Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Publikoi foto nga pushimet, rrjeti “kryqëzon” këngëtaren shqiptare: Tradhtare, që shkon në Greqi

By: E S
22 July 2025 at 10:58

Në kohërat e sotme, kur çdo gjë postohet në rrjetet sociale, edhe një palë pushime mund të kthehen në një debat nacionalist.

Kështu ka ndodhur me këngëtaren e njohur shqiptare Arilena Ara.

Ajo është duke pushuar në ishullin e njohur grek Mykonos.

Dhe me këtë rast ka postuar edhe disa foto.

Por në rrjet kanë shpërthyer komentet, duke e etiketuar atë si “tradhtare” që shkon e bën pushime në Greqi.

Kaq pak mjafton!

The post Publikoi foto nga pushimet, rrjeti “kryqëzon” këngëtaren shqiptare: Tradhtare, që shkon në Greqi first appeared on JavaNews.al.

“Kështu do përfundoni ju që mbani dhe grua, dhe dashnore”, moderatorja shqiptare reagon pas rastit që tronditi rrjetin

By: E S
21 July 2025 at 19:23

Moderatorja Ola Bruko së fundmi ka bërë një deklaratë lidhur me videon që u bë shumë virale ku CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, Andy Byron, i cili tanimë ka dhënë dorëheqjen, ishte i përqafuar me vartësen e tij Kristin Cabota.

“Ky është shembulli tipik i asaj që gjithmonë kam thënë; Ka Zot, vonon por nuk harron!

Kështu do përfundoni të gjithë ju që se keni për gjë të shkatërroni një familje apo një çift.

Juve që s’ju mjafton burri apo gruaja në shtëpi por doni më shumë se një dhe i doni njëkohësisht.

Bëni dhe moral ju pale, dërdëllisni gjithë ditën sa e shenjtë është familja, fëmijët e burri apo gruaja që keni në krah ndërkohë që jeni një nga këta”- shkruan Bruko, e cila u divorcua pak kohë më parë nga i shoqi dhe tashmë është në një lidhje me këngëtarin Endri Stefi.

Kujtojmë se lidhje e CEO-s amerikan me vartësen e tij u zbulua gjatë një koncerti të grupit Coldplay në Boston, ku sapo panë veten në ekranin e madhe të dy u larguan me shpejtësi.

Pasi video u bë virale në rrjete sociale, Byron bëri një deklaratë publike ku theksoi se: “Dua të kërkoj ndjesë sinqerisht bashkëshortes sime, familjes sime dhe ekipit në Astronomer. Ju meritoni më mirë nga unë, si partner, si prind dhe si drejtues”.

The post “Kështu do përfundoni ju që mbani dhe grua, dhe dashnore”, moderatorja shqiptare reagon pas rastit që tronditi rrjetin first appeared on JavaNews.al.

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studion televizive

By: E S
20 July 2025 at 09:37

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”.

Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila i kërkoi autores t’i vendoste një autograf në një nga librat që kishte sjellë me vete. Por, Ahmeti refuzoi ta bënte këtë, pasi sikurse tha, nuk i dhuron librat.

Egla: A mund të më vendosësh një autograf.

Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?

Egla: Kam përshtypjen po.

Mimoza: Këto i kam për punë.

Egla: A mund t’i blejmë këto?

Mimoza: Jo, e kam për punë.

Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni.

Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra.

The post Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studion televizive first appeared on JavaNews.al.

Princ Leka drejt martesës së dytë me fotografen, çifti planifikojnë ceremoni private

By: B K
19 July 2025 at 13:30

Vera ka nisur edhe për Princ Lekën dhe familjen e tij. Në rrjetet e tij sociale, ka qenë vetë trashëgimtari i fronit që na ka sjellë një pjesë të pushimeve që është duke bërë në jug të vendit, me vajzën e tij, por edhe partneren, Blerta Celibashi.

Vetë Leka ka një natyrë shumë diskrete dhe preferon që në rrjetet sociale të zbulojë pak nga jeta e tij e përditshme, por duket se këtë verë e ka thyer rregullin. Në Instagramin e tij, nuk mungojnë foto të Geraldinës, teksa është duke shijuar ditët buzë detit. Nga ana tjetër, në postime janë edhe shkrepjet e Blertës dhe vajzës së tij, duke na zbuluar kështu raportin e mirë që vajza e tij ka me bashkëjetuesen.

princ leka (2)

Familja ka zgjedhur Ksamilin për të pushuar këtë verë, një zgjedhje kjo thuajse e përhershme e Princit, ndonëse vitet e shkuara ka preferuar që mos të shpërndajë shumë shkrepje, si për të shijuar këtë destinacion privat, pa shumë publik, qoftë edhe virtual.

princ leka (4)

Pas një periudhe të ngarkuar në jetën private, pas përfundimit të gjyqit me ish-bashkëshorten, Elia Zaharia, tashmë çifti jo vetëm që del hapur, por me ta është edhe Geraldina, që mesa duket ka një lidhje të mirë edhe me partneren e babait të saj.

princ leka (1)

Kjo nuk është hera e parë që Blerta dhe Princi shihen me Geraldinën e vogël, pasi edhe herë të tjera, vajza që Leka ka me Elian, është parë në shoqërinë e tyre, duke na zbuluar kështu se tashmë lidhja e dyshes është pranuar edhe nga vogëlushja. Burime pranë çiftit, bëjnë me dije se tashmë ka përfunduar edhe gjyqi i fundit mes dy ishbashkëshortëve, çifti është duke menduar për dasmën e tyre.

princ leka (4)

Ndryshe nga martesa e parë, me Elian, që në Tiranë mbërritën familje të shumta mbretërore, këtë herë me Blertën, ceremonia do të jetë më private, duke dashur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre vetëm pranë rrethit të ngushtë. Miqtë e dyshes bëjnë me dije se si Leka ashtu edhe Blerta janë shumë diskret për të folur për dasmën e tyre, ndonëse rrethi i ngushtë është njohur tashmë me detajet e para.

Prej disa muajsh, dyshja është duke bashkëjetuar dhe pranë kësaj marrëdhënie është  edhe Geraldina, në kohën që ajo shpenzon me babain e saj. Tashmë hapi i radhës pritet që të jetë edhe celebrimi i çiftit, duke përmbyllur kështu me kurorëzim, një histori dashurie gati 2 vjeçare. Historia që disa muaj më parë jetohej në fshehtësi të plotë, tashmë është bërë më se publike dhe Leka shoqërohet kudo nga Blerta, madje edhe në eventet publike ku është i ftuar

The post Princ Leka drejt martesës së dytë me fotografen, çifti planifikojnë ceremoni private first appeared on JavaNews.al.

“Mësonte” turistët si të hidhnin mbeturinat në tokë, përfundon në polici Kozak Braçi

By: B K
16 July 2025 at 14:17

TikTokeri i famshëm Kozak Braçi, është ndëshkuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh të reja për ndotje të mjedisit, pasi u kap në një video duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje, ku ai ndodhej si pasagjer.

Videoja, e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ngriti reagime të shumta dhe çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë. Pas verifikimeve, u konstatua se pamjet ishin regjistruar disa kohë më parë.

Në video, ai dëgjohet teksa thotë “In Albania, no problem”, duke dhënë kështu një shembull të turpshëm për flakjen e mbeturinave.

Pas identifikimit, Braçi, u shoqërua në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

The post “Mësonte” turistët si të hidhnin mbeturinat në tokë, përfundon në polici Kozak Braçi first appeared on JavaNews.al.

“Seksi në komunizëm”, Astrit Çerma reagon ndaj Dumës: Më kujtove Pifin. Te ballkoni i katit të parë…

By: A R
12 July 2025 at 11:03

Aktori i njohur Astrit Çerma, ka reaguar për emisionin e një ditë më parë, Top Story, me temë “Seksi dhe dashuria në komunizëm”.

Postimi i Çermës

“Mbi seksin dhe dashurinë në diktaturë.”

Me këtë temë e hapi emisjonin e saj e njohura specialiste  Duma dhe një dorë të njohurish dum-dumash meshkuj e femra specialistë të ftuar..

Sa dëgjova fjalët e para mbi këtë temë seç mu kujtua i madhi Roberto Bengini që kur e pyetën u përgjegj pak a shumë kështu:

“E po.. Natyrisht, ne, në krahasim me ju që jetoni në këtë kohë kemi vuajtur për seks, ama sa për dashurinë, dashurinë tonë në ato vite ju as keni për ta ndjer kurrë”.

Sa për ato llomititje që filluan të llokçizin “dum-dumat e dumës” se “seksi e dashuria” në ato kohëra na pska qen “diktat” nga diktatura më kujtohet një histori e vockël..

Në ato vite doli një libër për fëmij, në përmasat e një reviste dhe e ilustruar me piktura të bukur që rrëfente për një qerrata qen që quhej “Pifi”

Libri tirullohej “Aventurat e Pifit” dhe kushtonte 20 lekë të vjetra

Tek ballkoni madh i shtëpis në katin e parë mblidheshin gjithnjë shoqet e nanës, pinin kafen e mëngjezit, thurnin me grep, dhe shoshnin dhe sitnin të gjithë qytetin. Një nga gratë, mom Rafmija gjithmon merrte me vete nipin e saj Takun..

Ai loste jashtë balkonit me fëmitë e tjerë..

Një ditë vjen duke qarë.

– Ça ke ere, e pyeti e shqetsuar mom Rafmija, kush të rrafi?

– Nuk më rrafi njeri, joo.. Unë du 20 lekë, i tha Taku.

– 20 lekë?  Ç’i do 20 lekët ti ore?..

– I du.. I duuuuu..

– Çi do ore?..

– I du për Pifin.

– Për çin ere?.

– Për pifin..

– Qyqia! Çere, çere?!

– Pifin moj, Piiifin..

– Ç’asht kjo fjalë ere. Mbylle ore gojën, sa ashtu turp.

– I du moj 20 lekë. I du. Të gjithë shokët e kan Pifin, vetëm unë jo…

– Ptu, ptu, ptu. Mos ta ngjoj ma këtë fjalë se… ta dish.

– Unë du Pifin, du Pifin. Du të mësoj aventurat e Pifit, filloi të bërtasi Taku duke qarë…

– Mylle mre gojën se ndryshe do ta përvëloj me spec djegës, ta dish. Do ti baj fllucka fllucka ene gjuhën, ene buzët, ta dish.

Qyqia moj gra, qyqia. Ku e ka msu këtë fjalë moj. U prish dynjaja..

Po ku mbahej Taku. Bërtiste me të madhe “Unë du Pifin. Të gjithë shokët kan pif, unë s’kam. Du aventurat e Pifit.”

– Qyqia, qyqia. Ke na vuni culen e zezë mbi kokë sot ky. Upu pu, pu..

Zbriti jashtë ballkonit rrëmbeu Takun dhe iku në shtëpi..

Kjo “puna” e Pifit nuk mbaroi me kaq. Kur e morën vesh se “Pifi” ishte emri i një qeni tek një libër, mom Rafmija me nanën e dy shoqe të tjera ju lëshuan vëndëshe shiitses së librave, Lirisë..

– Turp të kesh moj Liri që shet këto palaçolluqe për kalamajtë. Turp..

– Por është libër moj nana. Pifi është një qen. Kështu e ka emrin..

– Gjeni moj Liri një emër tjetër.. Ptu, ptu, ptu..”Avanturat e atij..”..

Qyqia..Turp, turp, turp..

Dhe “dum, dum, dumat” na bëjnë ca analiza për “seksin e dashurinë” e asaj kohe..

Sot “Pifat”, kan dalë sheshit jo vetëm si qen, po edhe si çakej, si kuçedra, si lubij..

Dashuria, është kthyer në një kurvëri e neveritshme, ku çdo pjesë e trupit dhe shpirti shitet si në pazar..

The post “Seksi në komunizëm”, Astrit Çerma reagon ndaj Dumës: Më kujtove Pifin. Te ballkoni i katit të parë… first appeared on JavaNews.al.

Noizy lirohet nga burgu në Zvicër: Keqkuptim i rëndë i shkaktuar nga një shpifje e pastër

By: E S
10 July 2025 at 19:53

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është liruar nga policia zvicerane.

Noizy u arrestua të hënën, më 7 korrik 2025, në aeroportin e Zyrihut, ndërsa ndodhej në Zvicër për një performancë të albumit të ri, në klubin “Rinora 4” në Rümlang.

Arrestimi u bë nga Policia kantonale e Zyrihut, e cila sqaroi se ai erdhi si pasojë e një urdhri të lëshuar nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Ky urdhër u vu në zbatim për shkak se Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, konfiguronte në sistemin e sigurisë Schengen, pas një kallëzimi ndërkombëtar.

Në fillim nuk ishte e qartë nëse arrestimi kishte lidhje me incidentin e vitit të kaluar në Kosovë, ku Noizy u përfshi në një përplasje fizike me TikTok-erin Muhamet Iseni, i njohur si Medi, në një klub nate në Pejë.

Në atë ngjarje ishte përfshirë edhe Stresi, i cili dyshohej se kishte ftuar Medin në klub me qëllimin për ta përballur me Noizy-n.

Pas arrestimit të Noizy-t në Zvicër, Stresi reagoi publikisht, duke postuar fotot e Medit të dhunuar nga incidenti i kaluar dhe duke komentuar se ai vetë nuk kishte udhëtuar drejt Zvicrës që nga ajo kohë, pasi e dinte që Medi – si shtetas zviceran – kishte mundësi të bënte një kallëzim edhe atje.

Reagimi i Stresit u pasua menjëherë nga një përgjigje e Medit. Ai publikoi një screenshot të postimit të tij dhe shkroi “Zoti është i madh, vonon, po nuk harron.”

Sipas tij, Noizy dhe Stresi bashkëpunuan pas shpine në natën e incidentit, duke u shprehur “Akoma ndiheni krenarë për këtë gjë?”. Më tej, Medi theksoi se fotot e dhunës, të cilat ishin postuar e më pas fshirë nga rrjetet sociale prej Stresit, ishin në zotërim vetëm të autoriteteve. Sipas tij, fakti që Stresi i fshiu ato më vonë, dëshmon se ai dhe Noizy janë në të vërtetë “personat e pabesë që bëjnë krime të organizuara” dhe jo ai.

Nga ana tjetër, Noizy nuk kishte dijeni për ekzistencën e një kallëzimi penal në Zvicër, që kishte lidhje me ngjarjen me Medi Isenin në gusht të vitit të kaluar në Pejë të Kosovës.

Reagimi i Noizyt

Noizy ka reaguar pas lirimit nga policia zvicerane me urdhër të prokurorisë së Zyrihut.

Në një postim në rrjetet sociale, Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, thotë se bëhet fjalë për një keqkuptim të rëndë.

Ai pretendon se është përfshirë padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zviceriane pas shpifjeve ndaj tij nga një person.

Noizy paralajmëron se autori do të përballet me pasojat ligjore, “deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran”.

“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore”, shkruan Noizy në Instagram.

Ai thekson se tashmë gjithçka është lënë pas krahëve ndërsa do të vijojë koncertet. Një dedikim e ka edhe për të ëmën.

“MAMA JA DOLA”, shkroi ai.

Ndër të tjera, Noizy i kërkoi falje edhe fansave në Zvicër pasi nuk mundi të performojë në koncertin që ishte planifikuar.

The post Noizy lirohet nga burgu në Zvicër: Keqkuptim i rëndë i shkaktuar nga një shpifje e pastër first appeared on JavaNews.al.

Arrestohet në Zvicër, reperi Noizy! Media zvicerane zbulon arsyet

By: E S
7 July 2025 at 10:59

Këngëtari shqiptar, Noizy, është arrestuar në Zvicër, pak pasi kishte zbritur në aeroportin e Cyrihut.

38-vjeçari do performonte në një klub të njohur nate.

Ndërkohë media zvicerane Watson konfirmon se ai kërkohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

“Policia kantonale e Cyrihut konfirmon arrestimin, sipas kërkesës së Watson.

Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda me Dhunë.

Klubi ku Noizy do të duhej të performonte ka hequr të gjitha njoftimet për koncertin nga interneti.

Noizy u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor.

Akuza ishte për përfshirje në një sherr në një diskotekë.

Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua me kusht.

Në nëntor, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje,” raporton media zvicerane.

The post Arrestohet në Zvicër, reperi Noizy! Media zvicerane zbulon arsyet first appeared on JavaNews.al.

Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë: Kam ndryshuar shumë! Çdo ditë bëj sakrifica

By: E S
6 July 2025 at 13:43

Grida Duma ka folur për herë të parë rreth jetës së saj private, përfshirë marrëdhëniet e dashurisë.

Ajo ka treguar se i është dashur të ndryshojë shumë gjëra tek vetja e saj, përfshirë sakrificat, të cilat kanë ardhur si pasojë e rrethanave.

“Dashuria është gjithëkuptimi i gjësë, i së gjithës. Dashuria është gjithçka, pa dashurinë nuk bëj asgjë. Çdo gjë që bëj e dua deri diku, shumë apo pak, por pa e dashur nuk e bëj.

Dashuria në distancë mbahet gjallë deri diku. Për mua nuk është dashuri është iluzion. Unë dua gjërat reale, gjërat me të cilat njerëzit janë bashkë, përjetojnë çdo gjë bashkë. Egoja pengon shumë, ajo nuk është një gjë që…

Që të akomodosh tjetrin duhet të lësh nga egoja jote shumë. Kam mësuar ta bëj, nuk e bëja kollaj. Por fillon ta bësh që të mos humbësh tjetrin. Njeriu duhet të ndryshojë.

Gjëja më e madhe që kam bërë për të mos humbur dikë, kam ndryshuar shumë nga vetja, është gjëja më e dhimbshme për mua. Mendoj që bëj çdo ditë sakrifica. Sidomos këtë vit kam shumë sakrifica”, u shpreh Duma.

The post Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë: Kam ndryshuar shumë! Çdo ditë bëj sakrifica first appeared on JavaNews.al.

“Kur isha shtatzënë, nëna ime ndërroi jetë”/ Inva Mula tregon momentin më të vështirë të jetës

By: E S
6 July 2025 at 13:00

Sopranoja Inva Mula, rrëfeu si rrallë për jetën, familjen dhe karrierën.

Duke folur për sfidat dhe momentet më të vështira, sopronaja e njohur kujtoi periudhën kur ishte në pritje të ëmbël dhe i duhet të vazhdonte me shfaqjet e planifikuara më herët. Teksa priste të sillte ne jetën vajzën e saj, artistja humbi nënën.

“Kur ka lindur vajza, unë kisha kontrata të parashikuara që nuk mund t’i anuloja. Madje, isha në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe nuk kisha treguar që isha shtatzënë. Sepse nëse je pjesë e kalendarit që 2-3 vite më parë, publiku ka ardhur për ty dhe ti e anulon, është papërgjegjshmëri.

Shtatzënia ime nuk ishte e parashikuar, sepse ishte vonë në raport me kolegët e tjerë dhe unë nuk doja ta tregoja këtë gjë. Luaja një rol që kisha një fustan pas trupit dhe unë dukesha që çdo ditë fryhesha dhe shëndoshesha. Produksioni shkonte tre javë, e kisha të vështirë si do i shkoja deri në fund. Ia dola me 2-3 korse, nuk u kuptua, thanë Inva po shëndoshet dhe kaq.

Kur erdha në Shqipëri, kisha nënën shumë të sëmurë, arrita ndenja 2 javë dhe ajo ndërroi jetë. Unë isha shtatzënë, duhet të anuloja të gjitha kontratat. Duhet të shkoja përpara me kontratat e tjera, deri në muajin e tetë. Ai ishte moment shumë i vështirë, vuajta shumë. Tani që e kujtoj them si e bëra, si nuk i anulova, publiku do ra kuptonte, të kisha ndenjur në shtëpi. Ndoshta ishte gabim, por ky ishte momenti më i vështirë”, rrëfeu mes emocionesh Inva Mula e ftuar në “Goca dhe Gra”.

The post “Kur isha shtatzënë, nëna ime ndërroi jetë”/ Inva Mula tregon momentin më të vështirë të jetës first appeared on JavaNews.al.

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

By: A R
6 July 2025 at 11:54

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”.

Ajo ka rrëfyer se djemtë kanë nisur t’i dërgojnë foto nga palestra, teksa me shaka thotë se është tashmë në kërkim të një njeriu që do t’i ofrojë dashurinë.

“Nuk kemi qenë keq me kërkesat, më dërgojnë çunat foto nga palestra. I kam vënë pak në sedër, por nuk jam aq e fiksuar me muskujt me thënë të drejtën”, deklaroi Loredana.

The post Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani first appeared on JavaNews.al.

Dua Lipa “lë” jugun e Shqipërisë, por jo Mesdheun, në pushime me të fejuarin

By: E S
2 July 2025 at 22:07

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare që ka pushtuar skenën botërore, po shijon pushimet e saj të para si e fejuar me aktorin britanik Callum Turner. Çifti, që u lidh për herë të parë në janar 2024 dhe u fejua gjatë festave të fundvitit, janë fotografuar duke shkëmbyer përqafime dhe puthje në bregdetin magjepsës të Amalfit. 29-vjeçarja tregoi linjat e tonifikuara me një bikini të zezë me pika, ndërsa Callum, 35 vjeç, tregoi fizikun e tij me rroba banje portokalli.

Në një intervistë për British Vogue, Dua konfirmoi zyrtarisht fejesën duke e quajtur “një ndjenjë shumë të veçantë”. “Vendimi për t’u plakur bashkë, për të ndarë jetën si miq më të mirë përgjithmonë, është i jashtëzakonshëm,” tha ajo, duke shtuar se unaza e fejesës është ‘obsesioni’ i saj i ri. Megjithëse nuk ka një datë konkrete për dasmën, Dua pranoi se ka filluar të mendojë për fustanin e bardhë, edhe pse prioriteti tani mbetet përfundimi i turit të saj muzikor dhe angazhimet e Callum në xhirime.

Duke folur për planet familjare, artistja me rrënjë nga Kosova nuk fshehu dilemat: “Do të doja të bëhesha nënë një ditë, por gjithmonë mbetet pyetja: kur do të jetë koha e duhur? Si do të përputhej me turnetë dhe punën time?” Megjithatë, Dua shprehet se kur të vijë momenti, do ta përjetojë me gëzim, duke theksuar se “për të rritur një fëmijë nevojitet shumë më tepër sesa thjesht dashuri për ta.”

The post Dua Lipa “lë” jugun e Shqipërisë, por jo Mesdheun, në pushime me të fejuarin first appeared on JavaNews.al.

Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

By: B K
28 June 2025 at 11:55
Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe të shkurtër të përfolur për një lidhje dashurie me Rina Zaitin, sipërmarrësen shqiptare që jeton mes Londrës dhe Tiranës, duket se historia ka marrë fund. Nëse i hedhim një profilit të të dyve, vëmë re se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndryshe deri nga disa ditë më parë, ku Rina dhe Ledri jo vetëm ndiqeshin, por edhe i bënin shpesh herë ‘like’ në postime.

Nuk dihet se cilat janë arsyet që dyshja është ndarë, por ajo që dihet me siguri është fakti se në mes të raportit të prishur me Rinën, është lidhja e mundshme e reperit me Xhensila Myrtezaj. Vëmendjen e publikut javët e fundit, e ka marrë afërsia në rritje mes Ledrit dhe Xhensila Myrtezajt. Dyshja janë parë së bashku në Ibiza, ku kanë pushuar për disa ditë dhe kanë ndarë foto nga vende të njëjta, duke ngjallur dyshime të reja për natyrën e marrëdhënies së tyre.

Pavarësisht se Ledri Vula u shpreh qartë në një intervistë të fundit se për të hyrë në një lidhje “duhet kimi dhe dashuri” dhe mohoi zërat për një romancë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, disa foto që po qarkullojnë së fundmi në rrjet po e vënë këtë deklaratë në pikëpyetje. Në imazhet që janë bërë virale, Ledri dhe Xhensila shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin, në shoqërinë e një grupi miqsh. Thuhet se këto pamje janë realizuar në Ibiza. Ndërsa Xhensila përpiqet të mbulojë fytyrën me një erashkë, një detaj e tradhton: tatuazhi në dorë që e identifikon qartë. Veshur me streçe të zeza dhe crop top të njëjtë, ajo shihet duke përqafuar Ledrin, në një moment që duket mjaft intim. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këto foto, pamjet kanë ndezur rrjetin dhe po lënë hapur shumë pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Nëse më parë u fol se projekti i përbashkët muzikor “Ma kthe” ishte thjesht bashkëpunim profesional, sot interpretimet janë më të guximshme. Në videoklipin e këngës ata shfaqen në skena të ngrohta, plot kimi dhe intimitet një ndjesi që, sipas ndjekësve, tejkalon kufijtë artistikë. Vetë Ledri është pyetur për marrëdhënien me Xhensilën, dhe në një intervistë të shkurtër është shprehur: “Nuk kam ç’të fsheh, por ndonjëherë është mirë të mos thuash asgjë.”

Një përgjigje që më shumë ushqen se ndalon spekulimet. Nga ana tjetër, Xhensila ka zgjedhur të mos komentojë për jetën private, duke e lënë publikun të flasë me interpretimin e vet. Ajo ka postuar fragmente nga klipi dhe momente nga Ibiza, pa përmendur as Ledrin, as ndonjë sqarim për zërat që po qarkullojnë. Për momentin, asgjë nuk është zyrtare. Por pushimet në Ibiza, shkëndijat në klip dhe heshtja publike e të dyve, vetëm sa e bëjnë historinë më intriguese. A është Xhensila arsyeja e vërtetë e ndarjes së Ledrit me Rinën? Apo thjesht rasti i një bashkëpunimi artistik që “dogji pak më shumë se duhej”? Koha do ta tregojë.

The post Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën first appeared on JavaNews.al.

Dasmë së shpejti? Roza Lati flet për partnerin: Ka shumë dashni…

By: A R
27 June 2025 at 23:00

Prej disa muajsh tanimë, lidhja e Roza Latit dhe Xhonatan Islamit u bë e njohur për publikun. I kemi parë edhe në rrjetet sociale, me postime herë pas here, ku duken mjaft të dashuruar.

Pas një periudhe që ka refuzuar çdo intervistë, Roza Lati u gjend sonte përballë gazetarëve të vegjël “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan. E këta të fundit, tejet kureshtarë, nuk hezituan me pyetjet pikërisht për këtë marrëdhënie.

E pyetën edhe se sa janë gjasat që shumë shpejt të kemi një dasmë. Për Rozën, gjëja më me rëndësi është se “ka shumë dashni” dhe momente të tilla padyshim do vijnë me kohën.

“Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe nga ajo ditë s’kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin. Është shumë herët për të folur për këtë gjë, me rëndësi është se ka shumë dashni”, tha Roza Lati.

The post Dasmë së shpejti? Roza Lati flet për partnerin: Ka shumë dashni… first appeared on JavaNews.al.

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

By: B K
26 June 2025 at 19:15
Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit Emmy, Lauren Sánchez dhe si kaloi ajo nga lajmet lokale në kufijtë e hapësirës?

E lindur në New Mexico në vitin 1969 dhe e rritur në Kaliforni, Sánchez studioi fillimisht në El Camino College dhe më pas në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Sipas faqes zyrtare të universitetit, në atë kohë ajo njihej si Wendy Sánchez, shkruan A2 CNN.

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut

Karrierën televizive e nisi në KTVK-TV në Phoenix, për të vijuar më pas me paraqitje në emisionin “Extra”, si bashkë-prezantuese në “Good Day LA”, dhe si prezantuesja e parë e spektaklit të kërcimit “So You Think You Can Dance”.

Në moshën 40-vjeçare, Sánchez mori licencën si pilote helikopteri, një pasion i frymëzuar nga i ati, instruktor fluturimi. Në vitin 2016, ajo themeloi Black Ops Aviation, kompania e parë për prodhim videosh ajrore, e themeluar nga një grua. Sipas The Hollywood Reporter, kompania ka ofruar konsulencë për filmin “Dunkirk” të Christopher Nolan.

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut

“Kisha një punë, kisha një karrierë, por më pas gjeta një thirrje të brendshme”, i tha ajo revistës. “E doja botën e argëtimit dhe e doja filmimin, ndaj arrita t’i bashkoja të dyja”.

55-vjeçarja shërben gjithashtu si nënkryetare e Bezos Earth Fund dhe është e përkushtuar ndaj “luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së natyrës, si dhe arsimit të fëmijërisë së hershme, programeve sociale dhe mbështetjes për strehim”, sipas faqes së organizatës.

Në vitin 2025, Sánchez ishte njëra nga gjashtë gratë që udhëtuan drejt kufirit të hapësirës me raketën Blue Origin NS-31, në një fluturim të shkurtër 10-minutësh të organizuar nga vetë Bezos.

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut

Sipas Blue Origin, ajo “e bëri të mundur këtë mision” dhe zgjodhi personalisht bashkudhëtaret e saj në hapësirë, përfshirë gazetaren Gayle King, këngëtaren Katy Perry dhe shkencëtaren kërkimore dhe aktivisten për të mbijetuarat e dhunës seksuale, Amanda Nguyen. Sánchez bashkëpunoi gjithashtu me shtëpinë luksoze të modës Monse për të dizajnuar uniformat e reja të fluturimit për këtë mision.

Pamja nga hapësira, tha ajo, nuk ishte ashtu siç e kishte imagjinuar. “Toka ishte aq e qetë”, tha ajo. “E shikon dhe thua me vete, ‘Të gjithë jemi në këtë bashkë’”.

Sánchez është edhe autore e një libri për fëmijë të titulluar “The Fly Who Flew to Space” (Miza që fluturoi në hapësirë), botuar në anglisht dhe spanjisht në vitin 2024. Libri rrëfen historinë e mizës Flynn që udhëton në hapësirë dhe kthehet me një përkushtim të ri për planetin, një histori që Sánchez e përshkroi për revistën People si “një metaforë për kureshtjen dhe ndjekjen e ëndrrave”.

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut

Ajo ka tre fëmijë: një djalë, Nikko, me ish-lojtarin e futbollit amerikan Tony Gonzalez; dhe një djalë, Evan, si dhe një vajzë, Ella, me ish-bashkëshortin Patrick Whitesell, një drejtues në industrinë e argëtimit. Në një intervistë të vitit 2023 për The Wall Street Journal, Sánchez tha se ruan një marrëdhënie të ngushtë me Gonzalez dhe gruan e tij, duke i përshkruar ata si “miqtë e mi më të mirë”.

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut

Sánchez dhe Bezos, 61 vjeç, dolën publikisht si çift në vitin 2019, pasi Bezos njoftoi divorcin nga bashkëshortja e tij prej 25 vitesh, MacKenzie Scott. Çifti u fejua në maj të vitit 2023.

Në janar, Sánchez shoqëroi Bezos gjatë inaugurimit të dytë të Presidentit amerikan Donald Trump. Gjatë ceremonisë, çifti ishte ulur pranë Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.

The post Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës first appeared on JavaNews.al.

“Prezanton emision, por ajo s’di të flasë shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet Aulona Mustës

By: A R
25 June 2025 at 09:18

Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani i është përgjigjur deklaratës së Aulona Mustës në podcast-in “The Dalina Show”, ku ishte e ftuar së bashku me Fatma Haxhialiun.

Dhe gjatë bisedës, Aulona shprehu kritika për aftësitë gjuhësore të Beniadës, duke thënë:

“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje, kur nuk di të flasë shqip siç duhet…”

Pas publikimit të trailer-it të emisionit të ri që ajo do të drejtojë, Beniada ka ndarë në InstaStory një video që shumë e kanë interpretuar si një kundërpërgjigje për Aulonën.

Në video, ajo dëgjohet teksa thotë:

“Si është ajo shprehja… qentë le të lehin, karvani ecën përpara.”

The post “Prezanton emision, por ajo s’di të flasë shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet Aulona Mustës first appeared on JavaNews.al.

“E ktheve personale”/ Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen

By: B K
22 June 2025 at 19:44

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top Channel.

Mema ishte duke folur për biznesin, konkretisht për autorësinë e ditës së saj, ku Mane ndërhyri duke i sugjeruar që ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

Më pas debati aprovoi duke bërë që Dorina Mema të largohet nga studio.

Pjesë nga debati:

Mema: Duhet të ndërtosh veten. Duhen dhe ide, siç shoh, dieta ime është përhapur në 5-6 vende, por nuk ka problem. Vetëm të më japin të drejtën e autorësisë.

Mane:  Është faji yt, që nuk e ke regjistruar. Ka zyrë patente.

Mema: Nuk ka autorësi këtu, një presje të ndryshojë nuk mund ta mbash dot autorësinë.

Mane: Legjislacionin e kemi mrekulli.

Mema: E ke legjislacionin, por po të ndryshojë një fjali, nuk është e juaja thuhet. E di apo nuk e di? E drejta e autorit këtu është e vështirë për tu mbajtur, lëre se çfarë thotë Bledi.

Mane: E ke gabim

Mema: Bledi të lutem! Vetëm logot mund të ruash këtu. Të rrish gjyqe? Të ndjekësh punën?

Mane: E ndjek avokati gjyqin.

Mema: Nëse hap një gjyq autorësie e mbyll pas 10 vitesh.

Mane: Ke një lloj pesimizmi politik që e sjell në çdo studio dhe të këshilloj që s’të bën mirë. Të këshilloj. Zhvillimin e këtij vendi nuk ndalon as ti e as unë. Ky vend nuk është meritë e qeverisë që po zhvillohet por e egoizmit të njerëzve.

Mema: Ti po thua që e pengojë ne apo e zhvillojmë. Njerëzit si unë duhet t’i suportosh?

Mane: E dëgjove cfarë thashë? Ke ardhur në studio dhe ke sjellë pesimizmin. Ky pesimizëm. Është shumë pesimiste, e kam parë në publik.

Mema: Unë jam krenare që nuk pëlqehem nga ty. E kam krenari…

Mane: Këto transformojnë dhe fjalët që ti thua. Unë thashë që solle pesimizmin. Ju keni mësuar tekstin përmendësh…

Mema: Bledi të isha pesimiste nuk jam kjo që jam. Jam ndër të paktat femra që ia dalin vetë. Nuk jam pre e pagave qyl.

Mane: Të akuzova gjë?

Mema: Ti je brenda qylit. Të lutem!

Mane: Unë brenda qylit?

Mema: Ti të më gjykosh mua? Unë jam jashtë qylit dhe tije brenda qylit, e ti të më gjykosh mua!?

Mane: Ti nuk e di çfarë pune bëj unë. Unë bëj tre punë dhe asnjë në shtet.

Mema: Ti s’më do mua se unë di shumë. Ti bën pjesë e njerëzve që kopjojnë dhe bëjnë qyla.

Mane: Mbarove?

Mema: Ju kërkoni të vini gishtin mbi njerëzit që punojnë…

Mane: Me mua e ke?

Mema: Po me ty! Me ty e kam.

Mane: E ktheve personale.

Mema: Ti e ktheve personale. Streçet nuk i prek, vazhdo me streçet e tua. Unë kam shumë punë për të qëndruar me njerëz si ty.

The post “E ktheve personale”/ Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen first appeared on JavaNews.al.

Kush është 18-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2025”?

By: A R
19 June 2025 at 09:12

Në një mbrëmje të paharrueshme të mbajtur në Amfiteatrin e Tiranës, spektakli përcolli bukurinë e 25 vajzave nga të gjitha trevat shqiptare.

Spektakli përfundoi me emocione të forta, lot gëzimi, duartrokitje dhe në kurorëzimin e më të bukurës shqiptare Valentina Gegprifti.

“Miss Shqipëria 2025” dhuroi emocione të veçanta këtë vit, ku ndër më të spikaturat e mbrëmjes ishte padyshim kurorëzimi i më të bukurës shqiptare Valentina Gegprifti, me numër 18.

Ajo u shqua për prezencën skenike, bukurinë dhe buzëqeshjen magnetike, duke fituar duartrokitje të gjata dhe vlerësim maksimal nga juria dhe publiku.

Juria e këtij edicioni, e përbërë nga emra të njohur të artit dhe medias si Meriadian Ramcaj, Zajmina Vasjari, Ledian Çelo, Kiara Tito, Eraldo Rexho, Helidon Haliti, Anila Basha, Greta Lila dhe Klea Llagonia, dhanë edhe çmimet:

Shoqëruesja e parë – Klea Thaçi, me numrin 17

Shoqëruesja e dytë – Laura Peka, me numrin 11

“Miss Earth” – Kleja Sulejmani, me numrin 3

“Miss Supernational” – Natalia Lalaj, me numër 1

“Miss International –Albania 2025” – Gledia Preja, me numrin 25

 “Trupi më i bukur” – Juna Latifi, me numrin 4.

“Miss Buzëqeshja” – Elsina Canaku, me numrin 5.

“Miss Elite” – Dea Hila, me numrin 20, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare të bukurisë.

“Miss Miqësia” – Xholin Xhabeu, me numrin 12, e votuar nga vetë 25 finalistet për shpirtin e saj bashkëpunues dhe pozitiv.

“Miss Elegance”  – Bleona Beqiraj, me numrin 8.

“Miss Fotozhenia” –  Eloisa Llupo, me numrin 2.

“Miss Social-Media” – Dajana Elmasllari, me numrin 23.

“Çmimi i publikut” – Kleja Sulejmani, me numrin 3, e cila u zgjodh përmes votimit online nga publiku duke marrë 22.6 % të votave.

The post Kush është 18-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2025”? first appeared on JavaNews.al.

Ndahet nga gruaja Erion Isai, gjykata finalizon divorcin pas 14 vitesh martesë

By: A R
12 June 2025 at 09:34

Kryebashkiaku i Ersekës, njëkohësisht humoristi Erion Isai i ka dhënë fund zyrtarisht martesës me bashkëshorten e tij.

Ndonëse fjalët qarkullonin prej kohësh se Isai jetonte i vetëm mes Tiranës dhe Ersekës së bashku me thashetheme të tjera, kjo asnjëherë nuk ishte pranuar prej tij.

Por tashmë duket se ndarja e është zyrtarizuar nga Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti, ndërsa kërkesa për divorc ishte paraqitur një vit më parë.

Isai dhe Ajlin Petrela ishin martuar në vitin 2011 dhe bashkë kanë edhe dy fëmijë.

Në vendimin e gjykatës, ndër të tjera thuhet se nuk ka më afeksion, jetojnë të ndarë dhe se martesa e tyre ka humbur kuptimin.

Disa vite më parë, Ajlin kishte folur hapur për rolin e saj në marrëdhënie gjatë një interviste në një emision mëngjesi, duke lënë të kuptohet për një disbalancë të gjatë në sakrifica.

“Kam sakrifikuar karrierën time për t’i dhënë hapësirë karrierës së Erionit,” kishte rrëfyer ajo. “Ai ka sakrifikuar vetëm 2 muaj nga 12 vitet tona së bashku.”

Petrela, regjisore me profesion, e kishte cilësuar rritjen e dy vajzave si arritjen më të madhe personale, por kishte lënë të kuptohej se ishte koha të kthehej tek vetja dhe pasioni për artin.

Ndonëse ndarja ka ndodhur larg kamerave, nuk mund të thuhet se ka kaluar pa zë dhe për ata që dyshonin, mesa duket, nuk kishin gabuar.

The post Ndahet nga gruaja Erion Isai, gjykata finalizon divorcin pas 14 vitesh martesë first appeared on JavaNews.al.

FOTO / Sofia Vergara ‘tërbon’ rrjetet sociale, pozon topless në pishinën e saj

By: A R
9 June 2025 at 10:00

Vera ka mbërritur edhe për aktoren e njohur kolumbiane Sofia Vergara, e cila nuk hezitoi ta ndante këtë moment me ndjekësit e saj në Instagram.

52-vjeçarja publikoi një foto provokuese pranë pishinës së shtëpisë së saj, ku shfaqet e shtrirë topless, duke shënuar simbolikisht fillimin e sezonit të verës.

Postimi shoqërohej me mbishkrimin “Llego el verano!”(Erdhi vera!) Një mesazh që e ka përdorur edhe në të kaluarën për të përshëndetur stinën më të ngrohtë të vitit.

Fotoja nxori në pah linjat e saj të admirueshme, shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale, madje edhe nga supermodelja Heidi Klum, e njohur për postime të ngjashme që shpesh tërheqin vëmendje në internet.

Nuk është hera e parë që Vergara ndan me ndjekësit e saj momente të tilla. Edhe verën e kaluar, në të njëjtën periudhë, ajo postoi një imazh të ngjashëm duke përdorur të njëjtën frazë për të mirëpritur verën.

Sofia Vergara, përveçse një ikonë televizive dhe yll i “Modern Family”, vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura dhe të komentuara në rrjete sociale, me çdo postim të saj që bëhet menjëherë viral.

The post FOTO / Sofia Vergara ‘tërbon’ rrjetet sociale, pozon topless në pishinën e saj first appeared on JavaNews.al.

❌
❌