Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 July 2025Main stream

Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 5 persona

By: Oldi
13 July 2025 at 17:21

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin. Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Raportohet se të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit […]

The post Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 5 persona appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Shpërthen në flakë makina në aksin Belsh-Kuçovë, rrezikohen 5 anëtarët e një familje

By: M C
11 July 2025 at 16:54

Një automjet tip ‘Mercedes Benz’ është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Belsh–Kuçovë në afërsi të vendit të quajtur Lokalitet.

Bëhet me dije se në makinë ndodheshin pesë persona, të gjithë anëtarë të një familje, ku fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga automjetin dha pa pasur lëndime.

Zjarri ishte i përmasave të mëdha dhe vuri në rrezik jetën e personave qe ndodheshin në automjet, por edhe disa banesa që ndodheshin pranë rrugës, pasi flakët u përhapën për shkak të erërave.

Blutë njoftuan se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Belsh duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

The post Shpërthen në flakë makina në aksin Belsh-Kuçovë, rrezikohen 5 anëtarët e një familje appeared first on Albeu.com.

Momenti kur makina e 23-vjeçarit Renis Dobra nxirret nga Liqeni i Shkopetit (VIDEO)

By: V K
10 July 2025 at 15:36

Është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Shkopetit automjeti i 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë një ditë më parë pranë liqenit në Mat.

Operacioni për të nxjerrë makinën u realizua mesditën e 10 korrikut nga palombarët, ndërsa në vendngjarje mbërritën edhe ekspertë të kriminalistikës.

Trupi i të riut u zbulua mëngjesin e së mërkurës, më 9 korrik, me shenja dhune në trup dhe hematoma në qafë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Tiranë, shkaku i vdekjes është asfiksia nga litari, ç`ka tregon se 23-vjeçari është mbytur përpara se të hidhej në liqen së bashku me automjetin.

Po ashtu, plagët e tjera të gjetura në trupin e tij dyshohet se janë shkaktuar gjatë rrëzimit të automjetit në humnerë, përpara se të përfundonte në ujë.

Burime konfirmojnë se ekspertiza mjeko-ligjore po kryhet nga një grup i posaçëm prej tre mjekësh, të cilët po analizojnë me kujdes çdo detaj për të përcaktuar rrethanat e sakta të krimit.

Ndërkohë, policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur zonën.

Ende nuk janë dhënë detaje mbi të dyshuarit, por hetimet janë përqendruar në disa pista të mundshme.

 

The post Momenti kur makina e 23-vjeçarit Renis Dobra nxirret nga Liqeni i Shkopetit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident në Qafë-Thanë/ Përfundoi me makinë në liqenin e Pogradecit, ky është 34-vjeçari që humbi jetën (EMRI)

By: V K
10 July 2025 at 08:52

Është zbardhur emri i drejtuesit të automjetit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm,në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”.

Burime bëjnë me dije se viktima është 34-vjeçari Alfons Beta.

Sipas autoriteteve policore, dyshohet se Beta ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara, teksa makina ka shkatërruar të dyja barrierat prej metali.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

The post Aksident në Qafë-Thanë/ Përfundoi me makinë në liqenin e Pogradecit, ky është 34-vjeçari që humbi jetën (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Aksident në Sarandë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në trotuar, shpëton shoferi

By: Ardit
10 July 2025 at 08:37

Një aksident rrugor është shënuar rreth 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shelegar. Shoferi 22-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe kjo e fundit ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në trotuar. I riu ishte i vetëm në makinë, ndërsa raportohet se fatmirësisht ndodhet në […]

The post Aksident në Sarandë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në trotuar, shpëton shoferi appeared first on BoldNews.al.

Pse supermakinat marrin flakë kaq lehtë?

By: gaze tare
3 July 2025 at 17:53

Fati luajti një lojë shumë mizore për futbollistin portugez të Liverpoolit, Diogo Zota. Rreth 12 ditë pasi u martua me të dashurën e tij, Royce Cardozo, 28-vjeçari vdiq tragjikisht së bashku me vëllain e tij në Valladolid kur supermakina me të cilën po udhëtonin, një Lamborghini, u përfshi nga flakët.

Supermakinat janë simbol i shpejtësisë, luksit dhe teknologjisë së avancuar, por shpesh herë dëgjojmë për raste kur ato marrin flakë papritur. Por pse ndodh kjo? Ekspertët e industrisë automobilistike shpjegojnë disa nga arsyet kryesore.

Së pari, motorët e supermakinave janë jashtëzakonisht të fuqishëm dhe funksionojnë në temperatura shumë të larta. Kur këtyre motorëve u shtohet karburanti me oktan të lartë dhe sistemi kompleks i shkarkimit të gazrave, një defekt i vogël mund të shkaktojë nxehtësi të tepërt dhe rrjedhimisht zjarr.

Një tjetër faktor është materiali i përdorur për ndërtimin e supermakinave. Për të ulur peshën dhe për të rritur shpejtësinë, prodhuesit përdorin fibra karboni dhe materiale të lehta, të cilat në rast zjarri digjen më shpejt se metalet tradicionale.

Po ashtu, ndonjëherë zjarret shkaktohen nga instalime elektrike të pasakta, sidomos kur supermakinat modifikohen për performancë më të lartë nga pronarët ose mekanikë jo zyrtarë. Në fund, kushtet e jashtme si temperaturat e larta, rrugët me pluhur apo përdorimi i karburanteve jo cilësorë mund të kontribuojnë në rritjen e rrezikut për zjarr.

Pavarësisht teknologjisë së avancuar dhe kontrolleve të shumta të sigurisë, supermakinat mbeten të ndjeshme ndaj faktorëve që mund të çojnë në zjarre të papritura, duke e bërë të domosdoshme mirëmbajtjen e rregullt dhe përdorimin e kujdesshëm.

The post Pse supermakinat marrin flakë kaq lehtë? appeared first on iconstyle.al.

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

By: Oldi
29 June 2025 at 22:08

Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, në vendin e njohur si Gjoricë. Një automjet është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht. Katër personat që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin në kohë dhe kanë shpëtuar pa lëndime. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe […]

The post Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë appeared first on BoldNews.al.

Flakët ‘përpijnë’ makinën në pyll/ Automjeti digjet totalisht

29 June 2025 at 14:47

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, po vetëm dëme materiale. Një makinë është përfshirë sot nga flakët në pyllin e Deshiranit në Belsh.

Siç shihet nga pamjet e siguruara makina është shkrumbuar totalisht, ndërsa gjithashtu si pasojë e flakëve janë djegur dhe disa shkurre dhe pemë.

The post Flakët ‘përpijnë’ makinën në pyll/ Automjeti digjet totalisht appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

28 June 2025 at 15:00

Nga Boldnews.al Opinioni publik është mësuar që, sa herë që ndonjë prej atyre që konsiderohen “të fortë”, përplasen me Policinë apo pas ndonjë aksidenti me pasoja të rënda, uniformat blu nxitojnë të shpërndajnë informacione për “bllokim automjetesh luksoze”, ndërsa rëndon Prokuroria e Posaçme (SPAK) apo institucione të tjera ligjzbatuese raportojnë për “sekuestrimin” dhe “konfiskimin” e […]

The post SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

400 makina luksi dhe 33 milionë euro të padeklaruara, eksperti: Ku i gjejnë paratë?

By: redi
26 June 2025 at 19:08

Janë 400 makina luksi dhe 33 milionë euro të padeklaruara nga të ardhurat në internet, që për ekspertin e ekonomisë Fatos Çoçoli janë një kambanë alarmi për strukturat tatimore dhe qeverisëse. Një tjetër shqetësim që ngre Çoçoli janë 400 makinat e luksit të blera në 2 vjet nga të rinj, të cilët sipas tij nuk i justifikojnë se nuk figurojnë në asnjë aktivitet biznesi për t’i merituar.

Source

Shitjet e Tesla në Europë bien për të pestin muaj me radhë

By: Mira Leka
26 June 2025 at 16:02

Shitjet e makinave të reja të Tesla në Europë ranë me 27,9% në maj krahasuar me një vit më parë, edhe pse shitjet e makinave tërësisht elektrike në rajon u rritën me 27,2%, ku Model Y i rishikuar i prodhuesit amerikan nuk ka shfaqur ende sinjale të ringjalljes së markës.

Shitjet totale të makinave në Europë u rritën me 1,9%, me një rritje më të madhe të makinave hibride plug-in dhe të makinave që përdorin karburante alternative, sipas të dhënave të Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA).

 

Pse është e rëndësishme

Shitjet e Tesla në Europë ranë për të pestin muaj radhazi për shkak të kalimit të klientëve tek automjetet elektrike kineze më të lira dhe, në disa raste, të protestave kundër politikave të CEO-s së Tesla-s, Elon Musk.

Pjesa e tregut europian të Tesla-s ra në vetëm 1.2% në maj nga 1.8% një vit më parë.

Model Y i rishikuar synon që të rinovojë gamën e modeleve të kompanisë, tashmë e vjetruar, ndërsa shtëpitë automobilistike tradicionale dhe rivalët kinezë prezantojnë makina elektrike me një ritëm të shpejtë mes tensioneve tregtare.

Muajin e kaluar, prodhuesit kinezë ruajtën një rritje të fortë në Europë, pavarësisht taksave të BE ndaj makinave elektrike kineze, duke shitur 65.808 automjete dhe duke dyfishuar pjesën e tyre të tregut me 5.9%, sipas të dhënave të veçanta të publikuara nga Jato Dynamics.

 

Shifrat

Shitjet në maj të makinave të reja në Bashkimin Europian, në Britaninë e Madhe dhe në Shoqatën Europiane të Tregtisë së Lirë u rritën në 1,11 milionë automjete, pas rënies prej 0,3% në prill, sipas të dhënave të ACEA.

Regjistrimet e kompanisë shtetërore kineze SAIC Motor dhe kompanisë gjermane BMW u rritën me përkatësisht 22,5% dhe 5,6%, ndërsa ranë me 23% për Mazda-n e Japonisë.

Vetëm në BE, shitjet totale të makinave u tkurrën me 0.6% këtë vit.

Kjo, pavarësisht rritjes së kërkesës së automjeteve elektrike, me regjistrimet e makinave me bateri (BEV), hibride plug-in (PHEV) dhe hibride-elektrike (HEV), në rritje me përkatësisht 26,1%, 15% dhe 19,8%.

Shitjet në BE të makinave BEV, HEV e PHEV së bashku përfaqësojnë 58,9% të regjistrimeve të autoveturave në maj, krahasuar me 48,9% në maj 2024.

Në mesin e tregjeve më të mëdha të BE-së, shitjet e makinave të reja në Spanjë dhe Gjermani u rritën me përkatësisht 18,6% dhe 1,2%, ndërsa në Francë dhe Itali ranë me 12,3% dhe 0,1%.

Në Britani, regjistrimet u rritën me 1.6%.

/ Reuters

 

 

The post Shitjet e Tesla në Europë bien për të pestin muaj me radhë appeared first on Revista Monitor.

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë – VIDEO

By: Ela
26 June 2025 at 10:53

Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës, pranë kryegjyshatës. Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

The post Përfshihet nga flakët makina në Tiranë – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Peqin–Elbasan, makina bie nga ura

By: Oldi
25 June 2025 at 20:11

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites në segmentin rrugor kombëtar Peqin–Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj. Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi pasojat e këtij aksidenti, […]

The post Aksident i rëndë në Peqin–Elbasan, makina bie nga ura appeared first on BoldNews.al.

Hotel, ndërtesa, troje dhe makina, 45-vjeçarit i sekuestrohen pronat në Gjirokastër

By: Besnik
25 June 2025 at 19:02

Prokuroria e Gjirokastrës ka sekuestruar pronat e një 45-vjeçari pasi dyshohet se ato janë përfituar me të ardhura nga pjesëmarrja në një grup me veprimtari në trafikimin e lëndëve narkotike.

Në njoftimin e Prokurorisë së Gjirokastrës thuhet se 45-vjeçarit K.B., alias S.B., i janë sekuestruar një numër i madh pronash duke filluar nga ndërtesa, biznese, troje dhe automjete, ndërsa lista e pasurive të sekuestruara vijon si më poshtë:

Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër;

Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe + papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;

Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;

Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;

Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;

1 automjet tip “Audi Q7”.

Gjithashtu janë vënë në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Punohet për gjetjen e tyre.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Gjirokastrës

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Center”.

Vihet sekuestro mbi pasuri (ndërtesa, biznese dhe automjete) të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit K. B., alias S. B., 45 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në kuadër të një procedimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vënë sekuestro mbi pasuri të shtetasit K. B., alias S. B., dhe të familjarëve të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup me veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike. Konkretisht janë sekuestruar:

-Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 shtatori”, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë  dykatëshe+papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;

-1 automjet tip “Audi Q7”.

Gjithashtu janë vën në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hotel, ndërtesa, troje dhe makina, 45-vjeçarit i sekuestrohen pronat në Gjirokastër appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Makina shkrumbohet nga flakët, ekipet zjarrfikëse në vendngjarje

25 June 2025 at 14:51

Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e Saukut. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje.

Siç shihet edhe nga pamjet tymi ka mbuluar zonën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas tre fëmijë, dy prej tyre në gjendje kritike (VIDEO)

By: V K
25 June 2025 at 11:17

Paraditen e sotme, një aksident është regjistruar pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë, ku një taksi ka përplasur tre të fëmijë që lëviznin me monopatinë.

Për pasojë, dy fëmijë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41-vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

 

 

The post Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas tre fëmijë, dy prej tyre në gjendje kritike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Qarkulloi me makinë në zonën e plazhit të Vlorës, e pëson shoferi

By: Oldi
24 June 2025 at 19:21

Policia ka vendosur gjobë prej 53 mijë lekësh te reja për drejtuesin e një automjeti që shfaqej në një video në rrjetet sociale duke lëvizur në bregdetin e Vlorës, në zonën e plazhit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia përmes një njoftimi, ku shkruhet se ai ka shkelur 3 nene të Kodit Rrugor, […]

The post Qarkulloi me makinë në zonën e plazhit të Vlorës, e pëson shoferi appeared first on BoldNews.al.

Aksident i tretë brenda 24 orëve në Lungomare, përplasen dy makina

By: Oldi
24 June 2025 at 17:32

Një tjetër aksident është regjistruar mesditën e së martës në Lungomare të Vlorës, i treti brenda 24 orëve. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy makina, ndërkohë që raportohen vetëm dëme materiale. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë vënë në kontroll trafikun, ndërkohë që po hetohet për shkaqet e […]

The post Aksident i tretë brenda 24 orëve në Lungomare, përplasen dy makina appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

By: Oldi
23 June 2025 at 22:34

Një aksident është regjistruar mbremjen e sotme në aksin Lezhë-Milot. Raportohet se makina ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur. I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit nuk janë […]

The post Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi appeared first on BoldNews.al.

Greqia me Kod të ri Rrugor! Çfarë ndryshon në vendin fqinj

By: Oldi
21 June 2025 at 14:39

Vetëm disa ditë pasi Parlamenti grek ka miratuar me shumicë të gjerë votash Kodin e ri Rrugor i cili sjell ndryshime të rëndësishme për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të reduktuar aksidentet fatale , policia rrugore ka filluar me seriozitet zbatimin e tij. Ky kod prezanton dënime më të ashpra për shkelësit e përsëritur […]

The post Greqia me Kod të ri Rrugor! Çfarë ndryshon në vendin fqinj appeared first on BoldNews.al.

❌
❌