Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zyrtarizimi i kandidatëve për Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do të sfidohen kryetarët aktualë Agim Aliu dhe Alban Hyseni

1 July 2025 at 11:31

Subjektet politike kanë nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2025, duke zyrtarizuar disa prej kandidatëve për kryetarë komunash.

Gara pritet të jetë veçanërisht interesante në komunë e Ferizajt dhe Gjilanit, ku kryetarët aktualë synojnë të sigurojnë një mandat të ri. Ndërkohë, kandidatët e rinj janë të vendosur të sfidojnë pushtetin aktual dhe të arrijnë fitoren në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë, transmeton Telegrafi.

Në Gjilan, kryetari aktual Alban Hyseni, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), do të garojë për një mandat të dytë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me Arbër Ismailin si kandidat, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të përfaqësohet nga Riad Rashiti. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur që në këtë garë të hyjë me kandidatin Nazim Gagica.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Gjilanit?

Komuna e Gjilanit ka qenë nën drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga viti 2014 deri në vitin 2021 me Lutfi Hazirin kryetar. Ndërsa, në vitin 2021, udhëheqjen e komunës e mori LVV, me Alban Hysenin, i cili aktualisht është në fund të mandatit të tij të parë, dhe po ashtu synon mandatin e dytë.

Gara për Ferizaj;

Ndërkohë, në Ferizaj, kryetari aktual Agim Aliu do të kërkojë një tjetër mandat, duke garuar sërish si kandidat i PDK-së. LDK do ta konfirmojë Visar Azemin si kandidatin e saj për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor, ndërsa AAK do të përfaqësohet nga kandidatja Xhemile Murati.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Ferizajt?

Në 10 vitet e fundit, Ferizajn e kanë drejtuar dy kryetarë: Muharrem Svarqa (LDK) deri më 2017, dhe Agim Aliu (PDK) prej 2017 e deri më sot (2025), aktualisht në fund të mandatit të dytë dhe në garë për të tretin.

Përgatitjet për zgjedhjet nga KQZ;

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025.

Subjektet politike mund të aplikojnë deri më 13 gusht.

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri më 13 gusht 2025, subjektet politike mund të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, ka deklaruar për Telegrafin, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 do të mbahen më 12 tetor dhe do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendeve Komunale si dhe Kryetarët e rinj të Komunave në të gjithë vendin. /Telegrafi/

 

 

 

The post Zyrtarizimi i kandidatëve për Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do të sfidohen kryetarët aktualë Agim Aliu dhe Alban Hyseni appeared first on Telegrafi.

Padia nga Gjoka/ Berisha: Ishte pyetje, a ka bisedë me Alket Hysenin ku flitet për 500 mijë € ryshfet?

10 June 2025 at 11:14

Më pak se një orë ka zgjatur dëshmia e Sali Berishës në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku me kërkesë të prokurorit Elvin Gokaj, u thirr për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që i është bërë nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka për “shpifje”. Çështja lidhet me akuzat e Berishës ndaj Irena Gjokës se ajo […]

The post Padia nga Gjoka/ Berisha: Ishte pyetje, a ka bisedë me Alket Hysenin ku flitet për 500 mijë € ryshfet? appeared first on BoldNews.al.

Miratohet vendimi për shpronësim – nis hapi i parë për Qarkoren e Jashtme të Gjilanit

5 June 2025 at 16:44

Kryetari i Komunës së Gjilanit,  Alban Hyseni, tha se është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për ndërtimin e Qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe tashmë po vazhdohet edhe me procesin e shpronësimit të pronave të paluajtshme të prekura nga projekti.

“Për dallim nga e kaluara, ku rrugët janë ndërtuar pa shpronësim dhe pa respektuar të gjitha procedurat, tani po i bëjmë punët me rend e në mënyrë ligjore: njëherë shpronësimi i pronave dhe pastaj fillimi i punimeve. Kjo është mënyra e duhur për të garantuar drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetin tonë”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, falënderoi ministrin e Mjedisit, Liburn Aliun dhe kryeministrin  e Kosovës Albin Kurtin për mbështetjen e vazhdueshme.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë propozim-vendim preliminar për shpronësim shpronësim të interesit publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilët preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe lidhja e rrugës nacionale M25. II dhe M25. III deri te autoudha R7.1 (Velekincë- Livoçi i Ulët dhe i Epërm). /Telegrafi/

The post Miratohet vendimi për shpronësim – nis hapi i parë për Qarkoren e Jashtme të Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Shefja e SHISH takon kreun e CIA/ SHBA, Ratcliffe pret Vlora Hysenin. Diskutime për sigurinë rajonale

By: Rovena
2 June 2025 at 19:15

Vlora Hyseni, drejtoresha e shërbimit informativ të shtetit, është pritur nga John Ratcliffe, drejtori i CIA-s, në Uashigton, gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit u diskutuan një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh, me fokus identifikimin dhe parandalimin e kërcënimeve të përbashkëta. Po ashtu, Hyseni dhe Drejtori i CIA-s u ndalën edhe në situatën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shefja e inteligjencës shqiptare u takua edhe me Tulsi Gabbard, drejtoreshën e inteligjencës kombëtare të SHBA, e cila e konsideron Shqipërinë si partner të besueshëm dhe faktor stabiliteti në rajon.

Kjo vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas SHISH dëshmon përkushtimin e agjencive respective për të mbështetur me inteligjencë cilësore dhe paralajmëruese autoritetet e vendimmarrjes strategjike të dy vendeve, për të garantuar sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare./abcnews.al

Hyseni në SHBA: Partneritet strategjik në fushën e inteligjencës e sigurisë

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në Washington DC (15-17 maj), ku u takua me drejtues dhe zyrtarë të lartë të Zyrës së Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI), të Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe partneritetit strategjik.

Në takimin me Tulsi Gabbard, Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA, u diskutuan çështje të bashkëpunimit dhe sfidat në fushën e inteligjencës e sigurisë, me interes për sigurinë kombëtare të dy vendeve tona.

Gjatë takimit, u shkëmbyen vlerësime mbi zhvillimet me impakt në sigurinë rajonale e ndërkombëtare, angazhimin konstruktiv e konkret për sigurinë kolektive, duke konsideruar SHISH si partner të besueshëm dhe Shqipërinë si faktor stabiliteti në rajon.

Në takimin me John Ratcliffe, Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA, u diskutuan një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh, ku u theksua partneriteti i shkëlqyer me SHISH në interes të identifikimit dhe parandalimit të kërcënimeve të përbashkëta.

Po ashtu, u shkëmbyen vlerësime mbi situatën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit, si dhe rritjen e kapaciteteve të inteligjencës.

“Vizita në SHBA dëshmon përkushtimin e agjencive respektive për të mbështetur me inteligjencë cilësore dhe paralajmëruese autoritetet e vendimmarrjes strategjike të dy vendeve, për të garantuar sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar sot në faqen zyrtare të SHISH.

1 nga 2

/m.m/a.f/

The post Hyseni në SHBA: Partneritet strategjik në fushën e inteligjencës e sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vizita zyrtare në Uashington, shefja e SHISH-it Hyseni takim me homologun e CIA dhe krerët e inteligjencës amerikane

By: redi
2 June 2025 at 16:56

Garantimi i sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, përmes shkëmbimit të informacioneve, ishin kryefjalë e takimeve të nivelit të lartë që shefja e SHISH, Vlora Hyseni, zhvilloi gjatë një vizite zyrtare disa-ditore në Uashington. Takimi me kreun e CIA-s dhe zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane, ishin pjesë e axhendës, që si rrallë herë u shoqërua edhe me një njoftim për shtyp.

Source

Futbollisti shqiptar feston 30-vjetorin e lindjes, nuk mungon urimi i partneres së tij (Foto)

31 May 2025 at 13:27

Në këtë ditë të rëndësishme për beratasin nuk kanë munguar urimet e shumta, ku një nga më të rëndësishmit për të, është ai i partneres, Uarda Hyseni.

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni feston sot 30-vjetorin e lindjes. Në profilin e saj në “Instagram”, Uarda ka zgjedhur ta urojë me dy foto nga momenti i “gender reveal” ku ata zbuluan gjininë e fëmijës që prisnin.

Fotot i ka shoqëruar me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen burri i jetës time”.

The post Futbollisti shqiptar feston 30-vjetorin e lindjes, nuk mungon urimi i partneres së tij (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Mirlind Daku dhe Muhamet Hyseni me mesazh për Llapin para finales me Prishtinën

22 May 2025 at 17:28

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës luhet sonte (22 maj), ku përballen Prishtina dhe Llapi në një përballje që pritet me shumë interes.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, me fillim nga ora 20:00.

Në prag të kësaj sfide vendimtare, dy ish-lojtarë të Llapit, Mirlind Daku dhe Muhamet Hyseni, kanë shprehur përkrahjen e tyre për skuadrën nga Podujeva.

Ata kanë dërguar mesazhe motivuese për futbollistët llapjanë, duke u uruar triumf ndaj Prishtinës në këtë finale të rëndësishme.

The post Mirlind Daku dhe Muhamet Hyseni me mesazh për Llapin para finales me Prishtinën appeared first on Telegrafi.

“Shumë shpejt, shihemi në stadiumin e ri” – Alban Hyseni i jep lajmin e madh gjilanasve për stadiumin e qytetit

20 May 2025 at 17:46

Në stadiumin e Gjilanit së shpejti pritet të fillojnë punimet për vazhdimin e rindërtimit.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim lidhur me ankesat e paraqitura për tenderin e stadiumit në Gjilan, duke refuzuar njërën dhe miratuar pjesërisht tjetrën.

E tanimë nuk do të ketë pengesa, pasi kontrata është nënshkruar dhe së shpejti pritet të nisin punimet.

Ka qenë i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni që ka konfirmuar se kontrata është nënshkruar dhe së shpejti do të shihemi në stadiumin e ri.

Njoftimi i plotë nga Alban Hyseni (pa ndërhyrje):

U NËNSHKRUA KONTRATA për Stadiumin e Gjilanit!

Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan.

Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh!

Shpejt, shumë shpejt… shihemi në stadiumin e ri! /Telegrafi/

The post “Shumë shpejt, shihemi në stadiumin e ri” – Alban Hyseni i jep lajmin e madh gjilanasve për stadiumin e qytetit appeared first on Telegrafi.

​Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

18 May 2025 at 13:01

Pavarësisht dështimit për herë të shtatëmbëdhjetë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, partitë parlamentare janë ende larg arritjes së një zgjidhjeje për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në koalicionin Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, koalicion që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, vazhdojnë të insistojnë në propozimin e tyre për kryeparlamentare, pavarësisht se deri tani nuk i kanë numrat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në këtë post, ndërsa presin siç thonë, reflektimin e partive të tjera në Kuvend.

Në anën tjetër, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, akuzojnë LVV-në si fajtore kryesore për krizën politike në vend, ndërkaq theksojnë se zgjidhja është propozimi i tyre për një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse.

E gjithë kjo situatë, sipas analistëve politikë, tregon nevojën që faktori ndërkombëtar të përfshihet për zgjidhjen e ngërçit të krijuar.

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, thotë për KosovaPress, se, partitë e tjera në Kuvend duhet të reflektojnë dhe të votojnë për zgjedhjen e trupave të legjislativit.

“Krejt çka mbetet me pa është me shpresu në një reflektim të njerëzve që së paku nuk e kanë humbur arsyen si rezultat dhe ndikimin e presionit të partive politike… (Ndryshimi i kandidatit për kryetar të Kuvendit) Nuk mendoj se kjo është tema, pasi ata e dinë se është në drejtën ekskluzive të Lëvizjes Vetëvendosje me propozuar këdo që ia merr mendja. Njëjtë sikurse nuk është në drejtën tonë që ne me propozuar emrat për nënkryetarë të Kuvendit. Atëherë çfarë kryesie e Kuvendit do të ishte kjo? Prandaj uroj që të ketë ndryshim të situatës dhe reflektim e të vazhdojmë tutje”, thekson ai.

Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, thotë për KosovaPress, se koalicioni LVV, Alternativa dhe Lista Guxo, duhet të kuptojnë se nuk i kanë numrat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare, andaj duhet të tejkalojë inatet dhe të gjejë një zgjidhje përmes marrëveshjes politike.

Sipas tij, kjo marrëveshje politike duhet të bëhet në bazë të propozimit të LDK-së, për formimin e një qeverie kalimtare gjithëpërfshirëse.

“Nuk është koha e tekave. Nuk është koha e inateve, por është koha e një zgjidhjeje. Kjo zgjidhje duhet të bëhet me një marrëveshje politike. Ne kemi dhënë përgjigjen tonë sesi kjo marrëveshje politike do të duket dhe si mund të funksionojë. Të merremi me punët që qytetari me votën e tij na ka çuar aty. Të merremi me ato që janë domosdoshmëri dhe janë imediate, siç është përgjigjja ndaj kostos së lartë të jetesës”, deklaron Hyseni.

Në anën tjetër, analisti politik Arbnor Sadiku thotë për KosovaPress se dështimi për herë të 17-të i konstituimit të Kuvendit, është për keqardhje dhe se një gjë e tillë tregon papjekurinë e partive politike.

Ai vë në pah edhe një element që, sipas tij, është varësia e partive politike nga komuniteti ndërkombëtar për formimin e institucioneve në Kosovë.

Sadiku thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe kësaj radhe, që ndërkombëtarët të përfshihen për formimin e institucioneve.

Sipas tij, pasi LDK-ja refuzoi koalicionin me LVV-në, opsioni i vetëm mbetet koalicion qeverisës në mes LVV-së dhe PDK-së, megjithëse një gjë e tillë vazhdimisht mohohet nga të dyja palët.

“Është për keqardhje. Vonesa kaq e madhe e partive politike tregon papjekurinë e tyre politike dhe varësinë nga komuniteti ndërkombëtar që ka qenë ndër vite. Praktikisht, asnjë qeveri në Kosovë – përveç kësaj të parafundit – nuk është formuar pa ndikim ndërkombëtar, qoftë nga SHBA-ja apo BE-ja. Si po duket, ende kemi krijuar një lloj varësie prej komunitetit ndërkombëtar…

Do të duhej të kishte vullnet politik, veçanërisht të Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve. Të mos krijohen krizat politike, por të jetë e hapur dhe të krijojë mundësitë… LDK-ja i ka thënë jo, dhe i vetmi variant është PDK-ja. Nëse s’do të ketë koalicion me PDK-në, gjasat janë të mëdha që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thekson Sadiku.

Kuvendi i Kosovës, që nga 15 prilli kur është thirrur seanca konstituive, ka dështuar shtatëmbëdhjetë herë radhazi të konstituojë legjislaturën e nëntë.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit, pasi Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat për Albulena Haxhiun – e propozuar për kryetare të Kuvendit./kp/

The post ​Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve appeared first on Telegrafi.

Kur ëndrra bëhet libër – promovohen librat “Sjellja dhe Komunikimi” për tri nivelet e para shkollore

17 May 2025 at 19:39

Tri mësuese – një ëndërr të përbashkët që sot bën realitet, përmes promovimit të librave “Sjellja dhe komunikimi” për tri nivelet e para shkollore. Vlora Jakupi ka botuar librin për nxënësit e klasës së parë, Gëzime Bllaca-Sahiti për klasën e dytë dhe Yllka Behluli për klasën e tretë.

Gjatë promovimit të librave, në një fjalë rasti, drejtuesi i shtëpisë botuese “Magjia e Librit”, Besir Zyberi, tha se ka qenë një punë mjaft e vështirë deri në realizimin e këtij projekti.

Ai shtoi se librat janë punuar me përkushtim të veçantë nga autoret, të cilat, sipas tij, janë mësimdhënëse të vyera.

“Gjatë punës kemi vërejtur se ka mungesë të materialeve të tilla, prandaj kjo ka qenë arsyeja kryesore që kemi punuar në këtë drejtim”, u shpreh Zyberi.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se këto nuk janë vetëm tekste shkollore, por edhe dritare për të punuar me nxënësit dhe mësimdhënësit.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryetari Hyseni ilustroi rëndësinë e dijes me një fjali të thellë:
“Liria është gjithmonë qëllim final, por në të njëjtën kohë mund të shërbejë si mjet dhe zhvillim final”.

Një nga autoret e librit “Sjellja dhe komunikimi 1”, Vlora Jakupi, u shpreh shumë e lumtur për këtë sukses, një projekt që i qëndroi afër zemrës.

Ajo theksoi se ideja për këtë libër erdhi nga përvoja dhe vëzhgimi i përditshëm në klasë, si ndihmesë për nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Në këtë moshë, fëmijët janë si një faqe e bardhë, prandaj ky libër është artikuluar me shumë përkushtim. Ai është menduar si një mjet praktik për mësuesit dhe si një udhërrëfyes për jetën”, tha Jakupi.

Gëzime Bllaca-Sahiti, autore e librit “Sjellja dhe komunikimi 2”, theksoi se këta libra janë krijuar me shumë kujdes për të qenë në shërbim të nxënësve dhe mësimdhënësve, duke kontribuar në ndërtimin e një arsimi sa më cilësor.

“Librat që po promovojmë i përkasin mësimit zgjedhor, një hapësirë gjithnjë e më e rëndësishme në sistemin tonë arsimor. Përmbajtjet janë të strukturuara me aktivitete të menduara mirë për të stimuluar pjesëmarrjen aktive”, shtoi ajo.

Ndërsa, autorja e librit “Sjellja dhe komunikimi 3”, Yllka Behluli, tha se këta libra përfaqësojnë një hap drejt rritjes së fëmijëve si njerëz më të mirë, më të sjellshëm dhe më të përgjegjshëm.

Ajo theksoi se libri është hartuar me dashuri, profesionalizëm dhe një vëmendje të veçantë ndaj moshës dhe botës së fëmijëve të klasës së tretë.

“Libra të tillë edukimi janë më se të nevojshëm, sidomos në këtë kohë kur ndryshimet shoqërore dhe teknologjike janë të shpejta dhe të mëdha”, u shpreh Behluli.

Sipas saj, “Sjellja dhe komunikimi 3” është një burim i vlefshëm për zhvillimin e aftësive ndërpersonale dhe komunikimit efektiv, të cilat janë thelbësore për suksesin në çdo fushë të jetës.

“Në një kohë kur ka kaq shumë ndikime dhe stimuj nga çdo anë, ndihma në zhvillimin e këtyre aftësive është një hap shumë i rëndësishëm drejt përmirësimit të shoqërisë dhe individëve”, shtoi ajo.

Vlora, Gëzimja dhe Yllka – tri mësimdhënëse që i sollën fëmijëve këto libra për ta bërë më të kuptueshëm konceptin e sjelljes dhe komunikimit – synojnë të vazhdojnë punën e tyre me botime të reja që trajtojnë tema të ndryshme në të mirë të gjithë shoqërisë. /Telegrafi/

The post Kur ëndrra bëhet libër – promovohen librat “Sjellja dhe Komunikimi” për tri nivelet e para shkollore appeared first on Telegrafi.

“Më la çantën me para” – Historia me presidentin e Teutës dhe marrëveshja e arritur me ‘dy fjalë’

11 May 2025 at 12:40

Ish-lojtari, Berat Hyseni ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ai ka rrëfyer shuam gjëra rreth karrierës së tij, duke zbuluar edhe se si presidenti i Teutës ia la një çantë të mbushur me para.

“Pasi që u shpallem kampion me Prishtinë, i fituam të gjitha trofetë, mua më erdhi oferta që të shkoja prapë në Shqipëri”, rrëfen Hyseni në “Arena e Yjeve”.

“Oferta ishte nga Teuta e Durrësit, pasi e kishin kuptuar se gola kisha shënuar. Ata e kishin shitur Emiliano Vilën dhe kërkonin një sulmues”.

“Atje kam shkuar dhe kam biseduar më kryetarin e klubit, Edmond Hasanbelliu…ma kishte sjell një çantë të zezë”, rrëfen më tej ish-lojtari.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

The post “Më la çantën me para” – Historia me presidentin e Teutës dhe marrëveshja e arritur me ‘dy fjalë’ appeared first on Telegrafi.

Arriti marrëveshje me Vëllaznimin, përfundoi te Trepça ‘89 brenda natës – Hyseni zbulon se si ndodhi edhe pse u prezantua

11 May 2025 at 10:20

Berat Hyseni është i ftuari i radhës në podcastin që është Prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ish-lojtari ka rrëfyer për shumë prapaskenat, ndër to edhe si kishte marrëveshje me Vëllaznimin, por përfundoi te Trepça ’89.

“U kry sezoni, u shpalla golashënuesi më i mirë i sezonit. Ishin Drenica, Prishtina, Trepça ’89, Vëllaznimi dhe Gjilani”, rrëfen Hyseni.

“Vendosa të shkoja të bisedoja me Drenicën, tani të shkoja në Gjakovë. Kemi shkuar te Drenica, kemi biseduar, më pas kemi shkuar në Gjakovë me Bardhyl Kaçiun”.

“Jemi ulur te komuna, trajner ishte Ajet Shosholli, e kemi bërë një marrëveshje, mi plotësuan të gjitha kushtet, por…”, vazhdon rrëfimin e tij ish-lojtari.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

The post Arriti marrëveshje me Vëllaznimin, përfundoi te Trepça ‘89 brenda natës – Hyseni zbulon se si ndodhi edhe pse u prezantua appeared first on Telegrafi.

Debutimi me 15 vjet dhe turpin që kishte Berat Hyseni kur ndante zhveshtoren me yjet e mëdhenj të Flamurtarit

10 May 2025 at 22:38

Ish-lojtari, Berat Hyseni ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ai ka rrëfyer shuam gjëra rreth karrierës së tij, duke zbuluar edhe se si debutoi si 15-vjeçar në ekipin përplot yje të Flamurtarit.

“Para se të kthehesha në Falmurtar, unë kam debutuar në Vushtrri me Agim Hasanin”, fillon rrëfimin e tij Hyseni në “Arena e Yjeve”.

“Para se të kishte krizë Flamurtari, Agim Hasani më ka besuar se unë duhet të luajë. Ishte Enver Prapashtica sulmues dhe unë nderohesha me të”.

“Ishte rezultati 2-2 dhe unë u futa në lojë në minutën e 75-të…” tregon më tej ish-lojtari i top klubeve shqiptare.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

The post Debutimi me 15 vjet dhe turpin që kishte Berat Hyseni kur ndante zhveshtoren me yjet e mëdhenj të Flamurtarit appeared first on Telegrafi.

LVV-ja për takim të mundshëm te Presidentja: Do ta shqyrtojmë me kohë

10 May 2025 at 20:21

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se, porsa ta marrë, do ta shqyrtojë në organet e saja ftesën e presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ me partitë politike, lidhur me zgjidhjen e ngërçit në konstituimin e Kuvendit.

Megjithatë, deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyesni, tha se presidentja tashmë i ka dhënë udhëzimet në letërkëmbimin  me, kryesuesin e seancës për shkak të moshës, deputetin e LV-së, Avni Dehari.

Ne e kemi pasur një letër, tashmë, të dërguar nga presidentja në emër të kryesuesit z. Dehari, e cila nëpërmjet kësaj letre ka kërkuar që Kuvendi të angazhohet në zhbllokimin e situatës. Dhe unë po besoj që është edhe në dorën e Kuvendit, deputetëve, partive politike, që të angazhohen në zhbllokimin e kësaj situate. Megjithatë, ne do ta shqyrtojmë në momentin kur ta kemi ftesën nga ana e presidentes dhe po besoj që do t’i përgjigjemi asaj”, ka thënë për Tv Dukagjinin Arbëreshë Kryeziu, Deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

The post LVV-ja për takim të mundshëm te Presidentja: Do ta shqyrtojmë me kohë appeared first on Telegrafi.

Diskutim mbi sigurinë, Hyseni: Gjilani duhet të jetë gati për çdo kërcënim – jemi komunë kufitare

8 May 2025 at 09:53

Në kuadër të javës së sigurisë, është diskutuar lidhur me temën “Organizimi-funksionimi i Qendrës Operative lokale dhe procesi i vendimmarrjes në nivelin komunal”, organizuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën e pensionistëve të TMK- së, FSK- së dhe simpatizantëve Elita.

Në këtë aktivitet ishin prezent kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, si dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe agjencioneve tjera në kuadër të komunës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po diskutojnë për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Operative lokale dhe procesin i vendimmarrjes në nivelin komunal, për të qenë të përgatitur me kapacitete dhe aftësi për situata emergjente.

“Duhet të jemi të gatshëm për situata të papritura edhe nga kërcënimet që mund të vijnë nga jashtë, pasi që komuna jonë është në brezin kufitar me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Hyseni.

Hyseni, theksoi se Qendra Operative lokale duhet të funksionoi sa më mirë dhe mbështetja e komunës nuk do të mungoi ndaj çdo kërkese.

Zv. ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, tha se ky takim është tejet i rëndësishëm. Qendra operative duhet mbështetur.


“E keni mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes për çdo gjë. Urojmë që të mos ketë situata emergjente, por Qendra Operative duhet të jetë vigjilente”, tha Shemsi Syla.

Edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, tha se qëllimi i këtij takimi është ngritja e kapaciteteve dhe aftësive në zbatimin e procedurave dhe protokolleve në situate emergjente të stafit të komunës dhe mekanizmave që veprojnë në Komunën e Gjilanit.

Nga pjesëmarrësit u kërkua që të përforcohen njohurit dhe aftësimin e duhur të institucioneve komunale në menaxhimin e rreziqeve, mënyra e veprimit të ngritjes së Qendrës Operacionale në rast fatkeqësie dhe rruga e duhur e procesit të vendim marrjes. /Telegrafi/

The post Diskutim mbi sigurinë, Hyseni: Gjilani duhet të jetë gati për çdo kërcënim – jemi komunë kufitare appeared first on Telegrafi.

Kurti vendos gurthemelin për banimin e përballueshëm në Gjilan: Jetë më të denjë për qytetarët

6 May 2025 at 11:55

Sot është vënë gurthemeli i objektit për banimin e përballueshëm dhe social në Gjilan, ku të pranishëm ishin kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka.

Me këtë rast, kryeministri Kurti bëri të ditur se Komuna e Gjilanit është njëra ndër pesë komunat për të cilat janë hartuar projektet ideore dhe kryesore për banimin e përballueshëm dhe social.

“Qysh në fillim të mandatit patëm filluar me përgatitjet për banimin e përballueshëm social për komunat dhe këtu në Gjilan po e kurorëzojmë themelin,” deklaroi Kurti.

Ai shtoi se do të ndërtohen gjithsej 71 njësi banimi, prej të cilave 57 do të jenë për banim të përballueshëm dhe 14 për banim social. Sipas tij, sipërfaqja e përgjithshme ndërtimore do të jetë 12 mijë metra katrorë, dhe objekti do të përfshijë katër tipe të ndryshme banesash, ndërsa kohëzgjatja e kontratës së ndërtimit është paraparë të jetë 3 vjet.

Kurti theksoi gjithashtu se përfitues nga ky projekt do të jenë çiftet e reja që ende nuk e kanë të zgjidhur problemin e banesës – me kusht që njëri nga partnerët të jetë nën moshën 37 vjeç – si dhe prindërit vetushqyes.

Ai përmendi se ky është një projekt i bashkëfinancuar mes komunës dhe ministrisë, ku Komuna e Gjilanit kontribuon me lokacionin dhe ndërtimin e infrastrukturës përcjellëse.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, deklaroi se Gjilani është një nga komunat që ka arritur të plotësojë kërkesat për këtë projekt jetik për qytetarët.

Nga ana tjetër, zëvendësministri Jeton Raka tha se ky projekt ka për synim të mundësojë një jetë më të denjë dhe më të përballueshme për të gjithë qytetarët.

“Qeveria në vitin 2021 ka miratuar Agjendën Qeveritare për Banim të Përballueshëm dhe Social, ku kemi bërë edhe thirrje publike për komunat,” tha ai, duke shtuar se kësaj thirrjeje i janë përgjigjur vetëm 13 nga gjithsej 38 komuna të vendit. /Telegrafi/

The post Kurti vendos gurthemelin për banimin e përballueshëm në Gjilan: Jetë më të denjë për qytetarët appeared first on Telegrafi.

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës lë tri komuna pa buxhet – rrezikohen disa projekte dhe pagat

29 April 2025 at 21:23

Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës tri komunave ende nuk u është ndarë buxheti i këtij viti. Si rrjedhojë, thuhet se realizimi i projekteve të parapara për sivjet po rrezikohet, njëkohësisht edhe pagat e komunarëve.

Komunës së Prishtinës, asaj të Gjilanit dhe të Zubin Potokut nuk u është alokuar ende buxheti i këtij viti. Kjo pasi këto tri komuna kishin votuar me vonesë buxhetet komunale, tek pasi Kuvendi kishte miratuar buxhetin e Republikës për sivjet.

Në mungesë të buxhetit, asnjë nga këto komuna nuk po mund të nisin realizimin e projekteve të parapara për sivjet.

Për këtë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar me një letër Ministrisë së Financave.

Ai ka kërkuar një zgjidhje të shpejtë në mënyrë që të parandalohet një krizë e thellë financiare e ekonomike.

Për mosalokimin e buxhetit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ia ka lënë fajin kuvendit komunal.

Kjo pasi, sipas Hysenit, në kuvendin komunal buxheti ka kaluar me vonesë.

“Nuk ka qenë rastësi që buxheti i komunës tonë për vitin 2025 është votuar pas zgjedhjeve nacionale. Sepse ata që kanë përvojë në institucionet tona e dinë një gjë, se kur votohet një ligj në kuvendin e Republikës të Kosovës siç është ligji i buxhetit, ai është i barazvlefshëm me të gjitha ligjet tjera, praktikisht është i vlefshëm për një periudhë të caktuar. Për shkak të mos votimit të buxhetit në Gjilan, në tetor apo nëntor kur është votuar buxheti i Republikës së Kosovës, në ligjin e buxhetit komuna ynë figuron me buxhetin e vitit 2024. Edhe kodet, projektet tona janë të gjitha të vitit 2024. Ne e kemi votuar buxhetin në vitin 2025, që i bie për plotësim dhe ndryshim të ligjeve, duhet procedura e njëjtë sikur e aprovimit”, ka theksuar Hyseni, raporton RTK.

E në rast se nuk u alokohet buxheti sa më shpejt, kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë se zyrtarët komunalë rrezikojnë të mbesin pa paga.

Ai deklaroi se janë duke funksionuar me 1/12-ën e buxhetit të vitit 2024.

RTK ka kërkuar informacione edhe nga Ministria e Financave, por nga e njëjta nuk janë përgjigjur.

Ndërkaq pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë kornizën afatmesme të shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.

Po ashtu, Murati u shpreh se mungesa e një kuvendi funksional e vonon edhe ndarjen e granteve komunale.

The post Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës lë tri komuna pa buxhet – rrezikohen disa projekte dhe pagat appeared first on Telegrafi.

Rekord i ri në moshën 17-vjeçare, kush është sulmuesi shqiptar që realizoi supergol në Danimarkë

By: armand
28 April 2025 at 15:46

Olti Hyseni ka shënuar dje golin e parë me Sonderjyske në elitën e futbollit danez. Sulmuesi 17-vjeçar realizoi një gol mjaft të bukur, ndërsa skuadra e tij barazoi 2 me 2 përballë Viborg. Hyseni u bë lojtari më i ri, që realizon një gol për Sonderjyske në elitën e Danimarkës. Talenti shqiptar është një zbulim i […]

The post Rekord i ri në moshën 17-vjeçare, kush është sulmuesi shqiptar që realizoi supergol në Danimarkë appeared first on BoldNews.al.

PDK në Gjilan akuzon kryetarin e Gjilanit për lejim të uzurpimit të hyrjes së një banese – paralajmëron denoncim

28 April 2025 at 11:49

Partia Demokratike e Kosovës-dega në Gjilan, ka bërë të ditur se do t’a denoncoj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për shkak se i njëjti ka lejuar që të uzurpohet hyrja e banorëve të një banese në qendër të Gjilanit.

Përkundër ankesave të qytetarëve të cilët kanë reaguar për uzurpimin e pronës publike, ashtu sic shkruan PDK në Gjilan, ndërtimi në këtë hapësirë u nis dhe përfundoi brenda tre dite.

Nga PDK theksojnë se pronari i këtij lokali është Murtez Hyseni, familjar i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“Alban Hyseni e bënë axhën me lokal afarist, e lejon të uzurpoj hyrjen e banorëve të një banese në qendër të Gjilanit. Murtez Hyseni gjatë këtij vikendi u bë me lokal afarist në qendër të Gjilanit, qytetarët reaguan por inspeksioni ka heshtur me urdhër të kryetarit të komunës Alban Hyseni. Uzurpimi dhe ndërtimi u nis dhe u përfundua për tri ditë”, shkruan PDK.

Tutje, PDK këtë e cilëson si kulmin e të keqës, dhe se sipas tyre, korrupsioni është në kulm për shkak të lejimit të ndërtimeve pa leje kudo nëpër qytet.

“Korrupsioni është në kulm përshkak lejimit të ndërtimeve pa leje kudo nëpër qytetin e Gjilanit. Prokuroria Themelore duhet të veprojë menjëherë për këtë uzurpim të pronës publie por edhe për të gjitha ndërtimet pa leje”, shkruan tutje PDK. /Telegrafi/

The post PDK në Gjilan akuzon kryetarin e Gjilanit për lejim të uzurpimit të hyrjes së një banese – paralajmëron denoncim appeared first on Telegrafi.

❌
❌