Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pedagogu për zjarrin në landfillin e Elbasanit: Mund të quhet “krim mjedisor shtetëror”

By: Oldi
9 July 2025 at 22:11

Pedagogu Romeo Hanxhari ka reaguar ashpër për zjarrin në vendgrumbullimin e Elbasanit, duke e quajtur situatën një “krim mjedisor shtetëror”. Ai tha se ajo zonë nuk është landfill i mirëfilltë, por një vend-hedhje pa standarde dhe kontroll. Sipas tij, përbërja e mbetjeve dhe mungesa e menaxhimit krijojnë kushte për shpërthime të metanit dhe ndotje të […]

The post Pedagogu për zjarrin në landfillin e Elbasanit: Mund të quhet “krim mjedisor shtetëror” appeared first on BoldNews.al.

PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit

9 July 2025 at 17:16

Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit – specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit. Sipas eurodeputetëve, Shqipëria […]

The post PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit appeared first on Reporter.al.

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

By: Oldi
7 July 2025 at 19:43

Nga Lutfi Dervishi 7 korrik 2025. Sot në Elbasan nuk ka tym, por ajri ende mban erën e asaj që ndodhi. Për gjashtë ditë me radhë, fusha e mbetjeve u dogj pa ndërprerje. Një mal me plehra, 20 mijë metra katrorë, 40 metra i lartë, ushqeu me helme mushkëritë e qytetit. Ndërsa tymi mbulonte qytetin, […]

The post Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja appeared first on BoldNews.al.

Spiropali bllokon debatin për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit

3 July 2025 at 12:21

Të hënën, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit është përfshirë nga flakët për të disatin vit radhazi, ndërsa administratori i kompanisë publike pretendoi se zjarri erdhi si pasojë e tejmbushjes dhe temperaturave të larta. Në nisje të seancës së fundit të legjislaturës, disa deputetë të Partisë Demokratike kërkuan që […]

The post Spiropali bllokon debatin për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit appeared first on Reporter.al.

Zjarri në Elbasan, Lapaj: Inceneratori duhet të garantonte cilësinë e mjedisit, shkaktoi ndotje masive

By: Ardit
2 July 2025 at 16:52

Pas më shumë se 24 orë, fusha e grumbullimit të mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit, është përfshirë nga flakët, duke krijuar ndotje masive në Elbasan dhe zonat përreth. Kreu i Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj, ka ngritur alarmin për ndotjen masive që ka shkaktuar zjarri në fushën e mbetjeve. Lapaj në një video në Facebook, deklaron […]

The post Zjarri në Elbasan, Lapaj: Inceneratori duhet të garantonte cilësinë e mjedisit, shkaktoi ndotje masive appeared first on BoldNews.al.

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër

1 July 2025 at 13:05

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, organizata mjedisore EcoAlbania së bashku me organiozatat ndërkombëtare EuroNatur dhe Riverwatch ngritën alarmin se Parku Kombëtar i lumit Vjosa rrezikon të kthehet në një “park letre” të mbrojtur thjesht me ligj, por jo në realitet. “Lumi Vjosa po përballet vazhdimisht me presione nga industritë nxjerrëse, zgjerimi i infrastrukturës dhe […]

The post Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër appeared first on Reporter.al.

Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë

27 June 2025 at 08:43

Prej më shumë se shtatë dekadash, jeta e qytetit të varfër të Bulqizës në verilindje të Shqipërisë është e lidhur ngushtësisht me kromin. Mbi 120 subjekte ose 22 për qind e të gjitha lejeve minerare të vendit e kanë përqendruar aktivitetin e tyre në minierën e Bulqizës – e cila është njëherazi punëdhënësja më e […]

The post Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë appeared first on Reporter.al.

Premtoi punësim si inspektor mjedisi në këmbim të parave, GJKKO dënon Dritan Lleshin

By: Besnik
24 June 2025 at 15:32

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 8 muaj burg Dritan Lleshin, i cili u shpall fajtor për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Ai i kishte premtuar një gruaje punësimin e djalit të saj si inspektor mjedisi, në këmbim të një shume monetare.

SPAK kërkoi dënimin e Lleshit me 1 vit burg, por për shkak të zhvillimit të procesit me gjykim të shkurtuar, ai përfitoi ulje të dënimit me 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 8 muaj burg.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Dritan Lleshi u deklarua fajtor për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal, në versionin përpara ndryshimeve të kryera me ligjin nr. 43/2021, datë 14.05.2021.

Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, trupi gjykues vendosi uljen e dënimit me 1/3 dhe caktoi masën përfundimtare të dënimit me 8 muaj burgim.

Njoftimi i plotë i SPAK

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale ndaj të pandehurit Dritan Lleshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 14.05.2021)”.

Gjykimi i kësaj çështjeje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Erjon Çela, me vendimin nr. 46, datë 24.06.2025, vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Lleshi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal, si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit do të fillojë të llogaritet nga dita e marrjes formë të prerë të vendimit dhe do të kryhet në një nga institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.

Në lidhje me provat materiale: aparati telefonik celular i markës “Samsung Galaxy J3 Eclipse”, me ngjyrë të zezë, me IMEI ****, t’i kthehet shtetasit A.N., konform nenit 190/1, germa “ç” të K.Pr.Penale.

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, në masën 40,060 (dyzet mijë e gjashtëdhjetë) lekë, të seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, i ngarkohen të pandehurit, në bazë të neneve 393/1 dhe 406/4 të K.Pr.Penale.

Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Premtoi punësim si inspektor mjedisi në këmbim të parave, GJKKO dënon Dritan Lleshin appeared first on Euronews Albania.

Dita Botërore e Mjedisit, OKB: Luftoni ndotjen nga plastika

By: Kult Plus
5 June 2025 at 09:00

Sot është Dita Botërore e Mjedisit dhe për 2025-ën, Kombet e Bashkuara kanë caktuar temën “Beat Plastic Pollution” (Lufto ndotjen nga plastika).

Dita Botërore e Mjedisit vë në pah provat shkencore mbi ndikimet e ndotjes plastike dhe nxit popullatën të refuzojë, të reduktojë, të ripërdorë, të riciklojë dhe të mendojë mirë përdorimin e plastikës për të ndërtuar një të ardhme më të pastër dhe më të qëndrueshme.

Në nivel global, vlerësohet se rreth 11 milion tonë mbetje plastike rrjedhin në ekosistemet ujore çdo vit. Më shumë se 800 specie detare dhe bregdetare janë prekur nga kjo ndotje përmes gëlltitjes, ngatërrimit dhe rreziqeve të tjera.

Mikroplastika në dete tani është më e madhe se yjet në galaktikën tonë.

Kostoja vjetore sociale dhe mjedisore e ndotjes plastike varion midis 300 miliardë dhe 600 miliardë dollarë amerikanë.

Më shumë se 400 milionë tonë plastikë prodhohen çdo vit në mbarë botën, gjysma e të cilave është projektuar për t’u përdorur vetëm një herë. Nga kjo, më pak se 10 % riciklohet.

Grimca të vogla plastike deri në 5 mm në diameter, arrijnë të depërtojnë në ushqim, ujë dhe ajër. Është vlerësuar se çdo person në planet konsumon më shumë se 50,000 grimca plastike në vit dhe shumë më tepër nëse merret parasysh thithja përmes ajrit.

Plastika e hedhur ose e djegur për një përdorim të vetëm dëmton shëndetin e njeriut dhe biodiversitetin dhe ndot çdo ekosistem nga majat e maleve deri në fundin e oqeanit. /atsh/ KultPlus.com

Farmer’s hands holding a small tree on nature background

Bashkia Kukës aksion të përditshëm për pastrimin e liqenit të Fierzës

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Ekipi i shërbimeve publike në bashkinë e Kukësit është angazhuar në një aksion të përditshëm për pastrimin e sipërfaqes së Liqenit të Fierzës.

Bashkia Kukës përmes një njoftimi, bën me dije se çdo ditë vijon puna intensive për pastrimin e sipërfaqes së Liqenit të Fierzës, ndërsa fokusi kryesor është largimi i mbeturinave plastike dhe mbrojtja e mjedisit tonë të përbashkët.

“Ky është një angazhim i përditshëm që synon një liqen më të pastër, natyrë më të shëndetshme dhe një Kukës më të pastër për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e bashkisë së Kukësit.

Nga aksioni i bashkisë së Kukësit për pastrimin e Liqenit të Fierzës
1 nga 10

/a.f/

The post Bashkia Kukës aksion të përditshëm për pastrimin e liqenit të Fierzës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mjedisorët ngrejnë alarmin për nivelin e vrasjes së shpendëve migrues

15 May 2025 at 13:13

Fondacioni gjerman, Euronatur, ka publikuar gjetjet e raportit “The Killing 3.0” lidhur me premtimet e vendeve të Mesdheut, Afrikës dhe Lindjes së Mesme për të përgjysmuar shkallën e vrasjes së shpendëve deri në vitin 2030. Për të parandaluar pasojat alarmante të humbjes së shpendëve migrues, rreth 46 shtete ndërmorën në Romë një plan strategjik të […]

The post Mjedisorët ngrejnë alarmin për nivelin e vrasjes së shpendëve migrues appeared first on Reporter.al.

BB, trajnim mbi modelimin dhe hartimin e taksave mjedisore

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Ditët e fundit, Banka Botërore me mbështetjen e Fondit të Besimit për Qeverisjen Fiskale në Ballkanin Perëndimor dhe me financim nga Bashkimi Evropian organizoi një trajnim praktik mbi Modelimin dhe Hartimin e Taksave Mjedisore, me qëllim nxitjen e një Reforme Fiskale të Zgjuar ndaj Klimës në Shqipëri.

Trajnimi bashkoi ekspertë nga Ministria e Financave, Doganat dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të cilët përdorën mjetet e vlerësimit të politikave klimatike (CPAT) për të simuluar skenarë të ndryshëm të taksave mbi lëndët djegëse fosile dhe për të analizuar ndikimet e tyre në të ardhura, mjedis dhe barazinë sociale.

Rezultatet e këtij trajnimi synojnë të arrijnë, një bazë më e fortë për politika fiskale të bazuara në prova dhe të ndjeshme ndaj klimës, në mbështetje të drejtpërdrejtë të zbatimit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave të Shqipërisë 2024–2027, duke hapur rrugën për një të ardhme më të gjelbër dhe më të drejtë. /j.p/

1 nga 3

The post BB, trajnim mbi modelimin dhe hartimin e taksave mjedisore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktivistët shqiptarë nderohen me çmimin ‘Goldman’ për mbrojtjen e Vjosës

21 April 2025 at 19:37

Beteja 10-vjeçare e dy aktivistëve shqiptarë për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve, deri në shpalljen e tij nga qeveria shqiptare si Park Kombëtar, është vlerësuar me çmimin ‘Goldman’ për vitin 2025 – i njohur gjithashtu si Nobeli i mjedisit. Shpallja e Vjosës park kombëtar siguroi mbrojtjen e 270 kilometrave të lumit, i […]

The post Aktivistët shqiptarë nderohen me çmimin ‘Goldman’ për mbrojtjen e Vjosës appeared first on Reporter.al.

Mynihu tërhiqet prej projektit të Aeroportit të Vlorës

9 April 2025 at 17:30

Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, fondacioni gjerman në mbrojtje të natyrës, Euronatur, përçoi vendimin e Komitetit Ekonomik të qytetit të Mynihut për t’u tërhequr nga roli në projektin e Aeroportit të Vlorës, ku ishte përfshirë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Mynihut (MAI), e cila kishte një rol këshillues. “Mynihu po i jep fund përfshirjes së tij […]

The post Mynihu tërhiqet prej projektit të Aeroportit të Vlorës appeared first on Reporter.al.

Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale

3 April 2025 at 07:11

Në një mëngjes me diell më 20 mars, zhurma e ujit që buron dhe rrjedh përmes gjelbërimit është e vetmja muzikë që dëgjon në sheshin buzë burimit të Izvorit në fshatin piktoresk të Tragjasit në Vlorë. Dy-tre familje po pinë kafen e mëngjesit. Të rriturit bisedojnë ulur, ndërsa fëmijët vrapojnë pas ndonjë rose. Burimet që […]

The post Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale appeared first on Reporter.al.

Korçë, projekt për një qasje efikase në administrimin e zjarreve nё peizazhet natyrore

1 April 2025 at 11:34

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Një takim prezantues i projektit rajonal lidhur me Administrimin e Zjarreve nё Peizazhet Natyrore nё Ballkanin Perёndimor u zhvillua në Tiranë. Projekti financohet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

I pranishëm ishte edhe prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, i cili u shpreh se, projekti është një mundësi e shkëlqyer për të mbështetur aktorët e përfshirë dhe kontribuar në përmirësimin e praktikave dhe qasjeve efikase reaguese, si dhe mbrojtjen e mjedisit, duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe atë ndërkombëtar.

Projekti synon të kontribuojë në përmirësimin e administrimit të zjarreve dhe mbrojtjen e peizazheve natyrore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë në Shqipëri.

1 nga 5

/r.e//a.f/

The post Korçë, projekt për një qasje efikase në administrimin e zjarreve nё peizazhet natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mjedisorët ngrenë kambana alarmi për integritetin e Parkut Kombëtar të Vjosës

17 March 2025 at 15:48

Organizata mjedisore EcoAlbania ka publikuar një raport që evidenton kërcënimin e integritetit të lumit Vjosa prej aktiviteteve industriale dhe ekonomike të kompanive që shtrihen brenda territorit të Parkut Kombëtar dhe degëve të tij. “Gjetjet e këtij raporti janë një kambanë alarmi për mbrojtjen e integritetit ekologjik të Parkut Kombëtar të lumit të egër Vjosa,” u shpreh drejtori […]

The post Mjedisorët ngrenë kambana alarmi për integritetin e Parkut Kombëtar të Vjosës appeared first on Reporter.al.

69.8 % e zviceranëve votojnë kundër Iniciativës së përgjegjësisë mjedisore

By: Mirgen
9 February 2025 at 22:06

Përmasat e “jo”-së në kantonet Neuchâtel, Gjenevë, Vaud dhe Jura ishin më të vogla se në Zvicrën gjermanishtfolëse dhe Ticino Nisma e përgjegjësisë mjedisore, e iniciuar nga Të Gjelbrit e Rinj ka pësuar një humbje të rëndë në kutitë e votimit, në referndumin e sotëm. 69% të qytetarëve kanë votuar kundër saj. Me 70 për […]

The post 69.8 % e zviceranëve votojnë kundër Iniciativës së përgjegjësisë mjedisore appeared first on BoldNews.al.

Ndotja kërcënon Drinin dhe degët e tij në tre shtete të Ballkanit

By: BIRN
6 February 2025 at 12:33

Shkruar nga Fisnik Xhelili, Erblin Vukaj, Milic Petrovic dhe Jelena Petkovic Radivoje Krasic u rrit në brigjet e Drinit të Bardhë, lumit më të gjatë të Kosovës. “Ne mësuam të notonim këtu kur ishim të vegjël dhe kalonim orë të tëra pranë lumit, duke ruajtur bagëtitë”, tha Krasic, një peshkatar nga qyteti Gorazhdevc në Kosovë. “Uji ishte […]

The post Ndotja kërcënon Drinin dhe degët e tij në tre shtete të Ballkanit appeared first on Reporter.al.

❌
❌