Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Identifikohet i riu që humbi jetën në makinë në parkimin e pallatit në ”Astir”

By: redi
16 July 2025 at 20:49

Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë brenda automjetit të tij. Ai është i identifikuar si Enea Dine, është gjetur pa shenja jete nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte, brenda automjetit të tij. 29-vjeçari ka mbërritur me automjetin e tij mbrëmë rreth ores 23:00 te parkimi i pallatit, ndërsa vetëm pasditen e kësaj të mërkure është konstatuar nga familjarët e tij i pajetë brenda në makinë.

Source

Zbardhen pistat e para për vrasjen e Renis Dobrës/ Viktima mund të ketë pasur lidhje me…

11 July 2025 at 11:21

Grupi hetimor ka nisur një hetim të thelluar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri pak ditë më parë.

Burime bëjnë me dije se aktualisht po hetohet në dy pista kryesore që lidhen me të shkuarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Sipas të dhënave të para, Dobra kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman, ku mësohet se ka qëndruar për një periudhë kohe në burg. Pikërisht kjo e kaluar, sipas hetuesve, po shihet si një element kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit të krimit.

Pista kryesore e hetimit lidhet me dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike. Grupi hetimor po punon për të verifikuar nëse viktima ka pasur konflikte të hapura me persona të lidhur me këtë aktivitet, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj.

The post Zbardhen pistat e para për vrasjen e Renis Dobrës/ Viktima mund të ketë pasur lidhje me… appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedi në plazhin italian: 17-vjeçari nga Roma humb jetën pasi u bllokua në një gropë rëre

By: gaze tare
11 July 2025 at 08:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin Montalto di Castro në Itali, ku një 17-vjeçar nga Roma humbi jetën pasi u bllokua në një gropë rreth 1.5 metra të thellë që kishte hapur vetë në rërë.

I riu po argëtohej me vëllezërit dhe motrat më të vegjël kur ata u larguan, duke e lënë vetëm. Babai i tij ndodhej pranë, por nuk e kuptoi menjëherë çfarë kishte ndodhur. Kur u vu re mungesa e tij, familjarët nisën kërkimet dhe, falë ndihmës së fëmijëve të tjerë, gjetën vendin ku ai ishte bllokuar por ishte tepër vonë.

Policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por 17-vjeçari nuk mundi të shpëtohej. Ende nuk dihet nëse në momentin e incidentit ka pasur një roje plazhi në detyrë. Hetimet vazhdojnë.

The post Tragjedi në plazhin italian: 17-vjeçari nga Roma humb jetën pasi u bllokua në një gropë rëre appeared first on iconstyle.al.

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

6 July 2025 at 22:49

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të larta dhe zjarre. Sipas La Repubblica, autoritetet raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur, pasi një pemë ka rënë pas stuhive të forta. Viktima ishte një grua 63-vjeçare e cila […]

The post Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në SHBA: 70-vjeçari humb jetën nga fishekzjarrët gjatë festimeve të 4 Korrikut

By: gaze tare
5 July 2025 at 22:46

Një burrë 70-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Massachusetts, pasi një fishekzjarr shpërtheu në fytyrën e tij gjatë festimeve për Ditën e Pavarësisë në një plazh në qytetin bregdetar Wareham, pranë Cape Cod.

Sipas zyrës së Prokurorisë së Qarkut Plymouth, viktima është identifikuar si Robert Spagnuolo. Policia lokale mori një telefonatë emergjente rreth orës 21:19 më 4 korrik, ku raportohej se një person ishte goditur nga një fishekzjarr.

Kur shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, Spagnuolo ishte tashmë i pajetë. Pas dëshmive të marra nga dëshmitarët, autoritetet sqaruan se ai ishte duke ndezur fishekzjarrë në plazh, kur njëri prej tyre shpërtheu në fytyrë, duke i shkaktuar plagë fatale.

Rasti është në hetim nga Policia e Wareham, Policia Shtetërore, Njësia e Bombave dhe Zyra e Hetuesit të Zjarreve në Massachusetts. Ndërkohë, Zyra e Mjekësisë Ligjore do të përcaktojë zyrtarisht shkakun dhe mënyrën e vdekjes.

Ky nuk është rasti i vetëm fatkeq i ndodhur këtë fundjavë festive në SHBA. Në Iowa, një 33-vjeçar humbi jetën më 1 korrik pasi u plagos rëndë nga fishekzjarrët që po përdorte.

The post Tragjedi në SHBA: 70-vjeçari humb jetën nga fishekzjarrët gjatë festimeve të 4 Korrikut appeared first on iconstyle.al.

Aksidenti në Shkodër/ Zbardhet EMRI i viktimës, të plagosur dhe gruaja e dy fëmijët e tyre

4 July 2025 at 16:18

Policia e Shkodrës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksidentin tragjik të regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, pranë Kryebushatit. Raportohet se në aksident janë përfshirë tre automjete. Më konkretisht, sipas autoriteteve policore, fillimisht, kamioni që drejtohej nga shtetasi T. K., 42 vjeç është […]

The post Aksidenti në Shkodër/ Zbardhet EMRI i viktimës, të plagosur dhe gruaja e dy fëmijët e tyre appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Pallatin e Versajës: Ndërron jetë vajza 10-vjeçare nga nxehtësia

By: gaze tare
3 July 2025 at 08:52

Një vajzë 10-vjeçare nga SHBA humbi jetën të martën pasdite pasi i ra të fikët për shkak të të nxehtit ekstrem në oborrin e Pallatit të Versajës, ku ndodhej me prindërit.

Sipas burimeve policore për Le Figaro, vajza ishte ankuar për vapën pak çaste para se të rrëzohej rreth orës 18:20. Ajo trajtohej për çrregullime të spektrit të autizmit, por nuk kishte probleme të njohura me zemrën.

Autoritetet franceze pritet të hapin një hetim për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

The post Tragjedi në Pallatin e Versajës: Ndërron jetë vajza 10-vjeçare nga nxehtësia appeared first on iconstyle.al.

Humbi jetën një ditë më parë në bregdetin e Durrësit, identifikohet viktima (Emri)

30 June 2025 at 13:13

Është identifikuar viktima e një dite më parë të regjistruar në bregdetin e Sektorit Rinia në Durrës. Raportohet se bëhet fjalë për 41-vjeçarin, Shpëtim Alla nga Durrësi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës. Nuk dihet ende shkaku, nëse kemi të bëjmë me mbytje apo atak kardiak.

The post Humbi jetën një ditë më parë në bregdetin e Durrësit, identifikohet viktima (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedi në plazhin e Durrësit: I riu humb jetën në det, mungesa e vrojtuesve bëhet sërish problem

By: gaze tare
29 June 2025 at 17:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës, ku një pushues i ri ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, burri ishte në det kur papritur është parë në vështirësi. Me mungesën e vrojtuesve të plazhit, ka qenë vetëm reagimi i disa pushuesve të tjerë që u përpoqën ta ndihmonin, por fatkeqësisht pa sukses.

Trupi i pajetë u nxor nga uji nga vetë pushuesit, ndërsa autoritetet policore mbërritën më vonë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës, i cili sipas informacioneve paraprake është në moshë të re.

Ende nuk është e qartë nëse shkaku i vdekjes ka qenë mbytja apo një problem shëndetësor i menjëhershëm, siç mund të jetë një atak kardiak. Askush nga të pranishmit nuk e ka njohur viktimën në momentin e parë, duke e bërë edhe më të vështirë procesin e identifikimit.

The post Tragjedi në plazhin e Durrësit: I riu humb jetën në det, mungesa e vrojtuesve bëhet sërish problem appeared first on iconstyle.al.

Rënie fatale nga malet italiane/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën nga një lartësi prej 100 metrash (EMRI)

29 June 2025 at 15:03

Sipas mediave italiane, Iljazi po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolzanos. Rreth mesditës, pasi kishte përshkuar dy të tretat e itinerarit, ai ra në humnerë nga një lartësi rreth 100 metra.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali. Gëzim Iljazi, 59 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, por prej vitesh banues në provincën e Rovigos ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 100 metrash në mal.

Dëshmitarët okularë treguan se fillimisht panë të binte çanta e tij, dhe më pas vetë burrin. Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, karabinierët, një helikopter dhe ekipet e shpëtimit, por fatkeqësisht për Iljaznin nuk mund të bëhej asgjë.

The post Rënie fatale nga malet italiane/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën nga një lartësi prej 100 metrash (EMRI) appeared first on Sot News | Lajme.

Mbyllet në tragjedi zhdukja e 77-vjeçarit/ Gjendet i pajetë pas më shumë se 3-javësh

29 June 2025 at 13:03

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin N. M., i cili ishte larguar nga banesa që më datë 6 qershor. Ishte bashkëshortja e tij ajo që kishte kallëzuar zhdukjen në polici, duke alarmuar për mungesën e tij.

Ngjarja e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, ku është gjetur i pajetë një 77-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej më shumë se tre javësh. Trupi i të moshuarit është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në fshatin Piskupat.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe aktualisht po punon për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ndarjes nga jeta të 77-vjeçarit, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe të hetimeve paraprake.

The post Mbyllet në tragjedi zhdukja e 77-vjeçarit/ Gjendet i pajetë pas më shumë se 3-javësh appeared first on Sot News | Lajme.

Dasma përfundon në tragjedi/ Nusja qëllohet për vdekje nga disa persona të maskuar

23 June 2025 at 11:33

Një nga sulmuesit e dyshuar është vrarë gjatë një përplasjeje të armatosur, ndërsa dhëndri dhe një fëmijë 13-vjeçar janë plagosur rëndë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në një fshat pranë qytetit Avignon në juglindje të Francës, ku një nuse është qëlluar për vdekje natën e dasmës së saj, pasi persona të armatosur me maska hapën zjarr, njoftojnë autoritetet lokale.

Policia franceze ka nisur një operacion të madh për kapjen e të dyshuarve të tjerë që arritën të largoheshin, me dhjetëra oficerë dhe një helikopter të përfshirë në ndjekje.

Mediat franceze raportojnë se dhuna mund të jetë e lidhur me larje hesapesh për shkak të drogës. Autoritetet kanë hapur hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Sipas agjencisë AFP, rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës, nusja 27-vjeçare dhe dhëndri 25-vjeçar po largoheshin nga festa e dasmës në sallën e fshatit Goult, kur persona të panjohur hapën zjarr mbi ta.

Fillimisht u raportua se një nga agresorët mund të ishte përplasur nga makina e çiftit, por prokurorja e Avignon-it, Florence Galtier, sqaroi se i dyshuari u vra “gjatë shkëmbimit të zjarrit”.

Sulmuesit e mbetur, të cilët kishin ardhur me makinë, u larguan në këmbë pas të shtënave, sipas prokurores. Policia tha se në momentin e sulmit në sallë ndodheshin 28 persona. Një grua tjetër pësoi lëndime të lehta gjatë incidentit. Salla ishte rezervuar që në muajin mars “për një dasmë nga persona që nuk janë banorë të komunës”, sqaroi kryetari i bashkisë, Didier Perello.

“Jam i indinjuar,” tha ai. “Jemi pranë disa qyteteve, që nuk do t’i përmend ku fatkeqësisht kemi parë raste të tilla më parë.”

Guillaume Molinas, 50 vjeç, pronar i një restoranti lokal, u shpreh se i trembej se ky sulm vdekjeprurës do t’i jepte fshatit prej rreth 1,000 banorësh “një emër të keq”.

 

The post Dasma përfundon në tragjedi/ Nusja qëllohet për vdekje nga disa persona të maskuar appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident i rëndë/ 46-vjeçari shqiptar gjen vdekjen e menjëhershme nga përplasja me motoçikletë (Emri)

20 June 2025 at 14:56

Viktima është identifikuar si Leonard Uruci. Një aksident i rënë është regjistruar në Itali ku ka humbur jetë një 46-vjeçar shqiptar. 46-vjeçari po udhëtonte me motoçikletë kur u përplas me një makinë në Milano në rrugën Pisanello rreth orës 21:00. 46-vjeçari, duke drejtuar një Ducati po vinte nga Piazzale Brescia në drejtim të Piazzale Siena.

Në semaforin që kryqëzon rrugën me Via Rembrandt, një shofer i një Peugeot 2008 u kthye djathtas, duke mos i dhënë përparësi Ducatit.

Motoçikleta goditi makinën dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me tre automjete të tjera të parkuara. Aksidenti i rënë u regjistrua më 18 qershor. Pavarësisht ndihmës së dhënë në spital fatkeqësisht shqiptari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

The post Aksident i rëndë/ 46-vjeçari shqiptar gjen vdekjen e menjëhershme nga përplasja me motoçikletë (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasje e rëndë/ ‘Pikëtakimi’ i dy balonave me ajër të nxehtë, raportohen të plagosur dhe një viktimë (Pamjet)

15 June 2025 at 11:12

Pas një aksidenti ku u përplasën dy balona me ajër të nxehtë pranë Luginës Ihlara në provincën Aksaray, në Turqinë qendrore një person ka humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të qarta. Zona e Turqisë qendrore është e njohur për turizmin me balona me ajër të nxehtë, veçanërisht për shkak të formacioneve unike shkëmbore të quajtura “dëbora e përrallave” në Kapadokia, që janë edhe një vend trashëgimie botërore i UNESCO-s.

Në pamjet shihen balonat e demtuara, ndërsa koshët e pasagjerëve janë përmbysur. Shërbimet e emergjencës janë parë duke dhënë ndihmë të plagosurve në vendngjarje. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

The post Përplasje e rëndë/ ‘Pikëtakimi’ i dy balonave me ajër të nxehtë, raportohen të plagosur dhe një viktimë (Pamjet) appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë! Sulmohet nga ariu, humb jetën alpinisti grek

By: gaze tare
10 June 2025 at 13:56

Një alpinist ka humbur jetën gjatë një sulmi nga një ari në pyllin e virgjër të Fraktos pranë qytetit Drama në Greqinë veriore. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, teksa dy miq alpinistë po eksploronin zonën pranë një përrua ku kishte rënë një avion luftarak para 77 vitesh.

Sipas dëshmive, ariu sulmoi njërin prej tyre dhe e hodhi nga një shkëmb me thellësi rreth 800 metra. Shoku i tij, i cili arriti të shpëtonte duke përdorur sprej piper për të trembur kafshën dhe duke u ngjitur në një pemë, njoftoi autoritetet.

Alpinisti që u shpëtua (Dhimitris Kioroglou) ka përshkrua momentin tragjik në mediat greke : “Po ktheheshim tek makinat tona. Në një moment, Christos (alpinisti tjetër) ishte para meje afër buzës së greminës ku kishte disa shkëmbinj dhe shkoi të shihte pamjen. Unë nuk shkova në atë anë dhe vazhdova pak drejt për disa metra kur ai më thirri “Ariu… Dhimitri, eja dhe shiko”. U përpoqa të shkoja, por nuk munda të shihja. Dhe papritmas u shfaq 2-3 metra përpara meje një ari shumë i madh që po më sulmonte. Nuk pata kohë të reagoja, kjo është e vërteta. Qeni im e pengoi dhe më dha 2-3 sekonda për të nxjerrë sprejin me piper. E spërkata. Ai iku me vrap, shkoi te Christos që ishte në buzë të shkëmbit, e shtyu dhe ai ra në greminë”.

Pas një operacioni të gjatë kërkimi, trupii i viktimës u gjet dhe u transportua në spital, ku u konstatua vdekja. Rasti ka ngjallur reagime në Greqi, ndërsa autoritetet dhe ambientalistët po vlerësojnë situatën e bashkëjetesës me kafshët e egra në zona të tilla.

The post E rëndë! Sulmohet nga ariu, humb jetën alpinisti grek appeared first on iconstyle.al.

Tronditje në Brazil: 24-vjeçarja humb jetën pas një aksidenti tragjik në xhakuzi

By: gaze tare
8 June 2025 at 16:58

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Curitibas në Brazil, ku një grua 24-vjeçare humbi jetën pas një aksidenti të tmerrshëm në një hotel lokal. Gabrielle Christine Barreto de Freitas ra në një vaskë me ujë të nxehtë duke pësuar djegie të rënda në trup, dhe pas disa ditësh në spital ndërroi jetë për shkak të një ataku në zemër.

Sipas familjarëve, Gabrielle ishte duke kaluar kohë me një mik në hotel, kur ai rregulloi temperaturën e ujit në xhakuzi në nivel shumë të lartë dhe më pas shkoi të flejë. Në një moment, shoku dëgjoi rrëshqitjen e saj dhe e gjeti të fundosur në ujë, me lëkurën që i shkëputej nga trupi për shkak të djegieve të shkallës së tretë.

Familja mbetet e paqartë mbi shkaqet e vdekjes, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë dhe për të kontrolluar nëse pajisjet e hotelit funksiononin siç duhet. Avokati i familjes kërkon një inspektim të plotë të termostatit dhe ambienteve ku ndodhi tragjedia.

Gabrielle ishte nëna e një djali 5-vjeçar, i cili tani jeton me gjyshen e tij, ndërsa komuniteti lokal ngushëllohet nga kjo humbje e parakohshme dhe tragjike.

The post Tronditje në Brazil: 24-vjeçarja humb jetën pas një aksidenti tragjik në xhakuzi appeared first on iconstyle.al.

Vrasja e Artan Cukut/ Prokuroria kërkon burg përjetë për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin

By: Oldi
3 June 2025 at 14:24

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për shtetasit Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, të cilët akuzohen për vrasjen me paramendim të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cukut. Sipas njoftimit zyrtar, vrasja u organizua si akt hakmarrjeje nga Bledar Jambelli, i cili ishte hetuar më […]

The post Vrasja e Artan Cukut/ Prokuroria kërkon burg përjetë për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin appeared first on BoldNews.al.

Aksident me vdekje në aksin Korçë-Bilisht/ Makina përplas motorin

By: Rovena
1 June 2025 at 11:48

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë. Mjeti përplas një motor.

Gazetari i ABC News raporton se ka ndërruar jetë 67-vjeçari, drejtuesi i motorit. Policia në vendngjarje.

“Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S  67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka  ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme .Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./abcnews.al

Mbytet varka në brigjet franceze/ Bilanc i rënduar, një i vdekur dhe 61 të shpëtuar

19 May 2025 at 09:19

Gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar, një person ka humbur jetën dhe 61 të tjerë janë shpëtuar pasi një varkë me emigrantë u mbyt pranë Boulogne-sur-Mer.

Anija franceze e shpëtimit Abeille Normandie shpëtoi 50 persona, ndërsa organizata britanike RNLI shpëtoi dy të tjerë dhe Forca Kufitare britanike shpëtoi nëntë. Mes të mbijetuarve ndodhej edhe një fëmijë dhe nëna e tij që vuante nga hipotermia. Ata u transportuan me helikopter në spital, ndërsa të tjerët u dërguan në Boulogne-sur-Mer. Sipas autoriteteve franceze, varka u shkatërrua gjatë natës dhe operacioni i shpëtimit përfshiu disa agjenci ndërkombëtare.

Ngjarja ndodh në një kohë kur numri i emigrantëve që përpiqen të kalojnë Kanalin është në rritje, me mbi 10,000 kalime të regjistruara deri në fund të prillit. Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka theksuar përkushtimin e qeverisë për të goditur rrjetet e kontrabandës së njerëzve që shfrytëzojnë emigrantët në këto udhëtime të rrezikshme.

The post Mbytet varka në brigjet franceze/ Bilanc i rënduar, një i vdekur dhe 61 të shpëtuar appeared first on Sot News | Lajme.

Humb jetën një 19 vjeçare/ Aksidenti i rëndë në Prizren, plagosen dy të tjerë

18 May 2025 at 12:32

Në fshatin Pouskë të Prizrenit, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi për mediat se nga të lënduarit, njëri prej tyre ka lëndime të rënda. Është konfirmuar se si pasojë një 19-vjeçare ka ndërruar jetë, kurse dy persona të tjerë janë lënduar.

“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Një 19-vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndimeve, ndërsa dy tjerë, njëri (25-vjeçar) ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa tjetri (27-vjeçar) lëndime të lehta trupore”, ka njoftuar zëdhënësi policor. Ai ka shtuar se në vendngjarje kanë dal patrullat e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe Prokurori kujdestar.

The post Humb jetën një 19 vjeçare/ Aksidenti i rëndë në Prizren, plagosen dy të tjerë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌