Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Berisha: Zarfet me votat e diasporës u dorëzuan nga DHL me 10 maj, firmat kishin disa fjongo

By: Elva
14 July 2025 at 13:23

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga Selia Blu, paraqiti disa fatura të DHL për zarfet që janë dorëzuar në datë 10 maj. Sipas Berishës firmat në fatura janë të falsifikuara, gjë kjo që tregon qartë se procesi është i manipuluar. Berisha u shpreh se ky proces i manipuluar duhet […]

The post Berisha: Zarfet me votat e diasporës u dorëzuan nga DHL me 10 maj, firmat kishin disa fjongo appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Çunat e Belës”/ Rinumërimi në Fier drejt përfundimit, sa vota i mori Ceno Klosi, Klevis Jahajt

By: Elva
2 July 2025 at 11:59

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Fierit, i cili nisi pas kërkesave për verifikim të rezultatit të 11 majit, po shkon drejt përfundimit. Deri më tani janë rinumëruar 488 kuti votimi nga gjithsej 582, ndërsa pritet që procesi të përmbyllet brenda ditës së sotme. Kandidatja e Partisë Demokratike, Silva Hasaj, ka rezultuar me […]

The post “Çunat e Belës”/ Rinumërimi në Fier drejt përfundimit, sa vota i mori Ceno Klosi, Klevis Jahajt appeared first on BoldNews.al.

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

By: Elva
28 June 2025 at 11:45

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si një fushatë hakmarrjeje politike ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët hetuan rastin e njohur si “treni bullgar” në fshatin Pekisht të Peqinit, ku u kapën materiale zgjedhore dhe para në një lokal privat. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në […]

The post PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin appeared first on BoldNews.al.

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

By: Elva
26 June 2025 at 18:01

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës, duke i hapur rrugën certifikimit të rezultatit për këtë qark. Vendimi vjen pas certifikimit të mëparshëm të zgjedhjeve të 11 majit në qarqet Korçë, Kukës, Lezhë dhe Gjirokastër. Ndërkohë, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka […]

The post Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD-së për zgjedhjet në qarkun Berat

By: Elva
24 June 2025 at 17:19

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në qarkun e Beratit. PD kërkonte pavlefshmërinë e tabelës përfundimtare të rezultatit, duke pretenduar se procesi zgjedhor ishte i manipuluar dhe i ndikuar në mënyrë të paligjshme nga pushteti. Por Kolegji vendosi të mos e pranojë kërkesën, duke lënë në fuqi […]

The post Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD-së për zgjedhjet në qarkun Berat appeared first on BoldNews.al.

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

By: Elva
23 June 2025 at 22:32

Gazetari dhe analisti, Andi Bushati u shpreh se zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri, ishin një farsë elektorale, ku shqiptarët nuk kishin asnjë alternativë reale për të zgjedhur. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Bushati u shpreh se vendi ndodhet përballë një regjimi autokratik dhe jo një sistemi demokratik. Sipas tij, […]

The post Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë appeared first on BoldNews.al.

Hajrulla Çeku: Kandidatura ime për Prishtinën është pjesë e betejës së përgjithshme

19 June 2025 at 17:58

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur për herë të parë pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Duke e cilësuar këtë kandidaturë si pjesë të një angazhimi të përbashkët politik, Çeku theksoi se politikën nuk e sheh si veprimtari individuale, por si një punë ekipore.

“Unë politikën nuk e shoh as nuk e kam ushtruar më herët si aktivitet individual, për ta huazuar prej terminologjisë sportive. Unë e shoh politikën si punë ekipore. Në atë ekip ka shumë lojtarë dhe ka një staf teknik drejtues ku merren disa vendime. Dhe lojtarët luajnë sipas strategjisë më të mirë për të fituar. Kjo është një punë ekipore. Më është kërkuar dhe jemi dakorduar për të luajtur për një pozicion të caktuar. Kjo është pjesë e kësaj beteje të përgjithshme”, deklaroi Çeku.

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar dje kandidaturën e tij për të udhëhequr garën për kryeqytetin. Zgjedhjet e rregullta komunale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor, ndërsa gara për Prishtinën pritet të jetë një nga më të fortat.

Çeku aktualisht mban postin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është një prej figurave të afërta me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

 

The post Hajrulla Çeku: Kandidatura ime për Prishtinën është pjesë e betejës së përgjithshme appeared first on Telegrafi.

Kajsiu replikon me Bushatin: Kush i shërben “regjimit” Rama?

By: user 2
5 June 2025 at 13:03

Në artikullin e tij “Si të dallosh një kriptoramist” kolegu Bushati ofron një manual për të dalluar kriptoramistët, ose ramistët e fshehtë. Janë ata që në publik e kritikojnë Ramën por në mënyrë private e dashurojnë atë.

Nga pikpamja politike ka shumë pak rëndësi kush është kriptoramist dhe kush vuan nga Ramofobia. E rëndësishme është kush i shërben Ramës politikisht, dhe kjo nuk është çështje ndjenjash por llogjike. Sikurse do argumentoj më poshtë urrejtja ndaj Ramës të transformon shumë lehtë në shërbëtor të zellshëm të tij.

Ndaj pyetja që duhet të shtrojmë sot nuk është kush e do apo kush e urren më shumë Ramën, por kush i shërben më shumë axhendës së tij politike. E thënë ndryshe, kush është faktori kryesor që e mban dhe e legjitimon Ramën sot në pushtet?

Andi Bushati: Si ta zbulosh një kripto Ramist

Përgjigja berishiste ndaj kësaj pyetje është “regjimi Rama”, kapja e shtetit, krimi organizuar, kontrolli i mediave dhe manipulimi i zgjedhjeve. Sipas kësaj teorie Rama vazhdon në pushtet sepse ne nuk jetojmë në demokraci, por jemi në një regjim autoritar apo diktatorial, si Erdogani në Turqi, Orbani në Hungari apo Maduro në Venezuelë. 

Ndonëse është e pamohueshme që Rama qeveris në mënyrë autoritare dhe jo transparente, që PS-në e ka kthyer në një varrezë politike ku nuk bëzan askush, që krimi i organizuar ka penetruar në qeverisjen socialiste, shpjegimi i mësipërm nuk është i mjaftueshëm, për faktin e thjeshtë që edhe në regjimet më autoritare në Evropë opozita politike ka shënuar fitore, të paktën në kryeqytet.

Në Hungari opozita politike kritike me Viktor Orban fitoi bashkinë e Budapestit në zgjedhjet lokale të vitit 2024. Po në vitin 2024 në Turqinë e Erdoganit mega-Bashkinë e Stambollit e fitoi një kandidat i opozitës. Në Venezuelën e Maduros opozita i fitoi zgjedhjet në mënyrë plebishitare aq sa Maduro u detyrua që mos të botojë asnjë procesverbal zgjedhor, të nxjerrë ushtrinë në rrugë për tu përballur me protestuesit, dhe ta dërgoj në azil politik liderin e opozitës.

Është absurde të pretendosh që Shqipëria e Ramës është më pak demokratike se Hungaria ku Viktor Orban kontrollon të gjithë sistemin gjygjësor pasi ndryshoi dy herë kushtetutën sipas midesë së tij, se Turqia e Erdoganit me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur në botë apo se Venezuela e Maduros që është në thelb një diktaturë ushtarake.

E mgjithatë në këto vende opozita fiton zgjedhje, të paktën në kryeqytet. Ndërsa opozita jonë humbet thellë edhe në zemër të Tiranës ku as ajo vetë nuk denoncon manipulime dhe krim të organizuar. Kaq mjafton për të kuptuar që “regjimi” Rama nuk mbahet në këmbë thjesht nga krimi, dhuna apo manipulimi por nga alergjia që shumica e shqiptarëve kanë për berishizmin.

Nuk po pretendoj se kryeministri Rama është domosdoshmërisht dashnor i demokracisë dhe lirisë, apo se nesër ai nuk do mund të transformohej në diktator. Thjesht po argumentoj se për momentin ai nuk ka nevojë as të manipulojë zgjedhjet, as të ushtrojë dhunë mbi opozitën dhe as ta çojë liderin e saj në azil politik, sepse me të i fiton zgjedhjet, sondazhet dhe garën e popullaritet shumë lehtë. 

Por nuk është ky shërbimi më i madh që berishizmi i bën projektit politik të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste. Akoma më e dobishme është narrativa berishiste se Rama është i pathyeshëm: “Askush nuk fiton përpara Ramës” na thonë berishistët. Është një mit pas të cilit fshihet dështimi politik i berishizmit. 

Në narrativën berishiste Rama nuk thyhet as me zgjedhje, as me faktorin ndërkombëtar, as me mos-bindje civile, as me protesta paqësore, as me protesta të dhunëshme, as me bllokim rrugësh, as me çadra anti-sistem, as me bojkot zgjedhjesh dhe as me bojkotin e parlamentit. Të gjitha këto janë mjete që berishizmi i ka përdorur pa sukses për të arritur në konkluzionin që e propogandon pambarim se Rama është i pathyeshëm në të gjitha drejtimet. 

Në historinë e sistemeve demokratike është e vështirë të gjesh një opozitë politike që i thotë vazhdimisht elektoratit se partia në pushtet është e pathyeshme në të gjitha frontet. Ashtu sikurse është vështirë të imagjinosh një shërbim më të madh politik ndaj pushtetit se sa një opozitë që fillimisht e fton popullin të dorëzohet para fuqisë së pamatë të pushtetit dhe më pas e denoncon atë si dezertor. 

Armand Shkullaku: Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

Po denoncimi që i bëjmë autoritarizmit, korrupsionit dhe lidhjes së krimit me pushtetin ramist –  do më thonë Berishistët – edhe këto shërbime ndaj regjimit janë? Përgjigja është po. 

Nëse pranojmë se thelbi i krizës së demokracisë shqiptare është mungesa e demokracisë brenda partive politike, sikurse argumenton me të drejtë kolegu Neritan Sejamini, berishizmi shërben thjesht për të sfumuar, dhe jo për të nxjerrë në pah, reduktimin e PS-së në një varrezë politike pa mendim dhe debat. Një parti kazermë, për të përdorur termin e Preç Zogajt, duket shumë më mirë se një parti e reduktuar në aneks familjar.

Është mungesa e besueshmërisë së berishizmit që e sfumon në vend që ta denoncojë lidhjen e pushtetit Ramist me krimin e organizuar apo penterimin e këtij të fundit në ekonominë shqiptare. Ndonëse ky penetrim nuk ka filluar me Ramën, në Shqipëri janë ngritur prej kohësh televizione kombëtare dhe lokale më paratë e drogës, ai është konsoliduar gjatë pushtetit socialist.

Ama një opozitë që denoncon si kriminel edhe Suel Çelën edhe Altin Dumanin, edhe Visin e Pojës edhe Lulëzim Bashën, edhe Xhevdet Troplinin edhe analistët anti-berishist, në fakt nuk denoncon askënd. Një opozitë që nga njëra anë denoncon krimin e organizuar dhe nga ana tjetër propozon shkrirjen e institucionit që më shumë goditje i ka dhënë atij, SPAK, prodhon thjesht zhurmë.

Dhe ky është shërbimi i fundit, por jo më pak i rëndësishm, që berishizmi i bën pushtetit, reduktimi i politikës në zhurmë nëpërmjet transformimit të gjuhës politike nga dritë në dru. Berishizmi nuk e përdor gjuhën për të ndriçuar fenomenet politike, siç janë krimi, korrupsioni apo autoritarizmi politik, por si dru për të goditur kundërshtarin e rradhës.

Ky proces e drunjëzon gjuhën, i heq asaj çdo funksion llogjik dhe argumentues duke e kthyer atë thjesht në dajak për të goditur këdo që nuk bie dakord me narrativën berishiste. Ndaj ligjërimi berishist përbëhet nga një varg epitetesh dhe metaforash që funksion themelor kanë denoncimin por jo arësyetimin dhe aq më pak ndriçimin e realitetit ku jetojmë. 

Masakër elektorale, farsë elektorale, besëprerë, sorosian, kriptoramist, idiot të dobishëm, analistë kriminel, narko-shtet, bandat, regjimi, këto janë termat e ligjërimit berishist që nuk synojnë argumentimin por thjesht denoncimin dhe stigmatizimin. Është e njëjta gjuhë që, sikurse ka vërejtur me të drejtë analisti Baton Haxhiu, përsëritet e pandryshuar prej tre dekadash.

Ky lloj ligjërimi e varfëron aq shumë gjuhën saqë ajo nuk shërben më për ta deshifruar realitetin por për ta injoruar atë. Kjo është ndoshta dhurata më e madhe që një opozitë mund ti bëjë pushtetit, sepse vdekja e gjuhës, mungesa e verbit politik, pamundëson jo vetëm llogaridhënien e pushtetit por vështirëson imagjinimin e një alternative shpresëdhënëse. 

Për këtë arësye normalisht është pushteti ai që tenton ta drunjëzojë gjuhën, ta zhveshë dhe ta varfërojë atë. Gjuha e drunjtë e komunizmit shqiptar nuk ishte e rastësishme. Ajo e reduktonte ligjërimin politik tek parrullat dhe denoncimet e armiqeve të klasës, të imperializmit apo të kriptoborgjezëve sepse në këtë mënyrë reduktonte imagjinatën politike të qytetarit tek realiteti i ngushtë që e mbante në këmbë regjimin komunist.

Marrdhënia e tensionuar e regjimit komunist me veprën e Ismail Kadaresë buronte pikërisht tek pasurimi i horizontit gjuhësor dhe imagjinar që ky autor i ofronte lexuesit shqiptar. Nëprmjet fjalorit të pasur dhe gjenialitetit artistik vepra e Kadaresë i hapte horizonte të reja imagjinatës së qytetarit shqiptar. Kjo përbënte kërcënim serioz për një sistem që mbahej në këmbë nëpërmjet varfërimit të gjuhës dhe reduktimit të horizontit politik të qytetarëve tek parrullat komuniste. Pikërisht për këtë arësye vepra e tij perceptohej shpesh si disidente, edhe kur nuk përmbante ndonjë denoncim të hapur apo të qëllimshëm të regjimit komunist. 

Në këtë aspekt varfërimi i vazhdueshëm i gjuhës politike në fushatat elektorale të Partisë Socialiste, herë me tollova, herë me batuta, nuk është i rastësishëm. Metaforat dhe epitetet e Ramës në fushatën e fundit elektorale ishin ose apolitike, si “bufi kënetës” apo “meshkujt çyryk”, ose klishe të tipit “ëndërra evropiane”. Pushteti operon me një gjuhë të thatë që e varfëron mendimin sepse nuk ka armik më të rrezikshëm për të se mendimi kritik dhe imagjinata politike. 

Aleati kryesor i pushtetit socialist për të varfëruar gjuhën dhe imagjinatën tonë politike është berishizmi. Në vend që ta pasurojë fjalorin dhe imagjinatën tonë politike, për të menduar një alternative më të mire, berishizmi e redukton atë tek denoncimi dhe ofendimi i armiqëve të rradhës, idiotët e dobishëm, analistët palaço apo kriminel, apo bullicat elektorale. 

Nuk është rastësi që ne sot ende nuk kemi fjalorin e nevojshëm për të përshkruar regjimin politik që ka ndërtuar Rama me Partinë Socialiste. Aq e rëndë është situata saqë termi dominues që përdoret sot për të përshkruar sistemin aktual politik është fjala “regjim”. 

Po ti referohesh fjalorit shqiptar fjala regjim do të thotë thjesht “mënyra e drejtimit dhe e organizimit politik, ekonomik dhe shoqëror në një shtet.” Pra kur opozita sot thotë se Rama ka ndërtuar në Shqipëri një regjim në fakt nuk thotë asgjë konkrete në lidhje me natyrën e këtij regjimi. 

Koncepte të tjera si narko-shteti, që përdoren rëndom nga Berisha, shërbejnë thjesht për ta denoncuar dhe jo ndriçuar realitetin ku jetojmë. Koncepti i narkoshtetit, aq i pasaktë saqë nuk ekziston fare në literaturën politike, në fakt nuk e përshkruan mirë realitetin e qeverisjes Rama. 

Në fakt nuk ekzistojnë kritere të qarta apo ndonjë indeks i narkoshteteve. Megjithatë që një vend të klasifikohet si narkoshtet nuk mjafton penetrimi i parave të drogës në ekonomi dhe politikë apo korruptimi i zyrtarëve shtetëror nga trafikantët e drogës, përndryshe jo vetëm Shqipëria por edhe Holanda dhe Belgjika do klasifikoheshin si narkoshtete. Duhet që vetë shteti ose zyrtarë të lartë të tij të jenë të përfshirë në organizimin dhe drejtimin e trafikut të drogës si një aktivitet që prodhon të ardhura të rëndësishme për shtetin. 

Për momentin, ndoshta vetëm Venezuela e Nikolas Maduro i përmbush këto kritere sepse aty trafiku i drogës organizohet dhe drejtohet nga vetë ushtria e Venezuelës me pjesmarrjen direkte të zyrtarëve të lartë të qeverisë Maduro. Ndërkohë që të ardhurat e trafikut të drogës janë një burim i rëndësishëm për mbajtjen në këmbë të diktaturës ushtarake të Maduros.  

Ajo që kemi në Shqipëri nuk është as diktatura ushtarake, as regjimi dhe as narkoshteti por një sistem politik, ekonomik dhe mediatik që prodhon një zhvillim përjashtues dhe jo përfshirës. Një zhvillim që pasuron një pakicë gjithnjë e më të ngushtë por që përjetohet si varfërim (material dhe shpirtëror) nga shumica e shqiptarëve. 

Ndonëse ende nuk ia kemi gjetur emrin këtij sistemi (që diku tjetër jam përpjekur ta quaj dubaizim), ajo që mund të thuhet me siguri është se as koncepti i narkoshtetit dhe as koncepte bosh si “regjimi” nuk e kapin esencën e realitetit që përjetojnë shqiptarët. 

Në momentin kur ende nuk kemi arritur të emërtojmë realitetin ku jetojmë imagjinimi i një realiteti ndryshe, i një alternative më të mirë, bëhet krejt i pamundur. Kjo natyrisht i leverdis pushtetit që vazhdimisht na thotë se një alternativë më e mirë se Rama nuk mund të imagjinohet në Shqipëri, sidomos kur ke përballë berishizmin me gjuhën e tij si dajak.

Ndaj dhunimi që berishizmi i bën gjuhës sonë politike i shërben përjetësimit të projektit politik të Ramës. Reduktimi i gjuhës në dru për kundërshtarin, në formën e fletërrufeve të Revolucionit Kulturor Kinez që identifikonin kriptoborgjezët, eleminon çdo mundësi për të imagjinuar një realitet më të mirë. 

Nuk mund të kesh një imagjinatë të pasur me një gjuhë të varfër. Një shoqëri pa imagjinatë dhe pa gjuhë politike është ëndrra e çdo pushteti autoritar. Kësaj ëndrre të pushtetit ramist i shërben sot me zell berishizmi duke e transformuar debatin politik në një zhurmë që të vetmin parim organizues ka interesin e familjes Berisha.  

Natyrisht në këtë pikë berishistët do ta denoncojnë përsiatjen time si një farsë analtike, një analizë narko-kriminale dhe kriptoramiste në shërbim të regjimit. Si mund të jemi shërbëtorë të Ramës kur ne e urrejmë Ramën me shpirt? – do më thonë ata të revoltuar.

Dhe është e vërtetë që berishistët e urrejnë Ramën me shumë shpirt, ndonëse me shumë pak mendje. Urrejtja e tyre është e pastër, e sinqertë dhe aspak politike. 

Ata nuk urrejnë Ramën si fenomen politik. Nuk urrejnë autoritarizmin e Ramës, nuk urrejnë korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit të tij aspak transparent, nuk urrejnë as mungesën e meritokracisë politike. Ata urrejnë individin Rama, përndryshe nuk do rreshtoheshin përkrah korrupsionit, arrogancës dhe autoritarizmit berishist.

Por urrejtja nuk të transformon në luftëtar të lirisë dhe aq më pak në kritik të një regjimi autoritar. Përkundrazi, ajo është ndjenja themelore që çdo shërbëtor i zellshëm ka përballë një padroni të fuqishëm, shpërfillës dhe arrogant. 

©Lapsi.al

The post Kajsiu replikon me Bushatin: Kush i shërben “regjimit” Rama? appeared first on Lapsi.al.

A u vodhën zgjedhjet? Arlind Qori: Qytetarët nuk votojnë të lirë, kërcënohen me vendin e punës. Procesi vijon të jetë skandaloz

By: Rovena
2 June 2025 at 20:44

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si u zhvillua votimi dhe numërimi i votave.

Qori tha se partia që ai drejton ka tashmë dy përvoja elektorale dhe është përgjegjëse për monitorimin e të gjithë procesit, përmes vëzhguesve të saj të angazhuar në qendrat e votimit dhe të numërimit.

“Ne kemi dy përvoja zgjedhore. Ne jemi përgjegjës për atë që ndodh që prej momentit që nis votimi e deri tek numërimi, sepse ne kemi atje vëzhguesit tanë, njerëzit që rrinë një javë dhe që numërojnë çdo votë,” u shpreh Qori.

Ai theksoi se edhe pse parregullsia e konstatuar nuk e ndryshon rezultatin për partinë e tij, ajo është treguese për probleme serioze në përputhjen mes dokumentacionit zyrtar dhe të dhënave të mbledhura nga vëzhguesit në terren.

“Rasti që kemi pasur ne nuk e ndryshon rezultatin për Lëvizjen Bashkë, ama përvoja jonë është që shënimet e vëzhguesit tonë dhe procesverbali kanë një diskordancë. Ne e kemi ankimuar dhe presim tani nga institucionet përgjegjëse që të bëjnë transparencë për këtë gjë,” theksoi ai.

Sipas Qorit, problemi i sistemit zgjedhor nuk qëndron vetëm te procesi i numërimit, por që në fazën e votimit, ku sipas tij vullneti i qytetarëve mund të jetë i deformuar për shkak të presionit dhe frikës.

“Problemi nuk mbaron me kaq, sepse është shumë i rëndësishëm procesi i votimit. A deformohet vullneti i votuesit? A voton qytetari shqiptar në kushte vërtet të lira dhe të barabarta? Dhe unë di të them këtu që procesi në Shqipëri vazhdon të jetë vërtet skandaloz, ka qenë skandaloz dhe vazhdon që të jetë skandaloz,” deklaroi Qori.

Ai solli si shembull zonën e Tiranës së Re, ku sipas tij, qytetarët kanë frikë të identifikohen me partinë që mbështesin.

“Nga biseda me qytetarët, tek Tirana e Re, qytetarët kanë frikë të votojnë për partinë që preferojnë. Mua më thoshin që do të votojmë për Lëvizjen Bashkë, por të lutem më fike derën, po publikove foton e shtrëngimit të duarve mes nesh. Ka shumë qytetarë që kanë frikë dhe ndjehen të kërqënuar me bizneset ose me vendet e punës që ata kanë.”/abcnews.al

Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

By: user 2
2 June 2025 at 14:14

Veshja e Berishës me uniformen e Interit dhe thirrja për mosnjohjen e humbjes ishte një gjetje sipërfaqësisht e bukur. Ashtu si skuadra e Milanos në finalen e Ligës së Kampioneve edhe ajo e ShQUP-it u mund thellë dhe doli me turp nga fusha e lojës.

Triumfi i fituesve ishte ngadhënjyes.

Pikërisht kjo ngjashmëri në rezultat u dha dorë taborëve të regjimit, të cilët kanë adoptuar parrullën e kryeministrit se “ky popull nuk ndryshon qeverinë pa ndryshuar më parë opozitën”, ta qesharakëzojnë Saliun si një humbës serial që nuk pranon dot realitetin e disfatave të veta.

Por, po u mendove pak për simbolikën e kësaj “gjetjeje” kupton dhe anën tjetër: atë, se sa shumë janë shumfishuar mediat, analistet, opozitarët fallco që e kanë shndërruar talljen, kritikën fajsimin e Saliut në burim jetese.

Ngaqe s’ kanë leje te hapin gojën për njeriun e gjithfuqishëm që vendos për gjithçka në jetët tona, merren me nje kalë të ngordhur, impakti i të cilit mbi pensionet, taksat, gjobat, bursat, subencionet, hipotekat, gjykatat tona është zero.

Ata që veshën Berishën si interist dhe qe imponojnë çdo ditë debatin nëse duhet të japë dorëheqjen apo jo, me siguri që po mos ekzistonte ai, do përmbytnin mediat dhe TV me pyetjet: a duhet ta mbajë fjalën Tik Llapaj dhe të japë dorheqjen??? A dështoi me turp Agron Shehaj i cili premtoi se do të merrte një grup parlamentar? A e zhvlerësoi elektorati tezën e Arlind Qorit se jetojmë në një regjim oligarkik, pasi i dha vetëm 1 deputet nga 140 të mundëshëm?

Janë pikërisht të njëjtit që i hapën katër kanatë dyert e mediave dhe emisioneve të tyre për Bashën, po atij Luli, që kur ishte rival i Edi Ramës e etiketonin si spiunues të luftëtarëve të UÇK-së dhe të paguar nga Putini.

Ngaqë nuk gjejnë dot asnjë argument për të mburrur padronin e tyre real, kjo farë meskinësh, që s’flasin dot për gjëra më të mëdha, me vlerë dhe interes publik, sforcohen të bymehin çdo kauzë minore.

Këtë dëshmon dhe imazhi i veshjes së Berishës me simbolet e interistit. Ajo tregon se ata që e krijuan e shpërndanë dhe e botuan mbajnë nën xhaketë vulën e zhgryer të socialistit.

©Lapsi.al

The post Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit? appeared first on Lapsi.al.

Propaganda berishiste shkërrmoqet në Tiranë

By: user 4
29 May 2025 at 19:19

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me shitblerjen e votës dhe me administratën publike. Sipas kësaj përralle nëse do ekzistonte një Shqipëri e lirë, pa ndikimin e krimit dhe blerjen e votës, që nuk zbrazet si pasojë e regjimit Rama, ajo nuk do votonte për Ramën dhe PS-në por për Berishën dhe PD-në.

Fatmirësisht për ne, dhe fatkeqësisht për berishistët, një Shqipëri e tillë ekziston dhe voton, ajo quhet Bashkia e Tiranës, zona urbane, njësitë administrative 1 – 11. Kjo copë Shqipëri nuk kontrollohet nga krimi i organizuar dhe nuk vuan nga shit-blerja e votës sepse aty jeton popullsia me nivelet më të larta arsimore dhe ekonomike. Ajo nuk është zbrazur nga qytetarët shqiptarë, ndryshe nga shumë zona të tjera periferike të vendit ku është e vështirë të ndash mospjesmarrjen në votime nga emigracioni.

Në këtë aspekt Bashkia e Tiranës, që nuk përfshin zona rurale (si Zall Herri, Petrela, Dajti, Farka, Kërraba, Vaqarri, Bërzhita, Kashari, Baldushku, apo Ndroqi) ku vota mund të blihet dhe shitet më lehtë, përbën një kampion ideal për të kuptuar tendencat elektorale të vendit jashtë ndikimit të manipulimit elektoral të pushtetit apo të krimit të organizuar. Edhe për faktin se monitorohet në mënyrën më intensive nga mediat dhe vëzhguesit elektoralë.

Por Tirana urbane është një kampion ideal edhe për të kuptuar tendencat elektorale në rang vendi, për tre arsye. Së pari, numri i votuesve në Tiranën urbanë është shumë i madh, bëhet fjalë për qindra mijëra votues në 11 njësi administrative, pra kemi të bëjmë me një kampion shumë të madh. Së dyti, Tirana urbane është përfaqësuese e popullsisë shqiptare në përgjithësi pasi aty jetojnë të ardhurit nga e gjithë Shqipëria, nga mesi, jugu dhe veriu. Së treti, Tirana nuk është një bastion elektoral, sic janë Shkodra apo Vlora, vota e saj ka ndryshuar herë majtas dhe herë djathtas. Në këtë aspekt Tirana është shumë më përfaqësuese e tendencës elektorale në rang vendi se çdo bashki tjetër.

Të gjitha arsyet e mësipërme janë të mjaftueshme për të arritur në dy konkluzione. Së pari, rezultati i zgjedhjeve në Tiranën urbane reflekton qartë vullnetin e elektoratit kryeqytetas. Së dyti, ky vullnet elektoral pasqyron edhe tendencën e vullnetit elektoral të pjesës tjetër të vendit.

Nuk është rastësi që në Shqipëri asnjë forcë apo koalicion politik nuk ka mundur të fitojë zgjedhjet pa fituar Tiranën. I vetmi përjashtim ka qenë Partia e Punës në zgjedhjet e vitit 1991, e cila humbi Tiranën por fitoi pjesën tjetër të Shqipërisë. Por edhe kjo fitore ishte e shkurtër sepse në zgjedhjet e vitit 1992 PP-ja e humbi edhe pjesën tjetër të vendit.

Le të shikojmë atëherë se si ka votuar Tirana Urbane, njësitë 1- 11, në zgjedhjet parlamentare të vititi 2025 dhe 2021. Tabela 1 më poshtë tregon votat që ka marrë PS-ja dhe PD-ja, bashkë me aletatë e saj, në vitin 2021 dhe 2025 në njësitë administrative 1-11 në Tiranë.

Burimi. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve

Tabela 1 na tregon të njëjtën tendencë si në nivel kombëtar. Më shumë se me fitore të Edi Ramës dhe PS-së kemi të bëjmë me një humbje të thellë të Sali Berishës dhe PD-së. Së pari, PD-ja nuk ka fituar në asnjë nga njëmbëdhjetë njësitë administrative të Tiranës Urbane. Para ndeshja ka dalë 11 me 0 për PS-në në Tiranë në nivel njësish administrative.

Në total PS-ja mori 126 320 vota ndërsa PD-ja vetëm 85 771. Pra vetëm në Tiranën Urbane, ku as vetë PD-ja nuk është ankuar për krim elektoral dhe blerje votash, PS-ja e vetme mori 40 549 vota më shumë se PD-ja dhe koalicioni i saj.

Por fitorja e PS-së nuk erdhi nga rritja elektorale e saj, përkundrazi në Tiranën Urbane PS-ja në zgjedhjet e viti 2025 mori 15 423 vota më pak se në vitin 2021. Pati rënie elektorale në të gjitha njësitë administrative. Ajo që e rriti fitoren e PS-së ishte rrakapjekthi elektoral i berishizmit që ra me 40 549 vota në raport me vitin 2021.

Nëse në vitin 2021 PD-ja fitoi dy njësi administrative në Tiranë, 8 dhe 11, në vitin 2025 nuk fitoi asnjë.

Është e rëndësishme të theksojmë se rëniet e mësipërme nuk mund të shpjegohen thjesht me faktorin e emigrimit sepse Tirana Urbane është një bashki që ndryshe nga pjesa tjetër e bashkive në vend nuk është reduktuar në popullësi, përkundrazi.

Ndaj rënia e votës për PS-në mund të interpretohet si rritje e pakënaqësisë ndaj qeverisjes Rama, ose si efekt i arrestimit të Erjon Veliajt dhe i dobësimit të makinës elektorale socialiste në Tiranë, ose si një kombinim i këtyre dy faktorëve.

Ndërkohë që rënia e thellë e votës për PD-në është një refuzim i qartë për Berishën dhe berishizmin nga një elektorat që voton me vullnet më të lirë se cdo elektorat tjetër në vend. Kemi të bëjmë me një rënie shumë më të thellë se ajo e PS-së. Nëse PS-ja ra me 11% në Tiranën urbane në vitin 2025 në raport me vitin 2021, PD-ja ra me 32%, pra gati tre herë më shumë. Ky është kyci i triumfit elektoral të Ramës në Tiranë.

Statistikat e mësipërme vërtetojnë tezën e stërthënë, se shqiptarët janë të lodhur me qeverisjen Rama por refuzojnë shumë më tepër opozitën Berisha. Është një fakt që koha gjithnjë e më tepër e vërteton sa më shumë berishizmi e anatemon si një tezë kriminale që artikulohet nga palaco-analistë apo idiotë të dobishëm të regjimit.

Natyrisht të thuash që Berisha i humbi zgjedhjet nuk do të thotë se Rama fitoi pa ndihmën apo ndikimin e krimit të organizuar. Ndërhyrja e këtij të fundit në Elbasan apo Durrës në favor të kandidatëve të Partisë Socialiste është gjithnjë e më evidente. Ashtu sikurse është gjithnjë e më i qartë penetrimi i pushtetit socialist nga krimi i organizuar edhe nëpërmjet modelit zhvillimor Dubai që ofron mundësi për larje masive të parave të pisëta.

Ama fitoren spektakolare Ramës nuk ia dhuroi krimi i organizuar, por Sali Berisha me rrudhjen spektakolare që i bëri PD-së dhe elektoratit të saj. Të paktën këtë na tregon Tirana Urbane. Nëse sistemi ynë politik vazhdon të mbetet bi-polar i njëjti Berishë do i dhurojë Ramës zgjedhjet e radhës në vitin 2027 dhe 2029. Ndoshta ky është misioni i tij./ Shkruar enkas për Lapsi.al

The post Propaganda berishiste shkërrmoqet në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Si ta ruajmë votën opozitare? Një propozim modest

By: user 2
26 May 2025 at 12:07

Gjenocidi elektoral i regjimit Rama në zgjedhjet e 11 majit 2025 tashmë ka nxjerrë në hije edhe gjenocidin e Gazës. Ajo që u zhvillua më 11 maj nuk ishin zgjedhje por farsa më e shëmtuar elektorale jo vetëm në historinë shqiptare por edhe atë globale.

Sipas dokumentimit rigoroz të doktor Sali Berishës krimi i organizuar i siguroi regjimit Rama 30 mandate në kuvend. Po ti shtojmë këtyre edhe 20 mandate që u siguruan nga përdorimi i administratës publike i bie që regjimi kaloi 50 mandate parlamentare nga koalicioni i PD-së tek PS-ja. 

Ky jo vetëm është, por edhe duhet të ishte, realiteti i “fitores” së regjimit. Kush e injoron atë dhe pretendon se Berisha humbi sepse nuk gëzon popullaritet në elektorat, apo se ndikimi i krimit të organizuar edhe pse prezent e ka fryrë por jo përcaktuar fitoren e Ramës është një palaço-analist.

Enigma/ Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve

Për të mbuluar manipulimin dhe shitblerjen masive të votës idiotët e dobishëm të regjimit po vjellin në publik pseudo-argumente të tipit “Berisha refuzohej më shumë se Rama në të gjitha sondazhet para zgjedhore”, apo se “PD-ja dilte shumë poshtë PS-së në të gjitha sondazhet”.

Po si mund ti besohet sondazheve kur jetojmë në regjimin më kriminal të globit? Nëse krimi i organizuar është i aftë ti rrëmbejë 30 mandate dhe mbi 300 mijë vota PD-së imagjinoni sa të lehtë e ka të shantazhojë 1000 apo 2000 të intervistuar në një sondazh, ku natyrisht janë përgjigjur me pistoletë në kokë. 

Ky është mjerimi mendor i shërbëtorëve të regjimit që refuzojnë të shohin të vërtetën që ndriçon si drita e diellit; rezultatin zgjedhor nuk e përcaktoi populli shqiptar por krimi i organizuar në bashkëpunim me SPAK-un. Krejt tjetër do kish qenë rezultati i  zgjedhjeve nëse SPAK do kish arrestuar Troplinët dhe Visin e Pojës para datës 11 maj dhe jo pas saj.

Është i njëjti SPAK që e arrestoi Erjon Veliajn jo menjëherë para zgjedhjeve të 11 majit por shumë javë përpara për të ndihmuar Edi Ramën me fushatën e Tiranës, duke i dhënë kohë ta organizojë atë pa Erjonin. Ishte kjo strategji politike e SPAK që prodhoi fitoren e thellë të Ramës dhe PS-së në Tiranë. 

Për të justifikuar gjenocidin elektoral të regjimit Rama mjaft palaço-analistë dhe idiotë të dobishëm argumentojnë se Berisha deklaron se zgjedhjet ishin farsë për të mos pranuar humbjen, sepse përndryshe do detyrohej të jepte dorëheqjen si kryetar i PD-së. Sipas propagandës ramiste Berisha i trëmbet Nenit Basha në statutin e PD-së.

Ky është një argument idiot sepse Berisha nuk ka nevojë për asnjë justifikim politik për të ndenjur përjetësisht në krye të PD-së. Aty e ka vendosur Zoti ndaj askush tjetër nuk mund ta heqë. Ai fare lehtë mund të deklarojë nesër se zgjedhjet i humbi ai vetë dhe përsëri të rizgjidhet kryetar i PD-së. 

Si do ta rrëzoka Berishën neni Basha sot që është kryetar ndërkohë që nuk e rrëzoi dot Kryetari Basha me SHBA-të nga pas kur doktori ishte anëtar i thjeshtë? Kaq mjafton për të kuptuar mjerimin e llogjikës së regjimit dhe të zëdhënësve të tij.

Doktori nuk ka asnjë interes personal në denoncimin e vjedhjes së votës. Lufta e tij është për një demokraci shqiptare ku vota as nuk shitet dhe as nuk blihet, siç ka ndodhur historikisht brenda PD-së nën udhëheqjen e Berishës. Aty vota kurrë nuk është shitur apo blerë, sepse nuk ka pasur asnjë vlerë. 

Nëse eleminojmë shit-blerjen e votës regjimi Rama bie menjëherë sepse popullit i jepet mundësia të votoj lirshëm për Berishn. Ndaj sfida kryesore e demokracisë shqiptare sot është ruajtja e votës së opozitës berishiste nga vjedhja, shitja apo blerja.

Deri tani janë hedhur të paktën dy propozime interesante për tu përballur me këtë sfidë. Njëri prej tyre është kalimi i PD-së në parti anti-sistem që nuk merr pjesë në votime sepse jemi nën regjim dhe jo në demokraci. 

Andi Bushati: PD duhet ti japë fund te sjellurit si parti e madhe

Ndonëse kemi të bëjmë me një një propozim inteligjent dhe invovativ duhet pranuar se shancet që një qasje e tillë të ruaj votën opozitare janë të pakta. Mos-pjesmarrja e PD-së në zgjedhje nuk e pengon regjimin Rama për të blerë vota në masë dhe për të “fituar” zgjedhjet pa kundërshtar.

Përkundrazi, shërbëtorët e regjimit dhe idiotët e dobishëm do çirren në kor se PS-ja fitoi sepse PD-ja nuk u paraqit në zgjedhje, edhe pse në të vërtetë PS-ja edhe në këtë rast do fitonte sepse bleu votat masivisht. Kjo është narkoza e demokracisë shqiptare që për rezultatin e zgjedhjeve ia vesh fajin gjithnjë opozitës madje edhe kur ajo nuk merr fare pjesë në zgjedhje.

Një ide e dytë akoma më largpamëse është që PD-ja të sillet si parti e vogël dhe jo e madhe. Kjo është një ide tepër e llogjikëshme sepse një parti e vogël merr më pak vota se një parti e madhe. Më pak vota ruhen më kollaj se më shumë vota. 

E megjithatë edhe kjo zgjidhje ndonëse plotësisht e llogjikëshme në teori nuk funksionoi në praktikë. Në zgjedhjet e 11 majit Berisha arriti ta zvogëlojë me shumë sukses votën e PD-së, me rreth 250 mijë vota. E megjithatë vjedhja dhe shitblerja u rrit në raport me vitin 2021. Gjasat janë që ky fenomen do vazhdojë edhe në zgjedhjet e vitit 2029.

Në fakt e vetmja qartësi që kemi mbi zgjedhjet e ardhëshme parlamentare është se Berishës do ia vjedhin votën përsëri. Ndonëse Berisha di ta ruaj demokracinë shqiptare e vërteta e dhimbëshme është se ai nuk di ta ruaj votën opozitare. Vjedhja, shitja dhe blerja masive e votës berishiste në farsën elektorale të 11 majit ishte dëshmia e rradhës se PD-ja e Berishës nuk di ta ruaj votën e saj.

Shifrat/ Diaspora thelloi fitoren e Partisë Socialiste në 11 qarqe

Pikërisht për këtë arësye është koha që Berisha dhe Berishizmi ti bëjnë thirrje shqiptarëve që votën mos ta depozitojnë te PD-ja por tek partitë e reja opozitare. Ato treguan qartë se dinë ta ruajnë votën, madje edhe pa komisioner, pa vëzhgues të mjaftueshëm dhe pa milionat që hodhi PD-ja në fushatë. 

Natyrisht votuesi i PD-së mund të jetë skeptik. Vota për partitë e reja opozitare mund ti duket si një votë e çuar dëm pasi probabiliteti që ato të rrëzojnë Ramën në vitin 2029 është ende i ulët. 

E megjithatë ai është shumë më i lartë se në rastin e PD-së berishiste. Shancet e saj për të rrëzuar Ramën dhe për të ardhur në pushtet në vitin 2029 janë zero, sepse që tani e dimë që Berishës do i vjedhin votën.

Artikull i Blendi Kajsiu shkruar enkas për Lapsi.al

 

 

The post Si ta ruajmë votën opozitare? Një propozim modest appeared first on Lapsi.al.

Përdorimi i bandave/ Artan Hoxha: Zgjedhjet e 2025 si kanabisi i 2016, dolën jashtë kontrolli

By: V K
26 May 2025 at 10:54

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha, teksa ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri tv, tha se fitorja Edi Ramës i ka dalë jashtë kontrolli.

Sipas tij, ky rezultat është si hashashi i vitti 2016, tha gazetari gjatë bisedës me moderatorin e KAFE SHQETO në Syri tv.

Artan Hoxha: Ata që kanë fituar, në këtë rast, ata nxijnë e sterrojnë kaq shumë se nuk dinë çfarë të bëjnë.

Flavio Qarri: Pse janë kështu?

Artan Hoxha: Po se u ka dalë nga kontrolli mor burrë. Si hashashi i 2016. Mendojnë se e kontrollojnë. Po ku kontrollohet ajo. Edhe kjo. Në qoftë se i jep hapësirë aty poshtë për të bërë vota, kur iu numëronin në fund u habitën. Si ka mundësi që shkoi kaq…

Flavio Qarri: Sa mandate deshte Rama në këto zgjedhje?

Artan Hoxha: Shiko, por të marrësh ato të diasporës ai është 96 më vete.  Ai e niste nga 74-78, atë minimumin. Ose dyshemenë. Ai kur bëri atë memorandumin e Kuçit ai tha 78-88 dhe tha diku në mes do të jemi. Aty ku ishin mbledh çunat. Elbasani, Fieri, Durrësi dhe futi edhe Dibrën….Në qeshim se nuk qajmë dot. Edhe ata vete nuk qeshin dot.

Flavio Qarri: Arrestimet e SPAK i interesojnë kryeministrit në këto momente. Jep ndonjë mesazh.

Artan Hoxha: Kjo historia me SPAK….

Në bisedë ai ka komentuar përdorimin e krimit dhe bandave në zgjedhje dhe ka shpjeguar evolucionin e krimit në zonën e Durrësit pas operacionit të antimafias italian “Ura”.

Artan Hoxha: “Poja”…U kristalizuan si grupi i Shkozetit dhe ngeli grupi i Shkozetit sepse ne nuk shkojmë menjëherë tek nofka.

Nofka është aty në lagje. O të vihet emri i nënës, emri i dajos, kë ke ti më të shquar aty. Ne rastin konkret shkoi si grupi i Shkozetit e më pas filloi identifikimi.

Eshtë fakt se këtë kanë qenë për një kohë të gjatë në hije aty. Pra … në mbrojtje, nuk kanë qenë në sulm. Si të them se edhe në botën e nëndheshme ka një hierarki, ka ca rregulla. Pra edhe në xhungël është Luani, Leopardi dhe vijnë me radhë kafshët e tjera. Kurse ne kemi vetëm hiena. Dhe Hienat nuk lënë asgjë sipër dhe asgjë poshtë. Në fund hanë njëra – tjetrën. Pra ne e kemi bërë Safari. S’ka më xhungël. I kemi këputur me luanë, me leopard, me barngrënës. I kemi këputur. Ne kemi lënë vetëm hienet që bluajnë çdo gjë çfarë të jetë. Kështu që edhe në rastin në fjalë, kjo ishte një etapë zhvillime e gjithë kriminalitetit në Shqipëri.

Në mandatin e dytë të qeverisjes ata kanë qenë në ngjitje. Në mandatin e tretë kanë qenë në lulëzim.  Me kontributin që dhanë në 2021 kanë qenë në lulëzim.

Shiko, ky emri rilindje, si i ka shkuar mendja me e gjet këtë emër. Se këtë janë 4 vjet rilindas e pastaj në zgjedhje direkt socialistë. Pra votën e kërkojnë si socialistë, pushtetin e ushtrojnë si rilindas. Në fakt duhet të ishte e kundërta. Por kështu, në fakt na zuri, ta heqim këtë punë.

Tani të kthehemi tek realiteti. Ne 2013 kur ka ardhur ne pushtet Rama po ta shikosh ne kemi patur një lloj funksionimi tjetër të krimit të organizuar. Bëri operacionin e parë mori lojërat e fatit. Në nëntor – dhjetor  vrasjet ndodhën në Tiranë. U akaparuan disa, shpejt e shpejt. Pastaj u bë goditja tjetër operacioni i qershorit ne 2014 në Lazarat që ne shpartalluam Lazaratin por e shpërndamë në të gjithë Shqipërinë.

Më 2016 kishte nja kanabizim kaq të keq. I rrëzuam edhe tullën e fundit të institucioneve që kemi. Bëmë bashkë edhe ata që mbillnin, edhe ata që ruanin, policët. Ajo 2016 na krijoj një problem të madh. Që pas saj të nëndheshmet thonin që paskemi qenë budallenj. Pas kësaj banditët u bënë investitorë, në ndërtim në turizëm, investitorë strategjikë.

Sot jemi në këtë situatë që nuk i kemi më banditë por i kemi investitorë. Dhe ajo që bie ne sy sidomos në 2021, grupet kryesore të cilat u përfshinë në fushatë për shkak të akuzave që u bënë atëherë mazhoranca bëri një gjë, një pjeë të atyre i dërgoi në SPAK, priti edhe zgjedhjet e 2023. Kapi edhe lokalet. Ke parasysh Shkodrën çfarë i bëri.  Pastaj filloi ajo goditja me detyrim përcaktim. Ti do shkosh tek vendi por deri këtu. Kur thonë pse me kape mua, i thonë ne e dimë që ke bërë edhe këto por këto s’po ti prekim…Dhe po të shikosh dosjet e para janë çuditërisht të gjithë grupet që janë përfshirë në zgjedhje dhe ne menduam që atyre po u jepet një dërmë e mirë dhe nuk do ti shohim në zgjedhje.

Çuditërisht ishin nga burg këtë radhë. Se si mund të votosh nga burgu për atë që të ka futur në burg ky është rast ekzemplar nuk e ka vërejtur. I kam rënë planetit cep më cep. Po të shkon 90 për qind në burg dhe nga burgu të bësh fushatë, nuk e di se çfarë dhe ndodhi ajo që ka ndodh gjithmonë, shtrëngoje mirë që ai të mos ketë nga të shkojë dhe do të të shërbejë.

The post Përdorimi i bandave/ Artan Hoxha: Zgjedhjet e 2025 si kanabisi i 2016, dolën jashtë kontrolli appeared first on Albeu.com.

Kukësin e fitoi, Berisha: M’i vodhën votat/ PD e ankimon, kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve

24 May 2025 at 11:08

Partia Demokratike e ka filluar nga Kukësi kërkesën për ripërsëritjen e zgjedhjeve të 11 majit.

Ndonëse Kukësi ishte i vetmi qark që e fitoi bindshëm me rezultat, duke marrë dy mandate, PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre.

Sipas kërkesës së selisë blu të depozituar në KQZ, në Kukës ashtu si në qarqet e tjera, ka patur shitblerje votash, përdorim të administratës zgjedhore dhe patronazhistëse, apo manipulim të votës së diasporës.

Por kjo kërkësë, shfaq qëllimin e Sali Berishës për të mos pranuar humbjen e 11 majit. Dy ditë më parë, ai zbuloi se kërkësa e radhës e tij janë qeveria teknike dhe zgjedhjet e reja. Madje duke djegur edhe rezultatet ku PD arriti të fitojë, në qarqet Kukës, Shkodër e Lezhë.

Këto kërkësa pritet të jenë të njejta dhe për çdo qark tjetër. Specitikisht për Elbasanin, Partia Demokratike ka kërkuar në KQZ ekspertizë të veçantë për rastin e Pekishtit për 10 fletë votimi të gjetura në një lokal, që për demokratët janë një tren bullgar.

Kur kanë kaluar 2 javë nga zgjedhjet, Sali Berisha nuk pranon asnjë rezultat të dalë nga 11 maji, ashtu sic nuk pranon as të dorëhiqet për humbjen.

‘Lumë’ kallëzimesh për zgjedhjet, Prokuroritë depozituan 107 kallëzime dhe 47 procedime penale

24 May 2025 at 10:48

Prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm kanë regjistruar gjithsej 107 kallëzime penale për vepra që lidhen me shkeljet në fushën e zgjedhjeve, deri më datën 22 maj 2025. Këto kallëzime janë bërë mbi bazën e veprave penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal, që përfshijnë ndër të tjera cenimin e votës së lirë, korrupsionin zgjedhor dhe pengimin e procesit zgjedhor.

Burimi i kallëzimeve ka qenë i ndryshëm, ku në 64 raste ato janë njoftuar nga policia gjyqësore, në 17 raste nga SPAK, në 9 raste nga subjekte politike, në 11 raste janë regjistruar kryesisht nga vetë organet e prokurorisë dhe në 6 raste janë paraqitur nga qytetarë të thjeshtë.

Nga pikëpamja gjeografike, më shumë kallëzime janë regjistruar në Prokurorinë e Tiranës me 33 raste, pasuar nga Dibra me 17, Elbasani me 12 dhe Fieri me 10 raste. Në Lezhë janë regjistruar 8 kallëzime, në Sarandë 5, ndërsa Durrësi, Kukësi dhe Korça kanë nga 4 raste secila. Prokuroritë e Gjirokastrës dhe Shkodrës kanë regjistruar nga 3 kallëzime, ndërsa ato të Vlorës dhe Beratit nga 2.

Prokuroritë theksojnë se hetimet për këto raste janë në vijim dhe se po punohet për të ndjekur penalisht të gjithë ata që kanë shkelur ligjin në procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e garantimit të një procesi demokratik të ndershëm dhe të pandikuar.

/ abcnews.al

Kërkoi video të numërimit në KQZ, Kalaja: Kam dyshime, do shkoj në Prokurori

19 May 2025 at 21:14

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka folur lidhur me një kërkesë që ai ka depozituar në KQZ ku ka kërkuar sigurimin e pamjeve filmike të numërimit të votave.

Kjo kërkesë e tij vjen pasi dyshon se është manipuluar vota preferenciale.

“Unë merrem me parimin, në rast se numëruesit e mi kanë vjedhur një votë, vota do kthehet te i zoti. Por nëse KQZ-ja nuk do e marrë përsipër, unë do i drejtohem prokurorisë. Do e bëj këtë se i kam premtuar qytetarëve se do e mbroj votën e tyre. Unë mandatin tim gjithsesi e kam marr, se kam marrë Krujën dhe Fushë-Krujën. Kam marr aq vota sa nuk ishte e pritshme”,-tha Kalaja.

I pyetur nga gazetari Flogert Muça nga studio e Euronews Albania nëse kërkesa e tij do dëmtojë kauzën e Partisë Demokratike, Kalaja tha:

“Unë nuk kam vjedhur asnjë votë, kam bërë një fushatë modeste që nuk kalon 10 milionë të vjetra. Madje i kam kërkuar edhe SPAK që ta vendos telefonin tim në përgjim. Unë besoj se do jetë vetë procesi që do e demaskojë. Unë nuk kam asgjë personale me askënd. Unë jam në betejën time dhe të drejtën time, koha do e tregoj nëse kam pasur të drejtë “,-tha Kalaja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkoi video të numërimit në KQZ, Kalaja: Kam dyshime, do shkoj në Prokurori appeared first on Euronews Albania.

Numërimi, dueli mes kandidatëve/ Celibashi: Rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme nga diaspora

By: Re Nato
19 May 2025 at 13:10

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se vijon verifikimi i fletëve të votimit nga diaspora, teksa po kryhet numërimi për kandidatët.

Në një konferencë për mediat, Celibashi u shpreh se kanë votuar nga jashtë, 201,795 persona. Ndërkaq, fletë votimi të pavlefshme, janë 1971.

Ndërkaq, në KQZ ka mbërritur dokumentacioni për 202,063 fletë votimit, teksa 353 fletë nuk mbërritën me DHL.

“199,824 janë vfletë  të vlefshme. 1971 janë fletë votimi të pavlefshme. Janë 201,795 votues nga jashtë. Po ta konstatoni, nga numri total i zarfave postarë të mbërritur në KQZ, ka kuptim logjik dhe nga kjo e tërë, ka rezultuar një numër pak më i vogël fletësh votimi, të shpërndarë sipas subjekteve”, theksoi ai./abcnews.al

“PS luajti në mënyrë perfekte”, Sefa: Fitore që pritej, por jo në kto përmasa…

18 May 2025 at 21:44

Analisti Ergis Sefa ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania ku tha se fitorja e PS në zgjedhjet e 11 majit, ishte e pritshme, pavarësisht se nuk pritej të ishte në këto përmasa.

Ai tha se PS ka ditur të luajmë me sistemin e të maksimizonte votën, por një shkak i fitores së socialistëve ka qenë edhe copëzimi i opozitës.

“Fitorja në tërësi e PS, pritej por nuk ma merr mendja që pritej në këto përmasa. Ne kemi bërë një studim të programeve elektorale. Që aty shikohej se kemi një përgatitje të mirë edhe të partive të vogla. që aty shikonim ku fokusoheshin partitë, Partia Socialiste ishte kirurgjikale në mënyrën se si donte të merrte vota në zona të caktuara që mund të shtonin mandatet në favor të saj. Ka ditur të luajë në ato zona që maksimizonin vota”,-tha Sefa.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “PS luajti në mënyrë perfekte”, Sefa: Fitore që pritej, por jo në kto përmasa… appeared first on Euronews Albania.

Meta ‘pranon’ burgun, jo Parlamentin/ Ish Presidenti nga qelia: Nuk pranoj asnjë marifet

18 May 2025 at 15:17

Ilir Meta ka falënderuar rreth 8 mijë zgjedhësit e mbështetën zgjedhje, duke i cilësuar ata si heronj qëndruan fortë përballë presioneve makinerisë kriminale shtetërore. Ai ka theksuar se nuk mund pranojë marifet për marrë mandatin parlamentar dhe se lufta e tij ka qenë gjithmonë për një përfaqësim drejtë.

Meta ka falënderuar Tedi Blushin dhe kolegët e Partisë Lirisë për angazhimin e tyre dhe gjithashtu ka vlerësuar komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit vazhdojnë mbrojnë çdo votë deri fund. / abcnews.al

PS ruan mandatin e pestë/ Përfundon numërimi i votave të Diasporës në Berat

18 May 2025 at 14:22

Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qytetin e Beratit.

Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e pestë në këtë qark, ndërkohë Partia Demokratike ka mbetur me dy mandate.

Ndërkohë më herët ditën e sotme përfundoi numërimi për votat e Diasporës së qytetit të Elbasanit ku PS ruajti 10 mandate dhe PD 4 mandate. Gjithashtu edhe në Vlorë, PS konfirmoi mandatin e saj të nëntë ndërsa PD mbeti me 3 mandate. / abcnews.al

❌
❌