Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Çfarë ka ndodhur në Vlorë/ 17-vjeçarja mbërrin me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në spital

By: V K
14 July 2025 at 13:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një e re, vetëm 17-vjeç është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët, pasi ka pësuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Burime nga spitali bëjnë me dije se e reja, ka qenë në gjendje të vetëdijshme në momentin e mbërritjes dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, përfshirë një skaner.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për të sqaruar detajet dhe rrethanat e incidentit.

The post Çfarë ka ndodhur në Vlorë/ 17-vjeçarja mbërrin me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në spital appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Të shtëna fatale/ Vritet 23-vjeçari, ngjarja trondit zonën, rrethanat ende të paqarta

9 July 2025 at 08:55

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Madhesh të Ulëzës. Mësohet se për pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçar.

Raportohet se i riu lëvizte me një automjet kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se automjeti i 23-vjeçarit përfundoi në Liqenin e Shkopetit.

The post Të shtëna fatale/ Vritet 23-vjeçari, ngjarja trondit zonën, rrethanat ende të paqarta appeared first on Sot News | Lajme.

Tenton të grabisë banesën, 44-vjeçari plagoset me armë zjarri (EMRI)

7 July 2025 at 09:30

Ai është qëlluar me çifte në pjesën e pasme të trupit dhe dyshohet se ndodhej në tentativë për të vjedhur në një shtëpi të zonës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës në fshatin Markat, bashkia Konispol, ku është plagosur me armë zjarri 44-vjeçari Saimir Haxhi.

Burime policore bëjnë me dije se Haxhi, person me precedentë penalë, u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas, për ndihmë më të specializuar, u dërgua në spitalin e Vlorës.

The post Tenton të grabisë banesën, 44-vjeçari plagoset me armë zjarri (EMRI) appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasje me armë zjarri në Pire, arrestohen 12 shqiptarë e grekë

By: user 8
6 July 2025 at 13:39

Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar në Policinë Greke, hetoi një konflikt të armatosur që ndodhi në shtator 2024 jashtë një klubi nate në Pire, midis dy grupeve kriminale.

Për këtë rast, njësitë policore të Departamentit të Ndjekjes së Krimeve kundër Jetës dhe Pronës në zona të ndryshme të Athinës, arrestuan 12 individë, shqiptarë e grekë, anëtarë të organizatave, përfshirë një punonjës policie, ndërsa përmes një hetimi të plotë dhe veprimeve të tjera policore, u identifikua pjesëmarrja dhe roli i tyre në ngjarje.

Konkretisht, lidhur me historikun e çështjes, në orët e para të mëngjesit të datës 29.09.2024, jashtë një klubi nate në zonën e Pireut, dy grupe kriminale, të përbëra nga të paktën 6 persona secila, fillimisht u përleshën me njëra-tjetrën me grushte dhe shqelma. Më pas, anëtarët e dy grupeve kriminale shkëmbyen të shtëna me armë zjarri.

Nga kontrollet fizike dhe kontrollet e kryera në banesa, u gjetën dhe u sekuestruan, ndër të tjera 1 pistoletë me një karikator me 10 fishekë, 1 revolver me 6 fishekë, 1 pistoletë me goditje me 1 fishek, 1 armë gjahu, një mori fishekësh të kalibrave të ndryshëm, 2 karikatorë dhe këllëf pistolete, 14 thika të llojeve të ndryshme, veshjet e përdorura në konfliktin e armatosur, tableta anabolike, 1 palë doreza, 3 makina dhe 1 motorr, marijuanë me peshë 2.4 gram si dhe 175.470 euro.

Personat e arrestuar, me dosjen e ngritur kundër tyre, sipas rastit, akuzohen per krijim të një organizate kriminale, tentativë vrasjeje me dashje, dëmtim të rrezikshëm trupor, shkelje të detyrës dhe shkelje të ligjeve për drogën dhe armët.

Vërehet se shumica e të akuzuarve kanë një të kaluar kriminale për vepra të ngjashme dhe të tjera.

The post Përplasje me armë zjarri në Pire, arrestohen 12 shqiptarë e grekë appeared first on Lapsi.al.

EMRI/ Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje

By: armand
5 July 2025 at 12:51

Një 50-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi iu gjetën në banesë municione dhe armë zjarri pa leje. Në pranga ka rënë Vladimir Çela, të cilit iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë […]

The post EMRI/ Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje appeared first on BoldNews.al.

Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Durrës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

3 July 2025 at 20:10

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Shkafanës, në Durrës.

Mësohet se i riu ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të nisur për motive të dobëta, ndërsa uniformat blu kanë identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe po punojnë për kapjen e tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Durrës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes appeared first on Sot News | Lajme.

Bie në prangat e policisë 33-vjeçari/ Qëlloi me armë zjarri ndaj tre personave (EMRI)

27 June 2025 at 15:30

Për fat të mirë, nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjetin e qëlluar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Theth të Shkodrës, ku ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa shtetasve.

Sipas njoftimit zyrtar, 33-vjeçari A. Rr. është arrestuar pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin po udhëtonin tre shtetas – N. H., 29 vjeç, P. H., 27 vjeç dhe D. Rr., 29 vjeç – të gjithë banues në Theth.

Pas incidentit, tre personat e mësipërm dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit, për çka janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe arma e përdorur në konflikt – një pistoletë me municion luftarak.

The post Bie në prangat e policisë 33-vjeçari/ Qëlloi me armë zjarri ndaj tre personave (EMRI) appeared first on Sot News | Lajme.

Qarkullonin me armë zjarri, dy të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen rreth 40 mijë euro

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Policia e Tiranës njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka goditur dy raste të mbajtjes në mënyrë të kundërligjshme të armëve të zjarrit.

Konkretisht, njoftoi Policia, “në kuadër të operacionit “Kontingjenti” u arrestua shtetasi P. K., 21 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë xhaxhai i tij, shtetasi A. K., 46 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, në rrugën “George W. Bush”, ku 2 shtetasit lëviznin së bashku, 21-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, që e posedonte pa leje. Ndërkaq, 46-vjeçari ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin”.

Gjithashtu, sipas Policisë, “u vu në pranga shtetasi H. A., 30 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro. Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit, vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues. Vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/m.q//r.e//a.f/

The post Qarkullonin me armë zjarri, dy të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen rreth 40 mijë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të shtëna me armë në Kamëz, raportohet për të plagosur

24 June 2025 at 11:25

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të martë në Kamëz. Mësohet se nga të shtënat me armë, dyshohet për një person të plagosur.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

The post Të shtëna me armë në Kamëz, raportohet për të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, arrestohet autori

24 June 2025 at 11:21

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të martë në Kamëz. ABC News, mëson ka ndodhur një konflikt mes disa personave.

Sherr i cili më pas ka degraduar në përdorimin e armëve. Ndërkohë mësohet se autori që ka qëlluar me armë zjarri në ajër është kapur nga policia.

 

Tentuan të vidhnin një banesë/ Pronari qëllon me armë zjarri ndaj tre shqiptarëve, një i plagosur, dy në arrati

24 June 2025 at 09:39

Një burrë ka kapur në flagrancë tre persona me origjinë shqiptare që kishin hyrë në banesën e tij dhe ka reaguar duke qëlluar me armë zjarri, duke plagosur një nga grabitësit.

I plagosuri është ndihmuar nga shërbimi i emergjencës dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë larguar dhe aktualisht janë në arrati.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se edhe një nga grabitësit e tjerë mund të jetë plagosur, por kjo është ende në fazë verifikimi.

Sipas rindërtimit të deritanishëm nga hetuesit, tre shqiptarët kanë hyrë me forcë në banesën private dhe pronari, sapo ka vënë re praninë e tyre, ka marrë armën e tij të cilën e posedonte me leje të rregullt dhe ka hapur zjarr, duke goditur njërin prej tyre.

The post Tentuan të vidhnin një banesë/ Pronari qëllon me armë zjarri ndaj tre shqiptarëve, një i plagosur, dy në arrati appeared first on Sot News | Lajme.

Plagoset me armë zjarri 26-vjeçari në Shkodër, shpallet në kërkim autori

23 June 2025 at 07:53

Një 49-vjeçar në Shkodër është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me armë zjarri një 26-vjeçar.  Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në lagjen “Perlat Rexhepi”. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagoset me armë zjarri 26-vjeçari në Shkodër, shpallet në kërkim autori appeared first on Euronews Albania.

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i ngjarjes në Shkodër

By: V K
23 June 2025 at 07:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Shkodrës, ku një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, ku dyshohet se shtetasi P. F., 49-vjeç, ka qëlluar me armë ndaj J. Ç., 26-vjeç.

I riu është dërguar menjëherë në spital dhe, sipas burimeve zyrtare, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e tij po vijojnë në disa zona të Shkodrës dhe përreth.

Njoftimi:

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

The post Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i ngjarjes në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Dyshohet për konflikt familjar/ Qëlloi me armë drejt banesës së 30-vjeçarit, shpallet në kërkim autori në Mirditë

20 June 2025 at 15:06

Mirditë- 51-vjeçari Luan Vukaj, është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë drejt banesës së një 30-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 20.06.2025.

Ishte 30 vjeçari që njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit 30-vjeç, vëllai i ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar. 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Plagosi me armë zjarri taksistin pas sherrit për vendin e parkimit, kapet pas 3 muaj kërkimesh 32-vjeçari me precedentë

17 June 2025 at 15:24

Arrestohet më shumë se tre muaj pas plagosjes me armë zjarri të një taksisti 29-vjeçar në kryeqytet, i dyshuari për krimin e rëndë. Policia bëri me dije sot (17 qershor) se lokalizoi dhe prangosi të kërkuarin Franci Canaj, 32 vjeç, për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të Gerald Hoxhës. Krimi ka ndodhur më 9 mars të këtij viti. Franci Canaj qëlloi në këmbë taksistin Gerald Hoxha pas sherrit se i kishte zënë vendin e parkimit. Ndaj të dyshuarit kishte edhe një vendim gjykate për arrestimin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për ndalimin e F. C., 32 vjeç, për veprat penale “plagosja e rëndë me dashje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ai akuzohet se më datë 09.04.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, G. H., 29 vjeç”, bëri me dije policia e kryeqytetit.

Po kështu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë edhe A. Rr., 32 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën në automjet, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Ndërkohë autori i ngjarjes rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2016, Canaj ka qenë i arrestuar në Itali për drogë dhe prostitucion.

The post Plagosi me armë zjarri taksistin pas sherrit për vendin e parkimit, kapet pas 3 muaj kërkimesh 32-vjeçari me precedentë appeared first on Sot News | Lajme.

Hynë me forcë në vilën e tij, vritet me armë zjarri një australian në Indonezi

17 June 2025 at 10:41

Policia e Balit ka arrestuar dy persona në lidhje me një të shtënat me armë zjarri që vranë një australian dhe plagosën rëndë një tjetër.

Ngjarja ndodhi në Munggu, një zonë turistike në jug të ishullit indonezian, kur dy burra hynë me forcë në vilën e Zivan Radmanoviç, 32 vjeç, dhe e qëlluan atë për vdekje menjëherë pas mesnatës të shtunën. Gruaja e tij u zgjua nga britmat e tij dhe më pas gjeti trupin e tij në banjo.

Sanar Ghanim, 34 vjeç, u plagos gjithashtu gjatë sulmit dhe po merr trajtim në spital për plagët e tij. Policia ka mbledhur 17 gëzhoja plumbash, dy predha të paprekura dhe 55 fragmente plumbash nga vendi i ngjarjes. Dëshmitarët kanë raportuar se autorët flisnin anglisht me theks të fortë australian.

Njëri nga të dyshuarit u arrestua në Xhakarta, kryeqyteti i Indonezisë, ndërsa tjetri u kap jashtë vendit. Policia tha se hetimet janë ende në zhvillim dhe po shqyrtojnë motivet e mundshme të sulmit. Mediat australiane kanë raportuar se Sanar Ghanim kishte lidhje me vajzën e adoptuar të të ndjerit Carl Williams, një figurë e njohur e botës së krimit në Melburn.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hynë me forcë në vilën e tij, vritet me armë zjarri një australian në Indonezi appeared first on Euronews Albania.

Kapet në çastet e fundit në Rinas, tentonte të trafikonte…

17 June 2025 at 09:41

Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, tranzit, nga Shqipëria në Gjermani.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Gjermani.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar me nënshtetësi kanadeze A. Q., banues në Kanada.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

The post Kapet në çastet e fundit në Rinas, tentonte të trafikonte… appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ U kap me armë zjarri dhe kokainë në automjet, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

14 June 2025 at 10:19

Tiranë- Krisald Kundraxhi, 38-vjeç është arrestuar nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike në automjet.

Në pranga është vënë edhe pasagjeri për moskallëzim krimin. Ndërkohë gjatë operacionit të koduar, “Check Point”, janë sekuestruara, arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe automjeti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem” në Tiranë/ Pas konfliktit fizik me sende të forta, shpallen në kërkim 4 të rinj

By: V K
11 June 2025 at 11:10

Mbrëmjen e  djeshme, u regjistruan të shtëna me armë zjarri në ajër, në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.     Lidhur me konfliktin mes të rinjve, detaje të reja dalin në dritë, ku sipas informacioneve policore, raportohet se katër të rinj me iniciale F. D., 36-vjeç, D. Zh., 25-vjeç, M. D., 27-vjeç dhe F. S., 27-vjeç, janë shpallur në kërkim pasi u konfliktuan fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin rreth orës 23:00.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër, informuan blutë.

Ndërkohë, si pasojë e sherrit ka mbetur i dëmtuar 26-vjeçari me iniciale G. K., (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia raporton se me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, për shkak se ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen.

Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit F. D., 36-vjeç, D. Zh., 25-vjeç, M. D., 27-vjeç dhe F. S., 27-vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26-vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

The post Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem” në Tiranë/ Pas konfliktit fizik me sende të forta, shpallen në kërkim 4 të rinj appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë, raportohet për 5 viktima

10 June 2025 at 11:25

Disa persona kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi me armë në një shkollë në qytetin austriak të Gracit.

Policia thotë se një operacion është duke u zhvilluar pasi u raportuan të shtëna me armë zjarri në shkollën BORG Dreierschützengasse.Mediat lokale raportojnë se personi i dyshuar për armëmbajtje besohet se ka vrarë veten.

The post Të shtëna me armë zjarri në një shkollë, raportohet për 5 viktima appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌