Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Dua një familje tjetër” – Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues

5 July 2025 at 22:04

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi në një intervistë për gazetaren e Euronews Albania Matilda Braho se mitura kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit.

Ai tha se e mitura ishte e trembur dhe i kishte rrëfyer se nuk donte të kthehej më në shtëpinë e saj dhe se donte të kishte një familje tjetër.

“Ishte ora 6:00 kur në ballkon shoh një fëmijë. E pyeta se kush ishte më tha unë u hodha nga dritarja. E pyet je çun? Jam vajzë, më tha. Kush të ka qethur? Babi. Nuk dua të iki më në shtëpi, dua një familje tjetër. Thirra nuset e djemve. E pashë ishte e trembur, në fillim mendova mos… Më pyeti cilën ke vajzë nga këto? Të dyja thashë. Sa baba i mirë, më tha. Thoshte vazhdimisht nuk dua të shkoj në shtëpi. Iu thashë ta mbanin vajzën dhe shkova te kryetari i fshatit, thashë është e trembur. Policia erdhi vonë, po e kërkonin se kishte denoncuar i ati”, tregoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dua një familje tjetër” – Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues appeared first on Euronews Albania.

Flet kreu i ri i PS në Vlorë: Jemi gjithmonë gati për çdo nevojë të partisë

5 July 2025 at 21:44

Kryeminstri dhe kryetari i PS, Edi Rama shkarkoi dy ditë më parë kryetarin dhe nënkryetaren e PS në Vlorë Admir Malaj dhe Vilma Bello, dhe në vend të tyre emëroi Klevis Kason dhe Erjona Ismailin.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Now me gazetaren Greta Topjana, Kaso u shpreh se ishte i surprizuar por edhe i vlerësuar për këtë detyrë.

Ai komentoi edhe kritikat e fundit të kryeministrit ndaj bashkisë që pasuan me dorëheqjen e 21 drejtorëve, duke i argumentuar me vëmendjen e madhe që kreu i qeverisë ka ndaj Vlorës.

“Nuk e prisja fare dhe nuk e kisha idenë por duke qenë se bëjmë pjesë në strukturat e PS shumë aktive, ne jemi gati në çdo moment për çdo nevojë që partia ka dhe është kënaqësi dhe përgjegjësi të drejtosh PS e Vlorës, një nga bastionet më të mëdha në vend. Vlora është një qytet që gëlon ndaj problematikat duhet të marrin zgjidhej po aq shpejt, nuk ka probleme që nuk zgjidhen por njerëz që nuk i zgjidhin. Kryeministri ka vëmendje shumë të madhe ndaj Vlorës, ndaj reagimi duhet të jetë në lartësinë e duhur”, tha Kaso.

The post Flet kreu i ri i PS në Vlorë: Jemi gjithmonë gati për çdo nevojë të partisë appeared first on Euronews Albania.

Përplasja në Vlorë, zyrtari i PD: Luftë klanesh brenda PS, Dredha u bë pengesë

5 July 2025 at 21:11

Atird Hoxha, anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës, nga radhët e PD-së komentoi në një intervistë për Euronews Albania përplasjen e kryeministrin Edi Rama me bashkinë Vlorë dhe dorëheqjen e 21 drejtorëve të kësaj bashke pas ultimatumit të këtij  të fundit.

Sipas tij bëhet fjalë për një përplasje mes klaneve brenda PS për shkak të prishjes së interesave të mëdha financiare në këtë qytet.

“Kjo është një përplasje e brendshme në PS në të cilën Rama tashmë ka marrë pozicion duke përkrahur një grup të caktuar në PS për të sulmuar Dredhën, është një luftë mes klaneve në PS. Nuk mundet kurrsesi të detyrosh të dorëhiqen në grup 21 drejtorë, jo për t’i mbrojtur, por çfarë përgjegjësie ka me pastrimin drejtori i teatrit, të pallatit të sportit? Janë të gjithë të PS këta. Portalet e PS në Vlorë po bëjnë një luftë të shëmtuar kundër Dredhës. Interesat në Vlorë në sektorin e ndërtimit janë shumë të larta dhe ndoshta Dredha dhe të tijtë janë bërë pengesë për ta kthyer Vlorën në kantier kullash ndërtimi dhe mendoj se kjo është arsyeja e vetme”, tha Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:


The post Përplasja në Vlorë, zyrtari i PD: Luftë klanesh brenda PS, Dredha u bë pengesë appeared first on Euronews Albania.

Teologu shqiptar në Iran: Kishte informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

22 June 2025 at 20:28

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para se të ndodhte sulmi i Shteteve të Bashkuara, ndaj uraniumi është transportuar në vend të sigurt përpara sulmit.

Kërcënimi i liderit të Iranit për pasoja të përjetshme pas sulmit të SHBA, sipas tij lidhet me vendimin për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, që do të sillte një kolaps ekonomik në Evropë dhe ndoshta një luftë të tretë botërore.

“Në Iran thuhet që para se të sulmonin amerikanët dhe izraelitët çdo gjë është larguar, uraniumi i pasuruar është larguar në vend të sigurt. Banorët pranë bazës Fordow thonë që nuk kanë dëgjuar asnjë lloj zhurmë ndaj nuk është e sigurt si ka ndodhur kjo ngjarje. Është e sigurt që SHBA ka shkelur territorin e Iranit dhe ka sulmuar, por a e ka bërë këtë për t’i mbyllur gojën Izraeli që ne ndërhymë, ndoshta bëhet për arsye që të mbyllet lufta dhe të çelet një dritare për paqen. Irani e cilëson shkelje të sovranitetit dhe kërcënon se lufta do përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme duke goditur bazat amerikane. Kërcënimi i liderit të Iranit për pasoja të përjetshme… ndoshta nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit do të ketë një ndikim të madh në Evropë, do rritet çmimi i naftës, do ketë trazira të mëdha në lindjen e mesme, kolaps total dhe mundësi për një luftë të tretë botërore”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Teologu shqiptar në Iran: Kishte informacion për sulmin, uraniumi u largua më para appeared first on Euronews Albania.

Lufta Iran-Izrael, politologu analizon skenarët: Ja rreziku më i madh

15 June 2025 at 21:59

Politologu Bledi Dika ishte këtë të diel i ftuar në “Now” me Greta Topjanën në Euronews Albania ku ka analizuar zhvillimet e fundit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit.

Teksa ka folur për rrezikun e këtij konflikti ai tha se frika  më e madhe do të ishte përdorimi i bombës atomike, pasi dihet që Izraeli posedon të tilla, megjithatë sipas tij kjo duket e largët.

“Frika është më shumë në vendet që janë në lindje të Iranit, siç është Pakistani-India, sepse një shpërthim i tillë, do të kalonte erërat atomike në këto vende. Por ky është një skenar apokaliptik.

Kjo luftë është në vazhdën e luftërave që po shikojmë edhe në Ukrainë. Irani mund të favorizohet edhe me armë nga Kina. Pyetje me vende është se kur mund të mbarojë kjo? Luftërat aktuale janë të ngjashme me luftërat e 800 apo të Luftës së Parë Botërore”,-tha politologu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lufta Iran-Izrael, politologu analizon skenarët: Ja rreziku më i madh appeared first on Euronews Albania.

Përçarje në PD për hapjen e kutive? Ilirjana Kuçana: Ç’po ndodh brenda selisë

15 June 2025 at 21:42

Ilirjana Kuçana, kandidate për deputete e Partisë Demokratike ishte këtë të diel e ftuar në “Now” me Greta Topjanën në Euronews Albania ku ka folur rreth situatës brenda Partisë Demokratike dhe diskutimeve për rinumërimin e votave.

Ajo është ndër deputetet që kanë kërkuar që kutitë për votat e kandidatëve të rinumërohen, pasi sipas tyre ka dyshime për tjetërsimin e votave.

Ajo tha se zëra kritik për këtë qasje ka pasur brenda dhe jashtë PD-së, por sipas saj këtë vendim ajo e ka marrë për qytetarët e Durrësit, të cilët duan të dinë të vërtetën.

“E vërteta duhet të dalë në pah. E vërteta ndonjëherë është e hidhur, por është e vërtetë. Ata që sot na kritikojnë. Ndoshta na shikojnë me dyshim. Unë i sigurojë se pas transparencës të gjithë do të kuptojnë se ne po bëjmë një nder të madh. Ky nuk është një vendim që unë e kam marr për Ilirjanën, e kam marr për qytetarët durrësak, se më kanë thënë se më kanë votuar. Ka një zonë të caktuar ku mua nuk më dalin votat e familjarëve të mi. Kjo ka qenë hija e dyshimit. Si mundet që familjarët e mi të mos më kenë votuar. Unë kam qenë vetë prezente në numërim kur 5 vota kaluan nga emri im në emrin e një kandidati tjetër. Kam qenë vetë prezente”,-tha Kuçana.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përçarje në PD për hapjen e kutive? Ilirjana Kuçana: Ç’po ndodh brenda selisë appeared first on Euronews Albania.

KQZ kërkon 10 ditë për t’u bërë gati për rinumërim, Lita: Ka tentativa për bllokim

8 June 2025 at 23:36

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se koha prej 10 ditësh që kërkon KQZ për t’u bërë gati për rinumërim të votave pas vendimit të KAS është e panevojshme.

Sipas tij, koha e kërkuar nga KQZ për një proces që mund të bëhej edhe përmes zgjidhjeve alternative, të ngjall dyshimin se po tentohet të fiksohet sërish rezultati.

“Mos duan të bëjnë ndonjë tender tjetër? Mos duan të bëjnë ndonjë allishverish tjetër, nuk e kuptoj pse duhen 10 ditë? Mund të ketë shumë njerëz nga shoqëria civile, avokatë, gjyqtarë, prokurorë që mund të asistojnë në procesin e numërimit dhe mund të bëhet shumë shpejt, se këtyre nuk u shkon në mendje zgjidhje alternative, duan të bëjnë vetëm formatet e tenderëve. Akoma nuk kanë nxjerrë sa vetë kanë votuar dhe sa fletë votimin ka në kuti. Mos duan t’i fiksojnë dhe një herë nga e para, se pse iu duhen 10 ditë kohë? Unë jam dyshues”, tha Lita.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post KQZ kërkon 10 ditë për t’u bërë gati për rinumërim, Lita: Ka tentativa për bllokim appeared first on Euronews Albania.

“Trump kërkon të legjitimojë ndryshimin e kufijve me dhunë”, Laçi: Cenohet Ballkani

8 June 2025 at 21:46

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi komentoi në një intervistë për Euronews Albania se telefonatën e presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump pas sulmit me dronë të Ukrainës ndaj bombarduesve rusë.

Sipas tij, deklarata e Trump pas kësaj telefonate duket sikur do të legjitimoj ndryshimin e kufijve me dhunë, që është një tezë shumë e rrezikshme sidomos për Ballkanin, ku kufijtë janë ende një çështje e ndjeshme.

“Trump është biznesmen, që fatet e kombeve i trajton sikur të jenë fatet e një korporate të madhe ekonomike. Por fatet e popujve kanë të bëjnë edhe me dimensione të tjera siç është populli i Ukrainës që po reziston mirë në raport me një superfuqi bërthamore si Rusia. Këto palë u polarizuan së tepërmi pas sulmit të ushtrisë ukrainase. Putin e ka thënë se këto sulme janë kryera nga shërbime sekrete të Perëndimit, me të cilat mesa duket ai kupton britanikët.

“Biseda mes Trump dhe Putin duket sikur Trump kërkon të legjitimojë ndryshimin e kufijve me dhunë, që është një tezë e rrezikshme në të gjithë Evropën, sidomos në Ballkan dhe duket një citim i rrezikshëm kur Trump e thotë shumë ftohet se Putin do sulmojë me dronë Ukrainën”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Trump kërkon të legjitimojë ndryshimin e kufijve me dhunë”, Laçi: Cenohet Ballkani appeared first on Euronews Albania.

Rinumërimi, Qiraxhi: Nëse ka pasur trafikim votash mes komisionerëve, janë për burg

8 June 2025 at 21:22

Aktivisti Mirgen Qiraxhi komentoi në një intervistë për Euronews Albania vendimin e KAS për të pranuar kërkesën e PD për rinumërim të votave në qarkun Tiranë.

Sipas tij fakti që kemi ardhur në këtë pikë do të thotë që administratorët e këtij procesi kanë pranuar që kanë bërë një gabim dhe se kanë ceduar në votim dhe numërim.

“Rinumërimi do të tregojë a ka pasur trafikim të votës nga ana e komisionerëve të PD ose PS, ka një dyshim shumë të madh për këtë. Fakti që kemi ardhur në këtë pikë do të thotë që administratorët e këtij procesi kanë pranuar që kanë bërë një gabim, kanë ceduar në procesin e votimit dhe numërimi. Nëse kapen këta komisionerë që kanë falsifikuar, këta janë direkt për burg”, tha Qiraxhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rinumërimi, Qiraxhi: Nëse ka pasur trafikim votash mes komisionerëve, janë për burg appeared first on Euronews Albania.

“Ka pasur krim zgjedhor dhe brenda llojit”, Çuno: Takova 800 njerëz mora veç 34 vota

31 May 2025 at 21:46

Kryetari i PEISH dhe kandidati për deputet i PD-ASHM, Rivelino Çuno ishe këtë të shtunë në “Now” në Euronews Albania ku tha se nuk do të ketë një ankimim të numërimit të votave dhe se ky është sipas tij një pakt i PS dhe PD.

Ai vetë u shpreh se do të ishte nga ata që do të ankimonin këtë numërim, por kjo do të ishe “lodhje e tepërt”.

“Në njësinë katër unë bëra takim me 800 veta dhe kam marr 34 vota. Kjo nuk ndodh kurrsesi. Votat e mia kanë shkuar atje ku ata kanë menduar ti çojnë. E dija që do ndodhte kjo sepse është krim brenda llojit dhe ka pasur si nga e majta edhe nga e djathta, por nuk jemi këtu për të shpalosur këtë. Çështja është te krimi zgjedhor.

Unë jam ndaluar të kryej takim me anëtarët e komunitetit te banesat sociale. Ne jemi shtet i izoluar dhe lëvizim kur shikojmë hapësira ku nuk cenohemi, por ky muhabet nuk duhet të iki, se ka prova. Ka persona të ndaluar, të proceduar”,-tha Çuno.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ka pasur krim zgjedhor dhe brenda llojit”, Çuno: Takova 800 njerëz mora veç 34 vota appeared first on Euronews Albania.

“Berisha është makinë e vjetër politike”-Dashnor Sula: Unë s’e kaloj më atë prag

31 May 2025 at 21:10

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ishe këtë të shtunë i ftuar në “Now” në Euronews Albania ku ka folur rreth zhvilimeve të fundit politike në vend.

Ai ka bërë një analizë të arsyes së përse PD-ja doli e humbur nga zgjedhjet e 11 majit.

“Lideri ka peshë specifike të madhe. Ai e ka provuar 3-4 herë, tani u bë Rama politikan i vjetër nuk mund ta zëvendësosh me një makinë më të vjetër akoma”,-tha ai.

Dashnor Sula u la jashtë listave të Partisë Demokratike për kandidatë për deputet, e që prej atij momenti zoti Sula është larguar edhe nga partia. I pyetur nëse do donte të rikthehej në Partinë Demokratike, ish-deputeti u përgjigj:

“Unë atë prag nuk e kaloj. Sa të jetë Berisha nuk shkoj. S’ka vend për mua aty! Ma ka mbyll derën baba. Në nëj vend kur nuk të dëgjojnë dhe nuk të pranojnë, unë nuk trokas në derë, prandaj jam jasht”,-tha zoti Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Berisha është makinë e vjetër politike”-Dashnor Sula: Unë s’e kaloj më atë prag appeared first on Euronews Albania.

“PS luajti në mënyrë perfekte”, Sefa: Fitore që pritej, por jo në kto përmasa…

18 May 2025 at 21:44

Analisti Ergis Sefa ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania ku tha se fitorja e PS në zgjedhjet e 11 majit, ishte e pritshme, pavarësisht se nuk pritej të ishte në këto përmasa.

Ai tha se PS ka ditur të luajmë me sistemin e të maksimizonte votën, por një shkak i fitores së socialistëve ka qenë edhe copëzimi i opozitës.

“Fitorja në tërësi e PS, pritej por nuk ma merr mendja që pritej në këto përmasa. Ne kemi bërë një studim të programeve elektorale. Që aty shikohej se kemi një përgatitje të mirë edhe të partive të vogla. që aty shikonim ku fokusoheshin partitë, Partia Socialiste ishte kirurgjikale në mënyrën se si donte të merrte vota në zona të caktuara që mund të shtonin mandatet në favor të saj. Ka ditur të luajë në ato zona që maksimizonin vota”,-tha Sefa.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “PS luajti në mënyrë perfekte”, Sefa: Fitore që pritej, por jo në kto përmasa… appeared first on Euronews Albania.

Ilirjan Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

18 May 2025 at 21:28

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku i është përgjigjur edhe pyetjes së juristit Rezart Kthupi.

Ai pyeti nëse ka patur ankesa në KQZ ankesa nga kandidatë të partive të ndryshëm për tjetërsim të votave dhe nëse do të merren masa për këtë çështje. Celibashi u shpreh se deri më tani asnjë ankesë nuk është depozituar në KQZ.

“Deri tani nuk është prezantuar asnjë pretendim apo shqetësim. Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe shpalljes së rezultatit ashtu sikurse e parashikon kodi zgjedhor, KQZ do të bëjë një verifikim në mënyrë rastësore, por ndoshta dhe më shumë se kaq, për kutitë e votimit qoftë në rastin e votimit të subjekteve zgjedhore, edhe për atë të kandidatë”,-tha Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ilirjan Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ appeared first on Euronews Albania.

Trump “vishet” si Papa/ Eksperti: Ai sundon botën, nuk i duhet froni i Papës

3 May 2025 at 10:26

Lidhur me një foto të publikuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ku nëpërmjet ndihmës së inteligjencës artificiale ai është veshur si një Papë, eksperti i teorive të sigurisë, Xhavit Shala ka një qasje ndryshe nga një pjesë e madhe e komentuesve.

Fotoja e publikuar në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta të cilat e kanë parë si një fotografi provokative, që nuk tregon respekt për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Kjo foto vjen pak ditë pasi Presidenti Trump deklaroi se: “Do doja të isha një Papë, pse jo”, ka thënë ai.

Në këndvështrimin e ekspertit, fotoja është një simbol paqeje, për të cilën Trump ka bindjen se do e vazhdojë pas largimit nga jeta të Papa Françeskut.

“E shof pak ndryshe. Dihet që Papa ka qenë një simbol i paqes. Ai është përpjekur të ndërmjetësojë edhe për rastin e paqes në Ukrainë. Mbase këtë ka dashur të nënkuptojë Presidenti Trump, që do ta vazhdojë pavarësisht se po tërhiqet nga ky ndërmjetësim zyrtar, por me idenë që do të jetë njeri i paqes, kështu e konceptoj.

Ai ka paraqitur veten të veshur si Papë, por pse do e donte ai diçka të tillë kur Trump ka një pozicion. Ai e ka shprehur se sundon botën, pra është më mirë të mbaj këtë pozicion apo atë të Papës, një lider shpirtëror. Në pozicionin që është ai, e ndjen veten më komod, ndaj nuk mendoj se ka të bëjë me pozicionin e Papës por ka të bëjë në raport me paqen”, theksoi eksperti Shala.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump “vishet” si Papa/ Eksperti: Ai sundon botën, nuk i duhet froni i Papës appeared first on Euronews Albania.

Pashkët në Korçë, i riu suprizon të dashurën me propozim për martesë

20 April 2025 at 11:55

Mijëra qytetarë korçare të besimit ortodoks dhe jo vetëm janë bërë bashkë për të pritur lajmin e mirë të ringjalljes së Jezu Krishtit në sheshin e katedrales së Korçës, lajm të cilin e ka dhënë At Ilia Kotnani i cili gjatë mesazhit të tij ka folur për rëndësinë e fitores së jetës mbi vdekjen

Thomaq Lubonja  jeton në Gjermani dhe ka zgjedhur ditën e Pashkës në sheshin e katedrales së qytetit të Korçës për të kërkuar dorën Viola Jorgjit me të cilën ka 3 vite njohje

Pjesë e lajmit të ringjalljes janë bërë jo vetëm korçare por e të tjerë që kanë ardhur nga qytete të ndryshme të vendit por dhe nga Greqia ku jetojnë e punojnë si emigrantë

Nata e Pashkës është festuar edhe në kisha të tjera të juglindjes së vendit, të ato të besimit katolik dhe protestant

Atmosfera e Pashkëve është ndjerë edhe në qytetin e Durrësit, ku qindra besimtarë katolikë dhe ortodoksë janë drejtuar drejt kishave për të ndjekur meshat dhe ritualet që simbolizojnë ringjalljen e Krishtit.

Të mbushur me ndjenja përkushtimi dhe shprese, qytetarët kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për paqe, dashuri dhe harmoni në familjet e tyre.

E diela e Pashkëve është për ta një ditë reflektimi dhe rilindjeje shpirtërore.

Në Katedralen e Shën Luçisë dhe në Kishën Ortodokse të Shën Astit, liturgjitë e organizuara janë ndjekur me devotshmëri nga dhjetëra besimtarë që kremtojnë këtë festë të rëndësishme të krishterë.

The post Pashkët në Korçë, i riu suprizon të dashurën me propozim për martesë appeared first on Euronews Albania.

Jozefina Topalli: Vota e diasporës, rol kyç në rotacionin politik në Shqipëri

By: Besnik
18 January 2025 at 11:41

Në një intervistë për Euronews Albania, Jozefina Topalli bisedoi me gazetaren Greta Topjana mbi angazhimin e saj të ri si Koordinatore Kombëtare e Partisë Demokratike për Diasporën dhe përpjekjet për të mundësuar pjesëmarrjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në procesin e votimit.

Topalli ka theksuar se angazhimi i saj i ri është një sfidë e rëndësishme, duke pranuar se detyra që i është ngarkuar është një përpjekje shumë e madhe dhe me rëndësi të jashtëzakonshme.

“Unë nuk i fshihem sfidave politike dhe vështirësive. E kam pranuar detyrën që më është caktuar, e cila është shumë unike planetarisht. Besoj se nëse ka një vullnet të fuqishëm dhe punohet shumë, por kësaj here vendimtari dhe faktori kyç që do ta bëjnë rotacionin është diaspora, shqiptarët që jetojnë jashtë dhe mundësia që do u jepet atyre për të votuar,” tha Topalli.

Ajo sqaroi gjithashtu se, ndonëse fondet janë të kufizuara për organizimin e aktiviteteve të mëdha, Partia Demokratike është angazhuar për të punuar në zyrat e hapura në vendet ku jetojnë shqiptarët, me ndihmën e mbështetësve të opozitës.

“Nuk është se kemi shumë fonde për të bërë takime luksoze nëpër stadiume apo hotele, por po përpiqemi që me ndihmën e dashamirësve të opozitës të punojmë në zyrat e hapura në vendet ku ata jetojnë,” shtoi Topalli.

Topalli gjithashtu beson se diaspora shqiptare ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ndikuar në proceset politike të Shqipërisë.

Sipas saj, në 10 vitet e fundit, më shumë se 1 milion shqiptarë kanë emigruar jashtë vendit, dhe nëse do të ketë një mobilizim të fuqishëm dhe sensibilizim të tyre, ky grup mund të ketë një ndikim të madh në rotacionin politik në Shqipëri.

“Besoj se pesha numerike e shqiptarëve që kanë të drejtë vote jashtë Shqipërisë është e barazpeshuar me peshën elektorale të votave brenda vendit. Megjithatë, duhet parë se sa ata do të mobilizohen për t’u regjistruar dhe votuar,” tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Jozefina Topalli: Vota e diasporës, rol kyç në rotacionin politik në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Psikologia: Historinë e Parashqevisë na e treguan të tjerët dhe jo këngëtarja

By: Besnik
18 January 2025 at 10:56

Psikologia Eriona Hoxha ka komentuar në lidhje me rastin e këngëtares Parashqevi Simaku në një lidhje live për Euronews Albania, ku vlerësoi angazhimin e shqiptarëve për të ndihmuar këngëtaren por kishte disa pikëpyetje dhe rezerva.

Psikologia theksoi se historia e Parashqevisë na u prezantua në një mënyrë që nuk lejonte hapësirë për të dëgjuar këngëtaren të fliste në mënyrë të drejtpërdrejtë për veten dhe historinë e saj.

“Historia e Parashqevisë na u servir nga të tjerët, pasi nuk dëgjuam në asnjë moment këngëtaren të fliste për veten dhe për atë çfarë kishte ndodhur. Duhet të dëgjonim zërin e saj, të kuptonim si u gjend aty dhe në çfarë rrethanash“, tha psikologia.

Ajo gjithashtu ngriti pyetje në lidhje me motivet e rastit.

“Ka qenë diçka e zgjedhur që ta paraqesin si endacake, apo kanë qenë rrethana të tjera? Historia erdhi si një ngjarje që tregonte se Parashqevia po priste djalin, i cili një ditë do të vinte ta kërkonte“, shtoi Hoxha.

Psikologia theksoi se kjo ngjarje u zhvillua shumë shpejt, duke kaluar nga një situatë rruge në një hotel luksoz me pesë yje.


LEXONI GJITHASHTU:

The post Psikologia: Historinë e Parashqevisë na e treguan të tjerët dhe jo këngëtarja appeared first on Euronews Albania.

“O shpirti mamit!” Parashqevi Simaku mes lotësh takon djalin Luke

4 January 2025 at 13:00

Këngëtarja Parashqevi Siamku është takuar, pas shumë vitesh me djalin e saj Luke.

Në disa foto të bëra publike në rrjetet sociale, ajo shfaqet krah të birit, duke e përqafuar dhe puthur, një takim që ajo e priste prej vitesh.

Luke e ka takuar nënë e tij në hotelin ku ajo po jeton aktualisht në New York, ndërsa ka qenë i shoqëruar edhe nga babi i tij, ish-bashkëshorti i këngëtares.

Rasti i Parashqevi Simakut, e cila jetonte e pastrehë në New Jork tronditi opinionin publik rreth një muaj më parë, në një video të publikuar nga një televizion amerikan, teksa merrte ndihma sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “O shpirti mamit!” Parashqevi Simaku mes lotësh takon djalin Luke appeared first on Euronews Albania.

Lirohet nga Serbia ish-ushtari i UÇK-së, Gazetari jep detaje: Proceset zvarriten…

4 January 2025 at 12:17

Ka mbërritur të premten në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili ishte arrestuar në Serbi.

Dakaj ishte arrestuar më 5 janar 2024 në pikëkalimin kufitar në Merdarë, që lidh Kosovën dhe Serbinë. Për të dhënë më tepër detaje rreth kësaj ngjarje ishte i ftuar në Euronews Albania, gazetari nga Kosova Urall Boshnjaku i cili tha në një intervistë për Greta Topjanën se rasti i Dakajt nuk është i vetmi.

“Si zakonisht Serbia di ti zvarrisë këto proceset ku janë përfshirë ish-ushtarët e UÇK-së të cilët kanë qenë pjesë aktive e luftës në Kosovë, të cilët për llogari të Serbisë konsiderohen si terroristë të cilët kanë kryer krime lufte mbi popullatën serbe në Kosovë, pavarësisht se UÇK ka qenë duke luftuar në tokat e saj dhe dihet botërisht se nuk kanë kryer krime mbi civilet.

Dakaj i cili u arrestua më 5 janar të vitit të kaluar u lirua ditën e djeshme e menjëherë u prit menjëherë nga familjarët. Rasti i Dakaj nuk është rasti i vetëm që Serbia ka arrestuar ushtarë të UÇK-së. Rreth dy muaj më parë është liruar nga paraburgimi dhe një nga ushtarët i cili ishte arrestuar më 15 tetor të vitit të kaluar, Sadik Duraku. Këta të dy nuk janë të vetmit, pasi edhe Nezir Mehmetaj ka marr një dënim prej 6 vitesh dënim nga gjykatat e Serbisë, por prap këta nuk janë të vetmit”,-tha gazetari Boshnjaku.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lirohet nga Serbia ish-ushtari i UÇK-së, Gazetari jep detaje: Proceset zvarriten… appeared first on Euronews Albania.

Si e humbi kontrollin avioni i linjës Oslo-Amsterdam në ajër! Shqiptarja jep detajet

29 December 2024 at 13:28

Një ngjarje e cila ka shkaktuar panik dhe shok tek disa pasagjerë në avionin e linjës Oslo-Amsterdam duket se fatmirësisht ka përfunduar pa lëndime në njerëz duke u paraprirë kështu një ngjarje e rëndë.

Pjesë e bordit të aeroplanit ishte dhe shqiptarja Ornela Ademi, këshilluese shkencore në Agjencinë Europiane të Barnave e cila ka folur në Euronews Albania mbi përjetimet që shkaktoi tek ajo dhe gjithë pasagjerët lëkundjet e shumta të aeroplanit deri në uljen emergjente të tij.

“Në të gjithë që ishim në aeroplan gëzojmë shëndet të plotë por njerëzit kanë mbetur të frikësuar dhe kanë përjetuar panik teksa është ulur aeroplani pasi tronditjet janë ndjerë shumë.

Nisja ishte nga Oslo teksa gjatë fluturimit jemi njoftuar për një ulje emergjente për shkak të disa problemeve hidraulike dhe rrotat e aeroplanit kishin një difekt. Në atë moment shikuam që po del tym nga aeroplani. Gjatë uljes emergjente, piloti humbi kontrollin dhe përfunduam jashtë pistë së aeroportit më të afërt në Oslo. Ambulancat dhe zjarrfikësja po na prisnin aty në rast se do ndodhte diçka për të na ndihmuar, gjë që fatmirësisht nuk ndodhi përveçse panikut dhe shokut”, tha Ademi.

Ndër të tjera, Ornela shprehet pas ngjarjes të gjithë njerëzit që ishin në bord, janë akomoduar në një hotel në Oslo, duke uruar që nisja për në Amsterdam, të vijojë normalisht dhe pa probleme.

The post Si e humbi kontrollin avioni i linjës Oslo-Amsterdam në ajër! Shqiptarja jep detajet appeared first on Euronews Albania.

❌
❌