Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Thumanë, një person humb jetën

By: user7
2 July 2025 at 12:13

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Sipas raportimeve, dy makina janë përplasur më njëra-tjetrën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Borizanë.

Bëhet me dije se një person ka humbur dhge tre të tjerë janë plagosur. Viktima raportohet se ishte pasagjere në një nga automjetet dhe është identifikuar si Bedrije Saja.

Të plagosurit janë dy shoferët Malvina Kani e Idriz Saja dhe pasagjerja tjetër Lindita Saja. Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Thumanë, një person humb jetën appeared first on Lapsi.al.

Nuk ndalen tërmetet, Fushë Kruja vijon të lëkundet

By: user 6
27 June 2025 at 23:22

Një tjetër tërmet lëkundi zonën mes Tiranës dhe Fushë Krujës mbrëmjen e kësaj të premteje. Epiqendra ishte në Kamëz dhe magnituda 3 e shkallës Rihter.

Lëkundjet u ndihen edhe në kryeqytet. Ky ishte i fundit i një vale lëkundjesh që vijon prej disa ditësh.

Dy lëkundje të forta me magnitudë 4.4 dhe 3.8 u shënuan në orët e para të mëngjesit të së premtes. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë zonë ka pasur mbi 10 lëkundje të forta. ©LAPSI.al

The post Nuk ndalen tërmetet, Fushë Kruja vijon të lëkundet appeared first on Lapsi.al.

Tritoli në Fushë Krujë, pista që po hetohet/ Dëshmon pronari i biznesit: Nuk kam probleme, por…

27 June 2025 at 10:56

(Foto ilustruese)

FUSHË KRUJË- Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Dyqani në pronësi të 30-vjeçarit, Donald Luka, përdorej për përpunim dhe shitje mishi. Ndërkohë aty ai ka edhe biznese të tjera si restorante dhe bar kafe. Tritoli i është vendosur në pjesën e qepenit dhe ka shkaktuar dëmtime të vogla.

I thirrur në polici Donald Luka në deklaratën e tij paraprake ka thënë se nuk ka probleme dhe se nuk e ka idenë se kush mund t’ja ketë bërë, por policia dyshon se ky është një mesazh për konflikte të mëparshme që ka pasur familja Luka.

Donald Luka rezulton i njohur për policinë pasi në mars të vitit 2022 është akuzuar se së bashku me të vëllain Ernest Lukan rrahën kuzhinierin Indrit Çela për një parakalim të gabuar.

Në atë kohë, u arrestua edhe babai i tyre Llesh Luka pasi pas një kontrolli në banesën e tyre policia gjeti të instaluar një shtëpi bari.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” në aksin që lidh Rinasin me Fushë-Krujën. Indrit Çela udhëtonte me makinën personale në këtë aks, kur dy vëllezërit i zunë pritë, duke e goditur me sende të forta. Autorë të ngjarjes ishin dy vëllezërit Ernest dhe Donald Luka.

Bazuar edhe te pamjet filmike në atë kohë, Indrit Çela është qëlluar me shufra hekuri nga vëllezërit që i kishin bllokuar rrugën mbi “Urën e Gjolës” në Fushë-Krujë./abcnews.al

Lëkundje tërmeti mëngjesin e sotëm në Shqipëri

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin tonë, njofton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 08:59 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter me epiqendër në Fushë-Krujë me një thellësi prej 10 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.

Lëkundjet zgjatën pak sekonda, ndërsa nuk raportohen dëme materiale. Po ashtu, lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Zall-Herr (Tiranë), rreth orës 09:04, me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter dhe thellësi 15 km.

/k.s//r.e//a.f/

The post Lëkundje tërmeti mëngjesin e sotëm në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I vunë tritol në dyqan, kush është Donald Luka, zbardhet sherri për parakalimin e gabuar

By: Ela
27 June 2025 at 09:44

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një dyqan në aksin rrugor Fushë Krujë-Derven. Lënda shpërthyese ishte vendosur në hyrje të dyqanit të mishit në pronësi të 30-vjeçarit Donald Luka. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, teksa policia ka mbledhur kamerat e sigurisë dhe po punon për identifikimin […]

The post I vunë tritol në dyqan, kush është Donald Luka, zbardhet sherri për parakalimin e gabuar appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti në orët e para të mëngjesit, Sizmiologët: S’ka vend për panik

By: Elva
24 June 2025 at 15:55

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm me epiqendër në zonën e Niklës, në Fushë-Krujë. Lëkundjet u ndjenë kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke shqetësuar qytetarët, por sipas ekspertëve, nuk ka vend për alarm. Sizmiologu Edmond Dushi e ka cilësuar tërmetin si një lëkundje të shkallës […]

The post Tërmeti në orët e para të mëngjesit, Sizmiologët: S’ka vend për panik appeared first on BoldNews.al.

Tërmet 4.2 ballë në Shqipëri, epiqendra në Fushë Krujë

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Një tërmet i magnitudës 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 05:04 të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra është regjistruar në Fushë-Krujë, në një thellësi prej 15 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth epiqendrës.

Tërmeti në Fushë Krujë është pasuar nga disa lëkundje të tjera më të lehta në zonën e Krujës, Tiranës dhe Niklës, me magnitudë që nuk ka kaluar 2.4 ballë. Lëkundja më e fortë pas goditjes kryesore është regjistruar në Thumanë, me magnitudë 3.4 ballë.

/a.f/

The post Tërmet 4.2 ballë në Shqipëri, epiqendra në Fushë Krujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tërmeti shkund Tiranën, sa ishte magnituda

24 June 2025 at 05:25

Lëkundje sizmike janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në vendin tonë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me magnitudë 4.2 e shkallës Rihter, teksa epiqendra e tij ka qenë në Nikël. Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Tiranës, FUshë Krujës dhe Durrësit. Tërmeti është regjistruar 05:04 të mëngjesit, teksa […]

The post Tërmeti shkund Tiranën, sa ishte magnituda appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë zjarri në Fushë- Krujë/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

By: user7
20 June 2025 at 11:08

Janë publikuar edhe pamjet nga të shtënat me armë zjarri në likalin e Fushë- Krujës. Siç raportohet policia dyshon se autoret kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballe lokalit, pasi nga kqyrja e kamerave të sigurisë nuk duken as autoret dhe as një automjet me të cilin mund të kenë lëvizur autorët.

Gjithashtu bëhet e ditur se në momentin e atentatit, pronari i lokalit, Mond Voga ka qenë aty së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Voga është ish- shoferi i Arjan Ndoj, tashmë deputet i PD, dhe të cilit iu bë atentat në vitin 2019, kur ishte prokuror.

The post Të shtënat me armë zjarri në Fushë- Krujë/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes appeared first on Lapsi.al.

Të shtëna me armë zjarri drejt lokalit të ish-shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoja

By: Besnik
20 June 2025 at 09:56

Një pronar lokali ka denoncuar një ngjarje të rëndë në Policinë e Tiranës, ku ka deklaruar se në drejtim të biznesit të tij në Fushë-Krujë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia njofton se nga të shtënat në drejtim të lokalit të Mondi Vogës, ngjarje e ndodhur pak pas mesnate, ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga burime thuhet se pronari i lokalit, Mondi Voga, është ish-shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoj ndërsa në drejtim të biznesit të tij është qëlluar me kallashnikov, ndërsa janë gjetur rreth 15 gëzhoja në vendngjarje.

Grupi hetimor dyshon se është qëlluar nga një distancë e largët, pasi nga shqyrtimi i kamerave të sigurisë nuk duken as autorët, as automjeti që mund të ketë shërbyer për lëvizjen e tyre por mendohet se të shtënat kanë ardhur nga ana tjetër e rrugës, përballë lokalit.

Në momentin e të shtënave Voga ka qenë bashkë me familjen duke fjetur, ndërsa lokali ndodhet në katin e parë të hotelit të tij.

Ai rezulton të jetë proceduar disa vite më parë në lidhje me akuzat për dhunë ndaj avokatit durrsak Ilia Ilia.

Mondi Voga dhe Arjan Ndoja

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë-Krujë. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit,” – thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të shtëna me armë zjarri drejt lokalit të ish-shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoja appeared first on Euronews Albania.

Të shtënat me armë drejt lokalit të tij në Fushë Krujë/ Kush është Mond Voga

By: user7
20 June 2025 at 10:24

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur në orët e para në Fushë-Krujë. Mësohet se pronari i lokalit Mond Voga, ku u qëllua me armë zjarri ka qenë i arrestuar më herët për armë pa leje. Gjithashtu bëhet me dije se Voga është ish-shoferi i Arjan Ndoj, tashmë deputet i PD, dhe të cilit iu bë atentat në vitin 2019, kur ishte prokuror.

Ngjarja ndodhi rreth orës 1:10 në fshatin Krastë të Fushë Krujës, dhe më pas pronari i lokalit Mond Voga ka njoftuar policinë. Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorit/ëve.

The post Të shtënat me armë drejt lokalit të tij në Fushë Krujë/ Kush është Mond Voga appeared first on Lapsi.al.

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë/ Qëllohet në drejtim të një lokali

By: user7
20 June 2025 at 09:52

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur drejt një lokali në Fushë Krujë, në orët e para të mëngjesit të sotëm (20 Qershor). Ngjarja ka ndodhur reth orës 01:10 dhe pronari i lokalit Mond Voga ka njoftuar policinë.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, teksa plumbat kanë prekur ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë po punohet për identifikimin e autorit/ëve.

The post Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë/ Qëllohet në drejtim të një lokali appeared first on Lapsi.al.

Parcela me kanabis, arrestohen 3 persona në Fushë Krujë

By: Re Nato
19 June 2025 at 10:55

Tre persona janë arrestuar në Fushë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.

Kastriot Bazja dhe Murat Seferi e Emiljano Seferi, të dy vëllezër, u vunë në pranga, si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Në fshatin Zgërdhesh, u zbuluan 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Vijon puna për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë./abcnews.al

Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, reagon DPB: Nuk u cenua siguria e institucionit

By: Ardit
29 May 2025 at 10:39

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrethimin e burgut të Fushë-Krujës, ku një sasi tritoli u hodh pranë këtij institucioni të vuajtjes së dënimit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Në një reagim publik,  Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se lënda plasëse është hedhur në […]

The post Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, reagon DPB: Nuk u cenua siguria e institucionit appeared first on BoldNews.al.

Shpërthimi në burgun e Fushë Krujës/ Dyshohet për tentativë arratisje, bomba ishte artizanale me nitrat

29 May 2025 at 09:49

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i regjistruar mbrëmjen e djeshme brenda rrethimit të burgut të sigurisë së lartë të Fushë-Krujës. Mësohet se bomba ishte artizanale, e krijuar me nitrat. Lënda plasëse është hedhur pranë gjeneratorit të burgut, por dyshohet se sasia ka qenë e vogël dhe nuk ka shkaktuar dëme materiale […]

The post Shpërthimi në burgun e Fushë Krujës/ Dyshohet për tentativë arratisje, bomba ishte artizanale me nitrat appeared first on BoldNews.al.

Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, tritoli ishte krijuar në mënyrë artizanale

By: user 11
29 May 2025 at 10:03

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Fushë-Krujës. Lënda plasëse e hedhur në afërsi të kabinave elektrike dhe gjeneratorit ka qenë artizanale.

Dyshohet se sulmi me tritol pranë gjeneratorit që ndodhej në rrethimin e jashtëm të burgut ka qenë tentativë për rrëmujë ose arratisje. Raportohet se grupi hetimor po këqyr kamerat e sigurisë për të kuptuar se si ka përfunduar tritoli me nitrat brenda perimetrit të burgut. Nga shpërthimi i tritolit me nitrat nuk ka pasur persona të lënduar.

Njoftim:

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e IEVP Fushë-Krujë është dëgjuar një shpërthim brenda rrethimit. Menjëherë pas ngjarjes, janë njoftuar strukturat përkatëse: Policinë e Shtetit, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Prokurorinë.

Nga verifikimet paraprake në vendin e ngjarjes, është konstatuar një gropë në tokë pranë zonës ku ndodhet gjeneratori, duke ngritur dyshime se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sasi e dyshuar lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar dhe nuk ka dëme materiale.

Grupet hetimore ndodhen në ende në terren dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve të mundshëm.

Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se lënda plasëse është hedhur në zonën e rrethimit të jashtëm, pranë rrugës kryesore. Kjo zonë nuk ndikon dhe nuk cenon sigurinë apo jetën brenda perimetrit të brendshëm të të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Pamjet filmike të sigurisë janë administruar dhe janë marrë në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor. Gjithashtu, po mblidhen pamje edhe nga kamerat e sigurisë në rrugët përreth, për të ndihmuar në identifikimin e autorëve.

The post Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, tritoli ishte krijuar në mënyrë artizanale appeared first on Lapsi.al.

Shpërthim me tritol brenda burgut të Fushë-Krujës, çfarë dyshohet

29 May 2025 at 07:51

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e djeshme brenda rrethimit të burgut të sigurisë së lartë të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22: 45, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se është tentuar të dëmtohet gjeneratori, i cili ndodhet në këtë burg. Kjo për shkak se në vendin ku ka ndodhur shpërthimi, ndodhen disa […]

The post Shpërthim me tritol brenda burgut të Fushë-Krujës, çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Eksploviz me nitrat në burgun e Fushë Krujës, u vendos pranë gjeneratorit

By: Re Nato
28 May 2025 at 23:50

Një eksploziv me nitrat u vendos në burgun e Fushë Krujës, pranë gjeneratorit.

Gazetarja Bleona Sari raporton se në vendngjarje nga Drejtoria e Policisë Tiranë.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Ndërkaq, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit./abcnews.al

Shpërthim në burgun e Fushë Krujës/ Policia: Nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale

By: Re Nato
28 May 2025 at 23:24

Policia ka dhënë reagim zyrtar në lidhje me një shpërthim të dëgjuar pranë burgut të Fushë Krujës.

Në njoftim, thuhet se është dëgjuar një shpërthim brenda territorit të burgut.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Ndërkaq, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit./abcnews.al

❌
❌