Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Zjarret në Kurbin përfshijnë pyjet, nis ndërhyrja nga ajri

By: M C
11 July 2025 at 17:56

Ditën e sotme një zjarr i përmasave të mëdha ka përshirë një masiv pyjor në fshatin Skuraj të Kurbinit.

Bëhet me dije se zjarrfikësit e Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit po luftojnë me flakët të cilat duket se po favorizohen nga era e fortë.

Gjithashtu mësohet se ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet, pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshëm.

The post Zjarret në Kurbin përfshijnë pyjet, nis ndërhyrja nga ajri appeared first on Albeu.com.

Kapet në Fushë Kuqe i riu që mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023

By: Besnik
11 July 2025 at 13:50

Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fokusi”, duke kapur dhe arrestuar një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili ishte në kërkim për disa vepra penale të rënda.

Në njoftimin e saj, Policia thotë se Orgest Mehi, alias Orgest Shehaj, në dhjetor të vitit 2023 kishte rrezikuar jetën e efektivëve të Policisë gjatë një ndjekjeje në Fushë Kuqe.

Në automjetin e braktisur prej tij ishte gjetur një armë snajper me precizion të lartë dhe municion luftarak, që dyshohet se do të përdorej për të kryer një vrasje.

“Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M., alias O. Sh., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë në shërbim për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë”, thuhet në njoftimin e vitit 2023.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”.

Lokalizohet në Fushë Kuqe, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri shoqërore.

Në muajin dhjetor 2023, ky shtetas rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, duke u larguar me shpejtësi, me automjetin në të cilin mbante një armë zjarri snajper me precizion të lartë, që dyshohet se ishte siguruar për të kryer vrasje.

Në vijim të punës së pandërprerë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informaionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”, gjatë të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

M. alias O. Sh., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M. alias O. Sh. nuk i është bindur urdhrit të punojësve të Policisë në shërbim, për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi, me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

1 of 3

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kapet në Fushë Kuqe i riu që mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023 appeared first on Euronews Albania.

Finalizohet operacioni policor ‘Fokusi’/ Arrestohet 25-vjeçari, tentoi të sulmonte policinë, vite më parë përdorues i..

11 July 2025 at 13:52

Policia ka vendosur në pranga 25-vjeçarin Orgest Mehi alias Orgest Shehaj, i cili konsiderohet person me rrezikshmëri shoqërore.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”.

Lokalizohet në Fushë Kuqe, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri shoqërore. Në muajin dhjetor 2023, ky shtetas rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, duke u larguar me shpejtësi, me automjetin në të cilin mbante një armë zjarri snajper me precizion të lartë, që dyshohet se ishte siguruar për të kryer vrasje.

Në vijim të punës së pandërprerë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informaionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”, gjatë të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

O. M. alias O. Sh., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M. alias O. Sh. nuk i është bindur urdhrit të punojësve të Policisë në shërbim, për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi, me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Finalizohet operacioni policor ‘Fokusi’/ Arrestohet 25-vjeçari, tentoi të sulmonte policinë, vite më parë përdorues i.. appeared first on Sot News | Lajme.

Before yesterdayMain stream

Aksidenti në punë i merr jetën 38-vjeçarit

9 July 2025 at 17:34

Një 38-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti në punë në një gurore në zonën e Mamurrasit, në Kurbin. Sipas Policisë së Kurbinit, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, kur punëtori i identifikuar si P. P., banues në fshatin Sanxhak të Kurbinit, u dëmtua aksidentalisht ndërsa riparonte një prej makinerive të punës.Policia bëri me dije se dëmtimi […]

The post Aksidenti në punë i merr jetën 38-vjeçarit appeared first on Reporter.al.

Përplasen dy automjete në Kurbin/ Tre të lënduar, njëri prej tyre me plagë të rënda

6 July 2025 at 16:02

Dy automjete janë përfshirë ne një aksident në fshatin Gjorëm, njëri prej tyre furgon pasagjerësh.

Aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor, që lidh Laçin me Mamurrasin.

Nga ky aksident plagosen lehtë dy drejtuesit, ndërsa një pasagjer ka marrë plagë të rënda, dhe dërgohet për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Njëri nga drejtuesit shoqërohet në komisariat, pasi rezultoi nën efektin e alkoolit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e qarkullimit rrugor, dhe ekspertët për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Tradita që jeton mes brezave/ Një dasmë nga e kaluara, në zemër të Kurbinit

28 June 2025 at 20:38

 KURBIN- Në fshatin Zhejë të Kurbinit është organizuar një dasmë tradicionale e kësaj zone, e cila sot, në të vërtetë, nuk ndeshet më edhe aq shpesh.

Banorë të grupmoshave të ndryshme, të veshur me rrobat tradicionale të kësaj zone, kanë demonstruar pikërisht një prej traditave më të bukura të popullit tonë.

Në fakt, ky ka qenë edhe qëllimi i organizimit në këtë formë, për të prezantuar dasmën e hershme të traditës dhe për ta ruajtur atë.

Të stolisur me veshjet e zonës, një grup i përzgjedhur ka arritur të interpretojë më së miri një dasëm tradicionale. Një skenar ky i realizuar me shumë mjeshtëri, dhe i quajtur dasma e Zhejës. Fillimisht, u përcoll tradita e më shumë se 100 viteve të shkuara, kur dasmat niseshin disa ditë më parë, ndërsa si vegël muzikore ishte vetëm instrumenti i çiftelisë, që përcillte gëzimin dhe këngët e dasmave të hershme.

Leze Rrika Koreografe drejtore e Shkollës 9 vjeçare në Zhejë, në mënyrë perfekte kishte realizuar skenarin në mbi 100 valltarë duke ndjekur tërë veprimtarinë.

Jo vetëm banorë nga fshati i traditës, por dhe nga zona të tjera në Kurbin kanë ndjekur veprimtarinë duke shprehur dhe kënaqësinë e vazhdimësisë së kësaj tradite e cila rrallë demonstrohet në vend.

Ky eveniment është ndjekur dhe nga Majlinda Cara dhe Drejtori Rajonal i Arsimit, si dhe të tjerë përfaqësues nga institucionet.

Për këtë aktivitet kanë dhënë kontributin e tyre banorët e fshatit me realizimin e kostumeve të zonës, të gatimeve dhe shtrimin e drekës  në sofrat e hershme të traditës./abcnews.al

Arrestohet 35-vjeçari/ Aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, në pranga dhe…

15 June 2025 at 13:33

35-vjeçari u kap nga Forcat e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale. Ndaj tij, gjykata e Lezhës kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Në pranga ka rënë edhe një 23-vjeçar pasi ka dhënë deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore duke pretenduar se ishte ai që drejtonte automjetin.

Ai është arrestuar në Kurbin pasi aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar disa ditë më parë. Aksidenti ka ndodhur më 29 maj në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut–Laç” dhe më pas është larguar nga vendii ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 29.05.2025, në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut–Laç”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F. H., 59 vjeç, banues në Kurbin, dhe pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

35-vjeçari u ndalua në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve, nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. B., 23 vjeç, për veprat penale “Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë veprimeve procedurale ka dhënë deklaratë të rremë para oficerit të policisë gjyqësore, duke pretenduar se ishte ai drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që nga aktet hetimore është provuar se drejtues i automjetit ishte shtetasi T. N.”.

The post Arrestohet 35-vjeçari/ Aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, në pranga dhe… appeared first on Sot News | Lajme.

Ngordhin 450 derra në fermë/ Zjarri shkrumbon stallën në Fushë-Gjormë, ende nuk dihen shkaqet

13 June 2025 at 13:35

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, duke zbardhur dita e sotme (13 qershor), në Fushë-Gjormë. Policia vendore bëri me dije se mori njoftim se ishin djegur stalla me 450 derra dhe nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës.

Zjarri shkrumbon stallën e derrave në Kurbin dhe vret të paktën 450 krerë, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik pronarit të fermës.

“Morëm njoftim se gjatës natës ka rënë zjarr në stallën e derrave në pronësi të shtetasit P. N., në fshatin Fushë Gjormë. Si pasojë janë djegur rreth 450 derra. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, bëri me dije policia vendore.

Do pritet edhe ekspertimi piroteknik nga specialistët për të zbuluar shkakun konkret të ngjarjes.

The post Ngordhin 450 derra në fermë/ Zjarri shkrumbon stallën në Fushë-Gjormë, ende nuk dihen shkaqet appeared first on Sot News | Lajme.

Vodhën taksistin dhe punonjësin e karburantit, arrestohet 23-vjeçarja dhe shpallet në kërkim i riu (EMRAT)

By: V K
13 June 2025 at 09:42

Uniformat blu në Kurbin, kanë arrestuar një 23-vjeçare, pasi akuzohet pë vjedhje në bashkëpunim.

Sipas informacioneve policore, bëhet fjalë për Flogerta Koçi, e cila së bashku me 29-vjeçarin Emiljan Nikolli, më datë 30 maj i kanë vjedhur një shumë parash një drejtues taksie në fshatin Fushë Mamurras, si dhe e kanë kanosur me armë.

Po ashtu, më datë 10 maj, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe me 23-vjeçaren i kanë vjedhur xhiron ditore.

Në kërkim është shpallur 29-vjeçari, i cili rezulton me precedentë të theksuar në vjedhje.

Ndërkohë që materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Lezhës për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”, të kryera në bashkëpunim.

“Nga këto veprime dyshohet se 23-vjeçarja dhe shtetasi E. N., 29-vjeç, banues në Mamurras (i shpallur në kërkim), më datë 30.05.2025, në fshatin Fushë Mamurras, i kanë vjedhur një shumë parash, drejtuesit të taksisë ku ishte pasagjere shtetasja F. K., duke e kanosur me armë.

Më datë 10.05.2025, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe në bashkëpunim me shtetasen e ndaluar, i kanë vjedhur xhiron ditore.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. N..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”, të kryera në bashkëpunim”, njofton policia.

The post Vodhën taksistin dhe punonjësin e karburantit, arrestohet 23-vjeçarja dhe shpallet në kërkim i riu (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

I vodhën para një taksisti dhe një punonjësi karburanti, arrestohet 23-vjeçarja në Kurbin! Në kërkim bashkëpunëtori i saj

By: E.K
13 June 2025 at 09:46

Një 23-vjeçare është arrestuar në Kurbin në kuadër të operacionit të koduar “Couple” për zbardhjen e vjedhjeve. Sipas policisë, Flogerta Koçi, së bashku me 29-vjeçarin Emiljan Nikolli kanë kryer dy vjedhje. Më datë 30 maj kanë vjedhur një shumë parash një drejtues taksie në fshatin Fushë Mamurras, dhe e kanë kanosur me armë.  Më datë 10 maj, dyshohet […]

The post I vodhën para një taksisti dhe një punonjësi karburanti, arrestohet 23-vjeçarja në Kurbin! Në kërkim bashkëpunëtori i saj appeared first on FaxWeb.

U zhvatën paratë një taksisti dhe një punonjësi në karburant/ Arrestohet 23-vjeçarja në Kurbin, në kërkim 29-vjeçari

By: Rovena
13 June 2025 at 09:18

23-vjeçarja, Flogerta Koçi, është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhjen e dy personave. Kjo shtetase dhe bashkëpunëtori i saj, 29-vjeçari Emiljan Nikolli, aktualisht në kërkim, me precedent të theksuar për vjedhje, kanë vjedhur paratë e një taksisti dhe të një punonjësi në një karburant, duke i kërcënuar me armë.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të 2 shtetasve, për vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacionit “Couple”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të këtyre rasteve, konkretisht shtetasen F. K., 23 vjeçe, banuese në Krujë.

Nga këto veprime dyshohet se 23-vjeçarja dhe shtetasi E. N., 29 vjeç, banues në Mamurras (i shpallur në kërkim), më datë 30.05.2025, në fshatin Fushë Mamurras, i kanë vjedhur një shumë parash, drejtuesit të taksisë ku ishte pasagjere shtetasja F. K., duke e kanosur me armë.

Më datë 10.05.2025, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe në bashkëpunim me shtetasen e ndaluar, i kanë vjedhur xhiron ditore”, njofton policia.

Kurbin, kapet 23-vjeçarja për vjedhje me dhunë, në kërkim bashkëpunëtori i saj

13 June 2025 at 09:38

Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Couple”, me qëllim zbardhjen e dy rasteve të vjedhjes me dhunë të ndodhura në muajin maj.

Në kuadër të këtij operacioni policor u vu pranga një prej autorëve të dyshuar të këtyre rasteve, konkretisht shtetasja F. K., 23 vjeçe, banuese në Krujë.

“Nga këto veprime dyshohet se 23-vjeçarja dhe shtetasi E. N., 29 vjeç, banues në Mamurras (i shpallur në kërkim), më datë 30.05.2025, në fshatin Fushë Mamurras, i kanë vjedhur një shumë parash, drejtuesit të taksisë ku ishte pasagjere shtetasja F. K., duke e kanosur me armë.

Më datë 10.05.2025, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe në bashkëpunim me shtetasen e ndaluar, i kanë vjedhur xhiron ditore. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. N”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”, të kryera në bashkëpunim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kurbin, kapet 23-vjeçarja për vjedhje me dhunë, në kërkim bashkëpunëtori i saj appeared first on Euronews Albania.

Atentat në Kurbin? Dëmtohet dritarja e një lokali, ja çfarë dyshohet

3 June 2025 at 12:42

Një lokal është dëmuar mbrëmjen e kaluar në Kurbin me armë zjarri. Mësohet se dëmtimin e ka vënë re, pronari i lokalit, rreth orës 20:30 të mbrëmjes. Pronari ka njoftuar policinë për ngjarjes dhe hetimet po vijojnë. x

Kurbin/Më datë 02.06.2025, rreth orës 20:30, shtetasi M. P. ka njoftuar Policinë se ka konstatuar të dëmtuar, dyshohet me armë zjarri, vetratën e dritares së lokalit të tij, në lagjen nr. 3, Laç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

The post Atentat në Kurbin? Dëmtohet dritarja e një lokali, ja çfarë dyshohet appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident në Kurbin, makina përplas këmbësorin, 59-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

29 May 2025 at 08:17

Kurbin- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”.

Dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, 59 vjeçarisn Fatmir Hasani, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aksident i rëndë në Kurbin/ U përplas nga automjeti, humb jetën këmbësori, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

By: V K
29 May 2025 at 08:32

Një aksident me pasojë vdekjen, është regjistruar në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një këmbësor, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Kurbinit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja pa dhënë ndihmë, duke marrë me vete edhe automjetin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.

The post Aksident i rëndë në Kurbin/ U përplas nga automjeti, humb jetën këmbësori, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Kurbin, 37-vjeçari i jep fund jetës

By: Re Nato
23 May 2025 at 08:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drojë të Kurbinit.

Mësohet se një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në banesën e tij.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, teksa mbeten ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë./abcnews.al

E rëndë në Kurbin, 37-vjeçari i jep fund jetës

By: user 11
23 May 2025 at 09:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Varvalak të Kurbinit. Mësohet se një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me çifte në banesën e tij.

“Rreth orës 07:00, në fshatin Varvalak, Mamurras, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte), në banesë, shtetasi S. B., rreth 37 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, informoi policia.

The post E rëndë në Kurbin, 37-vjeçari i jep fund jetës appeared first on Lapsi.al.

E rëndë/ Një person i jep fund jetës në Kurbin, ja për çfarë dyshohet

23 May 2025 at 09:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drojë të Kurbinit. Mësohet se një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në banesën e tij.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, teksa mbeten ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

The post E rëndë/ Një person i jep fund jetës në Kurbin, ja për çfarë dyshohet appeared first on Sot News | Lajme.

Kurbin/ Një person i jep fund jetës

By: Oldi
23 May 2025 at 09:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drojë të Kurbinit. Mësohet se një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në banesën e tij. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, teksa mbeten ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

The post Kurbin/ Një person i jep fund jetës appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Kurbin, shoferja humb kontrollin e mjetit, përplas dy këmbësor dhe shitësen ambulante

6 May 2025 at 17:46

Kurbin- Një aksident ka ndodhur pranë Kishës “Shna Ndou” në Kurbin.

Drejtuesja e automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësorë, 21 vjeçe dhe shtetasin 39-vjeç, si edhe shitësen ambulante 18-vjeç.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

❌
❌