Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama: Drejtori i UKT Tiranë kishte 30 këshilltarë në zyrë. A është Kacidhja i Veliajt?

By: Ardit
11 July 2025 at 10:46

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryebashkiakët në Durrës, ka përmendur problematikën e shpërndarjes së ujit të pijshëm, ku tha se është koha që të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë. Rama përmendi rastin e një drejtorit të UKT Tiranë, për të cilin tha se mbante […]

The post Rama: Drejtori i UKT Tiranë kishte 30 këshilltarë në zyrë. A është Kacidhja i Veliajt? appeared first on BoldNews.al.

Përfundon faza e dytë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ja me çfarë do të përballen 7 kandidatët në fazën e radhës

By: V K
10 July 2025 at 11:53

Në përputhje me nenin 38, pika 2, shkronja ‘d’, të ligjit 95/2016, sot u zhvillua faza e dytë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përkatësisht Testi i Aftësisë Fizike (TAF).

Testimi nisi në orën 07:00 në ambientet e Njësisë Speciale RENEA në Yzberisht, Tiranë.

Shtatë kandidatët pjesëmarrës, ishin njoftuar më herët për modalitetet e zhvillimit të testit dhe përfunduan të gjithë komponentët përbërës të tij.

Testi synonte vlerësimin e forcës fizike dhe rezistencës:

Numrin maksimal të palosjeve (në një minutë);

Sprintin 300 metra, (i matur me kohë)

Numrin maksimal të pompave (pa kufizim kohor)

Vrapin 2.4 km, (i matur me kohë).

Zhvillimi i testit u monitorua nga një ekip mjekësor për të vëzhguar mbarëvajtjen e tij.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, për të garantuar transparencën dhe ruajtjen e standardeve të procesit.

Pas përfundimit të kësaj faze, do të vijohet me fazën e tretë, e cila konsiston në zhvillimin e një eseje me shkrim dhe testit të arsyetimit logjik.

The post Përfundon faza e dytë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ja me çfarë do të përballen 7 kandidatët në fazën e radhës appeared first on Albeu.com.

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

6 July 2025 at 14:24

Është shkarkuar nga detyra drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, Fatjon Fasho.

I kontaktuar nga Euronews Albania ky i fundit tha se asgjë nuk është zyrtare, madje lajmin e ka mësuar nga portalet dhe së asnjë shkresë nuk ka mbërritur në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale.

Shkarkimi mendohet të ketë ardhur pas gjetjes së telefonit nga kontrolli i forcave operacionale në qelinë e të fortit të Lushnjes, Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyshuar në pritje të gjykimit si drejtues i një grupi kriminal që ka realizuar 17 ngjarje, si vrasje, atentate e shpërthime me tritol, në harkun kohor të viteve 2019-2023.

Bashkë me drejtorin Fatjon Fashon, burimet shtojnë se është shkarkuar dhe Sokol Kacoli, shef i policies së burgut Drenovë.

The post Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho appeared first on Euronews Albania.

Zaptoi një hapësirë publike në Vlorë, procedohet 44-vjeçari! E pëson edhe drejtori i Policisë Bashkiake

By: Ardit
29 June 2025 at 15:08

Policia ka nisur hetimet për një 44-vjeçar i cili kishte zaptuar një hapësirë publike, në qytetin e Vlorës. 44-vjeçari e kishte kthyer hapësirën në zonën e quajtur ish “Shkolla e Marinës”, lagja “10 Korriku, në parkim privat, duke vendosur trarë elektrikë dhe tabela. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe Emiljano Ismailaj, drejtori […]

The post Zaptoi një hapësirë publike në Vlorë, procedohet 44-vjeçari! E pëson edhe drejtori i Policisë Bashkiake appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

6 June 2025 at 15:39

Erjon Galanxhi është larguar nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, pas vetëm tre muajsh në këtë detyrë.  Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa nuk dihet nëse ai ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar nga posti. Galanxhi kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në mars të këtij viti, por raportohet se ditët e fundit është […]

The post EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Krizë drejtimi në Kadastrën e Vlorës, drejtori largohet pas vetëm tre muajsh

By: fra nc
6 June 2025 at 11:07

Kadastra e Vlorës përballet sërish me një krizë drejtimi, pasi drejtori i sapoemëruar, Erjon Galanxhi, është larguar nga posti pas vetëm tre muajsh në detyrë.

Galanxhi kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në mars të këtij viti, por së fundmi është transferuar në postin e nën-drejtorit të Kadastrës në Shkodër.

Në vend të tij, detyrën e drejtorit të Kadastrës së Vlorës e ka marrë në komandë Paola Sullaj, e cila ka shërbyer më parë si nën-drejtoreshë në të njëjtin institucion.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga kY pozicion.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Krizë drejtimi në Kadastrën e Vlorës, drejtori largohet pas vetëm tre muajsh appeared first on Euronews Albania.

Denoncimi i gazetares: Prej 18 Marsit nuk marr shërbimin nga OSHEE, pasi drejtori është në fushatë

28 April 2025 at 15:16

Gazetarja Ola Xama ka denoncuar se për të marrë një shërbim nga institucionet, e kanë sorollatur për ditë të tëra, ka paguar edhe lekë, por ende nuk e ka marrë shërbimin për shkak se mungon firma, pasi drejtori është në fushatë për të mbledhur vota për Partinë Socialiste. Më konkretisht, përmes një postimi në rrjetet […]

The post Denoncimi i gazetares: Prej 18 Marsit nuk marr shërbimin nga OSHEE, pasi drejtori është në fushatë appeared first on BoldNews.al.

Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP, rreziku nga ftujakët e “Drejtësisë së Re”

28 April 2025 at 12:26

Nga Boldnews.al Pezullimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, nga Gjykata e Beratit për “shpërdorim detyre”, një vendim që u shndërrua në nul nga Gjykata e Tiranës pak ditë më vonë, përbën një rast tipik se si “pavarësia e plotë” e prokurorëve, pavarësisht nivelit të tyre profesional, e trumpetuar […]

The post Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP, rreziku nga ftujakët e “Drejtësisë së Re” appeared first on BoldNews.al.

Drejtori sulmon ‘rivalin e tij në dashuri’ me një çelës, pasi beson se të dy kishin një lidhje të fshehtë me të njëjtën kolege

25 April 2025 at 17:37

Një drejtor shkolle është dënuar me burg pasi sulmoi me një çekiç metalik zëvendësdrejtorin e tij në një shkollë në Port Talbot, Uellsin Jugor.

Anthony John Felton, 54 vjeç, goditi disa herë zëvendësdrejtorin Richard Pyke, 51 vjeç, ndërsa ai ishte ulur në zyrën e tij, duke besuar se ky i fundit kishte një lidhje dashurie me një mësuese me të cilën Felton kishte një fëmijë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ngjarja tronditëse, e kapur nga kamerat e sigurisë, ndodhi në shkollën St Joseph më 5 mars.

Felton, i cili kishte fshehur mjetin nën pallto, e sulmoi Pyke nga pas, duke e rrëzuar përtokë, ndërsa kolegët ndërhynë menjëherë.

Felton, i përshkruar në gjykatë si i përfshirë në një “reagim xhelozie të tepruar”, u dënua me 28 muaj burg nga Gjykata në Swansea.

Shkolla ka dënuar aktin dhe po ofron mbështetje për stafin dhe nxënësit. /Telegrafi/

The post Drejtori sulmon ‘rivalin e tij në dashuri’ me një çelës, pasi beson se të dy kishin një lidhje të fshehtë me të njëjtën kolege appeared first on Telegrafi.

Jep dorëheqjen drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Florenc Doka

By: user7
24 April 2025 at 11:57

Drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Floren Doka ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Arsyet e vendimit të marrë nga Doka, ende nuk dihen. Ndërkohë mësohet se ai ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e tij për dorëheqje, e cila është pranuar dhe miratuar nga Ministri i Drejtësisë.

Doka e mori detyrën në dhjetor të vitit 2023. Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj. Florenc Doka ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve edhe para emërimit të tij si drejtor.

The post Jep dorëheqjen drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Florenc Doka appeared first on Lapsi.al.

Pezullohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i AMP-së

16 April 2025 at 14:16

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat u caktua masa e sigurimit ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për Florian Sulejmanin, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Kjo masë u mor nën akuzën për “Shpërdorimi i detyrës”, teksa nga hetimet e kryera, u ngritën dyshime se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.

Prokuroria po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të situatës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pezullohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i AMP-së appeared first on Euronews Albania.

Drejtori i ujësjellësit Elbasan paraqitet në SPAK

By: user7
16 April 2025 at 11:14

Drejtori i ujësjellësit Elbasan Luan Tabaku paraqitet në SPAK.

Më parë banesa e Tabakut u kontrollua nga agjentët e BKH ndërsa dyshohet se Ujësjellësi i Elbasanit ka dhënë tendera për persona pranë Suel Çelës.

The post Drejtori i ujësjellësit Elbasan paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU, 8 muaj burg për biznesmenin nga Durrësi

By: user 5
10 April 2025 at 16:57

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin ndaj të pandehurit Namik Koçi, i cili akuzohej për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi biznesmeni banues në Durrës, i ofroi një shumë parash drejtorit të AKU me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampionëve të marra në subjektin tregtar në Durrës në vitin 2024.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme paraqiti çështjen pranë gjykatës në kuadër të procedimit penal nr. 34 të vitit 2024. Gjyqi u zhvillua me procedurë të shkurtuar dhe trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca e shpalli fajtor Koçin.

Fillimisht, ai u dënua me 1 vit burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit, duke përfunduar me 8 muaj burgim. Megjithatë, gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e tij në provë për një periudhë 1 vit e 4 muaj.

Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e shumës prej 70.000 lekësh, e konsideruar si mjet për kryerjen e veprës penale. Ndërkohë, shumat e tjera prej 215.000 lekësh dhe pajisjet elektronike personale do t’i kthehen të pandehurit dhe dy shtetaseve të tjera të përfshira në hetim.

The post Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU, 8 muaj burg për biznesmenin nga Durrësi appeared first on Lapsi.al.

Shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë

By: user7
7 April 2025 at 12:10

Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra.

Në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU e Përgjithshme.

Shkarkimi i tij, vjen pak ditë pasi në treg u hodh fileto pule me salmonelë, por edhe luleshtrydhe me pesticide.

The post Shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Vlora Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm

14 March 2025 at 21:54

Drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni ka hedhur firmën në ristrukturim e kupolës drejtuese në drejtorinë e një qarku të rëndësishëm. Burime nga inteligjenca shqiptare thanë për Top Channel se këto ndryshime janë ndërmarrë në drejtorinë e një qyteti problematik e ngjarje të rënda kriminale në të shkuarën. Të njëjtat burime tregojnë për një nivel bashkëpunimi […]

The post Vlora Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm appeared first on BoldNews.al.

“Ta dini çfarë ka telefoni i drejtorit të Ballukut”/ Berishës: Ju ikën mendja e kokës

By: Oldi
14 February 2025 at 13:32

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zbardhur detaje nga dosja, që sipas tij ka Belinda Balluku dhe Taulant Balla në SPAK. Në konferencë me gazetarët, ai hodhi akuza të forta ndaj zv.kryeministres, duke deklaruar se prokurorët kanë marrë në dorë telefona që i përkasin sekretares ose drejtorit të përgjithshëm të Ballukut. Për Ballën, Berisha tha […]

The post “Ta dini çfarë ka telefoni i drejtorit të Ballukut”/ Berishës: Ju ikën mendja e kokës appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhja e drejtorit të RTSH/ Reagon OSBE: Procesi duhet të jetë transparent

By: Ardit
31 January 2025 at 18:58

OSBE ka reaguar pasi Këshilli Drejtues i RTSH-së vendosi i pezullimin e garës për zgjedhjet e drejtorit të ri të këtij institucioni. Përmes një njoftimi për mediat, OSBE shkruan se i është bashkuar thirrjes së shoqatave të gazetarëve. Më tej OSBE thekson se procesi për zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH, duhet të jetë […]

The post Zgjedhja e drejtorit të RTSH/ Reagon OSBE: Procesi duhet të jetë transparent appeared first on BoldNews.al.

Heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia Kavajë/ Meta nga qelia: Dënim për qytetarët dhe rrezik për pronat e tyre

18 January 2025 at 13:51

Për kreun e PL-së Ilir Meta, heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia e Kavajës është jo vetëm dënim për qytetarët, por një rrezik serioz dhe kërcënim i madh për pronat e tyre. Nga qelia e burgut, Meta ka reaguar duke thënë se kjo është një strategji e “Rilindjes” për të larguar nga qytetarët shërbimet bazë. Partia e Lirisë, -shkruan Meta -që në programin e saj ka kryeprioritet madhor ndalimin e shpopullimit, angazhohet që pas 11 Majit të rikthejë shërbimet jetike pranë qytetarëve.

“Heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia shumë e rëndësishme e Kavajës është jo vetëm dënim për mosnënshtrimin e qytetarëve të saj në zgjedhjet e fundit vendore por një rrezik serioz dhe kërcënim i madh për pronat e tyre të çmuara dhe të lakmuara.

Largimi nga qytetarët i shumë shërbimeve bazë është vijim i strategjisë së “Rilindjes” për të centralizuar bashkë me to edhe korrupsionin. Heqja e drejtorive të rëndësishme të arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ujësjellësve, sistemit elektro-energjitik, prokurorive e gjykatave është dështim i Reformës së Decentralizimit dhe sukses i Reformës së Patronazhimit, në dëm të qytetarëve dhe në funksion edhe të axhendës antikombëtare të shpopullimit të Shqipërisë.
Partia e Lirisë, që në programin e saj ka kryeprioritet madhor ndalimin e shpopullimit, angazhohet që pas 11 Majit të rikthejë shërbimet jetike pranë qytetarëve“, shkruan Meta.

The post Heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia Kavajë/ Meta nga qelia: Dënim për qytetarët dhe rrezik për pronat e tyre appeared first on Sot News | Lajme.

Video/ U pyet për abuzimet me tenderat e rrugëve, drejtori i ARRSH ‘kyç’ gojën para mediave

By: Ardit
14 January 2025 at 12:23

Për më shumë se 1 orë, Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli u paraqit ditën e sotme në ambientet e SPAK. U raportua se Gentian Gjyli u pyetet nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve. Drejtori i ri i ARRSH-së qëndroi në SPAK për më shumë se […]

The post Video/ U pyet për abuzimet me tenderat e rrugëve, drejtori i ARRSH ‘kyç’ gojën para mediave appeared first on BoldNews.al.

Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gazë

30 December 2024 at 09:29

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje të hënën që të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli e sulmoi një dhe e bastisi një tjetër rishtazi.

“Spitalet në Gazë janë bërë përsëri fushëbetejë, ndërsa sistemi shëndetësor është në rrezik shumë të madh”, tha Tedros në një postim në X.

“Ne e përsërisim: Ndalni sulmet ndaj spitaleve. Njerëzit në Gazë kanë nevojë për qasje në kujdes mjekësor. Humanitarët kanë nevojë për qasje për të ofruar ndihmë mjekësore. Armëpushim!” shtoi ai.

Ushtria izraelite tha se militantët e Hamasit ishin në shënjestër të një sulmi të saj në spitalin Al Wafa në qytetin Gaza të dielën, ku mbrojtja civile palestineze raportoi se humbën jetën shtatë njerëz.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Forcat izraelite i arrestuan gjithashtu mbi 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra anëtarë të stafit mjekësor nga spitali Kamal Adwan të premten, përfshirë edhe drejtorin Hussam Abu Safiya, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë dhe ushtrisë izraelite.

Ushtria izraelite pretendoi se spitali po përdorej si qendër komanduese për operacionet ushtarake të Hamasit dhe se të arrestuarit dyshohet se janë militantë. Ajo shtoi se Abu Safiya u mor në pyetje nën dyshimin se është operativ i Hamasit.

Tedros kërkoi lirimin e menjëhershëm të Abu Safiyas dhe tha se spitali Al-Ahli gjithashtu ishte përballur me sulme.

Ai shtoi se OBSH-ja dhe partnerët kanë shpërndarë furnizime bazike mjekësore, ushqim dhe ujë, në spitalin indonezian të Gazës dhe se i transferuan 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitalin Al Shifa. Gjatë transferimit, katër pacientë u arrestuan, tha ai.

“Ne i bëjmë thirrje Izraelit të garantojë që nevojat dhe të drejtat shëndetësore të këtyre njerëzve të respektohen”, tha Tedros.

Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

The post Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gazë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌