Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Takimi ‘sqarues’ i shkuar keq, si u dhunua brutalisht Sidorel Prendi nga Vis Martinaj dhe grupi i tij

By: Ardit
18 June 2025 at 22:23

Takimi Martinaj-Prendi u vendos të zhvillohej në Fushë-Kuqe, zonë e njohur si baza e Ervisit. Sidorel Prendi nuk kishte shkuar atje për luftë, shkoi për të “negociuar”. Por, nga ajo bazë ai doli i dhunuar rëndë, pa nder siç thuhet mes njerëzve të asaj bote… U ndje i tradhtuar. Në vend që të pritej nga […]

The post Takimi ‘sqarues’ i shkuar keq, si u dhunua brutalisht Sidorel Prendi nga Vis Martinaj dhe grupi i tij appeared first on BoldNews.al.

U plagosën dy fëmijë në Lundër, gazetari: Ngjarja nuk lidhet me atentatin ndaj Prendit

By: Ardit
18 June 2025 at 21:59

Teksa energjitë e strukturave ligj-zbatuese ishin përqendruar në Lezhë, në Tiranë ndodh një sulm edhe më tronditës. 4 persona që udhëtonin në një mjet luksoz, dy prej të cilëve të mitur, ranë në pritë nën një breshëri armësh. “Ato kanë shpëtuar se i ka ndihmuar Zoti, edhe plumbat nuk kanë prekur organet jetësore të tyre, […]

The post U plagosën dy fëmijë në Lundër, gazetari: Ngjarja nuk lidhet me atentatin ndaj Prendit appeared first on BoldNews.al.

KLGJ rrëzon kërkesën për masë ndaj gjyqtares Antonela Prendi

4 June 2025 at 13:15

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të mërkurën më 4 qershor të rrëzojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares Antonela Prendi dhe caktimit të masës “vërejtje publike” ndaj saj për arsye të dorëzimit me vonesë të tre vendimeve të arsyetura. ILD nisi hetim administrativ me iniciativë […]

The post KLGJ rrëzon kërkesën për masë ndaj gjyqtares Antonela Prendi appeared first on Reporter.al.

ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtares Antonela Prendi

19 May 2025 at 18:37

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ, u vijua të hënën më 19 maj shqyrtimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Tiranës, Antonela Prendi. ILD ka nisur hetim administrativ me iniciativë ndaj gjyqtares Prendi bazuar në konstatimet e një raporti të inspektimit tematik të kryer në […]

The post ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtares Antonela Prendi appeared first on Reporter.al.

Ndihmoi autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt, del foto e Eris Mehmetajt

By: user 4
1 May 2025 at 17:00

Personat që shihni në fotot e mësipërme është Eris Mehmetaj, i cili u ndalua në Tiranë, në lidhje me atentatin e regjistruar mëngjesin e të dielës në Vlorë, ku u ekzekutua Renato Hoxhaj.

Ai është me origjinë nga Tropoja, teksa njihet dhe si mik i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit siç duket nga fotoja e siguruar.

Kujtojmë se Roan Brahimi alias Sidorel Prendi i njohur si “SIDI” u ekzekutua në Maj të vitit të kaluar në Athinë, i cili strehohej në Dubai.

Eris Mehmetaj është ndaluar nga uniformat blu, pas identifikimit nga Policia e Vlorës të automjetit me të cilin ka lëvizur vrasësi ditën e krimit.

Nga hetimi ka rezultuar se Mehmetaj ia ka dhënë automjetin para krimit autorit, teksa mjetit më pas i ishin ndërruar edhe targat.

Eris Mehmetaj i është sekuestruar edhe celulari, nga i cili grupi hetimor beson se do të marrë të dhëna që mund ta ndihmojnë për zbardhjen e vrasjes së Renato Hoxhaj.

Grupi hetimor dyshon se vrasja e 58-vjeçarit është porositur nga Dubai, nga një grup kriminal nga Vlora, nën dyshimet se ai mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.

The post Ndihmoi autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt, del foto e Eris Mehmetajt appeared first on Lapsi.al.

“Konflikti nisi për një femër”, motra e Roan Brahimit përgënjeshtron mediat

By: user 4
23 April 2025 at 16:29

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi, e bija e viktimës.

Vrasja e 64 vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte humbja e katërt për këtë familje në harkun e 11 viteve. Më 19 shkurt 2014 janë vrarë Taulant Prendi e Klodian Ndreca, 10 vite më vonë në 9 maj në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi, 32 vjeç, i njohur edhe me emrin Roan Brahimi dhe më 17 prill u ekzekutua i ati i tij, i cili për ikjen e nipave dhe të birit priti nga shteti gjetjen e autorëve që janë ende anonim.

Në lidhje me nisjen e konflikteve, ajo deklaron se çdo gjë ka nisur për një konflikt banal, për një femër.

“Kam fol edhe më vëllanë sa ka qenë gjallë… çdo gjë nisi nga një konflikt banal, për një femër”, tha ajo duke shtuar se personat që mendojnë se janë përgjegjës për vrasjet në familjen e tyre, i kanë denoncuar në polici. Ajo pohon më tej se vëllai i saj nuk ka pasur lidhje me grupe kriminale apo se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale.

“Vëllai im nuk ka pasur asnjë lidhje me botën e krimit, me bandat. Nuk ishte kundërshtarë i fisit Martinajt, nuk kemi asnjë lidhje me Martinajt. Nuk ka pasur dhunim të vëllait prej Martinajve. Vëllai im ka marrë po një telefonatë, kemi qenë bashkë, vitin nuk e mbaj mend, është revoltuar nuk e di pse, pastaj ka ikur por është kthyer po të njëjtën darkë. Nuk ka qenë as i dhunuar, asgjë. Vëllai asnjëherë nuk i ka përmendur më”, tha ajo.

“Janë thënë që kur ndodhën ngjarjet para 2 ose 3 viteve, kanë thënë që kemi ikur në banesën e Sidorel Prendit dhe nuk e kemi gjet në banesë. Vëllai im nuk ka qenë fare në Shqipëri. Sidi ka katër vite që nuk e kam takuar, vëllai im ka lënë familjen e vet. Nga gjithë spekulimet që thonë që është kriminel, vëllai im ka lënë familjen dhe ka ikur vetë. Para se të vritej patëm folur në telefon dhe më pati thënë që do vij në Shqipëri dhe do t’i zgjidh të gjitha sepse nuk i kam bërë asgjë askujt’, deklaroi motra e Sidorel Prendit alias Roan Brahimit.

The post “Konflikti nisi për një femër”, motra e Roan Brahimit përgënjeshtron mediat appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Gjovalin Prendit/E bija: Autorët janë të tjerë, nuk lidhen me Vis Martinaj

By: user 5
22 April 2025 at 21:19

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi, e bija e viktimës.

Ky është apeli i familjes Prendi drejtuar autoriteteve.

Vrasja e 64 vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte humbja e katërt për këtë familje në harkun e 11 viteve.

Më 19 shkurt 2014 janë vrarë Taulant Prendi e Klodian Ndreca, 10 vite më vonë në 9 maj në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi i njohur edhe me emrin Roan Brahimi dhe më 17 prill u ekzekutua i ati i tij, i cili për ikjen e nipave dhe të birit priti nga shteti gjetjen e autorëve që janë ende anonim.

“Ne nuk kemi marrë asnjë kërcënim, babai im jetonte i lirë, dilte në rrugë se thoshte nuk i kam hyrë në hak njeriu”, tha ajo.
Një orë pas këtij krimi në tiranë ndodhi një atentat me 4 të plagosur që u dyshua se në shënjestër ishte bashkëshortja e Sidorel Prendit, por për familjen ky ishte një dyshim i pabazë pasi e veja e tij në ato momente ndodhej në Lezhë por kjo zhurmë ka lënë shenjë tek fëmijët e vegjël.

“Kemi fëmijë që janë të terrorizuar, kanë frikë të shkojnë në shkollë, thonë do na vrasin edhe ne si gjyshin dhe për ne kjo është e tmerrshme”, tha e bija e viktimës.

Policia ka hedhur dyshimet se vrasja e Gjovalin Prendit lidhet me të shkuarën e të birit Sidorel Prendi i cili sipas bluve megjithëse jo zyrtarisht dyshohet për krime të ndryshme si atentati ndaj Brilant Martinajt, vrasja e Gentjan Bejtes etj, por familja ka një tjetër version dhe flet me emra për autorët.

“Çdo gjë nisi nga një konflikt banal për një femër. Rivali i vetëm është Ardian Gjeloshi, i biri Klajd Gjeloshi dhe aleatët e tyre. Ata janë organizatorët e vrasjes së babait dhe vëllait tim. I kam deponuar edhe në polici”, tha ajo.

E motra e Sidorel Prendit alias Rohan Brahimit mohon kategorikisht që i vëllai të jetë përfshirë në vrasjen e Brilant Martinit apo në krime të tjera të ndodhura vitet e fundit pasi ai në këtë kohë nuk ka qenë në Shqipëri. Viola Prendi pranon që i vëllai kishte njohje me Ervis Martinajn, por kurrsesi nuk ishte kundërshtar i tij.

“Vëllai im nuk ishte kundërshtar i Martinajt. Ka marrë një telefonatë nga ai, u revoltua. Ka ik e ka takuar dhe është kthyer po atë darkë. Nuk është dhunuar siç thonë. Ka ardhur, kemi vijuar darkën.”, u shpreh ajo./tch

The post Vrasja e Gjovalin Prendit/E bija: Autorët janë të tjerë, nuk lidhen me Vis Martinaj appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Gjovalin Prendit, e bija flet me emra: Babain dhe vëllain mi vrau Ardian Gjeloshi!

22 April 2025 at 19:58

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi, e bija e viktimës. Ky është apeli i familjes Prendi drejtuar autoriteteve. Vrasja e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte […]

The post Vrasja e Gjovalin Prendit, e bija flet me emra: Babain dhe vëllain mi vrau Ardian Gjeloshi! appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit/ Pamje e makinës së përdorur nga autorët, itinerari që ndoqën

By: Re Nato
21 April 2025 at 14:24

Kamerat e disa bizneseve në Kurbin, kanë kapur, makinën e tre autorëve që kryen ekzekutimin e Gjovalin Prendit në Pllanë mbrëmjen e 17 prillit.

Autorët rezulton se kanë ardhur në rrugën kryesore nga ura e Milotit dhe dyshohet se kanë ndjekur të njëjtën rrugë si për të shkuar për të bërë atentatin por edhe për t’u kthyer ku më pas dogjën makinën në Gjormë të Kurbinit.

Pavarësisht se makina nuk ka qënë me xhama të zinj, sipas hetuesve autorët nuk janë mundur të identifikohen për shkak se kanë qënë të maskuar. Makina tip “Rover” u gjet i shkrumbuar në Fushë Gjorm, më shumë se 12 orë pas ngjarjes.

Në të nuk janë zbuluar gjurmë, pasi rezulton të jetë djegur plotësisht. Autorët kanë qënë të gjithë të maskuar.

Vrasja e Gjovalin Prendit në fshatin Pllanë të Lezhës ka bërë që hetuesit të rihapin disa prej dosjeve të vjetra të ngjarjeve që kanë tronditur vendin. Mësohet se në policinë e Lezhës, nga grupi hetimor, janë shoqëruar anëtarë të fiseve Gjeloshi në Kurbin dhe Reçi në Mirditë. Këto shoqërime por edhe kontrollet në banesat e tyre, janë bërë nga policia, për shkak se ka dyshime që Sidorel Prendi  (Roan Brahimi) ka qënë në përplasje me këto dy fise dhe ka pasur lidhje shoqërore me fisin Gjini.

Ndërkohë përvec shoqërimeve, kontrolle ka pasur edhe në banesat e Ardian Gjeloshit, i cili kishte mbijetuar një atentat në biznesin e tij në Gurëz të Kurbinit, ku u vra ekonomisti Selman Mihana. Në atë kohë si financues i këtij atentati u dyshua edhe Roan Brahimi, ndonëse kurrë nuk u akuzua zyrtarisht. Megjithatë pavarësisht kontrolleve, tek armiqtë e Roan Brahimit, si në Larushkë, Fushë Krujë apo edhe në Fushë Kuqe, nuk janë gjetur sende të palejueshme./abcnews.al

Atentati ndaj Gjovalin Prendit/ Kjo është makina e vrasësve, u vodh në Peqin më 13 Mars

By: V K
21 April 2025 at 14:44

Automjeti që shihni në foto, tip “Rover” ngjyrë blu e errët, u përdor nga autorët mbrëmjen e 17 Prillit në Pllanë të Lezhës, ku u ekzekutua 64-vjeçari Gjovalin Prendi, babai i Sidorel Prendit (Roan Brahimit) i vrarë në Maj të vitit të kaluar në Athinë.

Brenda automjetit dyshohet se kanë qenë të paktën tre persona, ku dy prej të cilëve kanë zbritur nga makina dhe kanë përshkruar rreth 20 metra rrugë në këmbë.

Automjeti ka qenë pa xhama të zinj, teksa dy autorët që kanë zbritur prej saj kanë qenë të maskuar.

Rezulton se vetëm njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të Gjovalin Prendit, i cili në momentin që është ekzekutuar ka qenë në verandën e lokalit, duke shkruar në telefon.

Në brendësi të lokalit në pronësi të tij, ndodheshin dhe 5 persona të tjerë, mes tyre dhe bashkëshortja e 64-vjeçarit.

Atentatorët dyshohet se e kanë mbajtur në vëzhgim Gjovalin Prendin dhe kanë gjetur momentin e përshtatshëm kur ai po futej në lokal.

Gjovalin Prendi, dyshohet të jetë qëlluar nga ana e majtë e lokalit. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy autorët kanë ardhur nga aksi rrugor i vjetër, duke dalë në pjesën anësore të biznesit familjar ku kanë qëlluar Prendin.

Më pas, në një moment është fiksuar nga kamerat automjeti i autorëve, që është larguar pas atentatit drejt urës së Milotit.

Të nesërmen në mëngjes, pranë disa shkurreve në fshatin Fushë-Gjormë të Kurbinit, automjeti i autorëve u gjet i shkrumbuar totalit.

Dyshohet se ekzekutuorët të jenë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi ku dogjën automjetin.

Automjeti që u përdor në atentat nga autorët rezulton i vjedhur më 13 Mars të këtij viti në Peqin, teksa po ashtu të vjedhura kanë rezultuar edhe targat.

64-vjeçari Gjovalin Prendi, ishte paralajmëruar për t’u vrarë edhe dy herë gjatë vitit 2020, në një sulm me eksploziv dhe një tjetër me plumba, në të njëjtin lokal ku dhe u ekzekutua mbrëmjen e të enjtes.

Më herët, në vitin 2014, Gjovalin Prendit i kishin vrarë edhe nipin, në një atentat pranë urës së Milotit, që Policia deklaronte në atë kohë se kishte si objektiv djalin e dajës së tyre.

Edhe kjo ngjarje nuk është përjashtuar si pistë hetimore, pa çka se hetimet janë fokusuar tek hakmarrja e lidhur me djalin e viktimës, Sidorel Prendi (Roan Brahimi).

Në media është raportuar se vrasja në Lezhë mund të ketë lidhje me atentatin me 4 të plagosur, mes tyre dy fëmijë të mitur, të regjistruar 45 minuta më vonë në Tiranë.

Sipas raportimeve, Policia dyshon se në atentatin e Tiranës, mund të jetë ngatërruar objektivi. Kjo për shkak se, sipas hetuesve, bashkëshortja e Roan Brahimit banon në të njëjtën lagje me të plagosurit në “Rolling Hills”.

Sipas të njëjtave dyshime, autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj në Lezhë, kanë dashur të vrisnin edhe bashkëshorten e Roan Brahimit në Tiranë. Por kjo pistë është në kuadrin e dyshimeve dhe nuk është varianti zyrtar i policisë.

The post Atentati ndaj Gjovalin Prendit/ Kjo është makina e vrasësve, u vodh në Peqin më 13 Mars appeared first on Albeu.com.

Rrëzohet pista se do vritej gruaja e “Sidit”, një “G Class” kaloi 5 minuta pas atentatit në Lundër

By: Ela
21 April 2025 at 14:54

Detaje të reja nga hetime lidhur me ngjarjen e 17 prillit në Lundër ku u plagosën 4 të rinj që udhëtonin me G Class. Ka rënë pista që në fillim u raportua se shenjestër dyshohet të ishte gruaja e Sidorel Prendit alias Roan Brahimi, shtetësja me iniciale A.B. e cila banon në Lundër. Grupi hetimor […]

The post Rrëzohet pista se do vritej gruaja e “Sidit”, një “G Class” kaloi 5 minuta pas atentatit në Lundër appeared first on BoldNews.al.

Hoxha: Vrasja në Lezhë s’ka lidhje me atentatin në Tiranë, kërkohet të devijohet e vërteta

21 April 2025 at 12:30

Gazetari Artan Hoxha tha në MCN se vrasja e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi, babait të Sidorel Prendit (Roan Brahimit) në Pllanë të Lezhës dhe atentati me 4 të plagosur në Tiranë në të njëjtën mbrëmje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Sipas tij, janë dhënë qëllimisht informacione të gabuara me qëllim për të devijuar të vërtetën. Artan […]

The post Hoxha: Vrasja në Lezhë s’ka lidhje me atentatin në Tiranë, kërkohet të devijohet e vërteta appeared first on BoldNews.al.

Ervis Martinaj, “fantazma” që vazhdon të vrasë

20 April 2025 at 22:23

ERVIS MARTINAJ “VRET” AKOMA Plumbat e kallashnikovit treguan edhe një herë egërsinë dhe pabesinë e krimit të organizuar mbrëmjen e 17 prillit 2025. Dy ngjarje të ndodhura brenda dy orësh, e para në Pllanë të Lezhës dhe e dyta në Lundër të Tiranës, shkaktuan një të vrarë e 4 të plagosur. Krime që gjeografikisht ngjajnë […]

The post Ervis Martinaj, “fantazma” që vazhdon të vrasë appeared first on BoldNews.al.

Makina e vrasësve u vodh në Peqin 1 muaj më parë, Prendi u qëllua teksa shkruante në telefon

20 April 2025 at 16:27

Makina tip “Land Rover” e autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendit, e cila u gjet e djegur në fshatin Gjormë të Kurbinit, ka rezultuar e vjedhur në Peqin më 13 Mars të këtij viti. Kjo e dhënë po analizohet nga policia dhe prokuroria e Lezhës, e cila vijon hetimet për të rënë në gjurmët e […]

The post Makina e vrasësve u vodh në Peqin 1 muaj më parë, Prendi u qëllua teksa shkruante në telefon appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Lezhë, makina u vodh në Peqin/ Babai i Roan Brahimit u qëllua sapo doli në verandë

By: Rovena
20 April 2025 at 15:26

Gjovalin Prendi, u ekzekutua në verandën e lokalit që kishte në pronësi të tij, në Pllanë të Lezhës, sapo doli të shkruante një mesazh në telefonin e tij.

Ndërkohë në tavolinën ku ishte ulur Gjovalin Prendi ndodheshin 5 persona të tjerë, mes tyre dhe bashkëshortja e 64-vjeçarit.  Kjo e fundit por edhe dëshmitarët e tjerë, nuk kanë mundur të shikojnë se kush janë autorët për shkak se jashtë ishte errësirë.

Nga dinamika e ngjarjes, rezulton se në atentat kanë marrë pjesë 3 autorë, dy në rolin e ekzekutorëve që kanë zbritur nga makina dhe janë afruar rreth 20 metra Gjovalin Prendit ndërsa një person i tretë ka qenë në rolin e shoferit.

Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se makina tip “Porsche” e autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendit, e cila u gjet e djegur në fshatin Gjormë të Kurbinit, ka rezultuar e vjedhur në Peqin më 13 mars të këtij viti.

Policia dhe Prokuroria e Lezhës, si pistë kryesore vijojnë të kenë atë të hakmarrjes. Gjovalin Prendi, ishte babai i Sidorel Prendit i ekzekutuar në 9 maj të 2024 në Athinë të Greqisë. I njohur ndryshe dhe me emrin Roan Brahimi, ishte një prej armiqve të Ervis Martinajt, por emri i tij është lakuar në disa ngjarje kriminale./abcnews.al

U vra dy ditë më parë në Lezhë/ I jepet lamtumira e fundit Gjovalin Prendit

By: user7
19 April 2025 at 11:30

Këtë të shtunë i është dhënë lamtumira e fundit 64-vjeçarit, Gjovalin Prendi i cili u vra dy ditë më parë në Pllanë të Lezhës. Ceremonia mortore mësohet se është bërë nën masa të rrepta siguri. Policia mori masa pasi familja e viktimës, konkretisht djali i ndjerë i 64-vjeçarit Roan Brahimi ka patur shumë konflike me grupe kriminale.

Frika për raste të tjera kriminale nga konfliktet e vjetra është i lartë. Një tjetër detaj që ka sjellë masa të rrepta sigurie eshtë edhe fakti se shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë nusja e Roan Brahimit dhe jo 64-vjeçari. Edhe vetë Roan Brahimi u ekzekutua në maj të vitit të kaluar në Athinë, në sy të gruas së dytë dhe fëmijës. Policia gjithashtu ka ushtruar kontrolle në banesat e fisit Reci në Mirditë, ku për shkak të konfliktit me fisin Gjini nga të dyja palët janë vrarë disa persona.

The post U vra dy ditë më parë në Lezhë/ I jepet lamtumira e fundit Gjovalin Prendit appeared first on Lapsi.al.

Zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit: Nuk e di kush mund të jenë autorët

By: user 4
18 April 2025 at 15:33

Gruaja e Roan Brahimit, e cila dyshohet se ishte shënjestra e atentatit mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ka deklaruar para hetuesve të policisë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj, Gjovalin Prendin në Lezhë apo në lidhje me plagosjen e katër personave në Lundër.

Ajo ka deklaruar para hetuesve se nuk ka probleme me njerëz të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka pasur bashkëshorti i saj me të tjerë.

Gruaja e Roan Brahimit, gjatë kohës së atentatit ka qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë, çka dyshohet se atentatorët kanë pasur informacion për këtë. Mësohet se ajo nuk i ka marrëdhëniet e mira me familjarët e Roanit.

Dyshohet se breshëria e plumbave që u zbrazën një natë më parë në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonin dy djemtë e Demirajt, Dior Demiraj, 11 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç, shoku i tyre 19-vjeçar, Kian Mullaj dhe punonjës i kompanisë “Pelikan Security”, Arenc Stafa, në të vërtetë ishin nisur për gruan e Roan Brahimit.

Hetuesit dyshojnë se grupi i vrasësve me pagesë kanë pasur të programuara dy plane, eleminimin e disa familjarëve të familjes Prendi. Pra, ekzekutimin e babait të Roan Brahimit, 64-vjeçarin Gjovalin Prendi dhe të bashkëshortes së 32-vjeçarit.

Gjatë atentatit të parë, autorët arritën objektivin, duke ekzekutuar me breshëri plumbash Gjovalin Prendin, ndërsa për bashkëshorten e Brahimit, koincidenca e ngjashmërisë së makinës ka bërë të ngatërrohet tërësisht objektivi.

The post Zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit: Nuk e di kush mund të jenë autorët appeared first on Lapsi.al.

Gruaja e Roan Brahimit flet për atentatet në Lezhë dhe Tiranë, zbardhet dëshmia në Polici

18 April 2025 at 15:07

Bashkëshortja e Roan Brahimit alias Sidorel Prendit ka dëshmuar në Polici në lidhje me atentatin e rejgistruar në fshatin Pllanë të Lezhës, ku u ekzekutua brenda lokalit të tij, vjehërri i saj, 64-vjeçari Gjovalin Prendi. Burime për mediat bëjnë me dije se e veja ka thënë se nuk ka asnjë dijeni se kush qëndron prapa […]

The post Gruaja e Roan Brahimit flet për atentatet në Lezhë dhe Tiranë, zbardhet dëshmia në Polici appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Lundër, ngatërrimi fatal i dy makinave dhe hijet e hakmarrjes së vjetër

By: user 4
18 April 2025 at 12:01

Një atentat në Lundër pranë tregut Agro Ushqimor në Tiranë, ka lënë katër të rinj të plagosur, dy prej të cilëve të mitur, mes tyre edhe 11-vjeçari nip i pronarit të kompanisë së sigurisë private “Pelikan Security”. Të rinjtë udhëtonin me një mjet tip “Mercedes-Benz G Class” kur u qelluan me breshëri plumbash nga autorë ende të paidentifikuar. 11-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Pista kryesore e hetimit të prokurorisë është se atentati ka qenë një ngatërrim shenjestre, pasi autorët dyshohet se ishin nisur për të vrarë Katerina Beqon, bashkëshorten e të ndjerit Roan Brahimi, i ekzekutuar rreth një vit më parë në një atentat në Greqi.

Sipas hetuesve, autorët e pritën kthimin e saj në Tiranë, ndërsa ngatërrimi fatal i automjeteve dyshohet se çoi në plagosjen e katër të rinjve. Beqo jeton në të njëjtin kompleks vilash në zonën e Lundrës ku banonin edhe të rinjtë e plagosur dhe për më tepër, përdoreshin makina të të njëjtit model dhe me targa të ngjashme. Për t’u saktësuar është se targa e makinës së Katerina Beqos ndryshon vetëm me një gërmë me makinën me të cilën udhëtonin të rinjtë natën e kaluar.

Ndërkohë disa orë më parë,  u vra në atentat në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendin, babai i Roan Brahimit. Ky i fundit, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi, ishte një emër që mbante pas vetes një histori të errët lidhjesh me botën e krimit, hakmarrjes dhe atentateve seriale.

Roan Brahimi u vra në Athinë më 9 maj 2024, në sy të bashkëshortes dhe fëmijës së tij të mitur. Autorët, të veshur me të zeza dhe në motor, e qelluan me breshëri armësh në rrugën “Bajron”. Sipas policisë greke, motivi kryesor ishte larja e hesapeve mes bandave shqiptare, ndërsa pista kryesore në hetim lidhet me hakmarrjen e nisur pas një tradhtie që Roan-i kishte pasur në raport me grupin e Ervis Martinajt.

Nga e djathta, Roan Brahimi, Brilant Martinaj, Ervis Martinaj
Nga e djathta, Roan Brahimi, Brilant Martinaj, Ervis Martinaj

Hetimet tregojnë se Roan Brahimi kishte qënë njëherë viktimë e dhunës nga Ylli Brahja, një bashkëpuntor i Martinajt. Pasi u mor në një shtëpi që përdorej rregullisht nga njerëzit e Martinajt për t’i bërë presion kundërshtarëve, Roan Brahimi ishte dhunuar brutalisht dhe pas kësaj ngjarjeje kishte nisur hakmarrjen e tij.

Sipas dosjes hetimore, një prej shënjestrave ishte Brilant Martinaj që u vra në Fushë Krujë, bashkë me dy miqtë e tij. Menjëherë pas vrasjes së Brilant Martinajt, një nga emrat e shpallur në kërkim ishte Roan Brahimaj. Pas kësaj i erdhi radha Ylli Brahjas që u qëllua me breshëri armësh në Milot, atje ku mbeti i vrarë Klisman Preçit.

Gentian Bejtja
Gentian Bejtja

Emri i Roan Brahimit u lidh edhe me ekzekutimin e Gentjan Bejtjas, një person që u vra në shtëpinë e tij në Fushë Krujë. Dyshimet rreth tij u rritën pas arrestimit të dy personave të dyshuar për vrasjen e Bejtas, njëri prej të cilëve ishte kunati i Brahimit. Megjithatë, ndonëse hetuesit nuk arritën të ngrinin akuza të drejtpërdrëjta ndaj tij, emri i Roanit figuron në të gjitha skemat e atentateve të dy viteve të fundit.

Roan Brahimi njihej gjithashtu si mik i ngushtë i Ramazan Rrajës, nipit të deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe ishte përfshirë edhe në disa episode kriminale në Lezhë.

Ngjarjet e fundit, vrasja e babait të Roan-it dhe atentati i ngatërruar në Tiranë, ndërthurin një rrjet të gjerë hakmarrjesh, ku shënjestërat nuk janë më aq të qarta, ndaj aty përfshihen viktima të pafajshme që ndodhen në vendin dhe makinën e gabuar.

Gjithçka po ndodh, tregon se fantazma e Ervis Martinajt vazhdon shfaqet në atentatet, për të treguar se loja ende nuk ka mbaruar./Lapsi.al

The post Atentati në Lundër, ngatërrimi fatal i dy makinave dhe hijet e hakmarrjes së vjetër appeared first on Lapsi.al.

Atentati në Lezhë/ Gazetarja: Ngjarja ishte e paralajmëruar, më herët iu bënë dy atentate

18 April 2025 at 13:31

LEZHË- Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Pllanë të Lezhës. Autorë të paidentifikuar qëlluan për vdekje me breshëri plumbash 64-vjeçarin Gjovalin Prendi, banues në këtë zonë.

Krimi u regjistrua rreth orës 20:00 brenda lokalit në pronësi të viktimës, në anë të rrugës nacionale Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Matit.

Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News, Etleva Delia, tha se krimi ishte i paralajmëruar.

Ajo theksoi se nuk përjashtohet as versioni, që ngjarja e Lezhës të ketë lidhje dhe me atentatin në Lundër.

“Ngjarja ishte e paralajmëruar pasi më herët iu bënë dy atentate. Nuk përjashtohet që ngjarja e Lezhës të këtë vijuar edhe në Lundër, pavarësisht se autorët mund të jetë ngatërruar shënjestra”, tha ajo.

Ndaj Gjovalin Prendit, ishin organizuar edhe dy sulme të tjera, njëri me eksploziv dhe me një tjetër armë zjarri. Në të dy rastet, pati dëme materiale dhe jo të lënduar/abcnews.al

 

❌
❌