Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një 30-vjeçar

3 July 2025 at 20:10

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e Shkafanës, në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar. Burime për mediat bëjnë me dije se i riu ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin […]

The post Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një 30-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Sheshi kthehet në skenë lufte: Të shtënat në Francë plagosin 6 të rinj

By: gaze tare
28 June 2025 at 22:25

Frika ka pushtuar sërish lagjet e varfra të qytetit Nîmes, në jug të Francës, pasi gjashtë persona, katër prej tyre të mitur, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri të premten në mbrëmje, në një incident që dyshohet të jetë i lidhur me përplasje të bandave rivale të drogës.

Sulmi ndodhi në lagjen punëtore Waldeguer, pranë Pischevigny-t, një zonë që njihet për varfëri ekstreme dhe konflikte të shpeshta të lidhura me tregtinë e drogës. Rreth orës 19:00, persona të armatosur hapën zjarr nga një makinë dhe më pas u larguan me shpejtësi. Mes të plagosurve janë të rinj të moshës 15 deri në 20 vjeç, dy prej të cilëve ndodhen në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Banorët e zonës, të shokuar, kërkojnë më shumë siguri. “Kjo po bëhet e padurueshme. Jetojmë me frikë,” tha një prej tyre për mediat franceze. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk është e qartë nëse viktimat ishin objektiv i drejtpërdrejtë apo të kapur në mes të përplasjes.

The post Sheshi kthehet në skenë lufte: Të shtënat në Francë plagosin 6 të rinj appeared first on iconstyle.al.

Të shtënat në ajër pas sherrit në zonën e Institutit, një person ndalohet nga policia

24 June 2025 at 11:44

Një ngjarje me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së sotme në zonën e Institutit në kryeqytet, pas një konflikti mes disa personave për motive të dobëta. Sipas informacioneve paraprake, një prej të përfshirëve ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar si pasojë e të shtënave.

Policia ka reaguar menjëherë, duke vënë në pranga një nga personat e përfshirë në konflikt. Në vendin e ngjarjes po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

The post Të shtënat në ajër pas sherrit në zonën e Institutit, një person ndalohet nga policia appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtëna me armë në Kamëz, raportohet për të plagosur

24 June 2025 at 11:25

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të martë në Kamëz. Mësohet se nga të shtënat me armë, dyshohet për një person të plagosur.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

The post Të shtëna me armë në Kamëz, raportohet për të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtëna me armë në Kamëz, dyshohet për të plagosur

By: user7
24 June 2025 at 11:30

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e sotme në Kamëz. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Megjithatë ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

The post Të shtëna me armë në Kamëz, dyshohet për të plagosur appeared first on Lapsi.al.

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një 26-vjeçar

By: Elva
23 June 2025 at 07:52

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesnatën e kaluar në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat […]

The post Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një 26-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë drejt lokalit të tij në Fushë Krujë/ Kush është Mond Voga

By: user7
20 June 2025 at 10:24

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur në orët e para në Fushë-Krujë. Mësohet se pronari i lokalit Mond Voga, ku u qëllua me armë zjarri ka qenë i arrestuar më herët për armë pa leje. Gjithashtu bëhet me dije se Voga është ish-shoferi i Arjan Ndoj, tashmë deputet i PD, dhe të cilit iu bë atentat në vitin 2019, kur ishte prokuror.

Ngjarja ndodhi rreth orës 1:10 në fshatin Krastë të Fushë Krujës, dhe më pas pronari i lokalit Mond Voga ka njoftuar policinë. Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorit/ëve.

The post Të shtënat me armë drejt lokalit të tij në Fushë Krujë/ Kush është Mond Voga appeared first on Lapsi.al.

Sherri me armë te “Ali Demi”/ Shpallen në kërkim 4 persona, i plagosuri gënjeu Policinë

11 June 2025 at 11:01

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë në lidhje me konfliktin masiv të regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e “Ali Demit”, ku dyshohet se ka patur edhe të shtëna me armë zjarri. Sipas autoriteteve policore, në sherr kanë marrë pjesë 5 persona, ku 4 prej tyre janë shpallur në kërkim, kurse një prej […]

The post Sherri me armë te “Ali Demi”/ Shpallen në kërkim 4 persona, i plagosuri gënjeu Policinë appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem” në Tiranë/ Pas konfliktit fizik me sende të forta, shpallen në kërkim 4 të rinj

By: V K
11 June 2025 at 11:10

Mbrëmjen e  djeshme, u regjistruan të shtëna me armë zjarri në ajër, në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.     Lidhur me konfliktin mes të rinjve, detaje të reja dalin në dritë, ku sipas informacioneve policore, raportohet se katër të rinj me iniciale F. D., 36-vjeç, D. Zh., 25-vjeç, M. D., 27-vjeç dhe F. S., 27-vjeç, janë shpallur në kërkim pasi u konfliktuan fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin rreth orës 23:00.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër, informuan blutë.

Ndërkohë, si pasojë e sherrit ka mbetur i dëmtuar 26-vjeçari me iniciale G. K., (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia raporton se me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, për shkak se ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen.

Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit F. D., 36-vjeç, D. Zh., 25-vjeç, M. D., 27-vjeç dhe F. S., 27-vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26-vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

The post Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem” në Tiranë/ Pas konfliktit fizik me sende të forta, shpallen në kërkim 4 të rinj appeared first on Albeu.com.

Sherr masiv në Tiranë, Policia gjen gëzhoja, dyshohet për të shtëna me armë zjarri

11 June 2025 at 08:26

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Dyshohet se ka gjatë konflikti ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, teksa burime për mediat bëjnë me dije se Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy gëzhoja. Nuk dihet nëse ka patur persona të plagosur. […]

The post Sherr masiv në Tiranë, Policia gjen gëzhoja, dyshohet për të shtëna me armë zjarri appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, gjenden gëzhoja në vendngjarje

By: user 11
11 June 2025 at 08:36

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti mes disa personave.

Policia ka gjetur dy gëzhoja në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka nisur nga nje konflikt mes disa të rinjve ne zonen e Ali Demit. Ndërkohë që nuk ka munguar dhe dhuna fizike dhe kërcënimi me armë zjarri. Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit, teksa personat e përfshirë nuk janë identifikuar ende.

The post Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, gjenden gëzhoja në vendngjarje appeared first on Lapsi.al.

Të shtëna, panik dhe kaos! PAMJE tronditëse nga sulmi në shkollën austriake

By: Oldi
10 June 2025 at 17:17

Të paktën dhjetë persona janë qëlluar për vdekje në një shkollë të mesme në qytetin austriak të Gracit të Austrrisë, mëngjesin e kësaj të marte. Midis viktimave ka tetë nxënës dhe të paktën një i rritur. Autori i dyshuar i sulmit është gjithashtu midis tyre. Disa të tjerë u plagosën rëndë në sulmin e së […]

The post Të shtëna, panik dhe kaos! PAMJE tronditëse nga sulmi në shkollën austriake appeared first on BoldNews.al.

Rritet bilanci nga të shtënat në shkollë në Austri: 10 të vdekur, shumica nxënës

10 June 2025 at 12:38

Të paktën 10 persona janë vrarë të martën në një sulm me të shtëna me armë në një shkollë në qytetin Grac të Austrisë, tha kryetarja e qytetit, Elke Kahr.

Kahr tha se sulmuesi i dyshuar është vrarë gjithashtu.

Ajo e përshkroi sulmin si “tragjedi e tmerrshme”, raporton agjencia Austria Press.

Shtatë prej të vrarëve janë studentë. Khar tha se shumë njerëz të tjerë janë dërguar në spitale për shkak të plagëve.

Policia austriake tha se beson se sulmuesi veproi i vetëm.

Edhe Forcat Speciale janë dërguar në gjimnazin BORG Dreierschützengasse, pas një telefonate në orën 10:00 të mëngjesit.

Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt.

Policia shtoi se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik.

Grac, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300.000 banorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet bilanci nga të shtënat në shkollë në Austri: 10 të vdekur, shumica nxënës appeared first on Euronews Albania.

Të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Austri, shkon në 8 numri i viktimave

By: user7
10 June 2025 at 11:53

Të paktën 8 persona u vranë kur një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë në qytetin austriak të Grazit të martën, dhe të tjerë u plagosën. Duke cituar policinë lokale, media shtetërore austriake, përfshirë transmetuesin kombëtar ORF, tha se disa persona ishin plagosur rëndë, përfshirë studentë dhe mësues.

Policia tha se një operacion ishte duke u zhvilluar në një rrugë në kryeqytetin austriak të quajtur Dreierschuetzengasse, në të cilën ndodhet një shkollë e mesme, por nuk pranoi të jepte komente të mëtejshme. Media Kronen Zeitung tha se një i dyshuar është gjetur i vdekur në një banjo, por raporti nuk mund të konfirmohej menjëherë.

The post Të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Austri, shkon në 8 numri i viktimave appeared first on Lapsi.al.

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë, raportohet për 5 viktima

10 June 2025 at 11:25

Disa persona kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi me armë në një shkollë në qytetin austriak të Gracit.

Policia thotë se një operacion është duke u zhvilluar pasi u raportuan të shtëna me armë zjarri në shkollën BORG Dreierschützengasse.Mediat lokale raportojnë se personi i dyshuar për armëmbajtje besohet se ka vrarë veten.

The post Të shtëna me armë zjarri në një shkollë, raportohet për 5 viktima appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtëna me armë zjarri pranë selisë së CIA-s

22 May 2025 at 19:34

Një incident është regjistruar këtë të enjte jashtë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Langley, SHBA, ku rojet e sigurisë hapën zjarr, duke plagosur një person. Ngjarja ndodhi pranë portës kryesore të objektit dhe aktualisht po hetohet nga autoritetet federale. Sipas një deklarate të zëdhënësit të CIA-s, incidenti ndodhi jashtë perimetrit të […]

The post Të shtëna me armë zjarri pranë selisë së CIA-s appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë qëndrore të CIA-s

By: user 8
22 May 2025 at 16:00

Rojet e sigurisë në selinë e CIA-s në Virginia hapën zjarr këtë të enjte jashtë ambienteve të CIA-s.

CIA e përshkroi ngjarjen si një “incident sigurie”.

Incidenti ndodhi jashtë objektit të CIA-s në Langley dhe rezultoi në plagosjen e një personi.

Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi dy punonjës të ambasadës izraelite , Yaron Lisinsky dhe Sarah Milgrim, u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington.

Lexo më tej: Nga Gaza në SHBA: Vrasje e dyfishtë politike në zemër të Uashingtonit 

Deri më tani, nuk ka asnjë indikacion se dy incidentet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

“Pati një incident sigurie ndaj të cilit forcat e rendit reaguan jashtë selisë së CIA-s”, tha zëdhënësi, duke shtuar se porta kryesore mbetet e mbyllur dhe punonjësve po u kërkohet të përdorin rrugë alternative.

“Informacion shtesë do të jepet kur të konsiderohet e përshtatshme,” shtoi ai.

The post Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë qëndrore të CIA-s appeared first on Lapsi.al.

Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s në SHBA, detaje e para

22 May 2025 at 15:27

Rojet e sigurisë në selinë e CIA-s në Virginia hapën zjarr këtë të enjte jashtë ambienteve të CIA-s. CIA e përshkroi ngjarjen si një “incident sigurie”. Incidenti ndodhi jashtë objektit të CIA-s në Langley dhe rezultoi në plagosjen e një personi.

Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi dy punonjës të ambasadës izraelite , Yaron Lisinsky dhe Sarah Milgrim, u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington.

Deri më tani, nuk ka asnjë indikacion se dy incidentet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

“Pati një incident sigurie ndaj të cilit forcat e rendit reaguan jashtë selisë së CIA-s”, tha zëdhënësi, duke shtuar se porta kryesore mbetet e mbyllur dhe punonjësve po u kërkohet të përdorin rrugë alternative.

“Informacion shtesë do të jepet kur të konsiderohet e përshtatshme,” shtoi ai.

The post Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s në SHBA, detaje e para appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s në SHBA, detaje e para

By: Oldi
22 May 2025 at 15:20

Rojet e sigurisë në selinë e CIA-s në Virginia hapën zjarr këtë të enjte jashtë ambienteve të CIA-s. CIA e përshkroi ngjarjen si një “incident sigurie”. Incidenti ndodhi jashtë objektit të CIA-s në Langley dhe rezultoi në plagosjen e një personi. Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi dy punonjës të ambasadës izraelite , Yaron Lisinsky […]

The post Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s në SHBA, detaje e para appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Tiranë, plagoset një 28-vjeçar (EMRI)

By: V K
18 May 2025 at 09:33

Gjatë orëve të natës, të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë.

Sipas raportimeve ka një person të plagosur, i cili ka marrë një plumb në kofshë, pa pasoja të rënda për jetën.

I plagosuri është identifikuar si Kristjan Kaçorri 28-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një kioskë tek “Lulishtja” në Komunë të Parisit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes teksa i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës.

The post Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Tiranë, plagoset një 28-vjeçar (EMRI) appeared first on Albeu.com.

❌
❌