Charlize Theron kritikon dasmën luksoze të Jeff Bezos:”*
Charlize Theron, nuk i kurseu kritikat për Jeff Bezos dhe bashkëshorten e tij të re, Lauren Sánchez Bezos, për dasmën luksoze që çifti organizoi në Venecia të Italisë.
Fituesja e çmimit “Oscar”, 49 vjeç, u shpreh publikisht kundër dasmës madhështoreqë kushtoi rreth 50 milionë dollarë, gjatë një eventi bamirësie që organizoi të shtunën në Los Anxhelos për fondacionin e saj “Charlize Theron Africa Outreach Project”.
“Mendoj se jemi të vetmit që nuk morëm ftesë për dasmën e Bezos,” u shpreh Theron me ironi në skenë, sipas “Hollywood Reporter”.
“Por nuk ka problem… sepse ata janë të tmerrshëm dhe ne jemi cool,” shtoi ajo mes të qeshurave të publikut.
Aktorja gjithashtu shfrytëzoi momentin për të denoncuar situatën e rëndë politike dhe sociale në SHBA dhe në mbarë botën.
“Politikat për emigracionin kanë shkatërruar jetë familjesh, jo kriminelësh. Të drejtat e grave po zbehen çdo ditë e më shumë. Jetët e personave queer dhe trans po fshihen gjithnjë e më shumë. Dhuna ndaj grave është në rritje. Kjo nuk është vetëm politikë, është personale,” tha Theron.
lNdërkohë që shumë personazhe të Hollivudit morën pjesë në dasmën e Bezos dhe Sánchez, të tjerë të famshëm që nuk u ftuan, u solidarizuan me ish-bashkëshorten e Bezos, MacKenzie Scott.
Ajo ka qëndruar larg vëmendjes mediatike pas ndarjes në vitin 2019, por është vlerësuar për angazhimin e saj në filantropi, duke dhuruar mbi $19.3 miliardë në mbi 1600 organizata bamirëse.
Në rrjete sociale, aktorja Mia Farrow publikoi një foto të MacKenzie-t me përshkrimin:
“Sa e mrekullueshme është MacKenzie Scott! (Ish-gruaja e Jeff Bezos dhe nëna e 4 fëmijëve të tij)”.
Komentet pozitive për MacKenzie Scott u shumëfishuan nga personazhe si Olivia Munn, Cheryl Strayed dhe Rosanna Arquette, të cilët e përshkruan atë si “një forcë e mirësisë dhe humanizmit”.
Ndërkohë, edhe gazetarja e njohur Katie Couric shprehu kritika për fustanin e nusërisë së Lauren Sánchez, të markës Dolce & Gabbana, duke e quajtur atë “të rëndomtë dhe të shëmtuar”.
Në një koment në Instagram, ajo shkroi:
“Mirë se vini në vitet ’80 — kur flokët voluminozë dhe shpenzimet ekstreme ishin në modë. Mesa duket, vulgariteti është kthyer në trend.”
The post Charlize Theron kritikon dasmën luksoze të Jeff Bezos:”* appeared first on Lapsi.al.