Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Eskortat VIP që sfidojnë ligjin: Pse nuk i heton askush dhe a është koha të legalizohet prostitucioni?

By: Iconstyle
13 August 2025 at 20:56

Në Shqipëri, prostitucioni i luksit është kthyer në një skenë të hapur, por të paprekshme. Vajza shumë të njohura të showbiz-it, këngëtare, modele dhe influencuese, shfaqen në publik si yje të ndritshme, por në prapaskenë shërbejnë si eskorta për klientët më të pasur e më të rrezikshëm të vendit.

Nga të dhënat e siguruara nga investigimet e fundit, shumat që këto vajza marrin janë tronditëse: një eskortë VIP ka përfituar deri në 150 mijë euro për vetëm një javë nga një prej bosëve më të njohur të krimit. Të tjera, për një fundjavë luksoze në Dubai apo destinacione të tjera, paguhen 10 deri në 20 mijë euro, ndërsa marrëveshjet afatgjata arrijnë në qindra mijëra euro.

Shumë prej tyre, me iniciale si A.K., L.B., E.M., D.G., S.K., R.M., K.N., J.P., A.Z., M.L., R.R., A.D., E.Dh., M.P., E.D., T.S., N.R., Zh.F., L.D., N.I., A.L., janë emra që ndriçojnë në skenë dhe në Instagram, por shfrytëzojnë famën për të tërhequr klientelë të fuqishme, shpesh nga bota e drogës, trafikimit dhe krimit të organizuar.

Nuk është më sekret që këto lidhje ekzistojnë, është realitet i njohur për publikun. E megjithatë, askush nuk guxon t’i hetojë. As policia, as prokuroria nuk thërret asnjë nga këto vajza në pyetje, edhe kur të gjithë e dinë se mjafton të ndjekësh gjurmën e parave për të mbërritur tek bosa më të mëdhenj të drogës dhe krimit në Shqipëri.

Është bërë kulturë e heshtur: të gjithë e dinë, askush nuk vepron. Ato trajtohen si të paprekshme, si të imunizuara ndaj ligjit. Kjo paprekshmëri i ka kthyer në sipërmarrëse të prostitucionit të luksit, me fitime që shpesh tejkalojnë edhe pasurinë e “bossave” që i mbajnë.

Në një kohë kur SPAK fokusohet kryesisht në goditjen e grupeve kriminale, kjo mund të jetë një nga ato çështje ku fijet e krimit të organizuar lidhen drejtpërdrejt me politikën. Eskortat VIP, për shkak të klientelës së tyre, prekin të dyja botët, atë të trafikut, drogës e parave të pista dhe atë të pushtetit politik.

Hetimi i këtij rrjeti do të nxirrte në dritë jo vetëm marrëdhënie të fshehta mes figurave të njohura të showbiz-it dhe bosëve të krimit, por edhe lidhjet e tyre me njerëz kyç të politikës, duke ekspozuar një sistem bashkëpunimi të heshtur që ka funksionuar për vite.

Nga apartamente dhe vila luksoze në bregdet, makina sportive që kushtojnë mbi 200 mijë euro, pushime në destinacionet më të shtrenjta të botës, deri te çanta e orë që vlejnë më shumë se një pagë vjetore e një shqiptari të zakonshëm, të gjitha të blera me para të zeza, të padeklaruara dhe pa asnjë taksë të paguar.

Ndërkohë, paratë që qarkullojnë në këtë treg të zi nuk deklarohen, nuk monitorohen dhe nuk sjellin asnjë të ardhur për buxhetin e shtetit. Nëse këto shuma, që shkojnë nga dhjetëra deri në qindra mijëra euro për një klient, do të ishin pjesë e ekonomisë formale, vetëm nga taksimi i tyre do të siguroheshin miliona euro në vit. Por për sa kohë prostitucioni është ilegal dhe institucionet heshtin, përfituesit e vetëm mbeten krimi i organizuar dhe vetë “VIP”-at që e kanë kthyer trupin e tyre në biznesin më fitimprurës në vend.

Mos vallë ka ardhur momenti që prostitucioni të legalizohet dhe të tatohet, duke sjellë transparencë dhe kontroll mbi një industri që po lulëzon jashtë çdo norme ligjore? Apo duhet të vazhdojmë të jetojmë me një realitet ku Shqipëria shndërrohet çdo ditë e më shumë në parajsë për aferat e prostitucionit luksoz dhe parave të pista? Ju ftojmë të ndani mendimin tuaj në koment dhe të diskutojmë së bashku një ndër temat më të nxehta dhe shqetësueseve të kohëve të fundit.

Heshtja institucionale është bashkëfajësi. Sa më shumë të tolerohet ky fenomen, aq më thellë zhytet vendi në një kulturë ku krimi, paratë e zeza dhe showbiz-i shkrijnë kufijtë, duke krijuar një botë ku ligji vetëm ëndërrohet.

The post Eskortat VIP që sfidojnë ligjin: Pse nuk i heton askush dhe a është koha të legalizohet prostitucioni? appeared first on iconstyle.al.

Berisha denoncon lidhjet qeveri-krim: Ish-drejtoresha e Ramës ka shtëpi në resortin e sekuestruar

By: Ardit
12 August 2025 at 14:54

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar lidhjet korruptive mes qeverisë dhe grupeve kriminale. Në një postim të fundit në Facebook, Berisha shkruan se lejet e ndërtimit për kulla të larta në Golem janë dhënë në mënyrë të dyshimtë, duke favorizuar kartelin e Çelës dhe aleatët e tij, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e këtyre […]

The post Berisha denoncon lidhjet qeveri-krim: Ish-drejtoresha e Ramës ka shtëpi në resortin e sekuestruar appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

5 August 2025 at 15:06

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta, nëse një projekt për Kod të ri Penal i  propozuar nga qeveria si “punë e ekspertëve” miratohet në parlament, gjithmonë […]

The post Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë appeared first on Reporter.al.

Paguan biletat për 64 votues, SPAK çon për gjykim 5 persona

4 August 2025 at 17:56

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të hënën se kishte dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim ndaj Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi, Engjell Cara dhe Shkëlqim Hoxha, ish-kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e vitit 2023. Katër persona akuzohen nga prokuroria se blenë vota […]

The post Paguan biletat për 64 votues, SPAK çon për gjykim 5 persona appeared first on Reporter.al.

Zbardhet vrasja e babait në Fier/ Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti

By: V K
26 July 2025 at 12:56

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku një vajzë 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama, brenda banesës së familjes.

Sipas raportimeve në momentin e krimit kanë qenë të pranishëm autorja, nëna e saj dhe Çlirim Dogani, një shtetas me të cilin 26-vjeçarja dyshohet të ketë pasur lidhje intime.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur të atin në pjesët intime, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa Dogani e ka neutralizuar duke e mbajtur nga duart.

Më pas, vajza ka kryer aktin e mbytjes me një tel. Dyshohet gjithashtu se janë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse gjatë ngjarjes.

Pas krimit, nëna e autores dyshohet se ka ndihmuar në pastrimin e vendit të ngjarjes dhe fshehjen e gjurmëve, përfshirë edhe larjen e trupit të viktimës nga gjaku.

Ngjarja u zbardh nga përgjimet telefonike, ku 26-vjeçarja është dëgjuar duke komunikuar me Çlirim Doganin, pas kryerjes së vrasjes. Dogani, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, është tashmë në hetim për bashkëpunim në krim.

The post Zbardhet vrasja e babait në Fier/ Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti appeared first on Albeu.com.

Krimi në Fier/ Zbardhen detaje tronditëse: Çlirim Dogani lidhje intime me vajzën e Anesti Ramës, 55-vjeçari i martuar, ndërsa 26-vjeçarja e fejuar 3 herë…

By: V K
26 July 2025 at 10:34

Grupi hetimor ka dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i cili nga ana tjetër ishte i martuar dhe babai i të fëmijëve në moshë madhore.

Më herët Ermanilda, ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera, por është ndarë pasi babai i saj nuk ka qenë dakord.

Dyshimet janë se ajo e vrau babain, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.

Çlirim Dogani, ndërkohë mohon të gjitha akuzat dhe pretebdon se ndodhej në fshatin e tij shumë larg bendit të ngjarjes, kur ndodhi krimi.

Ermalinda Rama, mbyti të atin me një tel, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa e ëma e ndihmoi për të fshehur gjurmët dhe më pas ka njoftuar policinë, duke u shprehur se 56-vjeçari kishte humbur jetën në rrethana aksidentale.

The post Krimi në Fier/ Zbardhen detaje tronditëse: Çlirim Dogani lidhje intime me vajzën e Anesti Ramës, 55-vjeçari i martuar, ndërsa 26-vjeçarja e fejuar 3 herë… appeared first on Albeu.com.

”Nuk më linte të argëtohesha”, detaje sesi vajza e mbyti me tel babain

By: redi
24 July 2025 at 17:52

Detaje kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në familje në Frashër të Fier, ku vajza mbyti për vdekje me tel babanë e saj. 26-vjeçarja ka pranuar krimin dhe në dëshminë e saj në polici ka deklaruar se i ati e trajtonte me fanatizëm. Në dëshminë e saj e reja thotë se babai nuk e lejonte të vishej në mënyrë bashkëkohore dhe as të argëtohej. Sipas 26-vjeçares, i ati ushtronte edhe shumë presion në…

Source

Policia e Vlorës arreston 2 të shpallur në kërkim

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore ndaj shtetasve në hetim apo të dënuar.

Në këtë kuadër, sipas Policisë u vunë në pranga dy shtetas.

Policia bën me dije se u arrestuan shtetasit, G. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe K. J., 31 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri dy shtetas.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

/e.i/

The post Policia e Vlorës arreston 2 të shpallur në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

By: Oldi
23 July 2025 at 22:50

Strukturat policore në Sarandë kanë kaluar në gjendje gatishmërie për shkak të ngjarjeve kriminale të ndodhura ditët e fundit në qytet. Paraditen e sotme forcat “RENEA”, kryen kontrolle në një pjesë të zonave të braktisuara të periferisë, me qëllim kapjen e të paktën 5 personave të kërkuar, njëri prej të cilëve i paidentifikuar, të përfshirë […]

The post Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

6 July 2025 at 21:19

Një person në kërkim, që zgjedh të jetojë në arrati, ka vetëm një synim. Të triumfojë mbi drejtësinë. Do provojë me çdo kusht të tregojë që është i pafajshëm, edhe atëherë kur nuk është. Në mënyra të ligjshme apo të paligjshme, liria është synimi i tij i vetëm. Por arratia ka kostot e saj, qoftë […]

The post Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit appeared first on BoldNews.al.

Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

By: Ardit
2 July 2025 at 18:47

Dy politikanë populistë i folën mbështetësve respektivë, i pari, politikani anglez Nigel Farage, duke fryrë përtej asaj që është e arsyeshme një problem për vendin e tij, ndërsa i dyti, kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke bërë një lojë kungulleshkash që injoron përmasat që problemi ka për vendin tonë. Nga Gjergj Erebara Si për periudhë vere, […]

The post Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

By: Oldi
27 June 2025 at 21:23

Nga Elton Qyno Teksa një ditë më parë SPAK, lexoi pretencën për 7 të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, opinioni publik u zhgënjye nga masat e vogla të dënimit që kërkoi prokuroria. Ndërsa shumë pak të tjerë e kuptuan se kjo ishte vetëm pjesa e parë e kësaj dosje penale, që ndryshe njihet si dosja Nr.9. […]

The post Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti appeared first on BoldNews.al.

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

By: Oldi
27 June 2025 at 18:53

Gazetari Basir Çollaku komentoi situatën e rëndë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Vendi është përshkruar nga mediat dhe institucionet globale si një shtet i kontrolluar nga grupet narkotike. Rasti i fundit është reportazhi i Radios Publike Franceze që denoncoi portin e Durrësit si një pikë kyçe e trafikut ndërkombëtar të drogës, duke theksuar ndikimin në […]

The post Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike appeared first on BoldNews.al.

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

By: Elva
26 June 2025 at 17:43

Kosova ka shënuar rënie për tri pozita në Indeksin Global të Paqes, kryer nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe. Islanda kryeson listën e shteteve, teksa Kosova radhitet e 63-ta. Shqipëria e 52-ta, por dhe ajo me rënie prej 6 vendesh, Serbia renditet një pozitë më keq se Kosova, Bosnja e Hercegovina e 59-a, Mali i […]

The post Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

Lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

By: Oldi
25 June 2025 at 22:23

Sonte do të merremi me fenomenet zgjedhore. Jo me trenin bullgar, karusel apo patronazhistët. Por me deputetët fenomenë, që pa asnjë ditë angazhim publik arritën të thyejn rekorde historike. Do të flasim për Arkend Ballën, votat e të cilit i ka zili dhe vetë Edi Rama. Si një personazh anonim u shndërrua në yllin e […]

The post Lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi: Krimi i organizuar, me grup parlamentar brenda PS

By: Oldi
25 June 2025 at 17:51

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, njëkohësisht deputet i zgjedhur i kësaj force politike nga procesi zgjedhor i 11 majit, e cilësoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një aneks në paradhomën e kryeministrit Edi Rama. Këlliçi tha se partia-shtet e Ramës ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor që para nisjes së zgjedhjeve parlamentare […]

The post Këlliçi: Krimi i organizuar, me grup parlamentar brenda PS appeared first on BoldNews.al.

“Krimi po pastron paratë përmes lejeve ndërtimi”,Klevis Balliu shpërthen në akuza:Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini

25 June 2025 at 15:56

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka denoncuar kapjen e shtetit nga Hajrët dhe Troplinët dhe mosveprimin e SPAK ndaj krimit të organizuar.

‘Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë e cila është bashkëpunëtore’, deklaroi Balliu nga selia blu.

Deklarata e Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu:

Nëse ka një emër që mjafton për të kuptuar gjendjen e mjerueshme të drejtësisë në Shqipëri, ai është Altin Hajri, një nga figurat më të errëta të botës së krimit të organizuar në vend, i shpallur në kërkim ‘me letra’ nga SPAK.Në realitet ai vijon aktivitetin i lirë dhe i papenguar.

Pavarësisht se është zyrtarisht në kërkim për përfshirje në vepra të rënda penale, Altin Hajri, duke përdorur emrin dhe firmën e bashkëshortes, përfiton leje ndërtimi përmes të cilave pastron paratë e krimit dhe shton milionat.

Është i njëjti person që, siç zbulojnë komunikimet e SKY EÇ, ka ndikuar drejtpërdrejt në përpilimin e listave të deputetëve të Partisë Socialiste në Durrës. Altin Hajri e ‘ngjiti’ Ergys Çyrben nga vendi i pestë në të tretin. Ky ishte shpërblimi  për faktin se Çyrbja e kishte fshehur gjatë kohës që ai kërkohej për një vrasje që dyshohet të ketë kryer.

SPAK që ka shpallur në kërkim burrin, nuk e vë dot re se gruaja bën ‘biznes’ e pashqetësuar?

Në zgjedhjet e fundit, SPAK dërgoi me bujë ‘task-forca’ në 12 qarqe, por nuk pa asgjë, nuk pa blerje votash, nuk pa presione, nuk pa dosje që prisnin arrestime.

Madje fletëarrestet për një tjetër ‘padrino’ në Durrës, Troplinët e shumënjohur, u shpallën pasi zgjedhjet përfunduan.

Sot Ergys Cyrbja ndodhet në burg, por krimi ka përfaqësues të tjerë në Partinë Socialiste. Ndaj edhe paratë e krimit nuk preken, por u lejohen kanale që t’i pastrojnë, siç është rasti i gruas ndërtuese të Hajrit.

Kjo është një situatë alarmante për sigurinë kombëtare.

Janë pikërisht këto raste, Altin Hajri dhe Troplini – që tregojnë se krimi nuk është thjesht një problem në Shqipëri. Krimi është një strukturë paralele pushteti, e mbështetur dhe e ushqyer nga qeveria dhe drejtësia e kapur.

Partia Demokratike denoncon me forcë këtë bashkëpunim të hapur midis krimit të organizuar dhe pushtetit politik. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve strategjikë të mos heshtin përballë këtij procesi të rrezikshëm të kriminalizimit të shtetit shqiptar.

 

 

The post “Krimi po pastron paratë përmes lejeve ndërtimi”,Klevis Balliu shpërthen në akuza:Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini appeared first on Sot News | Lajme.

Drejtori i Policisë, Proda pret në takim holomogun nga Britania: Thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

By: redi
23 June 2025 at 15:37

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në takim kortezie Adam Ball, Drejtues i Portofolit të Policive Britanike për Krimin e Organizuar në Ballkanin Perëndimor. Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe autoriteteve policore britanike, veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar. Ball vlerësoi rezultatet e…

Source

“15 deputetë të krimit në Parlament”, Çollaku godet fort: Mafia po kërkon ministri, Rama s’ka më pushtet

18 June 2025 at 19:41

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Edi Rama është thjesht një ministër në qeverinë e re që do të formojë mafia në Shqipëri.

Sipas tij, në Parlamentin e ardhëm, 15 deputetë janë të krimit.

Ndërsa më tej Çollaku theksoj se kurajoja dhe presioni që krimi ka nisur të ushtrojnë, do të thotë se janë duke formuar qeverinë, ata janë duke i thënë Ramës se çfarë kërkojnë, dhe po i shfaqin dhe publikisht kërkesat e tyre.

‘Ne jemi në një regjim tashmë narkotik, ku Rama është një nga anëtarët e qeverisë së re, nuk është më kryeministri.

Ai është anëtar i qeverisë në të cilën janë ulur përfaqësues të Ndraghetas, Sacra Corona Unita, Sinalos, që i ka dhe këshilltar zyrtarë, tashmë dhe grup terrorist, i shpallur me dekretin e presidentit Trump.

Dhe ky, këti grupi terrorist çfarë i bën? I vjen anash.

Jo vetëm ata, por dhe grupet e tjera në çdo qark, jam i bindur për këtë se, kam qenë pjesë e terrenit dhe i kam informacionet e mëhershme profesionale, tani ata kanë ngritur grupin e tyre parlamentar.

Guximi, kurajoja dhe presioni që ata kanë nisur të ushtrojnë mbi Ramën, do të thotë se janë duke formuar qeverinë, ata janë duke i thënë Ramës se çfarë kërkojnë, dhe po i shfaqin dhe publikisht kërkesat e tyre.

Grupi parlamentar i mafias në parlamentin e ri të Shqipërisë, ka 15 deputetë. Këta nuk cedojnë nëse nuk marrin ministritë, drejtoritë e duhura, sepse paraja e hedhur duhet kthyer mbrapsh.

Asnjë nga këta që janë nuk do të jetë më ministër. I kanë fshirë ata. Këto do jemi.

Edi Rama është një nga ministrat, ai është bordi i mafias së qeverisë’, tha Basir Çollaku.

 

 

The post “15 deputetë të krimit në Parlament”, Çollaku godet fort: Mafia po kërkon ministri, Rama s’ka më pushtet appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌