Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kristian Marku, viktima e fundit e një zinxhiri gjakmarrjesh që nuk ndalet në Rrëshen

20 May 2025 at 21:25

Kristian Marku, i njohur edhe me mbiemrin Bardhi, ishte vetëm 30 vjeç kur u vra më 13 janar 2025 në fshatin Novoselë, në Vlorë.

Ai nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet: dosja e tij penale përmbante një sërë akuzash që lidhen kryesisht me përfshirjen në konfliktin e përgjakshëm mes fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi në qytetin e Rrëshenit.

Ky konflikt i gjatë dhe i ndërlikuar ka rrënjët në një prishje pazari droge në Itali, në vitin 2017, mes Gaspër Reçit dhe Preng Gjinit.

Pas vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen më datë 7 Janar 2020, pa u mbyllur viti 2020, një tjetër ngjarje kriminale tronditi këtë herë fisin Gjini, ajo e vrasjes së 51 vjeçarit, Anton Keli, kushëri me Preng dhe Armando Gjinin.

Keli u qëllua teksa po zbriste shkallët e pallatit ku banonte.

Ngjarje kriminale e cila në fakt pasonte atë të atentatit me eksploziv në urën e Selitës në Tiranë ndaj Preng Gjinit, makina e të cilit shpërtheu ndërsa po kalonte mbi urë, duke tronditur të gjithë të pranishmit me brutalitetin e saj.

“Preng Gjini deklaron se një vit më parë i kanë vrarë vëllain. Ai thotë po kështu se nuk ka dijeni për ndonjë konflikt apo hasmëri.

Të njëjtën gjë mohuan në dëshmitë e tyre edhe familjarë të Kastriot dhe Gaspër Reçit, dy vëllezërve të vrarë në konflikt me familjen Gjini”, thuhet në dosjen hetimore të vrasjes së Kristian Markut.

Por edhe pse u duk se për disa kohë, dy fiset Reçi dhe Gjini, ulën gjakrat midis tyre, ky hamendësim rezultoi të ishte jo i vërtetë. Pasi në këtë përplasje u futën edhe pjesëtarë të familjes Bardhi, që ishin në anën e fisit Gjini.

Siç ishte e tillë edhe ngjarja e datës 26 Qershor 2023, ku thuhet se Kristian Marku alias Kristi Bardhi, rreth orës 19.00 të mbrëmjes së kësaj datë, qëlloi në qytetin e Rrëshenit në drejtim të shtetasit Saimir Reçi.

Ku të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Erind Bardhi dhe babai i tij, 58 vjeçari, Martin Bardhi. Ky i fundit që u la në liri nga Gjykata e Lezhës për atentatin  ndaj Saimir Reçit, pasi solli prova filmike se në muajin mars kur ndodhi përplasja me armë ai ndodhej në një vend tjetër, të ndryshëm nga ai i krimit.

Por edhe pse kishte dy muaj që kishte fituar lirinë, Martin Bardhi thuhet se nuk dilte shpesh në qytet.  Ai shihej rrallë në qarkullim. Ndërsa vetëm ditët e fundit, para se të binte pre e atentatit, kishte filluar t’i shpeshtonte vizitat në lokalin e tij.

Gjë që mesa duket e kishin vënë re edhe armiqtë e tij, të cilët kishin kohë që prisnin çastin e duhur për t’u hakmarrë ndaj tij. Mundësi që u erdhi në shteg mëngjesin e datës 27 shtator, kur Martin Bardhi la sërish banesën, për të vizituar lokalin e tij në qendër të Rrëshenit.  Aty ku edhe u ekzekutua ndërsa po pinte kafenë.

Ndërsa viktima e 10-të e kësaj sage hakmarrje të përgjakshme, midis fiseve Reçi-Gjini dhe Bardhi, u bë Kristian Marku i cili u ekzekutua më 13 Janar 2025, pranë fshatit Novoselë në Vlorë duke lënë pas edhe një fëmijë vetëm disa muajsh dhe që nuk pati mundësi ta shijojë babanë e tij./ Në Shënjestër

The post Kristian Marku, viktima e fundit e një zinxhiri gjakmarrjesh që nuk ndalet në Rrëshen appeared first on Sot News | Lajme.

Marrëveshja “1 milionë euro” në Itali për drogën që çoi në vrasje/ Zbardhen lidhjet e Markut me fiset Reçi e Gjini

20 May 2025 at 20:59

Kristian Marku, i njohur ndryshe si Kristi Bardhi, ishte një nga emrat më të lakuar në dosjet e policisë për ngjarje të lidhura me gjakmarrjen e përgjakshme mes familjeve Reçi, Gjini dhe Bardhi në Rrëshen.

Viktimë e një atentati mafioz më 13 janar 2025, Marku kishte një dosje të pasur penale që përfshinte përfshirje në disa ngjarje kriminale, shumë prej të cilave ishin pasojë direkte e konfliktit të vjetër mes familjeve rivale.

Pas atentatit ndaj Markut në Vlorë, policia e Lezhës kreu kontrolle në banesën e Martin Reçit në Rrëshen, një pjesëtar kyç i fisit Reçi.

Megjithatë, nga kontrolli nuk u gjet asnjë provë që ta lidhte drejtpërdrejt familjen Reçi me vrasjen. Vetë Martin Reçi e pranoi ekzistencën e një konflikti të thellë mes familjes së tij dhe asaj të Markut.

“Lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku mbrëmjen e 13 Janarit 2025, humbi jetën Kristian Marku (Bardhi), Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Martin Reçi, pjesëtar i fisit Reçi.

Por nga ky kontroll nuk u arrit të gjendej asnjë ndonjë send i kundraligjshëm, apo që kishte lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Ndërsa ky shtetas ka pohuar konfliktin serioz midis familjes së tij dhe familjes Marku alias Bardhi”, thuhet në dosjen hetimore që ka siguruar emisioni “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News24.

Burime nga grupi hetimor tregojnë se rrënjët e gjakmarrjes e kanë fillesën në një prishje pazari droge në Itali në vitin 2017, mes Gaspër Reçit dhe Preng Gjinit, një marrëveshje e prishur që kishte në lojë mbi 1 milion euro. Kjo solli një valë hakmarrjesh që përfshiu edhe fisin Bardhi.

Gjithçka nisi me vrasjen e Saimir Jakut, ish-drejtor i linjës së tensionit të lartë për Veriun në OSHEE, më 9 shtator 2016. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi në një lokal të frekuentuar në qendër të Rrëshenit. Sipas hetuesve, pas kësaj vrasjeje fshihej Kastriot Reçi – një emër i njohur për autoritetet italiane për aktivitet kriminal në trafik droge.

Vetëm disa muaj më vonë, më 28 prill 2017, në Romë u ekzekutua vëllai i Kastriot Reçit, Gaspër Reçi. Kjo vrasje u pa si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë, dhe çoi në thellimin e konfliktit në të dy anët e Adriatikut.

“Gasper Reçi, 43 vjeç u qëllua në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet e palës italiane nuk u arrit të identifikohej asnjë autor për ngjarjen.

Personi i vetëm që ishte me viktimën në banesë në momentin e atentatit rezultonte të ishte vajza e ti”, janë detaje që gjenden në dosjen hetimore të Kristian Markut.

I dyshuari kryesor i prokurorisë italiane për vrasjen e Gaspër Reçit, ishte Preng Gjini. Dhe shkak duket se ishte bërë humbja e një sasie të madhe droge, që kishte çuar edhe në nisjen e konfliktit midis të dyve. Ku në vijim të këtij konflikti më datë 28 Gusht 2018 u qëllua me armë zjarri, Arben Gjini, kushëri i Preng Gjinit.

Po për të krijuar një alibi sa më të besueshme se nuk ishte ai autori i vrasjes së Gaspër Reçit, Preng Gjini shfaqet në një lokal në Tiranë në prani të dajës së tij, ku qëndron për disa orë. Por ky duket se është vetëm sipari i asaj që do të ndodhë më pas.

Pasi tashmë plumbat zhvendosen dhe fillojnë dhe qëllojnë edhe në Belgjikë. Aty ku më datë 6 Shtator 2017, ekzekutohet në Komunën Forest, 31 vjeçari. Kreshnik Gjini. Që ishte nipi i Saimir Jakut, drejtorit të OSSHE për Veriun, të ekzekutuar,

Kreshnik Gjini që u qëllua për vdekje, vetëm tri ditë përpara 1-vjetorit të vrasjes së dajës së tij. Ekzekutim që u krye në sy të koleges së tij në lokalin ku ai shërbente dhe që erdhi vetëm disa muaj pas vrasjes në Itali të Gaspër Reçit.

Vrasja e Kreshnik Gjinit, që thuhet se u porosit nga Kastriot Reçi, si hakmarrje e pastër për ekzekutimin në Romë të vëllait të tij Gaspërit. Por familja Gjini nuk do ta falte kurrë vrasjen e nipit të tyre në Belgjikë.

Edhe pse iu desh të merrnin kohë për të përgatitur planin për të larë hesapet me Kastriot Reçin. Por para se Preng Gjini të gjente shtegun për të hequr qafe Kastriot Reçin, duket se ky i fundit ishte një hap më përpara në planin e tij për të eleminuar pjesëtarët e familjes Gjini.

Viktima e radhës do të ishte Armando Gjini, që mbante edhe emrin Tonin, vëllai i Preng Gjinit i cili u ekzekutua në qytetin e Rrëshenit më 12 gusht 2019, pasi më herët i kishte shpëtuar një atentati me tritol, të vendosur poshtë makinës së tij, por që e kishte pikasur në kohë.

Vrasje e cila duket se përshpejtoi hakmarrjen për eleminimin e Kastriot Reçit. Informacione mbi planet e Preng Gjinit, për t’u hakmarrë për vrasjen e nipit dhe të vëllait, të cilat në atë kohë i kishte edhe policia. Por që nuk mundi ta parandalojë eleminimin e Kastriot Reçit.

“Në bazë të informacionit që kemi më datë 8 Nëntor 2019, thuhet se shtetasi Preng Gjini është duke u përgatitur për t’u hakmarrë.

Objektivi është Kastriot Reçi, i cili dyshohet se është organizator i vrasjes së vëllait të tij. Po sipas informacioneve që kemi, për këtë qëllim, Preng Gjini e ka dërguar familjen në Itali, ndërsa vetë është duke qëndruar në Shqipëri për t’u hakmarrë.

Po kështu Preng Gjini është duke u përgatitur për të vrarë dy veta nga familja Reçi. Ku objektiv kryesor është Kastriot Reçi, me të cilin ka pasur konflikte për shkak të trafikut të drogës”, thuhet në dosje.

Edhe pse biznesmeni Kastriot Reçi lëvizte në Rrëshen në masa të larta sigurie, ky protokoll I rreptë nuk i shpëtoi dot atij jetën. Pasi më datë 7 Janar 2020, ai u qëllua në qendër të qytetit, vetëm pak sekonda pasi kishte zbritur nga makina e tij, me një plumb në kraharor, nga një armë snajper, e vendosur në lartësinë e një pallati nga një snajperist i cili u largua me një paruke në kokë i veshur me fustan.

The post Marrëveshja “1 milionë euro” në Itali për drogën që çoi në vrasje/ Zbardhen lidhjet e Markut me fiset Reçi e Gjini appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Kristian Markut/ Zbulohet plani i mirëmenduar nga persona me përvojë nga bota e krimit

20 May 2025 at 20:32

Dëshmitë dhe provat grafike të sjella ekskluzivisht nga emisioni “Në Shënjestër” për publikun kanë ndihmuar policinë në identifikimin e mjetit të përdorur në vrasjen e Kristian Markut i cili u ekzekutua mbrëmjen e 13 janarit 2025, në autostradën pranë fshatit Novoselë, Vlorë, K në një atentat të mirëorganizuar me armë zjarri.

Përveç përfshirjes në konfliktin e përgjakshëm mes dy fiseve, Kristian Marku kishte edhe probleme me ligjin, i përfshirë në disa aktivitete kriminale gjatë viteve të fundit.

Por ekzekutimi i tij, mënyra e organizimit dhe përdorimi i makinës së djegur me targa të vjedhura, lë të kuptohet se atentati nuk ishte vetëm pjesë e një hakmarrjeje primitive, por një plan i menduar me kujdes dhe ekzekutuar nga individë me përvojë.

Viktima ishte pjesë e një konflikti të përgjakshëm mes fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi, një sagë hakmarrjeje e gjatë me rrënjë në Rrëshen dhe degë në Europë.

Hetimet e policisë zbuluan se atentatorët përdorën një Volkswagen Golf 5, ngjyrë e zezë, që u gjet i djegur vetëm pak minuta pas vrasjes, në afërsi të fshatit Panaja, Vlorë.

Fillimisht nuk u identifikua dot numri i shasisë, por me rikqyrje u zbulua se makina ishte prodhuar në vitin 2004 dhe kishte hyrë në Shqipëri nga Kosova.

Sipas Interpol Lubjana, automjeti ishte në pronësi të një shtetasi nga Podujeva e Kosovës, J.B., ndërsa përdorej nga i vëllai, E.B., banues në Slloveni.

Sipas dëshmisë së E.B., makina ishte blerë në nëntor 2022 në Maribor të Sllovenisë për 1200 euro dhe u soll në Kosovë.

Më pas, makina iu shit për 1700-1800 euro një shtetasi nga Kukësi, të quajtur Erald Cenaj, i cili, sipas E.B., kishte kërkuar automjete të tipit Golf dhe Touran për t’i marrë pa dokumente noteriale.

Transaksioni u bë përmes komunikimit në WhatsApp, me porosi për dorëzim në pikën kufitare të Morinës. Automjeti u dorëzua nga J.B., i cili mori pagesën dhe i dërgoi të vëllait paratë, targat dhe dokumentet përmes linjës së autobusëve Kosovë–Slloveni.

“Më datë 4 Dhjetor 2022, unë i dërgova Eraldit në numrin e tij në whats app, që unë e kisha të regjistruar ‘Shqipnia’, disa foto të makinës ‘Golf’ që nuk kishin targa. Pasi pa fotot Eraldi më telefonoi duke më pyetur për gjendjen fizike të makinës.

Pasi biseduam për detajet, ramë dakord që ai ta blinte makinën  për shumën 1700-1800 euro dhe makinën t’ia sillja deri në pikën e kalimit kufitar të Morinës, në Kukës”, thuhet në dosjen hetimore.

Vetëm dy ditë pasi i kishte dorëzuar kundrejt dakordësisë së rënë më herët makinën Eraldit, E. thotë se vëllai i tij J. i kishte sjellë nëpërmjet linjës së autobusëve Kosovë-Slloveni shumën e parave të shitjes së makinës.

Por jo më larg se disa ditë pasi Eraldi mori në dorëzim makinën ‘Volkswagen Golf’, E. thotë se ai e telefonoi dhe po i ankohej për difekte të vazhdueshme të makinës.

Ndërkohë që nga krahu tjetër, E. pasi kishte marrë targat e automjetit, kishte bërë dorëzimin e tyre te autoritetet përkatëse dhe më pas kishte bërë çregjistrimin e tyre në Slloveni

Pasi vëllai im J. më solli nëpërmjet linjës së autobusëve Kosovë-Slloveni,  shumën e parave me të cilën u shit makina, si edhe targat dhe lejen e qarkullimit, disa ditë më pas Eraldi më mori në telefon  dhe filloi të më ankohej për defektet e makinës.

Ndërkohë që më datë 8 Dhjetor 2022, unë dorëzova në Slloveni targat si edhe çregjistrova lejen e qarkullimit. Procedurë për të cilën disponoj edhe dokumente për këtë shërbim.

E.B. tha për grupin hetues se vetëm disa ditë pasi kishte çregjistruar në Slloveni lejen e vjetër të qarkullimit të automjetit tip Volkswagen Golf 5, ai i ka dërguar anasjelltas këtë leje Eraldit. i cili ka ardhur deri në Kosovë për ta marrë personalisht.

Gjë që ky i fundit ia ka konfirmuar E. edhe në telefon.  Por ajo që ndodh në vazhdim është se E. B del se ia ka shitur makinën Volkswagen Golf 5, shtetasit Erald Cenaj nga Kukësi, pa dokumente noteriale.  Ndërkohë që ai pranon se blerjen e kësaj makine në Slloveni ashtu dhe çregjistrimin e saj e ka bërë në emër të vëllait të tij J..

Unë me Erald Cenaj jam njohur që në vitin 2021, periudha kur ai ka vizituar faqen ku unë ekspozoj makinat. Unë gjithmonë automjetet Eraldit, në të gjithë bashkëpunimin tonë, ia kam shitur në këtë mënyrë, pa akte noteriale. Për makinat që i kam shitur unë disponoj edhe fotot si edhe bisedën që kam bërë me Eraldin në whats app.

Një tjetër person që u pyet në lidhje me automjetin tip Volkswagen Golf 5, që u përdor në ekzekutimin e Kristian Markut në fillimin e muajit janar të vitit 2025, ishte edhe vetë J. B.. I cili i qëndroi thënieve të vëllait të tij E. dhe pranoi se makinën ia dorëzoi në pikën kufitare të Morinës në Kukës, shtetasit shqiptar Erald Cenaj.

Me të cilin kishte komunikuar në aplikacionin Viber, dhe nga i njëjti kishte marrë edhe shumën prej 1800 euro, për automjetin që i kishte dorëzuar.

Por dëshmia më interesante që mund të hidhte sadopak dritë mbi faktin se si automjeti përfundoi në duart e atentatorëve, ishte vetë intervistimi nga grupi hetues, i shtetasit Erald Cenaj.

Ai që e mori automjetin Volkswagen Golf 5 në Morinë dhe e futi në territorin shqiptar. Erald Cenaj që tha se tregtinë e makinave të përdorura e kishte nisur që në vitin 2021.  Dhe se gjatë kësaj kohe kishte blerë mjaft makina të tilla nga Fushë-Kosova, apo nga persona që i sillnin nga jashtë territorit shqiptar.

“Tregtinë e makinave të përdorura unë e kam nisur që në vitin 2021. Kryesisht nga Fushë-Kosova, apo persona që i sjellin nga jashtë. Për shitjen e këtyre makinave unë nuk përdor kontrata noteriale, por fatura shitje”, është shprehur Erald Cenaj në dëshminë e tij para grupit të hetuesve.

I pyetur në lidhje me bashkëpunimin me vëllezërit B. nga Podujeva e Kosovës, Erald Cenaj nuk mohoi që kishte njohje me ta.  Por ai po kështu pohoi se nga vëllezërit kishte njohje vetëm me E., jo me J.

E., që sipas tij, nga sa i kujtohej i kishte blerë edhe një automjet Volkswagen tip Golf 5, me ngjyrë gri. Dhe një tjetër po të kësaj marke me ngjyrë të zezë.

“Nga E., me sa më kujtohet. unë kam blerë disa automjete të cilët unë më pas i kam shitur. Midis të cilëve edhe një  Volkswagen tip Golf 5, me ngjyrë gri. Si dhe një tjetër po të kësaj marke me ngjyrë të zezë”, ka deklaruar Erald Cenaj para hetuesve.

Por me interes për grupin hetues ishte pikërisht makina Volkswagen Golf 5 ngjyrë e zezë që Erald Cenaj kishte blerë te E. B. Makinë  e cila disa vite më pas u përdor në ekzekutimin e Kristian Markut, në fshatin Novoselë në Vlorë.

“Unë nuk e mbaj mend se kujt ia kam shitur këtë makinë. Ajo që di është se automjeti Volkswagen Golf 5, me ngjyrë të zezë, nuk i kam bërë doganë. Kurse makinave të tjera që kam blerë te E. B, u kam bërë doganë,  por për asnjë prej këtyre automjeteve nuk kam bërë kontratë shit-blerje”, thuhet në dosjen hetimore referuar dëshmisë së Erald Cenaj.

Por dyshimet e grupit hetues mbetën të tilla se Erald Cenaj nuk po tregonte të vërtetën se kujt ia shiti makinën Volkswagen pasi ia bleu E. B. nga Kosova, rezident në Slloveni.   Ndaj për këtë arsye, ai u mor edhe njëherë në pyetje nga grupi hetues.

Ndoshta me mendimin për të mësuar të reja të tjera lidhur mbi personat që përdorën makinën e krimit, në vazhdim.

“Shtetasi Erald Cenaj u mor sërish në pyetje, por ai tashmë nuk pranoi të flasë. Në deklarimin e tij ai tha se se do të japë shpjegime vetëm në prani të avokatit të zgjedhur nga familjarët e tij”, thuhet në dosjen hetimore për vrasjen e Kristian Markut.

Për këtë arsye më 25 Janar 2025, prokuroria e Vlorës vendosi ndalimin e shtetasit Erald Cenaj, si person i dyshuar se ka kryer veprën penale të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Por pavarësisht këtij dyshimi Erald Cenaj, ngriti pretendimin se E.B dhe J. B,  nuk kishin asnjë dokument që të vërtetonin se  automjetin Volkswagen Golf 5, ia kishin shitur atij.   Çka sipas tij për pasojë nuk mund të merret i mirëqenë pretendimi i tyre sikur ata ia kanë shitur atij këtë makinë.

Erald Cenaj është shprehur se në rrethana të tilla nuk mund të konsiderohet dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, vetëm me dëshminë e dy personave të cilët, sipas pretendimit të tij, patjetër që ata do të tentojnë ta heqin nga vetja automjetin në fjalë për shkak të ngjarjes së ndodhur.

Por ajo që duket se e ngatërron edhe njëherë këtë histori është fakti se pas kontrollit të telefonit të shtetasit kosovar E. B,  del se në komunikimet e tyre në whats app nuk ka dakordësi lidhur mbi shitjen e makinës, që pas disa vitesh u përdor në një krim, në atë të vrasjes më 13 Janar 2025, të 30 vjeçarit Kristian Marku.

“Nga kqyrja e bisedave telefonike nuk rezulton që E. B dhe Erald Cenaj të jenë dakordësuar me njëri-tjetrin për blerjen e kësaj makine. Si dhe nuk kanë biseduar as për çmimin e blerjes dhe as për t’ja dërguar në Shqipëri këtë automjet, sikundër E. B pretendon”, thuhet në dosje.

Po kështu sipas grupit hetues sipas kontrollit që i është bërë aparatit telefonik të E. B, del se në komunikimet që ai ka me Erald Cenaj, shfaqen vetëm disa fotografi të një automjeti. Ku E. B. i thotë Erald Cenaj që kjo është makina. Dhe ky i fundit i kthen përgjigje, që makina ka disa djegie dhe ka nevojë për lyerje. Por që në asnjë moment nuk pohon blerjen e kësaj makine.

Ndërkohë që nga kqyrja e telefonit të E. B rezulton se ai ka dhe dy thirrje pa përgjigje nga Erald Cenaj.

Që do të thotë gjithmonë sipas grupit hetues që ata nuk kanë komunikuar dot as nëpërmjet zërit, në mënyrë që të ligjëronte pretendimin e tij që ka folur me Erald Cenaj. Por edhe pse këto fakte janë kontradiktore me njëra tjetrën, ajo që bie në sy është se grupi hetues i ka ndalur kërkimet e veta vetëm te makina e krimit.

Pa arritur dot të shkojë në gjurmë të tjera, që mund ta çonin te vrasësit që qëlluan mbrëmjen  13 Janarit 2025, ndaj 30 vjeçarit Kristian Marku.  Një lumë i pambarimtë gjaku që ndër vite është shtrirë jo vetëm në qytetin e vogël në veri të vendit por edhe në Evropë. Hakmarrje që deri më tani ka marrë jetë të shumta njerëzore, dhe që fundi ende nuk po i duket…

The post Vrasja e Kristian Markut/ Zbulohet plani i mirëmenduar nga persona me përvojë nga bota e krimit appeared first on Sot News | Lajme.

6 vrasje në Janar, disa atentate mafioze ende të pazbardhura. Tirana me numrin më të lartë

2 February 2025 at 17:10

Vrasjet dhe atentatet mafioze të ndodhura gjatë muajit janar të këtij viti, me gjasa do të arkivohen në dosjet e pazbardhura. Gjatë muajit që lamë pas, në të gjithë vendin ndodhën 6 krime, 3 prej të cilave në Tiranë. Prej tyre janë zbardhur vetëm ato për motive banale, konflikte të momentit, dhe vrasje nga pakujdesia. […]

The post 6 vrasje në Janar, disa atentate mafioze ende të pazbardhura. Tirana me numrin më të lartë appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Markut/ Erald Cenaj “kyç” gojën, bleu nga dy kosovarë makinën e përdor nga autorët

27 January 2025 at 18:01

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 36-vjeçarit Erald Cenaj nga Kukësi, i cili dyshohet si i përfshirë në atentatin e regjistruar pasditen e 13 Janarit në autostradën Fier-Vlorë, ku u ekzekutua 30-vjeçari Kristian Marku alias Bardhi nga Rrësheni. Ai akuzohet se ka siguruar automjetin e përdorur nga autorët për vrasjen e Kristian Markut, teksa […]

The post Vrasja e Markut/ Erald Cenaj “kyç” gojën, bleu nga dy kosovarë makinën e përdor nga autorët appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se siguroi automjetin për vrasjen e Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari nga Kukësi

25 January 2025 at 23:31

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar nga Kukësi, i cili dyshohet se ka siguruar automjetin që u përdor nga vrasësit e Kristian Marku alias Kristian Bardhi.

Kujtojmë se vrasja ndodhi më 13 janar 2025 në autostradën Fier-Vlorë.

Në pranga ka rënë i riu E.C., lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

“Veprime të thelluara hetimore, bazuar edhe në inteligjencën informative, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më 13 janar 2025, identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit/ëve.

Siguroi automjetin e përdorur për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi, ndalohet 36-vjeçari me origjinë nga Kukësi.

Në vijim të veprimeve intensive nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit:

E. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është siguruar nga shtetasi E. C., lindur dhe banues në qytetin e Kukësit.

Njëkohësisht, gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.

Në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

The post Dyshohet se siguroi automjetin për vrasjen e Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari nga Kukësi appeared first on Telegrafi.

Pranga 36-vjeçarit, dyshohet se siguroi makinën e vrasjes së Kristian Markut në Vlorë

25 January 2025 at 15:18

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Një 36-vjeçar me origjinë nga Kukësi është ndaluar pasi siguroi automjetin e përdorur për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi.

Në vijim të veprimeve intensive nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit: E. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është siguruar nga shtetasi E. C., lindur dhe banues në qytetin e Kukësit.

Njëkohësisht, gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /j.p/

The post Pranga 36-vjeçarit, dyshohet se siguroi makinën e vrasjes së Kristian Markut në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrasja e Kristian Markut/ Arrestohet një 36-vjeçar nga Kukësi, zbulohet roli i tij (EMRI)

25 January 2025 at 14:57

Policia e Vlorës ka arrestuar një person, i cili akuzohet si i përfshirë në atentatin e regjistruar pasditen e 13 Janarit në autostradën Fier-Vlorë, ku u ekzekutua 30-vjeçari Kristian Marku alias Bardhi nga Rrësheni. Në pranga është vënë shtetasi Erald Cenaj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i […]

The post Vrasja e Kristian Markut/ Arrestohet një 36-vjeçar nga Kukësi, zbulohet roli i tij (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Në pranga për vrasjen e Kristian Markut/ 36 vjeçari dyshohet se u siguroi makinën autorëve të atentatit

25 January 2025 at 14:37

Kur kanë kaluar 12 ditë nga vrasja e Kristjan Bardhit në autostradën  Fier-Vlorë, policia ka vënë një pranga një 36-vjeçar që dyshohet se ka siguruar mjetin me të cilin kanë lëvizuar autorët për të kryer vrasjen.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Erald Cenaj  me banim në Kukës që nga hetimet e prokurorisë  dhe policisë së Vlorës rezulton se është personi që ka siguruar automjetin tip volsëagen që u gjet I djegur pak orë pas vrasjes.

36-vjeçari është  arrestuar për veprën penale të  sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Po kështu mësohet se janë mbledhur edhe prova të tjera që pritet ti vijnë në ndihmë hetuesve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 13 janarit.

Ekzekutimi i 30-vjeçarit nga Rrësheni Kristian Marku dyshohet se ka lidhje me përplasjen e dy fiseve të Mirditës, Reçi e Bardhi. Policia shoqëroi edhe 4 anëtarë të fisit Reçi, mes tyre nipi i Kastriot Reçit, i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020, por ata kanë mohuar lidhjen me ngjarjen

/abcnews.al/

Vrasja e Kristian Markut/ Autorët dyshohet se janë larguar drejt Kosovës

By: user 8
22 January 2025 at 14:39

Vrasja e 30 vjeçarit Kristian Marku pak ditë më parë në një atentat mafioz pranë nënkalimit të Novoselës është ende pa një autor.  Mësohet se grupi hetimor ka kërkuar ndihmën e INTERPOL-it për të lokalizuar autorët, të cilët fill pas krimit dyshohet se janë larguar jashtë vendit, konkretisht drejt Kosovës.

Në krim janë përdorur dy makina, njëra prej të cilave u përdor për të realizuar atentatin dhe tjetra për të larguar autorët, të paidentifikuar ende.

Ajo çfarë dihet deri tani është se lëvizjet e Markut janë ndjekur për disa ditë nga autorët.

Ai kishte marrë një automjet me qira në Tiranë, çka sugjeron se lëvizjet e tij ishin nën vëzhgim të vazhdueshëm nga autorët. Sa i takon pistave të hetimit, ato janë të fokusuara te hakmarrje.

Kristian Marku ishte nipi i Martin Bardhit, i vrarë në shtator të vitit 2023 në Rrëshen. Ai kishte precedentë të mëparshëm penal ku përfshihet dhe një akuzë për “vrasje me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe një tjetër akuzë për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Në vitin 2023, Marku u dyshua se u përfshi në një sulm me armë të ndodhur në drejtim të Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit – ky i fundit i vrarë në janar 2020 me snajper në qendër të Rrëshenit. Megjithatë, përfshirja e Markut nuk u provua dhe ai u lirua nga akuzat.

The post Vrasja e Kristian Markut/ Autorët dyshohet se janë larguar drejt Kosovës appeared first on Lapsi.al.

DETAJET/ Vrasësit e Kristian Markut dyshohet se u larguan drejt Kosovës, e ndoqën që nga Levani

22 January 2025 at 12:40

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për atentatin e regjistruar pasditen e 13 Janarit në autostradën Fier-Vlor, ku u ekzekutua 30-vjeçari Kristian Marku alias Bardhi nga Rrësheni. Burime për mediat bëjnë me dije se grupi hetimor ka kërkuar ndihmën e INTERPOL-it për të identifikuar dhe lokalizuar autorët e dyshuar, pasi ekzistojnë indicie se ata […]

The post DETAJET/ Vrasësit e Kristian Markut dyshohet se u larguan drejt Kosovës, e ndoqën që nga Levani appeared first on BoldNews.al.

Dyshimet se atentatorët u larguan jashtë vendit, detaje nga ekzekutimi i Kristian Markut! Autorët e ndoqën 30-vjeçarin nga Levani, viktima udhëtonte me mjet të marrë me qira

22 January 2025 at 11:52
Policia e Shtetit, nga hetimet e deritanishme ka dyshime se autorët e vrasjes së 30-vjeçarit Kristian Marku, mund të jenë larguar jashtë vendit. Ndaj, Policia ka kërkuar informacion nga Interpol, për persona të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e të riut. Një prej vendeve me të cilat po punohet për të identifikuar autorët apo

Detaje nga ekzekutimi i 30-vjeçarit Kristian Marku, dyshohet se autorët janë nga Vlora…

By: V K
19 January 2025 at 14:38

Pavarësisht se kanë kaluar 6 ditë nga ekzekutimi i Kristian Markut, por policia ende nuk ka gjetur gjurmë nga autorët.

Deri më tani, grupi hetimor ka arritur të sigurojë imazhet të makinës së autorit dhe asaj të viktimës vetëm nga kamerat e sigurisë në një karburant.

Burime bëjnë me dije se në pamje dallohet momenti i kalimit të dy automjeteve.

Autorët e kanë ndjekur viktimën dhe më pas e kanë qëlluar, duke iu afruar me sinjal ndezur dhe duke u përpjekur të parakalojnë paralel.

Në dëshmitë e mbledhura nga grupi hetimor, dëshmitarët kanë raportuar se fillimisht është dëgjuar një e shtënë dhe më pas, makina e autorëve me sinjal ndezur ka parakaluar makinën që drejtohej nga Kristian Marku, e më pas e kanë qëlluar.

Janë dëgjuar frenimet dhe fërkimet e gomave të automjeteve në autostradë dhe pasi autorët e kanë qëlluar të paktën 13 herë Markun, makina e tij është përplasur disa herë me trafik ndarësen.

Burime bëjnë me dije se policia ka dyshime se autorët mund të jenë nga Vlora, ose të jenë ndihmuar nga persona që e njohin mirë territorin, për shkak të dinamikës së ngjarjes, nga vjedhja e targave të oficerit të policisë dhe përdorimi i tyre në atentat, deri tek largimi i autorëve.

Sipas grupit hetimor, nëse zbardhet vjedhja e targës, hetimi do të jetë më i lehtë për të zbardhur ngjarjen.

Megjithatë, grupi hetimor bën me dije se vrasja në ecje, mund të kryhet vetëm nga qitës profesionistë.

Policia e Vlorës, vazhdon ende të marrë persona në pyetje, ndërkohë kamerat janë duke u shqyrtuar edhe në bizneset që ndodhen në Njësinë Administrative Novoselë, për të parë nëse mjeti i autorëve ka qarkulluar në zonë.

Kristian Marku, u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, të cilët, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës.

Autorët dogjën mjetin tip ‘Golf’ rreth 1 km larg vendit të ngjarjes, e më pas dyshohet se janë larguar drejt Fierit. Mjeti i autorëve ka qenë me targa të vjedhura, ndërsa brenda tij nuk është gjetur arma e krimit.

Ekzekutimi i 30-vjeçarit nga Rrësheni Kristian Marku, dyshohet se ka lidhje me përplasjen e dy fiseve të Mirditës, Reçi e Bardhi. Policia shoqëroi edhe 4 anëtarë të fisit Reçi, mes tyre nipi i Kastriot Reçit, i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020, por ata kanë mohuar lidhjen me ngjarjen.

The post Detaje nga ekzekutimi i 30-vjeçarit Kristian Marku, dyshohet se autorët janë nga Vlora… appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj Kristian Markut: Kamerat e sigurisë kapën lëvizjen e autorëve me makinë, dyshime se qitësit janë nga Vlora

By: A M
19 January 2025 at 15:09

Policia e Vlorës vazhdon ende të marrë persona në pyetje lidhur me vrasjen e ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë. Grupi hetimor vazhdon këqyrjen e kamerave të sigurisë në subjektet që kanë qenë të pajisura.

Ndërkohë, policia po shikon lëvizjet e mjeteve që bëjnë orët e para të mëngjesit gjatë gjithë ditës kur edhe ndodhi vrasja. Burime bëjnë me dije se policia ka dyshime se qitësit të jenë nga Vlora apo të jenë ndihmuar nga persona që e njohin mirë territorin për faktin e dinamikës së ngjarjes që nga vjedhja e targave të oficerit të policisë dhe më pas përdorimi i tyre në atentat deri tek largimi i autorëve.

Në kamerat e një prej bizneseve të karburantit duket momenti i kalimit të dy automjeteve, viktimës dhe autorëve. Autorët e kanë ndjekur viktimën dhe më pas e kanë qëlluar duke iu afruar me sinjal ndezur paralel. Në dëshmitë e mbledhura nga grupi hetimor të dëshmitarëve, fillimisht është dëgjuar një e shtënë dhe më pas më radhë.

Ku automjeti i autorëve me sinjal ndezur i është afruar makinës që drejtohej nga Kristian Marku dhe më pas e kanë qëlluar. Janë dëgjuar frenimet dhe fërkimet e gomave të automjeteve në autostradë, ndërkohë më pas mjeti që drejtohej nga Kristian Marku ka ecur për inercinë, duke u përplasur me trafikndarësen.

Sipas grupit hetimor, besohet të zbardhet vjedhja e targës, për hetimin do të jetë edhe më e lehtë zbardhja e ngjarjes. Megjithatë, grupi hetimor bën me dije se vrasja e automjeteve në ecje nuk mund të kryhet nga persona që janë pa përvojë në atë fushë pasi vrasja kërkon përqendrim dhe precizion në momentin që makinat ecin. Ndërkohë, kamerat janë duke u marrë edhe në bizneset që janë në Njësinë Administrative Novoselë për të parë nëse mjeti i autorëve ka qarkulluar në zonë.

Kristian Marku u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, të cilët, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Autorët dogjën mjetin tip ‘Golf’ rreth 1 km larg vendit të ngjarjes dhe më pas dyshohet se janë larguar drejt Fierit. Mjeti i autorëve ka qenë me targa të vjedhura, ndërsa brenda tij nuk është gjetur arma e krimit./Shqiptarja.com

Kush e vrau Kristian Markun? Karamuço jep detajet e forta: Ka pasur dy grupe, njëri informonte dhe tjetri ekzekutonte

16 January 2025 at 09:56

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço foli për ngjarjet kriminale që vend. Në një intervistë ai theksoi se krimi tashmë është më i sofistikuar. Ndërsa foli për atentatin ndaj 30-vjeçarit në Vlorë, eksperti i Kriminalistikës, tha se dyshohet të jetë vrasje e porositur.

“Ne kemi dy cikle kriminologjike që na ndodhin disa vite rresht. Një cikël që fillon me kurbën e vrasjeve para festave të nëntorit dhe kemi një cikël tjetër që vijon gjatë verës. Në rastin e Vlorës është ndjekur nga një tjetër grup dhe u ekzekutua nga një tjetër grup. Kishte një grup që informonte dhe një grup që ekzekutonte. Kjo vrasje ka një indicie që na çon në Vlorë dhe është me porosi. Kemi grupe të vrasësve me pagesë që janë nga zona e Vlorës.

Targa e makinës së djegur të autorëve është vjedhur në Vlorë. Këto ose janë me një ndihmë, dikush edhe si guidë, por kryesisht ka pistë solide se këta janë një grup vrasësish me pagesë nga Vlora. Krimi gjithmonë është më përpara, njohim shumë mirë zonat, lënë shumë pak gjurmë. Tani edhe për këto ngjarje po hyjnë edhe në vendndodhjen e celularëve kush ka funksionuar, nga ana tjetër gëzhojat mund të kenë lënë gjurmë gishtash, por nëse këta janë me dorashka është e pamundur”, tha më tej ai.

The post Kush e vrau Kristian Markun? Karamuço jep detajet e forta: Ka pasur dy grupe, njëri informonte dhe tjetri ekzekutonte appeared first on Sot News | Lajme.

Atentati ndaj Kristian Markut/ Karamuço: Vrasja e porositur, kishim një grup informonte dhe një që ekzekutonte

15 January 2025 at 20:28

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço foli për ngjarjet kriminale që vend. Në një intervistë në “Real Story” në ABC News ai theksoi se krimi tashmë është më i sofistikuar.

Ndërsa foli për atentatin ndaj 30-vjeçarit në Vlorë, eksperti i Kriminalistikës, tha se dyshohet të jetë vrasje e porositur.

“Ne kemi dy cikle kriminologjike që na ndodhin disa vite rresht. Një cikël që fillon me kurbën e vrasjeve para festave të nëntorit dhe kemi një cikël tjetër që vijon gjatë verës. Në rastin e Vlorës është ndjekur nga një tjetër grup dhe u ekzekutua nga një tjetër grup. Kishte një grup që informonte dhe një grup që ekzekutonte. Kjo vrasje ka një indicie që na çon në Vlorë dhe është me porosi. Kemi grupe të vrasësve me pagesë që janë nga zona e Vlorës. Targa e makinës së djegur të autorëve është vjedhur në Vlorë. Këto ose janë me një ndihmë, dikush edhe si guidë, por kryesisht ka pistë solide se këta janë një grup vrasësish me pagesë nga Vlora. Krimi gjithmonë është më përpara, njohim shumë mirë zonat, lënë shumë pak gjurmë. Tani edhe për këto ngjarje po hyjnë edhe në vendndodhjen e celularëve kush ka funksionuar, nga ana tjetër gëzhojat mund të kenë lënë gjurmë gishtash, por nëse këta janë me dorashka është e pamundur”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Vrasësit e Kristian Markut janë nga Vlora? I vodhën targat policit ditën e ngjarjes në Novoselë

15 January 2025 at 18:59

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për atentatin e regjistruar pasditen e të hënës në autostradën Fier-Vlor, ku u ekzekutua 30-vjeçari Kristian Marku alias Bardhi nga Rrësheni. Viktima ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Vlorës me një automjet tip “Volkswagen Passat”, në momentin kur autorët i kanë dalë paralel me një automjet tip […]

The post Vrasësit e Kristian Markut janë nga Vlora? I vodhën targat policit ditën e ngjarjes në Novoselë appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 30-vjeçarit në Vlorë/ Zbardhen dëshmitë e gruas dhe xhaxhait të Kristian Markut: Përdorte vetëm makina me qira…

By: V K
15 January 2025 at 15:44

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj 30-vjeçarit Kristian Marku, i cili u ekzekutua me armë zjarri në autostradën Fier-Vlorë, nga persona ende të paidentifikuar.

Xhaxhai i viktimës, ka thënë se i riu jetonte duke u ruajtur dhe lëvizte vetëm kur ndihej i sigurt. Më tej, ai është shprehur se i vetmi konflikt që familja e tyre kishte ishte me familjen Reçi.

Ndërkohë, sipas deklaratave të gruas së tij, ata qëndronin në Tiranë në apartamente me qira ditore. Për të lëvizur, ai përdorte një makinë me qira, të cilën e kishte marrë fillimisht për tri ditë dhe më pas e kishte shtyrë për dhjetë ditë të tjera, ndërsa raportohet se mjeti nuk ishte pajisur me sistem GPS, sipas gazetares Klodiana Lala. Të hënën, ditën e vrasjes, Kristian Marku kishte njoftuar bashkëshorten se do të udhëtonte drejt Vlorës, por pa treguar nëse do takonte dikë apo jo.

Policia ka dyshime se i riu mund të jetë nxjerrë në pritë. Policia është fokusuar edhe te sekuestrimi dhe këqyrja e kamerave të sigurisë të të gjithë itinerarit të rrugës që ka ndjekur i riu, pasi dyshohet që është ndjekur dhe vëzhguar nga autorët.

Autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë tre persona, i kanë zënë pritë në momentin që 30-vjeçari ka kaluar mbi nënkalimin e Novoselës.

Ata kanë dalë nga nënkalimi dhe i janë afruar makinës së viktimës tip Volkswagen Passat, në krahun e pasagjerit. Pas kësaj, ata kanë qëlluar në drejtim të tij me më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars.

Tre nga plumbat kanë kapur në turp 30-vjeçarin, ndërsa makina që udhëtonte ka ecur rreth 400 metra nga momenti që u qëllua dhe është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar. Pas atentatit, është gjetur e shkrumbuar makina e autorëve jo më shumë se 1 km nga vendngjarja.

Bëhet po ashtu me dije, se targat e automjetit të atentatorëve rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë, po në qytetin e Vlorës dhe i përkasin një oficeri policie.

Viktima ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

30-vjeçari, Kristian (Marku) Bardhi është nipi i Martin Bardhit, i njohur edhe si Marjan Marku. Në vitin 2023, Marjan dhe Kristian Marku, u përfshinë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit ndaj Sajmir Reçit, nipit të Kastriot Reçit. Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja për shkak të konflikteve të dy familjeve në Rrëshen.

The post Vrasja e 30-vjeçarit në Vlorë/ Zbardhen dëshmitë e gruas dhe xhaxhait të Kristian Markut: Përdorte vetëm makina me qira… appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Kristian Markut, zbardhen dëshmitë e gruas dhe xhaxhait të tij

15 January 2025 at 14:31

30-vjeçari Kristian Marku u ekzekutua me armë të hënën në autostradën Fier-Vlorë, në mbikalimin në Novoselë.

Sipas deklaratës që ka dhënë xhaxhai i tij, ai jetonte duke u ruajtur dhe lëvizet vetëm kur ndihej i sigurt. Ai ka thënë se i vetmi konflikt që familja e tyre kishet ishte me familjen Reçi.

Ndërsa gruaja e tij ka deklaruar se ata qëndronin në Tiranë në apartamente me qira ditore. Ajo ka thënë se ai përdorte një makinë me qira për të lëvizur. Ai e kishte marrë për tre ditë dhe më pas e shtyu edhe për dhjetë ditë të tjera.

Ndërsa raportohet se mjeti nuk ishte pajisur me sistem GPS.

Ditën e vrasjes, bashkëshortja e tij ka thënë se ai e ka lajmëruar se do të udhëtonte drejt Vlorës por nuk ka dhënë arsye.

The post Vrasja e Kristian Markut, zbardhen dëshmitë e gruas dhe xhaxhait të tij appeared first on Sot News | Lajme.

Zbardhen dëshmitë e gruas dhe xhaxhait të Kristian Markut: Përdorte vetëm makina me qira

By: Oldi
15 January 2025 at 14:55

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj 30-vjeçarit Kristian Marku, i cili u ekzekutua me armë zjarri në autostradën Fier-Vlorë, nga persona ende të paidentifikuar. Xhaxhai i viktimës ka thënë se i riu jetonte duke u ruajtur dhe lëvizte vetëm kur ndihej i sigurt. Më tej ai është shprehur se i vetmi konflikt që […]

The post Zbardhen dëshmitë e gruas dhe xhaxhait të Kristian Markut: Përdorte vetëm makina me qira appeared first on BoldNews.al.

❌
❌