Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shërbimet Sekrete në alarm/ Ekzekutohet Oficeri i Lartë në Kiev

10 July 2025 at 13:36

Policia raportoi një të shtënë me armë në zonë më herët gjatë ditës, duke thënë se oficerët e zbatimit të ligjit zbuluan trupin e një personi me një plagë fatale nga arma e zjarrit.

Një oficer i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) u vra sot në lagjen Holosiivskyi të Kievit, tha shërbimi për shtyp i SBU-së për gazetën Kyiv Independent.

“SBU dhe policia po marrin masa për të përcaktuar rrethanat e krimit dhe për të sjellë autorët para drejtësisë”, tha shërbimi për shtyp i SBU-së.
Emri i viktimës nuk është bërë publik dhe identiteti i të dyshuarit ose të dyshuarve ose motivet e tyre nuk janë menjëherë të qarta.

Burimi i pazbuluar i SBU-së për Ukrainska Pravda-s e identifikoi viktimën si një kolonel i SBU-së Ivan Voronych. Rreth orës 9 të mëngjesit, një burrë iu afrua Voronych dhe qëlloi pesë herë me një pistoletë, duke ikur nga vendi i ngjarjes më pas. Voronych pësoi plagë të shumta nga arma e zjarrit dhe vdiq në vendngjarje, tha burimi për Ukrainska Pravda.

The post Shërbimet Sekrete në alarm/ Ekzekutohet Oficeri i Lartë në Kiev appeared first on Sot News | Lajme.

TEHERAN – Irani ekzekuton tre spiunë që i shërbenin Izraelit

TEHERAN,25 qershor /ATSH-DPA/ – Irani njoftoi se kishte ekzekutuar tre burra që besohet se ishin spiunë që punonin për Izraelin, një ditë pasi hyri në fuqi një armëpushim i brishtë midis Republikës Islamike dhe shtetit hebre.

“Idris Ali, Azad Shojai dhe Rasoul Ahmad Rasoul, të cilët u përpoqën të importonin pajisje vrasjeje në vend, u arrestuan dhe u gjykuan për bashkëpunim me regjimin sionist. Dënimet u ekzekutuan këtë mëngjes dhe ata u varën”, sipas gjyqësorit iranian.

”Ekzekutimet u kryen në Urmia, një qytet në veriperëndim pranë Turqisë”, theksuan autoritetet iraniane, duke publikuar foto të tre burrave të veshur me uniforma blu burgu.

Një burrë tjetër, që besohet gjithashtu se është i lidhur me Mossadin, shërbimin e inteligjencës së jashtme të Izraelit, u var nga Teherani të hënën.

Irani njofton rregullisht arrestimin dhe ekzekutimin e agjentëve që besohet se punojnë për shërbimet sekrete të vendeve të huaja, përfshirë armikun e tij të betuar, Izraelin./  /os/

The post TEHERAN – Irani ekzekuton tre spiunë që i shërbenin Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Fier, prokuroria dërgon në gjyq 2 vëllezërit

23 June 2025 at 12:24

Prokuroria e Fierit ka çuar për gjykim dy vëllezërit Kreshnik dhe Agim Gashi, të dyshuar ai autor të vrasjes së Erjon Javorit më 7 Dhjetor 2023.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Kreshnik dhe Agim Gashi akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpuim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.G. dhe A.G. të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpuim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/1 e 25, dhe 278/1 të Kodit Penal, si dhe shtetasin R.P. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal; shtetasin A.L. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal; dhe shtetasen E.Xh. e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” e parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve të plota dhe dinamike, përfshirë edhe përdorimin e metodave proaktive mbi procedimin penal nr.1727 të vitit 2023, rezultoi e provuar se, në datë 07.12.2023, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, Rruga “Kujtim Majaci” të qytetit të Fierit, të pandehurit K.G. e A.G., vëllezër, në bashkëpunim mes tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Porsche Cayenne”, i drejtuar nga shtetasit E.J., i moshës 41 (dyzet e një) vjeç, i cili ndërroi jetë.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Fier, prokuroria dërgon në gjyq 2 vëllezërit appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e Bujar Nasufit/ Motorri i djegur dhe një profil ADN-je në duart e hetuesve (DOSJA)

By: Oldi
10 June 2025 at 19:57

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, zbuloi këtë të martë, detaje të reja nga vrasja në Tiranë e biznesmenit Bujar Nasufi, më 12 janar 2025. Një ekzekutim i ftohtë që tronditi Tiranën. Viktima Bujar Nasufi, ishte një sipërmarrës i njohur në fushën e mobilerisë, i cili u qëllua për vdekje para banesës së tij në zonën […]

The post Vrasja e Bujar Nasufit/ Motorri i djegur dhe një profil ADN-je në duart e hetuesve (DOSJA) appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Vlorë/ Punonte si roje në një objekt në ndërtim, ekzekutohet me armë zjarri 58-vjeçari (Emri)

27 April 2025 at 09:08

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë. Roja i një objekti është gjetur i pajetë dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Renato Hoxhaj, 58 vjeç. Ai ruante një objekt në ndërtim pranë banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri”. Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e

autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, një 58 vjeçar, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

The post E rëndë në Vlorë/ Punonte si roje në një objekt në ndërtim, ekzekutohet me armë zjarri 58-vjeçari (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë në Francë, ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari shqiptar

21 April 2025 at 11:35

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Clermont-Ferrand në Francë mbrëmjen e së dielës, ku një i ri shqiptar vetëm 19 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në rrugë, në zonën e stacionit të trenit SNCF, konkretisht në Avenue Charras. Sipas mediave franceze, autori ka qëlluar ndaj viktimës nga një makinë në lëvizje dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ai u shpall i vdekur nga mjekët e urgjencës pak para orës 20:30. Burime policore thanë për mediat lokale se i riu shqiptar nuk ishte i njohur më parë për autoritetet dhe nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë. Për hetimin e ngjarjes është angazhuar Divizioni për Kriminalitet të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS), që ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Identieti i viktimës nuk është bërë me dije nga mediat franceze.

Motivet e këtij ekzekutimi të rëndë nuk janë ende të qarta, por vendndodhja pranë një pike të njohur shpërndarjeje të lëndëve narkotike ka ngritur dyshime se mund të jetë e lidhur me prapaskena kriminale. Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Francë, ndërsa autoritetet janë nën presion për të zbardhur sa më shpejt këtë vrasje që ndodhi në mes të rrugës, në një zonë të frekuentuar dhe në orare kur qarkullimi është ende i lartë./Ouest-france.fr

The post E rëndë në Francë, ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari shqiptar appeared first on Sot News | Lajme.

U ekzekutua në atentat mafioz, i jepet lamtumira nën masa të rrepta sigurie babait të Roan Brahimit

19 April 2025 at 11:36

Gjovalin Prendi, babai i të ndjerit Roan Brahimi, iu dha lamtumira e fundit nën masa të rrepta sigurie. 64-vjeçari, i cili u ekzekutua në biznesin e tij në Pllanë të Lezhës mbrëmjen e së enjtes (17 Prill) u përcoll për në banesën e fundit ditën e sotme (19 Prill).

Policia mori masa të rrepta për ceremoninë mortore, për shkak të konflikteve që djali i 64-vjeçrit, Roan Brahimi ka me shumë grupe kriminale. Ndërkohë blutë ka ushtruar kontrolle në të paktën 5 familje, me të cilat Roan Brahimi, i cili u ekzekutua në Athinë më 9 Maj 2024, ishte në përplasje të forta dhe ishte dyshuar për vrasje e atentate mafioze.

Konkretisht, policia ka ushtruar kontrolle në banesat e fisit Reci në Mirditë, ku për shkak të konfliktit me fisin Gjini nga të dyja palët janë vrarë disa persona. Roan Brahimi dyshohej se ishte përfshirë në këtë sagë, duke vepruar kundrejt pagesës për llogari të fisit kundërshtar me Reçët.

Hetuesit kanë zbarkuar në familjen e Ervis Martinaj dhe kushërinjve të tij, pasi Brahimi ishte në përplasje të forta me mbretin e kumarit të zhdukur pa gjurmë prej 3 vitesh dhe ka qenë një prej të dyshuarve kryesor për atentatin ndaj Brilant Martinaj të mbikalimi i Fushë Krujës, ku u shënuan 3 viktima.

Ndalesa e radhës e hetuesve, ishte shtëpia e Ylli Brahjas alias Brahimi, kushëriri i gruas së parë të Roan Brahimit, pasi 28-vjeçari dyshohet se i bëri atentat në derën e shtëpisë, duke e lënë të plagosur, ndërsa gabimisht u vra Klisman Preci.

Roan Brahimi e akuzonte kushëririn e gruas se e shiti të Martinajt dhe ata e dhunuan barbarisht në një nga bizneset e tyre. Policia ngriti dyshime se Brahimi ishte autor i atentatit në fshatin Gurrëz, Kurbin ndaj Ardian Gjeloshit ku 51-vjecari mbeti i plagosur, ndërsa u vra ekonomisti i kompanisë së tij Selman Mihana. Ndaj në banesën e Ardian Gjeloshit dhe të afërmve të tjerë, ka patur gjithashtu kontrolle. Por pavarësisht veprimeve, deri më tani nuk janë siguruar të dhëna rreth autorëve të dyshuar.

The post U ekzekutua në atentat mafioz, i jepet lamtumira nën masa të rrepta sigurie babait të Roan Brahimit appeared first on Sot News | Lajme.

Vrau një çift të martuar në vitin 1997, ekzekutohet James Dennis Ford

By: lia rda
14 February 2025 at 08:21

James Dennis Ford (64 vjeç) u ekzekutua në Florida, ekzekutimi i parë i vitit. Ford vrau çiftin e martuar Gregory (25) dhe Kimberly (26) Mulnory në një fermë në Florida jugperëndimore në vitin 1997, raportoi AP.

Ford u ekzekutua me një përzierje droge me injeksion vdekjeprurës që përbëhej nga një qetësues, një paralitik dhe një ilaç që ndalonte zemrën. Në momentin e vrasjes vajza 22 muajshe e çiftit, Maranda Malnory, ishte e pranishme dhe u gjet e mbuluar në gjakun e nënës së saj dhe me pickime të shumta insektesh në të gjithë trupin e saj.

Në deklaratën e saj, vajza përshkroi dhimbjen e humbjes së prindërve të saj.

Ford pretendoi në gjyq se i la ata të gjallë dhe shkoi për gjueti, gjë që u hodh poshtë nga prova të forta gjatë gjyqit, duke përfshirë provat e ADN-së që e lidhnin atë me vrasjet.

Ford më herët ka refuzuar ankesa të shumta dhe ankesa e fundit është refuzuar nga Gjykata Supreme e SHBA-së./abcnews.al

“Më vdiq foshnja 9 muajshe për faj të tij”- Vëllezërit e saj vranë Ramazan Matajn, Armela rrëfen makthin e përjetuar nga 33-vjeçari: Më kërkonte të pr*stituoja! Tentova v*tëvrasjen, si më shpëtoi vajza

27 January 2025 at 14:36
Armela Hasaj, motra e vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, që dyshohet se ekzekutuan me breshëri plumbash Ramazan Matajn, ka rrëfyer versonin e saj të ngjarjes duke treguar makthin e përjetuar prej rreth 6 vitesh nga 33-vjeçari.  Armela ka rrëfyer se u njoh me viktimë në rrjetet sociale dhe nisi një lidhje dashurie me të pak pasi ajo ishte

FOTO/ U ekzekutua me armë me silenciator në makinën e punës, ky është postieri 48-vjeçar Lulzim Visha

25 January 2025 at 11:29
Ky është postieri Lulzim Visha, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash rreth 200 metra larg banesës së tij mëngjesin e së premtes (24 Janar) në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner të Kamzës. 48-vjeçari, i cili punonte si poster, qëllua me të paktën 12 plumba brenda automjetit të punës, në një pritë të ngritur nga atentatorët.

U qëllua me armë zjarri në makinë, ja pista kryesore e ekzekutimit të 48-vjeçarit Lulzim Visha! Vëllai i viktimës vrau Refik Domin në ‘97

24 January 2025 at 09:45
Hasmëria është pista kryesore e ekzekutimit të 48-vjeçarit, Lulzim Visha, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij në rrugën “Shën Stefani”, Zall Mner. Mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Refik Domi. Krimi ndodhi për motive të dobëta në afërsi të

Dyshimet se atentatorët u larguan jashtë vendit, detaje nga ekzekutimi i Kristian Markut! Autorët e ndoqën 30-vjeçarin nga Levani, viktima udhëtonte me mjet të marrë me qira

22 January 2025 at 11:52
Policia e Shtetit, nga hetimet e deritanishme ka dyshime se autorët e vrasjes së 30-vjeçarit Kristian Marku, mund të jenë larguar jashtë vendit. Ndaj, Policia ka kërkuar informacion nga Interpol, për persona të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e të riut. Një prej vendeve me të cilat po punohet për të identifikuar autorët apo

Vrasja e 30-vjeçarit në Vlorë/ Avokati: Kemi të bëjmë me një organizim në detaje, nga mënyra e ekzekutimit te humbja e gjurmëve

By: lia rda
14 January 2025 at 18:31

Avokati Arbër Hoxha ka deklaruar në “Tirana Live” se për mënyra e ekzekutimit të Kristian Markut, në autostradën Vlorë-Fier, dhe humbja e gjurmëve ka pasur një organizim në detaj.

“Është një rast i organizuar. Kemi të bëjmë me një organizim në detaje nga mënyra e ekzekutimit. E kemi thënë disa herë dhe është rasti ku mund ta përsërisim, ku në Shqipëri drejtësia e munguar, drejtësia penale, ndonjëherë dhe e korruptuar patjetër prodhon ngjarje të tilla, sepse autorët kur nuk marrin atë që dëshirojnë nga drejtësia, shkojnë në kushtet e gjakmarrjes. Këto kushte ndodhin ngjarje të tilla kaq të rënda. Është një sagë, shpresoj të jetë e fundit kjo vrasje”, tha ai.

Hoxha theksoi se raste të tilla ngjarjes për t’i zbardhur janë të vështira, por jo të pamundura.

“Në raste të tilla, janë raste ku autorët e veprës penale, marrin masa deri në detaje, që kanë të bëjnë me mënyrë e ekzekutimit dhe me mënyrën e fshehjes së gjurmëve. Do të thotë që sa here merren masa për të gjetur automjetin apo armët me të cilat është kryer krimi, është shumë e vështirë që të dokumentohet përpara gjykatës. Është e vështirë, por jo e pamundur. Kërkohet një punë e mirë gjyqësore. Unë besoj që nuk është më tepër punë mundësie, por punë vullneti”, u shpreh avokati./abcnews.al

Atentatorët i bënë pritë, detaje nga ekzekutimi i Kristian Markut! 30-vjeçari kishte qenë në Tiranë, para se të nisej për në Vlorë! Targat e mjetit të viktimës, të vjedhura

14 January 2025 at 12:34
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 30-vjeçarit, Kristin Marku i cili u qëllua me breshëri plumbash në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, në afërsi të Novoselës. Viktima Kristian Marku mësohet se ka qenë në Tiranë para se të nisej për Vlorë, ndërsa ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij. 30-vjeçari

Ekzekutimi në Tiranë/ Autori i maskuar si shpërndarës picash, veproi pasi gruaja e biznesmenit doli nga makina

13 January 2025 at 12:15

Autori që ekzekutoi mbrëmjen e kaluar biznesmenin Bujar Nasufi, ishte ishe u maskuar si shpërndarës picash.

Ai po lëvizte me motor dhe po monitoronte lëvizjet e viktimës dhe kur 56-vjeçari Bujar Nasufi po i afrohej shtëpisë e nga makina doli bashkëshorti, ka qëlluar me armë drejt mjetit. Dy nga gjashtë plumbat kapën biznesmenin, duke i marrë jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”.

Mësohet se viktima ishte person pa precedent penal dhe i paskeduar më parë për policinë. Biznesmeni ishte me origjinë nga Tirana dhe kishte tre vëllezër.

The post Ekzekutimi në Tiranë/ Autori i maskuar si shpërndarës picash, veproi pasi gruaja e biznesmenit doli nga makina appeared first on Sot News | Lajme.

Del FOTO-ja/ U ekzekutua në sy të bashkëshortes, ky është biznesmeni Bujar Nasufi

By: Oldi
13 January 2025 at 09:34

Mbrëmjen e së dielës Tirana u trondit nga një ekzekutim mafioz. Personi që shihni në foto është 56-vjeçari Bujar Nasufi, i cili u ekzekutua gjatë orëve të mbrëmjes të së dielës tek zona e Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:40, ku 56-vjeçari u qëllua me gjashtë plumba, dy prej […]

The post Del FOTO-ja/ U ekzekutua në sy të bashkëshortes, ky është biznesmeni Bujar Nasufi appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutohet publikisht kryebashkiaku në Siri, i akuzuar si besnik ndaj regjimit të mëparshëm

By: lia rda
11 January 2025 at 11:02

Një organizatë joqeveritare në Siri raportoi të premten se kryetari i bashkisë së Doumar u ekzekutua pas një ankese se ai ishte besnik ndaj regjimit të mëparshëm.

“Mazen Kinana, i njohur për besnikërinë ndaj regjimit të mëparshëm, u ekzekutua nga persona të armatosur” që i përkisnin koalicionit të organizatave të armatosura që morën pushtetin më 8 dhjetor, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Në veçanti, ai u akuzua për “përpilimin e raporteve të rreme të sigurisë” që rezultuan në burgosjen dhe torturimin e shumë të rinjve në rajon. Ai ishte përgjegjës për vdekjen e disa të rinjve në periferi.

Autoritetet e reja de fakto në Siri deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment për vrasjen e Mazen Kinana, për të cilën Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se shkaktoi “skena gëzimi” në komunitet.

Ditët e fundit, grupet e armatosura që morën pushtetin kanë nisur operacione në rajone të ndryshme të Sirisë, në kërkim të zyrtarëve të regjimit të Bashar al-Asad.

Në mesin e personave të arrestuar ishin “informatorë të shërbimeve të sigurisë së regjimit (ish), besnik të armatosur të regjimit (ish) dhe pro-iranianë, oficerë të rinj që janë provuar se kanë kryer vrasje dhe tortura,” tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. /abcnews.al

Vrasja e Klaudio Prendit më 19 nëntor në zonën e Xhamllikut, zbardhen detaje të reja, ja çfarë dyshohet

9 January 2025 at 12:13

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Klaudio Prendit më 19 nëntor në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Prendi u vra me silenciator në momentin që hipi në makinën e tij, pasi ishte shoqëruar me disa persona në një lokal në atë zonë.

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje. Ndërkohë që dyshohet se mes personave të shoqëruar janë dhe autorë të ngjarjes ose porositësit e ekzekutimit. Policia po ndjek pistën e konflikteve për çështje borxhi.

Si u ekzekutua Kladiu Prendi?

Klaudio Prendi, 28-vjeç u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e “Xhamllikut”. Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij në lokal. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij. Ata i janë afruar paralel me makinën e tyre tip “Audi” dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës është gjetur një mjeti “Audi A4”.

The post Vrasja e Klaudio Prendit më 19 nëntor në zonën e Xhamllikut, zbardhen detaje të reja, ja çfarë dyshohet appeared first on Sot News | Lajme.

Del FOTO/ Ky është 33-vjeçari i ekzekutuar në Shkodër, makina “shoshë” nga plumbat

By: Oldi
5 January 2025 at 10:34

Personi që shihni në foto është Ramazan Mataj, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda makinës së tij. Ngjarja u shënua në Dragoç të Shkodrës, i riu ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz”, ku është qëlluar me breshëri plumbash. Plumba që i kanë marrë jetën. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur […]

The post Del FOTO/ Ky është 33-vjeçari i ekzekutuar në Shkodër, makina “shoshë” nga plumbat appeared first on BoldNews.al.

SHBA, në shtetin e Indianas kryhet ekzekutimi i parë pas 15 vitesh

By: armand
19 December 2024 at 17:15

Një burrë i dënuar për vrasjen e katër personave, përfshirë vëllain e tij dhe të fejuarin e motrës së tij, është ekzekutuar në shtetin amerikan Indiana, duke shënuar ekzekutimin e parë në shtet pas 15 vitesh. Joseph Corcoran (49-vjeç) u shpall fajtor për të shtënat në korrik të vitit 1997 që vranë vëllain e tij […]

The post SHBA, në shtetin e Indianas kryhet ekzekutimi i parë pas 15 vitesh appeared first on BoldNews.al.

❌
❌