Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë/ Rruga ‘kaplohet’ nga tymi, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes…

11 July 2025 at 15:12

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në makinë.

Një makinë në ecje është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në afërsi të Vlorës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

The post Përfshihet nga flakët makina në Vlorë/ Rruga ‘kaplohet’ nga tymi, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes… appeared first on Sot News | Lajme.

Automjeti përmbyset në Sarandë, transportohet në spital 22-vjeçari

By: user 11
10 July 2025 at 09:35

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në rrugën nacionale Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shelegar.

Drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur. I riu, që udhëtonte i vetëm në automjet, është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Sipas autoriteteve, testi i alkoolit i kryer ndaj drejtuesit të mjetit ka rezultuar negativ.

The post Automjeti përmbyset në Sarandë, transportohet në spital 22-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e efektivëve, Policia neutralizon 26-vjeçarin në Lezhë

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Një 26-vjeçar është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Lezhës pasi drejtonte makinën pa patentë si dhe tentoi të largohej me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Falë ndërhyrjes së policisë, drejtuesi i automjetit u neutralizua pa pasoja.

Policia njoftoi sot se “rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur “Gajush”, shërbimet e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe sigurinë e Autostradave, të caktuar me shërbim në Lezhë, i bënë shenjë për ndalim një automjeti që po kryente manovra të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës”.

“Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., 26 vjeç, banues në Lezhë, pas verifikimeve, rezultoi se drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr për një shkelje të mëparshme. Në momentin e verifikimit të shkeljes dhe komunikimit të punonjësit të policisë për ta shoqëruar këtë të fundit për veprime të tjera në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, drejtuesi i mjetit ka refuzuar t’i bindet urdhrave të ligjshëm të punonjësit të policisë dhe me veprimet e tij për t’u larguar, ka paraqitur rrezik qartësisht të dukshëm për jetën e punonjësit të policisë, i cili, në kushtet e rrezikut të drejtpërdrejtë, real dhe të çastit dhe me qëllim parandalimin e një pasojë më të rëndë, përdori armën e shërbimit duke qëlluar në gomën e automjetit që drejtohej nga shtetasi J. D., duke bërë të mundur ndalimin e tij, ku gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë e ftohtë pa leje nga organet kompetente”, njoftoi Policia.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja është menaxhuar pa pasoja për jetën apo shëndetin e qytetarëve dhe punonjësve të policisë.

“Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. S., 20 vjeç, të dy banues në Lezhë, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, bëri me dije Policia.

Policia një grup i posaçëm hetimor nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, po kryen të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe kushtet e përdorimit të armës së zjarrit nga efektivi i Policisë, për neutralizimin e drejtuesit të automjetit.

/m.q//r.e/

The post Tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e efektivëve, Policia neutralizon 26-vjeçarin në Lezhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Automjeti përplaset me shtyllën e tensionit në aksin Fier-Levan, dy të plagosur

By: user 11
21 June 2025 at 17:20

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës”, ku një automjet tip “ Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.

Burime bëjnë me dije se për pasojë kanë mbetur dy të lënduar, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për humbjen e kontrollit të drejtuesit të “ Fordit” ka qenë një parakalim i gabuar i një fugoni, i cili i ka prerë rrugën automjetit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

The post Automjeti përplaset me shtyllën e tensionit në aksin Fier-Levan, dy të plagosur appeared first on Lapsi.al.

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan–Tiranë, dyshimet e para

1 June 2025 at 11:05

Një incident ka ndodhur këtë të shtunë në aksin kombëtar Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë, pranë fshatit Dopaj, ku një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje.

Sipas burimeve paraprake, zjarri ka shpërthyer në pjesën e përparme të mjetit, duke detyruar drejtuesin të ndalojë urgjentisht dhe të largohet nga automjeti. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por makina është djegur pothuajse plotësisht.

Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse dhe patrullat e policisë, të cilat arritën të shuajnë flakët dhe të sigurojnë zonën, për të parandaluar rrezikun për automjetet e tjera që lëviznin në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri u shkaktua nga një defekt teknik në sistemin elektrik të mjetit, por hetimet vijojnë për të përcaktuar saktësisht shkaqet e incidentit.

The post Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan–Tiranë, dyshimet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Tentoi të vidhte një automjet, policia arreston 56-vjeçarin në Elbasan

30 May 2025 at 11:59

U kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur 1 automjet në lagjen “Beqir Dardha”, vihet në pranga 56-vjeçari. Sekuestrohet sendi metalik i përdorur për të hapur derën e automjetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo janë njoftuar për një tentativë vjedhjeje të një automjeti tip “Mercedes Benz ML”, në lagjen “Beqir Dardha”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

The post Tentoi të vidhte një automjet, policia arreston 56-vjeçarin në Elbasan appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

29 May 2025 at 20:28

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Lin–Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësit, duke përfunduar më pas në korsinë e biçikletave.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka qenë duke udhëtuar i vetëm dhe pas aksidentit është transportuar në spital për kontrolle mjekësore, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pa dëmtime të dukshme.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit. Nga përplasja janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post VIDEO/ Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave appeared first on Euronews Albania.

Automjeti përplaset me motorin/ Aksident në Korçë, një person përfundon në spital

20 May 2025 at 11:21

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në spital. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Automjeti përplaset me motorin/ Aksident në Korçë, një person përfundon në spital appeared first on Sot News | Lajme.

Shkrumbohet automjeti në Sarandë-Gjirokastër, detajet e para

4 May 2025 at 12:53

Një mjet është djegur plotësisht paraditen e sotme në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e quajtur Skërficë.

Mjeti tip Jeep me targë AB013PS me pronar Kreshnik Bedini është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. Mësohet se nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

The post Shkrumbohet automjeti në Sarandë-Gjirokastër, detajet e para appeared first on Euronews Albania.

Atentati ndaj Gjovalin Prendit/ Kjo është makina e vrasësve, u vodh në Peqin më 13 Mars

By: V K
21 April 2025 at 14:44

Automjeti që shihni në foto, tip “Rover” ngjyrë blu e errët, u përdor nga autorët mbrëmjen e 17 Prillit në Pllanë të Lezhës, ku u ekzekutua 64-vjeçari Gjovalin Prendi, babai i Sidorel Prendit (Roan Brahimit) i vrarë në Maj të vitit të kaluar në Athinë.

Brenda automjetit dyshohet se kanë qenë të paktën tre persona, ku dy prej të cilëve kanë zbritur nga makina dhe kanë përshkruar rreth 20 metra rrugë në këmbë.

Automjeti ka qenë pa xhama të zinj, teksa dy autorët që kanë zbritur prej saj kanë qenë të maskuar.

Rezulton se vetëm njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të Gjovalin Prendit, i cili në momentin që është ekzekutuar ka qenë në verandën e lokalit, duke shkruar në telefon.

Në brendësi të lokalit në pronësi të tij, ndodheshin dhe 5 persona të tjerë, mes tyre dhe bashkëshortja e 64-vjeçarit.

Atentatorët dyshohet se e kanë mbajtur në vëzhgim Gjovalin Prendin dhe kanë gjetur momentin e përshtatshëm kur ai po futej në lokal.

Gjovalin Prendi, dyshohet të jetë qëlluar nga ana e majtë e lokalit. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy autorët kanë ardhur nga aksi rrugor i vjetër, duke dalë në pjesën anësore të biznesit familjar ku kanë qëlluar Prendin.

Më pas, në një moment është fiksuar nga kamerat automjeti i autorëve, që është larguar pas atentatit drejt urës së Milotit.

Të nesërmen në mëngjes, pranë disa shkurreve në fshatin Fushë-Gjormë të Kurbinit, automjeti i autorëve u gjet i shkrumbuar totalit.

Dyshohet se ekzekutuorët të jenë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi ku dogjën automjetin.

Automjeti që u përdor në atentat nga autorët rezulton i vjedhur më 13 Mars të këtij viti në Peqin, teksa po ashtu të vjedhura kanë rezultuar edhe targat.

64-vjeçari Gjovalin Prendi, ishte paralajmëruar për t’u vrarë edhe dy herë gjatë vitit 2020, në një sulm me eksploziv dhe një tjetër me plumba, në të njëjtin lokal ku dhe u ekzekutua mbrëmjen e të enjtes.

Më herët, në vitin 2014, Gjovalin Prendit i kishin vrarë edhe nipin, në një atentat pranë urës së Milotit, që Policia deklaronte në atë kohë se kishte si objektiv djalin e dajës së tyre.

Edhe kjo ngjarje nuk është përjashtuar si pistë hetimore, pa çka se hetimet janë fokusuar tek hakmarrja e lidhur me djalin e viktimës, Sidorel Prendi (Roan Brahimi).

Në media është raportuar se vrasja në Lezhë mund të ketë lidhje me atentatin me 4 të plagosur, mes tyre dy fëmijë të mitur, të regjistruar 45 minuta më vonë në Tiranë.

Sipas raportimeve, Policia dyshon se në atentatin e Tiranës, mund të jetë ngatërruar objektivi. Kjo për shkak se, sipas hetuesve, bashkëshortja e Roan Brahimit banon në të njëjtën lagje me të plagosurit në “Rolling Hills”.

Sipas të njëjtave dyshime, autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj në Lezhë, kanë dashur të vrisnin edhe bashkëshorten e Roan Brahimit në Tiranë. Por kjo pistë është në kuadrin e dyshimeve dhe nuk është varianti zyrtar i policisë.

The post Atentati ndaj Gjovalin Prendit/ Kjo është makina e vrasësve, u vodh në Peqin më 13 Mars appeared first on Albeu.com.

Punonjësi i Ministrisë së Jashtme përplaset nga automjeti, dërgohet në spital

16 April 2025 at 12:39

Një punonjës i Ministrisë së Jashtme ka pësuar dëmtime si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të ambientet e ministrisë, kur ai është goditur nga një automjet sapo kishte dalë nga godina.

Ngjarja ka ndodhur në momentin që punonjësi i Ministrisë po kalonte vijat e bardha, më pas është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës për trajtim të specializuar.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, i cili është marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Punonjësi i Ministrisë së Jashtme përplaset nga automjeti, dërgohet në spital appeared first on Euronews Albania.

Nxirret automjeti i fundosur në Lituani, transportonte 4 ushtarët amerikanë të zhdukur

By: Ardit
31 March 2025 at 10:17

Ekipet e shpëtimit në Lituani nxorën nga moçali një automjet të fundosur ushtarak. Ai transportonte katër ushtarë amerikanë, të cilët rezultojnë ende të zhdukur. Automjeti i blinduar, M88 Hercules, u nxor mëngjesin e 31 marsit, gjashtë ditë pasi që nisi operacioni i shpëtimit në bazën ushtarake të Pabradës, pranë kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë. Ministrja […]

The post Nxirret automjeti i fundosur në Lituani, transportonte 4 ushtarët amerikanë të zhdukur appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përplas 4 makina dhe motorin (Video)

By: us er
27 March 2025 at 18:25

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën “Sabaudin Gabrani” në zonën e Kombinatit në Tiranë. Mësohet se një makinë ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe për pasojë ka devijuar nga rruga duke përplasur 4 makina të tjera që ndodheshin në rrugë dhe një motor. Në një video të […]

The post Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përplas 4 makina dhe motorin (Video) appeared first on BoldNews.al.

Vodhën automjetin që shitën para disa muajsh, arrestohen dy persona në Tiranë

By: Ardit
6 February 2025 at 10:43

Dy persona të moshës 25 dhe 37-vjeçare, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë vjedhur një automjet. Policia bën me dije se dy të arrestuarit kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetases A.S., të cilën ja kishin shitur asaj para disa muajsh. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. […]

The post Vodhën automjetin që shitën para disa muajsh, arrestohen dy persona në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Atentatorët i bënë pritë, detaje nga ekzekutimi i Kristian Markut! 30-vjeçari kishte qenë në Tiranë, para se të nisej për në Vlorë! Targat e mjetit të viktimës, të vjedhura

14 January 2025 at 12:34
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 30-vjeçarit, Kristin Marku i cili u qëllua me breshëri plumbash në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, në afërsi të Novoselës. Viktima Kristian Marku mësohet se ka qenë në Tiranë para se të nisej për Vlorë, ndërsa ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij. 30-vjeçari

Tentoi të parakalonte me shpejtësi, përmbyset automjeti në aksin Librazhd-Përrenjas

30 December 2024 at 11:55

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”.

Shkak i aksidentit dyshohet se ishte shpejtësia gjatë tentativës për të parakaluar një automjet. Makina ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Drejtuesi i automjet dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur.

The post Tentoi të parakalonte me shpejtësi, përmbyset automjeti në aksin Librazhd-Përrenjas appeared first on Sot News | Lajme.

Digjet në ecje automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje, dyshohet se…

16 December 2024 at 17:06

Një automjet tip Renault është djegur pasditen e sotme për shkak të një defekti teknik. Autovetura me targa AB581 NK është djegur në rrugën rurale Fier-Shegan – Krutje.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. H sapo ka parë që dilte tym nga pjesa motorrike ka ndaluar në kohë pa u rrezikuar jeta e tij dhe ka njoftuar zjarrfikësit e Lushnjes.

Këta të fundit kanë shkuar me urgjencë por për shkak të largësisë dhe pse kanë bërë punën e tyre, nuk kanë mundur të shpëtojnë shumë nga automjeti i cili është shkrumbuar totalisht.

Dyshohet se mjeti është djegur për shkak të një defekti teknik.

The post Digjet në ecje automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje, dyshohet se… appeared first on Sot News | Lajme.

U konstatua duke drejtuar automjetin i dehur dhe tentoi të korruptonte efektivët e rrugores, arrestohet 46-vjeçari

8 December 2024 at 15:57

Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur. Mësohet se  46-vjeçari pasi është konstatuar nga efektivët e rrugores se ishte i alkoolizuar, tentoi t’i korruptonte ata me 4500 lekë të rinj për të shmangur arrestimin.

Ai u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi:

Vihet në pranga një drejtues automjeti i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, për të shmangur arrestimin e tij.

Po gjatë ditës së sotme Policia Rrugore e Durrësit vuri në pranga 4 drejtues automjetesh dhe procedoi penalisht një tjetër i cili tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën “Martin Camaj”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 46 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur në masën 1.26 mg/l. Për të shmangur arrestimin, 46-vjeçari i ka ofruar punonjësit të Policisë, 4500 lekë të rinj.

Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi A. O., 46, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të shërbime të Policisë.

The post U konstatua duke drejtuar automjetin i dehur dhe tentoi të korruptonte efektivët e rrugores, arrestohet 46-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthen në flakë makina në lëvizje, ja dyshimet e para

6 December 2024 at 16:35

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Poçemit.

Atomjeti ishte në lëvizje kur u përfshi nga flakët, ndërsa pamjet e mëposhtme tregojnë se zjarri po shkrumbon makinën.
Dyshimet e para janë se flakët mund të jenë shkaktuar si pasojë e një defekti.

The post Shpërthen në flakë makina në lëvizje, ja dyshimet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Shkodër, qëllohet me armë në drejtim të automjeti, s’ka të lënduar

By: Mirgen
19 November 2024 at 08:12

Një person me inicialet S.K., nga fshati Stom Golem në Shkodër ka njoftuar në sallën operative se në drejtim të automjetit të tij, persona të panjohur kanë qëlluar me armë. Nuk janë shkaktuar dëme materiale. Policia tyhotë se po kryen hetime për të verifikuar deklarimet dhe zbardhur ngjarjen. Shkodër/Informacion paraprak Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S.K, […]

The post Shkodër, qëllohet me armë në drejtim të automjeti, s’ka të lënduar appeared first on BoldNews.al.

❌
❌