Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

EMRI/ Sherr masiv me grushte, shkelma dhe thika në një hotel në Vlorë, një i plagosur

12 July 2025 at 08:09

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli, tek vendi i quajtur Rrapi, në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Burime bëjnë me dije se disa persona janë konfliktuar me shkelma grushta, sende të forta dhe deri […]

The post EMRI/ Sherr masiv me grushte, shkelma dhe thika në një hotel në Vlorë, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Konflikt në Sarandë/ Plagoset një person, ja detajet e para të ngjarjes së rëndë

6 June 2025 at 11:11

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes dy personash. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Mitat Hoxha”, në zonën e njohur si “Ekualipsi”, ku një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Deri tani, nuk janë bërë të ditura detaje mbi identitetin e personave të përfshirë apo shkakun e konfliktit.

Gjatë konfliktit raportohet se një prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tjetër në rrugë, duke shtuar panikun mes kalimtarëve. Policia ka nisur hetimet dhe pritet një njoftim zyrtar për dinamikën e plotë të ngjarjes në orët në vijim.

The post Konflikt në Sarandë/ Plagoset një person, ja detajet e para të ngjarjes së rëndë appeared first on Sot News | Lajme.

Detaje të reja nga atentati në Durrës/ 36-vjeçari u qëllua nga një makinë në lëvizje

By: user 6
30 May 2025 at 21:24

Kanë dalë detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Fllakës në Durrës. Një i ri është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar teksa po lëvizte me makinë.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Arbër Goreja, i cili ka mbetur i plagosur nga sulmi i kryer. Edhe autorët ishin duke lëvizur me makinë. Pavarësisht plagës së marrë, Goreja ka arritur të shkojë vetë deri në spital për të kërkuar ndihmë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku pati një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të plagëve të marra. 

“Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

The post Detaje të reja nga atentati në Durrës/ 36-vjeçari u qëllua nga një makinë në lëvizje appeared first on Lapsi.al.

Aksident në aksin Laç-Patok, një i plagosur

By: user 5
16 May 2025 at 20:36

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Laç-Patok, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Me shtetasin E. K. po kryhen veprimet procedurale përkatëse.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Laç-Patok, një i plagosur appeared first on Lapsi.al.

Sulmohen policia dhe zjarrfikësit në Zyrih: Një polic i plagosur

By: Mirgen
3 May 2025 at 22:46

Disa të rinjë të maskuar kanë sulmuar policinë me shishe dhe fishekzjarre. Mbrëmja e trazirave të djeshme në Zyrih, ku disa dhjetëra persona vunë zjarr rreth zonës së kazermës dhe më pas sulmuan policinë dhe zjarrfikësit u qetësua vetëm pasi oficerët përdorën plumba gome, gaz irritues dhe një top uji. Një polic ka mbetur i […]

The post Sulmohen policia dhe zjarrfikësit në Zyrih: Një polic i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Përplaset varka në Florida, një i vdekur

By: Rovena
28 April 2025 at 11:26

Një person ka ndërruar jetë dhe shumë të tjerë janë plagosur rëndë pas një aksidenti me varkë në qytetin Clearwater, Florida.

Trageti Clearwater, i cili kishte 45 persona në bord, duke përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit u godit nga një varkë e cila më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Varka u identifikua më vonë nga një agjenci tjetër ligjzbatuese, thanë zyrtarët e qeverisë Clearwater.

Reparti i zjarrfikësve deklaroi një aksident masiv për shkak të “numrit dhe ashpërsisë së lëndimeve”. Dy nga të plagosurit u transportuan në spital me helikopter.

Komisioni për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida do të merret me hetimin e përplasjes, i ndihmuar nga Roja Bregdetare./abcnews.al

 

Rrëzohet teleferiku në një luginë në Itali, humbin jetën 4 persona, plagoset rëndë një tjeter

18 April 2025 at 11:48

Katër persona u vranë dhe një u plagos rëndë kur teleferiku i tyre ra në një luginë në Itali të enjten, thanë autoritetet lokale.

Aksidenti ndodhi pasi një kabllo në teleferikun Monte Faito pranë Sorrentos u këput në mot të keq, sipas Vincenzo De Luca, presidenti i rajonit Campania në Italinë jugore.

Dëshmitarët në terren thanë se teleferiku ra në luginën më poshtë, duke goditur një shtyllë në rrugë poshtë. Raportohet se goditi gjithashtu një vinç në një kantier ndërtimi.

De Luca tha se makina që ra në bord kishte dy çifte dhe një punëtor nga teleferiku.

Një person i mbijetoi rënies, sipas brigadës së zjarrfikësve të Italisë, por u plagos rëndë dhe u transportua me ajër në një spital në Napoli.

Teleferiku, i cili u rihap më 10 prill pas rinovimeve, shkon nga Castellammare di Stabia midis Napolit dhe Sorrentos rreth 1092 metra deri në Monte Faito me pamje nga gjiri i Napolit dhe vullkani i Malit Vezuv.

Ekipet e shpëtimit evakuuan 16 persona nga teleferiku nën thyerjen e kabllos.

The post Rrëzohet teleferiku në një luginë në Itali, humbin jetën 4 persona, plagoset rëndë një tjeter appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedia e Koçanit, ndërron jetë dhe një person tjetër

By: user 5
17 April 2025 at 16:06

Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov nga Koçani, i lindur në vitin 2001.

Bëhet fjalë për një pacient i cili që nga dita e parë, sipas triazhimit fillestar të kryer nga ekipet mjekësore, është dërguar menjëherë për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd dhe ka qenë i intubuar dhe në gjendje kritike gjatë muajit të kaluar.

“Pacienti kishte djegie që përfshinin 27 për qind të trupit dhe lëndime serioze nga thithja e tymit. Në VMA është operuar më 4 prill dhe është vendosur në aparat ECMO, i cili oksigjenon gjakun përmes një makinerie për shkak të thithjes së tymit. Por, për shkak të seriozitetit të plagëve, gjatë shumicës së qëndrimit në spital ka qenë në gjendje të paqëndrueshme dhe me gjendje të rëndë të përgjithshme. Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për të gjithë të prekurit nga tragjedia në Koçani”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

The post Tragjedia e Koçanit, ndërron jetë dhe një person tjetër appeared first on Lapsi.al.

Rrëshket dheu në një vendpunishte në Prishtinë, humb jetën një person, detajet e para

5 April 2025 at 17:22

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, pasi është shembur dheu në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës.

Lajmin e konfirmoi Agron Boroci nga Policia e Kosovës. Ai tha se autoritetet kanë marrë informacionin rreth orës 13:00 se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në rrugën “Gjilani”.

“Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjentë”, tha Boroci.

Nga policia thanë se zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe po vazhdojnë punën për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

The post Rrëshket dheu në një vendpunishte në Prishtinë, humb jetën një person, detajet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasen dy motora në Lezhë, një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital

9 March 2025 at 15:50

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Kune-Shëngjin, në Lezhë. Nga informacionet paraprake mësohet se dy motora janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa […]

The post Përplasen dy motora në Lezhë, një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

By: lia rda
21 February 2025 at 21:44

Një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se oersoni i plagosur, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacionet paraprake thonë se personi i plagosur është një taksist. Sipas dëshmitarëve, arma është shkrepur dy herë./abcnews.al

Sulmi me 100 plumba në Malësi të Madhe/ Dyshohet për një të plagosur, Policia kontrolle në spitale

5 February 2025 at 14:52

Një informacion operative i mbërritur në Policinë e Shkodër ka mobilizuar këta të fundit duke ushtruar kontrolle në ambiente të spitaleve me qëllim gjetjen e dy personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e 2 shkurtit në Malësi të Madhe. Në kërkim janë shpallur shtetasit Erion Vocrri, 22 vjeç, nga fshati Hot i Ri dhe Rivaldo […]

The post Sulmi me 100 plumba në Malësi të Madhe/ Dyshohet për një të plagosur, Policia kontrolle në spitale appeared first on BoldNews.al.

Tiranë, 15-vjeçari shkon i plagosur në shtëpi, babai e dërgon në spital

By: Besnik
30 January 2025 at 21:38

Një 15-vjeçar është plagosur në kraharor me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjte në Fushë-Mëzez në Tiranë. Ai është dërguar në spital nga babai i tij dhe ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja.

15-vjeçari ka shkuar në banesë i plagosur dhe menjëherë është marrë nga babai i tij i cili e ka dërguar në spital. 15-vjeçari me iniciale E.P. ka marrë një plumb në kraharor dhe është futur në sallën e operacionit. Bluzat e bardha po bëjnë përpjekje për stabilizimin e gjendjes se tij.

Policia ende nuk e ka të qartë vendin e ngjarjes pasi 15-vjeçari ende nuk ka treguar se ku është plagosur.

“Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tiranë, 15-vjeçari shkon i plagosur në shtëpi, babai e dërgon në spital appeared first on Euronews Albania.

35-vjeçari shqiptar shkon i plagosur në spitalin grek

By: user 11
18 January 2025 at 21:56

Një 35-vjeçar shqiptar është partaqitur i plagosur mëngjesin e sotëm në spitalin e Pirgos. Ai u transferua me urgjencë në një spital më të specializuar në Athinë, pasi kishte plagë në qafë dhe nofull. Megjithatë mediat greke ende nuk kanë mësuar nëse plagët janë shkaktuar nga një armë apo një thikë.

Shqiptari i është nënshtruar një operacioni kryesisht për shkak të plagës së rëndë në qafë dhe ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa policia po heton rrethanat e plagosjes së tij.

The post 35-vjeçari shqiptar shkon i plagosur në spitalin grek appeared first on Lapsi.al.

Aksident i rëndë në aksin Vlorë- Fier, plagoset një person

18 January 2025 at 20:01

Një aksident ka ndodhur në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Çerkovinë, ku një automjet ka përfunduar përmbys në një kanal.

Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë që nuk ka informacion të mjaftueshëm për gjendjen e tij shëndetësore.

Për shkak të rrethanave, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e shërbimeve të zjarrfikëses për të nxjerrë të plagosurin nga makina.

Aktualisht, në vendngjarje janë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në aksin Vlorë- Fier, plagoset një person appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë ndodhi?/ Të shtëna me armë zjarri, raportohet për të plagosur

4 January 2025 at 08:43

Të shtëna me armë janë raportuar në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë Agron Boronci ka konfirmuar se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë. I plagosuri është transportuar në spital dhe po merr trajtim mjekësor.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

The post Çfarë ndodhi?/ Të shtëna me armë zjarri, raportohet për të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Sherr në një lokal në Durrës, një i plagosur dhe një i ndaluar nga policia

21 December 2024 at 20:10

Një sherr i dhunshëm mes dy personave ka ndodhur këtë të shtunë në një lokal në lagjen 17 të Durrësit, pranë stacionit zjarrfikës. Dy personat, të cilët mësohet se kishin konsumuar alkool, janë konfliktuar fizikisht, duke shkaktuar dëmtime të rënda për njërin prej tyre.

Pasi është kërkuar ndihmë nga lokali, Policia ka ndërhyrë menjëherë duke ndaluar njërin prej të përfshirëve në ngjarje. Ndërkohë, personi tjetër i plagosur gjatë konfliktit është transportuar në spital me autoambulancë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të incidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sherr në një lokal në Durrës, një i plagosur dhe një i ndaluar nga policia appeared first on Euronews Albania.

U plagos në atentatin ndaj Kevin Hajrullës/ Armand Spahiu: U shtriva përtokë, mendova se ishin fishekzjarre

20 December 2024 at 15:55

Në atentatin e regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Vlorë ndaj Kevin Hajrullës, mbeti i plagosur aksidentalisht edhe 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili ndodhej në vendin e tij të punës në një dyqan fruta-perimesh. Ai mori një plumb në këmbë, teksa pas marrjes së mjekimit në spital, tani ndodhet në banesën e tij. Në një […]

The post U plagos në atentatin ndaj Kevin Hajrullës/ Armand Spahiu: U shtriva përtokë, mendova se ishin fishekzjarre appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Vlorë/ I plagosur edhe një shitës dyqani, e kapën plumbat gabimisht

By: user 6
18 December 2024 at 22:51

Sërish të pafajshëm që lëndohen si pasojë e luftës mes bandave kriminale. Këtë herë ka qenë një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës. Më shumë se 20 plumba janë zbrazur drejt automjetit ku lëvizte 30-vjeçari, Kejvin Hajrulla.

Për pasojë ka mbetur i plagosur i riu që është dërguar me urgjencë në spital, por plumbat kanë prekur edhe një shitës dyqani fruta perimesh, që u gjend në vendin e gabuar në momentin e gabuar. Ai është identifikuar si Armand Spahiu.

Të dy ata ndodhen në spital në gjendje të rëndë. Policia është vënë në kërkim të autorëve. Pas ngjarjes është gjetur edhe një automjet i djegur në afërsi të fshatit Panaja, i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.

“Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes. Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit. 

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

The post Atentati në Vlorë/ I plagosur edhe një shitës dyqani, e kapën plumbat gabimisht appeared first on Lapsi.al.

Atentat ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë, plagoset dhe një kalimtar/ Autorët djegin makinën

18 December 2024 at 22:19

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “24 Maji” të Vlorës, ose siç njihet ndryshe në zonën e “Çoles”. Mësohet se shënjestër e atentatit ka qenë Kevin Hajrulla, 30 vjeç, i cili ka qenë duke kaluar me automjet pranë një kryqëzimi, në momentin kur autorët kanë hapur zjarr […]

The post Atentat ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë, plagoset dhe një kalimtar/ Autorët djegin makinën appeared first on BoldNews.al.

❌
❌