Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pr/ligji për patentat dhe certifikatat e mbrojtjes, Gonxhja: Sistem më efikas për mbrojtjen e pronësisë industriale

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se projektligji “Për Patentat, Modelet e Përdorimit dhe Certifikatat e Mbrojtjes Shtesë” ka për qëllim forcimin e bazës ligjore për zhvillimin teknologjik, ekonomik dhe inovativ të vendit tonë.

Gjatë prezantimit të këtij projektligji në Kuvend, Gonxhja tha se “ky projektligj vjen si pjesë integrale e procesit të përafrimit të legjislacionit kombëtar me acquis communitaire të Bashkimit Evropian, duke adresuar në mënyrë konkrete kriteret e përcaktuara në Kapitullin 7, atë të Pronësisë Intelektuale. Ky hap reflekton angazhimin tonë për modernizimin dhe konsolidimin e sistemit tonë të pronësisë industriale, stimulimin e inovacionit, mbrojtjen e investimeve në kërkim-zhvillim dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet evropiane dhe ato ndërkombëtare”.

Gonxhja tha se “objektivat kryesorë të këtij projektligji janë qartësisht të përcaktuara dhe synojnë: të krijojnë një kuadër ligjor të plotë, të konsoliduar dhe harmonizuar për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat shtesë; të garantojnë mbrojtje më efektive dhe më të zgjeruar ligjore për shpikësit dhe mbajtësit e të drejtave të pronësisë industriale; të sigurojnë zbatimin e drejtpërdrejtë të direktivave dhe rregulloreve specifike të Bashkimit Evropian; të plotësojnë objektivat strategjikë të Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2022–2025, në funksion të reformimit dhe përafrimit të të gjithë kuadrit ligjor për objektet e pronësisë industriale”.

Një rëndësi e veçantë në këtë projektligj, vijoi Gonxhja, i kushtohet certifikatave të mbrojtjes shtesë, të cilat për herë të parë trajtohen në mënyrë shteruese, duke qenë element thelbësor në mbështetjen e inovacioneve në sektorin farmaceutik dhe në mbrojtjen e bimëve.

Sipas tij, përgatitja e këtij projektligji është bërë në përputhje të plotë me aktet përkatëse të Bashkimit Evropian.

“Megjithë përpjekjet tona më të mira, vlen të përmendet një sfidë që ka qenë objekt diskutimesh të shumta, lidhur me përafrimin e plotë me Direktivën 2004/48/EC të Parlamentit Europian dhe Këshillit, për zbatimin efektiv të të drejtave të pronësisë intelektuale. Në këtë drejtim, ka pasur diskutime intensive me Ministrinë e Drejtësisë dhe palët e tjera të përfshira, mbi përafrimin e disa dispozitave të kësaj direktive, të cilat kanë të bëjnë me procedurat e mbrojtjes së të drejtave në fushën e pronësisë industriale. Në përfundim të këtij procesi është arritur një kompromis i rëndësishëm, që megjithëse nuk reflekton plotësisht përafrimin e kërkuar nga Direktiva, përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në këtë proces”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja u shpreh se “ky dialog institucional duhet të mbetet i hapur dhe të vijojë puna për të përmirësuar më tej kuadrin ligjor shqiptar, duke garantuar përputhshmëri të plotë me standardet evropiane dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”.

Gonxhja ftoi deputetët ta miratojnë këtë projektligj të rëndësishëm, duke theksuar se “me miratimin e tij bëjmë një hap domethënës drejt një sistemi më të fortë dhe më efikas të mbrojtjes së pronësisë industriale, që mbështet inovacionin dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit tonë”.

/k.s//r.e//a.f/

The post Pr/ligji për patentat dhe certifikatat e mbrojtjes, Gonxhja: Sistem më efikas për mbrojtjen e pronësisë industriale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

By: Ardit
30 June 2025 at 22:45

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga atentati ndaj 27-vjeçarit Eduart Koboci, i cili është sulmuar me armë zjarri në Tiranë, ndërsa autorët e dyshuar nuk janë shpallur në kë. Lala u shpreh se bëhet fjalë për një të ri që jeton jashtë vendit dhe, sipas rrëfimit të tij, një mbrëmje kishte shoqëruar një të […]

The post “Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën appeared first on BoldNews.al.

Atentati/ ““Rrumi” ishte mbrapa, na qëlluan me breshëri”, zbardhet DËSHMIA e Arjan Ndojit në GJKKO

By: Ela
27 June 2025 at 11:07

Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji, i zgjedhur deputet i PD nga lista e hapur e Durrësit në zgjedhjet e 11 Majit, dëshmoi sot në GJKKO në gjyqin ndaj Plaurent Dervishaj i ekstraduar nga Dubai. Ndoji tregoi se të shtënat ndaj automjetit ku udhëtonte ai së bashku me shoferin Andi Maloku, i cili humbi jetën dhe […]

The post Atentati/ ““Rrumi” ishte mbrapa, na qëlluan me breshëri”, zbardhet DËSHMIA e Arjan Ndojit në GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Paraqitet në GJKKO deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja

By: Ela
27 June 2025 at 10:44

Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për t’u pyetur si dëshmitar. Ndoja ka qenë më herët prokuror dhe disa kohë më parë iu bë atentat. Sot më herët, në SPAK u thirr edhe ish-deputeti i PS-së, Halit Valteri, për të dëshmuar për këtë çështje. Si ndodhi atentati […]

The post Paraqitet në GJKKO deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja appeared first on BoldNews.al.

“S’kam pasur probleme”/ Zbardhet dëshmia e ish-prokurorit për atentatin: Pasi na qëlluan tentova të dal nga makina, humba ndjenjat

27 June 2025 at 10:52

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar këtë premte në Gjykatën e Posaçme lidhur me atentatin e ndodhur në vitin 2019.

Ndoja ka treguar se pasi u kanë qëlluar është ulur shpejtësia dhe më pas kanë dalë nga rruga. Ndërsa nënvizoi se ka tentuar të dalë nga makina por ka humbur ndjenjat nga një plagë e marrë dhe më pas kur është zgjuar e kanë dërguar në spital. Për të shtënave me armë, të tre siç tha ai janë plagosur.

“Pas të shtënave u ul shpejtësia nga i ndjeri dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas u zgjova dhe me çuan në spital. Të tre u plagosëm. Personi që kishte pas mori plagë. Shoferi, i ndjeri kishte një plumb pas në shpinë. Mori në telefon të atin, filloi të dal nga makina dhe ndjeu që ishte rëndë. Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëve në atë kohë.

Të pandehurit në këtë gjykim nuk i njoh, vetëm njëherë e kam parë fizikisht  Plaurentin, ndërsa të atin e Julian Meces e njoh kam respekt, por nuk e njoh.

Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm ca kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si çudi, por unë skam pasur asnjë problematik, asnjë shkak të besoj që dikush do më bënte atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur”, ka dëshmuar ai.

/abcnews.al/

Vrasja e Ermir Dedjas/ “Makinat u blenë për 24 mijë euro”, dëshmia e Erjon Ndonit: Ja kush e bëri porosinë

By: Oldi
24 June 2025 at 21:03

Makinat që u sollën në Durrës nga shtetësja rumune dhe shtetasi maroken, njëra prej të cilave u përdor vetëm 3 muaj më pas në vrasjen e Ermir Dedjas, u pritën nga Erjon Ndoni, banues në Durrës. Në emisionin “Në Shënjestër” u publikua dëshmia e tij dhënë grupit hetimor ku ka konfirmuar se porosia për dy […]

The post Vrasja e Ermir Dedjas/ “Makinat u blenë për 24 mijë euro”, dëshmia e Erjon Ndonit: Ja kush e bëri porosinë appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet atentati për vrasjen e Zelensky në Poloni

By: user 6
23 June 2025 at 22:05

Volodymyr Zelensky ishte shënjestra e një atentati të bllokuar nga shërbimet sekrete ukrainase. Synimi ishte eliminimi i presidentit ukrainas sapo të zbriste në aeroportin e Rzeszow në Poloni.

Aeroporti ndodhet pranë kufirit mes dy vendeve dhe përdoret si terminal për udhëtime për në dhe nga Ukraina. Mediat shkruajnë se zbulimi u krye nga një qelizë e fjetur e SBU-së që tani drejtohet nga Vasyl Malyuk, një ushtar polak në pension.

Autori i atentatit supozohej të rekrutonte bashkëpunëtorë të tjerë për të hartëzuar zonën, duke hipotezuar se do të përdorte një dron komercial të armatosur me eksplozivë për të sulmuar. Kishte edhe një plan më të përpunuar për të vendosur në lëvizje një ekip zjarrfikësish me snajperë. /LAPSI.al

The post Zbulohet atentati për vrasjen e Zelensky në Poloni appeared first on Lapsi.al.

Si u parandalua atentati ndaj Zelenskyt në Poloni, kreu i inteligjencës ukrainase zbulon detaje 

23 June 2025 at 17:58

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka shpëtuar një atentati nga një “agjent i fjetur” rus, u tha gazetarëve kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Vasyl Malyuk.

Ai pretendon se një komplot nga një ushtarak në pension, i cili thuhet se është punësuar nga Rusia “dekada më parë” përpara se të “aktivizohej”, u pengua, transmeton Telegrafi.

Ai synonte të eliminonte presidentin e Ukrainës në aeroportin e Rzeszów në Poloni, dhe besohet se janë marrë në konsideratë disa opsione, duke përfshirë përdorimin e një droni dhe një “snajperi”.

“E gjithë kjo u zbatua, ne e arrestuam atë. Kolegët polakë punuan profesionalisht, ishte puna jonë e përbashkët me ta”, tha Malyuk.

“Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të falënderuar ABW të Polonisë (Agjencia e Sigurisë së Brendshme). Ky është analogu i SBU-së në Poloni, i ashtuquajturi shërbim special i brendshëm. Ne zbatuam një procedurë të rëndësishme penale së bashku me ta. Një pensionist ushtarak, një polak, i cili u rekrutua dekada më parë, besonte fort në idenë sovjetike dhe e ushqente qëllimin e tij gjatë viteve”, shtoi Malyuk.

Zyrtarët e SBU-së dhe oficerët polakë të zbatimit të ligjit nga Agjencia për Sigurinë Kombëtare e penguan planin.

UNN raporton se një tjetër përpjekje për të vrarë Zelenskyn u ndalua gjithashtu, e cila dyshohet se u organizua nga UDO (Administrata e Gardës Shtetërore të Ukrainës) dhe kolonelët e FSB-së.

“Një kolonel i ndaluar i UDO-së, kreu i Departamentit të Menaxhimit të Mbrojtjes Shtetërore. Këta janë ata që supozohet të mbrojnë zyrtarët e lartë në këtë vend, dhe ky është funksioni i tyre. Në të njëjtën kohë, ata po përgatitnin një atentat ndaj presidentit tonë, Volodymyr Zelensky”, theksoi Malyuk.

“Një kolonel tjetër u ndalua me të. Ata punonin për FSB-në e Federatës Ruse, përkatësisht për Shërbimin e 5-të”, tha për fund kreu i inteligjencës ukrainase. /Telegrafi/

 

The post Si u parandalua atentati ndaj Zelenskyt në Poloni, kreu i inteligjencës ukrainase zbulon detaje  appeared first on Telegrafi.

15 plumba ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, autorët u larguan në këmbë! Ja pista e hetimit

By: Oldi
20 June 2025 at 12:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Krastë të Fushë Krujës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli dhe lokali, në pronësi të shtetasit Mondi Voga, që rezulton të ketë qenë shofer i ish prokurorit Arjan Ndoja. Raportohet se në një nga dhomat e hotelit përballë rrugës, ku […]

The post 15 plumba ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, autorët u larguan në këmbë! Ja pista e hetimit appeared first on BoldNews.al.

DETAJE/ Breshëri kallashnikovi në lokalin e ish-shoferit të Arjan Ndojit, shenjat e plumbave mbi xham (PAMJET)

By: Oldi
20 June 2025 at 10:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Krastë të Fushë Krujës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli dhe lokali, në pronësi të shtetasit Mondi Voga, që rezulton të ketë qenë shofer i ish prokurorit Arjan Ndoja. Detaje të reja dalin teksa raportohet se është qëlluar me breshëri […]

The post DETAJE/ Breshëri kallashnikovi në lokalin e ish-shoferit të Arjan Ndojit, shenjat e plumbave mbi xham (PAMJET) appeared first on BoldNews.al.

Zhvillime nga atentati i Lundrës/ Zbulohet numri i shasisë së motorit të autorëve

By: xhir jeta
16 June 2025 at 15:05

Të tjera detaje kanë dalë nga hetimi që po zhvillohet për plagosjen e 4 personave, mes të cilëve 2 të mitur, më 17 prill në Lundër.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se në mbetjet e motorit të djegur pas krimit në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, janë siguruar të dhëna dhe numri i shasisë.

Zyrtarisht policia i është drejtuar kompanisë “Yamaha” për te marrë të dhënat dhe gjurmuar shitjen e motorit për të rënë në gjurmët e autorëve. Me marrjen e kësaj përgjigje policia shpreson gjurminin në kartotekat e shit blerjeve të motorëve në vend për të zbuluar se kush e ka përdorur dhe se kush e ka shitur.

Po ashtu vijon kryerja e verifikimit të profileve të mbetjeve të ADN-ve që jamë gjetur në disa mbetje tek vendi ku kanë qëndruar autorët./abcnews.al

Tragjike në SHBA|Atentat ndaj 2 ligjvënësve në Minesota, bashkëshortët humbin jetën

14 June 2025 at 18:36

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brooklyn Park, Minesota, ku dy ligjvënës nga Partia Demokratike në shtetin e Minnesotës janë sulmuar me armë në shtëpitë e tyre në SHBA.

Përfaqësuesja e Senatit Shtetëror, Melissa Hortman, dhe bashkëshorti i saj, Mark, u qëlluan dhe u vranë rreth orës 3:35 të mëngjesit në shtëpinë e tyre, sipas konfirmimeve nga zyrtarët në një konferencë për shtyp këtë të shtunë.

Në të njëjtën kohë, një sulm tjetër ka ndodhur në shtëpinë e senatorit John Hoffman, ku ai dhe gruaja e tij u qëlluan nga i njëjti person që hiqej si një polic.

Policia arriti menjëherë në vendngjarje dhe shpëtoi senatorin Hoffman dhe gruan e tij, të cilët u dërguan në spital për trajtim pas një operacioni dhe tani janë jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari, i cili është ende në arrati, shkëmbeu të shtëna me policinë gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.

Komisioneri i Sigurisë Publike për Minesotën, Bob Jacobson, i cili foli gjatë konferencës për shtyp, theksoi: “Kjo është një ditë e errët sot për Minesotën dhe për demokracinë. Ne nuk do të lejojmë që frika ose dhuna të përcaktojnë se kush jemi, ose si ecim përpara.”

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të mos i afrohen të dyshuarit, të qëndrojnë në shtëpi duke mos hapur derën për askënd, përveçse nëse paraqiten dy oficerë policie bashkë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tragjike në SHBA|Atentat ndaj 2 ligjvënësve në Minesota, bashkëshortët humbin jetën appeared first on Euronews Albania.

Tronditet Minnesota! Atentat ndaj dy senatorëve, vritet ligjvënësja demokrate dhe bashkëshorti i saj /

By: Oldi
14 June 2025 at 19:37

Minnesota është tronditur nga një sulm i rëndë me armë që dyshohet të ketë pasur motive politike, ku humbi jetën përfaqësuesja e shtetit Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj Mark, ndërsa një tjetër çift politikanësh u plagos rëndë. Guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, konfirmoi në një konferencë për shtyp të shtunën se Hortman dhe bashkëshorti […]

The post Tronditet Minnesota! Atentat ndaj dy senatorëve, vritet ligjvënësja demokrate dhe bashkëshorti i saj / appeared first on BoldNews.al.

Atentat ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, Trump: Dhuna nuk do të tolerohet

By: user 11
14 June 2025 at 19:03

Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve të shtetit të Minnesota, Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj janë vrarë, ndërsa senatori shtetëror John Hoffman dhe bashkëshortja e tij janë plagosur rëndë, në një sulm të dyshuar politik, ka bërë të ditur guvernatori i Minnesota, Tim Walz.

Zyrtarët konfirmojnë se është në zhvillim një operacion për kapjen e autorit të dyshuar, i cili sipas burimeve ka qenë i maskuar si pjesëtar i policisë.

Hortman ligjvënëse nga Partia Demokratike dhe ish-kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Minnesota dhe bashkëshorti i saj janë qëlluar për vdekje në atë që guvernatori Walz e përshkroi si “atentat me motive politike”.

Ndërkohë, senatori i shtetit të Minnesotas, John Hoffman, gjithashtu demokrat, dhe bashkëshortja e tij u qëlluan disa herë në shtëpinë e tyre dhe iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Pas ngjarjeve të rënda ka reaguar edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se ishte informuar për të shtënat në Minesota dhe siguroi se një dhunë e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet.

“Jam informuar për të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minnesota, të cilat duket të jenë një sulm i synuar kundër ligjvënësve të shtetit. Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI-ja po hetojnë situatën dhe do të ndjekin penalisht këdo që është i përfshirë me të gjitha fuqitë ligjore. Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Minnesotës, një vend vërtet i mrekullueshëm!”, thuhet në reagim.

The post Atentat ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, Trump: Dhuna nuk do të tolerohet appeared first on Lapsi.al.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ish-deputeti paraqitet në GJKKO

13 June 2025 at 09:47

Ish-deputeti Halit Valteri është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meces, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2019 pranë Shkozetit në Durrës, ku mbetën të plagosur Ndoja dhe shoferi i tij Andi Maloku (i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë).

Valteri, në kohën kur ndodhi atentati, bëri disa deklarata publike, si dhe publikoi pamje që, sipas tij, nxirrnin në pah detaje të rëndësishme për hetimin e atentatit.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ish-deputeti paraqitet në GJKKO appeared first on Sot News | Lajme.

Atentat me armë zjarri kandidatit për president në Kolumbi (VIDEO)

By: user 8
8 June 2025 at 10:44

Parakandidati presidencial i krahut të djathtë, Miguel Uribe Turbay, u sulmua dhe u qëllua gjashtë herë të shtunën në Kolumbi.

Raportimet e mediave thonë se Uribes iu afrua nga pas një burrë i cili e qëlloi në kokë në Bogota. Videot në rrjetet sociale tregojnë Uriben me fytyrën dhe shpinën e mbuluar me gjak, ndërsa truprojat e nxituan drejt një automjeti për ta çuar në spital.

Ekipi i sigurisë i Uribes u përgjigj duke qëlluar, duke çuar në plagosjen e një personi.

Dëshmitarët thonë se Uribe po merrte pjesë në një aktivitet fushate si pjesë e kandidaturës së tij presidenciale, të cilit iu bashkuan politikanë të tjerë nga partitë e krahut të djathtë të vendit.

Drejt fundit të aktivitetit, ndërsa po jepte përshëndetjen e fundit, një burrë thuhet se qëlloi gjashtë herë – dy prej të cilave goditën kandidatin 39-vjeçar. Nuk janë zbuluar detaje mbi gjendjen e tij.

Orë para sulmit, Uribe kishte njoftuar plane për të paditur disa ministra të qeverisë për përpjekjen për të imponuar një konsultim popullor me dekret.

Kryebashkiaku i Bogotës, Carlos Fernando Galan, konfirmoi se një nga sulmuesit e dyshuar është kapur në vendngjarje.

“Senatori Miguel Uribe po merr kujdes mjekësor urgjent pasi ishte viktimë e një sulmi këtë pasdite në Fontibon. Autori i sulmit u arrestua. I gjithë rrjeti spitalor i Bogotës është në gatishmëri për çdo transferim të nevojshëm. Shpreh solidaritetin tim të plotë me senatorin Miguel Uribe dhe familjen e tij”, tha ai në një deklaratë.

Disa figura politike e dënuan incidentin në mediat sociale dhe qeveria “e hodhi poshtë kategorikisht dhe me forcë” sulmin.

Uribe është djali i gazetares Diana Turbay, e cila u vra gjatë një operacioni rrëmbimi të urdhëruar nga bosi i drogës Pablo Escobar. Ai është anëtar i partisë Qendra Demokratike dhe kandidat paraprak për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Este es el momento exacto en el que Miguel Uribe Turbay, el candidato presidencial colombiano, ha recibido los disparos en la cabeza de un sicario. pic.twitter.com/ieoBMEtSzR

— Juan Diego Quesada (@jdquesada) June 7, 2025

The post Atentat me armë zjarri kandidatit për president në Kolumbi (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Atentat në qendër të Beogradit, vritet 24-vjeçari

By: user 5
7 June 2025 at 10:17

Në orët e mbrëmjes, në qendër të Beogradit, është vrarë me armë zjarri një i ri 24-vjeçar.

Sipas informacioneve të nova.rs. i riu është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ministria e Punëve të Brendshme (MUP) ka bërë të ditur se dy persona të panjohur kanë qëlluar disa herë me armë zjarri dhe kanë goditur një burrë që ndodhej në vendin e shoferit në një automjet.

Autorët e krimit janë arrestuar ndërsa te njëri prej tyre është gjetur edhe një armë, me të cilët dyshohet se është vrarë i riu.

Tre të rinjtë e përfshirë në incident kanë qenë të njohur më parë për policinë, ndërsa autorët e krimit janë të lindur në vitet 2005 dhe 2009.

Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe policia po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat.

The post Atentat në qendër të Beogradit, vritet 24-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person

7 June 2025 at 09:28

Në orët e mbrëmjes të së premtes, në qendër të Beogradit, është vrarë një person. I riu është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, shkruan Nova.rs.

Ministria e Punëve të Brendshme (MUP) deklaroi se dy persona të panjohur kanë qëlluar disa herë me armë zjarri dhe kanë goditur një burrë që ndodhej në vendin e shoferit në një automjet. Autorët e krimit janë arrestuar ndërsa te njëri prej tyre është gjetur edhe një armë, me të cilët dyshohet se është vrarë i riu.

Tre të rinjtë e përfshirë në incident kanë qenë të njohur më parë për policinë, ndërsa autorët e krimit janë të lindur në vitet 2005 dhe 2009.

The post Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person appeared first on Sot News | Lajme.

Detaje të reja nga atentati në Durrës/ 36-vjeçari u qëllua nga një makinë në lëvizje

By: user 6
30 May 2025 at 21:24

Kanë dalë detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Fllakës në Durrës. Një i ri është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar teksa po lëvizte me makinë.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Arbër Goreja, i cili ka mbetur i plagosur nga sulmi i kryer. Edhe autorët ishin duke lëvizur me makinë. Pavarësisht plagës së marrë, Goreja ka arritur të shkojë vetë deri në spital për të kërkuar ndihmë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku pati një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të plagëve të marra. 

“Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

The post Detaje të reja nga atentati në Durrës/ 36-vjeçari u qëllua nga një makinë në lëvizje appeared first on Lapsi.al.

Tentativë vrasje/ Atentat shqiptarit në Podgoricë, kapet pas disa orësh autori

30 May 2025 at 16:33

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, njoftoi zyrtarisht se ai u arrestua në Podgoricë midis urave Blažov dhe Viseći. Shtetasi shqiptar E.B, 23 vjec, dyshohet se ka plagosur mbrëmë pak para orës 22:00, shtetasin shqiptar B.K, rrëzë kodrës së Goricës në Podgoricë.

“Oficerët e policisë të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Qendra”, duke ndërmarrë masa dhe veprime urgjente për të hedhur dritë mbi veprën penale të tentativës së vrasjes që u krye mbrëmë rreth orës 21:45 në Podgoricë në dëm të shtetasit të Republikës së Shqipërisë, B.K, vendosën masa më të gjera, bllokuan zonat e menjëhershme dhe më të gjera të vendit të ngjarjes, dhe vendosën kontroll të shtuar në pikat kufitare me vendosjen e forcave shtesë policore, si dhe duke shkëmbyer në mënyrë aktive të dhëna operative me kolegët nga policia e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Departamenti i Policisë shtoi se për të ofruar mbështetje për Qendrën Rajonale të Sigurisë “Qendra”, janë vënë në dispozicion oficerë nga Sektori i Parandalimit të Krimit, si dhe anëtarë të Njësisë Speciale të Policisë.

Thuhet se policia “në një bllokadë më të gjerë të zonës e lokalizoi, izoloi dhe identifikoi autorin e këtij akti kriminal në kanionin e lumit Moraça, midis urave Blažov dhe Viseći”.

“Shtetasi shqiptar E. B, 23 vjec, u privua nga liria, i cili përveç dokumenteve të udhëtimit të Shqipërisë, zotëronte edhe dokumente udhëtimi të Kosovës”, tha policia. Ata raportuan se i plagosuri B. K u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKM) për ndihmë mjekësore, ku u morën masa urgjente kirurgjikale.

The post Tentativë vrasje/ Atentat shqiptarit në Podgoricë, kapet pas disa orësh autori appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌