Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Main stream

Zbulimet arkeologjike në fshatin Lin, një udhëtim mes historisë dhe natyrës

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Në brigjet piktoreske të liqenit të Ohrit, rreth 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit, ndodhet fshati Lin, një nga destinacionet më të veçanta që ndërthur bukurinë natyrore me pasurinë historike.

Ky fshat i vogël, i vendosur mbi një gadishull që futet thellë në liqen, ofron një panoramë magjepsëse dhe një trashëgimi kulturore me vlera të jashtëzakonshme.

Një nga thesaret më të çmuara të Linit janë rrënojat e bazilikës paleokristiane, të zbuluara në majën e kodrës që ngrihet mbi fshat.

Zbulimet arkeologjike të realizuara gjatë dekadave të fundit kanë nxjerrë në dritë një kishë të hershme që daton në shekujt V–VI pas Krishtit, e pasur me mozaikë të rrallë, zbukurime gjeometrike dhe simbole kristiane. Mozaikët janë të ruajtur në mënyrë mbresëlënëse, duke dëshmuar për një qendër të rëndësishme shpirtërore dhe kulturore të asaj kohe.

Një bashkëpunim katërvjeçar midis arkeologëve zviceranë dhe atyre shqiptarë përmbylli me sukses fazën e parë 2021-2025, duke cilësuar sitin pranë Linit, në Pogradec, si vendbanimin më të vjetër palafit në Evropë.

Po ashtu, konfirmohet që “Lin 3” mbulon 2000 vite të historisë së vendbanimeve dhe të paktën 10-12 faza apo fshatra të ndryshëm përgjatë hapësirës kohore 6000 – 4000 para Krishtit.

Vizitorët që ngjiten në kodër, jo vetëm që përballen me historinë e lashtë të krishtërimit në rajon, por edhe me një pamje panoramike që të lë pa fjalë: Liqeni i Ohrit shtrihet i kaltër përpara, ndërsa kufiri me Maqedoninë e Veriut është vetëm pak minuta larg në horizont.

Fshati Lin është një atraksion më vete. Rrugicat e ngushta me kalldrëm, shtëpitë karakteristike me oborre të gjelbëruara, mikpritja e banorëve dhe traditat e ruajtura me përkushtim i japin këtij vendi një atmosferë të ngrohtë e autentike.

Shumë vizitorë ndalojnë për të provuar gatimet e zonës ose për të bërë një shëtitje buzë liqenit, aty ku koha duket sikur ndalon.

Lini është një nga ato vende ku natyra dhe historia bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Është një udhëtim që të çon njëkohësisht në rrënjët e qytetërimit dhe në thellësitë e qetësisë shpirtërore.

Për këdo që viziton Pogradecin, ndalesa në Lin është jo vetëm një rekomandim, por një përvojë e domosdoshme.

Zbulimet arkeologjike në fshatin Lin Foto: Florjan Abazaj
1 nga 16

/gj.m//r.e/

The post Zbulimet arkeologjike në fshatin Lin, një udhëtim mes historisë dhe natyrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 12 July 2025Main stream

Parku i Drilonit, oaz qetësie dhe bukurie natyrore që të magjeps

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Në skajin juglindor të Shqipërisë, vetëm pak minuta larg qytetit të Pogradecit, ndodhet një nga perlat më të çmuara të turizmit natyror: Parku i Drilonit.

Ky vend i rrallë është kthyer prej vitesh në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, falë gjelbërimit të dendur, burimeve të kristalta dhe faunës së pasur ujore.

Sapo hyn në park, ndjen menjëherë qetësinë që mbizotëron. Rrugicat e shtruara me gurë kalojnë nën hijen e plepave shumëvjeçarë, ndërsa zhurma e lehtë e gjetheve që përplasen nga era krijon një atmosferë të veçantë çlodhjeje.

Burimet natyrore të Drilonit, të cilat furnizojnë direkt liqenin e Pogradecit, përshkojnë parkun përmes kanaleve të qeta ku notojnë shpendët dhe mjellmat e bardha.

Turistët ndalen shpesh për të fotografuar këtë bukuri natyrore, ndërsa fëmijët ndjekin me sy zogjtë që lëvizin lirshëm mbi ujë.

Prania e kafeneve tradicionale buzë kanaleve të liqenit e bën përvojën edhe më të këndshme për vizitorët që duan të shijojnë një pije nën freskinë e pemëve dhe zërat e natyrës.

Driloni është një destinacion që çdo vit tërheq mijëra vizitorë që kërkojnë pak qetësi, bukuri dhe frymëzim. Për ata që duan të largohen për pak nga zhurma e qyteteve, Driloni mbetet një zgjedhje ideale për relaks dhe kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur të Shqipërisë juglindore.

Pranë Drilonit është edhe fshati Tushemisht me “Zonjën nga qyteti”, i cili së bashku me Parkun natyror të Drilonit janë shndërruar në një pol të ri ekoturistik jo vetëm për Pogradecin, por edhe për Korçën.

Driloni apo Voloreka siç e quajnë pogradecarët, vetëm 6 km larg Pogradecit, është një nga mrekullitë natyrore dhe një nga atraksionet më të bukura në vendin tonë, ku investimet e realizuara me ndërtimin e rreth 4 mijë metra rrugica për këmbësorët që kanë zgjeruar sipërfaqen e parkut, kanë nxjerr më në pah potencialin turistik të kësaj zone.

Driloni është një burim karstik që përbëhet nga tri vija uji që rrjedhin për t’u derdhur disa dhjetëra metra më tej, në bregun juglindor të liqenit. Njëri prej tyre, ai më kryesori, krijon një basen të madh ujor, ku mund të shëtitësh, vozitësh me varkë, të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur.

Rrugicat e ndërtuara lidhin të gjithë sipërfaqen nga burimet e Drilonit në fshatin Gurras, deri në shëtitoren përgjatë liqenit të Ohrit.

Sipërfaqja ku shtrihet shëtitorja e Tushemishtit dhe Parku i Drilonit është shumëfishuar në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi e lundrueshme me varkë.

Driloni i Pogradecit Foto: Florjan Abazaj
1 nga 14

/gj.m//r.e//a.f/

The post Parku i Drilonit, oaz qetësie dhe bukurie natyrore që të magjeps appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec, zjarri merr përmasa të mëdha

By: M C
11 July 2025 at 16:21

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha në fshatin Hudenisht, në afërsi të Pogradecit. Flakët kanë rënë mbi një zonë pyjore dhe paraqesin rrezik për përhapje më tej.

Në vendngjarje ndodhen 20 forca të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Pogradecit, të cilët po punojnë intensivisht për të izoluar vatrat dhe për të mos lejuar përhapjen e flakëve në thellësi të pyllit. Deri më tani, nuk raportohet për dëme në banesa apo rrezik për jetën e banorëve.

The post Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec, zjarri merr përmasa të mëdha appeared first on Albeu.com.

Vatër zjarri në Pogradec/ Terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen, flakët të favorizuara nga era

By: Rovena
11 July 2025 at 14:36

Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më parë në një sipërfaqe me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit. Aktualisht vatra është aktive ndërsa kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Pogradecit.

Duke qenë se tereni është malor ka vështirësi në ndërhyrje për të neutralizuar flakët, të cilat po mbështeten edhe nga era.

Rreth 20 persona janë vënë në dispozicion për fikjen e zjarrit mbi fshatin Hudënisht aty ku prej rreth 1 ore flakët kanë përfshirë masivin pyjor të përbërë me shkurre dhe pisha. Ndërkohë që flakët janë duke u neutralizuar duhet theksuar që ndërhyrja po kryhet vetëm me trupa nga toka për shkak se terreni është i pamundur të aksesohet me mjete.

Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore, zjarrfiksja e Pogradecit ka qenë e parë që ka mbërritur në vatrën e ndezur dhe si fillim ka bllokuar përhapjen e flakëve në dy krahë.

/abcnews.al

Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

By: Ela
11 July 2025 at 15:24

Një masiv pyjor në fshatin Hudenisht të Pogradecit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Raportohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. 20 forca të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Pogradecit po punojnë për të mos lejuar përhapjen e flakëve në brendësi të pyllit, por terreni malor vështirëson ndërhyrjen.

The post Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

PAMJE/ Makina përfundon në liqen pas aksidentit, humb jetën 34-vjeçari në Pogradec

By: Besnik
10 July 2025 at 07:21

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi Alfons Bleta, 34 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit, duke përfunduar në liqen.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Pamjet me dron nga aksidenti në Pogradec, si përfundoi makina në liqen pic.twitter.com/vWekQ4qvSi

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 10, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post PAMJE/ Makina përfundon në liqen pas aksidentit, humb jetën 34-vjeçari në Pogradec appeared first on Euronews Albania.

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina bie në liqen, humb jetë 34-vjeçari

By: user 11
10 July 2025 at 08:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Mjeti i cili drejtohej nga 34-vjeçari Alfons Bleta ka dalë nga rruga, e më pas ka rënë në liqen. I riu ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina bie në liqen, humb jetë 34-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Aksident në Qafë-Thanë/ Përfundoi me makinë në liqenin e Pogradecit, ky është 34-vjeçari që humbi jetën (EMRI)

By: V K
10 July 2025 at 08:52

Është zbardhur emri i drejtuesit të automjetit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm,në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”.

Burime bëjnë me dije se viktima është 34-vjeçari Alfons Beta.

Sipas autoriteteve policore, dyshohet se Beta ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara, teksa makina ka shkatërruar të dyja barrierat prej metali.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

The post Aksident në Qafë-Thanë/ Përfundoi me makinë në liqenin e Pogradecit, ky është 34-vjeçari që humbi jetën (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Merr flakë një shtëpi në Pogradec

By: user 5
7 July 2025 at 19:11

Një banesë është perfshirë nga flakët, pak minuta më parë, ne fshatin Trebinjë të Mokrës. Sipas banorëve zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur në të gjithe banesën por fatmiresisht familjarët kanë arritur të dalin menjëherë nga banesa. Nga banorët e zonës është njoftuar zjarrëfiksja e cila ndodhet rrugës për në fshatin Trebinjë,fshat i largët.

Dyshohet paraprakisht se shkak i këtij zjarri ka qënë një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet materiale janë të shumta

The post Merr flakë një shtëpi në Pogradec appeared first on Lapsi.al.

Përfshihet nga flakët shtëpia në Pogradec, familjarët shpëtojnë pa marrë lëndime

By: M C
7 July 2025 at 18:11

Pasditen e sotme një banesë në fshatin Trebinjë të Mokrës në Pogradec, është përfshirë nga flakët.

Sipas banorëve, zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur në të gjithë banesën. Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin pa marrë lëndime.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen, e cila ndodhet rrugës për në fshatin e Trebinjë, i cili ndodhet në një distancë të largët nga qyteti i Pogradecit.

Dyshohet paraprakisht se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike.

The post Përfshihet nga flakët shtëpia në Pogradec, familjarët shpëtojnë pa marrë lëndime appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një banesë në Pogradec, dyshohet për defekt elektrik

By: Elva
7 July 2025 at 17:49

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Trebinjë të Mokrës, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta, duke përfshirë të gjithë banesën. Fatmirësisht, familjarët kanë mundur të dalin me kohë jashtë, duke […]

The post Zjarr në një banesë në Pogradec, dyshohet për defekt elektrik appeared first on BoldNews.al.

Shtohen plazhet publike/ Pogradec, asnjë subjekt privat nuk është pajisur me leje

6 July 2025 at 15:12

POGRADEC- Për herë të parë, plazhet më të frekuentuara dhe më cilësore në Bashkinë e Pogradecit janë tërësisht publike.

Krahas plazhit tradicional, që nga vendasit njihet me emrin “Uçkat”, sipërfaqja e plazhit publik i shtohet dhe pjesa bregliqenore me rërë deri në afërsi të Drilonit.

Këtë vit, nuk është pajisur me leje asnjë subjekt privat për administrimin e plazhit përgjatë liqenit, me përjashtim të disa subjekteve hotelerike, që këtë të drejtë ua njeh ligji.

Pogradeci pritet që këto dy muajt e nxehta të verës të mbipopullohet. Për këtë arsye në liqen është rritur siguria nëpërmjet monitorimit si vijës bregliqenore, po ashtu dhe thellësitë e liqenit.

Policia kufitare ka ngritur një trupe patrullimi për te monitoruar ujërat e liqenit brenda territorit me skaf, por dhe për t’u ardhur ne ndihme varkave te pushuesve.

Plazhet publike dhe private monitorohen dhe nga vrojtuesit e plazheve prej orës 09 deri ne orën 18.00.

Prenotimet ne Pogradec, për këtë sezon veror janë mbyllur që prej muajit mars, ku krahas pushuesve shqiptare, këtë vit ka një numër peshuesish te huaj, kryesisht nga vendet nordike./abcnews.al

Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në ujërat e liqenit të Pogradecit

By: user 8
6 July 2025 at 11:12

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në qytetin e Pogradecit, ku një shtetas i moshuar është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia kufitare, trupi i pajetë është pikasur në liqen dhe më pas është nxjerrë në breg nga shërbimet policore. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa autoritetet janë duke punuar për identifikimin e tij dhe përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të saj. Deri në këto momente, nuk përjashtohet asnjë pistë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

The post Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në ujërat e liqenit të Pogradecit appeared first on Lapsi.al.

IEVP Pojskë nis zbatimin e Programit të Terapisë së Traumës

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Pojskë nisi zbatimi i Programit të Terapisë së Traumës, nën supervizimin profesional të Suela Kalasë dhe Vangjela Thomait, psikologe nga Drejtoria e Çështjeve Sociale në Drejtorinë e Burgjeve.

Gjatë takimit prezantues, gratë që vuajnë dënimin u njohën me përmbajtjen dhe qëllimet e programit, i cili do të implementohet nga psikologia Aleksia Agolli, me mbështetjen e përgjegjëses Rajna Bllazhda.

Siç njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, “ato ndanë me sinqeritet përvojat dhe sfidat e së kaluarës, duke shprehur gatishmëri dhe entuziazëm të lartë për t’u përfshirë në këtë proces shërues”.

Programi vjen në kuadër të një nisme të Këshillit të Europës (KiE) dhe do të shtrihet gradualisht edhe në IEVP-të e tjera, duke u përshtatur me nevojat specifike të të dënuarve.

Kjo iniciativë synon të fuqizojë përpjekjet për rehabilitim dhe mbështetje të qëndrueshme psikologjike në të gjithë sistemin penitenciar.

/m.q//r.e/a.f/

The post IEVP Pojskë nis zbatimin e Programit të Terapisë së Traumës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet 64-vjeçarja në Pogradec, shiste lëndë narkotike, shpallet në kërkim djali i saj/ EMRAT

By: Ela
3 July 2025 at 13:33

Një 64-vjeçare e identifikuar si Sheqere Hamati është arrestuar nga Policia e Pogradecit pasi shiste lëndë narkotike në doza. Bëhet me dije se është shpallur në kërkim djali i saj shtetasi Xhenson Hamati. Blutë gjatë kontrollit në banesën e shtetasve gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe një shumë […]

The post Arrestohet 64-vjeçarja në Pogradec, shiste lëndë narkotike, shpallet në kërkim djali i saj/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Rama: Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në Lin, i hapur për vizitorët

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në fshatin e Linit në Pogradec, një monument i shekullit VI, është tashmë i hapur për vizitorët. Hapja e mozaikut për vizitorët bëhet në kuadër të sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga mozaiku i Bazilikës Paleokristiane. Rama  e cilësoi mozaikun “një tjetër thesar të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore që sjell në dritë lashtësinë, artin dhe historinë e kësaj zone magjepsëse”.

Mozaiku është një atraksion i veçantë për të gjithë ata që duan të përjetojnë nga afër trashëgiminë kulturore.

Bazilika e Linit u zbulua në vitin 1967 nga një ekspeditë e muzeut të Pogradecit. Ajo përbëhet nga naosi, dy kapela me absidë në jug dhe veri, baptiseri, atriumi dhe një kapelë katërkonkshe.

Gjithë kompleksi ka dyshemetë e shtruara me mozaikë të cilët shfaqin motive gjeometrike, bimore dhe zoomorfe, ku mbizotërojnë elementët fetare. Mozaiku i Linit konsiderohet si më i veçanti nga të gjithë mozaikët e tjerë me karakteristika fetare.

/m.q/j.p/

The post Rama: Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në Lin, i hapur për vizitorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllet në tragjedi zhdukja e 77-vjeçarit/ Gjendet i pajetë pas më shumë se 3-javësh

29 June 2025 at 13:03

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin N. M., i cili ishte larguar nga banesa që më datë 6 qershor. Ishte bashkëshortja e tij ajo që kishte kallëzuar zhdukjen në polici, duke alarmuar për mungesën e tij.

Ngjarja e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, ku është gjetur i pajetë një 77-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej më shumë se tre javësh. Trupi i të moshuarit është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në fshatin Piskupat.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe aktualisht po punon për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ndarjes nga jeta të 77-vjeçarit, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe të hetimeve paraprake.

The post Mbyllet në tragjedi zhdukja e 77-vjeçarit/ Gjendet i pajetë pas më shumë se 3-javësh appeared first on Sot News | Lajme.

I zhdukur prej tre javësh, gjendet i pajetë i moshuari në Pogradec

By: Ardit
29 June 2025 at 12:58

Një 77-vjeçar që ishte shpallur i zhdukur, është gjetur i pajetë në fshatin Piskupat të Pogradecit. Shtetasi N. M., 77 vjeç, ishte larguar nga banesa më datë 6 qershor, ndërsa ka qenë bashkëshortja e tij që ka kallëzuar rastin në polici, duke njoftuar për zhdukjen e të moshuarit. Trupi i pajetë i 77-vjeçarit u gjet […]

The post I zhdukur prej tre javësh, gjendet i pajetë i moshuari në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

Pogradec/ U largua nga banesa mbi 3 javë më parë, gjendet i pajetë 77-vjeçari i zhdukur

By: E.K
29 June 2025 at 12:58

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, ku është gjetur i pajetë një 77-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej më shumë se tre javësh. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin N. M., i cili ishte larguar nga banesa që më datë 6 qershor. Ishte bashkëshortja e tij ajo që kishte kallëzuar […]

The post Pogradec/ U largua nga banesa mbi 3 javë më parë, gjendet i pajetë 77-vjeçari i zhdukur appeared first on FaxWeb.

I zhdukur prej 3 javësh, gjendet i pajetë 77-vjeçari në Pogradec

29 June 2025 at 13:02

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, ku është gjetur i pajetë një 77-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej më shumë se tre javësh.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin N. M., i cili ishte larguar nga banesa që më datë 6 qershor. Ishte bashkëshortja e tij ajo që kishte kallëzuar zhdukjen në polici, duke alarmuar për mungesën e tij.

Trupi i të moshuarit është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në fshatin Piskupat. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe aktualisht po punon për të sqaruar rrethanat e vdekjes

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ndarjes nga jeta të 77-vjeçarit, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe të hetimeve paraprake.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post I zhdukur prej 3 javësh, gjendet i pajetë 77-vjeçari në Pogradec appeared first on Euronews Albania.

❌
❌