Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Kurti takohet sonte në Prishtinë me ndihmëssekretarin e Shtetit, Brendan Hanrahan

12 July 2025 at 13:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sonte në mbrëmje në Prishtinë me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti do të takojë sot në mbrëmje zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, në një darkë pune të shtruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Prattipati”, konfirmoi ai.

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, gjatë kësaj jave është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Ndryshe, ndihmëssekretari i Shtetit Hanrahan, para mbërritjes në Kosovë, ka vizituar Serbinë, ku është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit nga presidenca serbe, në takim janë diskutuar temat globale, raportet Serbi-SHBA dhe situata në Ballkanin Perëndimor.  /Telegrafi/

 

The post Kurti takohet sonte në Prishtinë me ndihmëssekretarin e Shtetit, Brendan Hanrahan appeared first on Telegrafi.

Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Ti e Kurti nuk e keni zbatuar, po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA

12 July 2025 at 13:23

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Sipas Hotit, presidentja para disa vitesh e quante Marrëveshjen e Uashingtonit, si cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, ndërsa sot, ajo e quan “marrëveshje të mirë”, transmeton Telegrafi.

Hoti në Facebook, ka shpërndarë deklaratat e Osmanit, ndërsa ka shkruar se kjo nuk është asgjë e re nga ajo, dhe vetëm hipokrizi e radhës.

“Osmani, që dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan “marrëveshje të mirë” dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”. Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror”, ka theksuar Hoti.

Po ashtu, ai ka deklaruar se “Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme”.

“Jo, ti e Kurti nuk e keni zbatuar këtë marrëveshje. E keni luftuar atë. Tani po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA. Ky është kulmi i mashtrimit politik”, nënvizoi ai. /Telegrafi/

The post Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Ti e Kurti nuk e keni zbatuar, po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA appeared first on Telegrafi.

E rëndë në Prishtinë/ Ndërron jetë në qendrën spitalore foshnja 9 muajshe

By: V K
12 July 2025 at 12:43

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës, që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës.

Foshnja fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK në Prishtinë.

“Me datë 29.06.2025 në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, ishte sjell një fëmijë 9 muajsh. Me datë 11.07.2025 viktima (fëmijë) kishte ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

The post E rëndë në Prishtinë/ Ndërron jetë në qendrën spitalore foshnja 9 muajshe appeared first on Albeu.com.

“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”, familjarët e Agon Zejnullahut kërkojnë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent

12 July 2025 at 11:41

“Nuk kërkojmë hakmarrje por drejtësi”, “Jo dhunë, duam paqe për Agonin”, “Agon Zejnullahu u vra nga ata që duhet të ishin mbrojtës, e jo vrasës”, “Sot s’ka më heshtje”, “Drejtësi për Agonin”, janë disa nga pankartat që po mbajnë në duar familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, gjatë protestës në Lipjan.

Protesta ka filluar rreth orës 11:00, ku edhe po kërkohet drejtësi për 27-vjeçarin që ka vdekur në rrethana të panjohura gjatë arrestimit nga policia, transmeton Telegrafi.

Në protestë po marrin pjesë numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët tashmë janë ndaluar para stacionit të policisë.

Vëllai i Agonit, Alban Zejnullahu, në fjalimin e tij tha se kërkojnë hetim të drejtë për rastin.

“Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje, sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu sepse drejtësia nuk është privilegj por një e drejtë. Kërkojmë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent. Ne protestojmë në mënyrë paqësore”, u shpreh ai.

Ai tha se duhet të ketë drejtësi për jetën që nuk është dashur të shuhet.

Pas fjalimit të tij, Alban Zejnullahu ftoi qytetarët të shpërndahen në mënyrë paqësore. /Telegrafi/

The post “Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”, familjarët e Agon Zejnullahut kërkojnë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent appeared first on Telegrafi.

Osmani: Aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara

12 July 2025 at 11:22

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në SHBA.

Osmani ka takuar edhe të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea.

“Mirënjohëse për riafirmimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtë strategjik i SHBA-ve dhe se aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka pohuar presidentja përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka theksuar se në takim kanë diskutuar për avancimin e marrëdhënive strategjike mes dy shteteve.

“Ndër të tjera, dje në New York, në takim me të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea, diskutuam edhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, tha tutje ajo./Telegrafi/

The post Osmani: Aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara appeared first on Telegrafi.

Rasti i Agon Zejnullahut, nis protesta para stacionit të Policisë në Lipjan

12 July 2025 at 11:12

Para stacionit të Policisë në Lipjan kanë filluar të mblidhen qytetarë, duke kërkuar drejtësi për Agon Zejnullahun, 27-vjeçarin që vdiq më 7 korrik.

Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta gjatë orëve të para të 7 korrikut, gjatë një intervenimi të policisë për arrestimin e tij.

Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi është kërkesa qytetare për drejtësi dhe transparencë.

Sipas tij, institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore – mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë,” thuhet në njoftimin e familjes Zejnullahu.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me kërkesën kryesore: zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

Lidhur me këtë rast, pesë zyrtarë policorë tashmë janë paraqitur para gjykatës dhe janë dërguar në paraburgim për një afat prej një muaji./Telegrafi/

 

The post Rasti i Agon Zejnullahut, nis protesta para stacionit të Policisë në Lipjan appeared first on Telegrafi.

​Çfarë mesazhe pritet të sjellë zyrtari i lartë amerikan në Kosovë?

12 July 2025 at 09:56

Vizita e sotme e ndihmëssekretarit të Shtetit në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brendan Hanrahan në Kosovë, po shihet si një rikthim i vëmendjes amerikane për vendin dhe Ballkanin Perëndimor.

Një nga mesazhet kryesore të tij pritet të jetë nevoja për formimin e institucioneve të reja dhe dalja nga kriza politike, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Diplomati amerikan do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thanë në ekzekutiv për KosovaPress, mirëpo nuk treguan agjendën e diskutimit.

Krahas Kurtit, zyrtari i DASh-it do të takohet edhe përfaqësues të partive parlamentare në vend.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, thotë për KosovaPress, se është në interes të vendit thellimi i partneritetit me SHBA-në.

Sipas tij, bllokada politike në Kosovë ka tërhequr vëmendjen edhe të SHBA-së, e cila mund të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit politik përmes konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.

Megjithatë, ai vë në pah edhe vonesat në emërimin e një ambasadori të ri amerikan në Kosovë, gjë që, sipas tij, është shqetësuese.

“Është një lajm i mirë dhe një tregues që, përkundër agjendës së stërngarkuar dhe ngjarjeve globale ku SHBA-ja është e përfshirë, interesi për Kosovën mbetet i gjallë. Kjo vizitë duhet të shërbejë si një tërheqje e vëmendjes për faktin që Kosova ende nuk ka formuar institucionet e dala nga zgjedhjet. Ka kohë që nuk kemi as ambasador të SHBA-së në vend, gjë që për mua dhe për LDK-në, është shqetësuese, sepse mungesa e përfaqësimit në atë nivel mund të interpretohet si mesazh për qeverinë dhe klasën politike që interesi për partneritet duhet të jetë i yni dhe jo i njëanshëm”, deklaron ai.

Në anën tjetër, analisti politik Dorajet Imeri, deklaron se vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë, dëshmon vazhdimin e përfshirjes strategjike të SHBA-së në rajon, me synimin për të ruajtur qëllimet e saj afatgjata në Ballkanin Perëndimor.

“Pavarësisht vështirësive që ka Kosova në procesin e konstituimit të institucioneve, SHBA-ja nuk ndalet së vepruari në kuadër të strategjisë së saj në rajon. Ajo vazhdimisht dërgon diplomatë për të shtyrë përpara agjendat e veta. Është e qartë se SHBA-ja ka nevojë për një partner në Kosovë, dhe për këtë arsye kërkohet që qeveria e re të burojnë nga një shumicë funksionale në Kuvend. Një Kuvend i pakonstituuar dhe një qeveri në detyrë nuk mund të funksionojnë me kapacitete të plota”, shton ai.

Megjithatë, Imeri thekson se mungesa e emërimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, si dhe në disa vende të tjera të rajonit, është një sinjal i mundshëm i mungesës së interesit aktiv të SHBA-së për rajonin në rrethanat aktuale.

“SHBA-ja ka kohë që nuk ka dërguar ambasadorë në shumë prej vendeve të rajonit. Kjo është një pasqyrë e politikës së administratës aktuale, e cila mund të interpretohet si një qasje më e tërhequr ndaj Ballkanit Perëndimor. Kjo vonesë në emërime është sinjal pesimizmi që SHBA-ja nuk e sheh më me prioritet rajonin tonë”, deklaron ai.

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, gjatë kësaj jave është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, ai kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë Herecgovinë dhe Serbi.

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka shkruar ai në platformën X më 9 korrik.

The post ​Çfarë mesazhe pritet të sjellë zyrtari i lartë amerikan në Kosovë? appeared first on Telegrafi.

Raporti psikik për vrasësin e motrës së tij, flet vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli s’ka të meta mendore, e përdori për të zvarritur procesin

By: V K
12 July 2025 at 09:22

Vëllai i Liridona Ademajt Leonard Ademaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur për raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ku ka rezultuar se Naim Murseli nuk ka të meta mendore.

Ai ka thënë se për familjen Ademaj kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por sipas Leonardit, ata kanë besuar se Naim Murseli një gjë të tillë po e bën, vetëm për të zvarritur procesin gjyqësor dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

“Naimi këtë e kishte si kartë të fundit me të cilën mund ta zvarriste procesin gjyqësor. Po besoj se Prokuroria dhe Gjykata do ta marrin si të tillë këtë çështje dhe do të vazhdojnë me procesin, pa lejuar më që ai të zvarritet”, ka thënë ai.

Më herët, vëllai i Liridona Ademajt, kishte deklaruar në studion e emisionit FIVE se porositësi dhe organizatori i kësaj vrasjeje është Naim Murseli.

Leonard Ademaj:Po pra, Naim Murseli është organizatori i vrasjes, së bashku me Kushtrim Kokallën, ndërsa ekzekutori është Granit Plava. Të tre së bashku kanë ndërmarrë një veprimtari kriminale duke e vrarë Liridonën”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se presin që Gjykata të punojë drejtë dhe pa lejuar që të zvarritet më tej ky proces gjyqësor dhe se seanca për rastin e Liridonës do të mbahet të hënën e ardhshme.

’Për ne si familje dihet qartë se Lirodona nuk kthehet më dhe nëse dënimi është maksimal. Por ajo se çfarë duam ne është që këta të dënohen dhe të jepim një mësim për të gjithë ata të cilët tentojnë të bëjnë një diçka të tillë që të mos ja mësyjnë asaj rruge se me besim në drejtësi ata ta kryjnë këtë punë dhe të vendosen përballë sistemit të drejtësisë’’, ka thënë ai.

The post Raporti psikik për vrasësin e motrës së tij, flet vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli s’ka të meta mendore, e përdori për të zvarritur procesin appeared first on Albeu.com.

Zyrtari i lartë amerikan sot Kosovë

PRISHTINË, 12 korrik/ATSH/ Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën.

Ai do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mësuar KosovaPress nga burime në ekzekutiv.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë dhe Herecegovinë dhe Serbi.

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka shkruar ai në platformën X më 9 korrik.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë pritet të takohet edhe me përfaqësues dhe liderë nga partitë parlamentare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të enjten, konfirmoi takimin, mirëpo shtoi që për shkak të një udhëtimi të tij, LDK-në do ta përfaqësojë në takim nënkryetarja, Hykmete Bajrami.

Takim me diplomatin amerikan ditë më parë ka pasur edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA. /Kosovapress/

The post Zyrtari i lartë amerikan sot Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hartim i planit të bashkëpunimit strategjik Shqipëri–Kosovë 2025–2028

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Hartimi i planit të bashkëpunimit strategjik Shqipëri–Kosovë 2025–2028 u diskutua në Tiranë, mes përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, ky nuk është thjesht një bashkëpunim teknik, është një marrëdhënie vëllazërore që forcohet çdo ditë, me besim, respekt dhe vizion të përbashkët për sigurinë e vendeve tona dhe të gjithë rajonit.

“FSK ka bërë hapa të mëdhenj përpara në transformimin dhe modernizimin e saj dhe Shqipëria do të vijojë ta mbështesë me të gjitha mundësitë, në çdo fushë ku ka nevojë: nga arsimimi dhe stërvitja, te shkëmbimi i eksperiencave dhe ndërtimi i kapaciteteve”, thekson MM.

MM shprehu vendosmërinë për ta çuar edhe më tej këtë bashkëpunim.

/gj.m/j.p/

The post Hartim i planit të bashkëpunimit strategjik Shqipëri–Kosovë 2025–2028 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

’’Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë

11 July 2025 at 22:00

Në një nga përgjimet e publikuara në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Nazim Bllaca, dëshmitar bashkëpunues i EULEX-it dëgjohet duke kërcënuar me pasoja të rënda në rast se ai “goditet” nga misioni ndërkombëtar.

Nëse EULEX-i e godet Bllacën, ti e din çka del mandej… Unë nuk jam as Agim Zogaj… këtu ku ka të holla, ka kallashnikov. Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”, i thotë ai Zdenka Pumper-it, një zyrtare e EULEX-it me të cilën komunikonte rregullisht.

Në vazhdën e publikimeve, janë zbardhur përgjime dhe dokumente që dëshmojnë për mënyrën se si Bllaca për vite me radhë ka bashkëpunuar me hetues ndërkombëtarë dhe me Serbinë, përfshirë edhe raste që më vonë përfunduan në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një tjetër përgjim, Bllaca deklaron se kishte bashkëpunuar me prokurorin italian Maurizio Salustro, i cili fillimisht u prezantua si ndjekës i “peshqve të mëdhenj” në Kosovë, por që më pas punoi si këshilltar i drejtësisë në Beograd.

Ai tregon se kishte dorëzuar lëndë për rastin “Kleçka” dhe se e njihte mirë procesin e përzgjedhjes së figurave që viheshin në shënjestër nga hetimet ndërkombëtare:

Unë kam nënshkru kush janë peshqit e mëdhenj gjatë kohës së luftës… kam dorëzu lëndën te Salustro… e di se cilët janë figurat me pushtet dhe me pika të zeza”, dëgjohet të thotë Bllaca.

Kurse në një përgjim tjetër Bllaca i thotë Zdenkës: Prit pak se kur nis punën Gjykata Speciale, do ta kalojmë atje rastin sepse është çështje sensitive.

Por përtej dëshmisë, përgjimet zbulojnë një frikë dhe tension të vazhdueshëm tek Bllaca, për shkak të përfshirjes së tij në rrjete sensitive të bashkëpunimit ndërkombëtar.

The post ’’Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë appeared first on Telegrafi.

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

By: Ardit
11 July 2025 at 15:17

Autoritetet kosovare i kanë mbyllur përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate gjatë një operacioni të gjerë në mbi 100 operatorë ekonomikë në të gjithë Kosovën. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) tha në një komunikatë të premten se inspektorët e saj, në bashkëpunim me Policinë, Administratën Tatimore dhe institucione të tjera […]

The post Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën appeared first on BoldNews.al.

Gara shpejtësie në Ferizaj, dy të rinj ndëshkohen me gjobë dhe ndalim për 12 muaj

11 July 2025 at 13:51

Dy persona janë ndëshkuar sot rreth orës 00:03 me gjobë pasi kanë zhvilluar gara shpejtësie në rrugën “Driton Islami”, në Ferizaj.  

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët L.I. (26 vjeç) dhe B.D. (25 vjeç) ishin duke zhvilluar gara shpejtësie, duke qarkulluar me shpejtësi 91 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h, shpejtësia e të cilave automjete është matur me veturën inteligjente të policisë.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 00:03, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar dy automjete të tipit Opel dhe Daimler Benz, njëra me targa të huaja dhe tjetra me targa vendore. Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët L.I. (26 vjeç) dhe B.D. (25 vjeç) ishin duke zhvilluar gara shpejtësie, duke qarkulluar me shpejtësi 91 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h, shpejtësia e të cilave automjete është matur me veturën inteligjente të policisë”, thuhet në njoftim.

Tutje siç bëhet e ditur në njoftim për këto kundërvajtje të rrezikshme, ndaj të dy shoferëve është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro secilit, 5 pikë negative si dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 12 muaj. /Telegrafi/

The post Gara shpejtësie në Ferizaj, dy të rinj ndëshkohen me gjobë dhe ndalim për 12 muaj appeared first on Telegrafi.

Pagoi vrasjen e bashkëshortes/ Naim Murseli nuk ka çrregullime psiqike

By: user 4
11 July 2025 at 12:15

Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.

Sipas raportit, s’është konstatuar asnjë çrregullim mendor te i akuzuari.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

“Po është e vërtetë, nuk ka çrregullim mendor”, tha ai për mediat e Kosovës.

The post Pagoi vrasjen e bashkëshortes/ Naim Murseli nuk ka çrregullime psiqike appeared first on Lapsi.al.

Vrau bashkëshorten në prani të fëmijëve, Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullime

By: V K
11 July 2025 at 12:09

Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.

Sipas raportit, s’është konstatuar asnjë çrregullim mendor te i akuzuari.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

“Po është e vërtetë, nuk ka çrregullim mendor”, tha ai për mediat e Kosovës.

The post Vrau bashkëshorten në prani të fëmijëve, Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullime appeared first on Albeu.com.

Osmani: Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë

11 July 2025 at 11:49

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

Osmani ka shkruar se janë bërë 30 vjet nga dita kur në Srebrenicë është kryer gjenocid.

“8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi i Millosheviqit. Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë. Kosova qëndron përkrah tyre, sepse ne e dimë çfarë do të thotë dhimbja e humbja, por dhe angazhimi i palodhur për drejtësi”, ka pohuar ajo.

Mes tjerash, ajo shtoi “Le të mos harrojmë kurrë, le të mos heshtim kurrë”./Telegrafi/

The post Osmani: Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë appeared first on Telegrafi.

Deliu kritikon ashpër institucionet për heshtjen ndaj arrestimit të Arbnor Spahiut dhe rastit të Agon Zejnullahut

11 July 2025 at 11:46

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka ngritur zërin kundër, siç e quajti ajo, heshtjes së institucioneve të shtetit përballë ngjarjeve të rënda që kanë prekur qytetarët e Kosovës – arrestimin e ish-policit Arbnor Spahiu në Serbi dhe vdekjen tragjike të të riut Agon Zejnullahu në Lipjan.

Deliu nga foltorja e Kuvendit theksoi se rasti i Spahiut, i cili sipas saj po mbahet padrejtësisht në paraburgim nga autoritetet serbe, ka kaluar pa reagimin e duhur nga institucionet e vendit.

“Institucionet heshtin për ish-policin i cili mbahet padrejtësisht në institucionet e paraburgimit në Serbi. Heshtja, fatkeqësisht, po bëhet pjesë e politikës së jashtme, ndërkohë që qytetarët tanë janë gjithnjë e më të pambrojtur, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të Kosovës”, deklaroi ajo.

Deputetja e PDK-së kritikoi ashpër edhe mënyrën se si u trajtua publikisht rasti i Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta në Lipjan.

Ajo u shpreh e indinjuar që asnjë zyrtar nuk ka marrë përgjegjësi, nuk ka pasur dorëheqje apo reflektim institucional.

“Në vend të ndjeshmërisë, pamë një ministër në largim që qesh përballë pyetjeve të gazetarëve, ndërkohë që një familje po përjeton dhembje të thellë për humbjen e një të riu. Ky është shteti i Albin Kurtit – ku një njeri i vetëm sillet si më i larti, më i rëndësishëm se Kushtetuta, më i vlefshëm se ligji dhe më i fuqishëm se vetë qytetarët e Kosovës”, tha ajo.

Në emër të PDK-së ajo i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që të “zbresë në tokë” dhe të heqë dorë nga inatet personale.

“Të respektojë rendin kushtetues dhe demokratik, e të reflektojë njëherë e përgjithmonë”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

The post Deliu kritikon ashpër institucionet për heshtjen ndaj arrestimit të Arbnor Spahiut dhe rastit të Agon Zejnullahut appeared first on Telegrafi.

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 11 korrik/ATSH/ Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Ky është dështimi i të 45-të me radhë.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por ende nuk është bërë formimi i institucioneve të reja.

Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun. Ata po kërkojnë votim të fshehtë, por kjo, dhe kandidatura e Haxhiut, po kundërshtohen nga partitë e tjera parlamentare.

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime bashkë, dhe të ndara, me përfaqësues të partive politike – në përpjekje të zgjidhjes së krizës. Por, nuk ka pasur ndonjë ndryshim.

Thirrje për formim të institucioneve të reja kanë bërë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Konstituimi i Kuvendit po dështon edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit iu kërkua deputetëve që ta bëjnë Kuvendin deri më 26 korrik.

/Kosovapress/

The post Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

11 July 2025 at 11:45

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, meqë partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta. Në seancën e 11 korrikut kanë marrë pjesë 93 deputetë.

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar kryesuesin e seancës Avni Dehari – nga Lëvizja Vetëvendosje – për shkelje të Kushtetutës.

“Kjo është e papranueshme”, ka thënë Tahiri nga foltorja e Kuvendit, teksa Dehari ka kërkuar që atij t’i ndalet mikrofoni. Akuza kundër Deharit kanë pasur edhe përfaqësues të partive tjera, të cilëve, gjithashtu u është ndalur mikrofoni.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje – fituese e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit – kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar sërish para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

Ata janë parë duke mbajtur në duart pankarta me mbishkrimet: “Demokracia nuk është veç procedurë”, “Cirku i Republikës së Kosovës”, “120 rroga, 0 përgjegjësi”, e tjera.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.

Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikn si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive politike ditë më parë, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje, mirëpo situata nuk ka ndryshuar. Ajo e ka përmendur edhe mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë. REL/

The post Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të appeared first on Sot News | Lajme.

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

By: Ela
11 July 2025 at 11:37

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, meqë partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta. Në seancën e 11 korrikut kanë marrë pjesë 93 deputetë. Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar kryesuesin e seancës Avni Dehari – nga Lëvizja Vetëvendosje – […]

The post Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të appeared first on BoldNews.al.

❌
❌