Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

6 July 2025 at 19:12

Një përballje e ashpër, me tone të larta, akuza dhe fyerje të ndërsjella ka ndodhur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” . Shkurta është me origjinë nga Fushë-Kruja dhe e martuar në Devoll, ku thotë se gjithnjë e kanë ofenduar për prejardhjen. Ajo kërkon të ballafaqohet me Vjollcën për paratë e […]

The post “Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin appeared first on BoldNews.al.

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe mbledhin paratë

By: Ela
28 June 2025 at 20:54

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin nga qielli, duke shkaktuar trazira. “Shiu i pazakontë i parave” mbi Gratiot Avenue nuk ishte gjë tjetër veçse një homazh prekës për një njeri që la një gjurmë të pashlyeshme në komunitetin lokal. Konkretisht, hedhja […]

The post SHBA/ “Shi” kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe mbledhin paratë appeared first on BoldNews.al.

Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese”

By: V K
22 June 2025 at 14:36

Kolltuku i ri i zyrës së Anila Ristanit, merr një rrotullim pas në Komisionin e Prokurimit Publik.

Pas ankesës së një biznesi pjesëmarrës në tenderin e mobilimit të zyrës së kryetares së Bashkisë Tiranë, më 16 qershor 2025 ka ardhur vendimi i KPP.

Sipas këtij dokumenti, janë rrëzuar të gjitha kriteret diskriminuese që kishte vënë Anuela me qëllim që t’i japë lekët një kompanie të paracaktuar.

 

Operatori ekonomik “Klame” SHPK, në denoncimin e bërë më 2 qershor 2025 kërkonte modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit me objekt “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 23 qershor 2025, nga Bashkia Tiranë.

Super tenderi i mobilimit të zyrës së kryetares

Ky është një super tender, ku janë në lojë 465 milionë lekë pa llogaritur TVSH. Përse bëhet ky shpenzim?

Anuela Ristani, po heq mobiljet e Erion Veliajt nga zyrat dhe bën tender për mobilimin e selisë së Bashkisë Tiranë.

Poltron rrotullues, raft librash, tavolinë ovale si e Shtëpisë së Bardhë, kasafortë sekrete, komplete kolltuqesh, kredencë, garderobë, pasqyra për tualet dhe një listë e gjatë mobiliesh do t’ia ndryshojnë pamjen nga brenda zyrave.

Komisioni i tenderit i autorizuar nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e ka ndarë prokurimin në dy lote: Loti 1: “Pajisje për zyra” dhe Loti 2: “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”. Vlera e pritshme e kontratës është 46,482,958 lekë pa TVSH, ose 473,784.09 Euro pa TVSH, e ndarë në lote: Loti 1: “Pajisje per zyra”, me fond limit 15,408,601 lekë pa tvsh; Loti i dytë – “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë” me fond 31,074,357 lekë pa tvsh.

 

 

I çuditshëm është afati i sjelljes së mobiljeve që, sipas njoftimit të bashkisë, është 1 vit. Epo, duhet kohë e gjatë për të mobiluar zyrën e kryetares sipas shijeve të saj.

Jo vetëm kaq, por nga xhepat tona paguhet edhe fatura e korrupsionit gjatë procedurës së tenderit. Tashmë nga denoncimi që është bërë në KPP kemi mësuar se kriteret janë qepur për një kompani të caktuar.

Anuela kërkoi që kolltuku rrotullues të testohej jashtë shtetit, kostoja 10 mijë euro!

Në mes të ankesave, kompania “Klame” i quante kriteret “diskriminuese” dhe në shkelje të ligjit për prokurimet.

Një nga kushtet e vendosura ishte testimi i mobiljeve, i cili nuk u realizoka në Shqipëri, por jashtë vendit! Referuar faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit nuk rezulton që në Shqipëri të ketë një subjekt të akredituar për Testimin e Mobilerive apo aksesorëve të tyre.

Bashkia ka anashkaluar faktin se përpara se të arrish të finalizosh një testim zyrtar si fillim duhet të prodhosh produktin, që të prodhosh produktin sipas specifikimeve të kërkuara, cili do kohën e vet, të paktën disa javë dhe muaj.

Pasi të jetë prodhuar produkti final, vijohet me hapin tjetër të nënshkrimit të një marrëveshje me Laboratorin e Certifikuar për Testimin e Mobilerive, që e ka faturën mbi 10.000 Euro.

Më tej, vijohet me dërgimin e mostrave me furgon jashtë vendit, pasi nuk rezulton të ketë laborator të akredituar në Republikën e Shqipërisë për testim mobilerish.

Pra, të bësh një testim jashtë vendit, përveç se duhet një thes me lekë, nevojiten minimalisht 3-4 muaj kohë.

“Kërkesa e bashkisë nuk i shërben qëllimit për arsye se edhe ata operator ekonomik që mund t’i kenë raportet e testimi për tavolina apo dollapë, sërish nuk i kanë në mënyrë koncize sipas përmasave dhe specifikave teknike që i duhen kësaj procedure.

Nëse ata i kanë pasur (specifikimet) atëherë i bije që këta kishin informacion paraprak për specifikimet teknike dhe këto të fundit i’u janë dhënë përpara se te publikohej procedura e prokurimit, ç’ka do të përbënte shkelje të barazisë së tenderave në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në denoncimin e kompanisë të dërguar në KPP.

Në vendimin e marrë nga KPP hidhet poshtë ky kriter, duke e quajtur “të ekzagjërurar dhe të paargumentuar”.

 

(Sipër) Ankesa e operatorit ekonomik (Poshtë) Faksimile nga vendimi i KPP

 

Një kriter tjetër që bëhet me qëllim përjashtimin e konkurrentëve në këtë tender, lidhet me tonazhin e automjeteve që do të përdoren për transportimin e mobiljeve.

Njësi e prokurimit kërkon mjete me kapacitet më shumë se 1.5 ton.

“Autoriteti kontraktor ka dështuar të argumentojë teknikisht se mjetet që mbajnë 500 apo 600 kg nuk arrijnë dot të kryejnë transportin e mallrave me sukses.

Ne e dimë se nuk ka mall që peshon me shumë se 100-200 kg, ç’ka do të thotë se kemi të bëjmë me kriter diskriminues dhe pengues për operatorët ekonomikë”, theksohet në denoncim.

 

 

Po ashtu, sipas kushteve të bashkisë, operatori ekonomik duhet të deklarojë se zotëron në pronësi ose me qira ambiente prodhimi/magazinimi jo me pak se 1000 m2.

Bizneset janë të pajisura me leje mjedisi, e cila jepet vetëm pasi janë kontrolluar ambientet ku ushtrohet aktiviteti i mobilerisë.

Prandaj kërkesa për ambientin vetëm sa shton burokracinë në ngarkimin e operatorëve ekonomik me përgatitjen e dokumentacioneve të tyre.

“Kërkojmë pezullimin e procedurës deri në shqyrtimin e plotë të ankesës”, përfundonte denoncimi.

Vendimi i KPP e detyron Bashkinë e Tiranës, që të kryejë modifikimet përpara se të vazhdojë me procedurën e prokurimit.

Ndërkohë Agjencia e Prokurimit Publik, duhet të ishte pengesa e parë për këtë lloj prokurimi dhe duhet të niste hetim admnistrativ.

Si e ka kërkuar Anuela poltronin rrotullues?

Një preventiv i larmishëm prej 58 artikujsh është vendosur si detyrë speciale para bizneseve prodhuese të mobilerive dhe tregtarëve. Kryetarja kërkon “Poltron rrotullues”. Kjo pajisje është në modë për drejtuesit.

Ky që ka porositur kryebashkiakja është me tapiceri prej lëkure ekologjike, me shpinore të lartë.

Me një mekanizëm që lejon fiksimin e pozicioneve të ndryshme të përshtatshme në ulje.

Shpinorja duhet të jetë e përshtatshme në pozicionet vertikalisht si dhe para e prapa.

Duhet të ketë krahë anësore. Të ketë përshtatëse piston me gaz për nivelimin e lartësisë. Thellësia e ulëses, e përshtatshme për përdorues të rritur.

Bazamenti duhet të jetë metalik ose plastik me 5 degëzime në formë ylli dhe me rrota sferike në ekstremet e tyre. Të plotësojë kërkesat e standardit “SH EN 1335-1:2021, SSH EN 1335-2:2018”

Më tej kërkohet tavolinë mbledhje ovale, si e Shtëpisë së Bardhë.

 

 

Etazher dhe kredencë e ulët drejtuesi. Hapja e kanateve duhet të jetë “shty dhe tërhiq”, pa doreza dhe aksesorët e përdorur të jenë cilësorë mundësisht prej metali të kromuar.

Duhet garderobë për veshje/zhveshje; Kolltuqe komplet (3+2+1) me skelet druri, stil modern dhe tapiceri me lëkurë ekologjike.

Mbushje me sfungjer cilësor. Modeli, seti, ngjyra, etj, do të përcaktohet nga kryetarja në momentin e lidhjes së kontratës;

Shpërndarës ushqimi me rrota. Ushqimi i kryetares duhet dërguar në zyrë ose në verandë, se drejtuesja nuk mund të shkojë në mensë.

Duke parë sendet e porositura, duket që kryetarja nuk pëlqen asgjë nga mobiljet e Veliajt. Madje po ndërron edhe pasqyrat e tualetit.

Xhami i pasqyrës të jetë i cilësisë së lartë, porosit kryetarja. Ngjyrat të jenë të ndryshme dhe përcaktimi i saktë i tyre do të bëhet në kushtet e lidhjes së kontratës.

Montimi sipas kërkesave të Autoritetit. “Të paketohen që të mos dëmtohen gjatë transportit, të jenë me korniza druri”, shkruhet tek specifikat.

Është porositur edhe poltron pritje dyvendësh (kolltuk dyvendësh); Raft për bibliotekën; Raft lodrash; Mobilje për kuzhinë, lavamani i inkastruar, frigoriferi, etj.

Ndërkaq, kryetarja ka edhe sekrete. Sidomos tani, që “spiunët” e SPAK-ut të tipit “Nesti Angoni” janë shtuar, duhet një kasafortë e sigurt.

Kasaforta duhet të ketë strukturë me trashësi jo më pak se 1.5 mm. Të ketë dy ndarje horizontale nga brenda, ku të krijohen tre hapësira. Dera të jetë e pajisur me dorezë dhe bravë automatike sekrete.

Bashkia në borxhe, Anuela mobilon zyrën!

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se ministritë dhe bashkitë i rritën detyrimet e papaguara me 2.1 miliardë lekë (21 milionë euro).

Totali i detyrimeve të papaguara, ka arritur në 94 milionë euro nga 73 milionë euro që ishte vlera në fund të vitit 2024.

Peshën më të madhe të borxheve e ka Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 19 milionë euro, ndjekur nga Ministria e Brendshme me 5.5 milionë euro dhe më pas Ministria e Mbrojtjes me 4 milionë euro detyrime. Kurse tek bashkitë e para është Tirana me 12 milionë euro detyrime të papaguara.

Problematika më e madhe janë investimet e palikujduara. Bashkia Tiranë është e para për borxhet për investime me 1.2 milionë euro, ndjekur nga Bashkia Cërrik me 1.1 milionë euro, detyrime të papaguara në muajt e parë të këtij viti.

Në këto kushte, ky tender është shpërdorim flagrant i fondeve publike. Për më tepër, zyrat ekzistuese janë tashmë funksionale dhe të pajisura me të gjitha nevojat logjistike.

Kujtojmë se më 11 shkurt 2025, pas arrestimit për korrupsion të Erion Veliajt, Anuela Ristani u komandua nga kryeministri Rama të drejtojë Bashkinë e Tiranës./GIJOTINA

The post Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese” appeared first on Albeu.com.

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

20 June 2025 at 18:19

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka pasur si subjekt gjykimi shtetasin Dritan Lleshi alias Dritan Ndreca, i cili është djali i xhaxhit të deputetit të PS, Plarent Ndreca. Dritan Ndreca me origjinë nga Puka por banues në fshatin Ngurëz të Vogël në Lushnjë, është marë i pandehur dhe rrezikon dënimin […]

The post “Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS appeared first on BoldNews.al.

INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025/ Renditja sipas profesioneve

By: V K
12 June 2025 at 07:56

Paga mesatare në ekonomi ishte 82.2 mijë lekë në tremujorin e parë të vitit, me rënie të lehtë në krahasim me fundin e 2024-s kur arriti rekordin e 83.4 mijë lekëve.

Kjo tendencë rënëse në tremujorin e parë është sezonale, teksa në fund të vitit pagat janë gjithnjë e më të larta si rrjedhojë e shpërblimeve të fundvitit.

Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pagat vijojnë rritjen dyshifrore.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 82.210 lekë, me një rritje prej 11,6%, krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Pagat sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve

Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:

o Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit

o Informacioni dhe komunikacioni

Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Administrata publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale: +16,7%

Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Industria: +5,2%

Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:

o Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë

o Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)

Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Forcat e armatosura dhe Specialistë me arsim të lartë përkatësisht prej 23,1% dhe 13,7%

Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit: +5,3%

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe është vërejtur ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta./Monitor

The post INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025/ Renditja sipas profesioneve appeared first on Albeu.com.

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës

By: V K
10 June 2025 at 08:28

Bizneset dhe individët, që kanë detyrime tatimore të papaguara mbi 1,000 lekë duhet të mendojnë për shlyerjen, pasi rrezikojnë t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, proces që zbatohet për mbledhjen me forcë të debisë të pashlyer për një kohë të gjatë.

Tatimet pohojnë se detyrimet e papaguara tatimore me vlerë mbi 1,000 lekë, për të cilat bëhet analizë risku, përfshijnë të gjitha llojet e taksave që arkëtohen prej administratës tatimore, si kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, TVSH, Tatim për të ardhurat, Tatim mbi pagat, etj.

Por mosshlyerja për një kohë të gjatë, përtej afatit ligjor, të detyrimeve tatimore mund të çojë deri në sekuestrimin e mjetit.

Tatimet shpjeguan se nuk do të sekuestrohet makina për vetëm 1,000 lekë të papaguara, por për çdo borxh që është mbi këtë shumë dhe rezulton i papaguar prej vitesh, Tatimet fillojnë një analizë të veçantë të riskut për të vendosur masat që duhen marrë.

Tatimet tashmë kanë një marrëveshje me Shërbimin e Transportit Rrugor dhe mund të kontrollojnë menjëherë nëse debitorët disponojnë mjet në emër të tyre.

Kjo i ndihmon ata që të reagojnë më shpejt. Pas marrëveshjes së nënshkruar mes drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor (DSHTRR), tatimet tashmë në kohë reale u mundësohet evidentimi i të dhënave për mjetet e debitorëve.

“Risia e marrëveshjes së nënshkruar është evidentimi në kohë reale e të dhënave për mjetin e debitorëve tatimorë, ndryshe nga më parë, ku informacioni merrej nëpërmjet shkresave që i përcillej DPSHTRR.

Pas dërgimit të shkresës, informacioni për mjetin e debitorit vihej në dispozicion pas 1 apo 2 javësh. Me marrëveshjen e nënshkruar të dhënat gjenerohen automatikisht në sistem”, pohojnë Tatimet.

Por sekuestrimi i makinës për tatimet, pas vendosjes së titullit ekzekutiv që ekzekutohet prej përmbaruesve, nuk vjen menjëherë.

Sipas administratës tatimore, debitorit i dërgohen njoftime të njëpasnjëshme që i kujtojnë për shlyerjen e detyrimit.

Nëse pas njoftimeve nuk merren masa për shlyerjen, i dërgohet njoftimi i barrës hipotekore dhe barrës siguruese, ku njoftohet që për tatimin e pashlyer do t’i sekuestrohet mjeti që ka në dispozicion.

Po ashtu më herët Administrata Tatimore, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që kryejnë transaksione shit-blerjeje për mjete të përdorura, të tregojnë kujdes dhe të verifikojnë statusin tatimor të pronarit të mjetit përpara finalizimit të marrëveshjes.

Çdo mjet që është në pronësi të një tatimpaguesi debitor (pra që ka detyrime të papaguara ndaj shtetit), mund të jetë subjekt i masave të sigurimit, si bllokim apo sekuestrim nga AT.

Në raste të tilla sipas administratës tatimore transaksioni i shitjes mund të rezultojë i pavlefshëm./MONITOR

The post Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës appeared first on Albeu.com.

Ndeshja me Serbinë dhe plazhi e ulin sërish euron nën 98 lekë

By: user 8
9 June 2025 at 18:14

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën me rënie dhe ka arritur një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të hënën me 97.93 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë.

Agjentët e këmbimit valutor mendojnë se rënia e Euros është e lidhur me prurjet e mëdha valutore të këmbyera gjatë fundjavës.

Fundjava e kaluar solli një fluks i lartë vizitorësh të huaj, kryesisht nga vendet fqinje.

Me nisjen e sezonit veror dhe me rritjen e temperaturave, ka nisur edhe rritja e fluksit të vizitorëve në bregdetin shqiptar gjatë fundjavave.

Gjithashtu, një ndikim shtesë vlerësohet se mund të ketë pasur edhe ndeshja e futbollit Shqipëri-Serbi, që solli drejt vendit tonë një numër të madh të vizitorëve nga Kosova.

Në fakt, rënia e kursit të këmbimit ndodhi kryesisht gjatë fundjavës, duke përfshirë edhe të premten, që ishte ditë pushimi zyrtar. Madje, në ditët e fundjavës kursi mesatar ishte edhe më i ulët, duke qenë se zyrat e këmbimit valutor aplikuan kurs edhe më të ulët në blerje të valutës.

Të hënën, kursi në blerje shënoi një korrektim në rritje, por gjithsesi tendenca e fundjavës u reflektua në kursin zyrtar, në një minimum të ri historik.

Edhe këtë vit kursi i këmbimit Euro-Lek po shfaq sërish një përsëri rënëse, duke filluar nga tremujori i dytë i vitit. Agjentët mendojnë se këto presione do të jenë të pranishme gjatë gjithë verës.

Një tendencë e tillë u vërejt qartë edhe vitin e kaluar, kur Banka e Shqipërisë ndërhyri duke kryer blerje të mëdha të valutës, për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të Lekut. Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike.

Burime nga tregu bëjnë të ditur se Banka e Shqipërisë i rifilloi blerjet përsëri në muajin maj dhe është e pritshme që ato të vazhdojnë gjatë muajve të verës. Për sa kohë që inflacioni ndodhet poshtë objektivit prej 3%, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë mund të justifikohet nga ky këndvështrim.

Megjithatë, në muajt e fundit po vërehet një tendencë e lehtë në rritje e inflacionit, që në prill arriti në 2.3%. Një pjesë e mirë e artikujve të konsumit duket se po shtrenjtohen përsëri dhe kërkesa në rritje që gjeneron sezoni turistik mund t’i japë vijimësi rritjes së çmimeve.

Në një skenar të tillë, hapësirat që Banka e Shqipërisë ta frenojë rënien e mëtejshme të kursit të Euros mund të jenë më të vogla. /monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Ndeshja me Serbinë dhe plazhi e ulin sërish euron nën 98 lekë appeared first on Lapsi.al.

Vodhën dy vite më parë 600 mijë lekë të reja, vihen në pranga dy autorët

8 June 2025 at 12:40

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur më 4 dhjetor 2023 në fshatin Goskovë, ku nga banesa e shtetasit A.S u vodh një shumë prej 600.000 lekësh të rinj. Pas një hetimi dyvjeçar në bashkëpunim me Prokurorinë, janë identifikuar dhe proceduar ligjërisht tre persona të dyshuar për këtë krim.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Samuel Tepexhik, 24 vjeç banues në Korçë, ndërsa ndaj shtetasit A. Ç., 21 vjeç, banues në Goskovë – i cili ndodhet aktualisht në burg për një vepër tjetër penale – është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë një i mitur 16-vjeçar, nip i pronarit të banesës, ndaj të cilit është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Sipas hetimeve, autorët kanë bashkëpunuar për të detyruar djalin e pronarit të banesës që të gjente çelësin e kasafortës dhe të merrte shumën e parave, duke konsumuar kështu elementë të veprave penale “Vjedhja, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Shtytja e të miturve në kryerjen e veprës penale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vodhën dy vite më parë 600 mijë lekë të reja, vihen në pranga dy autorët appeared first on Euronews Albania.

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

By: D Marku
30 May 2025 at 09:15

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë.

Euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet me 98.8 lekë.

Franga zvicerane do të blihet me 104.2 lekë dhe do të shitet me 105.3.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik do të blihet me 116 lekë dhe do të shitet me 117.2 lekë.

 

Dollari kanadez këmbehet me 62.3 lekë në blerje dhe me 63.6 lekë në shitje.

The post Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera appeared first on Albeu.com.

Depozitat në lekë në rënie për të dytin muaj radhazi

By: Ardit
29 May 2025 at 14:04

Individët dhe bizneset kanë kursyer më pak në muajt e parë të 2025-s, në raport me vitet e mëparshme, ku tendenca ka qenë më e dukshme për monedhën vendase. Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në prill, stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit prill ishte 640 miliardë lekë, me […]

The post Depozitat në lekë në rënie për të dytin muaj radhazi appeared first on BoldNews.al.

Formë e re llogaritjeje/ Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

By: V K
28 May 2025 at 07:45

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të paguajnë 23% tatim për shumën prej 14 milionë lekë.

Kjo do të thotë se nëse një person fizik ka realizuar një fitim tatimor prej 20 milionë lekësh, ata do të paguajnë 15% për fitimin deri në 14 milionë lekë dhe 23% për pjesën e mbetur prej 6 milionë lekësh.

Kjo formë e re llogaritjeje, automatikisht rrit tatimin që duhet të paguajnë personat fizikë që deklarojnë fitime tatimore mbi 14 mln lekë në vit.

Më parë, personat fizikë me fitime në këto nivele paguan tatim fitimi prej 15% për të gjithë shumën. (në rastin konkret, 15% e 20 mln lekë).

Në këtë mënyrë tatim fitimi për personal fizikë që deklarojnë fitime mbi 14 mln lekë në vit, barazohet me ato të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive anonime, që paguajnë 15% tatim fitimi dhe më pas 8% për pjesën e fitimit që shpërndajnë si dividend. (në fakt, duke qenë se personat fizikë nuk shpërndajnë dividend, ata do të jenë të detyruar të paguajnë 23% për gjithë shumën mbi 14 mln lekë, ndryshe nga shpk-të dhe SHA-të që mund të mos shpërndajnë dividend, ose të shpërndajnë një pjesë të fitimit si dividend).

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në rang kombëtar janë më pak se 400 tatimpagues persona fizikë që realizojnë fitim neto mbi 14 milionë lekë dhe përfshihen në këtë skemë tatimore me normë deri në 23%. Nga administrata tatimore këtyre subjekteve iu është dërguar një mesazh i personalizuar.

“Administrata Tatimore ju bën me dije se, duke qenë se jeni person fizik dhe keni realizuar për vitin 2024 një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, duhet të mbani në vëmendje llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga biznesi, në përputhje me nenin 24, pika 2, të Ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ky ndryshim bazohet në nenin 24, pika 2, të Ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, dhe sjell një sistem tatimi progresiv mbi fitimin neto vjetor të këtyre individëve.

Regjimi i ri tatimor do të zbatohet për personat fizikë që kanë realizuar mbi 14 milionë lekë fitim neto për 2024, ndërsa tatime do të paguhet nga muaji mars i 2025-s.

Pika 2 e nenit 24 të ligjit parashikon se të ardhurat neto të tatueshme (pra, fitimi pas zbritjes së shpenzimeve të lejuara) për personat fizikë do të tatohet me norma progresive, si: për bazën tatimore vjetore (fitimi neto) deri në 14,000,000 lekë norma tatimore do të jetë 15% dhe mbi 14,000,000 lekë norma tatimore do të jetë 23%.

Si do të llogaritet tatimi?

Sipas sqarimeve të administratës tatimore, kjo do të thotë se vetëm pjesa e fitimit që kalon kufirin prej 14 milionë lekësh tatohet me 23%. Pjesa deri në 14 milionë lekë tatohet me 15%.

Është e rëndësishme të kuptohet se tatimi i ri nuk zbatohet mbi të ardhurat bruto (shitjet apo xhiroja totale), por mbi fitimin neto, që llogaritet si:

Fitimi neto = Të ardhura totale – Shpenzime të lejuara

Nëse një person ka 14,000,001 lekë të ardhura dhe 1 lekë shpenzim, fitimi është 14,000,000 lekë, do të tatohet me 15%.

Vetëm kur fitimi kalon 14 milionë lekë, do të zbatohet norma 23% për shumën shtesë.

Personat fizikë që realizojnë të ardhura vjetore (xhiro apo shitje) deri në 14 milionë lekë, përfitojnë përjashtim nga tatimi mbi fitimin deri në vitin 2029.

Shembull si llogaritet tatimi për fitimin mbi 14 mln lekë

Bazuar në Udhëzimin Nr. 26, datë 8.9.2023 PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT (Ndryshuar me udhëzimin nr. 4, datë 4.2.22025

Për të ardhurat vjetore nga biznesi, për të cilat baza e tatimit është e ardhura neto e tatueshme, pra diferenca e të ardhurave minus shpenzimet e zbritshme, zbatohen normat progresive, si më poshtë:

a) 15% për të ardhurat neto të tatueshme (fitimi i tatueshëm) deri në 14.000.000 lekë në një vit tatimor;

b) 23% për çdo lekë shtesë të të ardhurave neto të tatueshme (fitimit të tatueshëm) mbi 14.000.000 lekë në vit.

24.3 Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë 12.000.000 x 15% = 1.800.000 lekë.

24.4 Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi nga e ardhura bruto ka zbritur çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar, sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë: 14.000.000 x 15% + 6.000.000 x 23 % = 2.100.000 + 1.380.000 = 3.480.000 lekë.

Pra, tatimi që do të paguajë tatimpaguesi, për një fitim të tatueshëm prej 20,000,000 lekësh do të jetë 3.480.000 lekë.

Më parë ky biznes paguante tatim fitim prej 3 milionë lekë (15%*20 mln lekë), pra në rastin konkret do të paguajë 480 mijë lekë më shumë, me një rritje prej 1.6%./ Monitor

The post Formë e re llogaritjeje/ Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

By: D Marku
17 May 2025 at 08:54

 Sot në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 87.3 lekë dhe do shitet me 88.6 lekë.

Euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë.

Franga zvicerane do të blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 115.5 lekë dhe do shitet me 117 lekë.

The post Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera appeared first on Albeu.com.

Dollarë, paundë e tollona nafte/ PD bllokoi mbrëmë dy automjete në Maqellarë

By: user7
10 May 2025 at 09:49

Një incident mes disa mbështetësve të partive politike raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maqellarë. Eksponentë të koalicionit opozitar “PD-ASHM” kanë bllokuar dy automjete, në njërin prej të cilëve ishte edhe pjesë e shtabit elektoral të zonës Klosit dhe dy persona te tjerë.

Demokratët kanë pretenduar se personat që ishin brenda dy automjeteve po jepnin para në këmbim të votave për Partinë Socialiste. Raportohet se është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën mes tyre. Nga kontrolli në një nga automjetet janë gjetur 4.500 USD, 1 mijë paund dhe tollona nafte. Ndërsa në makinën tjetër nuk janë gjetur sende te paligjshme.

Kreu politik i “PD-ASHM” për qarkun e Dibrës, deputeti Xhelal Mziu, ka akuzuar kandidatin socialist Agron Malaj, duke u shprehur se makina ishte e tij. Pas kësaj ka reaguar edhe vetë ish-kryebashkiaku i Matit, i cili tashmë kandidon për deputet nën radhët e PS-së.

 

The post Dollarë, paundë e tollona nafte/ PD bllokoi mbrëmë dy automjete në Maqellarë appeared first on Lapsi.al.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: D Marku
9 May 2025 at 09:27

Sot, më 09 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.3 lekë dhe shitet me 87.6 lekë.

Euro blihet me 97.7 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.2 lekë, ndërsa në shitje me 105.4 lekë.

Paundi britanik blihet me 114.6 lekë dhe shitet me 116 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62 lekë, ndërsa në shitje me 63.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit?

By: user7
7 May 2025 at 07:24

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut preku një minimum të ri historik ditën e martë, duke zbritur për herë të parë poshtë 98 lekëve. Rënia e kursit të Euros në pjesën e dytë të prillit dhe në ditët e para të majit përkon me fazën përmbyllëse të fushatës elektorale të 11 majit.

Për këtë arsye, ka agjentë të këmbimit valutor që mendojnë se kjo ecuri e kursit të këmbimit mund të jetë ndikuar pjesërisht edhe nga fushata zgjedhore.

Nëse shohim të dhënat e kursit të këmbimit gjatë katër zgjedhjeve të fundit, përkatësisht dy javë përpara dhe dy javë pas zhvillimit të tyre, vërehen disa luhatje, por ato nuk tregojnë një tendencë dhe kah të njëtrajtshëm në të gjitha rastet.

Në zgjedhjet e fundit lokale, të 14 majit 2023, në ditët para zgjedhjeve pati një rënie të kursit të Euros në 110.82 lekë (nga 111.32 lekë që ishte një javë para zgjedhjeve). Pas zgjedhjeve, kursi shënoi një rritje të shpejtë deri në 113.4 lekë, por kjo rritje nuk zgjati shumë dhe deri në fund të muajit kursi arriti në nivele edhe më të ulëta se para zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 (25 prill), luhatjet “zgjedhore” nuk ishin shumë të mëdha dhe as në të njëjtin kah. Edhe në atë rast, pati një rënie shumë të vogël pak ditë para zgjedhjeve (nga 123.13 deri 123.06 lekë), por kursi u rrit sërish qysh para zgjedhjeve dhe në ditët e para pas tyre. Më tej, gjatë majit kursi pësoi përsëri rënie në nivelet e mëparshme, poshtë 123 lekëve.

Në zgjedhjet vendore të vitit 2019 (datë 30 qershor), nuk u vërejt një rënie e kursit të Euros në ditët para zgjedhjeve, përkundrazi, lëvizjet ishin kryesisht në kahun e një rritjeje të lehtë. Në 10 ditët e fundit para zgjedhjeve, kursi u rrit nga 121.65 lekë në 122.65 lekë. Në vazhdim, kursi iu kthye rënies dhe dy javë pas zgjedhjeve arriti afërsisht në ato nivele ku ndodhej dy javë para tyre.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 (25 qershor) pati një tendencë më të qartë të rënies së kursit të Euros para zhvillimit të zgjedhjeve. Në dy javët para zgjedhjeve Euro humbi afërsisht 1.6 lekë (nga 133.57 lekë në 131.98 lekë), ndërsa më pas u rrit sërish sipër 132 lekëve. Niveli prej 131.98 lekësh ishte edhe më i ulët i regjistruar për të gjithë vitin 2017.

Nga vrojtimi i ecurisë së kursit të këmbimit në periudhat zgjedhore, vërehen luhatje, megjithatë ato nuk tregojnë një tendencë gjithmonë të njëkahshme.

Për më tepër, në vitet e fundit kursi i këmbimit në përgjithësi është karakterizuar nga një shtim i luhatshmërisë në intervale kohore afatshkurtra. Periudhat zgjedhore nuk përbëjnë përjashtim dhe as nuk shfaqin amplituda lëvizjeje që të bien veçanërisht në sy në kurbën vjetore të kursit.

Edhe për këtë arsye, është e vështirë të thuhet nëse dhe në çfarë mase luhatja e kursit të këmbimit në një periudhë zgjedhore është domosdoshmërisht e lidhur me zgjedhjet. / Monitor

The post A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit? appeared first on Lapsi.al.

Bashkia Elbasan, ndan lekë në formë shpërblimi 2 javë para zgjedhjeve, prokuroria nis hetimet. Sekuestrohen disa praktika

By: D Marku
4 May 2025 at 09:42

Një çështje penale ka nisur në prokurorinë e Elbasanit, ku në fokus janë vënë zyrtarë të bashkisë së qytetit, për shkak të ndarjes së shumave financiare në formën e shpërblimit.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se veprimet janë kryer dy javë para datës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, pasi një informacion i mbëritur në prokurori jepte të dhëna se punonjësve të bashkisë Elbasan, u ishin shpërndarë shuma financiare në formën e shpërblimit për punë të mirë.

Ky informacion është vlerësuar nga ana e prokurorisë, duke bërë që zv.drejtuesi Xhelian Seferi, të rregjistrojë procedim penal për akuzën e “Korrupsionit zgjedhor” dhe “Shpërdorim detyre”.

Mësohet se hetimi ka në fokus disa punonjës të bashkisë, të cilët kundrejt veprimeve kanë ndarë shuma të konsiderueshme financiare nga buxheti i bashkisë, tek llogaria e punonjësve të ndryshëm.

Motivi i këtyre lëvizjeve financiare është bërë si shpërblim për punë të mirë.

Ndërsa prokuroria ka sekuestruar shumë nga praktikat dhe njëherësh, janë kryer veprime proaktive me qëllim dokumentimin e veprave penale.

Rasti në fjalë shënon vetëm një nga dosjet e rregjistruara në prokurorinë e Elbasanit, ndërsa ky qark po mbahet në monitorim dhe nga struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit SPAK.

Qarku i Elbasanit, vitet e fundit është kthyer në bastion i Partisë Socialiste, ndërsa mjaft incidente të rëndë elektorale, duke filluar nga presionet e deri tek përplasjet me armë kanë ndodhur në këtë qytet.

The post Bashkia Elbasan, ndan lekë në formë shpërblimi 2 javë para zgjedhjeve, prokuroria nis hetimet. Sekuestrohen disa praktika appeared first on Albeu.com.

Rama: Becchetti s’ka marrë asnjë kokërr leku, zgjodhi kundërshtarin e gabuar

By: user 11
29 April 2025 at 09:30

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës Sy m’sy, foli për çështjen e arbitrazhit me biznesmenin Francesco Becchetti. Rama tha se Becchetti deri më tani nuk ka marrë para nga qeveria shqiptare dhe theksoi se ai është në siklet të madh pasi po përballet me procese gjyqësore e penale. Sipas tij Becchetti zgjodhi kundërshtarin e gabuar.

“Nuk ka marrë asnjë lekë, zero. Është në siklet të madh, në procese gjyqësore, penale. Është në siklete të mëdha, ka zgjedhur kundërshtarin më të gabuar, ai që ishte mësuar të bënte hajgare me shtetet dhe paratë e bankave, kompanive. Vajti zgjodhi kundërshtarin më të gabuar dhe nuk ka marrë asnjë kokërr leku, zero. Prit se s’keni parë asgjë akoma, as ti, as ai”, tha Rama.

The post Rama: Becchetti s’ka marrë asnjë kokërr leku, zgjodhi kundërshtarin e gabuar appeared first on Lapsi.al.

Stavro Mëhilli, roja që u bë pronar i Gjilekut vetëm për 9 ditë

22 April 2025 at 17:34

Si u regjistrua toka në emër të punonjësit së ndërmarjes së ujësjellësit së Bashkisë Himarë për të kaluar më pas tek bashkëshorti i ish-ministres së qeverisë Rama që u shpall investitor strategjik. Në sipërfaqen prej 5512 m2, në kodrinën buzë detit jonë, në zonën e quajtur Gjilekë nuk ka asnjë shenjë dalluese që tregon se […]

The post Stavro Mëhilli, roja që u bë pronar i Gjilekut vetëm për 9 ditë appeared first on BoldNews.al.

Berisha nga Puka: Çdo pensionist në Shqipëri duhej të merrte të paktën 360 mijë lekë

By: fra nc
21 April 2025 at 12:42

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë një takim elektoral në qytetin e Pukës, ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet vendore të 11 majit dhe prezantoi ofertën ekonomike të opozitës.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal te niveli i pensioneve në Shqipëri, duke krahasuar situatën me vendet e rajonit. Ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës për braktisje të skajshme të shtresave në nevojë dhe theksoi se çdo pensionist shqiptar sot do të duhej të paguhej të paktën 390 mijë lekë të vjetra, për të përballuar koston e jetesës.

“Në vitin 2013, pensionisti shqiptar merrte më shumë se malazezi, serbi apo maqedonasi. Sot ata marrin dy deri në tri herë më shumë. Pse nuk ranë ata në humnerë, por vetëm ne paskemi frikë nga kolapsi ekonomik?” – deklaroi Berisha.

Ai solli si shembull Malin e Zi, duke theksuar se ky vend i ka trefishuar pensionet pa pësuar krizë financiare.

“Mali i Zi i trefishoi pensionet. Maqedonia e dyfishoi. Serbia po ashtu. Vetëm Shqipëria, me buxhetin 8 miliardë euro, i ndan 16 milionë euro për 760 mijë pensionistë. Dhe kur ne kërkuam rritje, Rama tha: kjo na çon në humnerë. Jo, në humnerë na ka çuar vjedhja dhe korrupsioni,” tha Berisha.

Berisha kritikoi ashpër qeverinë për, siç tha ai, “keqmenaxhim dhe shpërdorim të pasurive publike”, ndërsa shpalosi një sërë premtimesh për rritje të ndihmës ekonomike, pensioneve dhe pagave, në rast të një fitoreje të opozitës.

Ai e përshkroi 11 majin si “ditë të kthesës së madhe kombëtare”, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë për “dinjitet, shpresë dhe një të ardhme në Shqipëri”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha nga Puka: Çdo pensionist në Shqipëri duhej të merrte të paktën 360 mijë lekë appeared first on Euronews Albania.

“Balluku administroi 12 mld euro për rrugët”/ Berisha: Ku shkuan paratë? I ka futur në xhep! Do i gjejmë dhe…

18 April 2025 at 15:38

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një sërë takimesh në Krujë me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve, ku u ndal veçanërisht te sektori i fasonëve. Gjatë fjalës së tij, ai akuzoi zv.kryeministren Belinda Balluku dhe kryeministrin Edi Rama se kanë përvetësuar 12 miliardë euro të destinuara për infrastrukturën rrugore.

“Balluku ka administruar 12 miliardë euro për rrugët. Nga 2006 deri në 2010 u ndërtuan 11,300 kilometra rrugë dhe mijëra të tjera në fshatra me vetëm 3.8 miliardë euro. Sot, pas gjithë këtyre miliardave, nuk ka rrugë. Paratë janë në xhepat e tyre, njësoj si me inceneratorin e Tiranës,” tha Berisha.

Ai theksoi se me ardhjen e PD-së në pushtet, këto para do të rikuperohen dhe do t’u kthehen qytetarëve, duke e quajtur këtë një garanci të fortë. “Fondet ekzistojnë, nuk mungon asnjë qindarkë. Do të vendosim ligjin, por së pari duhet ta zbatojë vetë shteti,” u shpreh Berisha.

Duke komentuar situatën në administratë dhe në tregun e punës, ai theksoi edhe mungesën e regjistrimit të punonjësve, duke akuzuar qeverinë për hipokrizi. “U thoshin pensionistëve se fajin e kanë bizneset që nuk regjistrojnë punëtorët. Por ku janë punonjësit më të paregjistruar? Në administratën shtetërore. Kanë vetëm një model – vjedhjen,” përfundoi Berisha.

The post “Balluku administroi 12 mld euro për rrugët”/ Berisha: Ku shkuan paratë? I ka futur në xhep! Do i gjejmë dhe… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌