Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

14 July 2025 at 22:54

Marjan Rroku, ish-agjenti i SHISH i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj në vitin 2001 në Tiranë, ka humbur një tjetër betejë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykata ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare një ankim të depozituar prej tij, duke lënë kështu të […]

The post EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH appeared first on BoldNews.al.

Ish-kreu i SHISH: Çfarë i thashë Berishës kur më pyeti për muxhahedinët iranianë

By: user 6
20 June 2025 at 23:02

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, në studion e “Opinion” në News24 u shpreh se prania e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri nuk përbën rrezik, në kushtet e luftës që ka nisur Irani me Izraelin.

Lika kujtoi një bisedë me ish-kryeministrin Berisha në kohën kur diskutohej ardhja e përfaqësuesve të opozitës iraniane në Shqipëri, ku ndër të tjera ai ka shprehur qëndrimin e tij.

“Ai më pyeti se çfarë mendimi kisha unë i thashë se ne nuk kemi burime për ti ndjekur e mbajtur në vëzhgim pasi ata janë luftëtarë prej 20 vitesh të mbyllur mes kufirit Irak-Iran dhe të papëlqyer nga të dyja krahët”, tha ish-kreu i SHISH Visho Ajazi Lika.

Visho Ajazi: Unë jam involvuar në këtë punë që në ditët e para kur muxhahedinët erdhën në Shqipëri, pasi ish-kryeministri i asaj kohe më ka thirrur mua dhe ministrin e Brendshëm për ardhjen e 125 muxhahedinëve në Tiranë, të cilët pastaj do të shpërndahen në SHBA, Gjermani e Suedi.

Ai më pyeti se çfarë mendimi kisha unë i thashë se ne nuk kemi burime për ti ndjekur e mbajtur në vëzhgim pasi ata janë luftëtarë prej 20 vitesh të mbyllur mes kufirit Irak-Iran dhe të papëlqyer nga të dyja krahët.

Sa herë që më është kërkuar mendim kam thënë se ne nuk kemi kapacitet për ti ndjekur e vëzhguar. Unë në atë kohë, cdo dy javë kisha ambasadorin e Iranit që më thonte se ata janë kriminelë. Unë i thoja se s’jam polic, po të keni të dhëna nga inteligjenca juaj që vërtetojnë këto që thoni ju.

Pra personalisht, unë nuk besoj se ata janë elementi kryesor që do të jenë në krye të pushtetit të Iranit nëse rrëzohet regjimi i Khameneit. Raketat më të certifikuara janë 2200 km larg dhe arrijnë tek ne. Nuk mendoj se do të harxhojnë raketa drejt nesh dhe nuk besoj jemi të rrezikuar. Jemi më të rrezikuar në aspektin kibernetik. /BalkanWeb

The post Ish-kreu i SHISH: Çfarë i thashë Berishës kur më pyeti për muxhahedinët iranianë appeared first on Lapsi.al.

Drejtoresha e Shërbimit Sekret me mision aspak sekret në stadium

By: redi
7 June 2025 at 22:18

Vlora Hyseni, numri një i inteligjencës shqiptare është fotografuar pak momente më parë në Arenën Kombëtare, ku është duke ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi. Prezenca e saj në stadium lë të kuptohet se ajo nuk ka shkuar për ndonjë mision sekret por për të mbështetur skuadrës shqiptare. Ndërkohë sikurse edhe evente të ngjashme në të shkuarën, njerëzit e saj të SHISH ndodhen në terren si pjesë masave…

Source

RENEA, FNSH, Anti-terrori dhe SHISH/ Tirana blindohet për ndeshjen Shqipëri-Serbi, 2 mijë forca në terren

7 June 2025 at 09:20

Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë në ndeshjen Shqipëri-Serbi, do të jetë numri më i lartë i uniformave të angazhuara për një ndeshje. Mësohet se rreth 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për garantimin e rendit, përfshirë njësinë RENEA, FNSH, Antiterrorin dhe SHISH. Siguria më e madhe do të jetë mbi përfaqësuesen serbe që do të shoqërohet me forca të shumta policore dhe me masa të rrepta sigurie nga momenti i mbërritjes në Tiranë deri në largim pas përfundimit të ndeshjes. Antiterrori do të ketë rolin kyç. Ne mbeshtetje te tyre po ashtu do te jete reparti special RENEA qe do te shoqerojë ekipin serb.

Do të ketë masa të rrepta në drejtim të qarkullimit rrugor, të kontrollit të tifozëve në hyrje për në stadium, por edhe të atyre që s’do të mund të hyjnë dot. Antiterrori do të ketë një rol kyç në këtë operacion, me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për kontrollin e perimetrit të stadiumit, monitorimin e pikave hyrëse në territorin shqiptar. Në cdo pike kufitare prej një jave janë dërguar fotot e personave me prirje ekstremiste të cilët nuk do lejohen të futen në territorin shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Shërbimet e Sigurisë së Shtetit, Policinë dhe agjenci të tjera kanë implementuar masa të avancuara sigurie në stadium.
Ndërkohë është konfirmuar se do të ketë masa edhe nga ajri për ndonjë të papritur.
Në stadiumin “Arena Kombëtare” janë instaluar sisteme moderne sigurie që përfshijnë kamera me njohje fytyre “face recognition” dhe kamera të lëvizshme shtesë, që do të monitorojnë çdo lëvizje në tribuna dhe rreth stadiumit në kohë reale.

Policia ka përgatitur një plan kontrolli, që përfshin verifikimin e imtësishëm të biletave dhe dokumenteve të identifikimit të çdo personi që hyn në stadium. Po ashtu mësohet se për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm, të gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit do të jenë të bllokuara plotësisht, ndërsa zona përreth do të mbrohet me pajisje antidron, për të shmangur mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje të jashtme. Bëhet me dije se në stadium do ketë prezencë të lartë të forcave të policisë dhe njësive antiterror. Do të përdoren edhe pushkë anti-drone, të vendosura rreth stadiumit për të shmangur çdo kërcënim ajror, i cili mund të destabilizojë situatën.

The post RENEA, FNSH, Anti-terrori dhe SHISH/ Tirana blindohet për ndeshjen Shqipëri-Serbi, 2 mijë forca në terren appeared first on Sot News | Lajme.

Masa ekstreme për ndeshjen me Serbinë, FNSH dhe SHISH në terren

By: user 4
5 June 2025 at 12:26

Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë në ndeshjen e 7 qershorit Shqipëri-Serbi do të jetë numri më i lartë i uniformave të angazhuara për një ndeshje.

Mësohet se rreth 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për garantimin e rendit, përfshirë njësinë RENEA, FNSH, Antiterrorin dhe SHISH.

Siguria më e madhe do të jetë mbi përfaqësuesen serbe që do të shoqërohet me forca të shumta policore dhe me masa të rrepta sigurie nga momenti i mbërritjes në Tiranë deri në largim pas përfundimit të ndeshjes.

Antiterrori do të ketë rolin kyç. Ne mbeshtetje te tyre po ashtu do te jete reparti special RENEA qe do te shoqerojë ekipin serb.

Do të ketë masa të rrepta në drejtim të qarkullimit rrugor, të kontrollit të tifozëve në hyrje për në stadium, por edhe të atyre që s’do të mund të hyjnë dot.

Antiterrori do të ketë një rol kyç në këtë operacion, me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për kontrollin e perimetrit të stadiumit, monitorimin e pikave hyrëse në territorin shqiptar.

Në cdo pike kufitare prej një jave janë dërguar fotot e personave me prirje ekstremiste të cilët nuk do lejohen të futen në territorin shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Shërbimet e Sigurisë së Shtetit, Policinë dhe agjenci të tjera kanë implementuar masa të avancuara sigurie në stadium.

Ndërkohë është konfirmuar se do të ketë masa edhe nga ajri për ndonjë të papritur.

Në stadiumin “Arena Kombëtare” janë instaluar sisteme moderne sigurie që përfshijnë kamera me njohje fytyre “face recognition” dhe kamera të lëvizshme shtesë, që do të monitorojnë çdo lëvizje në tribuna dhe rreth stadiumit në kohë reale.

Policia ka përgatitur një plan kontrolli, që përfshin verifikimin e imtësishëm të biletave dhe dokumenteve të identifikimit të çdo personi që hyn në stadium.

Po ashtu mësohet se për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm, të gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit do të jenë të bllokuara plotësisht, ndërsa zona përreth do të mbrohet me pajisje antidron, për të shmangur mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje të jashtme.

Bëhet me dije se në stadium do ketë prezencë të lartë të forcave të policisë dhe njësive antiterror. Do të përdoren edhe pushkë anti-drone, të vendosura rreth stadiumit për të shmangur çdo kërcënim ajror, i cili mund të destabilizojë situatën.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË PËR PLANIN E MASAVE

Policia e Shtetit, plan masash të posaçëm për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri – Serbi”, që do të zhvillohet më datë 7 qershor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë.

Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash të posaçëm me detyra konkrete për të gjitha strukturat e Policisë të përfshira në këtë plan masash. Në planin e masave parashikohen:

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Serbisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium;

-Kryerja e kontrolleve sistematike në mjediset brenda dhe jashtë stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë piroteknike, para se të futen tifozët;

-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Serbisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, gjatë datës 7 qershor 2025, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, konkretisht:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”, rruga “Papa Gjon Pali i II”, rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Themistokli Gërmenji”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi, rruga “Faik Konica” dhe rruga “Skerdilajd Llagami”.

Parkimi i autobusëve me tifozë vendas që vijnë nga Korça dhe Elbasani, do të bëhet në parkingun e lokal “Kalvin”, ndërsa autoveturat te terminali pranë qytetit “Studenti”.

Parkimi i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu, do të bëhet në parkimin “Terminali i përpunimit të automjeteve” pranë mbikalimit të Kamzës, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, si dhe në parkingun nëntokësor në “Bulevardin e Ri”, te ish-stacioni i trenit.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta.

Gjithashtu, apelojmë për qytetarët që të mos ngrenë dronë në perimetrin e sigurisë (përrreth stadiumit “Arena Kombëtare”), sepse do të rrëzohen, pasi Policia e Shtetit do të përdorë pajisje anti-dronë.

Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, në orën 18:00, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Gjithashtu, apelojmë për tifozët dhe sportdashësit që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas radhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.

Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.

Në rast se gjendeni në situata të tilla paligjshmërie, denonconi menjëherë në numrin 112.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

The post Masa ekstreme për ndeshjen me Serbinë, FNSH dhe SHISH në terren appeared first on Lapsi.al.

Shefja e SHISH takon kreun e CIA/ SHBA, Ratcliffe pret Vlora Hysenin. Diskutime për sigurinë rajonale

By: Rovena
2 June 2025 at 19:15

Vlora Hyseni, drejtoresha e shërbimit informativ të shtetit, është pritur nga John Ratcliffe, drejtori i CIA-s, në Uashigton, gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit u diskutuan një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh, me fokus identifikimin dhe parandalimin e kërcënimeve të përbashkëta. Po ashtu, Hyseni dhe Drejtori i CIA-s u ndalën edhe në situatën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shefja e inteligjencës shqiptare u takua edhe me Tulsi Gabbard, drejtoreshën e inteligjencës kombëtare të SHBA, e cila e konsideron Shqipërinë si partner të besueshëm dhe faktor stabiliteti në rajon.

Kjo vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas SHISH dëshmon përkushtimin e agjencive respective për të mbështetur me inteligjencë cilësore dhe paralajmëruese autoritetet e vendimmarrjes strategjike të dy vendeve, për të garantuar sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare./abcnews.al

Vizita zyrtare në Uashington, shefja e SHISH-it Hyseni takim me homologun e CIA dhe krerët e inteligjencës amerikane

By: redi
2 June 2025 at 16:56

Garantimi i sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, përmes shkëmbimit të informacioneve, ishin kryefjalë e takimeve të nivelit të lartë që shefja e SHISH, Vlora Hyseni, zhvilloi gjatë një vizite zyrtare disa-ditore në Uashington. Takimi me kreun e CIA-s dhe zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane, ishin pjesë e axhendës, që si rrallë herë u shoqërua edhe me një njoftim për shtyp.

Source

Çmenduria e Cristiano Ronaldos, la një bakshish prej 20 mijë eurosh në një resort grek

By: Oldi
23 April 2025 at 11:25

Cristiano Ronaldo, i njohur jo vetëm për sukseset në fushën e blertë por edhe për bujarinë e tij, ka lënë një bakshish mbresëlënës prej 20 mijë eurosh stafit të një resorti luksoz në Costa Navarino, Greqi, ku kishte kaluar pushimet në vitin 2018. Pas një qëndrimi të këndshëm me familjen dhe miqtë e tij në […]

The post Çmenduria e Cristiano Ronaldos, la një bakshish prej 20 mijë eurosh në një resort grek appeared first on BoldNews.al.

Vlora Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm

14 March 2025 at 21:54

Drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni ka hedhur firmën në ristrukturim e kupolës drejtuese në drejtorinë e një qarku të rëndësishëm. Burime nga inteligjenca shqiptare thanë për Top Channel se këto ndryshime janë ndërmarrë në drejtorinë e një qyteti problematik e ngjarje të rënda kriminale në të shkuarën. Të njëjtat burime tregojnë për një nivel bashkëpunimi […]

The post Vlora Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm appeared first on BoldNews.al.

“Vrasjet në bulevard të programuara”, Klosi: U kryen në momentin që kishte mbaruar protesta, Berisha përgjegjësi kryesor!  

21 January 2025 at 13:27

Ish-kreu i Shish Fatos Klosi në një intervistë në “News Line” në ABC News foli për “21 janarin”, ngjarjen e rëndë të ndodhur 14 vite më parë, ku u vranë katër protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë intervistës, Klosi sjell në vëmendje kronologjinë e ngjarjes së asaj kohë, duke bërë përgjegjës kryesor për këtë ngjarje tragjike, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai u shpreh se sipas tij, vrasjet në bulevard ishin të programuara, duke nënvizuar se në kohën kur është dhënë urdhri, protesta ishte “duke u zbehur”, njerëzit po shpërndaheshin, pasi e kishte arritur kulmin e saj më herët.

“Unë e quaj këtë ngjarje jo ë rastësi. Është një urdhër shumë madhor që ata kanë shtënë kundër turmës. Është absolutisht e ndaluar, unë kam qenë shumë pranë. Atëherë ishte shumë e qartë, ato të shtëna sipas meje kanë qenë të programuara. Nuk kanë qenë të shtëna për të mbrojtur kryeministrinë. Protesta kishte përfunduar, kishte dy orë që kishte nisur, e pati kulmin e saj kur njerëzit hipën në kryeministri. Pra ajo fazë kishte kaluar. Të shtënat kanë ndodhur më vonë praktikisht kur njerëzit po largoheshin. Pra jam i bindur që ishte programuar dhe nuk donin që ta linin pa të vrarët në shesh. Në atë kohë, pro edhe tani, për të gjithë partnerët, që kanë qenë të rëndësishëm për qeverinë shqiptare. Por problemet që kanë trajtuar partnerët në Shqipëri, ka qenë problem i rëndësishëm siguria më shumë. Pra meqë siguria krijon probleme brenda ditës, siç ishte kjo që u vranë katër vetë. Pra kjo kërkonte kohë dhe nuk ishte që gjë që bëhej menjëherë dhe ndaj për ta është më e rëndësishme siguria se demokracia. Berisha atë ditë donte të tregonte që unë jam ai që e bëj “zap” këtë popull edhe duke vrarë. Dhe të nesërmen deklaroi që mund të kishte vrarë edhe më shumë, madje edhe Edi Rama. Ndaj them që ka qenë një fenomen i programuar, iu iku koha dhe është ngutur për të dhënë urdhrin që qëlloni, për t’i treguar edhe partnerëve që ata tentuan të kapin Kryeministrinë, por unë nuk i lashë. Të gjitha këto pra tregojnë që ishte një ngjarje e programuar. Po të shohësh skenat kur rrëzohen njerëzit bulevardi ka qenë gjysmë bosh, nuk rrezikonte absolutisht…Kjo ishte gjëja më e rëndë…Gardistët ishin dislokuar që të mbronin Kryeministrinë. Njerëzit u vranë në bulevard dhe jo në oborrin e Kryeministrisë. Por me dëshirën e madhe që të tregonte që ai është “Zot” në këtë vend, pra mund të them që i vetmi njeri që mund ta jepte apo ta urdhëronte ishte Berisha. Nuk e dëgjonte njeri Bashën të jepte urdhër. Ishte një ngjarje e programuar, e them sërish…”, ka thënë ndër të tjera Klosi.

/abcnews.al/

Akuzat e Berishës, Majko: Do të jetë situatë elektorale shumë e ashpër

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko u shpreh sot se sulmet e kryedemokratit Sali Berisha i shikon të lidhura me kalimin e tij nga Kukësi në fushëbetejën elektorale të Tiranës.

Në një intervistë për mediet, Majko tha se është i shqetësuar për faktin se ka humbur linja dalluese midis asaj që është vërteta dhe gënjeshtra.

“Unë jam mësuar me sulme sepse sulmet janë të natyrshme në politikë aq më pak në një situatë elektorale që duket se do të jetë një situatë elektorale shumë e ashpër. Ajo që më shqetëson për momentin përballë publikut është po ndodh një proces që quhet martesë e gënjeshtrës me të vërtetën. Pra ka humbur linja dalluese midis asaj që është e vërteta dhe gënjeshtra. Sepse një e vërtetë martohet me 10 gënjeshtra dhe publiku e ka shumë të vështirë të kuptojë se kush bën çfarë. Kështu mendova se procedura më e drejtë nuk ishte futja në debate të përgjithshme të fjalës. I jam drejtuar SHISH nëpërmjet kryetares së kuvendit duke i bërë asaj kërkesë që të bëhet sqarimi përkatës”, tha ai.

Por a është takuar Pandeli Majko me personazhet e përmendur nga Berisha si pjesë e pretenduar e një regjistrimi ambiental nga dega lokale e  SHISH në Kukës?

“Sigurisht që jo. Sidomos me ish-drejtorin e policisë i cili edhe nga vlerësimet e medias, në atë periudhë që unë kam qenë i deleguar në Kukës pra në zgjedhjet e majit të 2023 ai ishte i larguar që në 2021. Kështu që nuk mund të takohesha me dikë që kishte dy vite i larguar. Dje më thanë se emri i tij ka ndryshuar nga Alban është bërë Ardian më saktë ish drejtori i OSHE-së”, tha ai.

Pandeli Majko e përjashton për momentin një betejë ligjore në gjykatë për shpifje ndaj kryetarit të PD-Sali Berisha.

“Unë e kam parim. Nuk para bëj akuza për natyra të tilla. Nuk e kam bërë për asnjë gazetar apo politikan pasi mendoj se nëse do të merresha më këtë do të duhej shumë kohë dhe financim. Mendoj se çdo qytetar e ka shumë të qartë se unë nuk mund të shkoja në Kukës e të fitoja zgjedhjet duke shitur shtylla”, deklaroi Majko për Top Channel. /j.p/

The post Akuzat e Berishës, Majko: Do të jetë situatë elektorale shumë e ashpër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Majko i shpjegon Metit përse e sulmon Berisha

By: user 5
9 January 2025 at 20:10

Ish- kryeministri socialist Pandeli Majko në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, paralajmëron një fushatë elektorale të ashpër dhe me akuza si ato ndaj tij nga Sali Berisha për krime elektorale.Vënien nën sulmin e Berishës, Pandeli Majko e shikon të lidhur me kalimin e tij nga Kukësi në fushë-betejën elektorale të Tiranës.

“Unë jam mësuar me sulme sepse sulmet janë të natyrshme në politikë aq më pak në një situatë elektorale që duket se do të jetë një situatë elektorale shumë e ashpër. Ajo që më shqetëson për momentin përballë publikut është po ndodh një proces që quhet martesë e gënjeshtrës me të vërtetën.

Pra ka humbur linja dalluese midis asaj që është e vërteta dhe gënjeshtra. Sepse një e vërtetë martohet me 10 gënjeshtra dhe publiku e ka shumë të vështirë të kuptoj se kush bën çfarë. Kështu mendova se procedura më e drejtë nuk ishte futja në debate të përgjithshme fjalës. I jam drejtuar SHISH nëpërmjet kryetares së kuvendit duke i bërë asaj kërkesë që të bëhet sqarimi përkatës”, tha ai për Top Channel.

Por a është takuar Pandeli Majko me personazhet e përmendur nga Berisha si pjesë e pretenduar e një regjistrimi ambiental nga dega lokale e SHISH në Kukës?

“Sigurisht që jo. Sidomos me ish drejtorin e policisë i cili edhe nga vlerësimet e medias, në atë periudhë që unë kam qenë i deleguar në Kukës pra në zgjedhjet e Majit të 2023 ai ishte i larguar që në 2021. Kështu që nuk mund të takohesha me dikë që kishte dy vite i larguar. Dje më thanë se emri i tij ka ndryshuar nga Alban është bërë Ardian më saktë ish drejtori i OSHE-së”, tha ai.

Për momentin Pandeli Majko e përjashton një betejë ligjore në gjykatë për shpifje ndaj kryetarit të PD-Sali Berisha.

“Unë e kam parim. Nuk para bëj akuza për natyra të tilla. Nuk e kam bërë për asnjë gazetari apo politikani pasi mendoj se nëse do të merresha më këtë do të duhej shumë kohë dhe financim. Mendoj se çdo qytetar e ka shumë të qartë se unë nuk mund të shkoja në Kukës e të fitoja zgjedhjet duke shitur shtylla”, deklaroi Majko.

Megjithatë përplasja e radhës Majko-Berisha do të zhvendoset në një zonë elektorale të cilën Majko nuk e tregon por Top Channel mëson se është me shumë peshë e rëndësi për PD-n.

“Shpresoj në një zonë interesante. Pa diskutim të vështirë”, tha ai.

Çfarë pritshmërie keni nga kjo zonë?

“Të bëj më të mirën për PS. Familjen time”, u shpreh Majko.

E ndërsa socialistët kanë vendosur standardin e të mos komentuarit të atyre që hynë e dalin në SPAK, ish kryeministri socialist jep një përgjigje të shkurtër si ndjehet kur kolegë deputetë, ish ministra apo edhe kryebashkiakë kthehen në subjekte të prokurorisë së posaçme.

“Keq ndjehem. Shumë keq. Dhe sidomos ndjehem keq kur shoh njerëz që janë nën akuzë që sulmojnë kolegët e mi”, tha Majko.

/TCh/

The post Majko i shpjegon Metit përse e sulmon Berisha appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Ju them si doli Majko në përgjimet e SHISH për trafikantët e armëve

By: user 6
8 January 2025 at 23:31

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përsëritur akuzat ndaj deputetit socialist Pandeli Majko. 

“Provat i ka SPAK-u. SHISH ka dërguar ekipe nga Tirana në ndjekje të trafikantëve të armëve dhe drogës, dhe ata kanë vendosur regjistruesit. Dhe aty kanë marrë leje në gjykatë dhe ajo i ka firmosur lejet përkatëse. Në ato tavolina ku qëndronin këta kriminelë është ulur Majko, Ardian Çela i OSHEE-së. Aty ata janë pataksur nga biseda.

Përgjimet janë të ligjshme pavarësisht se është përfshirë një deputet, por regjistrimet kanë vazhduar ku ndaheshin detyrat ku do të bliheshin shtyllat centrifugale që kushtonin 70-80 mijë euro dhe në tendera janë firmosur 500 mijë euro.

I ka kërkuar takim drejtueses së SHISH-it dhe kjo nuk i pret. Nuk ishte ngarkuar SHISH-i i Kukësit, pasi mund të implikoheshin dhe janë realizuar nga ekspertët e Tiranës. Dhe tani Pandeliu i thotë SHISH-it a më keni regjistruar apo jo dhe i thotë që i ka SPAK-u, dhe pas kësaj oficeri i SHISH-it është shkarkuar menjëherë” – tha Berisha që akuzat i ka vijuar edhe për ministrin Taulant Balla.

“Taulant Balla, kam deklaruar në mënyrë të përsëritur, se ai është një kriminel shumë i rrezikshëm. I gjithë agresiviteti merret pikërisht nga mbështetja politike. Taulant Balla bën marrëveshje, ata i thonë na burgos këta dhe votat i ke. Por për t’i burgosur këta, ërveç angazhimit të tij duhej policia, prokuroria dhe gjykata.

Çfarë bëri prokurori Kreshnik Ajazi, vuri të vëllanë të katërtin në listë për deputetë Besjan Ajazin, dhe i arrestoi direkt. Kreshniku ka fshirë regjistrimet ku Balla rezulton i përfshirë në akte kriminale. Dhe këto i kam nga burime të sigurta” – tha Berisha në një intervistë në studion e Ora News. ©LAPSI.al

The post Berisha: Ju them si doli Majko në përgjimet e SHISH për trafikantët e armëve appeared first on Lapsi.al.

Berisha akuzon Majkon për përgjim, Meçe shpjegon ligjin që i hedh poshtë pretendimet: SHISH nuk mund të përdorë…

8 January 2025 at 18:37

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetin socialist Pandeli Majkon se është përgjuar nga SHISH duke bërë pazare elektorale në Kukës. Por, për analistin Arbën Meçe këto pretendime të Berishës nuk qëndrojnë dhe ai ndan nënjë studio televizive, 3 pika që hedhin poshtë pretendimet e Berishës.

Sipas Meçes, SHISH nuk mund të përgjojë një person me imunitet. Meçe thotë se SHISH nuk ka rol në hetime dhe nuk bashkëpunon me organet hetimore, ndaj edhe një regjistrim i tillë, nëse do të ekzistonte, do të qëndronte vetëm në arkivat e SHISH. E për rrjedhojë, analisti thotë se ky përgjim edhe nëse do ekzistonte nuk mund të përdorej si provë ligjore apo të dërgohej në SPAK.

“Sipas legjislacionit shqiptar, çfarëdolloj regjistrimi dhe ai që është me vendim gjykate, jo më SHIK, kur ka një person me imunitet ndërpritet regjistrimi. Nuk lejohet. Së dyti, SHISH nuk operon në asnjë linjë të legjislacionit shqiptar me organet e hetimit. Edhe sikur ta ketë regjistruar, mbetet në arkivat e SHISH dhe është i paligjshëm për tu depozituar. Së treti, nuk ekziston strukturë e SHISH, i cili një regjistrim që e bën e çon në SPAK. Nuk mund ta çojë në SPAK se nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore që e pranon në SPAK”, tha Meçe .

The post Berisha akuzon Majkon për përgjim, Meçe shpjegon ligjin që i hedh poshtë pretendimet: SHISH nuk mund të përdorë… appeared first on Sot News | Lajme.

Akuzat e Berishës, Majko – SHISH-it: Më vini në dispozicion informacionet në lidhje me emrin tim

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko i ka dërguar shkresë zyrtare Shërbimit Informativ të Shtetit, duke i kërkuar që t’i vendosin në dispozicion çdo informacion lidhur me akuzat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj tij, se është përgjuar nga SHISH.

Në letrën drejtuar SHISH, Majko nënvizon se si deputet ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij.

Majko kërkon informacion zyrtar SHISH, pasi sipas Berishës, u përgjua nga SHISH duke bërë biseda për blerje votash në tre qytete.

Letra e Majkos është dërguar nga ana e Kuvendit në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe më pas është përcjellë në SHISH.

Në një komunikim me mediet të hënën, Berisha e konsideroi Majkon si “kriminelin më të madh elektoral në Kukës”, ndërsa pretendoi se “Majko u përgjua me vendim gjykate duke bërë pazare në tavolinë”.

“Pandeli Majko është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar, jo për Pandeli Majkon, por për trafikantë droge dhe armësh që mblidheshin aty”, u shpreh dje Berisha.

/r.e/

The post Akuzat e Berishës, Majko – SHISH-it: Më vini në dispozicion informacionet në lidhje me emrin tim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pandeli Majko kërkesë SHISH-it pas akuzave të Berishës, ja çfarë i shkruan

8 January 2025 at 12:34

Deputeti i PS, Pandeli Majko, ka kërkuar një konfirmim zyrtar nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) lidhur me akuzat që ka ngritur lideri i PD-së, Sali Berisha, ndaj tij.

Berisha ka pretenduar se Majko është përgjuar duke bërë pazare elektorale. Majko ka dërguar një shkresë në SHISH, duke kërkuar një përgjigje formale për këto akuza.

The post Pandeli Majko kërkesë SHISH-it pas akuzave të Berishës, ja çfarë i shkruan appeared first on Sot News | Lajme.

Përgjimi/ Majko i dërgon kërkesë zyrtare SHISH-it: Me vendosni në dispozicion çdo informacion

8 January 2025 at 11:49

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko i është drejtuar ditën e sotme me një shkresë zyrtare Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), ku i kërkon që t’i vendosin në dispozicion çdo informacion lidhur me akuzat e kreut të PD-së Sali Berisha ndaj tij në lidhje me një përgjim. Gjatë një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se ekziston […]

The post Përgjimi/ Majko i dërgon kërkesë zyrtare SHISH-it: Me vendosni në dispozicion çdo informacion appeared first on BoldNews.al.

Akuzat e Berishës për “pazare elektorale”, Majko shkresë SHISH-it: Më keni përgjuar, apo jo?

By: V K
8 January 2025 at 11:42

Deputeti Pandeli Majko, ka dërguar një shkresë në Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH), në lidhje me akuzat që janë bërë nga Sali Berisha.

Majko kërkon një konfirmim zyrtar nga SHISH për pretendimet e Berishës, i cili ka deklaruar se Majko është përgjuar në kuadër të pazareve elektorale.

Letra e Majkos, është dërguar zyrtarisht nga Kuvendi dhe është përcjellë me shkresë përcjellëse për në SHISH.

Majko kërkon sqarime dhe një përgjigje zyrtare, për akuzat që kanë ngritur dyshime mbi veprimet e tij në politikë.

Në shkresën drejtuar SHISH, Majko kërkon informacion nga ky institucion nëse është vënë në përgjim nga ky organ apo jo.

Më tej, kërkon çdo informacion që ka të bëjë me emrin e tij.

Ndërkohë që bashkangjitur i ka dorëzuar SHISH edhe deklaratën e 6 janarit të Berishës.

Në konferencën për shtyp më datë 6 janar, Berisha akuzoi deputetin socialist Pandeli Majko si kriminel elektoral.

Ai aludoi edhe për një përgjim të SHISH ndaj Majkos në Kukës, ku flitej për pazare elektorale.

Këto deklarata erdhën pasi Majko kaloi nga drejtues politik qarku i PS-së në Kukës, në një nga zonat e Tiranës.

Më pas, Majko reagoi duke thënë se Berisha servir vetëm gënjeshtra ndaj publikut, ndërsa një ditë më pas u takua me kryeparlamentaren Spiropali, teksa i kërkoi Kuvendit të sqarojë pretendimet e Berishës si i përgjuar nga SHISH.

 

The post Akuzat e Berishës për “pazare elektorale”, Majko shkresë SHISH-it: Më keni përgjuar, apo jo? appeared first on Albeu.com.

Majko i përgjuar nga SHISH? Karamuço: Ja institucionet që duhet të përgjigjen

7 January 2025 at 22:21

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ku ka folur rreth përplasjeve mes Sali Berishës dhe Pandeli Majkos.

Berisha është shprehur se Majko është një kriminel elektoral e se për të ka dosje hetimore, nga ana tjetër Majko ka kërkuar që Shërbimi Informativ Kombëtar të ofrojë informacion të shkruar në lidhje me aludimet për fshehje informacioni nga Sali Berisha.

Karamuço tha se nëse ka hetime lidhur me socialistin Majko dhe të dhëna se ai është i përfshirë në krime elektorale duhet të përgjigjen edhe SHISH edhe Gjykata, por edhe Prokuroria e Posaçme.

“Duhet verifikuar. Verifikimi duhet bërë edhe pranë SHISH edhe pranë Gjykatës, por edhe pranë prokurorisë, sepse sipas deklaratës së zotit Berisha, këto janë referuar në SPAK. Nëse këto janë referuar në SPAK, këto tre institucione duhet të japin përgjigje, a ka apo nuk ka gjurmë kjo gjë dhe çfarë është bërë.

Zoti Majko nuk ka pse të shkojë te zonja Spiropali, ai mund të bëj një kërkesë, sepse ka pasur raste të tjera të të dhënave që ti je në SkyECC si ndodhi në rastin e Bardhit dhe për dy javë mori përgjigjen që ishte fake”,-tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Majko i përgjuar nga SHISH? Karamuço: Ja institucionet që duhet të përgjigjen appeared first on Euronews Albania.

Akuzat e Berishës/ Majko: Dorëzoj çdo imunitet, kërkoj info nga SHISH

7 January 2025 at 12:39

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar sërish sot ndaj akuzave të Berishës i cili tha dje se është një ‘kriminel elektoral në Kukës’. Sot Majko njofton se ka bërë një hap konkret. Ai ka takuar kryetaren e Kuvendit dhe shkruan se i kërkoi Spiropalit që t’i kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, “lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha”.

“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!…
I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!
Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës”!

The post Akuzat e Berishës/ Majko: Dorëzoj çdo imunitet, kërkoj info nga SHISH appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌