Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 3 persona të kërkuar nga Italia për trafik droge/ EMRAT

By: Ela
27 August 2025 at 08:50

Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikim të lëndëve narkotike në Itali. Policia e Shtetit sqaron se në kuadër të tre operacioneve u vunë në pranga me qëllim ekstradimi në Itali shtetasit, Kledis Shermadhi, 24 vjeç, Ardit Mehdiu, 29 vjeç dhe Emiseldo Fasko., 22 vjeç, të tre banues në Fier. Ata […]

The post Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 3 persona të kërkuar nga Italia për trafik droge/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në restorantin e dasmave të Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike në kuzhinë

By: Ela
27 August 2025 at 08:47

Këngëtari Zef Beka ka reaguar për zjarrin e rënë një ditë më parë restorantin e dasmave”Orkidea Palace” në Lezhë. Në një reagim, ai thotë se zjarri ra si pasojë e një shkëndije elektrike në kuzhinën e restorantit, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll dhe nuk pati rrezik për jetën. Reagimi i plotë:  Të nderuar miq, familjarë […]

The post Zjarri në restorantin e dasmave të Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike në kuzhinë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet pallati 3-katësh, evakuohen banorët

By: Ela
27 August 2025 at 08:27

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të Peshkopisë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Flakët kanë nisur nga kati i tretë i godinës dhe janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar të gjithë ndërtesën. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme. Zjarri […]

The post Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet pallati 3-katësh, evakuohen banorët appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Lushnje, dhjetëra banorë të asfiksuar nga tymi, tre në gjendje më të rëndë

By: A R
27 August 2025 at 08:45

Një shpërthim i ndodhur dje rreth orës 21:00 në një kabinë elektrike në një pallat 15-katësh në lagjen “Çlirimi” në Lushnje ka shkaktuar panik dhe asfiksi për dhjetëra banorë, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia dhe shërbimi zjarrfikës, një mbingarkesë në rrjetin elektrik ka bërë që linjat të marrin flakë, duke përfshirë kabllot e gjithë pallatit. Zjarri u pasua nga një sasi e madhe tymi që u përhap nëpër shkallë dhe apartamente, duke bllokuar hyrje-daljen dhe pamundësuar evakuimin e banorëve në katet e sipërme.

Një njësi zjarrfikëse mbërriti me shpejtësi në vendngjarje dhe arriti të lokalizojë flakët përpara se ato të përhapeshin në strukturën e ndërtesës. Megjithatë, për shkak të tymit të dendur, shumë banorë mbetën të bllokuar në apartamentet e tyre.

Zjarrfikësit ndërhynë në çdo apartament për të verifikuar gjendjen e banorëve, ku 10 persona u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Tre prej tyre – dy të moshuar dhe një shtetas i huaj nga Afrika – u mbajtën nën kujdes për shkak të gjendjes më të rënduar nga asfiksia dhe ankthi.

Energjia elektrike në zonë u ndërpre menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia vendosi një perimetër sigurie për të ndaluar hyrjen e banorëve deri në normalizimin e situatës. Dy autoambulanca qëndruan pranë pallatit për t’u ardhur në ndihmë banorëve që ndoshta do të kalojnë natën jashtë ose tek të afërmit e tyre.

Autoritetet kanë njoftuar se kthimi në apartamente nuk do të lejohet derisa të sigurohet që nuk ka më rrezik nga zjarri dhe tymi është zhdukur plotësisht.

The post Zjarri në Lushnje, dhjetëra banorë të asfiksuar nga tymi, tre në gjendje më të rëndë first appeared on JavaNews.al.

Dramatike në Peshkopi: Pallati përfshihet nga flakët, raportohet për 8 apartamente të djegura

By: A R
27 August 2025 at 08:30

Tetë apartamente të një pallati në qendër të qytetit të Peshkopisë raportohet se janë shkrumbuar nga flakët. Shkak është bërë një zjarr që ka shpërthyer papritur në një prej apartamenteve dhe është përhapur me shpejtësi dhe në mjediset e tjera.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe është bërë evakuimi i banorëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Flakët kanë nisur nga kati i tretë i godinës dhe janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar të gjithë ndërtesën.

Të trembur nga zjarri që nisi menjëherë dhe në një orar ku të gjithë ishin në gjumë, banorët kanë dalë në panik në shëtitore, të frikësuar për fatin e shtëpive të tyre, por edhe për godinat ngjitur. Sipas raportimeve, janë djegur 6 deri në 8 apartamente.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkakun dhe rrethanat e ngjarjes që fatkeqësisht lë të pastreha disa familje.

The post Dramatike në Peshkopi: Pallati përfshihet nga flakët, raportohet për 8 apartamente të djegura first appeared on JavaNews.al.

Normalizohet situata në pyllin e Poros, vijon monitorimi i vatrave aktive të zjarrit

By: A R
27 August 2025 at 08:23

Situata në pyllin e Poros në zonën e hidrovorit në fshatin Akërni është normalizuar në orët e para të mëngjesit. Por mbetet nën monitorim për shkak të disa vatrave aktive në brendësi të pyllit, ku vijon djegia e trungjeve. Forcat zjarrfikëse janë ende në terren dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.

Një ditë më parë zjarri mori përmasa të mëdha, duke u përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë, të hënën flakëqt fituan terren drejt Pishë-Poros, ndërsa retë e tymit u përhapën deri në qytetin e Vlorës.

Forcat zjarrfikëse, ushtria, emergjencat civile dhe dy helikopterë u angazhuan në përpjekje për të ndaluar përhapjen e zjarrit.

The post Normalizohet situata në pyllin e Poros, vijon monitorimi i vatrave aktive të zjarrit first appeared on JavaNews.al.

Donin t’i vinin tritol Jozit të ‘Big Brother’, autorët ngatërrojnë shtëpinë, gjenden edhe disa gëzhoja

By: A R
27 August 2025 at 08:16

Në orët e para të s martës, në fshatin Gurëz, që bën pjesë në njësinë administrative Fushë Kuqe të Kurbinit është shënuar një shpërthim me lëndë plasëse.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në derën e jashtme të oborrit të banesës së shtetases M. D. është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar se është artizanale.

Megjithatë, hetimet paraprake ngrenë dyshime se shënjestra mund të ketë qenë këngëtari Jozefin Marku, i njohur me emrin Jozi, shkruan Euronews Albania.

Pas sinjalizimit, në vendngjarje u paraqitën forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët verifikuan situatën. Nga vëzhgimi fillestar u vu re se porta kishte pësuar dëmtime të lehta si rezultat i shpërthimit.

Gjatë kontrollit të zonës përreth, hetuesit gjetën disa gëzhoja të vjetra, të cilat u sekuestruan për t’u analizuar si prova materiale.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.

Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

The post Donin t’i vinin tritol Jozit të ‘Big Brother’, autorët ngatërrojnë shtëpinë, gjenden edhe disa gëzhoja first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 26 August 2025Main stream

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

By: e xh
26 August 2025 at 21:11

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Korçë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një grua, e cila ka qenë duke kaluar në rrugë.

Pas përplasjes së fortë ajo u transportua për në spital, por humbi jetën gjatë rrugës.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

By: Elva
26 August 2025 at 22:11

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit fshatin Gurëz, në njësinë administrative Fushë Kuqe të Kurbinit. Sasia e hedhur e lëndës plasëse, e dyshuar artizanale, shpërtheu në portën e jashtme të një banese, duke shkaktuar dëme të lehta materiale. Sipas raportimeve në media, shënjestra e sulmit ka qenë këngëtari Jozefin […]

The post Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin! appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

By: Elva
26 August 2025 at 21:28

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pallat në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar panik dhe duke bllokuar dhjetëra banorë brenda apartamenteve. Sipas informacioneve paraprake, katër persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa banorët e tjerë janë evakuuar nga godina. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

The post Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital appeared first on BoldNews.al.

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

By: Elva
26 August 2025 at 21:14

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Voskop, në Korçë. Një automjet ka përplasur një grua, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Sipas informacioneve të policisë, drejtuesi i automjetit, një shtetas 73-vjeçar, ka shkaktuar aksidentin, si pasojë e të cilit viktima ka ndërruar […]

The post Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Kurbin

By: Elva
26 August 2025 at 21:04

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, në Kurbin. Sipas policisë, lënda plasëse e dyshuar artizanale u hodh në portën e jashtme të murit rrethues të një banese, duke shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale. ‘Kurbin/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave […]

The post Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Kurbin appeared first on BoldNews.al.

Merr flakë pallati në Lushnjë, një grua e asfiksuar. Të bllokuar disa banorë në katet e fundit

By: A R
26 August 2025 at 21:44

Një pallat 15-katësh në lagjen “Çlirimi” në Lushnjë, është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakë masive, duke rezultuar në asfiksimin e një gruaje.

Sipas informacioneve të gazetares së Klan News, Anila Sefa, zjarri është shkaktuar nga kabina e rrymës elektrike, duke u përhapur më pas në katet e mësipërme.

Përveçse gruas së asfiksuar, kanë mbetur të bllokuar disa banorë në katët e fundit të këtij pallati.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhen dy ambulanca dhe një mjet zjarrfikës.

The post Merr flakë pallati në Lushnjë, një grua e asfiksuar. Të bllokuar disa banorë në katet e fundit first appeared on JavaNews.al.

Tjetër aksident përgjak rrugët, një i vdekur në Korçë, detajet e para

By: A R
26 August 2025 at 21:38

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop në qarkun e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore, që ka qenë duke ecur në anë të rrugës, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Tjetër aksident përgjak rrugët, një i vdekur në Korçë, detajet e para first appeared on JavaNews.al.

Situata me zjarret në vend: 12 vatra aktive në 24 orët e fundit

By: Elva
26 August 2025 at 20:29

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 8 janë shuar plotësisht, 4 mbeten aktive, ndërsa 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm. Një vatër e madhe vazhdon të digjet në fshatin Delisuf, Novoselë, Bashkia Vlorë, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi […]

The post Situata me zjarret në vend: 12 vatra aktive në 24 orët e fundit appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata

By: Elva
26 August 2025 at 19:34

Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin e Poros në Vlorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke krijuar pamje dramatike në terren. Situata vijon të përkeqësohet Flakët po djegin sipërfaqe me pisha, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe ka filluar të përhapet drejt qytetit të Vlorës. Dy helikopterë po ndërhyjnë për të […]

The post Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata appeared first on BoldNews.al.

Një grup turistësh bllokohen në det pas defektit të gomones në Gjirin e Kakomesë

By: Elva
26 August 2025 at 19:07

Një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj u bllokua sot në det, pas një problemi teknik me gomonen e tyre në Gjirin e Kakomesë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Ndërkohë Kapiteneria e Portit Sarandë u ka ardhur në ndihmë turistëve. “Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për […]

The post Një grup turistësh bllokohen në det pas defektit të gomones në Gjirin e Kakomesë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO / Pylli i Pishë-Poros në Vlorë prej dy ditësh në flakë, tymi mbulon zonën! Vështirësohet ndërhyrja

By: A R
26 August 2025 at 20:46

Zjarri në pyllin me pisha në fshatin Akërni, Vlorë, vazhdon të jetë aktiv prej ditës së hënë. Forcat zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura (FA) janë mobilizuar që prej orës 05:00 të mëngjesit për të shuar flakët.

Një ditë më parë, situata u bë kritike për shkak të erës së fortë, që mundësoi përhapjen e flakëve në sipërfaqe të mëdha, ndërkohë që terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.

Në vendngjarje janë dërguar katër helikopterë, dy të Forcave të Armatosura dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, njoftoi se zjarri në zonën e Pishë-Poro ka përfshirë një gjatësi prej 2-3 km dhe dyshohet se mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Ditën e djeshme datë 25.08.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier. Zjarri i favorizuar nga intensiteti i erës ka marrë një shtrirje të madhe duke depërtuar në pyllin e Pishë-Poros. Me gjithë punën e bërë nga forcat në terren dhe ndërhyrja nga ajri nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, zjarri mbetet aktiv. Vatra e zjarrit gjatë natës ka zgjeruar perimetër në gjatësi dhe gjerësi. Sot në terren janë të angazhuara 3 automjete MZSH dhe 20 efektiv BMEC, 3 automjete dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, ⁠3 automjete dhe 18 efektivë nga MZSH Vlorë, ⁠6 forca nga AdZM, 23 forca bashkiake, 10 forca policore. Sot operuan sërish 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe 2 helikopterët e Forcës Ajrore. Të gjitha forcat po punojnë për të penguar kalimin e vatrës së zjarrit në kanalin e hidrovorit.

The post VIDEO / Pylli i Pishë-Poros në Vlorë prej dy ditësh në flakë, tymi mbulon zonën! Vështirësohet ndërhyrja first appeared on JavaNews.al.

Disa plagosen, të tjerë humbin jetën! Çdo ditë përfshihen në aksidente rrugore mesatarisht 5 persona

By: A R
26 August 2025 at 20:39

Një pjesë plagosen e të tjerë humbin jetën… në rrugët e vendit përfshihen në aksidente rrugore mesatarisht 5 persona çdo ditë.  Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në gjysmën e parë të vitit ndodhën 636 aksidente rrugore me pasojë vdekjen apo dëmtimin e 883 vetëve.

Disa plagosen, të tjerë humbin jetën! Çdo ditë

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se pjesa dërrmuese e aksidenteve rrugore në harkun e muajve janar-qershor ndodhën për faj të drejtuesve të automjeteve. 88 aksidente u shkaktuan nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga kalimtarët.

Disa plagosen, të tjerë humbin jetën! Çdo ditë

Vitin e shkuar u shkaktuan gjithsej 2 mijë e 88 aksidente rrugore për shkak të së cilave 175 vetë humbën jetën. Në 2023-shin pati 1 mijë e 539 aksidente rrugore me 192 fatalitete.

Disa plagosen, të tjerë humbin jetën! Çdo ditë

Ajo që bie në sy në drejtim të shkaktarëve është fakti se aksidentet i shkaktojnë kryesit drejtuesit me më shumë eksperiencë të automjeteve. Ata me patentë mbi 9 vjet shkaktuan plotë 742 aksidente vjet nga 296 që shkaktuan ata me deri në 3 vjet eksperiencë.

Disa plagosen, të tjerë humbin jetën! Çdo ditë

Për shkak edhe të flukseve më të larta të qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve, Tirana është qarku me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore ndjekur nga Lezha, Durrësi dhe Fieri. Berati dhe Dibra janë dy qarqet me numrin më të ulët të aksidenteve rrugore.

Disa plagosen, të tjerë humbin jetën! Çdo ditë

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se e shtuna është dita gjatë së cilës ndodhin më shumë aksidente gjatë shtatorit, ndjekur nga e hëna. E mërkura dhe e diela janë ditë gjatë së cilave ndodhin më pak aksidente.

The post Disa plagosen, të tjerë humbin jetën! Çdo ditë përfshihen në aksidente rrugore mesatarisht 5 persona first appeared on JavaNews.al.

Skafi pësoi defekt në motor, Policia u vjen në ndihmë turistëve në Gjirin e Kakomesë

By: A R
26 August 2025 at 19:42

Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defect në motorr.

Përmes një njoftimi, Kapiteneria e Portit Sarandë bëri të ditur se grupi i turistëve përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Po ashtu, në njoftim, Kapiteneria e Portit Sarandë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta.

Njoftim nga Kapiteneria e Portit Sarandë:

Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.

Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta.

Kapiteneria mbetet në dispozicion për çdo kërkesë apo nevojë të qytetarëve dhe turistëve.

The post Skafi pësoi defekt në motor, Policia u vjen në ndihmë turistëve në Gjirin e Kakomesë first appeared on JavaNews.al.

❌
❌