Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Zyrtari i lartë amerikan sot Kosovë

PRISHTINË, 12 korrik/ATSH/ Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën.

Ai do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mësuar KosovaPress nga burime në ekzekutiv.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë dhe Herecegovinë dhe Serbi.

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka shkruar ai në platformën X më 9 korrik.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë pritet të takohet edhe me përfaqësues dhe liderë nga partitë parlamentare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të enjten, konfirmoi takimin, mirëpo shtoi që për shkak të një udhëtimi të tij, LDK-në do ta përfaqësojë në takim nënkryetarja, Hykmete Bajrami.

Takim me diplomatin amerikan ditë më parë ka pasur edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA. /Kosovapress/

The post Zyrtari i lartë amerikan sot Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Macron viziton Britaninë e Madhe javën e ardhshme

By: user 5
4 July 2025 at 19:38

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe nga e marta deri të enjten, me një agjendë të ngarkuar politike që përfshin një fjalim në parlamentin britanik dhe njoftime të rëndësishme për çështje të mbrojtjes dhe emigracionit.

Vizita vjen në një moment kur Britania, nën drejtimin e kryeministrit të ri Keir Starmer, synon të rindezë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian pas Brexit-it. Macron u ftua nga Mbreti Charles III dhe do të jetë lideri i parë i një shteti anëtar të BE-së që viziton zyrtarisht Britaninë që prej daljes së saj nga unioni në vitin 2020, një sinjal i fortë i afrimit mes dy vendeve, sipas Parisit.

Përveç pritjes zyrtare dhe darkës së shtetit në Kalanë e Windsor-it, ngjarjet kryesore të vizitës përfshijnë fjalimin e Macron në Parlament dhe një samit franko-britanik që do të fokusohet te çështjet e sigurisë dhe emigracionit.

Dy vendet pritet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, në kuadër të marrëveshjeve të Lancaster House të vitit 2010, të cilat do të përshtaten me realitetin e ri strategjik të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Fokus i veçantë do t’i jepet bashkëpunimit në fushën bërthamore, operacionale dhe teknologjike – përfshirë ndërtimin e përbashkët të raketave.

Të enjten, Macron dhe Starmer do të bashkëdrejtojnë një takim virtual nga baza ushtarake Northwood për të koordinuar ndihmën e vendeve vullnetare ndaj Ukrainës.

Sa i përket çështjes së emigracionit, një pikë e nxehtë mes Francës dhe Britanisë, Parisi kërkon të ketë të drejtën të ndërhyjë deri në 300 metra nga bregdeti për të ndalur mjetet e mbushura me emigrantë. Vetëm gjatë vitit 2024 janë regjistruar mbi 36.800 mbërritje në brigjet britanike, një rritje me 25% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa 78 emigrantë kanë humbur jetën, një numër rekord.

The post Macron viziton Britaninë e Madhe javën e ardhshme appeared first on Lapsi.al.

Eliminimi i pajisjeve me mërkur, spitali rajonal i Dibrës dhe i Vlorës përzgjidhen si spitale pilot

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Zyra e OBSH-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore të OSHKSH-së, organizoi dy takime teknike ndër-institucionale në kuadër të projektit për eliminimin e pajisjeve mjekësore që përmbajnë mërkur, në përputhje me Konventën e Minamatës dhe legjislacionin shqiptar në fuqi.

Sipas njoftimit të zyrës së OBSH-së në vendin tonë, takimet u zhvilluan në Spitalin Rajonal të Dibrës, si dhe në ambientet e Drejtorisë Rajonale të OSHKSH-së në Vlorë. Spitali rajonal i Dibrës dhe spitali rajonal i Vlorës janë përzgjedhur si spitale pilot për këtë fazë fillestare, e cila synon të mundësojë identifikimin, eliminimin dhe zëvendësimin e pajisjeve që përmbajnë mërkur me pajisje moderne, të certifikuara dhe të sigurta për pacientët dhe stafin.

Të dy takimet u organizuan me pjesëmarrjen e ekspertëve të OBSH-së, përfaqësuesve të OSHKSH-së në nivel qendror dhe lokal, profesionistëve të spitaleve rajonale dhe njësive vendore të kujdesit shëndetësor.

Në të dy aktivitetet mori pjesë edhe drejtoresha e OSHKSH Jeta Deda cila prezantoi objektivat e ndërhyrjes dhe udhëhoqi diskutimet teknike.

“Ekspertët e OBSH-së prezantuan formularin standard të inventarizimit dhe udhëzuan pjesëmarrësit mbi mënyrat e sigurta të largimit dhe menaxhimit të pajisjeve ekzistuese, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe respektimin e protokolleve teknike gjatë gjithë procesit”, thuhet në njoftim.

Drejtues të OSHKSH-së në Dibër dhe Vlorë ritheksuan angazhimin për zbatimin e suksesshëm të projektit, ndërsa Drejtoria Qendrore e OSHKSH-së do të vijojë mbikëqyrjen dhe koordinimin e procesit në të dy spitalet pilot.

Këto takime përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë në sistemin shëndetësor shqiptar dhe mbrojtjes së mjedisit, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe standardet që OBSH promovon.

Nga takimet e zyrës së OBSH-së në Shqipëri, me Drejtorinë Qendrore të OSHKSH-së
1 nga 5

/e.i/

 

The post Eliminimi i pajisjeve me mërkur, spitali rajonal i Dibrës dhe i Vlorës përzgjidhen si spitale pilot appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parandalimi i murtajës, takime ndërgjegjësuese me fermerët në Postribë dhe Rrethina

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Përfaqësues të bashkisë së Shkodrës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zhvilluan sot takime me fermerë të zonës së Postribës dhe Rrethina.

Sipas njoftimit të bashkisë Shkodër, këto takime informuese me fermerët në njësitë administrative Postribë dhe Rrethina, zhvillohen në kuadër të planit të hartuar nga Bashkia Shkodër me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre takimeve është ndërgjegjësimi për rreziqet e murtajës së bagëtive të imta, si dhe marrja e masave parandaluese në kohë, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe specialistët e fushës.

Gjatë takimeve, u diskutua për rëndësinë e masave higjieno-sanitare, mënyrat e mbrojtjes së tufave, si dhe u dhanë këshilla praktike nga veterinerë të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Shkodër.

Bashkia Shkodër dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbeten të angazhuara për të qenë në terren pranë fermerëve, duke i mbështetur ata në përballimin e kësaj sfide dhe në garantimin e një blegtorie të sigurt dhe të qëndrueshme.

Përfaqësues të bashkisë së Shkodrës dhe ministrisë së Bujqësisë, takime me fermerë të zonës së ...
1 nga 4

/e.i//a.f//r.e/

The post Parandalimi i murtajës, takime ndërgjegjësuese me fermerët në Postribë dhe Rrethina appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Identifikimi elektronik dhe shërbimet e besuara, projektligji konsultohet me sektorin financiar

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Në kuadër të procesit të hartimit të projektligjit “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një sërë takimesh konsultuese me përfaqësues nga sektori financiar, fintech dhe mikrofinanciar, me ofrues të shërbimeve të besuara, si dhe me institucione publike që ofrojnë shërbime digjitale dhe që parashikohet të jenë palë të përfshira në zbatimin e këtij ligji.

Në njoftimin e AKSK, thuhet se projektligji i ri synon të modernizojë kuadrin ekzistues ligjor për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara, duke e përafruar plotësisht me rregulloren eIDAS të Bashkimit Evropian.

“Ai parashikon krijimin e një kuadri të plotë rregullator për identifikimin elektronik, futjen e portofolit të identitetit digjital si një mjet i ri, i sigurt dhe i ndërveprueshëm për qytetarët dhe institucionet, si dhe zgjerimin e shërbimeve të besuara, përfshirë nënshkrimin elektronik, vulosjen, arkivimin dhe verifikimin e të dhënave digjitale”, thuhet në njoftim.

Sipas AKSK-së, portofoli i identitetit digjital, i konceptuar si një risi në këtë projektligj, do t’u mundësojë qytetarëve të ruajnë dhe ndajnë të dhënat e tyre personale në mënyrë të sigurt, të nënshkruajnë dhe vulosin dokumente në formë elektronike, të aksesojnë shërbime publike dhe private si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe të menaxhojnë ndërveprimet e tyre digjitale me transparencë dhe kontroll të plotë.

Këto konsultime synuan të mbledhin mendime, komente dhe sugjerime konkrete nga palët e interesuara për të ndihmuar në përmirësimin e draftit përfundimtar dhe garantimin e zbatueshmërisë së tij në praktikë. Kontributet e marra gjatë këtij procesi do të shërbejnë si një vlerë e shtuar për ndërtimin e një kuadri ligjor të besueshëm, funksional dhe të përputhshëm me zhvillimet teknologjike dhe standardet evropiane.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike gjatë takimeve konsultuese me përfaqësues nga sekt...
1 nga 13

/e.i/

The post Identifikimi elektronik dhe shërbimet e besuara, projektligji konsultohet me sektorin financiar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denoncimi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohen takimet me fëmijët dhe të motrën

20 June 2025 at 18:03

Ilir Metës i janë ndaluar takimet gjatë kësaj jave me fëmijët dhe motrën e tij në burg, për shkak se e kishte ezauruar takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Denoncimi është bërë nga ky i fundit, përmes një deklarate nga selia e partisë, ku e konsideroi aktin e ndalimit të […]

The post Denoncimi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohen takimet me fëmijët dhe të motrën appeared first on BoldNews.al.

Stefan Çapaliku përmbyll ciklin e takimeve kulturore ‘Pena e Dritës’, prezanton veprat ‘Camera obscura’ & ‘Saga e Sarajevës’

By: Kult Plus
20 June 2025 at 11:20

Në vazhdën e takimeve kulturore mujore “PENA E DRITËS”, për muajin qershor, Biblioteka “Ernest Koliqi” ka pasur shkrimtarin e mirënjohur Stefan Çapalikun, një zë i veçantë në letërsinë bashkëkoherë shqipe, i cili përmes një paraqitje të thellë e mbrëslënëse prezantoi dy veprat e tija: “Camera obscura” poezi, dhe “Saga e Sarajevës” romani më i ri i tij.

Ky takim kulturor me shkrimtarin Çapaliku, shënon fundin e këtij cikli takimesh me figura të njohura të letërsisë, që pritet të vazhdojë përsëri në muajin shtator.

“Përvoja e tij shkrimore, krijimtaria e tij e veçantë, janë pasuri për kulturën tonë shqiptare. Takimi me shkrimtarin Çapaliku ishte i fundit para pushimeve verore. Ne do të rikthehemi me takimet tona në muajin shtator. Duke shprehur mirënjohje dhe falënderim bashkëpunëtorëve dhe gjithë audiencës, Ju urojmë të keni pushime të mira. Mirëupafshim në shtator!”, thuhet në komunikatë./ KultPlus.com

Proda merr pjesë në konferencën e INTERPOL, zhvillon takime me homologët e tij

By: Ardit
4 June 2025 at 13:56

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në Konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Athinë, ku po trajtohet kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar. Konferenca drejtohet nga Zëvendëspresidenti i INTERPOL-it për Evropën, Peter de Buysscher, dhe pjesëmarrësit po shqyrtojnë disa nga format më të rënda të […]

The post Proda merr pjesë në konferencën e INTERPOL, zhvillon takime me homologët e tij appeared first on BoldNews.al.

Hyseni në SHBA: Partneritet strategjik në fushën e inteligjencës e sigurisë

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në Washington DC (15-17 maj), ku u takua me drejtues dhe zyrtarë të lartë të Zyrës së Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI), të Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe partneritetit strategjik.

Në takimin me Tulsi Gabbard, Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA, u diskutuan çështje të bashkëpunimit dhe sfidat në fushën e inteligjencës e sigurisë, me interes për sigurinë kombëtare të dy vendeve tona.

Gjatë takimit, u shkëmbyen vlerësime mbi zhvillimet me impakt në sigurinë rajonale e ndërkombëtare, angazhimin konstruktiv e konkret për sigurinë kolektive, duke konsideruar SHISH si partner të besueshëm dhe Shqipërinë si faktor stabiliteti në rajon.

Në takimin me John Ratcliffe, Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA, u diskutuan një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh, ku u theksua partneriteti i shkëlqyer me SHISH në interes të identifikimit dhe parandalimit të kërcënimeve të përbashkëta.

Po ashtu, u shkëmbyen vlerësime mbi situatën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit, si dhe rritjen e kapaciteteve të inteligjencës.

“Vizita në SHBA dëshmon përkushtimin e agjencive respektive për të mbështetur me inteligjencë cilësore dhe paralajmëruese autoritetet e vendimmarrjes strategjike të dy vendeve, për të garantuar sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar sot në faqen zyrtare të SHISH.

1 nga 2

/m.m/a.f/

The post Hyseni në SHBA: Partneritet strategjik në fushën e inteligjencës e sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë

31 May 2025 at 17:39

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më 5 qershor, bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Stefan Kornelius.

Kornelius tha më 31 maj se është planifikuar që dy udhëheqësit të zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë, pasuar nga një drekë e përbashkët e më pas një konferencë për media.

Bisedimet në Uashington pritet të përqendrohen në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përgjigjes së NATO-s ndaj kërcënimeve të jashtme në rritje. Udhëheqësit po ashtu pritet të bisedojnë për mosmarrëveshjet tregtare mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Ky do të jetë takimi i parë mes dy udhëheqësve që kur Merzi mori detyrën e kancelarit më 6 maj. Para se Merz të merrte këtë post, ishte takuar me Trumpin shumë vite më parë në Nju Jork.

Merz do të niset drejt Uashingtonit të mërkurën, pas një darke që do të ketë me kryeministrat e 16 landeve gjermane në Berlin, tha Kornelius.

Presidenti Trump do ta akomodojë kancelarin gjerman në shtëpinë e tij për mysafir, Shtëpinë Blair, që gjendet afër Shtëpisë së Bardhë. Kornelius tha se akomodimi i Merzit në këtë vend është një nder i posaçëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë appeared first on Euronews Albania.

Rama ndan FotoAlbumin e Samitit Politik: Mikpritja shqiptare për Europën

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian u mbaj në Tiranë në 16 maj nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot fotoalbumin e këtij samiti, duke e etiketuar atë si “fotoALBUMIN e mikpritjes shqiptare për Europën”.

Pas ceremonisë së mikpritjes në sheshin “Skënderbej” nga Kryeministri Edi Rama dhe eventit hapës së këtij forumi të rëndësishëm në Teatrin e Operas dhe Baletit, liderët pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian bënë edhe foton familjare, sipas protokollit zyrtar të këtij forumi.

Fotoja familjare e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian u bë para Shtëpisë së Europës nën monumentin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Liderët europianë u zhvendosën më pas brenda ambienteve të Shtëpisë së Europës, ku zhvilluan punimet edhe katër panelet kryesore të këtij samiti. Fillimisht ata firmosën logon e këtij samiti të vendosur në hyrje të sallës ku u mbajtë ky forum.

Ceremonia e mirëseardhjes në samit u shoqërua nga performanca të ndryshme artistike, promovuese të traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare.

Samiti vijoi punimet me seancat plenare dhe tryezat e diskutimeve. Kryefjalë e punimeve ishte situata në Ukrainë, riarmatimi i Evropës, por edhe zgjerimi i BE. Gjatë samitit u mirëprit ideja e propozuar nga kryeministri Edi Rama për ngritjen e një grupi drejtues të komunitetit politikë evropian, i cili do të jetë nën vëzhgimin e Presidentit të Këshillit të Evropës.

/a.f/

The post Rama ndan FotoAlbumin e Samitit Politik: Mikpritja shqiptare për Europën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Takime intensive jashtë vendit për të vërtetuar farsën e 11 majit

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në një konferencë për mediet nga selia e kësaj partie se ka bindjen e thellë që faktori ndërkombëtar do të qëndrojë i palëkundur në anën e votës së lirë të shqiptarëve.

Duke e cilësuar farsë 11 majin, Berisha tha se PD do të dokumentojë çdo blerje, çdo dhunim të hapur, publik dhe të fshehur të ligjeve të vendit.

“Zgjedhjet ishin farsa elektorale më e shëmtuar e 34 viteve në Shqipëri. Partia Demokratike do të angazhohet si në lëvizje të fuqishme të fuqishme brenda vendit, por dhe në dialog intensiv dhe takime intensive me organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere mike, për të vërtetuar të gjithë shëmtinë e farsës elektorale të datës 11 maj 2025”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, rezultatet e fabrikuara në mënyrën më të turpshme do të marrin ndëshkimin ndërkombëtar.

“Beteja është e hapur në të gjitha frontet. Garantoj që shpejt do të jetë dita, kur ambasadat e narkodiktatorit do rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendit, nga populli që iu shkelmua vota”, deklaroi Berisha.

The post Berisha: Takime intensive jashtë vendit për të vërtetuar farsën e 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana, kryeqyteti i Europës për një ditë: Samiti i Komunitetit Politik Evropian

By: gaze tare
15 May 2025 at 11:13

Më 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje historike që për herë të parë zhvillohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Nën një atmosferë të ngarkuar me simbolikë dhe rëndësi strategjike, liderët e 47 shteteve evropiane do të mblidhen në Sheshin Skënderbej për të diskutuar sfidat dhe të ardhmen e kontinentit.

Samiti organizohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe kryeministri Edi Rama, me moton “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”. Të pranishëm do të jenë emra të rëndësishëm si Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme Kaja Kallas, si dhe përfaqësues nga NATO, OSBE dhe Këshilli i Evropës.

Një ditë më herët, më 15 maj, drejtuesit e BE-së dhe liderët e Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë një darkë pune në Tiranë, duke i paraprirë diskutimeve të nivelit të lartë.

Në zemër të qytetit është ngritur “Shtëpia e Europës”, një strukturë simbolike që do të presë delegacionet, ndërsa nxënës shqiptarë kanë dhënë kontributin e tyre me punime artistike mbi të ardhmen e Evropës.

Temat kryesore të samitit:
•Siguria dhe mbështetja për Ukrainën;
•Tranzicioni i gjelbër dhe konkurrueshmëria ekonomike;
•Çështjet e migrimit dhe roli i të rinjve;
•Lidershipi europian përballë një bote që ndryshon.

Axhenda e Samitit (16 maj):
• 10:00 – Mbërritja e liderëve dhe pritja
• 11:00 – Ceremonia zyrtare e hapjes
• 11:30 – Foto familjare
• 11:45 – Seanca e parë plenare
• 13:00 – Dreka zyrtare
• 14:30 – Tryeza tematike me grupe pune
• 15:45 – Takime bilaterale
• 17:30 – Mbyllja e seancës plenare
• 18:30 – Konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Danimarkës.

Në një kohë kur bota përballet me luftëra, kriza dhe sfida të reja, Shqipëria shfaqet si vend mikpritës i dialogut europian dhe faktor stabiliteti në rajon. Samiti në Tiranë shënon një moment kthese për përfshirjen më të thelluar të Ballkanit në familjen e madhe evropiane.

The post Tirana, kryeqyteti i Europës për një ditë: Samiti i Komunitetit Politik Evropian appeared first on iconstyle.al.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian/ Liderët e kontinentit në Tiranë, Begaj sot takime me Starmer, Antonio Costan dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE

By: V K
15 May 2025 at 10:23

Shqipëria pret këto ditë liderët europiane, me rastin e organizimit të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet më 16 maj në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Presidenca bën me dije se kreu i shtetit Bajram Begaj. do të presë ditën e sotme në takime tre delegacione.

Ora 10:30, Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer

Ora 12:00 Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Feridun Sinirlioğlu

Ora 15:30 Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa.

The post Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian/ Liderët e kontinentit në Tiranë, Begaj sot takime me Starmer, Antonio Costan dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE appeared first on Albeu.com.

Studimi: New York qyteti më i keq për të takuar dikë!

By: gaze tare
11 May 2025 at 22:18

Një studim i fundit nga FetishFinder ka vendosur një titull të papritur mbi qytetin që njihet për dritat, energjinë dhe mundësitë: New York-u është shpallur qyteti më i keq në Shtetet e Bashkuara për të takuar dikë.

Edhe pse me një popullsi të lartë beqarësh, jeta e takimeve në metropolin amerikan përshkruhet si “e pamëshirshme”, plot individë që shmangin angazhimet dhe një atmosferë ku lidhjet serioze janë gjithnjë e më të rralla.

Faktorët që e vendosin New York-un në fund të renditjes përfshijnë koston e lartë të jetesës, cilësinë e ulët të jetës dhe shkallën e lartë të divorceve. Për më tepër, shumë njerëz nuk janë të interesuar për lidhje afatgjata, por për njohje të shpejta dhe kalimtare.

Ndërkohë, Seattle në shtetin e Washington-it është vlerësuar si qyteti më i mirë për të takuar dikë. Cilësia më e lartë e jetës dhe numri i madh i individëve që kërkojnë marrëdhënie serioze e kanë ngritur këtë qytet në majë të listës.

Pra, nëse jeni në kërkim të dashurisë, ndoshta është koha të rishikoni kodin postar.

The post Studimi: New York qyteti më i keq për të takuar dikë! appeared first on iconstyle.al.

Rama publikon foto nga takimet në Elbasan, Kavajë dhe Librazhd: Falënderim për mikpritjen

TIRANË, 7 maj/ATSH/- Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimet elektorale të zhvilluara një ditë më parë në disa qytete.

Rama falënderon për mikpritjen qytetarët e e Elbasanit, Kavajës dhe Librazhdit.

Kreu i PS-së fton qytetarët në takimet që do të zhvillojë sot në Fushë Krujë, Lushnje dhe Fier.

“Kur kam ardhur në Librazhd, ju kam thënë: Na jepni besim, na jepni mbështetje, do bëjmë për Librazhdin më shumë se ç’kanë bërë të gjithë tjerët marrë bashku dhe ja ku e kemi bërë.” – u shpreh kreu i PS-së, në takimin me banorët, teksa ndau shifra dhe fakte mbi investimet e realizuara.

“Na jepni 5 në 11 maj dhe ne do t’jua kthejmë pesëfish në 1 mandat”, deklaroi Rama nga Kavaja.

Kryeministri Rama tha nga Elbasani në takimin përmbyllës elektoral se “fitorja jonë në 11 maj duhet të jetë më e bukura e kësaj historie që kemi shkruar së bashku”.

The post Rama publikon foto nga takimet në Elbasan, Kavajë dhe Librazhd: Falënderim për mikpritjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Basha takime në njësinë 9: Koalicioni Euroatlantik, alternativa reale kundër pandëshkueshmërisë

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar takimet derë më derë me qytetarët e Tiranës për t’u shpjeguar atyre në detaje programin e grupimit të tij politik dhe duke u bërë ftesë që në zgjedhjet e së dielës të votojnë numrin 4, Koalicionin Euroatlantik.

Ndalesa e tij e radhës ka qenë në Njësinë 9 në Tiranë, ku ai shprehu rëndësinë që njerëzit të dalin më 11 maj për të votuar, pasi në të kundërt i zgjatet jeta pushtetit të korruptuar.

“T’i nxjerrësh njerëzit të votojnë është gjëja më e rëndësishme. Po qëndruat në shtëpi, ia keni zgjatur jetën këtij”, u shpreh Basha.

Njëkohësisht, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik u shpreh i sigurt se më 11 maj një pjesë të ndryshimit do ta bëjë vota, ndërsa një pjesë tjetër do ta bëjë drejtësia pas zgjedhjeve.

Basha tha se Koalicioni Euroatlantik ka edhe një program të qartë për rininë dhe teknologjinë e informacionit me ngritjen e katër kampuseve me theks teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.

“Jemi e vetmja forcë politike që kemi programuar shpenzimin më të madh publik në vendin tonë, kemi ngritjen e katër kampuseve me theks Teknologjinë e Informacionit. Pra, vota për ne është votë për të shpenzuar për shqiptarët 1 miliard euro në katër vitet e ardhshme për katër kampuse. Ideja që gjenerata e të rinjve të trajnohet nga më të mirët e Europës, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe”, u shpreh Basha.

Programi dhe ekipi i drejtuar nga Basha është pritur mirë nga qytetarët sa herë që dëgjojnë të flitet për të.

Këto takime të Bashës vijnë në një kohë kur dhe pak ditë kanë ngelur nga zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që Koalicioni Euroatlantik pritet ta mbyllë zyrtarisht fushatën ditën e enjte. /j.p/

The post Basha takime në njësinë 9: Koalicioni Euroatlantik, alternativa reale kundër pandëshkueshmërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga takimet elektorale në qarkun e Beratit: Drejt 11 majit


TIRANË, 1 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste vijoi sot takimet e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Beratit.

Rama zhvilloi pasditen e sotme takimet përmbyllëse elektorale në Kuçovë dhe Berat, ndërsa më herët zhvilloi një takim në Dimal ku prezantoi arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.

“Drejt 11 majit”, shkruan Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga këto takime në qarkun e Beratit.

Ndërsa ftoi shqiptarët që të votojnë për përmbylljen e negociatave në vitin 2027, Rama u shpreh se PS është e mira më e madhe që shqiptarët mund të zgjedhin”.

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama ndan pamje nga takimet elektorale në qarkun e Beratit: Drejt 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Basha: Programi ynë për ekonominë, familjen dhe pronën siguron ndryshim real

30 April 2025 at 14:50

TIRANË, 30 prill /ATSH/ Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatët për deputetë Hysen Xhura, Pëllumb Seferi dhe Orsela Aga, zhvilluan sot takime me qytetarë dhe biznese në Njësitë 3 dhe 8 në Tiranë.

Gjatë takimeve Basha tha se, programi i Koalicionit Euroatlantik ndër të tjera parashikon krijimin e kushteve të mira për sipërmarrjen dhe rritjen e fuqisë blerëse.

“Dy gjëra do bëjmë, ku është prona e lirë do t’i kthehet të zotit, ku është e zënë prona, do t’i kompensohet me vlerë tregu plus interesa”, tha Basha.

Gjithashtu ai u shpreh se një problem i madh i Shqipërisë është se ka rënë numri i bebeve në mënyrë dramatike.

“Pjesë e angazhimit tonë është që 2 mijë euro për çdo bebe, për fëmijën e tretë 20 mijë euro. Politika europiane me nxit çiftet e reja që të kenë më shumë fëmijë, sepse plakja është problem kryesor i vendit sot”, tha ai.

Për sipërmarrësit Basha premtoi, vendosjen e taksës së sheshtë në masën 9%, heqjen e TVSH për biznesin e vogël si dhe lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme

Për familjet shqiptare, ai premtoi, subvencione për strehimin e çifteve të reja, dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare, deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë.

Për të rinjtë, Basha premtoi “100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite, praktika të paguara, mbështetje për startup-et dhe bursa për vajzat, shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik”.

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se “Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje”.

/r.e/a.f/

The post Basha: Programi ynë për ekonominë, familjen dhe pronën siguron ndryshim real appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit/ Jorida Tabaku takohet me Reshat Arbanën: Qytetarët të zhgënjyer nga qeveria

By: V K
29 April 2025 at 11:18

Jorida Tabaku, është një prej kandidatëve më aktive të opozitës në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, në lidhje me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku bën me dije se ka takuar qytetarët në rrugën “Fortuzi” në kryeqytet, ku sipas saj, prej më shumë se një dekade janë zhgënjyer nga vështirësitë që u ka sjellë kjo qeveri.

“Tek Rruga Fortuzi, mes qytetarëve që të frymëzojnë me dinjitetin dhe forcën e tyre, por që prej më shumë se një dekade janë zhgënjyer nga vështirësitë që u ka sjellë kjo qeveri:

Më shumë taksa, më pak të ardhura dhe një jetë çdo ditë më e shtrenjtë.
Më 11 Maj kemi një mundësi reale për ndryshim.
Një votë për 1 është një votë për një qeveri që ka prioritet qytetarin!

Voto Partinë Demokratike

Voto Jorida Tabaku”, – shkruan deputetja demokrate.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm Tabaku është takuar edhe me Reshat Arbanën, një nga ikonat e filmit dhe teatrit vendas.

“Mirëmëngjes! Kënaqësi të takohesha me Reshat Arbanën, aktorin që i kushtoi jetën teatrit dhe kinematografisë shqiptare”, – shkruan Tabaku.

 

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Jorida Tabaku takohet me Reshat Arbanën: Qytetarët të zhgënjyer nga qeveria appeared first on Albeu.com.

❌
❌