Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

IKMT prish 41 objekte të paligjshme në Kepin e Rodonit

28 August 2025 at 14:57

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon aksionin për shembjen e objekteve pa leje në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës.

Gjatë ditës së sotme janë prishur 19 ndërtime të paligjshme, duke çuar në 41 objekte të shembura.

IKMT njofton se puna në terren po vazhdon në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për pastrimin e plotë të territorit dhe mbrojtjen e vijës bregdetare.

Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë gjithë vijës bregdetare po vijon me synimin e rikthimit të hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.

IKMT shpreh angazhimin për të vepruar me transparencë, duke siguruar që hapësirat publike t’u rikthehen qytetarëve.

/m.m/j.p/

The post IKMT prish 41 objekte të paligjshme në Kepin e Rodonit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

IKMT vijon prishjen e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit

27 August 2025 at 15:27

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare të Kepit të Rodonit, në Durrës.

Në aksionin e nisur prej disa ditësh, IKMT ka shembur disa objekte të paligjshme duke vijuar aksionin për pastrimin nga ndërtimet pa leje të zonës së mbrojtur.

Në fillim të këtij aksioni në zonën e Kepit të Rodonit ishin evidentuar 66 ndërtime pa leje, ndërkohë që puna në terren po vazhdon.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë gjithë vijës bregdetare, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.

IKMT shpreh angazhimin për të vepruar me transparencë, duke siguruar që hapësirat publike t’u rikthehen qytetarëve./m.m/j.p/

The post IKMT vijon prishjen e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ IKMT “zbarkon” në Dhërmi, në fokus shembja e një objekti që kishte dalë nga leja e ndërtimit

By: Rovena
27 August 2025 at 10:17

IKMT ka “zbarkuar” mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Drimadhës në Dhërmi. Në fokus të këtij aksioni është shembja e një objekti me konstruksion metalik.

Objekti sipas IKMT ka dale jashtë lejes së ndërtimit . Shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT dhe jo me shpërthim.

Aksioni i IKMT vijon prej disa ditësh ndërsa në fokus shembja e objekteve që nuk janë klasifikuar nga legalizimi ose nuk kane leje ndërtimi./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

By: Elva
26 August 2025 at 15:57

Një aksion prishjeje në Kepin e Rodonit, i publikuar si rutinë nga kryeministri Edi Rama dy ditë më parë, mbart një histori tepër të dyshimtë, me implikime të shumta të zyrtarëve të lartë shtetërore. Në gjithë këtë histori janë të përfshirë individë me precedentë penalë, që bashkëpunojnë me zyrtarë nga pushteti lokal apo edhe ai […]

The post Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako! appeared first on BoldNews.al.

IKMT nis prishjen e 66 objekteve pa leje në Kepin e Rodonit

25 August 2025 at 12:08

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë zonave bregdetare dhe atyre të mbrojtura.

Aktualisht IKMT ka nisur shembjen e objekteve të paligjshme në Kepin e Rodonit, njësia Administrative Ishëm, Bashkia Durrës.

Përmes një njoftimi për shtyp, IKMT bëri të ditur se “deri më tani janë evidentuar 66 ndërtime pa leje, ndërkohë që puna në terren po vazhdon”.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.

IKMT shpreh angazhimin për të vepruar me transparencë, duke siguruar që hapësirat publike t’u rikthehen qytetarëve.

/m.m/j.p/

 

The post IKMT nis prishjen e 66 objekteve pa leje në Kepin e Rodonit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Droga si meritë biografike”/ Denoncimi: Rama emëron kriminelin Ergys Hoxha në krye të IKMT

By: Ela
24 August 2025 at 13:09

Kredemokarti Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili zbulon se Edi Rama ka emëruar në fshehtësi, në krye të IKMT-së, Ergys Hoxhën i cili njihet ndryshe si “Gysi i drogës”. “Kush është ky kriminel që sa herë që Rama do të shtypi popullin dhe t’ju rrënojë pasuritë, emërohet në detyrë nga […]

The post “Droga si meritë biografike”/ Denoncimi: Rama emëron kriminelin Ergys Hoxha në krye të IKMT appeared first on BoldNews.al.

IKMT nis prishjen e 27 objekteve në Vlorë

22 August 2025 at 15:45

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar, Vlorë”.

IKMT bën të ditur se, në kuadër të këtij projekti, është planifikuar prishja e 27 objekteve 1–2 katëshe.

IKMT thekson se, poseduesit janë trajtuar me procedurën e shpronësimit për interes publik.

/gj.m//a.f/

The post IKMT nis prishjen e 27 objekteve në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlorë, IKMT nis prishjen e 27 objekteve

By: redi
22 August 2025 at 15:57

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar, Vlorë”. IKMT bën të ditur se në kuadër të këtij projekti, është planifikuar prishja e 27 objekteve 1-2 katëshe. Po ashtu IKMT thekson se poseduesit janë trajtuar me procedurën e shpronësimit për interes publik.

Source

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

By: Ardit
17 August 2025 at 15:22

Nga Arben Llangozi Toka e Xanun” e Edi Ramës/Vila pa leje në Ksamil, korrupsion i mbrojtur nga policia dhe IMT Kryeministri Edi Rama ka prezantuar me bujë programin e tij të quajtur “Toka e Xanun”, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj drejtuesve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) që kanë lejuar ndërtime pa leje. […]

The post Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës (EMRI)

By: V K
17 August 2025 at 15:42

Nga; Arben Llangozi

Toka e Xanun” e Edi Ramës/Vila pa leje në Ksamil, korrupsion i mbrojtur nga policia dhe IMT

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar me bujë programin e tij të quajtur “Toka e Xanun”, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj drejtuesve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) që kanë lejuar ndërtime pa leje.

Por rasti që po ju paraqesim tregon se ky program mbetet vetëm retorikë, pasi realiteti në terren dëshmon një tjetër histori, ndërtime të paligjshme në bregdetin e Ksamilit, të mbrojtura dhe të favorizuara nga vetë strukturat shtetërore por edhe nga vet kryeministri.

Në zonën e njohur si Kep Merli, aty ku është ngritur edhe vila e shumëpërfolur pa leje që i atribuohet familjes së këngëtares Dua Lipa, janë ndërtuar disa vila të tjera pa leje. Ndertuesi i tyre është Agim Shëndiela, i cili akuzohet se ka zaptuar pasuri publike dhe e ka kthyer në biznes privat në shkelje flagrante të ligjit me tokën publike.

Video që po ju prezantojmë është realizuar në vitin 2023 dhe tregon objektin gjatë fazës së ndërtimit, i cili ka përfunduar në vitin 2024, pra akoma kishte kohë për ndërhyrje dhe ndëshkim të paligjshmërisë. Pra ne vitin 2023 dhe 2024 jane ndertuar vila te tera pa leje, policia dhe imt e kane bekuar.

Ndërkohë, në fotot e shfaqura me rreth të kuq duken qartë parcela të tjera ndërtimore ku aktualisht janë bërë gërrmime për ndërtim pa leje, duke treguar se shkeljet vazhdojnë edhe pas ndërtimeve të para.

Këto vila janë ngritur hapur dhe në sy të të gjithëve, në një zonë turistike me interes të lartë, por çuditërisht pa asnjë ndërhyrje të institucioneve që duhej të mbronin territorin. Në këtë kompleks pushon edhe vet Edi Rama.

Përgjegjësit kryesorë të lejes faktike për këto ndërtime janë drejtues të njohur të institucioneve vendore. Nasip Hoxha, ish-drejtues i IMT-së, është përfshirë në disa afera korruptive të denoncuara ndër vite dhe konsiderohet si njeriu që ka mbyllur sytë për ndërtimet pa leje në Ksamil dhe ka lejuar ditën me diell ndërtimin.

Nga ana tjetër, Policia e Sarandës, në kohën kur shef komisariati ishte Geraldo Toska dhe shef krimesh Sentiliano Ndreu, jo vetëm që nuk ndërhyri për të ndalur ndërtimet, por dyshohet se ka qenë pjesë e marrëveshjes së korruptuar që i lejoi ato.

Burime lokale flasin për një pakt korruptiv mes ndërtuesit Shëndiela dhe drejtuesve të policisë, ku nëpërmjet ryshfeteve dhe ndikimit politik, ndërtimet pa leje u bënë realitet pa asnjë pengesë.

Megjithëse për këta tre emra, Nasip Hoxha, Geraldo Toska dhe Sentiliano Ndreu, është hapur procedim penal në Prokurorinë e Sarandës, dosjet e tyre kanë mbetur në sirtar. Denoncuesit thonë se kjo ndodhi për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të partisë në pushtet, e cila ka mbrojtur funksionarët e vet dhe klientët e tyre të ndërtimit.

Kjo tregon edhe një herë se sistemi i drejtësisë nuk vepron mbi bazën e ligjit, por në bazë të lidhjeve politike dhe interesave ekonomike.

Edi Rama flet për “Toka e Xanun” dhe premton ndëshkime ndaj atyre që kanë lejuar ndërtimet pa leje. Por faktet në Ksamil e Sarandë tregojnë se ndërtime të paligjshme janë bërë me bekimin e administratës shtetërore, me mbrojtjen e policisë dhe me heshtjen e drejtësisë.

Nëse kryeministri kërkon vërtet të tregojë se nuk toleron shkatërrimin e bregdetit dhe zaptimin e pronës publike, ai duhet të nisë nga këto raste konkrete, vilat e Kep Merlit, ndërtimet e Agim Shëndielës dhe përgjegjësia penale e Nasip Hoxhës, Geraldo Toskës dhe Sentiliano Ndreut.

Pa hetim të këtyre aferave, çdo program i qeverisë mbetet thjesht propagandë, ndërsa realiteti i bregdetit shqiptar do të jetë gjithmonë një histori korrupsioni, zaptimesh dhe pasurimi të paligjshëm në kurriz të interesit publik.

Ndërtuesi Agim Shëndiela, i cili ka ngritur vila pa leje në Kep Merli duke zaptuar pasuri publike, nuk është hetuar asnjëherë nga organet e drejtësisë, pasi ka qenë i mbrojtur nga policia e Sarandës dhe drejtuesit e përfshirë në aferë, duke treguar se ligji vepron vetëm ndaj qytetarëve të thjeshtë, ndërsa klientela e pushtetit mbetet e paprekur.

Shpresojmë që strukturat e reja të IMT-së dhe policia aktuale të mos ndjekin gjurmët e korrupsionit të paraardhësve të tyre, por të veprojnë me integritet dhe të marrin masat e duhura ndaj ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të pasurisë publike.

Me këtë veprim, Agim Shëndiela padyshim duhet të arrestohet, pasi ka kryer vepra të përsëritura dhe të rënda kundër mjedisit, duke zaptuar tokë publike dhe duke ndërtuar vila pa leje në zonë turistike.

The post Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Gazetarët solidarizohen kundër bllokimit të “News24”

11 August 2025 at 14:14

Dhjetëra gazetarë, aktivistë dhe përfaqësues të opozitës protestuan sot para radiotelevizionit “News24” për mbylljen e sinjalit të transmetimit që iu bë nga policia asaj dhe mediave të tjera të lidhura me të. Prej 9 gushtit mjediset e këtij grupi mediatik nuk qasen dot nga rreth 230 punonjës pasi qeveria ia ka kaluar ndërtesën një kompanie shtetërore të prodhimit të armëve.

“Demokracia vdes në errësirë” ishte thirrja e Asociacionit  të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) për protestën që u mbajt sot përpara godinës së “News24”. Kreu i AGSH, Isa Myzyraj, kërkoi ndalimin e veprimeve nga ana e IKMT-së, Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera të përfshira, duke paralajmëruar se “sot është News24, nesër mund të jetë çdo media tjetër”.

Drejtoresha e përgjithshme e News24, Anila Jole, u shpreh e tronditur nga ndërprerja e sinjalit, duke e quajtur ngjarjen jo vetëm goditje profesionale, por edhe personale.

“Konfliktet civile zgjidhen në gjykata, jo duke fikur ekranin e një televizioni. Liria e medias është themeli i demokracisë”, tha ajo, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe kolegëve gazetarë të mos lejojnë shuarjen e zërit të lirë.

Konteksti dhe dinamika e zhvillimit të çështjes

Radiotelevizioni “News24” dhe mediat e tjera të lidhura me të si “Gazeta Shqiptare” apo “BalkanWeb”, zotërohen nga “Focus Media Group”, e themeluar nga një ortakëri sipërmarrësish italian në vitin 2002.

Prej vitit 2003 “Focus Media Group” u vendos si qiramarrëse në mjediset e ish-Uzinës së Pjesëve të Ndërrimit të Automjeteve, njohur ndryshe si ish-“Uzina e Autotraktorëve”. Ajo mori godinën që ndodhet në anë të rrugës me numër kadastral 10/300.

Në vitin 2011 “Focus Media Group” u ble për rreth 6 milionë euro nga një ortakëri e kryesuar nga familja Hysenbelliu, e cila zotëron edhe kompaninë “Panorama Group”, që boton gazetat “Panorama” dhe “Panorama Sport”.

Prej vitit 2013 grupi mediatik mori me qira edhe një godinë tjetër pas selisë së “News 24”, e cila përdorej kryesisht për studiot e emisioneve. Godina ndodhet në pasurinë 10/304 e pretenduar nga qeveria.

Mëngjesin e së shtunës, datë 9 gusht, mjediset e radiotelevizionit “News24” dhe mediave të tjera të lidhura me të u rrethuan nga forca të shumta të policisë. Ata deklaruan se kishin urdhër për boshatisjen e godinës në pronën 10/300.

Rreth 230 gazetarë dhe punonjës të mediave u ndaluan të hynin në zyra. Ndërtesës iu shkëput energjia elektrike e për rrjedhojë televizioneve iu mbyll sinjali i transmetimit. Ata deklaruan se aksioni ishte pa paralajmërim dhe nuk u dha kohë për zhvendosjen e sistemit të transmetimit në godinën tjetër.

Opozita, organizata të medias dhe shoqërisë civile dënuan aksionin policor si të paprecedentë dhe cenim të lirisë së medias.

Në mesditë, Avokatura e Shtetit lëshoi një deklaratë për shtyp, në të cilën tha se kontrata e qirasë me familjen Hysenbelliu kishte përfunduar prej majit 2022 dhe se për çdo pretendim të ngritur gjykatat janë shprehur në favor të shtetit.

Avokatura tha se prej marsit 2025 godina i ishte dhënë përmes një vendimi të qeverisë kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve “KAYO”. Deklarata për shtyp (foto) nuk u gjend më online në faqen e Avokaturës, sot e hënë.

Harta kadastrale e botuar nga MEKI për situatën e pronësisë së News24.

Familja Hysenbelliu kundërshtoi këto pretendime duke i cilësuar “keqinformuese” dhe “të pavërteta”. Ajo i kërkoi Avokaturës të bënte publike vendimin e gjykatës që kërkon lirimin e ambientit, teksa denoncoi “ndërprerjen e dhunshme të aktivitetit mediatik” nga policia dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si të paprecedentë.

Rreth orës 17:00 në mjediset e “News 24” u vendosën forcat e ushtrisë, teksa në rrjetet sociale u botua një version i kontratës së qirasë, që linte të nënkuptohej se ajo ishte e vlefshme deri në vitin 2033.

Por, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) u shpreh se kontrata në fjalë, ishte për pronën tjetër në zonën 10/304. Grupi mediatik u kundërpërgjigj duke thënë se kontrata lidhej me godinën ku operon “Panoarama TV”, që gjithashtu ishte mësyrë nga ushtria dhe ajo mund t’i lejohej për ta vazhduar punën.

Në një deklaratë tjetër, pasditen e së dielës, MEKI tha se familja Hysenbelliu nuk ka paguar qiranë për godinën që prej shkurtit 2017 dhe se aktualisht detyrimet e saj “përllogariten mbi 2 milionë euro”.

MEKI e shoqëroi deklaratën e radhës me një hartë kadastrale në të cilin shpjegohej ndarja e pronave të ish-Uzinës mes “Ndërmarrjes Industriale Nr.1” në varësi të saj dhe kompanisë “KAYO” në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexoni gjithashtu:

The post Gazetarët solidarizohen kundër bllokimit të “News24” appeared first on Citizens.al.

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24

By: Ela
11 August 2025 at 14:26

Teksa po zhvillohej protesta e gazetareve dhe shoqërisë civile para godinës së News24, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur një prej pikave më të rëndësishme që lidhte dy godinat e News24 dhe Panorama TV. IKMT pa pritur vendimin dhe ankimin e bërë në gjykatë ditën e sotme ka shembur urën lidhëse dhe […]

The post Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24 appeared first on BoldNews.al.

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24 (VIDEO)

By: V K
11 August 2025 at 14:41

Teksa po zhvillohej protesta e gazetareve dhe shoqërisë civile para godinës së News24, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka shembur një prej pikave më të rëndësishme që lidhte dy godinat e News24 dhe Panorama TV.

IKMT pa pritur vendimin dhe ankimin e bërë në gjykatë ditën e sotme, ka shembur urën lidhëse dhe ka dëmtuar kabllot që lidhin transmetimin e News24 me regjinë, arkivën dhe severat e televizionit.

Ekspertët e News24, flasin për dëme të konsiderueshme që ka shkaktuar kjo ndërhyrje, pasi janë prekur lidhjet e transmetimit dhe serverat me të cilën operonte ky televizion, duke venë ne rrezik pasurinë me te madhe, arkivën e TV.

 

The post Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24 (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rradhimë – Shembet me tritol një objekt tre katësh pa leje, pluhuri mbulon zonën

By: Ela
11 August 2025 at 08:37

Një objekt tre katësh është shembur mëngjesin e sotëm, në mes të sezonit turisti, me shpërthim të kontrolluar nga IKMT në zonën e Radhimës pasi ishte ndërtuar pa leje. Për shembjen e objektit janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe është vendosur 32 kilogramë lëndë plasëse. Shpërthimi u krye rreth […]

The post Rradhimë – Shembet me tritol një objekt tre katësh pa leje, pluhuri mbulon zonën appeared first on BoldNews.al.

Në kulmin e sezonit bllokohet aksi Vlorë-Orikum, IKMT: Do t’i vëmë tritolin një ndërtese

By: Elva
10 August 2025 at 22:04

Në kohën kur pritshmëritë për rrugë të lira dhe lëvizje të lehtë janë më të mëdha se kurrë, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar shembjen me tritol të një objekti trekatësh pranë aksit rrugor Vlorë-Orikum, ditën e hënë në orën 07:30. Shpërthimi i kontrolluar do të shkaktojë bllokimin e përkohshëm të rrugës, duke […]

The post Në kulmin e sezonit bllokohet aksi Vlorë-Orikum, IKMT: Do t’i vëmë tritolin një ndërtese appeared first on BoldNews.al.

Bllokohet të hënën përkohësisht aksi Vlorë-Orikum, IKMT kryen një shpërthim të kontrolluar

10 August 2025 at 20:49

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) njofton se nesër, më datë 11 gusht 2025, në orën 07:30 të mëngjesit, do të kryhet demolimi me shpërthim të kontrolluar i një objekti trekatësh, ndodhur pranë aksit rrugor Vlorë – Orikum.

Sipas IKMT-së, objekti në fjalë është ndërtim pa leje dhe ndërhyrja vjen në kuadër të zbatimit të ligjit dhe çlirimit të hapësirave publike.

Aksioni do të zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Ushtrisë, Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Për realizimin e operacionit janë kryer përgatitjet teknike, si hapja e 410 furnelave, shtrirja e 1100 metrave linearë fitil detonant, si dhe vendosja e 32 kilogramëve lëndë plasëse.

Për të garantuar sigurinë dhe për të minimizuar ndikimet në zonën përreth, shpërthimi do të kryhet herët në mëngjes.

Si masë paraprake do të bllokohet përkohësisht aksi rrugor Vlorë – Orikum, si dhe do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me energji elektrike, 15 minuta përpara shpërthimit.

Gjithashtu, do të jenë të pranishme mjetet zjarrfikëse, ambulanca dhe personeli përkatës për të menaxhuar çdo situatë emergjente. Të gjithë pronarët e objekteve pranë perimetrit të sigurisë janë njoftuar dhe informuar për masat mbrojtëse që duhet të ndërmarrin.

/r.e/

The post Bllokohet të hënën përkohësisht aksi Vlorë-Orikum, IKMT kryen një shpërthim të kontrolluar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni i IKMT-së në Vlorë, Rama: Pakoja e re e masave, mesazh i qartë për ata që shkelin ligjin

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike, një nismë që i paraprin vizionit të qeverisë për Rilindjen Urbane 2.0, po vijon në të gjitha bashkitë e vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamjet e një tjetër aksioni të IKMT-së në Vlorë, ku po shembet një objekt disakatësh, i pozicionuar buzë detit.

Rama tha se “kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e para, e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri”.

Kryeministri Rama bëri me dije, se “të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit”.

Rama pohoi se “njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve”.

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Ky aksion ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/e.i//a.f/

The post Aksioni i IKMT-së në Vlorë, Rama: Pakoja e re e masave, mesazh i qartë për ata që shkelin ligjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT nis aksionin e prishjeve në qarkun e Korçës

By: redi
5 August 2025 at 15:20

Një aksion ka nisur përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec tek dhjetëra biznese që nuk respektonin distancën e përcaktuar prej 6 metrash nga shtrati i rrugës. Midis bizneseve të prekura është edhe ai i Krenar Koçibellit, i cili, përveç faktit që koha e lënë për të hequr murin është shumë e shkurtër, denoncon edhe mospagesën e kompensimit për tokën që po i merret për herë të dytë.

Source

Lirimi i hapësirave publike, Balluku: Nga sot, masa konkrete për respektimin e distancave nga akset kombëtare

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Dita e djeshme, 31 korrik ishte edhe afati i fundit për lirimin vullnetar të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare, duke respektuar distancat e përcaktuara në ligj.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot se për tetë ditë është zhvilluar një fushatë këshillimore nga ARRSH dhe IKMT, duke pasur edhe raste konkrete të bashkëpunimit të subjekteve me trupat në terren.

“Mjafton t’ju tregoj një rast në aksin rrugor Kombinat-Plepa, ku subjekti ka ndërmarrë tërheqjen dhe respektimin e distancës nga trupi i aksit kombëtar, si dhe sistemimin estetik të zonës ku operon. Ky është një shembull i mirë për t’u ndjekur kudo”, tha Balluku.

Balluku, gjithashtu, përgëzoi të gjithë subjektet që operojnë në aksin nga Gjirokastra në Levan, pasi pas inspektimeve atje me inxhinierët e ARRSH-së dhe inspektorët e IKMT-së, nuk është evidentuar asnjë shkelje në këtë territor.

“Bëjmë me dije se nga ky moment IKMT, mbështetur nga Policia e Shtetit, do të ndërmarrë masa konkrete për respektimin e distancave nga akset kombëtare. Çka po ndodh sot në territorin e Shqipërisë, nuk është një aksion kundër tendave, ashtu siç thuhet, është një reformë e thellë për lirimin e hapësirave publike dhe respektimin e rregullave dhe ligjeve të mbrojtjes së territorit në Republikën e Shqipërisë”, vijoi Balluku.

Zëvendëskryeministrja nënvizoi se bëhet fjalë për një “reformë që nuk lë jashtë vëmendjes as tendat, as oborret e përbashkëta të pallateve të zaptuara e të kthyera në parkingje dhe as TEC-et e ndërtuara në mënyrë të paligjshme në territoret e vendburimeve shqiptare, pavarësisht mohimit qesharak të ekzistencës së tyre apo mbrojtjes akoma më qesharake nga segmente të paguara për të goditur të mirën publike”.

Balluku falënderoi qytetarët pë bashkëpunimin, të cilin ajo e cilësoi si të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj periudhe, ndërsa i inkurajoi ata që të vijojnë denoncimet, në vazhdim edhe përmes një platforme të dedikuar, platforma ‘Hapësira ime’ që është njoftuar nga Kryeministri, Edi Rama.

Në fund të mesazhit, Balluku i siguroi qytetarët se të gjitha institucionet janë në krye të detyrës në çdo skaj të vendit për të garantuar cilësisht shërbime më të mira për qytetarët shqiptarë dhe vizitorët e shumë të huaj që ndodhen këtë sezon në vendin tonë.

/e.i/

The post Lirimi i hapësirave publike, Balluku: Nga sot, masa konkrete për respektimin e distancave nga akset kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A po vë gjobë Policia? Delvina Gas të gjitha punimet me leje dhe të ligjshme, impianti ka përfunduar 3 vjet më parë

By: Oldi
29 July 2025 at 12:30

Me urdhër të Edi Ramës, Policia e Shtetit ka shtrirë në të gjithë territorin aksionin për ndërtimet pa leje, të cilat shpesh herë po keqpërdoren për qëllim gjobëvënie. Në shumicën e rasteve uniformat blu por edhe IKMT po veprojnë me dy standarde, ku miqtë me lidhje të ngushta me pushtetarët por edhe oligarkët favorizohen duke […]

The post A po vë gjobë Policia? Delvina Gas të gjitha punimet me leje dhe të ligjshme, impianti ka përfunduar 3 vjet më parë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌