Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Kapet me 10 kilogramë kanabis, arrestohet shqiptari në Selanik

12 July 2025 at 12:57

Oficerët e policisë nga Ekipi i Zbatimit të Ligjit kundër Drogës i Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Kilkis arrestuan dje pasdite në një zonë të Selanikut një 41-vjeçar shqiptar, për trafikim dhe ruajtje të lëndëve narkotike.

Konkretisht, sipas policisë greke, pas veprimeve të koordinuara nga policia, shqiptari u lokalizua dhe në një magazinë që ai e përdorte si zonë ruajtje për lëndë narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan 10 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 10 kg e 526 gramë.

Në posedim të tij u gjetën dhe u konfiskuan 1 çelës magazine dhe 2 telefona celularë.

Before yesterdayMain stream

Zbulohet plantacioni me 165 fidanë kanabisi pranë kanaleve të ujitjes në Selanik, në pranga shqiptari

1 July 2025 at 11:38

Policia në një zonë rurale të Halkidonit, Selanik , zbuloi një plantacion me 165 fidanë kanabisi dhe arrestoi një 37-vjeçar shqiptar. Fidanët, 20 deri në 30 centimetra të lartë, ishin në fazë rritjeje dhe ishin mbjellë në një zonë të projektuar dhe të pastruar posaçërisht, pranë kanaleve të ujitjes.

37-vjeçari dyshohet se ka kultivuar fidanët edhe një bashkëpunëtor tjetër. Një hetim nga Departamenti i Policisë së Paionisë i kishte paraprirë arrestimit të 37-vjeçarit. Përveç fidanëve, u sekuestrua edhe një motoçikletë e përdorur nga autorët për të shkuar në vendngjarje, e cila rezultoi se ishte vjedhur shkurtin e vitit të kaluar.

The post Zbulohet plantacioni me 165 fidanë kanabisi pranë kanaleve të ujitjes në Selanik, në pranga shqiptari appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

By: Oldi
7 June 2025 at 15:07

Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë, më 7 qershor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua në orën 15:46, me orën e Greqisë, në Detin Egje. Epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 10 kilometrash. Lëkundjet sizmike u ndjenë veçanërisht në pjesën verilindore të Greqisë, […]

The post Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda appeared first on BoldNews.al.

Ministri i Jashtëm për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

By: Mirgen
1 June 2025 at 22:07

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dha një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së tij në Athinë, e cila pritet të zhvillohet të martën që vjen. Në këtë intervistë, Hasani theksoi se qeveria e Edi Ramës është “e hapur dhe plotësisht e angazhuar për të nxitur dialogun mbi të gjitha […]

The post Ministri i Jashtëm për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin” appeared first on BoldNews.al.

Sherr i ashpër në Selanik, shqiptari qëllon me armë zjarri

By: user 8
8 May 2025 at 16:47

Janë identifikuar të dhënat e shoferit që qëlloi në tokë të hënën në mbrëmje, pas një debati që ndodhi në mes të rrugës me një shofer 41-vjeçar, në Evosmos të Selanikut.

Sipas policisë, ai është një shtetas shqiptar 30-vjeçar, ndaj të cilit është ngritur një çështje penale për lëndim trupor dhe shkelje të ligjit për armët.

Incidenti ndodhi kur 30-vjeçari fillimisht debatoi me një shofere femër, të cilën 41-vjeçari, me origjinë nga Gjeorgjia, nxitoi ta mbronte.

Një konfrontim pasoi midis dy burrave, ku i pari përdori dhunë fizike, ndërsa i dyti nxori një armë dhe qëlloi një herë në tokë si kërcënim, përpara se të kthehej në makinën e tij dhe të largohej nga vendi i ngjarjes. 41-vjeçari mbeti i plagosur lehtë nga goditjet që mori.

The post Sherr i ashpër në Selanik, shqiptari qëllon me armë zjarri appeared first on Lapsi.al.

Tentoi të vendoste eksploziv në një bankomat në Selanik/ 38-vjeçarja humb jetën nga shpërthimi

3 May 2025 at 18:50

Një grua 38-vjeçare ka humbur jetën në qytetin e Selanikut, pasi një pajisje shpërthyese që ajo mbante me vete shpërtheu në duart e saj.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banke, ku dyshohet se gruaja po përpiqej të vendoste bombën në një bankomat.

Sipas policisë greke, shpërthimi shkaktoi dëme materiale në vitrinat e disa dyqaneve dhe automjete të parkuara në afërsi.

“Me sa duket, ajo planifikonte ta vendoste pajisjen në bankomat, por diçka shkoi keq dhe ajo shpërtheu në duart e saj”, tha për Reuters një zyrtar i lartë i policisë.

Autoritetet kanë nisur një hetim penal, ndërsa viktima ishte e njohur për policinë për përfshirje në raste të mëparshme grabitjesh.

Sipas agjencisë Associated Press, po hetohen edhe pista të mundshme që e lidhin ngjarjen me grupe ekstremiste të majta.

Ky shpërthim ndodh pak javë pas një incidenti të ngjashëm në Athinë, ku një pajisje shpërthyese shpërtheu pranë zyrave të kompanisë Hellenic Train.

Atëherë, policia kishte marrë telefonata paralajmëruese dhe ndërtesa ishte evakuuar përpara se të ndodhte shpërthimi.

The post Tentoi të vendoste eksploziv në një bankomat në Selanik/ 38-vjeçarja humb jetën nga shpërthimi appeared first on Sot News | Lajme.

Po e vendoste në një bankomat në Selanik, 38-vjeçarja vdes nga shpërthimi i bombës

By: Besnik
3 May 2025 at 16:52

Një grua 38-vjeçare ka humbur jetën në qytetin e Selanikut, pasi një pajisje shpërthyese që ajo mbante me vete shpërtheu në duart e saj.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banke, ku dyshohet se gruaja po përpiqej të vendoste bombën në një bankomat.

Sipas policisë greke, shpërthimi shkaktoi dëme materiale në vitrinat e disa dyqaneve dhe automjete të parkuara në afërsi.

“Me sa duket, ajo planifikonte ta vendoste pajisjen në bankomat, por diçka shkoi keq dhe ajo shpërtheu në duart e saj”, tha për Reuters një zyrtar i lartë i policisë.

Autoritetet kanë nisur një hetim penal, ndërsa viktima ishte e njohur për policinë për përfshirje në raste të mëparshme grabitjesh.

Sipas agjencisë Associated Press, po hetohen edhe pista të mundshme që e lidhin ngjarjen me grupe ekstremiste të majta.

Ky shpërthim ndodh pak javë pas një incidenti të ngjashëm në Athinë, ku një pajisje shpërthyese shpërtheu pranë zyrave të kompanisë Hellenic Train.

Atëherë, policia kishte marrë telefonata paralajmëruese dhe ndërtesa ishte evakuuar përpara se të ndodhte shpërthimi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Po e vendoste në një bankomat në Selanik, 38-vjeçarja vdes nga shpërthimi i bombës appeared first on Euronews Albania.

Tentoi të vendosë lëndë shpërthyese pranë një banke, por e pëson vetë. Humb jetën 38 vjeçarja në Selanik

By: xhir jeta
3 May 2025 at 12:54

Një grua 38 vjeçare humbi jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Selanik pasi tentoi të vendoste një paisje shpërthyese pranë filialit të një bake. Gruaja humbi jetën pasi u rikthye në vendin ku kishte vendosur paisjen shpërthyse për të kontrolluar siguresën e saj, por në atë moment paisja shpërtheu.

Autoritetet Greke kanë raportuar se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima apo të plagosur të tjerë . Sipas hetimeve të deri tanishme të policisë gruaja 38 vjecare kishte qenë e përfshirë më parë në veprimtari të tjera kriminale që lidheshin kryesisht me grabitje.

Në vitin 2021 gruaja, identiteti i së cilës nuk u bë I ditur nga mediat Greke ishte arrestuar së bashku me një burrë për posedim të paligjshëm të armëve pasi mbante në cant një kallashnikov, si dhe për shitje të lëndëve narkotike.

Policia Greke thotë se ka dy pista që po e hetohen mbi arsyen se përse gruaja vendosi mjetin shpërthyes pranë filialit të Bankës. E  para lidhet me një tentative grabitje pas shkatërrimit të bankomatit dhe e dyta lidhet me një sulm hakmarrës ndaj institucionit financiar.

Qytetarët në zone të cilët dëgjuan shpërthimin në orën 5:10 të mëngjesit thane se shpërthimi ishte aq I fuqishëm sa ata menduan se kishte rënë tërmet.

Selanik/ Donte të vendoste eksploziv në bankomat, 39-vjeçares i shpërthen në dorë

By: armand
3 May 2025 at 10:34

Një grua 39-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi një sasi lënde plasëse e improvizuar shpërtheu në Selanik, jashtë degës së Bankës Kombëtare në kryqëzimin e rrugëve Agios Dimitrios dhe Platonos. Që në momentin e parë, një ekip i Skuadrës Antiterrorizëm, mbërriti në vendngjarje. Shpërthimi ndodhi jashtë një parkingu të mbyllur në një bllok apartamentesh, në katin përdhes të […]

The post Selanik/ Donte të vendoste eksploziv në bankomat, 39-vjeçares i shpërthen në dorë appeared first on BoldNews.al.

Berisha fushatë me Belerin/ Kreu i PD e kap entuziazmi në Selanik: Krenar për LaCivita

By: Rovena
27 April 2025 at 13:49

Sali Berisha doli këtë të dielë jashtë shtetit, për një takim me emigrantet në Selanik. Por, sa herë doktori shkon në Greqi, pas ka Fredi Belerin, të cilin e kalon gjithmonë në plan të parë.

“Duhet të pranojmë se akti i dy viteve më parë, i narkodiktatorit të Tiranës, Edi Rama ndaj eurodeputetit Fredi Belerit është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive evropiane. Rama përdori truket e vjetra të sigurimit të shtetit, të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer mandatin që i dhanë Fredi Belerit qytetarët e Himarës, kjo vetëm se Fredi Beleri nuk pranoi të shitej, të kandidonte për Edi Ramën. Jo i tha, unë jam i djathtë dhe nuk tradhtoj parimet e mia”, tha Berisha.

Kurse në plan të dytë, la turistin nga Korça, që falë Ramës, është kthyer  tashmë në superstratin e fushatës së tij, Ilir Vrenozi.

“Rama mendoi se do blinte Vrenozin, jo. Vrenoz, ty nuk të bleu. Tregove që je shqiptar i vërtetë. Dhe unë të falenderoj shumë.”

Por shpejt u kujtua se për këtë fushatë, Berisha Vrenozin e ka falas, kurse La Civitën me pagesë.

“A e keni parë ju me kë bëjmë ne fushatë, ne bëjmë me Kris La Civitën, Rama e bën me Vullnet Sinajn.”

Entuziazmi e kapi edhe këtë herë doktorin.  Me premtime dhe ngatërresa madhështore.

“Makinën e parë ju do ta sillni pa taksa, në Shqipëri. Rrogën mesatare rritet në 500 euro, më falni 1200 euro, se ajo është minimalja. Rrogën mesatare 1200 euro.”/abcnews.al

Berisha-diasporës: Kthehuni dhe investoni në Shqipëri

By: user7
27 April 2025 at 13:11

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri. Ai u zotua se për 5 vitet e para ata që do të kthehen të investojnë në vend nuk do të paguajnë asnjë taksë

Berisha u shpreh se në Europë nuk ka asnjë vend me pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore që ka Shqipëria. Ai tha se vendi jonë është vendi që mund të pasurojë qytetarët e saj më shpejt, më shumë se çdo vend tjetër. Por këto pasuri sipas kryedemokratit janë vjedhur nga qeveria dhe ato që i quajti “narkotrafikantë”.

Më tej tha se programi i Shqipërisë Madhështore merr përsipër që qytetarët që janë në skamje t’i nxjerrë brenda 100 ditëve nga varfëria ekstreme. Kjo sipas tij do të arrihet përmes minimumit jetik, rritjes së pensioneve dhe pagave.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

E vërteta është, sot një pensionist në Shqipëri, që në vitin 2013 merrte 143 mijë lekë, mund të blinte me ato 143 mijë lekë, sa blihen sot me 390 mijë lekë. Po, a u rritën pensionet me 390 mijë lekë? Pensionet u rritën, o miqtë e mi, vetëm 172 mijë lekë. Nga 143 mijë, kaluan në 172 mijë. Po në Mal Të Zi? Mali i Zi i kishte pensionet 138 mijë lekë. Sa merr sot malazezi? 450 mijë lekë. Pse? Sepse, qeveria çdo vit kur ndan paratë, ua kthen një pjesë të mirë qytetarëve. Ua kthen në rroga, pensione, shërbim shëndetësor, në shkolla, ua kthen në shërbime tjera, ua kthen në subvencione. Kurse këta, i ndajnë njëri me tjetrin, o miq.

A lexoni ju çdo ditë, se si tenderat fitohen nga familjarë të njëri tjetrit? A lexoni ju çdo ditë, se si rrugën ndërtohen me 10-fishin e çmimit? Lexoni ju, se si zhduket djegësi i Tiranës. 130 milionë euro me firmë të Edi Ramës, dhe nuk ekziston nam as nishan, sepse milionat i ka marrë vet Edi Rama me firmën e tij. Pra, çfarë ndodh në vendin tuaj? Si ka mundësi që, njerëzit tuaj varfërohen nga viti në vit, dhe mund të mbijetojnë falë ndihmave tuaja? E gjitha kjo vjen se, çmimet shkojnë në stratosferë. Euro ka rënë përtokë. Euro është zhvlerësuar 35%. Imagjinoni, sot 100 euro që ju dërgoni kushtojnë 35 euro më pak se sa kushtonin 10 vite më parë. Po, pse?

Se vërshojnë narkoeurot. E dëgjoni atë, domethënë, do bëjë dhe amnistinë e tyre. Mirëpo kjo, vret xhepat tuaj, rëndon familjet tuaja. E gjitha kjo, krijoi një terrën, Shqipëria nuk jetohet. A ka vend më të pasur se sa Shqipëria? Ua them unë ju.
Në Europë nuk ka absolutish asnjë vend me pasuritë përrallore, nëntokësore dhe mbitokësore që ka Shqipëria. Shqipëria është vendi që mund të pasurojë qytetarët e saj më shpejt, më shumë se çdo vend tjetër. Por, Shqipëria vidhet në pasuritë e saj, pasuritë e saj ndahen nga qeveritarët, narkotrafikantët. Miq, ndaj dhe ne vijmë tek ju me një program i cili brenda 100 ditëve merr përsipër që prindërit tuaj, gjyshërit tuaj, familjarët tuaj, që janë në skamje t’i nxjerrë brenda 100 ditëve nga varfëria ekstreme. Vendoset në Shqipëri minimumi jetik 200 euro. Nuk do ketë pensione nën 200 euro. Por sot, 56% të pensioneve janë ndën 172 euro. Sot, qytetarët me ndihmë ekonomike marrin një ndihme prej 60-70 eurosh, qesharake.

Sot, të papunët marrin një ndihmë qesharake. Pra, nuk do ketë shqiptar që do firmosë ndën 200 euro. Rroga minimale rritet në 500 euro. Rroga mesatare në 1200 euro. Dhe këto, janë vetëm starti për të dalë siç ishim në krye. Me rroga dhe pensione të vendeve të rajonit. Por miq, Made in Albania, është shtyllë krysore e Shqipërisë madhështore. Prodhimi në Shqipëri, është kusht i të gjitha kushteve që Shqipëria të ngrihet në lartësinë e madhështisë së saj. Ndaj dhe, jam këtu për t’u ftuar ju, çdo emigrante dhe emigrant në Greqi dhe kudo që ndodheni, planifikoni të ktheheni në Shqipëri. Investoni në Shqipëri. Ju jap fjalën se, 5 vitet e para nuk do të keni asnjë taksë. Ju jap fjalën, se secili nga ju, që kërkon mbështeje do ketë kredi të buta dhe grante për biznesin e tij, do ketë kredi të buta për strehimin e tij. Sikundër, zotohem para jush se, taksat për shtëpitë tuaja në Shqipëri do të zerohen, gjersa ju të ktheheni në to. Nuk u marrë kush taska ju, jo. Makinën e parë, do ta sillni pa taksa në Shqipëri. Do ketë lehtësira të tjera.

The post Berisha-diasporës: Kthehuni dhe investoni në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Më 11 maj çdo shqiptar të japë kontributin e tij për shpëtimin e Shqipërisë

By: user7
27 April 2025 at 12:49

Kryedemokrati Sali Berisha tha sot në takimin në Selanik se në këto 12 vite, Shqipëria ka njohur të këqija më shumë se në tërë historinë e saj.

Berisha tha se asnjë nuk ka arritur që në 12 vite të pakësojë shqiptarët me 45% të kombit, ashtu siç sipas tij bëri qeveria e kryeministrit Edi Rama. Për këtë arsye, Berisha tha se qëndrimi i shqiptarëve në 11 maj është shpëtimtar dhe vendimtar për të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur miq, Shqipëria këto 12 vite ka njohur të këqija që nuk i mban vendi në tërë historinë e saj. Asnjë pushtues, asnjë epidemi, asnjë zi buke, nuk ka arritur në 12 vite të pakësojë shqiptarët me 45% të kombit, siç ka arritur regjimi i Edi Ramës. Dhe ju jeni dëshmitarë, se ai arriti me dhunë, arriti me varfëri, arriti me përçmimim dhe me poshtërim të shqiptarëve. Të dashur miq, qendrimi i shqiptarëve në 11 maj është shpëtimtar, është vendimtar për të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë. Ju lutem, mendoni për një moment ku jemi ne sot, shqiptarët? Se çfarë të ardhme kemi ne sot? Një komb, i cili nga viti 2019 e gjer sot ka më shumë vdekje se lindje. Një komb, i cili sipas OKB, javën e kaluar ka, për shkak të emigracionit, lindëshmërinë më të ulët në botë.

Një komb, i cili në qytetin e Ersekës, dy vite më parë pati vetëm një lindje. Një komb që, shkollat i mbyllen njëra pas tjetrës. U shdnërruan shkollat miq, si dikur zyrat e koperativeës bujqësore, kur ra sistemi i kolektivizimit dhe ato u mbyllën se ishin të këqija, dhe duheshin mbyllur. Po, shkollat? Institucionet e dritës dhe edukimit, pse mbyllen? Mbyllen sepse, nuk kanë nxënës. Mbyllen se mbeten me një nxënës. Se, Erseka në vitin 2030 në klasë të parë do të ketë vetëm një nxënës. A nuk është ky një kushtrim për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut në Polin e Veriut, nga një skaj i botës në skajin tjetër? Nga njëra anë e Greqisë në anën tjetër, që me 11 maj të japë kontributin e tij për shpëtimin e Shqipërisë.

The post Berisha: Më 11 maj çdo shqiptar të japë kontributin e tij për shpëtimin e Shqipërisë appeared first on Lapsi.al.

Berisha takim me shqiptarët në Selanik: 2025 do të gdhendet si viti i diasporës

By: user7
27 April 2025 at 12:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet sot në Selanik ku po zhvillon një takim elektoral me shqiptarët e Selanikut. Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se viti 2025 do të gdhendet si viti i diasporës shqiptare. Ai tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë marrëdhënie miqësore.

Kryedemokrati kujtoi edhe arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës dhe eurodeputetit Fredi Beleri, për të cilin bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama. Berisha iu bërri thirrje shqiptarëve dhe diasporës që në 11 maj të bëhen bashkë për përmbysjen e kësaj qeverie.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur bashkëatdhetare dhe bashkëatdhetarë të emigracionit në Selanik. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju, të pranishëm në këtë sallë, për të gjithë shqiptarët në emigracion, në Selanik dhe në mbarë Greqinë. Të gjithë shqiptarët në emigracion, kudo që janë, por një përshëndetje të përzemërt kam edhe për ata demokrate e demokratë që janë sot në këtë sallë. Erdhën nga veriu i Europës dhe të katërta anët për t’u bashkuar me ju në këtë ditë të shënuar. Unë, do përshëndes këtu praninë e dejtuesve të degës lokale të PD në Selanik, të gjithë anëtaret dhe anëtarët e kësaj dege. Përshëndes drejtuesit e partive politike të koalicionit për Shqipërinë Madhështore, kandidatë për deputetë të këtij koalicioni të pranishëm në këtë sallë. Një përshëndetje të përzemërt për miqtë, punëdhënësit, bashkëpunëtorët tuajë grekë dhe mirënjohje të pakufijshme për mikëpritjen e tyre ndaj jush.

Faleminderit shumë, ju shqiptarë të diasporës, me energjinë, me optimizmin, me entuziazmin, u shndërruat, de facto, në udhëheqësit e fushatës së fitores. Ju, u shndërruat në himnin e kësaj fushate. Energjia, entuziazmi, dashuria juaj për Shqipërinë, ngrohu mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve dhe sot, kudo në Shqipëri zhvillohet një nga fushatat më të bukura të 32 viteve.

Prandaj dhe, viti 2025, do gdhendet në muret e kohërave të kombit si viti i diasporës shqiptare. Do gdhendet me gërma të arta. Zoti ju bekoftë! Të dashur miq, kam pritur me shumë kënaqësi t’ju takoj sot ju në Selanik, Greqinë mike, vend në të cilin, qytete dhe rrethina në të cilat jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë. Kurse në Greqi, mbi gjysmë milioni shqiptarë. Miq, në një vend që jetojnë gjysmë milioni shqiptarë, për një vend të tillë, mirënjohja është e pakufijshme. Një vend mik, një vend të cilit ne i detyrohemi shumë për qendrimin që ka mbajtur ndaj jush. Ndaj dhe, Zoti e bekoftë Greqinë dhe kombin mik grek.

Por dhe ju, keni ardhur në këtë vend drejt të panjohurës. Keni ardhur si njerëz të guximit, keni ardhur si, burra dhe gra që i besonit ëndrrës tuaj. Erdhët ta ndërtonit në këtë vend ëndrrën, dhe jeni bërë sot një faktor i fuqishëm i jetës ekonomike, shoqërore, artistike, kulturore të këtij vendi. Keni emër të mirë anë e kënd Greqisë. Shkëlqeni në çdo fushë, dhe më shumë do të shkëlqeni në kohërat që vijnë, njëlloj si, arvanitasit sot janë në të gjitha nivelet e këtij vendit, janë krenari për Greqinë, po janë krenari dhe për Shqipërinë. Marrëdhëniet midis dy vendeve dhe kombeve tona janë marrëdhënie miqësore. Jemi të vetëdijshëm, marrëdhëniet midis fqinjëve njohin gjithnjë ulje dhe zbritje. Por duhet të pranojmë miq se, akti i dy viteve më parë i narkodiktatorit të Tiranës Edi Rama, ndaj eurodeputetit, Fredi Beleri, është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive europiane.

Edi Rama përdori truket e vjetra të Sigurmit të Shtetit, përdori të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer Fredi Belerit mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës. Dhe kjo, vetëm e vetëm se, Fredi Beleri, nuk pranoi të shitej, nuk pranoi të kandidonte për Edi Ramën. Jo, i tha, unë jam i djathtë. Unë nuk tradhëtoj ato parime të miat. E vërteta është se, prapa qendrimit antikushtetues, qendrimit të shkelmimit të Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut që u mbajt ndaj Fredi Belerit, diskriminues. Pse diskriminues? Çdo njeri tjetër para Fredi Belerit që ndodhej i burgosur është lejuar të bëjë betimin, sepse Kushtetuta e lejon të bëjë betimin, kurse Edi Rama mori çdo masë kundër tij në kundërshti me Kushtëtutën, sepse e dinte nga 220 mijë katrorë tokë që po grabit të Manastirit të Skutarasë dhe të kanionit të Gjipesë, Fredi Beleri nuk do t;i jepte asnjë metër katror.

Fredi Beleri do të mbronte pronat e bashkëfshatarëve, e bashkëqytetarëve të tij. Kjo është e vërteta. Po pse u ndala këtu? U ndala miq, për të treguar se për çfarë është e aftë mafia për interesa të vetat të bëjë, të sakrifikojë, të dëmtojë, pavarësisht statusit të gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjtë të cilat janë gjithnjë shumë të rëndësishme për interesa mafioze personale. Ky është Edi Rama, miqtë e mi. Në 11 maj jepni kontributin për shpëtimin e Shqipërisë, përmbysni narkoshtetin.

The post Berisha takim me shqiptarët në Selanik: 2025 do të gdhendet si viti i diasporës appeared first on Lapsi.al.

Berisha flet për gjuhën e Ramës në fushatë: Bën klounin të mbulojë vjedhjet dhe skandalet

By: V K
27 April 2025 at 12:52

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, Greqi.

Ai u ndal në gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa u shpreh se kryeministri po mundohet të gjejë strehë në sharje e shpifje, që të heqë vëmendjen nga vjedhjet dhe aferat.

“Burreci 2 metra i gjatë i trembur deri në palcë flet çdo mëngjes me veten e tij, shan e turfullon. Çyryk, zhapik, budalla, buf, fjalor i turpshëm, që përpiqet të gjejë strehë në banalitete për t’iu fshehur përgjegjësive.

Në kohën e Covid-it ku la 4 ditë në Kapshticë. Krim kundër njerëzimit. Fushata jonë është eprore sepse ne vijmë me program, ai vjen më sharje, shpifje bën klounin të mbulojë vjedhjet dhe skandalet”, tha ai.

The post Berisha flet për gjuhën e Ramës në fushatë: Bën klounin të mbulojë vjedhjet dhe skandalet appeared first on Albeu.com.

Berisha me shqiptarë në Selanik: Me entuziazmin tuaj u shndërruat në udhëheqësit e fushatës së fitores

27 April 2025 at 12:50

TIRANË, 27 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Selanik (Greqi).

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se, shqiptarët e diasporës, me energjinë, me optimizmin, dhe entuziazmin e tyre u shndërruan, de facto, në udhëheqësit e fushatës së fitores.

“Ju, u shndërruat në himnin e kësaj fushate. Energjia, entuziazmi, dashuria juaj për Shqipërinë, ngrohu mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve dhe sot, kudo në Shqipëri zhvillohet një nga fushatat më të bukura të 32 viteve”, tha Berisha.

Prandaj shtoi ai “dhe viti 2025, do të gdhendet në muret e kohërave të kombit si viti i diasporës shqiptare. Do të gdhendet me gërma të arta”.

Berisha shprehu mirënjohje për Greqinë.

“Në një vend që jetojnë gjysmë milioni shqiptarë, për një vend të tillë, mirënjohja është e pakufishme. Një vend mik, një vend të cilit ne i detyrohemi shumë për qendrimin që ka mbajtur ndaj jush. Ndaj dhe, Zoti e bekoftë Greqinë dhe kombin mik grek!”, tha Berisha.

“Por dhe ju, keni ardhur në këtë vend drejt të panjohurës. Keni ardhur si njerëz të guximit, keni ardhur si, burra dhe gra që i besonit ëndrrës tuaj. Erdhët ta ndërtonit në këtë vend ëndrrën, dhe jeni bërë sot një faktor i fuqishëm i jetës ekonomike, shoqërore, artistike, kulturore të këtij vendi. Keni emër të mirë anë e kënd Greqisë. Shkëlqeni në çdo fushë, dhe më shumë do të shkëlqeni në kohërat që vijnë, njëlloj si, arvanitasit sot janë në të gjitha nivelet e këtij vendit, janë krenari për Greqinë, po janë krenari dhe për Shqipërinë”, iu drejtua Berisha pjesëmarrësve në takim.

Ai theksoi se, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe kombeve tona janë marrëdhënie miqësore.

“Jemi të vetëdijshëm, marrëdhëniet midis fqinjëve njohin gjithnjë ulje dhe zbritje. Por duhet të pranojmë miq se, akti i dy viteve më parë i narkodiktatorit të Tiranës Edi Rama, ndaj eurodeputetit, Fredi Beleri, është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive europiane. Edi Rama përdori truket e vjetra të Sigurmit të Shtetit, përdori të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer Fredi Belerit mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës. Dhe kjo, vetëm e vetëm se, Fredi Beleri, nuk pranoi të shitej, nuk pranoi të kandidonte për Edi Ramën. Jo, i tha, unë jam i djathtë. Unë nuk tradhëtoj ato parime të miat”, tha Berisha.

“E vërteta është se, prapa qëndrimit antikushtetues, qëndrimit të shkelmimit të Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut që u mbajt ndaj Fredi Belerit, diskriminues. Pse diskriminues? Çdo njeri tjetër para Fredi Belerit që ndodhej i burgosur është lejuar të bëjë betimin, sepse Kushtetuta e lejon të bëjë betimin, kurse Edi Rama mori çdo masë kundër tij në kundërshti me Kushtëtutën, sepse e dinte nga 220 mijë katrorë tokë që po grabit të Manastirit të Skutarasë dhe të kanionit të Gjipesë, Fredi Beleri nuk do t’i jepte asnjë metër katror. Fredi Beleri do të mbronte pronat e bashkëfshatarëve, e bashkëqytetarëve të tij. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

“Po pse u ndala këtu? U ndala miq, për të treguar se për çfarë është e aftë mafia për interesa të vetat të bëjë, të sakrifikojë, të dëmtojë, pavarësisht statusit të gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjtë të cilat janë gjithnjë shumë të rëndësishme për interesa mafioze personale. Ky është Edi Rama, miqtë e mi”, theksoi më tej Berisha.

/r.e/

The post Berisha me shqiptarë në Selanik: Me entuziazmin tuaj u shndërruat në udhëheqësit e fushatës së fitores appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha thirrje diasporës: Planifikoni të ktheheni dhe të investoni në Shqipëri

27 April 2025 at 12:50

TIRANË, 27 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Selanik (Greqi).

Në fjalën e tij Berisha ftoi shqiptarët në diasporë që të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri.

“E vërteta është, sot një pensionist në Shqipëri, që në vitin 2013 merrte 143 mijë lekë, mund të blinte me ato 143 mijë lekë, sa blihen sot me 390 mijë lekë. Po, a u rritën pensionet me 390 mijë lekë? Pensionet u rritën, o miqtë e mi, vetëm 172 mijë lekë. Nga 143 mijë, kaluan në 172 mijë”, tha Berisha.

“Po në Mal Të Zi? Mali i Zi i kishte pensionet 138 mijë lekë. Sa merr sot malazezi? 450 mijë lekë. Pse? Sepse, qeveria çdo vit kur ndan paratë, ua kthen një pjesë të mirë qytetarëve. Ua kthen në rroga, pensione, shërbim shëndetësor, në shkolla, ua kthen në shërbime tjera, ua kthen në subvencione”, theksoi ai.

“Kurse këta, i ndajnë njëri me tjetrin, o miq. A lexoni ju çdo ditë se si tenderat fitohen nga familjarë të njëri-tjetrit? A lexoni ju çdo ditë, se si rrugën ndërtohen me 10-fishin e çmimit? Lexoni ju, se si zhduket djegësi i Tiranës? 130 milionë euro me firmë të Edi Ramës, dhe nuk ekziston nam as nishan, sepse milionat i ka marrë vetë Edi Rama me firmën e tij”, tha Berisha.

Pra, shtoi kreu i PD, “çfarë ndodh në vendin tuaj? Si ka mundësi që, njerëzit tuaj varfërohen nga viti në vit, dhe mund të mbijetojnë falë ndihmave tuaja? E gjitha kjo vjen se, çmimet shkojnë në stratosferë”.

“Euro ka rënë përtokë. Euro është zhvlerësuar 35%. Imagjinoni, sot 100 euro që ju dërgoni kushtojnë 35 euro më pak se sa kushtonin 10 vite më parë. Po, pse? Se vërshojnë narkoeurot. E dëgjoni atë, domethënë, do bëjë dhe amnistinë e tyre. Mirëpo kjo, vret xhepat tuaj, rëndon familjet tuaja. E gjitha kjo, krijoi një terren, Shqipëria nuk jetohet”, tha Berisha.

“A ka vend më të pasur sesa Shqipëria? Ua them unë ju: në Europë nuk ka absolutisht asnjë vend me pasuritë përrallore, nëntokësore dhe mbitokësore që ka Shqipëria. Shqipëria është vendi që mund të pasurojë qytetarët e saj më shpejt, më shumë se çdo vend tjetër”, tha Berisha.

Por,  shtoi ai, “Shqipëria vidhet në pasuritë e saj, pasuritë e saj ndahen nga qeveritarët, narkotrafikantët”.

Ndaj, theksoi ai, “ne vijmë tek ju me një program i cili brenda 100 ditëve merr përsipër që prindërit tuaj, gjyshërit tuaj, familjarët tuaj, që janë në skamje t’i nxjerrë brenda 100 ditëve nga varfëria ekstreme. Vendoset në Shqipëri minimumi jetik 200 euro. Nuk do ketë pensione nën 200 euro”.

“Por sot, 56% të pensioneve janë ndën 172 euro. Sot, qytetarët me ndihmë ekonomike marrin një ndihme prej 60-70 eurosh, qesharake. Sot, të papunët marrin një ndihmë qesharake. Pra, nuk do të ketë shqiptar që do të firmosë nën 200 euro. Rroga minimale rritet në 500 euro, rroga mesatare në 1200 euro. Dhe këto, janë vetëm starti për të dalë, siç ishim, në krye. Me rroga dhe pensione të vendeve të rajonit”, tha Berisha.

Por shtoi kreu i PD, “Made in Albania, është shtyllë krysore e Shqipërisë madhështore. Prodhimi në Shqipëri, është kusht i të gjitha kushteve që Shqipëria të ngrihet në lartësinë e madhështisë së saj”.

Ndaj shtoi ai, “jam këtu për t’ju ftuar ju, çdo emigrante dhe emigrant në Greqi dhe kudo që ndodheni: planifikoni të ktheheni në Shqipëri. Investoni në Shqipëri!”.

“Ju jap fjalën se, 5 vitet e para nuk do të keni asnjë taksë. Ju jap fjalën, se secili nga ju, që kërkon mbështeje do të ketë kredi të buta dhe grante për biznesin e tij, do të ketë kredi të buta për strehimin e tij. Sikundër, zotohem para jush se, taksat për shtëpitë tuaja në Shqipëri do të zerohen, gjersa ju të ktheheni në to. Nuk do t’ju marrë kush taska, jo. Makinën e parë do ta sillni pa taksa në Shqipëri. Do ketë lehtësira të tjera”, tha Berisha.

/r.e/

The post Berisha thirrje diasporës: Planifikoni të ktheheni dhe të investoni në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Takimi në Selanik, Berisha akuza Ramës: Sakrifikon marrëdhëniet me fqinjët për interesa mafioze

By: Ardit
27 April 2025 at 11:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe drejtuesit e koalicionit ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ kanë zhvilluar një takim me diasporën shqiptare në Selanik. Gjatë fjalës së mbajtur në takim, Berisha akuzoi Edi Ramën se, për interesa të veta, ka vendosur që të sakrifikojë interesat e gjysëm milionë shqiptarëve. Deklaratat Berishës erdhën, pasi akuzoi Edi Ramën […]

The post Takimi në Selanik, Berisha akuza Ramës: Sakrifikon marrëdhëniet me fqinjët për interesa mafioze appeared first on BoldNews.al.

Berisha thirrje shqiptarëve në Selanik: Vërshoni në Atdhe dhe firmosni rrëzimin e narkoregjimit

By: armand
27 April 2025 at 11:53

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, Greqi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ai u ka bërë thirrje atyre emigrantëve të cilët nuk janë regjistruar për votën e diasporës, që më 11 maj të vijnë në Shqipëri e të votojnë për […]

The post Berisha thirrje shqiptarëve në Selanik: Vërshoni në Atdhe dhe firmosni rrëzimin e narkoregjimit appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet/ Berisha thirrje shqiptarëve në Selanik: Vërshoni në Atdhe dhe shpëtoni Shqipërinë

By: V K
27 April 2025 at 11:59

Ditën e sotme, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, Greqi.

Ai u ka bërë thirrje atyre emigrantëve të cilët nuk janë regjistruar për votën e diasporës, që më 11 maj të vijnë në Shqipëri e të votojnë për të shpëtuar Shqipërinë.

“Më 11 maj jepni kontributin tuaj për shpëtimin e Shqipërisë.

Zoti bekoftë votën tuaj, por Shqipëria ka nevojë për qindra mijë nga ju që të vërshoni drejt saj e më 11 maj të firmosni që t’i riktheni rininë Shqipërisë.

Firmosni për të rikthyer demokracinë, që askush të mos mendojë me të marrë mandatin e deputetëve apo të arrestojë krerët e opozitës që të fitojë”, shprehet Berisha.

The post Zgjedhjet/ Berisha thirrje shqiptarëve në Selanik: Vërshoni në Atdhe dhe shpëtoni Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Berisha zhvillon sot takim me diasporën në Selanik

By: user7
27 April 2025 at 09:37

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të jetë pjesë e një takimi elektoral me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, takimi do të zhvillohet në Selanik, në orën 10:00. Aktiviteti do të zhvillohet në adresën: Imperial Port, Convention Club Rr. 26 Oktovriou 59, 54627 Selanik.

The post Berisha zhvillon sot takim me diasporën në Selanik appeared first on Lapsi.al.

❌
❌