Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Parku i Drilonit, oaz qetësie dhe bukurie natyrore që të magjeps

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Në skajin juglindor të Shqipërisë, vetëm pak minuta larg qytetit të Pogradecit, ndodhet një nga perlat më të çmuara të turizmit natyror: Parku i Drilonit.

Ky vend i rrallë është kthyer prej vitesh në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, falë gjelbërimit të dendur, burimeve të kristalta dhe faunës së pasur ujore.

Sapo hyn në park, ndjen menjëherë qetësinë që mbizotëron. Rrugicat e shtruara me gurë kalojnë nën hijen e plepave shumëvjeçarë, ndërsa zhurma e lehtë e gjetheve që përplasen nga era krijon një atmosferë të veçantë çlodhjeje.

Burimet natyrore të Drilonit, të cilat furnizojnë direkt liqenin e Pogradecit, përshkojnë parkun përmes kanaleve të qeta ku notojnë shpendët dhe mjellmat e bardha.

Turistët ndalen shpesh për të fotografuar këtë bukuri natyrore, ndërsa fëmijët ndjekin me sy zogjtë që lëvizin lirshëm mbi ujë.

Prania e kafeneve tradicionale buzë kanaleve të liqenit e bën përvojën edhe më të këndshme për vizitorët që duan të shijojnë një pije nën freskinë e pemëve dhe zërat e natyrës.

Driloni është një destinacion që çdo vit tërheq mijëra vizitorë që kërkojnë pak qetësi, bukuri dhe frymëzim. Për ata që duan të largohen për pak nga zhurma e qyteteve, Driloni mbetet një zgjedhje ideale për relaks dhe kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur të Shqipërisë juglindore.

Pranë Drilonit është edhe fshati Tushemisht me “Zonjën nga qyteti”, i cili së bashku me Parkun natyror të Drilonit janë shndërruar në një pol të ri ekoturistik jo vetëm për Pogradecin, por edhe për Korçën.

Driloni apo Voloreka siç e quajnë pogradecarët, vetëm 6 km larg Pogradecit, është një nga mrekullitë natyrore dhe një nga atraksionet më të bukura në vendin tonë, ku investimet e realizuara me ndërtimin e rreth 4 mijë metra rrugica për këmbësorët që kanë zgjeruar sipërfaqen e parkut, kanë nxjerr më në pah potencialin turistik të kësaj zone.

Driloni është një burim karstik që përbëhet nga tri vija uji që rrjedhin për t’u derdhur disa dhjetëra metra më tej, në bregun juglindor të liqenit. Njëri prej tyre, ai më kryesori, krijon një basen të madh ujor, ku mund të shëtitësh, vozitësh me varkë, të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur.

Rrugicat e ndërtuara lidhin të gjithë sipërfaqen nga burimet e Drilonit në fshatin Gurras, deri në shëtitoren përgjatë liqenit të Ohrit.

Sipërfaqja ku shtrihet shëtitorja e Tushemishtit dhe Parku i Drilonit është shumëfishuar në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi e lundrueshme me varkë.

Driloni i Pogradecit Foto: Florjan Abazaj
1 nga 14

/gj.m//r.e//a.f/

The post Parku i Drilonit, oaz qetësie dhe bukurie natyrore që të magjeps appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

UNESCO: Parku “Drilon-Tushemisht” në rrezik nga ndërhyrjet pa kriter

By: KultPlus
7 July 2025 at 09:01

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ngritur shqetësimin se në javën e ardhshme UNESCO pritet të zyrtarizojë vendosjen e parkut natyror Drilon-Tushemishtit në liqenin e Ohrit në listën e pasurive të rrezikuara. Prej kohësh ky shqetësim ishte ngritur nga shoqatat mjedisore për shkak të ndërhyrjeve pa kriter në bregun e liqenit.

“Kjo është merita e planit të menaxhimit të AADF në bashkëpunim me ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit dhe shumë ndërhyrjeve të tjera të gabuara në vijën liqenore” – thuhet në një postim në Facebook.

Aty citohet edhe rekomandimi që ka bërë UNESCO: “Misioni i vitit 2024 konfirmon gjetjet e misioneve të mëparshme, duke arritur në përfundimin se ndikimet kumulative dhe të vazhdueshme – duke përfshirë zhvillimin urban, mangësitë në planifikimin hapësinor, ndërhyrjet e papërshtatshme, eutrofikimin e liqenit, infrastrukturën në shkallë të gjerë dhe projekte të tjera kanë shkaktuar përkeqësim serioz të atributeve kryesore të parkut, duke rezultuar në degradim të pakthyeshëm nëse nuk merren masa vendimtare, dhe konsideron se kushtet për regjistrimin e pronës në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik janë përmbushur, në përputhje me paragrafët 179-180 të Udhëzimeve Operacionale” – thuhet në rekomandimin e UNESCO./ KultPlus.com

Xheneta Fetahu për Drilon Ramën: Ky që vdes pas meje

By: D Marku
19 May 2025 at 11:13

Xheneta Fetahu ka qenë e ftuar së fundmi në “Mos i bjer me top”, ku i ka dhënë fund shumë aludimeve e marrëdhënieve që kishte me disa persona.

Në një moment kur i është shfaqur fotografia e Drilon Ramës, ajo e shqeu dhe e hodhi në tokë.

Ajo tha në një moment ‘ky djali që vdes pas meje’, duke folur më pas për raportin me të.

Ndër të tjera, modelja thotë se e ka fituar ‘gjyqin’ me të, pavarësisht se nuk shkoi deri në atë pikë.

“Ky që vdes pas meje. Pse është boksier ky. Nuk i lejohet të bëj boks më. Tipik ai çuni që në shtëpi shkon i thotë mamit do ta sjell një gocë kështu kështu dhe në prapaskenë më thërret mua”, u shpreh ajo.

“Nuk ka shkuar deri në gjyq. Lufta mediatike, e kam luftuar unë dhe ai ka qenë i vetëdijshëm për çdo gjë që kam publikuar. Të ka ofenduar më së shumti dhe të rri te banesa, dhe unë kam bërë gjithçka me dëshmi”, shtoi mes tjerash.

Xheneta po vazhdon të jetë shumë e komentuar në media e shtypin rozë, përkundër që Big Brother ka mbaruar që disa muaj.

The post Xheneta Fetahu për Drilon Ramën: Ky që vdes pas meje appeared first on Albeu.com.

Xheneta Fetahu për Drilon Ramën: Ky që vdes pas meje

By: gaze tare
18 May 2025 at 19:29

Edhe pse “Big Brother” ka mbaruar prej muajsh, Xheneta Fetahu nuk ndalon së bëri bujë në media. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku vendosi të flasë hapur për marrëdhëniet e saj – dhe për disa persona që kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Momenti që mori gjithë vëmendjen? Kur i shfaqën foton e Drilon Ramës, Xheneta nuk u mendua dy herë: e shqeu dhe e hodhi poshtë, duke mos lënë vend për dyshime. “Ky djali vdes pas meje,” tha ajo me nota ironike, ndërsa tregoi për raportin që kanë.

Modelja nuk i kurseu as komentet e saj thumbuese: “Pse është boksier ky? Nuk i lejohet të bëjë më boks! Tipik ‘çuni që në shtëpi thotë mamit se do sjell një gocë’, por në prapaskenë më thërret mua,” rrëfeu Xheneta me humor të hidhur.

Edhe pse nuk shkoi deri në gjyq, ajo theksoi se ka fituar “gjyqin” e saj në mënyrë mediatike: “Lufta e vërtetë ka qenë me fakte dhe dëshmi, unë kam qenë aktive dhe ai e ka ditur çdo hap që kam bërë,” tha ajo.

The post Xheneta Fetahu për Drilon Ramën: Ky që vdes pas meje appeared first on iconstyle.al.

U kap me një vajzë tjetër, Sara Kolami heq nga ndjekësit Drilon Ramën

By: D Marku
6 May 2025 at 15:00

Fituesi i Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, vijon të jetë pjesë e lajmeve, jo vetëm për triumfin në spektakël, por edhe për zhvillimet në jetën e tij personale që po zgjojnë interes të madh në rrjete sociale.

Pas përfundimit të formatit, marrëdhënia e tij me Sara Kolamin – e cila nisi brenda shtëpisë së BBVK – mbeti pezull dhe pa ndonjë deklaratë publike nga asnjëri prej tyre.

Megjithatë, së fundmi kanë qarkulluar disa pamje në rrjet ku Driloni shihet në shoqërinë e një vajze tjetër, duke nxitur aludime për një lidhje të re.

Pamjet janë bërë virale dhe kanë shtuar dyshimet se raporti me Sarën mund të ketë përfunduar.

Ky dyshim është thelluar edhe më shumë kur fansat vunë re se Sara ka hequr Drilonin nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale – një veprim që u interpretua si reagim indirekt ndaj situatës.

Edhe Driloni nuk e ndjek më Sarën, duke i shtuar më tej zërat për një shkëputje të plotë mes dyshes.

Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një reagim zyrtar, por lëvizjet në rrjet dhe fotografitë e fundit kanë mjaftuar për të ndezur rrjetin me komente e diskutime rreth jetës së tyre.

The post U kap me një vajzë tjetër, Sara Kolami heq nga ndjekësit Drilon Ramën appeared first on Albeu.com.

Përplasja mes Xhenetës dhe Drilonit përshkallëzohet pas ndërhyrjes së autoriteteve

By: gaze tare
29 March 2025 at 19:06

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Xheneta dhe Driloni, janë përfshirë në një debat të ashpër pas publikimit të bisedave të tyre private. Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e ka cilësuar publikimin e tyre si të kundërligjshëm, duke çuar në reagime të menjëhershme nga të dy protagonistët.

Driloni ka reaguar duke publikuar një foto me gishtin e mesit të ngritur dhe një mbishkrim thumbues: “U zhduk postimi bashkë me gjith guximin”, një mesazh që u interpretua si një provokim ndaj Xhenetës.

Nga ana tjetër, Xheneta nuk e ka lënë pa përgjigje këtë provokim. Në një postim ironik, ajo e akuzoi Drilonin për përpjekje për të mbuluar të vërtetën me ndihmën e avokatëve dhe parave, duke shtuar: “Unë guxim e quaj kur dikush përballët me të vërtetën – pa avokatë, pa letra, pa panik. Ti? Ti u fute në lojën e fshehjeve.”

Ajo gjithashtu ironizoi përdorimin e shpeshtë të gjestit nga Driloni gjatë qëndrimit të tij në Big Brother, duke shtuar: “Kur e pashë gishtin, më kujtohet sa herë e përdorje në Big Brother – gati sa s’i kishe zhvirgjeru çunat e shtëpisë me të.”

Në përfundim të reagimit të saj, Xheneta e paralajmëroi Drilonin se këtë herë nuk ka më lojëra të fshehta: “Këtë herë nuk ka më blerje votash. Ka drejtësi.”

Përplasja mes dy ish-banorëve vazhdon të përshkallëzohet, dhe mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ndërhyrja ligjore në këtë konflikt.

The post Përplasja mes Xhenetës dhe Drilonit përshkallëzohet pas ndërhyrjes së autoriteteve appeared first on iconstyle.al.

Xheneta: Nuk e lë me kaq. Kërcënimet dhe shantazhet do të dorëzohen në gjykatë

By: redi
28 March 2025 at 21:55

Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së një videoje në të cilën Drilon Rama, dëgjohet duke e lutur Xhenetën të takohen. Ajo theksoi se videoja është publikuar për të treguar një realitet që shpesh nuk njihet nga publiku dhe për të ekspozuar tentativat për nënshtrim.

Source

Xheneta Fetahu sqaron situatën me Drilon Ramën pas publikimit të videove: Shantazhimet që ka bërë menaxheri i tij nuk do i lë me aq

By: M C
28 March 2025 at 19:45

Ish finalistja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu ka sqaruar njëherë e mirë situatën e saj me fituesin e këtij edicioni, Drilon Rama.

Me një postim në platformën “Instagram”, modelja shprehet se videot i ka publikuar për të treguar mënyrën se si ai sillet dhe si ka tentuar te denigrojë dikë tjetër publikisht.

Gjithashtu, ajo shton se rasti është trajtuar nga Agjencia per Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe është zbuluar se fituesi ka qenë në dijeni për ekzistencën e videove.

Postimi origjinal i saj:

Dua te sqaroj pubikisht situatën qē lidhet me videon ku shfaqet Drilon Rama, e cila eshte publikuar me qellim per te treguar mënyren se si ai sillet dhe si ka tentuar te denigroje dike tjeter publikisht.

Videoja shte publikuar per te treguar nje realitet qe nuk eshte injohur per publikun, dhe perfshin ne sellje qē eshte perjetuar si manipulim, presion dhe tentim per nenshtrim – ose siç ai vete ka thene: per te “luajtur” me personin tjeter. Pas publikimit, rasti eshte trajtuar nga Agencia per Mbrojtjen e te Dhenave Personale, ku eshte sqaruar se sipas nenit 202 te Kodit Penal te Kosoves, ky publikim este ne kundershtim me ligjin.

Megjithate, janë paraqitur edhe deshmi qe tregojne se Drilon Rama ka qene i vetedijshem per ekzistencën e videos, si dhe per permbaitjen e saj.

Ne momentin kur kjo video eshte realizuar, Drilon Rama ka qene i vetedijshem per ekzistencen e saj dhe nuk ka shprehur kundershtim per publikimin e saj.

Ai nuk ka deklaruar se shte kunder publikimit dhe nuk ka refuzuar apo ndaluar shperndarjen e saj ne asje menyre. Sot, ai ka zgjedhur rrugen ligjore.

Dhe kjo eshte nje zgjedhje qẽ e respektoj. Ne perputhje me kite vendim te tij, dua te bej te ditur se te gjitha materialet de permbajne kercenime, shantazhe, tentime per nënshtrim dhe çdo lloj presioni psikologjik qe ai ka ushtruar, do te dorezohen nẽ mënyre terregullt ne giykate si prova zyrtare.

Videoja do te fshihet, vetem sepse e respektoj ligjin. Por e verteta mbetet ajo nuk fshihet dot.

The post Xheneta Fetahu sqaron situatën me Drilon Ramën pas publikimit të videove: Shantazhimet që ka bërë menaxheri i tij nuk do i lë me aq appeared first on Albeu.com.

Kompania e Fatmir Bektashi kërkon të betonizojë Drilonin, këshilltari bashkiak: Ndaleni këtë projekt

By: Ardit
25 March 2025 at 17:32

Projekti i kompanisë ‘Kontakt’ të Fatmir Bektashi për ndërtimin e një kompleksi disa kulla 12-katëshe në parkun e Drilonit, në Pogradec ka sjellë kundërshti të forta në qytetin juglindor të vendit. Këshilltari i pavarur bashkiak Arber Male, në një postim në Facebook, duke listuar një sërë arsyesh shkruan se nuk duhet thënë leja për kulla […]

The post Kompania e Fatmir Bektashi kërkon të betonizojë Drilonin, këshilltari bashkiak: Ndaleni këtë projekt appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Fatmir Bektashi me dy akuza nga SPAK, betonizon parkun e Drilonit në Pogradec

By: Ardit
23 March 2025 at 11:54

Ndërtuesi kontrovers, Fatmir Bektashi, dy herë nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme dhe po dy herë me masë sigurie, ka marrë një tjetër leje të dyshimtë ndërtimi. Firma “Kontakt”, në pronësi 100 % të Bektashit, po reklamon në internet dhe në faqen e saj zyrtare një projekt gjigant në zonën e mbrojtur të Drilonit në […]

The post FOTO/ Fatmir Bektashi me dy akuza nga SPAK, betonizon parkun e Drilonit në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

Përgjimet e Xheneta Fetahut – Alba Vukaj heq nga lista e ndjekësve Drilon Ramën

By: D Marku
20 March 2025 at 12:41

Janë përhapur me të madhe përgjimet e Xheneta Fetahut, pjesë e të cilave është fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP, Drilon Rama.

Ajo ka publikuar disa video, ku boksieri i kërkon që të dalë me të, pasi se nuk mund t’ia thotë gjërat që kishte përmes telefonit.

Megjithëse finalistja e BBVK nuk pranoi, ajo ndau videot për faktin se po merr kërcënime vazhdimisht nga ai dhe menaxheri i tij.

Nga ana tjetër, Driloni mohoi kategorikisht këto me një reagim të bërë në InstaStory.

E duket se këto sjellje të Ramës kanë ndikuar edhe te personazhet e tjerë publike.

Ka qenë së fundmi banorja e edicionit të dytë, Alba Vukaj, që ka reaguar në një formë për këtë.

Ajo ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram Drilonin, duke i treguar se nuk i kanë pëlqyer veprimet kundrejt Xhenetës.

The post Përgjimet e Xheneta Fetahut – Alba Vukaj heq nga lista e ndjekësve Drilon Ramën appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Xheneta i’a nxjerr Drilonit bisedat shokuese

By: M C
19 March 2025 at 22:55

Siç e dini, raportet mes Xhenetës dhe Drilonit brenda shtëpisë së BBVK nuk ishin aspak të mira.

Driloni ‘u zotua’ se nuk do ketë kontakte me të jashtë, mirëpo, siç duket e kundërta ka ndodhur.

Ishte Xheneta që publikoi ditën e sotme biseda me Drilonin, pasi prej kohësh po kalon në thumba nga distanca prej Drilonit.

Në bisedat e tyre vërehet qartë që Driloni po kërkon të ketë diçka me Xhenetën dhe madje i kërkon takim me të gjatë natës.

“Jam mërzit për ty, po du me te pa” janë disa nga fjalët që Driloni ndëgjohet t’ia thotë Xhenetës.

The post VIDEO/ Xheneta i’a nxjerr Drilonit bisedat shokuese appeared first on Albeu.com.

Nuk ishte i ftuar në ditëlindjen e Sarës, shpërthen Vullnet Krasniqi në “X”!

By: gaze tare
18 March 2025 at 11:42

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Vullnet Krasniqi, ka shkaktuar reagime të forta në rrjete sociale pasi nuk ishte i ftuar në ditëlindjen e Sara Kolamit. Në një postim, ai shkroi: “Unfollow, çka pash mas asaj ditëlindje.”

Komentet nuk vonuan, dhe mes polemikave, Vullneti u rikthye me një tjetër mesazh, duke lënë të kuptohet se ka ende shumë për të thënë: “Khuu sa tumin e paskan hongër për një unfollow. Po me bo me pas vakt me fol për sene tjera? Po niher s’kam vakt, ama dita do të vijë, për do të vërteta.”

A do të zbulojë Vullneti prapaskenat e mungesës së tij? Mbetet për t’u parë!

The post Nuk ishte i ftuar në ditëlindjen e Sarës, shpërthen Vullnet Krasniqi në “X”! appeared first on iconstyle.al.

Ola-Gjestit: “Turp të të nxjerrë Driloni”, ndërsa ky i fundit reagon në Instagram

By: gaze tare
12 March 2025 at 11:41

Pas një debati të ashpër në shtëpinë e Big Brother, Ola Zenelaj ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Gjestit, duke thumbuar edhe ish-banorin Driloni:

“Ty që të nxori Driloni. Me të nxjerrë Driloni, që do tre javë ditë me ndërtu një fjali. Boksieri… kuj e zezë me të nxjerr ai.”

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa Driloni nuk ka qëndruar në heshtje. Ai ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku edhe njëherë ka treguar mbështetjen e tij për Gjestin.

Ngjarjet në shtëpi po bëhen gjithnjë e më të tensionuara, dhe duket se loja vazhdon edhe jashtë saj!

The post Ola-Gjestit: “Turp të të nxjerrë Driloni”, ndërsa ky i fundit reagon në Instagram appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Vijon shoqëria, Driloni dhe Sara kapen mat në Tiranë

By: redi
7 February 2025 at 21:18

Finalistët e ”Big Brother Kosova Vip 3” Driloni dhe Sara mbeten ende në fokus të fansave të tyre. Se çfarë po ndodh jashtë me dy ish banorët e shumë pëlqyer. Driloni dhe Sara janë kapur mat në rrugët e Tiranës. Dyshja janë fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa duket nga fotot se po kalojnë kohë mjaft të mirë së bashku.

Source

Rezi me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t’i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë?

By: redi
28 January 2025 at 21:07

Ish-banori i ”Big Brother Kosova Vip 3”, aktori Rezart Veleshnja ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke kritikuar formatin e spektaklit dhe rezultatin e finales. Në një postim në InstaStory, ai ka ndarë një fotografi të banorit Edi, duke shprehur mbështetje për ndjenjat e tij të zhgënjimit ndaj fituesit të spektaklit, Drilon Demiraj. Sipas Rezartit, fituesi i edicionit ka kthyer…

Source

FOTO/ Përplasja pas ‘BBVK’, Drilon Rama i përgjigjet akuzave të Eduard Kuçit

By: M C
28 January 2025 at 17:24

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka reaguar pas akuzave të Eduard Kuçit, ish-banor i këtij edicioni.

Ai ka postuar një fotografi në Instagram me anë të cilës ka njoftuar se sot do të futet live në orën 20:00, por duke mos zbuluar arsyen.

Nëse nuk e dini, para pak orësh, Edi ka hedhur akuza drejt Drilonit, duke thënë se ky i fundit nuk është treguar mirënjohës për krejt çka ka bërë ai për të.

The post FOTO/ Përplasja pas ‘BBVK’, Drilon Rama i përgjigjet akuzave të Eduard Kuçit appeared first on Albeu.com.

”Të kam dashur”, Edi kris marrëdhënien me Drilonin dhe lëshon lum me akuza

By: redi
28 January 2025 at 14:43

Edi dhe Driloni që brenda në ”Big Brother Kosova Vip 3” ishin shokë, sot jo më. Ka qenë Edi i cili ka ndarë me publikun disa gjëra përmes një live të bërë në Instagram. Ai tregon se i ka mbetur hatri nga Driloni, pasi e ka përkrahur pa kushte sa ishte brenda, por edhe ka qëndruar me familjarët e tij jashtë. I njëjti ka listuar disa gjëra, ku ka zbuluar se ai nuk ia ka kthyer fjalët…

Source

Aventurës i erdhi fundi! Konkurrenti që rrëmbeu çmimin e madh në “BBVK”

By: gaze tare
25 January 2025 at 08:16

Pas një periudhe emocionuese dhe plotë ngjarje, Drilon Rama është shpallur fitues i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ai ka arritur të fitojë zemrat e publikut me personalitetin e tij, shkathtësinë në komunikim dhe strategjinë e tij të mençur gjatë lojës. Driloni ka treguar që ka pasur fuqinë të mbajë ekuilibrin në mes të tensioneve dhe konkurrencës së fortë, duke arritur të kalojë çdo pengesë që i është shtruar.

Tashmë, ai mund të shijojë suksesin e tij dhe të shohë se çfarë do të sjellë e ardhmja pas këtij triumfi të madh!

Si finalistë të dytë dhe të tretë ishin Xheneta dhe Vullneti

The post Aventurës i erdhi fundi! Konkurrenti që rrëmbeu çmimin e madh në “BBVK” appeared first on iconstyle.al.

Xheneta shqetësohet për lidhjen me Gjestin: Po përgatitem psiqikisht për gjithçka

By: gaze tare
23 January 2025 at 11:39

Në orët e vona të natës, një bisedë ka ndodhur mes Xhenetës dhe Drilonit, ku ata kanë diskutuar rreth gjendjes emocionale të Xhenetës dhe raportit të saj të ndërlikuar me Gjestin. Xheneta, e shqetësuar për lidhjen mes saj dhe Gjestit, ndau ndjenjat e saj duke shpjeguar se mysafirët që kanë hyrë në shtëpi nuk kanë sjellë energji pozitive në marrëdhënien e tyre.

Gjatë bisedës, ajo kërkoi mendimin e Drilonit për situatën dhe si mund të përballet me këto vështirësi. Driloni, i njohur për fjalët e tij të sinqerta dhe mbështetëse, e siguroi se jashtë shtëpisë do të jetë më e lehtë për të përballuar këto sfida. “Nuk e di çka ka ndodhë, por veç e di që kur del jashtë ka me të ardhë shumë më lehtë, se këtu brenda është izolimi të kap malli…Kur të del jashtë edhe nëse është qashtu me Gjestin që ki me përballu shumë më lehtë, se të vin shumë sene nuk ki me pas kohë me mendu”, tha Driloni, duke i ofruar një perspektivë më optimiste dhe inkurajuar Xhenetën që t’i shohë gjërat nga një këndvështrim tjetër.

Nga ana tjetër, Xheneta tregoi një nivel të lartë të vendosmërisë dhe qetësie, duke u shprehur se po përgatitet psiqikisht për çdo mundësi dhe për çdo sfidë që mund të ndodhë në të ardhmen.

The post Xheneta shqetësohet për lidhjen me Gjestin: Po përgatitem psiqikisht për gjithçka appeared first on iconstyle.al.

❌
❌