Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Rruga Shkup-Han i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet, për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Maqedoni të Veriut, njoftoi të mërkurën Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.

“Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e Republika e Maqedonisë së Veriut, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e 9 korrikut në Facebook.

Rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, raporton KosovaPress.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media, Metaj tha se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.

/Kosovapress/

The post Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Maqedonia e Veriut, Mickoski paralajmëron tatime shtesë për të pamartuarit

4 July 2025 at 19:59

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka dalë me një propozim të pazakontë për të frenuar rënien e popullsisë, Ai ka paralajmëruar vendosjen e tatimeve shtesë për personat që nuk janë të martuar dhe kjo ide po shqyrtohet seriozisht si një mënyrë për të nxitur të rinjtë të martohen dhe të kenë më shumë fëmijë.

“Këtu seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë për të pamartuarit. Të nderuar, nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta, dhe nuk ka asgjë më të trishtë nga ajo që sot shteti ynë ngadalë po zbrazet. Por gjithashtu, nuk ka asgjë më të guximshme sesa populli që zgjohet. Për këtë themi, koha është për të ardhmen, për shtetin ku do të lindin më tepër fëmijë. Këtë e kemi imperativ kryesor, më shumë të rinj të hyjnë në martesë dhe të lindin më tepër fëmijë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së.

Sipas kryeministrit, për shkak të gjendjes alarmuese, rritja e lindjeve është kthyer në prioritet kombëtar.

Sipas statistikave, në vitin 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë dhe kanë vdekur 20.201 persona, që përbën një ulje natyrore prej 4.140 banorësh në një vit. Në 4 vitet e fundit, vendi ka humbur mbi 33.000 banorë.

Gjatë viteve të fundit RMV ka aplikuar një sërë masash për të stimuluar lindshmërinë. Politikat më konkrete kanë qenë ato të VMRO DPMNE-së, gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit i cili vendosi pagesa mujore për fëmijë të tretë dhe të katërt, për nëna të papuna të cilat kujdesen për fëmijët e tyre. Gjatë periudhës 2009–2018, pagesat mujore për fëmijën e tretë dhe të katërt ishin: 130 euro për fëmijën e tretë deri në moshën 10 vjeçare, dhe 183 euro mujore për fëmijën e katërt deri në moshën 14 vjeç.

Megjithatë, në vitin 2018 Qeveria i hoqi këto pagesa mujore duke i zëvendësuar me vetëm me një pagesë për të gjithë nënat pavarësisht statusit social, gjatë lindjes së fëmijëve, të cilat variojnë nga 80 euro për fëmijën e parë, 325 për fëmijën e dytë dhe  975 euro për fëmijën e tretë.

 

 

The post Maqedonia e Veriut, Mickoski paralajmëron tatime shtesë për të pamartuarit appeared first on Euronews Albania.

Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut, më shumë shqiptarë në administratë

3 July 2025 at 17:47

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të përkujdeset për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, pas përgatitjes së ligjit të ri për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili parashikon që përbërja e institucioneve publike duhet ta reflektojë përbërjen etnike të popullsisë, një nga parimet bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

Zëvendës kryeministri i RMV-së për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai dhe zëvendës drejtori i Agjencisë për Administratë që është përgjegjëse për kontrollin dhe menaxhimin e zbatimit të punësimit të drejtë në administratën shtetërore, sigurojnë se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, do të rritet numri i shqiptarëve të punësuar në administratën shtetërore.

“Nga zotëri Krasniqi dëgjova për gjendjen në Agjencinë e Administratës që si Qeveri e re jemi duke u munduar që ta fuqizojmë, me burime njerëzore, alokime financiare, që ky Agjencion të jetë sa më i përgatitur të jetë e mundur. Që nesër kur ligji të jetë në fuqi, institucioni të jetë i gatshëm për të filluar menjëherë me zbatimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili do të kërkojë resurse të mëdha duke marrë parasysh të gjitha obligimet që krijohen nga ligji”, tha Arben Fetai, zëvendës kryeministër i RMV-së.

Zëvendës drejtori Muhamed Krasniqi njoftoi se ka institucione ku numri i shqiptarëve është shpërfillës.

“Mund të themi se diku vetëm 3 për qind kemi rritje të numri të të punësuarve shqiptar në administratën shtetërore, dhe në mesin e tyre kemi vërejtur shumë keqpërdorime që automatikisht tregon se jo çdoherë një lloj mekanizmi ose vendimi i tillë mund të ketë efektin e duhur. Unë besoj se ky propozim ligj do ta ketë efektin e vet pozitiv sepse do ta japë pasqyrën reale mbi të gjitha institucionet në administratën publike”, u shpreh Muhamed Krasniqi, zv/drejtor i Agjencisë për Administratë.

Ligji i ri për përfaqësim të drejtë zëvendëson mekanizmin e Balancuesit, i cili u shfuqizua kohë më parë. Ligji kaloi në qeveri javën e kaluar, ndërsa do t’i drejtohet Kuvendit pas marrjes së mendimit nga Komisioni i Venecias.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut, më shumë shqiptarë në administratë appeared first on Euronews Albania.

Rama me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Shkup ditën e sotme u takua me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka ndarë me ndjekësit e tij momentet e vizitës, ku ishte në shoqërinë e ish-ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Gjithashtu, Kryeministri Rama ishte në krah të ambasadorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, si dhe të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Kryeministri Rama mori pjesë sot në Takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian kushtuar Planit të Rritjes për rajonin, që u zhvillua në Shkup, Maqedoni e Veriut, me një agjendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë të rajonit u mirëpritën sot nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në nisje të punimeve të takimit kryesor me temë “Stabilitet, Unitet, e Ardhme”, ku kryeministri Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos iu drejtuan pjesëmarrësve me një fjalë.

Fokusi kryesor i bisedimeve ishte vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy panele diskutimi.

Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku u bë vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë do të jenë pjesë e këtij paneli diskutimi.

Ndërsa paneli i dytë: “Thellimi në Shtyllat e Planit të Rritjes” do të bëjë bashkë ministrat për Çështjet e BE-së, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerë zbatues.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Rama me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup

By: Oldi
30 June 2025 at 12:45

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë mbrëmjen e sotme në një darkë zyrtare në Shkup më liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrjen e Kurtit në takimin e organizuar nga kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë. Kurti do të marrë pjesë edhe ditën e nesërme në […]

The post Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup appeared first on BoldNews.al.

Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e 14-vjeçares dhe pensionistit në RMV

25 June 2025 at 14:40

Gjykatësi i Gjykatës Penale të Shkupit, Ivica Stefanovski, shpalli sot dënimin me burgim të përjetshëm për katër të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të pensionistit Pançe Zhezhovski. Babai i vajzës, i cili ishte i akuzuar për ndihmë në këtë krim, u shpall i pafajshëm.

Ky ishte vendimi i shkallës së parë të gjyqësorit për vrasjet që tronditën opinionin në Maqedoninë e Veriut. Vrasjet ndodhën në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit të vitit 2023.

Me burgim të përjetshëm u dënuan i akuzuari kryesor, Lupço Palevski – Palço, si dhe Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev. Ndërkohë, babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, u shpall i pafajshëm, pasi, siç tha gjykatësi, prokuroria nuk arriti të dëshmonte fajësinë e tij.

“Prokurori, pavarësisht bindjes së tij, nuk arriti të vërtetojë se i akuzuari Gjorçevski kishte kryer veprën për të cilën akuzohej. Prandaj ai lirohet. Të pandehurit e tjerë janë fajtorë, sepse në mënyrë mizore ia morën jetën viktimës, Vanja Gjorçevska, duke i shkaktuar vuajtje të rënda psikike. Velibori e nxori vajzën nga bagazhi, e futën në një gropë që e kishin hapur më parë, ndërsa Palevski qëlloi me armë në kokën e saj, duke përdorur një jastëk për të zbutur zhurmën”, tha gjykatësi Stefanovski.

Gjykata sqaroi në detaje edhe vrasjen e pensionistit Pançe Zhezhovski, për të cilën të pandehurit gjithashtu u dënuan me burgim të përjetshëm.

Sipas aktgjykimit, më 22 nëntor 2023, “të akuzuarit së bashku e rrëmbyen Pançe Zhezhovskit në Veles, dhe Lupço Palevski e qëlloi atë në kokë. Pastaj e sekuestruan makinën e tij ‘Citroen’ për ta përdorur në rrëmbimin e vajzës në Shkup”.

Vanja u rrëmbye më 27 nëntor, në hyrje të ndërtesës ku banonte, teksa po shkonte në shkollë. Ata e lidhën, e futën në një thes gjumi dhe më pas në bagazhin e Citroen-it, duke e vrarë në afërsi të Shkupit. Trupat e Vanjës dhe Pançes u gjetën më 3 dhjetor 2023.

Babai i Vanjës dyshohej se kishte dhënë informacionin se kur vajza do të dilte vetëm për të shkuar në shkollë. Ai kaloi disa muaj në paraburgim dhe arrest shtëpiak, duke deklaruar se kishte pranuar fajin pasi ishte rrahur nga policia. Sot gjykata e liroi atë nga çdo përgjegjësi dhe nga masa e arrestit shtëpiak.

Prokuroria nuk heq dorë nga ndjekja e babait të Vanjës

Prokuroria shprehu pakënaqësi me vendimin e gjykatës për lirimin e babait të vajzës dhe paralajmëroi se do të apelojë vendimin. Sipas saj, gjykata nuk dha asnjë argument bindës për lirimin dhe ekzistojnë prova të mjaftueshme për ta dënuar atë për ndihmë në krim.

“Është fakt i padiskutueshëm që vetëm prindërit e dinin që atë ditë vajza do të shkonte vetëm në shkollë. Dy prej të akuzuarve treguan pikërisht babanë si personin që dha këtë informacion. Po të mos e kishin këtë informacion, nuk do të kishte rrëmbim, e rrjedhimisht as vrasje”, tha prokurorja Ana Stojkoviq-Dimitrievska.

Avokati i Aleksandar Gjorçevskit, Vladimir Tufegjiq, tha se nuk e kupton pse prokuroria këmbënguli ta përfshinte babanë e vajzës në këtë proces, kur, sipas tij, që nga fillimi ishte e qartë se nuk kishte asnjë provë.

Ai kërkoi përgjigje nga organet hetimore dhe inspektorët policorë mbi disa çështje kyç.

“A ka qenë kjo përfshirje një mënyrë për të shpërqendruar vëmendjen nga ajo që duhet të ishte realisht objekt hetimi? Në seancë u tha se që nga viti 2022 ishin hartuar lista për rrëmbimin dhe vrasjen e njerëzve. Ata madje kishin hapur disa gropa paraprakisht. A kishin ata mbështetje logjistike nga brenda institucioneve? Këto janë pyetje për të cilat publiku meriton përgjigje”, tha avokati Tufegjiq.

Ai shtoi se do të konsultohet me klientin e tij për të parë nëse do të ngrehë padi penale për keqtrajtim, pasi aktualisht nuk është i prirë për këtë hap. Ndërkohë, presin zgjidhje ligjore edhe për kallëzimin për torturë ndaj klientit të tij.

Ndërkaq, avokatët e të dënuarve me burgim të përjetshëm paralajmëruan se do të apelojnë vendimin, duke pretenduar se nuk kishte prova të mjaftueshme për një dënim kaq të rëndë.

Të katërt mbeten në paraburgim. Prokuroria tha se dënimi me burgim të përjetshëm dëshmon se as krimet më të tmerrshme nuk mbeten pa u zbardhur.

Gjykimi nisi më 20 shtator dhe u mbajtën 35 seanca me pjesëmarrjen e publikut, pavarësisht kërkesës së prokurorisë që ato të ishin të mbyllura.

Fillimisht, të pandehurit mohuan fajin dhe pretenduan se motivi ishte vetëm zhvatja dhe jo vrasja, por prokuroria nguli këmbë se qëllimi kryesor ishte pikërisht zhvatja.

Megjithatë, pas nëntë muajsh disa prej tyre shprehën pendesë, ndërsa Palevski për herë të parë publikisht fajësoi Velibor Manevin si organizator, Bore Videvskin si ekzekutues dhe Vllatko Keshishev si roje.

Manev deklaroi se një anëtar i partisë “Desna” fshehu çantën blu me armën dhe pajisjet e komunikimit me urdhër të Palevskit. Ndërsa Videvski tha se dëshmitë ishin nxjerrë me dhunë dhe se hetimi kishte marrë drejtim të gabuar.

Në një letër drejtuar gjykatës, nëna e Vanjës kërkoi që ky krim të mos përsëritet kurrë.

“Një krim i tillë nuk mund të tolerohet. Nuk duhet që më prindërit të qajnë dhe të luten për drejtësi. Unë sot po lutem për drejtësi. Për drejtësi për Vanjën”, shkroi Zorica Gjorçevska.

Arma me të cilën u kryen vrasjet ende nuk është gjetur. Ajo figuron si armë e panjohur, kalibër 9 milimetërsh. Në përfundimet e tij më 20 qershor, Velibor Manev zbuloi se një punonjës i Bankës Popullore kishte marrë përsipër të asgjësonte armën dhe motorolat e përdorura për komunikim.

Pas kësaj, prokurori urdhëroi arrestimin e personit për veprën penale “ndihmë pas kryerjes së veprës penale. Megjithatë, rasti ndaj Manevit është i ndarë dhe nuk ndikon në gjykimin për rrëmbimet dhe vrasjet e dy personave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e 14-vjeçares dhe pensionistit në RMV appeared first on Euronews Albania.

Shqipëria U-15 fiton miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut, vendos dopieta e Xhemalit

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-15 fitoi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin 2-0.

Kuqezinjtë dominuan takimin e zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa protagonist ishte Mattia Xhemali, autor i të dy golave të fitores.

Trajneri Armand Dama e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Aendi Cekrezi, Joart Mile, Alesio Gjergji, Fabio Hyseni, Sebastian Sina, Haxhi Rrena (C), Klevis Basha, Mattia Xhemali, Rijad Syla dhe Kevin Rroci.

Shqipëria e nisi ndeshjen në sulm që në minutat e para dhe pas disa rasteve të mira, zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të me Xhemalin.

Kuqezinjtë nuk e ulën ritmin dhe shënuan edhe golin e dytë, sërish me Xhemalin, në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë, Shqipëria administroi avantazhin dhe kontrolloi lojën. Trajneri Dama u dha mundësinë edhe lojtarëve të tjerë, duke aktivizuar Vajushin, Dybelin, Buckan, Hakajn, Mecon dhe Danin.

Në fund, takimi u mbyll me fitoren e Shqipërisë 2-0.

1 nga 4

/r.e//a.f/

The post Shqipëria U-15 fiton miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut, vendos dopieta e Xhemalit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, publikohet lista e Kombëtares U-15

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15, më 22 dhe 24 qershor.

Sipas FSHF, trajneri Armand Dama ka publikuar listën me 19 futbollistët e grumbulluar për këto përballje. 6 lojtarë vijnë nga klube jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatin vendas dhe janë pjesë e Akademisë së FSHF-së, “Elite Youth”.

Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin për këto dy ndeshje miqësore.

Takimi i parë do të luhet më 22 qershor, në orën 17:00, në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”. Sfida e dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në orën 11:00, në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”. /j.p/

 

The post Dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, publikohet lista e Kombëtares U-15 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkupi do të riatdhesojë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja

12 June 2025 at 19:42

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e administratës të presidentit amerikan, Donald Trump, për të pranuar shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në SHBA.

“Menjëherë pas ardhjes në pushtet të administratës Trump është dërguar një kërkesë për shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në territorin e SHBA-së, nëse konstatohet një status i tillë. Duke pasur parasysh se ata janë shtetas maqedonas, Qeveria ka pranuar kërkesën për pranimin e tyre në rast të dëbimit mbi këtë bazë”, u tha në përgjigjen e Qeverisë maqedonase.

Por, Qeveria maqedonase nuk ka konfirmuar se është në bisedime me SHBA-në për strehimin e përkohshëm të shtetasve të vendeve të treta.

“Si Qeveri, jemi në qëndrimin që veçse iu thamë dhe përgjigja i referohet informacioneve që kemi si institucione”.

Për dallim nga Maqedonia e Veriut, Kosova më 11 qershor, ka miratuar vendimin që të strehojë përkohësisht deri në 50 qytetarë nga vendet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me SHBA-në.

Të enjten, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja i është “mirënjohëse partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shkupi do të riatdhesojë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja appeared first on Euronews Albania.

Maqedonia e Veriut miraton uljen e doganës për gati 70 mallra

2 June 2025 at 21:56

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi propozim-ligj për ndryshimet në Ligjin për Tarifë Doganore, me të cilin parashihet ulja e normave doganore për 67 mallra që përdoren si lëndë të para dhe material ndihmës në industrinë vendase.

Masa, e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik, synon të forcojë konkurrueshmërinë eksportuese të industrisë automobilistike, të përpunimit të metaleve, metalurgjisë dhe sektorit të energjetikës në Maqedoni. Ministrja e Financave, Koçoska, theksoi se me këto ndryshime bëhet ulje e normave doganore për 50 për qind të diferencës midis normave ekzistuese doganore dhe atyre të Bashkimit Evropian për këto mallra.

“Paralelisht me ndryshimet, po qasemi edhe drejt harmonizimit të plotë me normën doganore që zbatohet në BE për bateritë litium-jon për ruajtjen e energjisë elektrike në sektorin e energjetikës. Gjegjësisht, nga 1 korriku norma doganore për to ulet nga 15 për qind në 2,7 për qind, me çka ndihmojmë drejtpërdrejt sektorin e energjisë. Kjo, për shkak se bateritë po bëhen element kyç në balancimin e energjisë, në shërbimet sistemore, si dhe në planifikimin e dorëzimit të energjisë në rrjet nga burimet e ripërtëritshme, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit, por edhe sigurimin e fizibilitetit të projekteve të ripërtëritshme”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.

Dimitrieska-Koçoska theksoi se ndryshimet janë propozuar me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë së kompanive vendore që eksportojnë në tregjet e huaja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Maqedonia e Veriut miraton uljen e doganës për gati 70 mallra appeared first on Euronews Albania.

Kufi i përbashkët/ Përurohet vendkalimi i dytë mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut

28 May 2025 at 19:31

Ky është përurimi i pikëkalimit të dytë kufitar sipas modelit hyrje-hyrje pas atij që u përurua në pikëkalimin mes Hanit të Elezit dhe Bllacës.

Nga sot qytetarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut do t’i nënshtrohen një kontrolli të përbashkët kufitar edhe në pikëkalimin Glloboçicë-Jazhincë.

Ambasada e Kosovës në Shkup tha se këto projekte janë në funksion edhe të fuqizimit të bashkëpunimit bilateral përpos lehtësisë në lëvizje.

Ambasada:

“Sot u përurua vendkalimi i dytë kufitar sipas modelit “hyrje-hyrje” në mes të 🇽🇰 dhe 🇲🇰 – ai në vendkalimin Glloboqicë/Jazhincë.

Ky përurim është pas lehtësimit dhe suksesit të regjimit të ri në Hani i Elezit/Bllacë. Këto projekte përveç që lehtësojnë dukshëm qarkullimin e qytetarëve është në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit bilateral”.

Në përurim ishin prezentë ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti dhe ministrin i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

The post Kufi i përbashkët/ Përurohet vendkalimi i dytë mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut appeared first on Sot News | Lajme.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Diplomacia kreative dhe mbështetja austriake, çelësi për integrimin në BE

25 May 2025 at 14:04

Austria është e gatshme të bisedojë për gjetjen e një zgjidhjeje kreative me Bullgarinë dhe vlerëson se zbatimi i politikës së zgjerimit është aktualisht më i rëndësishmi për Bashkimin Evropian – thotë presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, në një intervistë për Shërbimin maqedonas të Radios Evropa e Lirë.

Sipas saj, ministrja për çështje evropiane dhe ndërkombëtare e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, dëshiron që bisedimet për zgjidhjen e këtij kontesti të mbahen në Vjenë.

Radio Evropa e Lirë: Zonja presidente, ingerencat e presidentit janë kryesisht në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë. Aktualisht, dy çështje janë më të rëndësishmet: bllokimi i integrimit evropian dhe marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, që kap vlerën e 6 miliardë eurove në formë kredie investuese. A jemi më afër apo më larg nisjes së negociatave për anëtarësim në BE sesa një vit më parë, duke pasur parasysh që Qeveria bullgare ka kujtuar se përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë nuk është i vetmi kusht i Sofjes për këtë proces?

Siljanovska Davkova: Nuk mund t’ju jap një përgjigje të saktë me një fjali. Pse? Sepse nëse them se jemi më afër ose më larg, kjo nuk do të ishte e saktë. Afërsia apo largësia janë relative. Edhe nëse fillojmë negociatat, kjo nuk do të thotë patjetër progres. Mund të paraqiten kërkesa të reja, apo siç kemi parë deri tani, procese që e pamundësojnë marrëveshjen për klasat dhe kapitujt. Çfarë mendoj për këtë periudhë? Kam vërejtur ndryshime. Logjikisht, si presidente, ky është roli im. Precedenti ynë ka bërë që BE-ja të rimendojë procesin e integrimeve, sepse është e qartë se ky precedent do të prodhojë të tjerë.

Kushtetuta mund të ndryshohet, por nuk mund të premtoj se do të ndodhë së shpejti. Unë jam propozuesja, por deputetët votojnë sipas bindjes së tyre – ata përfaqësojnë qytetarët, jo mua.

Pyetja që më bëhet më shpesh është: “A do të ketë ndryshime kushtetuese”?

Përgjigja ime është: nuk mund të garantoj. Nuk jam monark absolut. Kërkesat për ndryshime kushtetuese nga jashtë janë në kundërshtim me parimet themelore të BE-së – janë në kundërshtim me Traktatin e Lisbonës dhe Kartën për të Drejtat Themelore. Ato theksojnë respektimin e strukturave kushtetuese dhe të identitetit kombëtar e kulturor të vendeve.

Radio Evropa e Lirë: Keni përmendur diplomaci kreative si rrugë për të kapërcyer këtë ngërç. Nga komunikata e kabinetit tuaj pas takimit me ministren austriake Beate Meinl-Reisinger u kuptua se do të donit që këto bisedime të zhvillohen në Vjenë. Ka ndonjë zhvillim në këtë drejtim?

Siljanovska Davkova: Diplomacia kreative është e nevojshme. Jemi të vetëdijshëm që korniza negociuese është miratuar dhe është vështirë të ndryshohet – megjithatë, rasti i Serbisë tregoi që mund të ketë përjashtime. Nëse kemi probleme në procesin negociator, atëherë edhe BE-ja duhet të angazhohet kreativisht për ta zhbllokuar atë.

Parlamenti Evropian mund të miratojë një akt për marrëdhëniet tona me Bullgarinë. Këshilli mund të japë udhëzime, mund të ketë një plan veprimi për Komisionin e përbashkët historik maqedono-bullgar. Duhet të jetë e qartë që dy protokollet që kemi nënshkruar nuk përmendin ndryshimet kushtetuese – ato janë imponuar më vonë. Mund të nënshkruajmë edhe një protokoll tjetër, por ai nuk duhet të përdoret si bazë për veto, por për diskutim, siç bënë gjermanët dhe francezët, apo polakët dhe gjermanët. Qasja duhet të jetë interpretative dhe konstruktive.
Radio Evropa e Lirë: A ka ndonjë nismë konkrete për takim?

Siljanovska Davkova: Ministrja austriake na siguroi që Austria është gjithmonë pas rajonit. Ata besojnë se zgjerimi i BE-së është prioritet. E kanë mirëkuptuar edhe aspiratat e Ukrainës e Moldavisë, por kanë theksuar se Ballkani Perëndimor meriton më shumë. Kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje kreative me Bullgarinë.

Nuk mund të them me siguri nëse ajo tashmë e ka kontaktuar Sofjen, por ka qenë në të njëjtën linjë me presidentin e Këshillit Evropian. Ai e vlerësoi propozimin tonë për zgjidhje të shtyrë si konstruktiv, por theksoi mungesën e mirëkuptimit nga fqinjësia. Megjithatë, shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar.

Radio Evropa e Lirë: Detajet e marrëveshjes për partneritet strategjik me Britaninë e Madhe janë të mjegullta. Cili është vlerësimi juaj politik?

Siljanovska Davkova: Kompetencat për marrëveshjet ndërkombëtare ndahen. Presidenti ka përparësi, por Kushtetuta përcakton që nëse me ligj kompetenca i takon qeverisë, atëherë është ajo që vepron. Kjo është rasti me çështjet ekonomike, arsimore dhe sociale. Marrëveshja për partneritet strategjik – që përfshin infrastrukturën, spitalet, konviktet – është në fushën e kompetencës së qeverisë. Mbështes çdo zgjidhje që sjell zhvillim dhe mirëqenie. Edhe vendet anëtare të BE-së, partnerët tanë tradicionalë, përballen me sfida ekonomike të mëdha.

Radio Evropa e Lirë: A është kjo marrëveshje një alternativë ndaj status quo-së me BE-në?

Siljanovska Davkova: Jo. Nuk jam fataliste dhe nuk e përdor shpesh shprehjen “s’kemi alternativë”. Por Maqedonia është pjesë e Evropës – gjeografikisht, historikisht, kulturalisht dhe politikisht. Edhe zyrtarët britanikë e kuptojnë se dialogu me ne zhvillohet në kontekstin e integrimit evropian. Nuk ka alternativë. Megjithatë, të gjithë në botë po kërkojnë burime për zhvillim, dhe edhe ne jemi pjesë e kësaj përpjekjeje. Investimet më të mëdha britanike në Ballkanin Perëndimor janë te ne.

Radio Evropa e Lirë: Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit të kaluar? A keni konsultime të rregullta me kryeministrin Mickoski?

Siljanovska Davkova: Qeveria e merr legjitimitetin nga Kuvendi. Përgjegjësinë për ta vlerësuar e ka Kuvendi. Unë mund të flas për politikën e jashtme dhe sigurinë. Konsultohemi, kërkoj informacione, dhe secili qëndron brenda kompetencave të veta. Nuk ndërhyj në punët e brendshme të qeverisë dhe nuk lejoj ndërhyrje në fushën time.

Radio Evropa e Lirë: Sa ligje keni refuzuar me veto deri tani?

Siljanovska Davkova: Deri më tani vetëm një ligj kam kthyer – që është e paprecedentë për një vit. Por kam pasur vërejtje për disa zgjidhje të tjera. Marr ligjet ndër të parat dhe shqyrtoj nëse kanë problematikë. Në disa raste është intervenuar, në disa më kanë sqaruar. Nëse ndonjë zgjidhje nuk është në përputhje me parimet që përfaqësoj, do të përdor veton.

Radio Evropa e Lirë: Si janë marrëdhëniet tuaja me BDI-në? Kjo parti ju ka akuzuar për anashkalim të mekanizmave për mbrojtjen nga majorizimi etnik.

Siljanovska Davkova: Kam pasur marrëdhënie të mira me shumë deputetë të BDI-së, disa prej tyre janë miqtë e mi. Nuk është e vërtetë që kam anashkaluar përfaqësimin etnik – ai është kategori kushtetuese. Mesazhet e mia janë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Gjykata Kushtetuese është ajo që duhet të vendosë për këto çështje. Ne do të vlerësohemi nga BE jo vetëm për harmonizimin me acquis-në, por edhe për zbatimin praktik të ligjeve. Për këtë do të kujdesen Komisioni i Venecias dhe GRECO. Në përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve – për falje, dekorime, rininë – gjithmonë kam kushtuar vëmendje përfaqësimit të drejtë dhe mbi të gjitha, profesionalizmit.
Radio Evropa e Lirë: A ia keni dalë të jeni presidente e të gjithë qytetarëve, siç thatë në fillim të mandatit?

Siljanovska Davkova: Ky është roli më i rëndësishëm – pavarësisht fokusit në politikën e jashtme. Legjitimitetin ma kanë dhënë qytetarët përmes votës së drejtpërdrejtë. Angazhimi im është i përditshëm, përmes takimeve me të gjitha kategoritë e qytetarëve, veçanërisht me grupet më të ndjeshme. Sipas sondazheve, gëzoj besimin e gjerë të qytetarëve – të përkatësive të ndryshme etnike, gjinore dhe shoqërore. Bëj përpjekje, por nuk mjafton vetëm vlerësimi im. Kjo mund të verifikohet me metoda të besueshme./REL

The post Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Diplomacia kreative dhe mbështetja austriake, çelësi për integrimin në BE appeared first on Sot News | Lajme.

Lija e majmunit ‘prek’ dhe Maqedoninë e Veriut, konfirmohen dy raste

By: gaze tare
23 May 2025 at 23:09

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut njoftoi sot se dy rastet e para të lisë së majmunëve atje.

Pacientët u testuan me rekomandimin e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës, dhe përveç lisë së majmunëve, u kryen edhe teste për HIV, sifiliz dhe herpes. Analizat laboratorike, të kryera në tre mënyra të ndryshme, konfirmuan rastet. Pas rezultateve të marra, menjëherë u morën masat e duhura dhe u informuan të gjitha institucionet përkatëse – Ministria e Shëndetësisë, Klinika për Sëmundjet e Lëkurës dhe Klinika e Sëmundjeve Infektive.

Epidemiologët nga Instituti i Shëndetit Publik kanë nisur një anketë të individëve të infektuar për të mbledhur informacionin e nevojshëm për mbrojtje dhe kontroll të mëtejshëm. Pacientët udhëzohen të kontaktojnë Klinikën e Sëmundjeve Infektive për monitorim dhe trajtim, raportojnë mediat maqedonase.

Nga ky institut theksojnë se nuk ka vend për panik, pasi të gjitha institucionet po marrin shpejt dhe profesionalisht masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

The post Lija e majmunit ‘prek’ dhe Maqedoninë e Veriut, konfirmohen dy raste appeared first on iconstyle.al.

Konfirmohen dy rastet e para me linë e majmunëve në Maqedoninë e Veriut

By: fra nc
23 May 2025 at 13:00

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut njoftoi këtë të premte se janë konfirmuar dy raste të para të lisë së majmunëve në vend. Ky është konstatimi i parë zyrtar i këtij infeksioni viral në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe ka shkaktuar menjëherë reagim nga autoritetet shëndetësore.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të dy pacientët e infektuar janë referuar nga Klinika e Sëmundjeve të Lëkurës si të dyshuar për li majmuni, dhe në përputhje me protokollet mjekësore, iu janë bërë një sërë analizash, përfshirë testime për HIV, sifiliz dhe herpes. Pas këtyre ekzaminimeve, analizat laboratorike të kryera me tre metoda të ndryshme e konfirmuan praninë e virusit të lisë së majmunëve.

“Me marrjen e rezultateve pozitive, është aktivizuar menjëherë një plan reagimi institucional. Janë njoftuar të gjitha strukturat përkatëse, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Klinikën e Sëmundjeve të Lëkurës dhe Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, bëhet e ditur në deklaratën e ISHP-së.

Për të identifikuar burimin e infeksionit dhe për të kufizuar përhapjen e mundshme, epidemiologët e ISHP-së kanë nisur një anketim të hollësishëm epidemiologjik me të dy pacientët. Anketa është në proces dhe synon të mbledhë të dhëna të rëndësishme që do të shërbejnë për vendimmarrje të mëtejshme shëndetësore.

“Ekspertët tanë janë kthyer menjëherë në terren për të ndjekur gjurmët e kontaktit dhe për të ndërmarrë çdo masë parandaluese të nevojshme. Pacientëve të prekur u është rekomanduar të ndjekin trajtim dhe vëzhgim të mëtejshëm në Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, thuhet më tej nga ISHP.

Instituti siguroi qytetarët se aktualisht nuk ka arsye për panik. Të gjitha masat e nevojshme janë marrë në kohë dhe po zbatohen në përputhje me udhëzimet ndërkombëtare për trajtimin dhe parandalimin e lisë së majmunëve. Në të njëjtën kohë, është theksuar se janë mobilizuar të gjitha kapacitetet institucionale për të menaxhuar situatën dhe për të kufizuar çdo rrezik potencial për popullatën.

“Vazhdimisht do të monitorojmë nga afër situatën dhe do të informojmë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm. Qytetarët duhet të qëndrojnë të informuar vetëm përmes burimeve zyrtare dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve shëndetësore”, përfundon deklarata e ISHP-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Konfirmohen dy rastet e para me linë e majmunëve në Maqedoninë e Veriut appeared first on Euronews Albania.

Arrestohet 54-vjeçari në Dibër/ Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut 412 litra karburant…

14 May 2025 at 11:19

Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut, 412 litra karburant, 54-vjeçari është arrestuar nga Policia Kufitare Dibër. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Blutë kanë sekuestruar 17 bidonë me benzinë dhe naftë dhe automjetin me të cilin i transportonte 54-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër, në vijim të monitorimit të kufirit dhe kontrollit të imtësishëm, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për të cilat paguhet akcizë. Shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë, në hyrje të RSh-së, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. Ç., në të cilin u gjetën 17 bidonë të mbushur me 412 litra benzinë dhe naftë, që ky shtetas po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar.

Sasia e karburantit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashku me automjetin, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi P. Ç., 54 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestohet 54-vjeçari në Dibër/ Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut 412 litra karburant… appeared first on Sot News | Lajme.

​Reporterët pa Kufij: Maqedonia e Veriut shënoi regres për 6 vende

By: fra nc
2 May 2025 at 12:03

Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 42-të nga gjithsej 180 shtete të botës në Indeksin për lirinë e mediave të Reporterëve pa Kufij.

Megjithatë, kjo për Maqedoninë paraqet regres prej 6 vendesh krahasuar me vitin e kaluar kur shteti mbante pozitën e 36-të.

Maqedonia përfshihet në grupin e vendeve ku situata me lirinë e mediave është e “kënaqshme”. Në këtë grup, janë vetëm dy vende të rajonit, respektivisht Sllovenia, e cila ndodhet në 33-të dhe Mali i Zi në vendin e 37-të.

Në vlerësimin për Maqedoninë e Veriut thuhet se gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe sulmeve, ndërsa zyrtarët qeveritar kanë qëndrim negativ ndaj tyre, shkruan Alsat.M.

“Edhe pse gazetarët nuk punojnë në një mjedis armiqësor, dezinformimi i përhapur dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë në rënien e besimit të shoqërisë në media, gjë që i ekspozon mediat e pavarura ndaj kërcënimeve dhe sulmeve. Për më tepër, zyrtarët qeveritarë kanë tendencë të kenë qëndrime të këqija dhe poshtëruese ndaj gazetarëve”, thuhet në raportin e Reporterët pa Kufij.

Kategorizimin e vendeve ndaj lirisë së mediave, Reporterët pa Kufij e bëjnë në bazë të pesë indikatorëve, respektivisht atë politik, ekonomik, legjislativ, social dhe të sigurisë.

Nga vendet e rajonit më keq është e renditur Kosova, respektivisht në vendin e 99-të, e ndjekur nga Serbia në vendin e 96, pastaj Bosnja dhe Hercegovina 86, Shqipëria 80, ndërsa Bullgaria mban vendin e 70-të, transmeton KosovaPress.

Vendin e parë në listë, tanimë për nëntë vite me radhë e mban Norvegjia, e cila vlerësohet si vendi më i lirë në botë për gazetarët. Vendin e dytë e ka Estonia, e ndjekur nga Holanda, ndërsa më pas vijnë Suedia, Finlanda, Danimarka dhe Irlanda. Si vende më të mbyllura dhe të rrezikshme për gazetarët janë Afganistani, Irani, Siria, Kina, Korea e Veriut dhe Eritrea.

The post ​Reporterët pa Kufij: Maqedonia e Veriut shënoi regres për 6 vende appeared first on Euronews Albania.

Tragjedia me 62 viktima në Koçan, familjarët nisin marshimin në Shkup

29 April 2025 at 13:01

Këtë të martë familjarë të viktimave të tragjedisë së Koçanit kanë mbëjtur një marshim në nderim të të vdekurve.

Ky marshim ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe tërheqjen e vëmendjes për mangësitë dhe vonesat në reagimin e autoriteteve, duke kërkuar një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që mori jetën e disa qytetarëve.

Gazetarja Ferikan Iljazi  në një lidhje direkte nga Maqedonia e Veriut dha më tepër detaje rreth kësaj proteste që po zhvillohet atje.

“Që në orën 12 kanë nisur marshin e qetë familjarë të viktimave të Koçanit, por edhe qytetarë të tjerë të cilët kanë ardhur të shprehin mllefin e tyre ndaj tragjedisë. Ata kërkojnë përgjegjësi nga institucionet dhe ndalesa e tyre e parë është para Prokurorisë Publike, e cila po heton se çfarë e ka shkaktuar ngjarjen dhe kush kanë qenë personat që kanë lejuar shkeljet e rregullave duke sjellë si pasojë atë zjarr i cili mori 62 jetë”,-tha gazetarja.

Kujtojmë se një zjarr që shpërtheu në klubin e natës “Pulse”, në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 62 personave dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tragjedia me 62 viktima në Koçan, familjarët nisin marshimin në Shkup appeared first on Euronews Albania.

Tragjedia në Koçan/ Familjet e viktimave marshim proteste nesër në Shkup

28 April 2025 at 13:51

Familjet e viktimave nga tragjedia e Koçanit do të organizojnë një marsh proteste më 29 prill 2025, duke filluar në orën 12:05.

Marshi do të nisë para Prokurorisë në Shkup, do të kalojë përmes sheshit të qytetit dhe do të përfundojë para Kuvendit të Maqedonisë.

Qëllimi i protestës është të kërkojë drejtësi dhe tërheqjen e vëmendjes për vonesat dhe mangësitë në reagimin e autoriteteve.

Protestuesit kërkojnë një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që çoi në humbjen e jetëve të disa qytetarëve.

The post Tragjedia në Koçan/ Familjet e viktimave marshim proteste nesër në Shkup appeared first on Sot News | Lajme.

Fëmijët shqiptarë, 6 çmime në Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës në Maqedoninë e Veriut

24 April 2025 at 11:06

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë fitoi 6 çmime në Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës “Small Montmartre of Bitola 2025”.

QKKF u prezantua me 31 piktura dhe është vlerësuar me 3 çmimet “Golden Palette” dhe 3 dhe “Diploma Winners”.

Konkursi Ndërkombëtar i Pikturës “Small Montmartre of Bitola” zhvillohet prej 43 vjetësh në qytetin e Manastirit (Bitola) të Maqedonisë së Veriut.

Nxënësit shqiptarë kanë punuar me tema të ndryshme, në teknikat: akrilik, akuarel, lapustila, ngjyra druri, pastel dhe teknika mikse.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 23 maj, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga ekipi i saj, me mësuesen udhëheqëse Ruzmira Beqiraj Bejaj dhe 6 kampionet e vogla. /j.p/

The post Fëmijët shqiptarë, 6 çmime në Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës në Maqedoninë e Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedia e Koçanit, ndërron jetë dhe një person tjetër

By: user 5
17 April 2025 at 16:06

Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov nga Koçani, i lindur në vitin 2001.

Bëhet fjalë për një pacient i cili që nga dita e parë, sipas triazhimit fillestar të kryer nga ekipet mjekësore, është dërguar menjëherë për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd dhe ka qenë i intubuar dhe në gjendje kritike gjatë muajit të kaluar.

“Pacienti kishte djegie që përfshinin 27 për qind të trupit dhe lëndime serioze nga thithja e tymit. Në VMA është operuar më 4 prill dhe është vendosur në aparat ECMO, i cili oksigjenon gjakun përmes një makinerie për shkak të thithjes së tymit. Por, për shkak të seriozitetit të plagëve, gjatë shumicës së qëndrimit në spital ka qenë në gjendje të paqëndrueshme dhe me gjendje të rëndë të përgjithshme. Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për të gjithë të prekurit nga tragjedia në Koçani”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

The post Tragjedia e Koçanit, ndërron jetë dhe një person tjetër appeared first on Lapsi.al.

❌
❌