Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rrëfimi i gazetarit: Si më zgjoi nga gjumi Donald Trump, për një intervistë të papritur

15 July 2025 at 19:53

Nga Gary O’Donoghue, BBC

Donald Trump e ka zakon të telefonojë gazetarët pa paralajmërim. Presidenti amerikan duket se preferon një bisedë të improvizuar në telefon sesa një intervistë të ulur përpara kamerave.

Të hënën në mbrëmje, më erdhi radha mua. Dhe për t’ju thënë të drejtën, isha në gjumë kur më telefonoi Shtëpia e Bardhë.

Kisha kaluar pjesën më të madhe të pesë ditëve duke besuar se ekzistonte një mundësi e vogël që të realizoja një intervistë me të, për të shënuar një vit nga atentati ndaj tij në Butler, Pennsylvania.

Raportimi im për atë ngjarje kishte bërë bujë në mbarë botën dhe ndoshta kishte tërhequr vëmendjen e presidentit. Kështu që gjykova se ndoshta ajo lidhje mund të ishte çelësi për të siguruar një intervistë presidenciale, gjëra mjaft të rralla për mediat e huaja të lajmeve në SHBA.

Të dielën në mbrëmje më thanë se isha vetëm minuta larg nga telefonata, kështu që unë dhe ekipi im ishim gati për të regjistruar, por ajo nuk erdhi. Të hënën në mbrëmje, kisha hequr dorë nga ideja se intervista do të ndodhte. Pas disa javësh rraskapitëse në terren pa pushim, po flija. Dhe pikërisht atëherë ra telefoni.

Iu përgjigja gjysmë në gjumë, dhe dëgjova zërin e Sekretares për Shtyp, Karoline Leavitt:

“Përshëndetje Gary, jam këtu me presidentin, po ta kaloj.”

U hodha në dhomën e ndenjjes, duke kërkuar me ngut regjistruesin digjital; linja ra dhe mendova se e humba. Por ata u kthyen dhe kaluam pothuajse 20 minuta duke folur për gjithçka – nga ajo natë e kobshme në Butler, tek frustrimet e tij me Vladimir Putin, ndryshimi i qëndrimit ndaj NATO-s dhe mendimet për Mbretërinë e Bashkuar.

Ja pesë pikat kryesore nga ajo bisedë e papritur:

1. Trump shfaq një anë ndryshe

Ishte reflektues në disa raste dhe tregoi ndjeshmëri kur foli për tentativën për vrasje – është e dukshme që nuk ndihet rehat duke diskutuar për atë ngjarje.

Për një president që shpesh njihet për mënyrën spontane të të folurit dhe që adhurohet për këtë nga mbështetësit e tij, pati disa pauza të gjata dhe reflektime që rrallë i sheh prej tij.

Kur e pyeta nëse ajo ngjarje e kishte ndryshuar, u shpreh me një ndjeshmëri të rrallë:

“Nuk më pëlqen të qëndroj i zhytur në mendime për atë ngjarje, sepse nëse e bëj, do të ishte, e di, mund të ndryshojë jetën… dhe unë nuk dua që të jetë kështu.”

Pastaj shtoi se beson te “fuqia e të menduarit pozitiv, apo fuqia e mosmendimit pozitiv”.

Kur e pyeta nëse i beson presidentit rus Vladimir Putin, pasoi një pauzë shumë e gjatë. Më në fund tha:
“Nuk i besoj pothuajse askujt, të them të drejtën.”

2. Pa angazhim për shifra konkrete të deportimeve

Kalova në politikën e brendshme amerikane dhe e pyeta nëse plani i tij për deportime masive po funksionon – si në shpejtësi, ashtu edhe për faktin që ndonjëherë përfshihen edhe persona që ai ndoshta nuk do të donte të deportoheshin.

Presidenti këmbënguli se ekipi i tij po bën një “punë të shkëlqyer” në realizimin e premtimeve elektorale, duke përmendur një ulje drastike të numrit të emigrantëve që kalojnë nga Meksika.

Disa anëtarë të stafit të tij janë shprehur të zhgënjyer nga ritmi i ngadaltë i deportimeve. Kur e shtyva të tregonte një shifër që do ta konsideronte sukses gjatë këtij mandati të dytë, Trump nuk pranoi të jepte numra.

“Nuk i vendos një shifër, por dua që kriminelët të dalin jashtë shpejt, dhe po e bëjmë këtë, siç e di,”- tha ai. “Po i çojmë në El Salvador, e shumë vende të tjera.”

3. Më shumë frustrim ndaj Putinit

Trump shprehu hapur zhgënjimin e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke e përmbyllur një ditë ku kishte kërcënuar me sanksione të dyta ekonomike ndaj Moskës nëse nuk arrihej një marrëveshje për Ukrainën brenda 50 ditëve.

Pasi kishte premtuar gjatë fushatës se do t’i jepte fund shpejt luftës, Trump dukej i habitur që ende nuk kishte arritur një marrëveshje me Putinin.

“Mendova se kishim bërë marrëveshje katër herë dhe pastaj kthehesh në shtëpi, dhe sheh që sapo kanë sulmuar një azil pleqsh apo diçka në Kiev. Thashë: ‘Çfarë dreqin ishte kjo?’”

Presidenti ukrainas Zelensky dhe liderë të tjerë europianë e kanë akuzuar prej kohësh Putinin se nuk është serioz për përfundimin e luftës – kështu që këto ndjenja dyshimi nuk janë të reja për ta.

Kur e pyeta Trump-in nëse e kishte mbyllur kapitullin me liderin rus, ai la ende një derë hapur:
“Nuk kam përfunduar me të, por jam i zhgënjyer nga ai.”

4. Ton i ri ndaj NATO-s

Kur ia përmenda që dikur e kishte quajtur NATO-n “të vjetëruar”, ai më tha se tani mendon të kundërtën – se aleanca është në një fazë të re dhe po forcohet.

Së fundmi kishte pritur në Shtëpinë e Bardhë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte – me të cilin duket se ka një marrëdhënie të mirë. Ata njoftuan për një marrëveshje për shitjen e armëve amerikane për NATO-n, që më pas do t’i dërgohen Ukrainës.

Trump dha shenja se po hiqte dorë nga pakënaqësia e tij e hershme për barrën financiare që SHBA mbante ndaj aleatëve të tjerë.

“Ishte shumë e padrejtë sepse Shtetet e Bashkuara paguanin pothuajse 100% të kostove, por tani ata po paguajnë vetë faturat dhe mendoj se kjo është shumë më mirë,” tha ai – duke iu referuar zotimit të fundit nga vendet anëtare për të rritur shpenzimet në mbrojtje në 5% të PBB-së.

“E kemi ndryshuar NATO-n shumë,” përfundoi ai.

5. Respekt për Starmer-in dhe Mbretërinë e Bashkuar

Trump theksoi respektin e tij për Mbretërinë e Bashkuar dhe për kryeministrin e saj të ri, Sir Keir Starmer – me të cilin kohët e fundit kishte nënshkruar një marrëveshje për heqjen e disa barrierave tregtare.

“Më pëlqen shumë kryeministri, edhe pse është liberal,” tha ai.

Ai vlerësoi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Britanisë si po aq “të veçanta” saç i mendojnë shumë britanikë, dhe shtoi se beson që Britania do të qëndrojë krah SHBA-së nëse shpërthen një luftë.

Nuk u duk i shqetësuar për mungesën e një ftese zyrtare për të mbajtur fjalim në Parlament gjatë vizitës së tij shtetërore më vonë këtë vit:
“Le t’i lëmë të shijojnë pushimet,” tha ai me të qeshur.

Për mikpritësin e tij të ardhshëm, Mbretin Charles, u shpreh me fjalë të mira:
“Është një zotëri i madh.”

Dhe e mori me sportivitet një fjalim të fundit që Mbreti kishte mbajtur në Parlamentin kanadez, që disa e interpretuan si një kritikë të nënkuptuar ndaj Trump-it. Ai e hodhi poshtë me një buzëqeshje.

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

By: Ardit
12 July 2025 at 22:22

Gazetari Basir Çollaku e sheh të rrezikshëm për turizmin në Shqipëri, precedentin e krijuar në fshatin turistik të Thethit, ku si pasojë e aksionit të shembjes së objekteve të ndërtuara pa leje nga ana e IKMT-së, ka pasur përplasje deri në hedhjen e molotovëve dhe nxjerrjen e armëve nga policia. Çollaku deklaroi se kryeministri Edi […]

The post “Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt appeared first on BoldNews.al.

“Plan i mirëmenduar”/Shpërthen gazetari:Shpopullimi i Shqipërisë, synimi i Ramës për të qëndruar sa më gjatë në pushtet

1 July 2025 at 22:25

Gjatë bisedës, gazetari Cena theksoi faktin se shpopullimi i Shqipërisë ka qenë i mirë menduar nga Edi Rama që para vitit 2013.

Largimi masiv i shqiptarëve nga vendi, ka qenë një plan i mirëmenduar nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Pohimi është bërë nga gazetari Artan Cena, gjatë një bisede të zhvilluar në një studio televizive.

Cena shtoi se nga Shqipëria janë larguar gati gjysma e qytetarëve shqiptarë të që jetonin në vend, dhe ata që kanë ikur janë edhe pjesa më vitale dhe ata që reagonin më shpesh.

Artan Cena:

‘Bilanci më tragjik i dekadës të zezë të Edi Ramës është shpopullimi i vendit. Nga Shqipëria llogaritet se kanë ikur të paktën 2 milionë banorë ose të paktën gjyma e qytetarëve që janë të regjistruar. Të cilat janë larguar nga Shqipëria për arsye kryesore ekonomike. Emigrimi tek shqiptarët është kthyer në një mjet për të shpëtuar, dhe jo si një zgjedhje për të jetuar. Shqiptarët ikin për të jetuar, sepse në vend nuk jetohet më. Përgjithësisht në Shqipëri pjesa më e madhe, që janë larguar janë të rinjtë. Mosha 20, 25 deri në 45 vjeç. Dhe ata janë personat më aktivë në vend. Kjo ka sjellë që vala e reagimit dhe e reaksionit popullor të jetë më e ulët se e viteve të mëparshme.

Nga Shqipëria ka ikur pjesa që reagon, ka ikur rinia, kanë ikur njerëzit të cilët kërkonin diçka më të mirë. Dhe këtë të mirë që nuk e kanë gjetur në Shqipëri, e kanë kërkuar nëpër vende të tjera. Intelektualët më të mirë që kanë ikur jashtë vendit reagojnë çdo ditë në Facebook, Instagram, Twitter apo dhe TikTok. Por reagimi aq i madh që është në rrjetet sociale, nuk vërehet se është në realitet në vend.

Unë mendoj se i gjithë ky emigrim masiv, ka qenë një projekt i mirë menduar përpara se Rama të vinte në pushtet në vitin 2013. Përfaqësues të PD kanë bërë të pamundurën, me qëllim që t’i shkurtohet jeta këtij lloj regjimi. Por Rama ka kapur çdo gjë në vend që nga drejtësia, sistemi gjyqësor apo dhe ekonomia e bën të vështirë largimin e tij nga pushteti. Por kjo nuk do të thotë që njerëzit të dorëzohen përpara pushtetit, duhet të luftojnë më shumë dhe duhet të gjejnë mënyrat e qarta për ta luftuar’.

The post “Plan i mirëmenduar”/Shpërthen gazetari:Shpopullimi i Shqipërisë, synimi i Ramës për të qëndruar sa më gjatë në pushtet appeared first on Sot News | Lajme.

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

By: Oldi
27 June 2025 at 22:16

“Mbi 10 deputetë të PS-së janë përfaqësues të krimit në parlament”. Kështu u shpreh gazetari dhe kandidati për deputet i PD-së në zgjedhjet 11 majit Basir Çollaku. Ai shpreson që në fillim të shtatorit SPAK t’i çojë për ndjekje penale. Sipas tij ata mund të kundërshtojnë Ramën, por jo donatorët e tyre që u investuan […]

The post “Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit appeared first on BoldNews.al.

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

By: Oldi
27 June 2025 at 18:53

Gazetari Basir Çollaku komentoi situatën e rëndë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Vendi është përshkruar nga mediat dhe institucionet globale si një shtet i kontrolluar nga grupet narkotike. Rasti i fundit është reportazhi i Radios Publike Franceze që denoncoi portin e Durrësit si një pikë kyçe e trafikut ndërkombëtar të drogës, duke theksuar ndikimin në […]

The post Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike appeared first on BoldNews.al.

Alarmante në Onkologjik/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer!

By: Oldi
27 June 2025 at 15:55

Gazetari Osman Stafa ngre alarmin për situatën kritike në Spitalin Onkologjik, ku prishja e Akseleratorit Linear 2 po ndalon trajtimin e pacientëve me kancer. Stafa  denoncon mungesën e një plani emergjent dhe indiferenicën e institucioneve për një problem që kërcënon jetën e mijëra njerëzve. Sipas tij, situata është përkeqësuar nga fakti se Shqipëria disponon vetëm […]

The post Alarmante në Onkologjik/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer! appeared first on BoldNews.al.

Gazetari: Deputetët e zgjedhur nga bandat me bekimin e qeverisë Rama

By: Oldi
26 June 2025 at 17:56

Gazetari Juljan Hoxhaj bëri një analizë të thellë mbi gjendjen e demokracisë në Shqipëri, duke vënë theksin tek përfshirja e grupeve kriminale në procesin politik dhe në Kuvend. Ai deklaroi se demokracia në vend ndodhet në pikën më të errët dhe më të ulët, duke argumentuar se nuk mund të flitet më për demokraci reale […]

The post Gazetari: Deputetët e zgjedhur nga bandat me bekimin e qeverisë Rama appeared first on BoldNews.al.

“Shpresoj të mos ndodhë”, Gazetari sjell detaje nga deklarata e Erdogan për Kosovën

25 June 2025 at 21:54

Gazetari Xhemajl Rexha ka sjell detaje nga samiti i NATO-s që u mbajt ditën e sotme në Hagë.

Nga ky samit, udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s u zotuan të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të Produktit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

Gazetari Rexha theksoi se ajo çfarë u vu re, është se Kosova nuk u la pa u përmendur qoftë nga vetë Presidenti Donald Trump, por edhe nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Presidenti Donald Trump mori shumë pyetje nga shumë gazetarë, nga ku vetëm 15 deri 20 prej tyre kanë arritur të bjënë pyetje.

Ndërsa për rajonin tonë, është e rëndësishme që Kosova u përmend dy herë në dy aspekte të ndryshme. Presidenti Trump, siç e ka thënë disa herë se e meritonte çmimin Nobel për Paqe, thekson se ka stopuar një luftë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, një referencë të dytë e cila mbetet akoma më e paqartë, mbas 15 minutash nga ku u përmend për herë të parë Kosova, Trump në anglisht tha se: “Serbia was up to it”, që mund të përkthehet në shumë forma, një ndër këto është edhe nëse Serbia po planifikon diçka ndaj Kosovës”, tha Rexha.

Gazetari shtoi se presidenti turk, Erdogan ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe prezencën e KFOR-it turk në vend.

Rexha nënvizon se Erdogani ka përmendur faktin se derisa KFOR-i turk ndodhet aty, shpreson të mos ketë ndonjë problem.

“Edhe Erdogan ka mbajtur një konferencë për shtyp. Ai është pyetur nga një gazetar nga Kosova për prezencën e KFOR-it në Kosovë. Presidenti Erdogan tha se përderisa KFOR vazhdon të jenë në veri të Kosovës, ishalla nuk do ndodhë ndonjë gjë”, tha Xhemajl Rexha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Shpresoj të mos ndodhë”, Gazetari sjell detaje nga deklarata e Erdogan për Kosovën appeared first on Euronews Albania.

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë gazetari i njohur (Emri+Foto)

21 June 2025 at 18:07

Me dhimbje, lajmërohet ndarja nga jeta e gazetarit dhe mësuesit të njohur, Vehbi Furxhi, në moshën 84 vjeçare. Për shumë vite, Furxhi ka lënë një shenjë të pashlyeshme në jetën kulturore dhe mediatike të qytetit të Korçës.

Si drejtues i kulturës në këtë qytet, ai kontribuoi në zhvillimin e shumë aktiviteteve kulturore dhe artistike, duke sjellë edhe inovacione në fushën e gazetarisë. Më pas, Furxhi e udhëhoqi Radio Korçën për një periudhë të gjatë, duke bërë të mundur që ky institucion mediatik të bëhej një nga më të rëndësishmit në juglindje të Shqipërisë.

Pas daljes në pension, ai vazhdoi të kontribuonte në fushën e edukatës si mësues në shkollën e mesme bujqësore, duke ndihmuar breza të tërë të rinjsh të formoheshin dhe zhvillonin karrierën e tyre profesionale.

Vehbi Furxhi njihet për kontributin e tij si gazetar i guximshëm, veçanërisht për shkrimet e tij të mprehta në revistën Hosteni. Po ashtu, ai ka qenë botues i gazetës Korça, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme për informacion dhe diskutime për qytetin dhe rajonin.

The post E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë gazetari i njohur (Emri+Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

21 June 2025 at 18:02

Me dhimbje, lajmërohet ndarja nga jeta e gazetarit dhe mësuesit të njohur, Vehbi Furxhi, në moshën 84 vjeçare. Për shumë vite, Furxhi ka lënë një shenjë të pashlyeshme në jetën kulturore dhe mediatike të qytetit të Korçës.

Si drejtues i kulturës në këtë qytet, ai kontribuoi në zhvillimin e shumë aktiviteteve kulturore dhe artistike, duke sjellë edhe inovacione në fushën e gazetarisë. Më pas, Furxhi e udhëhoqi Radio Korçën për një periudhë të gjatë, duke bërë të mundur që ky institucion mediatik të bëhej një nga më të rëndësishmit në juglindje të Shqipërisë.

Pas daljes në pension, ai vazhdoi të kontribuonte në fushën e edukatës si mësues në shkollën e mesme bujqësore, duke ndihmuar breza të tërë të rinjsh të formoheshin dhe zhvillonin karrierën e tyre profesionale.

Vehbi Furxhi njihet për kontributin e tij si gazetar i guximshëm, veçanërisht për shkrimet e tij të mprehta në revistën Hosteni. Po ashtu, ai ka qenë botues i gazetës Korça, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme për informacion dhe diskutime për qytetin dhe rajonin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë appeared first on Euronews Albania.

Gazetari britanik që xhiroi familjen Jashari: Ngjarje si në Prekaz s’kam parë deri me tani

By: D Marku
19 June 2025 at 20:02

Gazetari britanik Vaugan Smith, i njohur për shkrepjet filmike që dokumentuan sulmin ndaj familjes Jashari në Prekaz gjatë luftës në Kosovë, ka ndarë rrëfimin e tij mbi ato ditë të errëta.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Smith ka treguar për momentet dramatike kur raportonte nga fronti i luftës, duke vënë në rrezik edhe jetën e tij.

“E dija se po ndodhte një sulm nga forcat serbe në një fshat, në Prekaz. Kur filluam të tërhiqemi, dëgjova një krismë të plotë të kallashnikovit mbi drejtimin tonë. Pastaj ndjeva se diçka më goditi në bark, por nuk mendova shumë për të sepse s’ndjeva dhimbje”, tha ai.

Smith tregon se arriti të largohej bashkë me ekipin deri tek automjeti që kishin. Megjithatë, në mendjen e tij mbizotëronte profesioni.

“Isha i kënaqur me incizimet që i kisha, sepse unë jam gazetar konkurrues”.

Ai ka zbuluar edhe vështirësitë për transmetimin televiziv të pamjeve të luftës në Kosovë në mediat ndërkombëtare.

“Ngjarje si në Prekaz nuk kam parë e vizituar deri tani. Kjo është dashur të bëhet me publicitet dhe raporti nuk do të kishte emrin e Adem Jasharit, sikur atëherë bota të mos kuptonte për këtë ngjarje. Bota komunikoi edhe përmes diasporës, nuk janë vetëm njerëz me maska, po ndodh krim e masakra”, tha ai.

Gazetari britanik ka kujtuar edhe momentin kur ekipi i tij filmoi viktimat në Skënderaj.

“I filmuam kufomat dhe i pamë që ishin afër 60 veta të vrarë. Pastaj doli fakti që dy familjarë ishin ekzekutuar dhe gjëra të tmerrshme u zbuluan”.

Smith e cilëson veten me fat që arriti të shpëtonte.

“Mendoj se unë isha me fat që të mos vritem nga plumbi. Ndoshta edhe ju keni qenë me fat, sepse i tërë rrëfimi ishte i rëndësishëm. E gjithë kjo rezultoi me lirinë e Kosovës, e cila erdhi si shkak i ndërhyrjes nga jashtë”, tha ai.

Vaughan Smith është themelues i agjencisë së pavarur “Frontline News TV”, e cila ka mbuluar disa nga konfliktet më të rënda në botë, si dhe i “Frontline Club” në Londër.

“The Guardian” e ka përshkruar Smith si “një ish-oficer ushtrie, gazetar aventurier dhe liberal i krahut të djathtë”.

The post Gazetari britanik që xhiroi familjen Jashari: Ngjarje si në Prekaz s’kam parë deri me tani appeared first on Albeu.com.

U plagosën dy fëmijë në Lundër, gazetari: Ngjarja nuk lidhet me atentatin ndaj Prendit

By: Ardit
18 June 2025 at 21:59

Teksa energjitë e strukturave ligj-zbatuese ishin përqendruar në Lezhë, në Tiranë ndodh një sulm edhe më tronditës. 4 persona që udhëtonin në një mjet luksoz, dy prej të cilëve të mitur, ranë në pritë nën një breshëri armësh. “Ato kanë shpëtuar se i ka ndihmuar Zoti, edhe plumbat nuk kanë prekur organet jetësore të tyre, […]

The post U plagosën dy fëmijë në Lundër, gazetari: Ngjarja nuk lidhet me atentatin ndaj Prendit appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutohet me vendim gjykate gazetari në Arabinë Saudite

By: user 4
16 June 2025 at 10:33

Një gazetar i njohur saudit, i arrestuar në vitin 2018 dhe i dënuar për akuza për terrorizëm dhe tradhti ndaj shtetit, është ekzekutuar – njoftuan autoritetet saudite. Grupet aktiviste pohojnë se akuzat ndaj tij ishin të sajuara.

Turki Al-Jasser, në fund të të dyzetave, u ekzekutua të shtunën, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Saudi Press Agency, pasi dënimi me vdekje ishte miratuar nga gjykata më e lartë e vendit.

Autoritetet kishin bastisur shtëpinë e Al-Jasserit në vitin 2018, duke e arrestuar dhe sekuestruar kompjuterët e tij dhe telefonat. Nuk është bërë e ditur se ku u zhvillua gjyqi apo sa zgjati.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në Nju Jork (CPJ), autoritetet saudite pretendonin se Al-Jasser qëndronte pas një llogarie në rrjetin X (dikur Twitter) që ngrinte akuza për korrupsion ndaj anëtarëve të familjes mbretërore. Gjithashtu, Al-Jasser thuhet se kishte postuar disa komente kontroverse në lidhje me militantët dhe grupet ekstremiste.

Carlos Martínez de la Serna, drejtor i programit të CPJ, dënoi ekzekutimin dhe theksoi se mungesa e llogaridhënies pas vrasjes së kolumnistit të Washington Post, Jamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll në vitin 2018, ka lejuar që përndjekja ndaj gazetarëve në mbretëri të vazhdojë pa pengesa.

“Mospërgjegjësia ndërkombëtare për Jamal Khashoggin nuk ishte vetëm një tradhti ndaj një gazetari,” tha ai, duke shtuar se ajo “e ka inkurajuar sundimtarin de facto, princin e kurorës Mohammed bin Salman, të vazhdojë përndjekjen e shtypit.”

“Ekzekutimi i Al-Jasser-it është një dëshmi e përsëritur se në Arabinë Saudite, dënimi për të kritikuar apo për të vënë në dyshim princin e kurorës Mohammed bin Salman është vdekja,” u shpreh Jeed Basyouni, drejtuese e sektorit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në organizatën Reprieve, që vepron kundër dënimit me vdekje.

Basyouni shtoi se Al-Jasser ishte gjykuar dhe dënuar “në fshehtësi të plotë për ‘krimin’ e gazetarisë.”

Një skuadër vrasëse saudite vrau Khashoggin në konsullatën saudite në Stamboll. Komuniteti amerikan i inteligjencës përfundoi se princi i kurorës kishte dhënë urdhrin për operacionin, por autoritetet saudite këmbëngulin se ai nuk kishte lidhje me vrasjen.

Al-Jasser kishte drejtuar një blog personal nga viti 2013 deri në 2015 dhe ishte i njohur për artikujt e tij mbi lëvizjet e Pranverës Arabe në vitin 2011, të drejtat e grave dhe korrupsionin.

Arabia Saudite është përballur me kritika nga organizatat për të drejtat e njeriut për numrin dhe metodat e saj të ekzekutimeve, përfshirë prerjen e kokës dhe ekzekutimet masive. Në vitin 2024, ekzekutimet në vend u rritën në 330, sipas aktivistëve dhe organizatave për të drejtat e njeriut, ndërsa mbretëria vazhdon të godasë fort çdo formë mospajtimi.

Muajin e kaluar, një analist britanik i Bank of America u dënua me 10 vjet burg në Arabinë Saudite, për shkak të një postimi të fshirë më pas nga rrjetet sociale, sipas avokatit të tij.

Ndërkohë, në vitin 2021, një shtetas me shtetësi të dyfishtë saudito-amerikane, Saad Almadi, u arrestua dhe më pas u dënua me më shumë se 19 vjet burg, për akuza të lidhura me terrorizmin për shkak të postimeve të tij në Twitter, të bëra ndërsa jetonte në SHBA. Ai u lirua në vitin 2023, por i është ndaluar të largohet nga mbretëria.

The post Ekzekutohet me vendim gjykate gazetari në Arabinë Saudite appeared first on Lapsi.al.

Gazetari analizon ndeshjen: Do luajmë më mirë në Serbi, do fitojmë atje

8 June 2025 at 11:57

Gazetari Defrim Methasani, foli në Euronews Albania analizoi ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, ndeshje e cila rezultoi 0-0.

Gazetari theksoi në vija të përgjithshme se Kombëtarja shqiptare luan më mirë në ndeshjet jashtë shtetit sesa në vendin tonë. Këtë ai e arsyeton me idenë që në Shqipëri, ekipi jonë ka një peshë emocionale që ndikon tek ata.

“Djemtë e Kombëtares shqiptare më mirë luajnë jashtë sesa brenda. Kjo ndodh sepse këtu ka gjithmonë një peshë të madhe mbi supe. Ka peshën e një stadiumi që të gjithë kërkojnë më të mirën nga djemtë.

Nga përvoja ime gjithmonë ndeshjet më të bukura i kemi bërë jashtë. Pesha emocionale kthehet në barrë këtu. Ekipi dëshiron që të bëjë më të mirën. Ka përballë publikun e saj ndërsa jashtë shtetit fokusohen tek veprimet.

Edhe humbja shihet në atë mënyrë që dhe po humbe nuk është turp sepse luan jashtë, ndërsa brenda humbja konsiderohet turp, në kuptimin figurativ.

Ndeshja e kthimit do të luhët në Novi Sad të Serbisë dhe iu garantoj që ne do të luajmë më mirë atje sesa këtu, mund të bëjmë edhe ndonjë surprizë”, tha gazetari Methasani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetari analizon ndeshjen: Do luajmë më mirë në Serbi, do fitojmë atje appeared first on Euronews Albania.

Gazetari-kandidatëve të PD: Pse nuk e thoni troç, kush ua “hëngri” votat?

2 June 2025 at 22:26

Gazetari Ardit Hoxha debatoi në emisioni Now në Euronews Albania me kandidatët e PD për deputetë Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja të cilët kanë ankimuar parregullsitë në numërimin e votës së tyre.

Sipas Hoxhës, Hoxha dhe Kalaja duhet të flasin me emra konkretë për individë brenda partisë së tyre të cilët pretendojnë se mund t’u kenë marrë votat.

“Ta thonë hapur nëse kanë dyshime se partia e tyre u ka ngrënë votat dhe komisionerë të partisë së tyre e kanë bërë këtë ta thonë. Në aq procese zgjedhore sa kam monitoruar është e pamundur që një votë të preket nëse të 4 numëruesit nuk janë dakord me atë gjë”, tha Hoxha.

Kjo deklaratë hasi në kundërshtimin  e Kalasë i cili i kërkoi gazetarit të tregonte emrat nëse kishte informacion.

“Thuaje nëse ke informacion, nëse je gazetar dhe ke informacion thuaje. Je i detyruar nga ndershmëria ta thuash informacionin”, tha Kalaja.

“Ju keni frikë të përmendni  që partia… unë nuk kam qenë kandidat…Nëse e gjithë Tirana e di, edhe ti e di, pse nuk e thua emrin”? u përgjigj Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetari-kandidatëve të PD: Pse nuk e thoni troç, kush ua “hëngri” votat? appeared first on Euronews Albania.

Të paktën 8 persona u vranë në bombardimin e shtëpisë së një gazetari palestinez

28 May 2025 at 08:54

Të paktën tetë persona u vranë dhe të tjerë u plagosën kur ushtria izraelite bombardoi shtëpinë e gazetarit Osama el-Arbid në zonën As-Saftavi në veri të Gazës këtë mëngjes, raporton Al Jazeera.

El-Arbid thuhet se i mbijetoi sulmit dhe një video e tregon atë duke u nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë.

Sipas burimeve shëndetësore të Al Jazeera-s, të paktën 15 persona janë vrarë në sulmet izraelite që nga orët e para të mëngjesit në të gjithë Gazën.

Tre palestinezë u vranë në Gaza pasi ushtria izraelite hapi zjarr ndaj një turme njerëzish në një pikë shpërndarjeje të ndihmës humanitare të ngritur nga një organizatë e mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të, raportoi Al Jazeera.

Në një incident vdekjeprurës në qytetin jugor të Rafah të martën, 46 persona u plagosën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur, sipas një deklarate nga autoritetet e Gazës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të paktën 8 persona u vranë në bombardimin e shtëpisë së një gazetari palestinez appeared first on Euronews Albania.

Jeta pas dhe para kamerave/ Rrëfehet Juli Krisafi: Gazetaria zgjedhje rastësore, ëndrra ime në sirtar ishte …

By: xhir jeta
23 May 2025 at 11:30

Numëron pothuaj një çerek shekulli në gazetari, për të cilën thotë se ishte një zgjedhje rastësore. Juli Krisafi, gazetare dhe moderatore e lajmeve, së fundi në ABC News, vjen në një rrëfim për karrierën, pasionet, jetën e saj, në studion e Pas Mesnatë.

“24 vite në gazetari, sepse unë nuk e kam nisur me ekranin. Po sa i përket vajzave të reja nuk janë kushtet e njëjta, nuk jetojmë në një njëjtën kohë. Kushtet kanë ndryshuar shume dhe realiteti jonë ka ndryshuar shumë, i gazetarisë. Unë e kam nisur 24 vite më parë në një gazetë të kryeqytetit, gazeta ‘Albania’ në 2001, rastësia që më bëri të njohur dhe vërtetë ka qenë një rastësi, sepse të bëhesha gazetare nuk ka qenë ëndrra ime në sirtar. Kur isha fëmijë kisha ëndërr të bëhesha juriste, sepse xhaxhai im ishte jurist dhe e shikoja atë si model. Nuk u bëra sepse ndodhi kjo rastësi ku u takova me një koleg shumë të cmuar të gazetarisë që mendoi se kisha të dhëna për gazetari dhe më mori te gazeta ‘Albania’, kam qenë vetëm 19 vjec në atë kohë.” – rrëfen ajo.

Pas mesnatat thotë se i kalon me librat, biblioteka e madhe në shtëpinë e saj, e ndihmon të shijojë më së miri, siç shprehet, momentin më të dashur të ditës për të.

“Jam njeri që fle pas mesnate, sepse momenti më i dashur i ditës është kur ndez ambazhurin te koka e krevatit, kam një bibliotekë shumë të madhe në shtëpi, jam rritur me njerëz që lexonin shumë libra, sidomos im atë dhe kështu që momenti më i dashur i ditës është pikërisht aty te koka e krevatit, ndez abazhurin dhe marr një nga ato librat të cilat i lexoj paralelisht, sepse nis disa libra njëkohësisht dhe pas mesnate ky është momenti që më pëlqen më shumë./abcnews.al

Qetësi në PD, gazetari Hoxha tregon çfarë po planifikohet në selinë blu

13 May 2025 at 13:32

Kur janë numëruar mbi 95 për qind e kutive të votimit në të gjithë vendin Partia Demokratike është në disavantazh mbi 200 mijë vota në raport PS. Nga projeksionet e deritanishme, PD-ASHM merr 52 deputetë për Kuvendin e Shqipërisë.

Gazetari Ardit Hoxha raportoi nga selia blu ku siç tha është qetësi absolute dhe nuk ka pasur asnjë lëvizje përveç vizitës rutinë të Berishës në zyrën e tij.

Ai tregoi se çfarë pritet të ndodhë në selinë blu në ditët në vazhdim pas humbjes që i lë demokratët 16 vjet në opozitë.

“Pritet që gjatë 2-3 ditëve të ketë zhvillime sa i takon mbledhjes me drejtuesit e qarqeve për të rinisur një lloj aksioni të ri që pritet të ndërmarrë opozita, qoftë për të mos njohur këtë proces zgjedhor që në një farë mënyrë u paralajmërua nga Berisha 1 ditë më parë apo edhe qasje të tjera që kanë të bëjnë me denoncimin e parregullsive. Ka edhe zëra që flasin për një proces riorganizimi dhe rithemelimi të plotë të PD duke nisur nga një tërheqje e Berishës apo edhe ristrukturimi total të kësaj partie për t’u bërë gati për procesin e ardhshëm që është një ndër më të rënda që PD ka pësuar që i lë demokratët 16 vjet në opozitë”, tha gazetari Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qetësi në PD, gazetari Hoxha tregon çfarë po planifikohet në selinë blu appeared first on Euronews Albania.

“Nuk përmendet non grata”, gazetari sjell detaje të kontratës së PD në SHBA

29 April 2025 at 21:27

Pas publikimit të kontratës lobuese prej 6 milionë dollarësh mes Partisë Demokratike dhe kompanisë amerikane “Continental Strategy”, gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, ka sjellë një pasqyrim të detajuar të situatës.

Sipas Hoxhës, deri më tani janë paguar vetëm 750 mijë dollarë, të cilat mbulojnë tre muajt e parë të kontratës, të firmosur nga Fondacioni “Make Albania Great Again” në emër të Partisë Demokratike.

“Kemi të bëjmë me një kontratë me vlerën 6 milionë dollarë por nga e cila janë paguar në këto momente 750 mijë dollar, që përkojnë të jenë tre muajt e parë të kësaj kontrate që Fondacioni “Make Albania Great Again”, ka bërë në emër të PD me kompaninë amerikane”, tha gazetari.

Hoxha ka folur dhe për pikëpyetjet e shumta se kush qëndron pas kësaj kompanie apo përmbajtjes së kontratës.

Ai shpjegon se në kontratë nuk përmendet konkretisht përpjekja për të revokuar statusin “non grata” të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe pse kjo është interpretuar gjerësisht si qëllimi kryesor i marrëveshjes.

“Në kontratë specifikohet për anulimin apo revokimin e saj pas një afati të caktuar, pra pas tre muajsh pagesë, kontrata mund të revokohet. Në datën 4 është formosur kontrata, në datën 26 është publikuar në faqen zyrtare amerikane dhe një ditë më pas është bërë publike për qytetarët shqiptarë mbi ekzistencën e kësaj kontrate.

Theksoj se mund të jenë detaje përtej asaj që përflitet, që do të thotë se në kontratë nuk përmendet ‘non grata’ e Berishës. Të gjithë e kanë cilësuar këtë kontratë lobimi të PD-së si një kontratë për të revokuar ‘non gratën’ e Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit por në kontratë nuk cilësohet kjo gjë.

Mendoj se nuk është vetëm për ‘non gratën’ e Berishës por dhe për të furnizuar anekse në hapësira të ndryshme në Departamentin Amerikan të Shtetit me informacione  kundër mazhorancës. Siç duket Partia Demokratike merr masa edhe për post 11 majin, që të ketë një derë të hapur në Departamentin Amerikan të Shtetit”, tha Ardit Hoxha.

Gazetari veçon rolin e Nuredin Secit, i cili ka vepruar si garantues i kontratës në emër të palës shqiptare.

“Nuredin Seci, sipas informacioneve është një qytetar i thjeshtë shqiptar nga Tropoja. Ai është me profesion elektriçist dhe banues prej vitesh në SHBA”, tha Ardit Hoxha.

Gazetari ngre shqetësimin për mungesën e emrave të donatorëve dhe mënyrën se si është shpërndarë shuma e madhe financiare. Ai thekson  se mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për qytetarë të thjeshtë apo biznesmenë shqiptaro-amerikanë.

“Është me rëndësi të dihen emrat e donatorëve dhe shumat që kanë kontribuar,” përfundoi Ardit Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk përmendet non grata”, gazetari sjell detaje të kontratës së PD në SHBA appeared first on Euronews Albania.

UGSH reagon ndaj sulmit verbal të deputetit Spaho ndaj gazetarit Xhensil Shkëmbi

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar sot ndaj sulmit verbal të kandidatit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho në qarkun e Korçës ndaj gazetarit Xhensil Shkëmbi.

UGSH thekson se ka marrë ditën e sotme një ankesë nga gazetari Xhensil Shkëmbi, për një akuzë publike përmes rrjetit social Facebook nga kandidati për deputet i PD – ASHM, Edmond Spaho.

“Në një status të vet, kandidati për deputet, ka përdorur foto ilustruese të një kohe të shkuar, duke i dhënë imazhit fotografik nga një aktivitet në cilësinë e aktivistit religjionar të kolegut Shkëmbi, interpretim partiak”, cilëson UGSH në reagimin zyrtar.

Sipas UGSH-së, gazetari Shkëmbi nuk ka pasur dhe nuk ka aktivitet politik apo partiak, veç interesit si besimtar i lirë.

“Në statusin e vet kandidati për deputet e intimidon gazetarin duke e cilësuar gazetar në thonjëza dhe duke e kërcënuar se organi i posaçëm SPAK do të kërkojë shpjegime prej gazetarit. Një interpretim i tillë politizues i kandidatit për deputet në adresë të gazetarit, do të ishte gjysma e së keqes. Mirëpo mundësimi që në hapësirën e faqes së vet, të cilën e administron kandidati zyrtarisht, shumë persona me një gjuhë stigmatizuese, agresive, fyese dhe denigruese ndaj gazetarit, shton përgjegjësinë e vetë zotit Spaho ndaj rastit”, shton UGSH.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë duke respektuar karrierën dhe profilin e njohur publik të kandidatit, i drejtohet atij publikisht të tërheqë akuzën publike dhe keqinterpretimin ndaj fotos dhe pozicionit të gazetarit në rastin që përmend. Njëkohësisht i kërkojmë zotit kandidat menjëherë, të pastrojë nga hapësira e rrjeteve sociale të cilat i vetadministron të gjitha sulmet, etiketimet dhe përbaltjet ndaj emrit dhe profilit të gazetarit”, thuhet në reagim.

“Është rasti të sjellim në vëmendje të të gjithë aktorëve elektoralë në Shqipëri, të respektojnë kodet dhe legjislacionin që garanton fushatë elektorale, proces zgjedhor, të rregullt, të garantuar, larg intimidimeve dhe sidomos, pa cenuar rolet dhe pozicionet e aktorëve, subjekteve dhe palëve elektorale në marrëdhënie dhe funksionin e medieve e sidomos gazetarëve”, përfundon reagimi i UGSH-së.

/r.e/a.f/

The post UGSH reagon ndaj sulmit verbal të deputetit Spaho ndaj gazetarit Xhensil Shkëmbi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌