Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

11 July 2025 at 19:31

Një tërmet me magnitudë 5 ndodhi pranë brigjeve të Zakinthos në perëndim të Peloponezit në orën 19:24 të premten, (ora lokale)

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 60 kilometra në perëndim, në jugperëndim të Strofades dhe thellësia fokale ishte 10.8 kilometra. Deri tani nuk raportohet për viktima.

 

The post Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

7 July 2025 at 20:58

Një tërmet i fortë ka goditur Kretën pak minuta më parë. Mediat greke bëjnë me dije se forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 5.

Epiqendra e  tërmetit ka qenë 31 kilometra në lindje-verilindje të Zakrosit, ndërsa thellësia fokale ishte 7.8 kilometra.

 

Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.

The post Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në vend, ndjehen edhe në Tiranë

27 June 2025 at 09:03

Sërish lëkundje tërmeti janë regjistruar në Shqipëri.

Lëkundjet të forta janë ndjerë edhe në Tiranë. Sipas të dhënave magnituda ka qenë 4 ballë.

Tërmeti është shoqëruar me disa pasgoditje

 

Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

By: Oldi
24 June 2025 at 22:01

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në Tiranë. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u ndjenë në orën 21:53 me orën lokale, me epiqendër në Nikël, 13 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Bëhet me dije se tërmeti ishte me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter, me një thellësi prej 5 kilometrash, çka e bëri […]

The post Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti shkund Tiranën, sa ishte magnituda

24 June 2025 at 05:25

Lëkundje sizmike janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në vendin tonë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me magnitudë 4.2 e shkallës Rihter, teksa epiqendra e tij ka qenë në Nikël. Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Tiranës, FUshë Krujës dhe Durrësit. Tërmeti është regjistruar 05:04 të mëngjesit, teksa […]

The post Tërmeti shkund Tiranën, sa ishte magnituda appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

20 June 2025 at 16:16

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u regjistruar këtë të premte në brigjet e Kretës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ndodhi 47 kilometra në jugperëndim të Paleochoras, Hania.

Ndërsa thellësia e tij vlerësohet në 20.6 kilometra.

The post Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmet në Greqi, ja magnituda dhe epiqendra

By: Oldi
20 June 2025 at 08:55

Një tërmet ndodhi mëngjesin herët të kësaj të premteje në ishullin e Zakinthos . Konkretisht, një dridhje sizmike me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 06:59, në Zakinthos, në një distancë prej 373 km në perëndim të Athinës. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e dridhjeve ndodhet në zonën […]

The post Tërmet në Greqi, ja magnituda dhe epiqendra appeared first on BoldNews.al.

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

19 June 2025 at 19:35

Një tërmet me magnitudë 3 të shkallës Rihter është regjistruar në afërsi të Vorës, në orën 16:00 të ditës së sotme.

Pak minuta më pas, një tjetër tërmet, këtë herë më i vogël, me magnitudë 2.1 është regjistruar pak kilometra më larg, me epiqendër në afërsi të Krujës.

Lëkundjet janë raportuar nga banorët e zonës si të dobëta dhe se kanë zgjatur vetëm pak sekonda.

Lëkundje të lehta tërmeti në afërsi të Vorës

The post Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

16 June 2025 at 21:23

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të Rihterit ka goditur rajonin e Kalkidhikisë në Greqi.

Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 23 kilometra në jugperëndim të Paliourit në zonën e Kasandras, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Sipas burimeve, deri tani nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar.

The post Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmet i frikshëm/ Kryeqyteti Peruan goditet rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore, ja sa ishte magnituda

16 June 2025 at 09:18

Tërmeti u regjistrua rreth orës 11:35 (ora lokale; 18:35 sipas orës tonë), rreth 30 kilometra në jugperëndim të Callao, një qytet bregdetar rreth dhjetë kilometra nga Lima, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike Peruane.

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi kryeqytetin peruan dhe rrethinat e tij të dielën, duke vrarë një person dhe duke plagosur 36 të tjerë, duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe dëme në infrastrukturën shëndetësore dhe shkollore, thanë autoritetet.

Policia njoftoi se një 36-vjeçar humbi jetën kur një mur u shemb mbi automjetin me të cilin po udhëtonte, në lagjen Independencia të kryeqytetit peruan. Nga ana e saj, qendra kombëtare e operacioneve të emergjencës (COEN) raportoi për 36 persona të plagosur në Lima, njëri prej të cilëve është shtruar në spital.

“U bëj thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë”, tha presidentja Dina Boluarte, duke shtuar se nuk ishte lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Peruja ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit të Oqeanit Paqësor, një zonë e gjerë me aktivitet të fortë vullkanik dhe sizmik që shtrihet pjesërisht përgjatë bregdetit perëndimor të kontinentit amerikan. Vendi regjistron qindra tërmete të dukshme çdo vit.

The post Tërmet i frikshëm/ Kryeqyteti Peruan goditet rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmet i fortë në Indonezi, sa ishte magnituda

12 June 2025 at 13:09

Indonezia është goditur këtë të enjte nga një tërmet i fuqishëm.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti ishte me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti goditi ishullin Seram në një thellësi prej 10 kilometrash. Tërmeti ndodhi këtë mëngjes në orën 9:40 të mëngjesit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tërmet i fortë në Indonezi, sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

By: Oldi
7 June 2025 at 15:07

Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë, më 7 qershor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua në orën 15:46, me orën e Greqisë, në Detin Egje. Epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 10 kilometrash. Lëkundjet sizmike u ndjenë veçanërisht në pjesën verilindore të Greqisë, […]

The post Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda appeared first on BoldNews.al.

Tërmet i fortë ‘godet’ vendin fqinj, ja sa ishte magnituda

7 June 2025 at 15:17

Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë, më 7 qershor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua në orën 15:46, me orën e Greqisë, në Detin Egje.

Epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 10 kilometrash. Lëkundjet sizmike u ndjenë veçanërisht në pjesën verilindore të Greqisë, duke përfshirë edhe qytetin e Selanikut, i cili ndodhet rreth 112 kilometra në perëndim-veriperëndim të epiqendrës.

Zona më e afërt me epiqendrën është fshati bregdetar Sárti, vetëm 25 kilometra në jug-juglindje të saj, ku jetojnë rreth 1,100 banorë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Lexo edhe:

The post Tërmet i fortë ‘godet’ vendin fqinj, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

6 June 2025 at 21:22

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka goditur sot brigjet veriore të Kilit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe duke vënë në lëvizje shërbimet e emergjencës.

Sipas raportimeve të para, tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 40 miljesh nën tokë, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen në një zonë të gjerë. Më herët gjatë natës, një tjetër tërmet me magnitudë 6.5 ballë u regjistrua menjëherë pas mesnatës, ndërsa një lëkundje e tretë, po ashtu e fortë, u ndje në mesditë pranë qytetit Copiapo, në një thellësi prej vetëm 10 miljesh.

Zyra Kombëtare e Emergjencave (ONEMI) njoftoi se po monitoron nga afër zhvillimet dhe se autoritetet lokale janë në terren për të vlerësuar dëmet. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Banorët janë këshilluar të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, për shkak të mundësisë së lëkundjeve pasuese

The post Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

3 June 2025 at 18:18

Një tërmet ndodhi pak pas orës 14:00 në zonën detare të Ierapetrës, Kretë. Konkretisht, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti kishte një magnitudë prej 5.3 ballë sipas shkallës Rihter.

Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 9.2 kilometrash dhe ndodhi 14 kilometra në lindje të Chryssi, pranë Ierapetrës.

Siç i tha për të përditshem greke ‘Kathimerini’, Drejtori i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik, Athanasios Ganas, tërmeti i mëngjesit në Rodos dhe tërmeti i pasdites në Kretë nuk duket se janë të lidhur me njëri-tjetrin, megjithatë, të dy janë pjesë e harkut grek, në anën e tij juglindore.

“Tërmeti i pasdites në Kretë gjithashtu nuk lidhet me tërmetin e vitit 2020, me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter, që ndodhi në jug të Ierapetrës. Tërmeti i sotëm erdhi nga një çarje që nuk kishte prodhuar aktivitet sizmik në dekadën e fundit dhe nevojitet më shumë kohë për të vlerësuar potencialin e tij sizmik. Ndryshe nga tërmeti i mëngjesit në Rodos, tërmeti në Kretë ishte sipërfaqësor dhe ndodhi në një distancë prej 30 kilometrash nga Ierapetra”,-tha eksperti grek.

Profesori i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe president i OASP, Efthimios Lekkas, ky është një tërmet i pavarur nga ai i mëngjesit, 5.8 Rihter në zonën detare në veri të Rodosit, por edhe nga ai që ndodhi disa ditë më parë në Arkalochori, 4.3 Rihter.

The post Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

1 June 2025 at 22:03

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter goditi Bosnjën dhe Hercegovinën jugore.

Siç raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për një tërmet në një zonë 15 kilometra nga Stolaci dhe 31 kilometra nga Mostari.

Tërmeti u regjistrua në orën 18:41. në një thellësi prej pesë kilometrash. Ky është tërmeti i tretë në BeH i regjistruar në 44 orët e fundit, raporton EMSC.

The post Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

26 May 2025 at 15:51

Ishulli japonez Hokkaido u godit sot nga një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Epiqendra e tërmetit, siç u tha, ishte në një thellësi prej 46 kilometrash.

Në sipërfaqe, ndikimi ishte më afër vendeve Urakaëa dhe Obihiro.

Për momentin nuk ka raportime për të lënduar apo dëme të mundshme materiale.

Hokkaido është ishulli i dytë më i madh japonez dhe ndodhet në veri të vendit.

 

The post Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

18 May 2025 at 17:13

Sot në mëngjes në orën 5 e 7 minuta dhe orën 5 e 16 minuta janë regjistruar disa  tërmete.

Epiqendrat e të cilëve rrjedhin nga rajoni epiqendror Peshteni  Ohër Strugë, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me mangituda lokale të Rihterit, 3.4 dhe 2.3.

Kështu informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti në orën 5 e 7 minuta është ndjerë në Ohër, Strugë dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV shkallëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane.

The post Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti i fortë shkund Greqinë, ja sa ishte magnituda, paralajmërimi për cunam

By: V K
14 May 2025 at 08:54

Gjatë natës së kaluar, një tërmet i fortë është regjistruar në Greqi, me epiqendër pranë ishullit të Kretës. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.1 e shkallës Rihter dhe me një thellësi fokale prej 71 km, teksa lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 01:51 me orën greke.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 20 kilometra në jug-jugperëndim të ishullit Kasos, në lindje të Kretës, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Lëkundjet sizmike u ndjenë pranë Kretës, si dhe në ishujt Rodos dhe Kos, si dhe në disa pjesë të Turqisë, dhe si masë paraprake u lëshua një paralajmërim për cunami.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme të rënda materiale. Presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet (OASP) dhe profesori i gjeologjisë, Efimios Lekas, tha se thellësia e madhe fokale ishte një tipar kyç i këtij tërmeti, pasi uli intensitetin në sipërfaqe.

Sipas përshkrimeve të para të banorëve, nuk u regjistrua asnjë ndikim i rëndësishëm i tërmetit. Lekas ​​theksoi se tërmete të tilla në atë thellësi zakonisht ndodhin si ngjarje individuale, pa aktivitet të theksuar para ose pas sizmik. Ai shtoi se tërmeti ndodhi në “Harkun Grek”, vendin ku përplasen pllakat tektonike evropiane dhe afrikane.

Duke komentuar mbi lidhjet e mundshme me tërmetet e fundit në Santorini dhe Turqi, Lekas ​​theksoi se nuk ka lidhje, pasi kushtet gjeotektonike janë të ndryshme.

 

The post Tërmeti i fortë shkund Greqinë, ja sa ishte magnituda, paralajmërimi për cunam appeared first on Albeu.com.

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

5 May 2025 at 18:05

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter goditi sot zonën detare në bregun lindor të rajonit kinez të Tajvanit, njoftoi Administrata Meteorologjike e Tajvanit.

Tërmeti tronditi për pak kohë ndërtesat në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei, raportoi Reuters.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 30 kilometra larg bregdetit në një thellësi prej 6.6 kilometrash, sipas njoftimit.

Për momentin nuk ka informacione për lëndime ose dëme të mundshme.

Tajvani ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike, prandaj tërmetet janë të shpeshta në ishull.

Më shumë se 100 persona humbën jetën në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016.

Më shumë se 2,000 njerëz vdiqën në një tërmet me magnitudë 7.3 të shkallës Rihter në vitin 1999.

The post Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌