Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

EMRI/ Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Dhërmi, duke luajtur volejboll

15 July 2025 at 19:48

Në foton e mësipërme është 20-vjeçari Anid Hoxha nga Rahoveci i Kosovës, i cili humbi jetën ditën e djeshme duke luajtur volejboll në Dhërmi. I riu kishte ardhur me shoqërinë për psuhime në Shqipëri, teksa sipas Policisë, dyshohet se ai humbi jetën për shkaqe natyrale. “Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, […]

The post EMRI/ Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Dhërmi, duke luajtur volejboll appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Dhërmi/ Ishte duke luajtur volejboll, humb jetën 20-vjeçari

By: V K
15 July 2025 at 13:29

Një 20-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë gjatë pushimeve, në Shqipëri. Anid Hoxha nga Rahoveci ka humbur jetën teksa ka qenë duke luajtur volejboll me shoqërinë e tij në bregdetin e Dhërmiut.

Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij. Autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Tragjedi në Dhërmi/ Ishte duke luajtur volejboll, humb jetën 20-vjeçari appeared first on Albeu.com.

“Wanderlust in Albania 2” promovon trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të jugut

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ I shtrirë buzë detit Jon dhe shpateve të maleve, Dhërmiu ofron  po ashtu edhe trashëgiminë historike dhe kulturore me objektet e shumta monument kulture.

Në vijim të promovimit të potencialeve turistike të vendit, “Wanderlust in Albania 2” përcolli fotografinë me titull “Chapel”, realizuar nga Harry Waite nga Mbretëria e Bashkuar.

E shkrepur në perëndim të diellit, kjo vepër paraqet një nga kishat karakteristike të fshatit të vjetër të Dhërmiut.

Fotografia ishte pjesëmarrëse në kategorinë Arkitekturë të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Video “Reels”, duke ofruar një vështrim artistik mbi trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të jugut të Shqipërisë.

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” u rikthye për të dytin vit, pas suksesit të edicionit të parë, duke zbuluar bukuritë e Shqipërisë përmes syve të vetë udhëtarëve dhe vizitorëve me fotografi dhe video reels që ata kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri.

/m.m//a.f//r.e/

The post “Wanderlust in Albania 2” promovon trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të jugut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhërmi – Ndoti ujin dhe shkeli perimetrin e sigurisë, 100 mijë lekë gjobë dhe procedim penal për drejtuesin e skafit

TIRANË 13 korrik /ATSH/  Policia Kufitare e Dhërmiut, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhyri menjëherë pas një denoncimi për hedhje mbeturinash në det dhe shkelje të perimetrit të sigurisë ujore nga një mjet lundrues, pranë plazhit të Dhërmiut.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë bënë të mundur ndëshkimin e subjektit tregtar që kishte në pronësi skafin, me masë administrative prej 100 000 lekësh, për shkelje të nenit 24/c të ligjit nr. 43/2020, që ndalon zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara.

Gjithashtu, ndaj drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit G. I., 25 vjeç, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndotja e ujërave”, pasi gjatë pastrimit të skafit kishte hedhur mbeturina në det.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të perimetrit të sigurisë ujore dhe të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/a.f/

The post Dhërmi – Ndoti ujin dhe shkeli perimetrin e sigurisë, 100 mijë lekë gjobë dhe procedim penal për drejtuesin e skafit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton! Zbardhet projekti i Julian Morinës

By: Ela
21 June 2025 at 23:40

Pushteti qendror por edhe ai lokal janë përqendruar në zonën e Dhërmiut, ku fillimisht kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, pezulloi nga detyra punonjësit e IMT-së me arsyen se kishin lejuar ndërtime pa leje. I gjithë sektori u shkri, ndërkohë që në zonë shkuan mjetet e rënda të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, […]

The post IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton! Zbardhet projekti i Julian Morinës appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Dhërmi/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë

By: M C
15 June 2025 at 16:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë. Mësohet se një turist gjerman është goditur nga helika e një skafi. Ngjarja ka ndodhur teksa një 27-vjeçar me iniciale K.V duke drejtuar një mjet lundrues gomone ka dëmtuar turistin gjerman.

Menjëherë pas incidentit në vendngjarje është thirrur me urgjencë një helikopter për transportin e të plagosurit drejt spitalit. Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit, ndërsa priten detaje të reja nga autoritetet për gjendjen shëndetësore të turistit gjerman.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.

Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje.

Vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

The post E rëndë në Dhërmi/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë appeared first on Albeu.com.

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

By: Ardit
9 June 2025 at 14:12

Dy angelzë janë arrestuar nga Policia në Dhërmi, akuzohen për shitjen e drogave të forta në zonat bregdetare të qarkut. Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e tyre dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, në përdorim të tyre, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 52 doza me lëndë narkotike të […]

The post Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi appeared first on BoldNews.al.

Shpërndanin ekstazi e ketaminë në plazhet e Dhërmiut, arrestohen shtetasit anglezë

By: fra nc
9 June 2025 at 13:56

Policia e Vlorës ka finalizuar një operacion antidrogë në Dhërmi, ku janë arrestuar dy shtetas anglezë të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike në zonat turistike bregdetare të qarkut.

Gjatë kontrollit, forcat e rendit sekuestruan sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, përfshirë MDMA, ketaminë dhe kokrra ekstazi, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shisnin dozat e lëndëve narkotike në ambientet e argëtimit përgjatë vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Cocktail”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj, lindur dhe banues në Londër, J. B., 34 vjeç, dhe J. C., 33 vjeç, të cilët qëndronin të akomoduar në fshatin Dhërmi. Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e tyre dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, në përdorim të tyre, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 52 doza me lëndë narkotike të llojit MDMA, 51 doza me lëndë narkotike të llojit Ketaminë, 120 kokrra Ekstazi, një shumë prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh si dhe 4 aparate celularë”, thuhet në  njoftimin e policisë.

The post Shpërndanin ekstazi e ketaminë në plazhet e Dhërmiut, arrestohen shtetasit anglezë appeared first on Euronews Albania.

Mbeti i bllokuar në zonën e plazhit në Himarë, Policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

By: Rovena
8 June 2025 at 12:38

Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit.

Ditën e djeshme, Salla Operative mori njoftim se një shtetas amerikan kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur pranë plazhit të Akuariumit, për shkak të dëmtimeve në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me ato të Policisë Kufitare Dhërmi, organizuan ndërhyrjen. Shtetasi u lokalizua dhe u nxor nga zona ku ishte bllokuar, me mjet lundrues gomone, dhe më pas u transportua në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Turisti falënderoi shërbimet e policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar./abcnews.al

Nuk e pagoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Dhërmi

By: Oldi
7 June 2025 at 11:02

Nuk e likuidoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Himarë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin turistik të Dhërmiut ditën e djeshme, pas një konflikti mes pronarit të ndërtesës në zonën bregdetare dhe një 35-vjeçari që pretendonte se nuk i ishte shlyer detyrimi financiar për punën që kishte bërë. Policia vendore njoftoi […]

The post Nuk e pagoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Dhërmi appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 19-vjeçari/ Sekuestrohen 64 doza, shiste kanabis në lokalet e natës në Dhërmi

4 June 2025 at 12:10

Gjatë kontrollit personal dhe në banesën ku ky shtetas qëndronte në Dhërmi, Policia i gjeti dhe sekuestroi 64 doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat ky shtetas i shiste kryesisht në lokalet e natës.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, pas marrjes së informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizuan kontrolle në fshatin Dhërmi, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit 19 vjeçar, banues në Lushnjë.

The post Arrestohet 19-vjeçari/ Sekuestrohen 64 doza, shiste kanabis në lokalet e natës në Dhërmi appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërndante drogë në Dhërmi, arrestohet 19-vjeçari nga Lushnja

By: Oldi
4 June 2025 at 12:09

Policia ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar i cili shiste drogë në lokalet e natës në Dhërmi. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit personal dhe në banesën ku ky shtetas qëndronte në Dhërmi, Policia i gjeti dhe sekuestroi 64 doza me lëndë narkotike kanabis. “Falë inteligjencës policore, kapet në flagrancë një 19-vjeçar që […]

The post Shpërndante drogë në Dhërmi, arrestohet 19-vjeçari nga Lushnja appeared first on BoldNews.al.

Policia shpëton dy turistët kanadezë/ Humbën në ‘Gjirin e Gramës’…

18 May 2025 at 10:24

Kishin humbur rrugën në Karaburun, Policia Kufitare Dhërmi iu vjen në ndihmë 2 turistëve kanadezë. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, salla operative e DVKM Vlorë është njoftuar se dy shtetas kanadezë, të ndarë nga grupi i tyre gjatë një ecjeje në zonën e Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk dinin të ktheheshin.

Pas mbërritjes, efektivët e Policisë vijuan kërkimet në këmbë, në terrenin e vështirë malor dhe në kushte të errësirës, duke bërë të mundur, rreth orës 24:00, lokalizimin dhe gjetjen e dy turistëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Vlorës mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve, në çdo cep të territorit. Turistët u shoqëruan në Gjirin e Gramës dhe iu bashkuan grupit të tyre, ndërsa falënderuan shërbimet e Policisë së Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

 

The post Policia shpëton dy turistët kanadezë/ Humbën në ‘Gjirin e Gramës’… appeared first on Sot News | Lajme.

Stavro Mëhilli, roja që u bë pronar i Gjilekut vetëm për 9 ditë

22 April 2025 at 17:34

Si u regjistrua toka në emër të punonjësit së ndërmarjes së ujësjellësit së Bashkisë Himarë për të kaluar më pas tek bashkëshorti i ish-ministres së qeverisë Rama që u shpall investitor strategjik. Në sipërfaqen prej 5512 m2, në kodrinën buzë detit jonë, në zonën e quajtur Gjilekë nuk ka asnjë shenjë dalluese që tregon se […]

The post Stavro Mëhilli, roja që u bë pronar i Gjilekut vetëm për 9 ditë appeared first on BoldNews.al.

Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale

3 April 2025 at 07:11

Në një mëngjes me diell më 20 mars, zhurma e ujit që buron dhe rrjedh përmes gjelbërimit është e vetmja muzikë që dëgjon në sheshin buzë burimit të Izvorit në fshatin piktoresk të Tragjasit në Vlorë. Dy-tre familje po pinë kafen e mëngjesit. Të rriturit bisedojnë ulur, ndërsa fëmijët vrapojnë pas ndonjë rose. Burimet që […]

The post Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale appeared first on Reporter.al.

Manastiri i Shën Mërisë në Dhërmi, dëshmi e trashëgimisë së pasur shpirtërore dhe arkitekturore

28 March 2025 at 07:45

TIRANË, 28 mars/ATSH/ Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Dhërmi ruan vlera të çmuara të artit bizantin dhe pasbizantin, me piktura murale të realizuara në disa faza, nga shek. XII-XIII deri në shek. XVIII.

Në kuadër të punës së IKTK-së, për mbrojtjen dhe restaurimin e veprave të artit në të gjithë territorin, specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore zhvilluan një ekspeditë dokumentuese për hartimin e një projekti konservimi dhe restaurimi të pikturës murale.

Manastiri i Shën Mërisë, i vendosur në fshatin bregdetar të Dhërmiut ka një kishë te mrekullueshme ortodokse që qëndron si një dëshmi e trashëgimisë së pasur shpirtërore dhe arkitekturore të rajonit. Kjo strehë e qetë është e mbështjellë nga peizazhet mahnitëse të Rivierës, ku malet e thyer takohen me dallgët e kaltra të detit Jon.

Pas hyrjes, vizitorët shpesh befasohen nga atmosfera e qetë që përshkon kishën. Drita e butë që filtron nëpër dritaret me njolla shton ambientin eterik, duke e bërë atë një vend ideal për reflektim dhe qetësi. Brendësia krenohet me ikonografi të bukur fetare, e cila shfaq talentin artistik të artizanëve vendas që kanë kontribuar në ruajtjen e saj.

Peizazhi përreth është po aq magjepsës, me pamje panoramike që ofrojnë një sfond mahnitës për fotografimin dhe soditjen.

Manastiri i Shën Mërisë është një destinacion që ofron si pasurim kulturor ashtu edhe bukuri natyrore. Ai shërben si një kujtesë e traditave të pasura ortodokse të Shqipërisë, ndërsa ofron një mundësi unike për turistët që të lidhen me hijeshinë e qetë të kësaj zone të bukur.

/a.f/

The post Manastiri i Shën Mërisë në Dhërmi, dëshmi e trashëgimisë së pasur shpirtërore dhe arkitekturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ujësjellësi në Tragjas: Fushatë dezinformimi online kundër banorëve protestues

20 March 2025 at 08:03

Më 20 shkurt, një faqe në Instagram e titulluar “Ujësjellësi Tragjas/Himarë” nisi të shpërndajë materiale propagandistike për projektin kontrovers të ujësjellësit në lumin Izvor si dhe një fushatë dezinformimi duke targetuar banorët e zonës së Tragjasit që po protestojnë kundër këtij projekti. Faqja në Instagram ka publikuar 33 video të shkurtra, ka deri tani 909 […]

The post Ujësjellësi në Tragjas: Fushatë dezinformimi online kundër banorëve protestues appeared first on Reporter.al.

Rama, banorëve të Tragjasit: Uji është i Shqipërisë, jo i një komuniteti! Mos bllokoni projektin

6 March 2025 at 09:19

Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy më sy” në rrjetet sociale, u është përgjigjur banorëve të Tragjasit, të cilët kundërshtojnë me forcë marrjen e ujit të lumit Izvor, pasi thonë se projekti që u shërben resorteve luksoze në bregdetin e Himarës, nën petkun e investimeve strategjike, i lë ata pa ujë dhe i detyron të shpërngulen. […]

The post Rama, banorëve të Tragjasit: Uji është i Shqipërisë, jo i një komuniteti! Mos bllokoni projektin appeared first on BoldNews.al.

Faqja e njohur turistike: Dhërmiu – parajsa e rivierës së fshehur të Shqipërisë me diell, det dhe qetësi

TIRANË, 4 mars /ATSH/ – Çdo vit, miliona udhëtarë nga e gjithë bota ndihmojnë në formimin e listës përfundimtare të Destinacioneve më të Mira në Evropë (Best Destinations in Europe), dhe 2025 nuk bën përjashtim. Kjo renditje prestigjioze pasqyron votat e mbi 1,2 milionë udhëtarëve nga 158 vende duke nxjerrë në pah vendet më tërheqëse për përvojat e paharrueshme të udhëtimeve turistike evropiane, shkruan faqja e njohur e turizmit https://www.europeanbestdestinations.com/.

”Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për pushimet më të mira të qyteteve në Evropë, arratisjet më të qeta në natyrë ose destinacionet kryesore të pushimeve me diell, kjo listë ka diçka për çdo udhëtar. Nga qendrat ikonë kulturore deri te xhevahiret e fshehura, këto destinacione ofrojnë përzierjen perfekte të historisë, kulturës, gastronomisë dhe bukurisë natyrore”, shkruan kjo faqe, që zgjedh Dhërmiun mes 20 vendeve më të kërkuara turistike.

Dhërmiu

Ikni në bukurinë e paprekur të Dhërmiut, në Shqipëri, një thesar i fshehur në Rivierën Shqiptare ku ju presin ujërat e kaltra, plazhet mahnitëse dhe hijeshia mesdhetare.

Relaksohuni në brigjet idilike si Dhërmiu dhe Plazhin e Dhrimadhes, perfekt për not ose paddleboarding.

Shëtisni fshatin në kodër me shtëpitë e tij tradicionale prej guri, pamjet mahnitëse të detit dhe kishat historike.

Shijoni ushqime të freskëta deti, vaj ulliri vendas dhe shijet shqiptare në tavernat buzë detit dhe relaksohuni me bare plazhi elegant ose festivale verore me DJ ndërkombëtarë.

Me atmosferën e tij të qetë dhe shkëlqimin natyror, Dhërmiu është arratisja juaj perfekte mesdhetare, përfundon faqja e njohur turistike./  a.jor.

https://www.europeanbestdestinations.com/european-best-destinations-2025/

The post Faqja e njohur turistike: Dhërmiu – parajsa e rivierës së fshehur të Shqipërisë me diell, det dhe qetësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Po iu merret uji për t’ua çuar “strategjikëve” në Dhërmi, banorët e Tragjasit dalin në protestë

5 February 2025 at 14:38

Banorët e fshatit Tragjas në Vlorë kanë dalë këtë të mërkurë në protestë, ku kundërshtojnë projektin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve marrjemn e burimeve të ujit të fshatit për të furnizuar resortet në bregdetin e Dhërmiut. Punimet për këtë projekt filluan disa ditë më parë, por komunitetit nuk i është dhënë asnjë informacion. Madje nuk ka […]

The post Po iu merret uji për t’ua çuar “strategjikëve” në Dhërmi, banorët e Tragjasit dalin në protestë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌