Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E inskenoi rrëmbimin për para, djali mashtron babanë në Kavajë

By: gaze tare
13 July 2025 at 12:22

Një 28-vjeçar nga Kavaja inskenoi rrëmbimin e vet për t’i marrë para të atit, ndërsa në këtë skemë përfshiu edhe një bashkëpunëtor nga Durrësi. Plani i mirëmenduar zgjati vetëm pak orë, pasi policia zbuloi gjithçka dhe i vuri të dy në pranga.

Lubjan Camema, banues në Kavajë, njoftoi të atin se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë parash. Në lojë hyri edhe Bernard Kiptiu, 45 vjeç nga Durrësi, i cili mori rolin e ndërmjetësit dhe u paraqit për të marrë shumën e kërkuar.

Por në momentin që po negocionte me të atin e 28-vjeçarit, ai u kap në flagrancë nga Policia, në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar. Vetëm pak metra më tutje, forcat e rendit gjetën edhe “të rrëmbyerin”, i cili po priste të përfitonte nga mashtrimi që vetë kishte organizuar.

Për më tepër, dyshohet se Camema kishte marrë edhe automjetin e të atit, të cilin e kishte shitur pak ditë më parë, në kuadër të të njëjtës skemë mashtrimi.

Dy të arrestuarit do të përballen me drejtësinë, nën akuzën për mashtrim të kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë.

The post E inskenoi rrëmbimin për para, djali mashtron babanë në Kavajë appeared first on iconstyle.al.

E pazakontë në Kavajë! I riu inskenon rrëmbimin e tij për të përfituar para nga i ati/ EMRAT

By: Ela
13 July 2025 at 11:16

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kavajë, ku një 28-vjeçar ka inskenuar rrëmbimin për të përfituar para nga i ati. Lubjan Camema, tashmë i arrestuar, kishte mashtruar babain e tij, shtetasin me iniciale B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë eurosh. Po ashtu, në pranga […]

The post E pazakontë në Kavajë! I riu inskenon rrëmbimin e tij për të përfituar para nga i ati/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Falsifikonte karta identiteti dhe merrte kredi, arrestohet i riu në Tiranë (VIDEO)

By: Ardit
10 July 2025 at 14:22

Një i ri është arrestuar nga policia e Tiranë, pasi falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro. Po ashtu policia bën me dije se nga hetimet, është dokumentuar se 21-vjeçari ka […]

The post EMRI/ Falsifikonte karta identiteti dhe merrte kredi, arrestohet i riu në Tiranë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Mashtrim për shitjen e një veture në Prishtinë – arrestohet një i dyshuar

10 July 2025 at 08:55

Një rast mashtrimi është regjistruar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku janë përfshirë dy persona, meshkuj kosovarë.

Rasti lidhet me shitjen e një veture me targa vendore.

Sipas informatave nga Policia e Kosovës, njëri nga të përfshirët është identifikuar si i dyshuar dhe është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit. /Telegrafi/

The post Mashtrim për shitjen e një veture në Prishtinë – arrestohet një i dyshuar appeared first on Telegrafi.

Njerëzit e Putinit drejtojnë mikrokreditë IUTE e CREDITAL dhe një vendim i Gjykatës së Gjirokastrës

By: Ardit
9 July 2025 at 12:23

ute dhe Kredo, tentakulat e oligarkut rus të listës së zezë Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA, Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjesë e rrethit të besuar të Putinit, për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, lidhje me krimin e organizuar dhe pastrim parash, kanë marrë vetë drejtimin e bandës së […]

The post Njerëzit e Putinit drejtojnë mikrokreditë IUTE e CREDITAL dhe një vendim i Gjykatës së Gjirokastrës appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se mashtruan me ndërtimin e vilave, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj 4 personave – iu shmangën tatimit rreth 2 milionë euro

4 July 2025 at 14:43

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve G.G dhe personit T.G, për shkak të veprave penale Mashtrimi, Shmangia nga tatimi dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike dhe kundër të pandehurve N.G, M.G për shkak të veprës penale “Pastrimi i parave”.

Prokuroria bën të ditur se rasti ka të bëjë me dyshimin për mashtrim kinse të ndërtimit të disa vilave brenda 60 ditëve.

“Sipas aktakuzës nga muaji tetor i vitit 2020 e në vazhdimësi deri më datë 16.08.2024 i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së fakteve të rreme kinse do t’ua ndërtoje vilat brenda 60 ditëve, dhe duke shpallë oferta për ndërtim të vilave me zbritje, i nxitë 131 të dëmtuar që të veprojnë në dëm të pasurisë se tyre, ashtu që më të njëjtit lidh kontrata për ndërtimin e shtëpive nga druri sipas llojit dhe modeleve në afat ndërtimi prej 60 ditëve, mirëpo asnjërit prej të dëmtuarve nuk ua ndërton vilat, ndërsa mjetet e pranuara nga ta i përdor në blerjen e pronave të cilat i regjistron në emrin e tij, biznesit të tij dhe bashkëshortes dhe në ketë mënyrë nga të dëmtuarit arrin të përfitoj kundërligjshëm dobinë pasurore prej 1,894,250.00 euro”, thuhet në njoftim.

The post Dyshohet se mashtruan me ndërtimin e vilave, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj 4 personave – iu shmangën tatimit rreth 2 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Franca gjobit me 40 milionë euro Shein pas një hetimi mbi ofertat “mashtruese”

By: Ela
4 July 2025 at 12:44

Franca njoftoi të enjten një gjobë rekord prej 40 milionë eurosh kundër Shein për praktika mashtruese tregtare pas një hetimi mbi konkurrencën, duke thënë se ai i kishte mashtruar klientët në lidhje me marrëveshjet e çmimeve dhe ndikimin e tij në mjedis. Agjencia franceze e konkurrencës tha se hetimi zbuloi se Shein përdori praktika tregtare mashtruese ndaj konsumatorëve […]

The post Franca gjobit me 40 milionë euro Shein pas një hetimi mbi ofertat “mashtruese” appeared first on BoldNews.al.

Akuzat për skema mashtruese/ Bankers Petroleum: Tatimet kanë për të na shlyer edhe 36 mln $ TVSH

By: Ela
3 July 2025 at 12:54

Kompania Bankers Petroleum Albania ka reaguar pas aksionit të Prokurorisë së Fierit, e cila e akuzon për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Në një reagim për mediat, Bankers thotë se që prej vitit 2004, kanë investuar 4.5 mld $ në ekonominë shqiptare dhe kanë siguruar 83% të prodhimit kombëtar […]

The post Akuzat për skema mashtruese/ Bankers Petroleum: Tatimet kanë për të na shlyer edhe 36 mln $ TVSH appeared first on BoldNews.al.

Mashtroi pacientët se ishte mjek për 8 vjet radhazi – aktakuzë ndaj të dyshuarit nga Ferizaj

30 June 2025 at 15:23

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet A.R., për ushtrim të kundërligjshëm të profesionit të mjekut, falsifikim të dokumenteve dhe heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave, ka njoftuar Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se gjatë periudhës nga 04 korrik 2016 deri më 10 dhjetor 2024, në ordinancat “Almed” dhe më pas “Almedica”, ka ushtruar në mënyrë të paligjshme veprimtari mjekësore dhe farmaceutike, pa pasur diplomë të vlefshme apo licencë nga Ministria e Shëndetësisë.

“I pandehuri në vazhdimësi, pa pasur kualifikimet profesionale dhe autorizime ligjore, ka kryer trajtime mjekësore dhe shërbime farmaceutike në kundërshtim me rregullat dhe standardet e mjekësisë,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

A.R. akuzohet se ka përpiluar diplomë të falsifikuar, duke u paraqitur si i diplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Tiranës, ndonëse “nuk ka qenë asnjëherë i regjistruar si student dhe nuk ka përfunduar ndonjë program studimi”.

Me këtë dokument të falsifikuar, ai themeloi fillimisht ordinancën “Almed” dhe më vonë e ri-regjistroi atë në emër të djalit të tij me emrin “Almedica”, për të vazhduar aktivitetin e tij të paligjshëm.

Ai është prezantuar si “Internist – Endokrinolog”, duke përshkruar terapi mjekësore dhe duke përdorur faksimile që krijonin përshtypjen e një ordinancë të ligjshme.

Ndër të tjera, sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit të fundit më 30 maj 2025, Inspektorati Shëndetësor vendosi shenjat zyrtare për ndërprerje të punës, por “i pandehuri heq shenjën zyrtare me qëllim të vazhdimit të veprimtarisë së kundërligjshme mjekësore”.

Për këto veprime, Prokuroria e akuzon A.R. për: “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” (neni 256), “Falsifikimi i dokumenteve” (neni 390), dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” (neni 406) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes ka propozuar që pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, “i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit”. /Telegrafi/

The post Mashtroi pacientët se ishte mjek për 8 vjet radhazi – aktakuzë ndaj të dyshuarit nga Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Si u mashtruan 23 gratë në Lezhë nga 33-vjeçarja, ua merrte kartat e identitetit dhe i futi “borxh” te IUTE Credit! Kompania “heq barrën nga supet”

By: M C
26 June 2025 at 22:55

Skema e grabitjes së qytetarëve përmes mikrokredive është një temë të cilët Newsbomb.al i ka dhënë hapësirë qysh prej fillimi dhe ka qenë ndër të parët që e ka denoncuar se si po “boshatiseshin” xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Madje, kjo skemë zhvatjeje fatkeqësisht i mori jetën edhe Pal Trashajt, 63-vjeçarit nga Lezha, i cili prej vitesh kërkonte drejtësi pasi kjo skemë grabitjeje me mikrokreditë i kishte marrë gjithçka që kishte. Ndonëse ai “zvarritej” nëpër dyert e gjykatave, nuk e gjeti askund zgjidhjen, ashtu i pashpresë konsumoi fostoksinë në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me shpresën se dikush do “t’i hidhte sytë” nga problemi i tij.

E teksa hetimet për këtë skemë kriminale vijojnë ende, një tjetër skemë e madhe mashtrimi me kreditë është njoftuar këtë të enjte nga Policia e Lezhës.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bënë me dije se prangosën 33-vjeçaren Donika Curri, e cila akuzohet se kishte mashtruar një numër të madh grash të zonës, duke u marrë atyre kartat e kreditit dhe më pas kishte aplikuar për kredi në shuma nga 3 deri në 5 mijë euro.

“Iu merrte foto të kartës së identitetit, shtetaseve, duke i mashtruar se ishte përfaqësuese e një shoqate bamirësie, dhe me të dhënat e tyre merrte kredi, vihet në pranga 33-vjeçarja. Arrestimi i saj, rezultat i administrimit të shpejtë të 16 kallëzimeve për këtë skemë mashtrimi. Sekuestrohen dokumente bankare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i administrimit të kallëzimit të disa shtetaseve, për një shtetase që iu kishte marrë të dhënat personale, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësuese e një shoqate bamirësie, finalizuan operacionin policor të koduar “Kredia”. Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasja D. C., 33 vjeçe, banuese në Tiranë”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, së fundmi Skyëeb.al raporton se janë të paktën 23 gra nga fshati Zejmen të cilat kanë rënë në “grepin” e 33-vjeçares.

Ato janë mashtruar dhe me kartat e tyre të identitetit është marrë kredi në IUTE Credit, në emër të tyre pa qenë ato prezentë.

Mos prezenca e këtyre shtetaseve ka ngritur një sërë pikëpyetjesh lidhur me procedurat e ndjekura për aplikimin për kredi, gjë e cila risjell në vëmendje mungesën e kontrollit për kryerjen e procedurave të tilla.

E teksa policia është duke punuar me qëllim verifikimin për të parë nëse janë tërhequr kredi edhe nga institucione të tjera mikrokredie përveç IUTE Credit, blutë njoftuan më herët se Curri u merrte kartat e identitetit zonjave dhe më pas kryente aplikimet.

Ajo u prezantohej si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, duke u kërkuar viktimave fotokopje të kartës së identitetit me premtimin e ndihmës mujore. Shumat që ka përvetësuar kanë qenë deri në 5 mijë euro.

Më pas, ajo përdorte këto të dhëna për të përfituar kredi në institucione financiare. Operacioni erdhi pas 16 kallëzimeve nga qytetare të prekur nga skema e mashtrimit. Gjatë kontrollit u sekuestruan dokumente bankare që tregojnë transfertat e parave të përfituara, të derdhura në një llogari të administruar nga e dyshuara.

Ndërkohë mësohet se aplikimet për kredi janë bërë përmes aplikacionit të IUTE Credit, teksa dyshohet se në këtë skemë kriminale të 33-vjeçares të jenë përfshirë dhe punonjës të kompanisë. Lidhur me këto dyshime policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të tyre.

Nga ana tjetër vetë kompania në fjalë ka hequr “barrën nga shpatullat”. Për Skyweb, IUTE Credit ka pohuar se nuk ishin në dijeni të kësaj skeme.

“Iute Albania është viktima finale e këtij kalvari gënjeshtrash dhe keqpërdorimi besimi që personi i identifikuar në media, ka kryer. Menjëherë sapo jemi informuar nga qytetarët, skuadrat tona ligjore kanë kallëzuar penalisht rastin dhe janë pezulluar kreditë e klientëve deri në një vendim final të hetimeve policore. Këtu gjejmë rastin të shprehim mirënjohjen tonë për strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë vepruar në kohë të shpejtë dhe vendimtare“, tha IUTE Albania për Skyëeb.al.

The post Si u mashtruan 23 gratë në Lezhë nga 33-vjeçarja, ua merrte kartat e identitetit dhe i futi “borxh” te IUTE Credit! Kompania “heq barrën nga supet” appeared first on Albeu.com.

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet boshnjaku në Dibër

By: Ardit
25 June 2025 at 10:09

Një 40-vjeçar nga Bosnje- Hercegovinë është arrestuar nga policia kufitare në Dibër. Sipas uniformave blu i arrestuari ishte në kërkim nga nga autoritet gjermane, për vjedhje me anë të mashtrimit dhe mashtrim në mënyrë të përsëritur. 40-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë. “Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Bllatë, si rezultat i masave të shtuara […]

The post Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet boshnjaku në Dibër appeared first on BoldNews.al.

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

20 June 2025 at 18:19

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka pasur si subjekt gjykimi shtetasin Dritan Lleshi alias Dritan Ndreca, i cili është djali i xhaxhit të deputetit të PS, Plarent Ndreca. Dritan Ndreca me origjinë nga Puka por banues në fshatin Ngurëz të Vogël në Lushnjë, është marë i pandehur dhe rrezikon dënimin […]

The post “Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS appeared first on BoldNews.al.

Shoferi i autobusit i merr 3500 euro qytetarit për letrat greke, nuk ia bën dhe i mban 1500 euro

By: Ardit
18 June 2025 at 21:12

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro për t’ia çuar djalin në Greqi dhe për t’i bërë letra greke. Por nuk i bën letrat dhe i kthen familjes vetëm 2 mijë euro. 1500 ia mban. Pasi Fiksi interesohet, ia kthen familjes shumën e munguar. […]

The post Shoferi i autobusit i merr 3500 euro qytetarit për letrat greke, nuk ia bën dhe i mban 1500 euro appeared first on BoldNews.al.

Shoferi i autobusit i merr 3500 euro qytetarit për letrat greke, nuk ia bën dhe i mban 1500 euro

By: M C
18 June 2025 at 21:45

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro për t’ia çuar djalin në Greqi dhe për t’i bërë letra greke.

Por nuk i bën letrat dhe i kthen familjes vetëm 2 mijë euro. 1500 ia mban. Pasi Fiksi interesohet, ia kthen familjes shumën e munguar.

Në Fiks Fare u ankua znj. Dhurata Zejnati, e cila kërkoi ndihmë për problemin e saj. Shoferi i autobuzit Athinë -Delvinë e ka mashtruar duke i marrë 3500 euro dhe si këmbim do e pajiste djalin e zonjës me dokumenta greke. ” Lekë ia dhamë morëm dokumentet, por ato dolën falco. As kontratë pune nuk i bëri sië na pati premtuar. Tani na ka kthyer mbrapsht vetëm 2000 euro dhe 1500 euro nuk na i jep. Më thotë që kam paguar gjoba ndërkohë që nuk është e vërtet” tregon znj. Dhurata.

Edhe në një audio që zonja Dhurata flet me gruan e shoferit ajo i pohon se ata e kanë ndihmuar djalin se ka qenë me gjoba. Ndërkohë që shoferi u thotë se lekët nuk i ke të humbura por do t’i rregullojë letrat greke djalit. Edhe pse djali i zonjës Dhurata ka më shumë se një vit që ndodhet në Shqipëri ai figuron sikur është në Greqi pasi pasaporta ka vetëm vulën hyrëse në shtetit fqinjë dhe jo atë të daljes.

Më pas Fiksi shkoi dhe takoi vetë gruan e shoferit që është në dijeni të situatës. Ajo prano se lekët i kanë marrë por jo për vete, por për avokaten në Greqi. Pyetjes së Fiksit se përse kthyen vetëm 2000 euro dhe jo shumë totale, gruaja e shoferit pohon se dokumentet i ktheu avokatja greke Vango (shoferi) ” Thjesht i solli këtu”. Ndërsa për 1500 eurot që nuk janë kthyer ajo përgjigjet se për qëndrimin e djalit të denoncuese pa letra në Greqi është prerë gjobë. ” Gjobën ia pagoi avokatja dhe lekët ua ktheu po ajo” pohon zonja. Pyetjes së Fiksit se a ka ndonjë mandat të pagimit të gjobës gruaja e shoferit u përgjigj thjesht “është hequr nga sistemi”.

Por zonja bie në kontraditë me veten pasi njëherë pohon se parat ia dha burri i saj avokates dhe një herë që djali i denoncuese ia dha parat avokates.

Fiksi e pyeti nëse kanë ndonjë agjenci dhe a mund të lidhin kontrata pune, por gruaja e shoferit e mohon ” s’kemi lidhje fare”.

Disa orë pasi Fiksi shkoi te zyrë ku punonte gruaja e shoferit , denoncuesja Dhurata Zejnati telefonon grupin e Fiksit dhe thotë se “shoferi Vango Zoto ia ktheu paratë djalit”./ Top Channel

The post Shoferi i autobusit i merr 3500 euro qytetarit për letrat greke, nuk ia bën dhe i mban 1500 euro appeared first on Albeu.com.

Mori automjet me qera por me pas e shiti, bie në pranga 40-vjeçari i dënuar me 2 vite burg për mashtrim

18 June 2025 at 13:39

Shiti automjetet që mori me qira, arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 2 vite burg për mashtrim

Njoftimi i policisë

Elbasan

Shiti automjetet që mori me qira, lokalizohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari i shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i ka shitur ato.

Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Mori automjet me qera por me pas e shiti, bie në pranga 40-vjeçari i dënuar me 2 vite burg për mashtrim appeared first on Sot News | Lajme.

Shiti automjetet që mori me qira, arrestohet 40-vjeçari i dënuar për mashtrim

By: Ela
18 June 2025 at 13:33

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “mashtrimi”. 40-vjeçari me iniciale M.Z akuzohet se ka shitur automjetet që mori me qira në bashkëpunim me dy persona të tjerë. Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse […]

The post Shiti automjetet që mori me qira, arrestohet 40-vjeçari i dënuar për mashtrim appeared first on BoldNews.al.

Mashtrim përmes Call Center-ave/ Dënohen me burg 2 persona, konfiskohen pasuri dhe llogari bankare

By: V K
18 June 2025 at 11:20

Në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar me 8 vite burg të pandehurin Jusel Mici dhe me 7 vite e 4 muaj burg Mendim Domi, pas gjykimit me procedurë të shkurtuar për një seri veprash penale të kryera.

Nga hetimet e SPAK, rezulton se grupi kriminal ku bënin pjesë edhe këta dy persona akuzohen se kanë përmes mashtrimeve dhe i kanë vjedhur miliona euro evropianëve.

Të dy të pandehurit u shpallën fajtorë për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe fshehje të ardhurash.

Pas bashkimit të dënimeve dhe aplikimit të uljes me 1/3, Mici do të vuajë 8 vjet burgim, ndërsa Domi 7 vjet e 4 muaj. Të dy do ta vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë.

Konfiskimi i pasurive

Po ashtu, gjykata vendosi konfiskimin e një sërë pasurish në emër të të pandehurve dhe të afërmve të tyre, duke përfshirë:

Apartamente dhe prona të paluajtshme me sipërfaqe të konsiderueshme në zona të ndryshme të vendit.

Një llogari bankare me mbi 195 mijë euro dhe disa llogari të tjera me shuma në lekë.

Pasuri në emër të subjektit “Telex” sh.p.k, e sekuestruar gjatë hetimeve.

Pronësitë e bashkëpronarëve të tjerë të ligjshëm janë përjashtuar nga konfiskimi.

The post Mashtrim përmes Call Center-ave/ Dënohen me burg 2 persona, konfiskohen pasuri dhe llogari bankare appeared first on Albeu.com.

I shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, vihet në pranga 41-vjeçari në Durrës

By: user 11
18 June 2025 at 09:29

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe për disa vjedhje të kryera më parë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”, falë bashkëpunimit me qytetarët. Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore një sërë vjedhjesh të kryera në territorin e qarkut Durrës.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre vjedhjeve, i shpallur në kërkim më parë për mashtrim dhe i dyshuar për disa vjedhje të tjera të kryera më parë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vjedhje, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”. Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasit A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, vjedhje në banesa, në automjete, monopatina elektrike, portofola e raste të tjera të ndryshme.

Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, dhe i dyshuar si autor për disa vjedhje të ndodhura më parë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post I shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, vihet në pranga 41-vjeçari në Durrës appeared first on Lapsi.al.

Mashtruan 10 gra duke iu premtuar donacion, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë

11 June 2025 at 09:35

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në Fushë Kosovë, ku 10 gra kanë rënë pre e mashtrimit nga tre persona, duke iu premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.

Rasti ka ndodhur gjatë vitit 2023/2024 në Fushë Kosovë.

“Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë mashtruar dhjetë viktimat e gjinisë femërore  duke ju premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare. Vlera e dëmit llogaritet të jetë 45.000.00 euro”, thuhet në raport.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

 

 

The post Mashtruan 10 gra duke iu premtuar donacion, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë appeared first on Telegrafi.

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

8 June 2025 at 17:35

Ditët e fundit, qytetarë të shumtë në Shqipëri kanë marrë mesazhe me linqe të dyshimta, të kamufluara si Posta Shqiptare, ku duket se synimi është vjedhja e të dhënave bankare të qytetarëve, për t’u grabitur më pas shumat e lekëve që kanë në llogaritë e tyre. “I nderuar klient, Për shkak të informacionit të paplotë […]

The post KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare appeared first on BoldNews.al.

❌
❌