të vendoset pa leje në Theth dhe ku ka zona të mbrojtura do ta thellojmë këtë punë”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “do të shtrëngojmë ligjin që të mos jetë më loja ‘macja me miun’, ne ik, prish, rrinë mbeturinat aty. Duhet të çojmë gjithë ato forca deri në majë të malit për të pastruar”.

Por, vijoi Rama, kur ta vënë gurin pa leje ta mendojnë mirë që nuk do e shohin më atë pikë ku e vunë gurin për 7 vjet.

“Deri atëherë logjika është kjo, nëse shtëpitë janë aty përpara shpalljes së zonave të mbrojtura nuk diskutohet që duhen legalizuar”, tha Rama.

/k.s//r.e//a.f/

The post Rama: Asnjë guriçkë pa leje nuk do të vendoset në Theth dhe ku ka zona të mbrojtura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shkarkimi i drejtorit të policisë në Shkodër, mesazh për gjithë”, Rama: Asnjë nuk mund të justifikohet se nuk dinte gjë

By: xhir jeta
11 July 2025 at 11:04

Rama: Meqë këtu kam edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Drejtor ajo që është bërë dje me shkarkimin e kreut të Shkodrës, dua ta ritheksoj që është shpresoj mesazh për të gjithë. Asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet se nuk dinte gjë. Nuk bëhet fjalë me një tavolinë me 4 karrige, por për 40 ndërtime pa leje. Policia ka treguar se kur do di të shkojë edhe në majën e një mali kur një fshatar bën një avlli pa leje. Poshtë në bregdet, ku ndërtohen resortet ku merret dheu nga kantierët dhe bëhet deti si lumi i lanës nuk e shohin. Të gjithë drejtorët e qarqeve shefat e komisariateve duhet ta dinë, për cdo ndërtim në formën e një pallati kur aty ka paligjshmëri.

Nuk kemi ne 4 mijë km bregdet që të kemi luksin të na dëmtohet më shumë sec është ndërtuar. Të gjithë ndërtuesit duhet të kuptojnë se nëse angazhojmë ajkën e arkitektëve ndërkombëtarë në Shqipëri, edhe merren ekspertët me të gjitha detajet,ne nuk mund të lejojmë që më pas projektet në territor të bëhen sipas qejfit. Që në projekt është gur nga ai i zonës dhe ai e bën suva nga Turqia.

Ndërtimet duhet të bëhen me kulmin e cilësisë.  Si mundet njëri të shkojë të marrë fadromën dhe të hapë 500 metra rrugë në shkëmb, e hap pa leje mbi kokën e Ermal Dredhës, dhe policia nuk di gjë. Kjo nuk është e mundur. Kështu që, kontrolli mbi territorin, pastërtia, respekti për lejet e ndërtimit, pamunndësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e jetës së përditshme të policisë dhe kryetarëve të bashkive. Shpresoj ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive të jenë të shkarkuar.

Before yesterdayMain stream

Zbulohet projekti/ Rama, Oppenheim dhe Shytët shndërrojnë Vlorën në një geto me ngjyra

By: Ardit
10 July 2025 at 10:43

Një projekt masiv që parashikon rreth 90 mijë metër katror ndërtim do ta shndërrojë bregdetin e Vlorës në një koktejl kullash me ngjyra. Projekti është hartuar nga studio arkitekturore Oppenheim për llogari të kompanisë Feniks Konstruksion. I vendosur në një kryqëzim midis qytetit të vjetër, Pyllit të Sodës dhe një marine të ndërtuar rishtazi, projekti […]

The post Zbulohet projekti/ Rama, Oppenheim dhe Shytët shndërrojnë Vlorën në një geto me ngjyra appeared first on BoldNews.al.

Ja sa e ka zgjeruar Idajet Ismailaj i “Albstar” ‘pikën e voçkël’ të Kumbaros në plazhin e Manastirit

By: Ela
1 July 2025 at 11:38

Një nga vendimet e shumë diskutuara ka qenë leja që ka dhënë ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, për ndërtimin e “Resort Manastirit” nga kompania “AlbStar” e Idajet Ismailajt, brenda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit. Me një vendim të beftë, në vitin 2021 Kumbaro dha shumë lehtë firmën që gjiri i Manastirit, në hyrje […]

The post Ja sa e ka zgjeruar Idajet Ismailaj i “Albstar” ‘pikën e voçkël’ të Kumbaros në plazhin e Manastirit appeared first on BoldNews.al.

“Ç’kontratë e noter, jam i zoti i punës”/ Ndërtuesi kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar

By: Oldi
27 June 2025 at 21:45

Emisioni “Stop” ndodhet në Vlorë në “Rrugën Transballkanike”, për problemin e zonjës Katrina Mitraj, e cila në vitin 2019 porositi një apartament te firma “Binaj 2003”, duke e likuiduar plotësisht. Sot, pas kaq vitesh pallati nuk ka përfunduar dhe ndërtuesi kërkon para ekstra, nëse zonja kërkon ta mbajë. Në të kundërt, Gentjan Binaj, i thotë […]

The post “Ç’kontratë e noter, jam i zoti i punës”/ Ndërtuesi kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar appeared first on BoldNews.al.

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

By: Ardit
13 June 2025 at 15:20

Xhafer Lila banon në një prej pallateve pas shkollës Emin Duraku në Tiranë. Ai dhe një grup banorësh po protestojnë prej muajsh, pasi mësuan se në hapësirën mes pallateve dhe oborrit të shkollës do të ndërtohet një kullë 16 katëshe. “Nuk e di si mund të lejohet një katrahurë e tillë, për më tepër ngjitur […]

The post Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën appeared first on BoldNews.al.

Ndërtuesit “mbushin” arkën e bashkisë Tiranë, 147 mln euro në vitin 2024

By: fra nc
9 June 2025 at 14:24

Bashkia e Tiranës ka arkëtuar nga ndërtuesit 147 mln euro në vitin 2024.  Vlera e mbledhur është taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Ndërtuesit i kanë dhënë buxhetit të bashkisë Tiranë 147 mln euro në vitin 2024. E gjithë shuma, është rezultat i mbledhjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, dhe shkon përtej parashikimeve, pasi vetë bashkia priste të mblidhte 65 mln euro nga ky zë.

Për Tiranën, taksa e ndikikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e references, të cilat në vitin 2023 u rritën deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.

Arkëtimi 147 mln euro korrespondon me zgjerimin e lejeve të ndërtimit të cilat kanë pasur vitin e kaluar një vlerë të përgjithshme rreth 1.8 mld euro.

“Viti 2024 rezulton i suksesshëm për arkëtimin e taksës nga ndërtimet e reja, duke arritur vlerën më të lartë të arkëtuar ndër vite me një tejkalim prej 226%”, thuhet në relacionin e bashkisë, ndërkohë që arkëtimet e 2024-s tejkalojnë edhe parashikimet për 2025 dhe 2026, ku bashkia pret të arkëtojë për secilin vit nga 68 milionë euro.

Taksa së ndikimit në infrastrukturë zë 54% të të gjitha detyrimeve që vjel bashkia Tiranë, dhe paguhet nga subjektet ndërtuese që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi.

The post Ndërtuesit “mbushin” arkën e bashkisë Tiranë, 147 mln euro në vitin 2024 appeared first on Euronews Albania.

Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

By: V K
9 June 2025 at 08:03

Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë pas referencave, vijojnë t’i sigurojnë nga kjo taksë arkëtime rekord Bashkisë së Tiranës.

Në total, për 2024, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rezultojnë se janë arkëtuar 14,3 miliardë lekë apo rreth 147 milionë euro të ardhura, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia.

Krahasuar me planin fillestar prej 6,3 miliardë lekë të planifikuar, arkëtimet janë rritur 226%.

Për Tiranën, taksa e ndikikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat prej muajt korrik 2023 (zbatimi nis nga muaji gusht) u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.

Arkëtimi prej 14.3 miliardë lekë për këtë taksë prej 8% do të thotë që Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një vlerë totale prej 179 miliardë lekë, ose rreth 1.8 miliardë euro, një rekord historik ky.

Për arkëtimet nga kjo taksë me rreth 2 herë rritje nga plani, Bashkia e Tiranës shprehet në relacionin e projektvendimit “Për miratimin e raportit të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë për 12-mujorin e vitit 2024”, dërguar për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme Këshillit Bashkiak.

“Viti 2024 rezulton përsëri vit i suksesshëm për arkëtimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, duke arritur vlerën më të lartë të arkëtuar ndër vite me një tejkalim prej 226%”, thuhet në relacion.

Mesatarisht për çdo 4 mujor të 2024-s Bashkia e Tiranës, ka arkëtuar rreth 49 mln euro prej taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.

Arkëtimet nga kjo taksë janë jo vetëm 2 -fish më të lartë se plani, por edhe më të lartat historike të realizuara nga bashkia e Tiranës.

Arkëtimet e 2024-s tejkalojnë edhe parashikimet për 2025 dhe 2026, ku bashkia pret të arkëtojë për secilin vit nga 6,5 miliardë lekë të ardhura.

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, zunë rreth 54% të totalit të të ardhurave tatimore dhe jotatimore të realizuara për 2024.

Në total të ardhurat tatimore dhe jotatimore të arkëtuara për 2024, ishin 26,6 miliardë lekë apo 146% më shumë se plani.

Rritja e arkëtimeve vijon të ndikohet prej shtimit të detyrimeve prej taksës së ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës nga muaji gushti 2023, si dhe rritja e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Në muajin shtator 2024, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizim të pjesshëm të VKM që rriti çmimet e referencës për apartamentet, pasi ishte joproporcional, cenonte lirinë ekonomike, të drejtën e pronës private, parimin e sigurisë juridike.

Nga konkluzionet e prezantuara në Gjykatën Kushtetuese prej përfaqësuesve të Shoqatës së Ndërtuesve, pohuan se mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës rrit 80% barrën fiskale te ndërtuesit.

Sipas tyre, kjo do të rrisë çmimet e apartamenteve 200 deri 300 euro për metër katror. Pas shqyrtimit të padisë Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për shfuqizimin e vendimit, duke e cilësuar pretendimin e tyre të pabazuar.

Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për ndërtimin në 2024-n u rrit me rreth 36%, ndërkohë që është dhe rreth 7% më e lartë se në 2022, kur shënohej rekordi i deritanishëm me 1.8 milionë metra katror./ Monitor

The post Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024 appeared first on Albeu.com.

Kulla që mbulon Zotin me beton

By: Ela
8 June 2025 at 09:11

Në një ditë që i përket kujtimit të sakrificës, në një shesh që i përket historisë, u lartësua një kullë që s’ka të bëjë as me Zotin, as me qytetin. Më 6 qershor 2025, në Kurban Bajram, Edi Rama nuk flijoi një dash. Flijoi një tjetër copë Tirane. Me lavdi dhe spektaklin e ngjyrave të […]

The post Kulla që mbulon Zotin me beton appeared first on BoldNews.al.

Gjithnjë e më pak, gjithnjë e më shumë

By: Ela
31 May 2025 at 15:35

Nga Lutfi Dervishi Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë kulla Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë administratë Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë trafik Gjithnjë e më pak fermerë, gjithnjë e më shumë ekspozita bujqësore Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë stadiume Gjithnjë […]

The post Gjithnjë e më pak, gjithnjë e më shumë appeared first on BoldNews.al.

Tom Doshi vijon akuzat ndaj Benet Becit: Po lejon ndërtime pa leje në Velipojë në këmbim të votave

2 May 2025 at 14:04

Tom Doshi vijon askuzat ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, gjatë kësaj fushate elektorale, të cilin e konsideron si një të infiltruar të Sali Berishës mes socialistëve. Gjatë një mitingu në Velipojë, Tom Doshi akuzoi Benet Becin se po lejon ndërtime pa leje në atë zonë në këmbim të votave, teksa sulmoi edhe drejtorin e […]

The post Tom Doshi vijon akuzat ndaj Benet Becit: Po lejon ndërtime pa leje në Velipojë në këmbim të votave appeared first on BoldNews.al.

Ndërtime, trafik e vështirësi në parkim, një në dy banorë ka tashmë një makinë në Tiranë

By: V K
21 April 2025 at 08:44

Trafiku në rrugët e Tiranës sa vjen e po rëndohet nga dita në ditë, ndërsa gjetja e një parkimi është bërë më e vështirë dhe pa dyshim më e kushtueshme se asnjëherë.

Krahas ndërtimeve të shumta, të cilave nuk po u përgjigjet zhvillimi i infrastrukturës, ka dhe një tjetër arsye të kësaj situate. Numri i personave që zotërojnë një makinë në kryeqytet është rritur ndjeshëm.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në fund të vitit 2024, në Tiranë kishte të regjistruar 340 mijë automjete, ose një e treta e mjeteve të regjistruara në vend.

Në raport me popullsinë e bashkisë Tiranë, që sipas censit të ri të INSTAT ishte rreth 750 mijë banorë si prefekturë dhe 600 mijë si Bashki, rezulton se tashmë çdo dy banorë ka një automjet në Tiranë, me rreth 500-550 mjete për 1 mijë banorë.

Kjo shifër është shumë më e lartë se mesatarja e vendit prej rreth 300 automjete për 1 mijë banorë (ndër më të ulëta në Europë pas Turqisë e Maqedonisë së Veriut) dhe në linjë me mesataren e Bashkimit Europian, që sipas Eurostat është 550 automjete për 1 mijë banorë.

Vetëm në vitin 2024, sipas DPSHTRR në Tiranë u regjistruan për herë të parë 41.1 mijë automjete, ose 41% e të gjitha automjeteve të regjistruara në vend (99.4 mijë gjithsej).

Krahas mjeteve të regjistruara në Tiranë, në kryeqytet hyjnë dhe makinat e rretheve, duke rënduar trafikun çdo ditë.

Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura).

Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik.

Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

Shumë ndërtime e makina, por pak zgjidhje në infrastrukturë

Që nga viti 2018, kur filloi bumi i ndërtimeve në kryeqytet deri në 2024-n, Bashkia e Tiranës ka dhënë mesatarisht 1.25 milionë metra katror ndërtime për banesa në vit.

Në vitin 2024 u shënua një rekord i ri, me 1.8 milionë metra katror, ndërtime për rezidenca këto që do të lartësohen në vitet në vijim.

Për të njëjtën periudhë (2018-2024,) Bashkia ka arkëtuar një shumë prej 500 milionë eurosh nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.

Lulëzimit të ndërtimeve që ka shtuar dendësinë në Tiranë, trafikun, numrin e automjeteve në qarkullim, dhe zvogëlimit të hapësirave për parkim, pak i është përgjigjur përmirësimi i infrastrukturës, zgjerimi i rrugëve të brendshme të qytetit dhe sidomos transporti publik.

Në mungesë të një transporti eficient publik, shumë banorë detyrohen që të lëvizin çdo ditë me makinë.

Një sondazh i mëparshëm i Monitor gjeti se 84% e të anketuarve nga kryeqyteti u përgjigjën se mendojnë se infrastruktura e transportit publik në qytetin e tyre është e dobët apo shumë e dobët.

Përmirësimi i transportit publik është dhe sugjerimi kryesor i të anketuarve nga Monitor, që do të ndikonte në reduktimin e trafikut në kryeqytet, i ndjekur nga zgjerimi i rrugëve e ndërtimi i parkingjeve në periferi./MONITOR

The post Ndërtime, trafik e vështirësi në parkim, një në dy banorë ka tashmë një makinë në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Nipi i Sadri Abazit dhe Dulakët në “garë” për kullën 40 katëshe në pronë publike te “21 Dhjetori”

By: Ela
17 April 2025 at 20:12

Dy firma të fuqishme janë në garë për një nga kullat e radhës në pronë publike në Tiranë. Nga njëra anë është firma “Alko Impex”, në pronësi të Arbër Abazit, nipi i ish-deputetit Sadri Abazi dhe nga ana tjetër firma “Edil Al”, në pronësi të vëllezërve Dulaku, të cilët merret me ndërtim, turizëm dhe media. […]

The post Nipi i Sadri Abazit dhe Dulakët në “garë” për kullën 40 katëshe në pronë publike te “21 Dhjetori” appeared first on BoldNews.al.

Lejuan ndërtime pa leje në Mallakastër, pezullohen nga detyra 3 policë dhe 3 punonjës të IMT

14 April 2025 at 14:38

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë së Fierit për të pezulluar nga detyra tre efektivë policie në Fiedr dhe tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Mallakstër. Ndaj tyre, Gjykata e Fierit ka miratuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”. […]

The post Lejuan ndërtime pa leje në Mallakastër, pezullohen nga detyra 3 policë dhe 3 punonjës të IMT appeared first on BoldNews.al.

Tirana u betonizua në 10 vjet, kullat prekin qiellin

By: Ardit
26 March 2025 at 16:19

“Nuk do të ndërtohet më në Tiranë pa u shitur apartamentet që janë bosh” , ishte premtimi i Erjon Veliaj në vitin 2015, kohë kur u zgjodh kryebashkiak i Tiranës. 40 mijë apartamente banimi janë bosh në Tiranë. Ato nuk shiten dhe as nuk jepen me qira. Pavarësisht se apartamente ka dhe po ndërtohen çdo […]

The post Tirana u betonizua në 10 vjet, kullat prekin qiellin appeared first on BoldNews.al.

Tirana u betonizua në 10 vjet, kullat prekin qiellin

By: FAKTOJE
26 March 2025 at 15:00

Nuk do të ndërtohet më në Tiranë pa u shitur apartamentet që janë bosh, ishte premtimi i Erjon Veliaj në vitin 2015, kohë kur u zgjodh kryebashkiak i Tiranës. Që nga ajo periudhë e deri më sot ndryshimet në kryeqytet janë drastike, jo vetëm me objekte banimi, por edhe me kulla të larta shumëkatëshe.

Albina Hoxhaj

Nuk do të ndërtohet më në Tiranë pa u shitur apartamentet që janë bosh, ishte premtimi i Erjon Veliaj në vitin 2015, kohë kur u zgjodh kryebashkiak i Tiranës.

40 mijë apartamente banimi janë bosh në Tiranë. Ato nuk shiten dhe as nuk jepen me qira. Pavarësisht se apartamente ka dhe po ndërtohen çdo ditë ende ka banorë pa një çati mbi kokë, kjo për shkak të kostos së lartë e cila është e papërballueshme për qytetarët. Rritja e çmimeve të referencës është një ndër arsyet që çoi në këtë situatë.

Qeveria ndryshoi çmimet referenciale për 32 zonat kadastrale të Tiranës në 2023. Vlera referuese e taksueshme për metër katror u rrit nga 5 e deri në 76%. Më këto ndryshime çmimet në 13 njësitë administrative u rritën nga 29 deri në 73%. Ndikim pati edhe rritja e çmimit të lëndëve të para në ndërtim, megjithatë është e pajustifikueshme që oferta në treg është më e lartë se kërkesa, ndërsa çmimet mbeten të larta. 

Burimi; INSTAT

Luks të blesh një shtëpi

Eureljo Çela ishte vetëm 13 vjeç kur vendosi të largohet nga Shqipëria. Ishin festat e nëntorit dhe ai u largua pa i treguar askujt. Udhëtimi zgjati një javë në këmbë e më pas arriti në Lamia të Greqisë.

“Familja ime nuk dinte asgjë, telefona nuk kishte. Rruga ishte e vështirë. Ishin ditë të ftohta dhe kur u nisa shumë gjëra nuk i dija”, tregon ai. Sot është 37 vjeç është i martuar dhe ka dy djem. Pas shumë viteve punë, ai vendosi të rikthehet në vendin e tij dhe të blejë një shtëpi në Tiranë, por pasi u interesua, pa se kostoja ishte aq e lartë sa nuk mund ta përballonte.

“Doja të jetoja në vendin tim. Të blija një shtëpi e mbase të hapja dhe një dyqan, por kur u interesova  mbeta pa fjalë. E braktisa për herë të dytë këtë vend, por këtë herë përgjithmonë”, thotë ai. 

Me kursimet mund të blinte vetëm një shtëpi 1+1, hapsirë e pamjaftueshme për të, ndërsa për biznesin as që bëhej fjalë. “100 milionë ishte 1+1. Është çmenduri!”, përfundon ai. 

Historia e tij nuk është e vetmja, por ka qindra të ngjashme në vendin tonë, jo vetëm nga emigrantët. Edhe çiftet e reja e kanë mision të pamundur, madje druhen të marrin edhe kredi për të pasur një çati mbi kokë. Gjithë ky kaos me çmimet shkon në raport të zhdrejtë me ndërtimet e reja që po kryhen ku oferta është shumë më e madhe se kërkesa. 

Lejet nuk kanë fund

Që nga 2015 lejet e ndërtimit kanë njohur rritje vit pas viti duke kulmuar në vitin 2022 ku ndërtimi i kaloi 1.8 milionë metra katrorë për ndërtim. Rekordi u shënua në tremujorin e dytë kur u dha leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë. Ndërtimet vijuan edhe më tej në vitet 2023 dhe 2024.

IV – 23I – 24II – 24III – 24IV-24 
Tiranë 430.169231.968666.672684.845348.642

Ndërtimet në Tiranë në tremujorin e katër të 2023 dhe gjatë gjithë vitit 2024 e shprehur në metër katrorë

“Lulëzojnë” kullat shumëkatëshe

kryeqytet nisi një tjëtër fazë, ajo e ndërtimit të kullave shumëkatëshe lejet për të cilat u dhanë nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Duket se projektet janë hartuar me shpejtësi dhe në çdo mbledhje të KKT-së janë aprovuar lejet e ndërtimit. Me sy të lirë e shohim që sot Tirana ngjan me një “pyll betoni”.

Këshilli Kombëtar i Territorit, ka miratuar disa leje ndërtimi për kulla shumëkatëshe në çdo skaj, disa kanë nisur të ndërtohen ndërsa të tjerat ende jo. Vetëm në qëndër të Tiranës do të ndërtohen disa kulla. Po ashtu, në rrugën “Dritan Hoxha” do të ndërtohen kullat më të larta me 44 kate dhe 55 kate. Një tjetër vendim nga Këshilli Kombëtar i Territorit pritet për të vijuar ndërtimi i “Tulipanit të Tiranës”, një tjetër kullë 40 kate të lartë, me sipërfaqe ndërtimi rreth 35 mijë metra katrorë në afërsi të ish stadiumit “Dinamo”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë. Këto janë vetëm disa nga ndërtesat që pritet t’i shtohen kryeqytetit, lista është e gjatë. (Vendimet e KKT, lista e kullave) Ka një plan të miratuar, i cili përfundon në vitin 2030, por duket se ky plan nuk i ka shërbyer Tiranës. 

157-fishohen të ardhurat në Bashkinë e Tiranës

SPAK e akuzon kryetarin e Bashkisë erjon Veliaj për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, rëndojnë akuzat korrupsion pasiv, pastrim parash e fshehje pasurie. Po ashtu 5 biznesmenë akuzohen nga SPAK për veprën penale korrupsion aktiv, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme i kanë dhënë ryshfet Veliajt për të marrë fonde publike dhe leje ndërtimi.

Pas arrestimit të Veliajt kryeministri Edi Rama u paraqit menjëherë në bashki. Kreu i qeverisë zhvilloi një mbledhje në sheshin “Skënderbej” me punonjësit e bashkisë me 20 shkurt, ku ndër të tjera u ndal edhe tek lejet e ndërtimit. Sipas Ramës kjo është një akuzë e ngritur ndaj Veliajt pa prova. 

Lejet e ndërtimi nuk janë privilegje, favore që i bën kryetari i bashkisë, janë të drejta zhvillimi të pronarëve e investitorëve së bashku. Cilido që akuzon për ryshfet në dhënien e lejeve të ndërtimit pa prova, thjesht ose e ka bërë vetë, ose do ta bënte vetë po ta kishte në dorë”, tha Rama.

“…edhe kur shohin kulla të njëjtën gjë mendojnë. Vetëm se sa përqindje merret nga këto leje ndërtimi”, vijoi Rama duke treguar se vetëm nga taksa e ndërtimit në 10 vitet e fundit të ardhurat në arkën e bashkisë janë shumëfishuar.

“Në 10 vitet e fundit, të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, janë rritur 9-fish. Kanë qenë 30 mln euro kur Bashkia gërhiste, vjet 271 mln euro të ardhura. ”.

Faktoje ju drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës, pët t’i kërkuar informacion lidhur me lejet e ndërtimit që janë dhënë gjatë 10 viteve të fundit. E-maili u dërgua me 7 mars, u protokollua me 10 mars, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk morëm asnjë përgjigje.

Kërkesa për inormacion drejtuar Bashkisë Tiranë

‘Tirana ka një tufë letrash, por nuk ka plan

Urbanistët i shohin me shqetësim ndërtimet pa kriter në Tiranë. Gentian Kaprata thotë se sipërfaqja e ndërtimit është 5-fishuar nëse e krahasojmë me vitet 90′.

“Në Tiranën e pas vitit 2015 janë dhënë mbi 10 mln metër katrore ndërtim për banim, që janë jashtëzakonisht shumë. Për ta kuptuar sa shumë mjafton të themi që në vitin 1990 në Tiranë kishte rreth 2 mln metër katrorë për banim. Pra vetëm në 8 vitet e fundit Tirana e ka 5-fishuar, ose i ka shtuar edhe 5 herë më shumë sesa kishte në vitin 90, kohë kur në Tiranë numëroheshin ndërtime që nga viti 1800 e deri në kohën e socializmit”. 

Kullat sjellin zhvillim. Ky është një argument i sjellë shpesh herë në vëmendjen e qytetarëve duke nënkuptuar se kjo është një e mirë që i bëhet vendit. Por për urbanistin kjo nuk është e vërtetë.

“Kullat janë ndërtesa dhe ndërtesat nuk mund të sjellin zhvillim. Zhvillim sjell sipërmarrja njerëzit, punë e tyre iniciativat e reja, zgjerimi i iniciativave të ndryshme ekonomike por jo kullat.kullat janë një tipologji e re ndërtimi shumë e gabuar për Tiranën për shumë arsye”.

Lidhur me planin urbanistik, Kaprta thotë se juridikisht Tirana e ka një plan, por ai është thjesht në letër.

“Sigurisht Tirana ka një plan juridik, pra ka një tufë letrash të llojeve të ndryshme nga tabakët e mëdhenj deri te formati A4, të cilat juridikisht konsiderohen, janë miratuar në KKT, në institucionin më të lartë të shtetit në lidhje me planifikimin dhe zhvillimin e planifikuar, por që nuk kanë asnjë vlerë. ”, thotë ai.

Nëse merren në shqyrtim shifrat, raporti i banorëve që jetojnë në kryeqytet me sipërfaqen e ndërtimit rezultojnë të dhëna alarmante.

“Në 2017 e mbrapa Tiranës i janë shtuar 10 mln metër katrorë ndërtime, 250 metër katror për çdo banorë të ri të ardhur në Tiranë, një shifër e jashtëzakonshme, jo normale. Mesatarja e banimit në europë është rreth 30 metër katror”, nënvizon ai.

Sipas tij, duhet shtuar edhe fakti që Tirana e madhe është shtuar me 40 mijë banorë, por Tirana e parë para reformës territorial është zvogëluar me 29 mijë banorë çka e thellon akoma më shumë këtë bum të madh ndërtimor totalisht të pajustifikuar në kuptimin e saj të parë.

“Ndërtimi në Tiranë nuk është për arsye strehimi apo zhvillimi, ndërtimi në Tiranë është për të pastruar parat e krimit të organizuar, për t’i parkuar këto para. Krimi i organizuar shtetëror apo privat do vende ku t’i parkojë paratë se s’do t’i ketë kesh dhe nuk mund t’i çojë nëpër banka, i kthen ne apartamente, dyqane”, argumenton urbanisti.

Ndërkohë që oferta rritet, kërkesa zvogëlohet në të gjitha aspektet ç’ka tregon se ka diçka që nuk shkon, pasi nuk ka logjikë ekonomike.

“Rritja e popullsisë kërkon rritjen e hapsirave, por edhe rritja e mirëqënies, nuk ndodh në Shqipëri. Në Shqipëri është tejkaluar prej kohësh ai minimum i hapsirave që i duhet një personi për të banuar ose për të kryer aktivitete të tjera jetësore”, përfundon Kaprata.

Në ndërtim u “parkuan” paratë e pista, s’ka zhvillim

Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi rritja e sipërfaqeve të ndërtimit në Tiranë është rezultat i një sërë faktorësh.

“Duhet parë si rezultante e një numri faktorësh të tillë si: të ardhurat informale dhe kriminale kryesisht nga kanabizimi në fillim dhe më vonë edhe nga trafiqet ndërkombëtare të drogës, akumulimi i kapitaleve nga biznesi, shtimi i përfitimeve korruptive nga elita politike qeverisëse, nevojat e ligjshme të familjeve për më shumë sipërfaqe banimi, etj”, thotë ai.

Por jo vetëm kaq, ekonomisti shikon edhe element të tjerë të cilët ngrenë pikëpyetje të mëdha.

“Artikulimi më shumë se një herë nga kryeministri Rama i amnistise fiskale, të aseteve dhe asaj penale, gjë që në të vërtetë ka ndodhur, mungesa e vizionit për zhvillimin dhe shkelja e përcaktimeve në planet e përgjithshme të zhvillimit urban sidomos në Tiranë, një numër aktesh ligjore të dyshimta siç janë ato për investimet strategjike, turizmin, etj. në thelb kanë cënuar rëndë edhe sigurinë juridike të pronës në tërësi.”

Teoritë ekonomike në lidhje me çmimet ofrojnë vetëm një shpjegim të gjithëpranuar: raportin midis kërkesës dhe ofertës. Nëse, shohim rezultatet e Censit 2023, Shqipëria rezulton se vendi ka 2 milionë e 412 mijë banorë, pra popullsia është tkurrur me 409 mijë në krahasim me 2011. Ky faktor nuk shihet kurrsesi si nxitje për shtimin në disa tetë apo nëntë milionë metra katrore sipërfaqe ndërtimi në Tiranë prej asaj kohe.

Po kështu, në vitin 2023, numri i banesave vetëm për qëllime banimi, (jo për biznes etj.) ishte 1,082,529 me rritje 7.4% nga viti 2011. Të dhënat e detajuara për popullsinë dhe banesat në Bashkinë e Tiranës tregojnë për zhvendosje të mëdha të popullsisë nga qyteti në ish-komuna dhe në fshat. Pakësimi i popullsisë në kufijtë e bashkisë së qytetit ka qenë në zhvillim të kundërt me volumet e larta të ndërtimit brenda qytetit me kulla dhe komplekse pallatesh.

“Kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve janë plotësuar hap mbas hapi dhe nuk ekziston një kërkesë aq e madhe sa të imponojë një rritje kaq të madhe të çmimeve e aq më pak mbetjen e tyre në këto nivele që janë sot. Gjatë kësaj periudhe është zhvilluar një garë e heshtur midis biznesit, krimit të organizuar me elitën politike qeverisëse për pushtimin e tokave dhe trojeve. E gjithë kjo ka si rezultat të saj çmimet e rritura dhe pa lidhjen dhe kushtëzimin e duhur me koston e ndërtimit, tatim-taksat përkatëse dhe kërkesë – ofertën në terësi.”

Ndikimi i këtij pozitiv i këtij sektori në ekonomi ndodh kur politikat janë të qarta dhe hapat që ndërmerren nuk thyejnë rregullat e tregut siç është raporti kërkesë-ofertë.

“Sektori i ndërtimit është i madh, ka një lidhje të fortë me industri të tjera, ai është një sektor kyç që mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik. Por kjo ndodh kur politikat shtetërore synojnë zhvillimin e infrastrukturës në lidhje me sektorin e shëndetësisë, transportit, arsimit, etj. dhe nuk janë mundësi thjesht për pompimin e parave të pista në ekonomi dhe për parkimin e tyre me qëllim legjitimimin në periudhat e ardhshme.” 

Ish-prokurori: Nga arat me kanabis në sheshet e ndërtimit

Dyshime për pastrimin e parave në këtë sektor janë hedhur edhe nga ish-prokurori Eugen Beçi.

“Informaliteti korrupsioni janë bërë një dhe e kanë bërë më të lehtë këtë aktivitet kriminal. Fakti që prej vitesh shtohen ndërtimet dhe shtohen bisnesmenët e kësaj fushe, duke e ndërthurur me të shkuarën e tyre e kupton lehtë, që nga arat me kanabis kanë mbërritur në sheshet e ndërtimit. Po ata njerëz, kontigjent për trafik narkotikësh thjesht kanë marrë emrin e ndërtuesit”.

Në këtë situatë alarmante a duhet të ishin kryer hetime apo është e vështirë të hetohet aktiviteti kriminal? Ish prokurori thotë se çështja është komplekse.

“Në të vërtetë hetimi pasuror që është mekanizmi kryesor i luftës kundër pastrimit të produkteve kriminale, nuk është se ka patur të njëjtin ritëm me hetimet penale klasike. Kjo për shumë arsye. Mbi të gjitha për faktin se korrupsioni i lartë dhe inkriminimi i shumë mekanizmave e subjekteve të administratës e pengon efikasitetin në këto hetime. Por duhet thënë se dy vitet e fundit sekuestrimet nga Spak janë rritur shumë dhe kjo është një shenjë positive”.

Për të kuptuar një shifër se sa para mund të jenë pastruar në këtë sektor, Beçi bën një llogaritje të thjeshtë.

“Të dhënat për sektorin e ndërtimit tregojnë se ai bashkë me aktivitetin e pasurive të patundshme zënë 15% të ekonomisë, ose 3.7 miliard euro. Psh në vitin 2023 për ndërtimin si sektor dhe për blerjet e banesave bankat kanë dhënë 847 milionë euro, 2.8 miliardë euro nuk dihet kanë dalë, kur dhe depozitat bankare janë në rritje. Pra thjeshtë fare ky 2.8 miliardësh logjikisht është prej trafiqeve e prej korrupsionit si dy veprimtari që nuk rrinë dot në këmbë pa njëra-tjetrën.”

Ndërkombëtarët: Në ndërtim pastrohen para

Raporti “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, një publikim i “Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) dhe i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe Ministria e Jashtme Norvegjeze nxjerr në pah të dhëna tronditëse. Sipas këtij raporti rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare. Vlerësohet se për këtë periudhë 3-vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro. Nga 141 kompani që kanë marrë leje ndërtimi për ndërtesa më të larta sesa 6 kate, 59% e tyre nuk kishin kapacitetet financiare për t’i përfunduar ato. 

Edhe në raportin e fundit të DASH specifikohet se paratë e drogës pastrohen në sektorin e ndërtimit në Shqipëri. “Rrjetet kriminale shqiptare kanë qasje të drejtpërdrejtë tek prodhimi i kokainës në Amerikën e Jugut dhe rrjetet e trafikimit që e sjellin kokainën në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ata përdorin ekonominë shqiptare, veçanërisht sektorin e ndërtimit, për të pastruar të ardhurat dhe kontribuojnë në korrupsion”, thuhet ndër të tjera në raport.

The post Tirana u betonizua në 10 vjet, kullat prekin qiellin appeared first on Faktoje.al.

Kompania e Fatmir Bektashi kërkon të betonizojë Drilonin, këshilltari bashkiak: Ndaleni këtë projekt

By: Ardit
25 March 2025 at 17:32

Projekti i kompanisë ‘Kontakt’ të Fatmir Bektashi për ndërtimin e një kompleksi disa kulla 12-katëshe në parkun e Drilonit, në Pogradec ka sjellë kundërshti të forta në qytetin juglindor të vendit. Këshilltari i pavarur bashkiak Arber Male, në një postim në Facebook, duke listuar një sërë arsyesh shkruan se nuk duhet thënë leja për kulla […]

The post Kompania e Fatmir Bektashi kërkon të betonizojë Drilonin, këshilltari bashkiak: Ndaleni këtë projekt appeared first on BoldNews.al.

Raporti i DASH për Shqipërinë: Krimi po pastron paratë duke ndërtuar kulla, korrupsion i lartë!

By: Oldi
21 March 2025 at 19:30

Departamenti i Shtetit ka publikuar raportin e Strategjisë së trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Në pjesën për Shqipërinë, thuhet se, krimi shqiptar po i pastron paratë e drogës në ndërtimin e kullave dhe blerje të pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe zonat të tjera, sidomos bregdet. “Shumica e pastrimit të parave në Shqipëri […]

The post Raporti i DASH për Shqipërinë: Krimi po pastron paratë duke ndërtuar kulla, korrupsion i lartë! appeared first on BoldNews.al.

Milionat e dherave, Rama projekton një koncesion të ri në landfillin e Sharrës. Përfitues një oligark?

By: Oldi
1 March 2025 at 11:24

Nga Boldnews.al Prej më shumë se një muaji, landfilli i Sharrës, i menaxhuar nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, nuk pranon depozitimin e dherave dhe inerteve të krijuara nga ndërtimet në Tiranë, me argumentin e “ezaurimit të hapësirës”. Vendimi ka krijuar një lloj krize në aktivitetin e kompanive të ndërtimit në Tiranë, pasi […]

The post Milionat e dherave, Rama projekton një koncesion të ri në landfillin e Sharrës. Përfitues një oligark? appeared first on BoldNews.al.

“Mafiozët e ndërtimeve”/ Rama “kapet” me komentuesin: E kam qejf “Noc Rrokun”…

By: Oldi
28 January 2025 at 14:38

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një tjetër komenti nga një ndjekës në rrjetin e tij social në Facebook. Komenti lidhej me shkollat dhe oborret e tyre, që sipas komentuesit janë marrë nga “mafiozët e ndërtimeve”. “Shiko shkollat në Tiranë, Noc Rroku! Që kanë mbetur pa oborre, se ua kanë grabitur mafiozët e ndërtimeve”, shkruante […]

The post “Mafiozët e ndërtimeve”/ Rama “kapet” me komentuesin: E kam qejf “Noc Rrokun”… appeared first on BoldNews.al.

❌
❌