Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Panik në ajër/ Avioni përfshihet nga flakët mbi Itali, shpëtojnë pasagjerët

By: Ardit
12 July 2025 at 18:49

Një ngjarje dramatike është shënuar mëngjesin e sotëm në fluturimin nga Dubrovniku drejt Lyon-it, kur avioni i pasagjerëve i kompanisë Volotea është përfshirë nga flakët gjatë fluturimit dhe ka kryer një ulje emergjente në aeroportin “Sandro Pertini” pranë Torinos. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 10:28, kur avioni tip “Airbus A320”, i cili ishte […]

The post Panik në ajër/ Avioni përfshihet nga flakët mbi Itali, shpëtojnë pasagjerët appeared first on BoldNews.al.

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

By: V K
12 July 2025 at 12:55

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik.

Një superjaht luksoz, u përfshi nga flakët në Rivierën Franceze të enjten. Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik.

Zjarrfikësit vendas u thirrën në vendngjarje, por ata patën vështirësi të hipnin në anije, sipas agjencisë lokale të medias Agence France-Presse.

“Jahtet përreth u zhvendosën shpejt dhe ne kemi vendosur barriera kundër ndotjes”, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës për AFP-në.

 

 

The Sun, shkruan se zjarri u raportua pak pas orës 8 të mbrëmjes sipas orës lokale. Bëhet me dije se dy persona, të moshës 24 dhe 35-vjeç, u shpëtuan nga anija dhe të dy vuanin nga efektet e thithjes së tymit.

Sipas një liste online të çarterit, ‘Sea Lady II’ kushton afërsisht 93,500 dollarë për t’u marrë me qira për një javë gjatë sezonit të ngarkuar.

Varka mund të akomodojë 10 persona në pesë kabina dhe vjen me tetë anëtarë të ekuipazhit që punojnë.

Disa lehtësira përfshijnë një kuvertë dielli, platformë noti, mbrojtëse dielli dhe një bar të jashtëm. E ndërtuar fillimisht në vitin 1986, varka u riparua për herë të fundit në vitin 2024.

Zjarri vjen gjatë sezonit të ngjeshur të festave të Rivierës Franceze, kur anije me vlerë qindra miliona dollarë mbushin bregdetin e Mesdheut.

Turistët dhe personazhet e famshëm dynden në rajon për të shijuar plazhet dhe peizazhet mahnitëse.

 

The post Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë/ Rruga ‘kaplohet’ nga tymi, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes…

11 July 2025 at 15:12

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në makinë.

Një makinë në ecje është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në afërsi të Vlorës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

The post Përfshihet nga flakët makina në Vlorë/ Rruga ‘kaplohet’ nga tymi, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes… appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr në Malas Gropë të Dimalit, digjen disa hektarë me ullinj

By: Elva
11 July 2025 at 15:55

Një zjarr i madh ka rënë këtë të enjte në fshatin Malas Gropë, Njësia Administrative Kutalli, në bashkinë Dimal. Flakët kanë nisur në ferrat dhe barishtet buzë rrugës, por janë përhapur me shpejtësi drejt kodrave me ullinj për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, ndërsa […]

The post Zjarr në Malas Gropë të Dimalit, digjen disa hektarë me ullinj appeared first on BoldNews.al.

Makina përfshihet nga flakët në Fier

By: Oldi
11 July 2025 at 15:49

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e së premtes në qendër të Fierit. Automjeti tip “Fiat” ka qenë në ecje teksa është përfshirë nga flakët, ndërsa drejtuesi dhe bashkëshortja e tij fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime. Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur […]

The post Makina përfshihet nga flakët në Fier appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Merr flakë banesa pranë Pazarit të Ri në Tiranë/ VIDEO

By: Oldi
10 July 2025 at 16:23

Pasditen e së enjtes është përfshirë nga flakët një banesë private në Tiranë, pranë zonës së Pazarit të Ri. Siç shikohet nga pamjet, flakët duket se kanë përfshirë gjithë banesën e cila po shkrumbohet. Nuk dihen ende pasojat e kësaj ngjarjeje, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

The post Merr flakë banesa pranë Pazarit të Ri në Tiranë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Dogji një sipërfaqe toke dhe rrezikoi një karburant, arrestohet 34-vjeçari

By: Ardit
7 July 2025 at 10:15

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka ndezur një zjarr në afërsi të autostradës “TEG – Tiranë”. Si pasojë e zjarrit janë djegur tri sipërfaqe toke dhe është rrezikuar një karburant. “Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi jetën e banorëve në zonë dhe 1 karburant në afërsi, vihet në pranga 34-vjeçari. Sapo […]

The post Dogji një sipërfaqe toke dhe rrezikoi një karburant, arrestohet 34-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Katastrofë mjedisore në Elbasan, fusha e mbetjeve në flakë prej 6 ditësh

6 July 2025 at 13:30

Situata mjedisore në Elbasan është përkeqësuar ndjeshëm, pasi fusha e mbetjeve e qytetit është përfshirë nga një zjarr masiv që ka djegur mbetjet për 6 ditë radhazi. Tymi i dendur dhe era e fortë kanë bërë ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse jashtëzakonisht të vështirë.

Forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe bashkive fqinje janë angazhuar në terren për të menaxhuar situatën, por temperaturat e larta mbi 40°C dhe shtrirja e gjerë e zonës e kanë bërë kontrollin të paarsyeshëm. Emergjenca mjedisore ka arritur nivele kritike, pasi djegia e mbetjeve ka shkaktuar një katastrofë ekologjike dhe ka ndikuar negativisht në cilësinë e ajrit, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Në disa bashki të vendit, situata është përkeqësuar dhe mbetje të tjera nuk mund të depozitohen më në landfillin e Elbasanit, duke shkaktuar një krizë të menjëhershme për menaxhimin e mbetjeve në rajon.

Për këtë situatë, janë marrë masa për menaxhimin e emergjencës, ndërsa autoritetet apeluan për kujdes dhe ndërhyrje më të shpejtë për të parandaluar përhapjen e zjarrit dhe minimizuar pasojat mjedisore.

The post Katastrofë mjedisore në Elbasan, fusha e mbetjeve në flakë prej 6 ditësh appeared first on Euronews Albania.

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik

By: V K
5 July 2025 at 09:31

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh, vazhdon të digjet si në sipërfaqe, ashtu edhe në thellësi. Pavarësisht përpjekjeve për të ndërprerë djegien, shtëllunga të mëdha tymi vijojnë të ngrihen nga masa e mbetjeve duke ndotur rëndë ajrin e zonës përreth dhe duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve.

Burime në terren bëjnë të ditur se po punohet pa ndërprerje, për të mbuluar me dhe sipërfaqet e prekura nga zjarri në përpjekje për të ndërprerë kontaktin me oksigjenin dhe për të ndalur procesin e djegies në brendësi të landfillit.

Deri më tani, janë hedhur mbi 20 mijë metër kub dhera, një sasi e konsiderueshme që megjithatë nuk ka qenë e mjaftueshme për të përballuar situatën.

Ndërkohë, është shfaqur një krizë e re, mungesa e dherave, të cilat janë thelbësore për të menaxhuar emergjencën në vijim.

Meqenëse vatrat e zjarrit janë të shpërndara në disa shtresa të mbetjeve dhe janë të thella, nevojiten sasi të mëdha dheu për të realizuar një mbulim efektiv.

Në këtë kuadër, gjatë natës së fundit kanë mbërritur në landfillin e Elbasanit rreth 50 kamionë me dhera nga zona të ndryshme të Tiranës, një përforcim i domosdoshëm logjistik që synon të mbajë nën kontroll situatën, të paktën për momentin.

Megjithatë, ekspertët shprehen se kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme.

Djegia në thellësi, një proces i vështirë për t’u ndalur me mjete të zakonshme, mund të vijojë për javë apo edhe muaj nëse nuk ndërhyhet me strategji afatgjata dhe mekanizma modernë të kontrollit dhe shuarjes së zjarreve nën sipërfaqe.

Ndërkohë, banorët përreth vazhdojnë të përballen me ndotje të lartë të ajrit. Shumë prej tyre raportojnë probleme me frymëmarrjen, acarime të syve dhe shqetësime të tjera shëndetësore.

Tymi i zi dhe i rëndë nuk mbetet vetëm në zonën e landfillit, por përhapet në drejtim të zonave të banuara të qytetit, veçanërisht gjatë natës, kur qetësia atmosferike e lehtëson shpërndarjen horizontale të gazrave toksikë.

Institucionet vendore dhe qendrore nuk kanë dhënë ende një afat të qartë për neutralizimin e plotë të zjarrit, ndërkohë që komuniteti civil dhe specialistët e mjedisit kërkojnë transparencë, ndërhyrje të koordinuar dhe një plan afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve urbane në Elbasan.

Kjo situatë e zgjatur ka nxjerrë në pah dobësitë e sistemit të menaxhimit të mbetjeve dhe ka rritur ndjeshëm shqetësimet për pasojat afatgjata në mjedis dhe në shëndetin publik.

Ndërkohë që dherat po hidhen dhe tymi vazhdon të ngjitet mbi qytet, një pyetje ngrihet me forcë,sa gjatë do të zgjasë kjo krizë dhe a jemi të përgatitur për të shmangur përsëritjen e saj?

The post Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik appeared first on Albeu.com.

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

By: Ardit
4 July 2025 at 22:32

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar ka shprehur shqetësim për ndotjen e rëndë të ajrit në Elbasan si pasojë e mosfunksionimit të inceneratorit dhe zjarreve të shpeshta në landfill. Në një deklaratë për shtyp, Qendra i bën thirrje Qeverisë që të investojë në ndërtimin e një inceneratori të ri sipas standardeve bashkëkohore, ndërsa kërkon nga drejtësia të […]

The post Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Pse supermakinat marrin flakë kaq lehtë?

By: gaze tare
3 July 2025 at 17:53

Fati luajti një lojë shumë mizore për futbollistin portugez të Liverpoolit, Diogo Zota. Rreth 12 ditë pasi u martua me të dashurën e tij, Royce Cardozo, 28-vjeçari vdiq tragjikisht së bashku me vëllain e tij në Valladolid kur supermakina me të cilën po udhëtonin, një Lamborghini, u përfshi nga flakët.

Supermakinat janë simbol i shpejtësisë, luksit dhe teknologjisë së avancuar, por shpesh herë dëgjojmë për raste kur ato marrin flakë papritur. Por pse ndodh kjo? Ekspertët e industrisë automobilistike shpjegojnë disa nga arsyet kryesore.

Së pari, motorët e supermakinave janë jashtëzakonisht të fuqishëm dhe funksionojnë në temperatura shumë të larta. Kur këtyre motorëve u shtohet karburanti me oktan të lartë dhe sistemi kompleks i shkarkimit të gazrave, një defekt i vogël mund të shkaktojë nxehtësi të tepërt dhe rrjedhimisht zjarr.

Një tjetër faktor është materiali i përdorur për ndërtimin e supermakinave. Për të ulur peshën dhe për të rritur shpejtësinë, prodhuesit përdorin fibra karboni dhe materiale të lehta, të cilat në rast zjarri digjen më shpejt se metalet tradicionale.

Po ashtu, ndonjëherë zjarret shkaktohen nga instalime elektrike të pasakta, sidomos kur supermakinat modifikohen për performancë më të lartë nga pronarët ose mekanikë jo zyrtarë. Në fund, kushtet e jashtme si temperaturat e larta, rrugët me pluhur apo përdorimi i karburanteve jo cilësorë mund të kontribuojnë në rritjen e rrezikut për zjarr.

Pavarësisht teknologjisë së avancuar dhe kontrolleve të shumta të sigurisë, supermakinat mbeten të ndjeshme ndaj faktorëve që mund të çojnë në zjarre të papritura, duke e bërë të domosdoshme mirëmbajtjen e rregullt dhe përdorimin e kujdesshëm.

The post Pse supermakinat marrin flakë kaq lehtë? appeared first on iconstyle.al.

Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin

By: Ardit
2 July 2025 at 20:39

Edhe një verë tjetër gazrat toksikë që gjenerohen nga flakët e mbeturinave helmuan Elbasanin, një ritual që përsëritet thuajse çdo vit, sa herë temperaturat ngrihen dhe malet me plehra digjen masivisht. Për gati 24 orë zjarrfikësit u përpoqën të vënë nën kontroll flakët, ndërsa një shtëllungë e madhe tymi ngrihej në periferi të qytetit. Si […]

The post Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin appeared first on BoldNews.al.

Rrëzohet helikopteri i ushtrisë, shpërthen në flakë në aeroport, raportohen viktima

2 July 2025 at 18:57

Piloti, bashkëpiloti dhe inxhinieri i fluturimit mbijetuan me “lëndime serioze dhe djegie të rënda”, tha zëdhënësi i ushtrisë ugandase, gjeneralmajor Felix Kulaigye, duke shtuar se një hetim për shkakun e rrëzimit ishte duke u zhvilluar.

Një helikopter ushtarak i Ugandës u rrëzua dhe u përfshi nga flakët në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Somalisë, duke vrarë pesë persona në bord.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Somalisë raportoi se zjarri u vu shpejt nën kontroll nga shërbimet e emergjencës në Aeroportin Ndërkombëtar Aden Adde.

Trupat ugandase janë pjesë e një force prej 11,000 trupash të Bashkimit Afrikan që ndihmojnë qeverinë somaleze të luftojë grupin al-Shabab të lidhur me al-Kaedën, i cili ka zhvilluar një kryengritje brutale në Somali për më shumë se dy dekada.

Helikopteri që u rrëzua ishte duke kryer një “mision rutinë shoqërimi luftarak”, tha Gjeneral Major Kulaigye, pa dhënë detaje të mëtejshme.

The post Rrëzohet helikopteri i ushtrisë, shpërthen në flakë në aeroport, raportohen viktima appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr në landfillin e Elbasanit, Cara: Mbi 60 forca në terren për izolimin e flakëve

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Mbi 60 forca zjarrfikëse dhe skuadra të emergjencave civile po punojnë prej disa orësh për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë landfillin e mbetjeve në Elbasan.

Bashkia Elbasan bën me dije se në terren ndodhen të gjitha ekipet zjarrfikëse të qytetit, të mbështetura nga mjete dhe forca të ardhura nga Tirana, Berati, Kavaja, si dhe vullnetarë.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Elbasanit, Arben Cara, në një prononcim për mediet u shpreh se është bërë e mundur izolimi i vatrës për të mos lejuar përhapjen drejt zonave të banuara. Megjithatë, shuarja mbetet e vështirë për shkak të erës dhe natyrës së mbetjeve urbane, të cilat përçojnë flakët me shpejtësi.

“Për vatrën aktuale janë angazhuar mbi 60 forca zjarrfikëse nga bashkitë fqinje. Bashkia Elbasan ka vendosur gjithashtu në terren disa fadroma për izolimin e zjarrit me mbetje të lumit Shkumbin,” tha Cara.

Ai theksoi se situata është komplekse, pasi flakët shpesh riaktivizohen pak pas shuarjes, por po bëhen përpjekje të pandërprera për kontrollin e plotë të zjarrit.

Në operacion është përfshirë edhe ushtria, me 2–3 automjete të angazhuara në mbështetje të shuarjes.

Kreu i Shërbimit Zjarrfikës bëri thirrje për zbatim të rreptë të ligjit ndaj zjarrvënësve, duke theksuar se ata duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmet që shkaktojnë.

Elbasan, zjarrfikësit dhe emergjencat civile në terren për shuarjen e vatrave të zjarrit

/a.f/

The post Zjarr në landfillin e Elbasanit, Cara: Mbi 60 forca në terren për izolimin e flakëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Denoncimi: Punonjësit e Inceneratorit të Elbasanit kapen duke i vënë flakën plehrave

By: Ardit
1 July 2025 at 20:08

Prej orësh, zona e mbetjeve në Inceneratorin e Elbasanit, është përfshirë nga flakët dhe tymi ka mbuluar një pjesë të madhe të qytetit të Elbasanit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga portali JOQ Albania prendohet se janë punonjësit e Inceneratorit të Elbasani që i kanë vendosur flakën plehrave. Ndërsa akoma nuk ka […]

The post VIDEO/ Denoncimi: Punonjësit e Inceneratorit të Elbasanit kapen duke i vënë flakën plehrave appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi/ Shpërthen një fabrikë farmaceutike, raportohet për 39 të vdekur dhe 34 të plagosur

1 July 2025 at 17:25

Ka shkuar në 39 numri i të vdekurve pas shpërthimit të një fabrikë kimike.

Po ashtu janë plagosur 34 persona.

“Dola nga fabrika për të përdorur tualetin dhe dëgjova një shpërthim të fortë. Tingëllonte si shpërthim bombe. Dola dhe pashë zjarr. Një pjesë e zjarrit u përhap edhe drejt meje. U hodha nga muri dhe shpëtova Shumë prej tyre (ata që ishin brenda) arritën të shpëtonin, por një numër i madh mbetën të bllokuar dhe nuk mundën të dilnin”, tha për Reuters Chandan Gound, 32 vjeç, punonjës fabrike.

Zyrtarët e policisë thanë se më shumë se 140 persona po punonin në uzinë kur ndodhi incidenti. 25 nga të vdekurit ende nuk janë identifikuar.

The post Tragjedi/ Shpërthen një fabrikë farmaceutike, raportohet për 39 të vdekur dhe 34 të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr në autostradë/ Makina bëhet shkrumb në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë katër vetë

29 June 2025 at 22:01

Një incident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, në vendin e njohur si Gjoricë, ku një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht, katër personat që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin në kohë dhe kanë shpëtuar pa lëndime, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Ende nuk dihet nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik apo ndonjë faktori tjetër.

The post Zjarr në autostradë/ Makina bëhet shkrumb në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë katër vetë appeared first on Sot News | Lajme.

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

By: Oldi
29 June 2025 at 22:08

Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, në vendin e njohur si Gjoricë. Një automjet është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht. Katër personat që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin në kohë dhe kanë shpëtuar pa lëndime. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe […]

The post Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat

By: Oldi
29 June 2025 at 20:11

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz në bashkinë Patos. Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre. Flakët iu janë afruar edhe banesave , një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës. Operacioni për […]

The post Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Tregun e Durrësit/ Banorët akuzojnë autoritetet për reagim të vonuar

By: Oldi
29 June 2025 at 18:36

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë tregun në lagjen 13 të Durrësit, në zonën e plazhit. Flakët kanë shpërthyer papritur dhe janë përhapur shpejt, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe tregtarëve. Tymi i dendur ka mbuluar gjithë zonën, duke i vështirësuar ndjeshëm lëvizjet dhe duke kërcënuar sigurinë e qytetarëve që jetojnë në këtë zonë. Pavarësisht […]

The post Zjarri në Tregun e Durrësit/ Banorët akuzojnë autoritetet për reagim të vonuar appeared first on BoldNews.al.

❌
❌