Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kjo foto e fëmijës së uritur nuk është u shkrep në Gazën e rrethuar

10 July 2025 at 16:42

Pretendimi: Kjo foto tregon një vogëlushe në Gaza që i jep bukë gazetarit

Verdikti: E pavërtetë

————————————————————

Foto e një vajze të vogël po shpërndahet rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, me pretendimin se ajo është një vogëlushe në Gaza e cila “i jep bukë gazetarit duke menduar se edhe ai është i uritur.”

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se foto e mësipërme është postuar në rrjet të paktën që në vitin 2015, përpara bllokadës izraelite të Gazës. Megjithëse nuk arritëm të gjejmë prejardhjen e fotos, kush e ka shkrepur, kur dhe ku, çfarë është e sigurt është se ajo nuk tregon një vogëlushe në Gaza në vitin 2025. 

Në përshkrimin që shoqëron postimin e shtatorit 2015 nënkuptohet se vogëlushja është nga ose në Siri.

Palestinezët në të gjithë Gazën po vuajnë nga uria dhe mungesa e domosdoshmërive të tjera. Rripi i Gazës mbetet në prag të urisë si rezultat i mbylljes dhe bllokadës nga Izraeli, si dhe kufizimeve të vazhdueshme të paligjshme në hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare.

Për 11 javë, Izraeli bllokoi të gjitha ushqimet, ilaçet dhe furnizimet e tjera që të hynin në Gaza, duke akuzuar Hamasin për devijim të ndihmës për të financuar aktivitetet e tij ushtarake dhe të tjera, megjithëse OKB tha se sistemet e saj të monitorimit ishin të fuqishme. Që nga mesi i majit, Izraeli ka lejuar hyrjen e një sasie të vogël ndihme, përfshirë furnizime mjekësore.

Zyrtarët mjekësorë, punonjësit humanitarë dhe mjekët në Gaza kanë deklaruar se janë të mbingarkuar nga “incidente masive viktimash” pothuajse të përditshme, ndërsa përpiqen të përballen me të plagosurit nga zjarri izraelit ndaj palestinezëve që kërkojnë ndihmë.

Mjekët thonë se shumë nga njerëzit që po trajtojnë përshkruajnë se janë qëlluar ndërsa përpiqen të arrijnë në vendet e shpërndarjes të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë sekrete e mbështetur nga ShBA dhe Izraeli që filloi shpërndarjen e ushqimit në fund të Majit 2025.

Grupet kryesore humanitare dhe të të drejtave të njeriut kanë kërkuar mbylljen e menjëhershme të GHF, të cilën e akuzojnë për “kufizimin e dy milionë njerëzve në zona të mbipopulluara dhe të militarizuara, ku përballen me të shtëna të përditshme dhe viktima masive.” Amnesty International i ka përshkruar veprimet e grupit si një “skemë militarizuar çnjerëzore dhe vdekjeprurëse”.

Që nga fillimi i sistemit të ri të shpërndarjes së ushqimit, të cilin Izraeli e quan të nevojshëm për të parandaluar që Hamasi të devijojë ndihmën humanitare, spitali në Rafah, në jug të Gazës, ka trajtuar më shumë se 2200 pacientë të plagosur nga armët dhe ka regjistruar më shumë se 200 vdekje.

Sipas UNICEF, numri i fëmijëve të kequshqyer në Rripin e Gazës po rritet me një ritëm alarmues, me 5119 fëmijë të moshës 6 muajsh-5 vjeç të shtruar në spital për trajtim për kequshqyerje akute vetëm në maj.

The post Kjo foto e fëmijës së uritur nuk është u shkrep në Gazën e rrethuar appeared first on Faktoje.al.

DAMASKË – Siri-SFD-SHBA diskutojnë riintegrimin e kurdëve në bisedime të nivelit të lartë

DAMASKË, 9 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa priti sot komandantin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) Mazloum Abdi dhe të dërguarin special të SHBA-së në Siri, Thomas Barrack – për të diskutuar riintegrimin e zonave të kontrolluara nga kurdët në shtetin sirian.

Bisedimet mund të çojnë në riformësimin e peizazhit politik në Sirinë e pasluftës.

Delegacioni shkoi në Damask për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së 10 marsit të nënshkruar me qeverinë siriane.

Marrëveshja përcakton kushtet për rivendosjen e autoritetit shtetëror në Sirinë verilindore, e cila kontrollohet kryesisht nga kurdët.

Delegacioni përfshinte gjithashtu Ilham Ahmed dhe Fawza Youssef, të cilët përfaqësonin Administratën Autonome Kurde.

“SDF ka qenë e ngadaltë në pranimin dhe negocimin e kushteve dhe këshilla ime është të përshpejtojë ritmin”, tha i dërguari i SHBA-së, Barrack, në një intervistë për rrjetin mediatik kurd “Rudaw”. “Po na mbaron koha”, shtoi ai.

Burime qeveritare siriane thanë se Barrack ka informuar Damaskun se të gjitha forcat e SDF-së do të tërhiqen nga lindja e lumit Eufrat deri më 17 gusht.

“Bisedimet u përqendruan në shpërbërjen e institucioneve paralele dhe integrimin e qeverisjes lokale në strukturat kombëtare”, thanë burimet. //a.i/

The post DAMASKË – Siri-SFD-SHBA diskutojnë riintegrimin e kurdëve në bisedime të nivelit të lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhëniet diplomatike

6 July 2025 at 09:23

Britania po rivendos marrëdhëniet diplomatike me Sirinë pas luftës civile shumëvjeçare të vendit, njoftoi sekretari i jashtëm britanik, David Lammy, gjatë një vizite në kryeqytetin sirian, Damask.

“Ka një shpresë të re për popullin sirian”, tha Lammy në një deklaratë.

“Është në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re për të përmbushur angazhimin e saj për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme, më të sigurt dhe të begatë për të gjithë sirianët.”

Bëhet e ditur se Vizita e Lammy në Siri është e para nga një ministër britanik në 14 vjet dhe shoqërohet me një premtim prej 94.5 milionë paundësh për ndihmë urgjente humanitare dhe për të mbështetur rimëkëmbjen afatgjatë të vendit dhe për të ndihmuar vendet që strehojnë refugjatë sirianë në rajon.

Perëndimi ka qenë duke e rivendosur ngadalë qasjen e tij ndaj Sirisë që kur forcat kryengritëse të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham islamiste rrëzuan Bashar al-Assad nga posti i presidentit në dhjetor pas më shumë se 13 vjetësh lufte.

Vetëm disa ditë më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që i jepte fund një programi sanksionesh të SHBA-së ndaj Sirisë, duke i dhënë fund izolimit të saj nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe duke e ndihmuar atë të rindërtohet pas luftës.

Britania gjithashtu lehtësoi sanksionet e saj në prill, duke zhbllokuar asetet e bankës qendrore të Sirisë dhe 23 subjekteve të tjera, duke përfshirë bankat dhe kompanitë e naftës për të inkurajuar investimet, megjithëse mbajti në fuqi ato që synonin anëtarët e ish-regjimit.

“Një Siri e qëndrueshme do të zvogëlojë rrezikun e migrimit të parregullt, do të sigurojë që armët kimike të shkatërrohen dhe do të trajtojë kërcënimin e terrorizmit”, tha Lammy, pasi u takua me homologun e tij sirian, Asaad Hassan al-Shaibani, dhe presidentin, Ahmed al-Sharaa.

Në këto takime, Lammy përsëriti rëndësinë e një “tranzicioni politik gjithëpërfshirës dhe përfaqësues” në Siri dhe ofroi mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë.

Ndryshe, Lammy do të udhëtojë gjithashtu për në Kuvajt, ku siguria rajonale dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe do të jenë në krye të agjendës. Përveç kësaj, ai pritet të njoftojë një partneritet të ri me monarkinë e Gjirit për të trajtuar krizën humanitare në Sudan/abcnews.al

DAMASK – Izraeli dhe Siria bisedime rreth sigurisë dhe kontrollit të kufijve

30 June 2025 at 17:09

DAMASK, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Izraeli dhe Siria janë përfshirë në bisedime të drejtpërdrejta që përqendrohen në marrëveshje të kufizuara sigurie dhe në tërheqjen e mundshme të forcave izraelite nga territoret e pushtuara në jug të Sirisë, pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Bashar al-Assad në dhjetor 2024, thanë burime siriane.

Sipas burimeve pranë udhëheqjes aktuale siriane, presidenti i përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa nuk është i gatshëm të nënshkruajë për momentin ndonjë marrëveshje më të gjerë paqeje me Izraelin.

”Al-Sharaa po kërkon një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga zonat e pushtuara pas rrëzimit të Assadit dhe kundërshton fuqishëm çdo zgjerim të zonës tampon në jug të Sirisë”, thanë burimet./  /Ad.Ab./

The post DAMASK – Izraeli dhe Siria bisedime rreth sigurisë dhe kontrollit të kufijve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rruga është dialogu”, Papa Leo: Të shërojmë plagët që la dhuna në Lindjen e Mesme

By: Besnik
26 June 2025 at 09:05

Gjatë Audiencës së Përgjithshme të së mërkurës, Papa Leo XIV përkujtoi “sulmin e shëmtuar terrorist” në kishën Mar Elias në Damask të Sirisë më 22 qershor.

Ai ia besoi viktimat mëshirës së Zotit dhe ofroi lutjet e tij të vazhdueshme për ata që u plagosën dhe familjet e tyre.

Duke iu drejtuar të gjithë të krishterëve në Lindjen e Mesme, Papa shprehu solidaritetin e tij me ta.

“Unë jam pranë jush dhe e gjithë Kisha është me ju.” Ai argumentoi se ky sulm i fundit nxjerr në pah “brishtësinë e thellë” që Siria vazhdon të përjetojë pas viteve të paqëndrueshmërisë dhe dhunës.

Papa Leo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që “të mos e largojë shikimin nga ky vend”.

Përkundrazi, vazhdoi ai, ajo duhet të ofrojë mbështetje “përmes akteve të solidaritetit dhe një angazhimi të ripërtërirë për paqe dhe pajtim”.

Le të zgjidhet diplomacia

Papa tha gjithashtu se vazhdon të ndjekë nga afër dhe me shpresë situatën në Iran, Izrael dhe Palestinë.

Ai bëri thirrje edhe një herë për t’i dhënë fund dhunës në rajon dhe përsëriti nevojën për paqe, duke iu referuar fjalëve të profetit Isaia:

“Një komb nuk do ta ngrejë shpatën kundër një kombi tjetër, as nuk do të mësojnë më luftën.” Papa Leo shprehu dëshirën e tij që zëri i profetit të dëgjohej dhe që “plagët e shkaktuara nga ngjarjet e përgjakshme të ditëve të fundit të shëroheshin”.

Përpara se të mbyllte fjalimin e tij, ai kërkoi që refuzimi i dominimit dhe hakmarrjes të shiheshin si opsione.

Në vend të kësaj, ai i inkurajoi të gjithë të zgjidhnin “rrugën e dialogut, diplomacisë dhe paqes, të zgjedhur me vendosmëri”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rruga është dialogu”, Papa Leo: Të shërojmë plagët që la dhuna në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

Sulm vetëvrasës në një kishë ortodokse/ Të paktën 15 viktima, zbardhen detajet e para

22 June 2025 at 19:20

Televizioni shtetëror sirian raportoi se autori i sulmit u hodh në erë brenda kishës së Profetit Ilia (Mar Elia) gjatë një ceremonie fetare të dielën në mbrëmje. Në momentin e shpërthimit, në kishë ndodheshin dhjetëra besimtarë të krishterë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Sirisë, sulmuesi ishte pjesëtar i organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS).

Autoritetet siriane kanë nisur hetimet, ndërsa siguria është forcuar në zonat me prani të komuniteteve të krishtera në kryeqytet.

Ky është një nga sulmet më të rënda të drejtuara kundër pakicave fetare në Siri në vitet e fundit, duke rikthyer frikën për një valë të re dhune në rajon.

The post Sulm vetëvrasës në një kishë ortodokse/ Të paktën 15 viktima, zbardhen detajet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Zvicra heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20 June 2025 at 22:24

Zvicra njoftoi të premten se do të heqë një sërë sanksionesh ekonomike të vendosura ndaj Sirisë, përfshirë edhe ndaj bankës qendrore të këtij vendi në Lindjen e Mesme, raporton Reuters.

Pas rrëzimit të ish-presidentit sirian Bashar al-Assad në dhjetor të vitit 2024, do të mbeten në fuqi vetëm sanksionet ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me ish-qeverinë, bëri të ditur Këshilli Federal – organi qeverisës i Zvicrës.

“Qëllimi i këtij vendimi është të nxitet rimëkëmbja ekonomike e vendit dhe një tranzicion politik gjithëpërfshirës dhe paqësor”, thuhet në një deklaratë të Këshillit.

Pas një lehtësimi fillestar të sanksioneve në mars, Zvicra tani po heq kufizimet për ofrimin e shërbimeve të caktuara financiare, tregtinë e metaleve të çmuara dhe eksportin e mallrave luksoze, shtoi qeveria.

Gjithashtu, 24 entitete – përfshirë edhe bankën qendrore të Sirisë – janë hequr nga lista e sanksioneve.

Ky njoftim vjen pas vendimit të Bashkimit Evropian për të hequr sanksionet ekonomike ndaj Sirisë në fund të majit, pas një veprimi të ngjashëm nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së në të njëjtin muaj.

Krejt këto lehtësimet u bën pasi në pushtet në Siri erdhi Ahme dal-Sharaa.

Midis frikës dhe shpresës në Siri

16 June 2025 at 17:52

Ashtu si gjermanët gjatë hiperinflacionit që pllakosi Republikën e Vajmarit një shekull më parë, sirianët sot rrallë dalin nga shtëpia pa mbajtur me vete sasi të mëdha parash. Ndërsa tensionet sektare – të shtypura prej kohësh në një vend të sunduar nga pakica alevite deri vonë – vazhdojnë të nxisin paqëndrueshmëri, bankomatet kufizojnë tërheqjet në […]

The post Midis frikës dhe shpresës në Siri appeared first on Reporter.al.

Kërkesa e Sirisë për gratë: Vishni rroba “të gjera dhe modeste” dhe burkini në plazhe

By: gaze tare
10 June 2025 at 17:07

Autoritetet e reja islamiste të Sirisë u kërkuan grave të veshin burkini ose rroba që mbulojnë të gjithë trupin në plazhet publike, por masa përjashton komplekset private hoteliere luksoze.

Vendimi i ministrisë së turizmit erdhi gjashtë muaj pasi koalicioni islamist rrëzoi regjimin e Bashar al-Assad. Duke përmendur “interesin e përbashkët”, ministria u bën thirrje pushuesve të veshin rroba “më modeste” në plazhe. Gratë në veçanti duhet të veshin burkini ose lloje të tjera rrobash banje që mbulojnë trupin. Jashtë zonave bregdetare, ato duhet të veshin rroba “të gjera”, ndërsa burrave u ndalohet të dalin me gjoks të zhveshur.

Në Siri, një vend me moral konservator, pak gra vishnin rroba banje në plazhe. Kufizimet nuk vlejnë për komplekset private hoteliere ku lejohen “rrobat e banjës në stilin perëndimor” . Hotelet e tjera duhet t’u përmbahen udhëzimeve të reja.

Përveç kësaj, ministria tha se në vendet publike gratë duhet të veshin rroba të gjera, që mbulojnë shpatullat dhe gjunjët, dhe të shmangin” veshjet transparente ose shumë të ngushta”.

Nuk u specifikua nëse sanksionet dhe çfarë lloji do të vendoseshin nëse shkeleshin rregulloret e reja.

Në platformat e mediave sociale, përdoruesit u ndanë kur u njoftuan masat, me disa që i mbështetën ato dhe të tjerë që i shihnin liritë e tyre si të kufizuara. “Siria është një vend i moderuar dhe i hapur dhe duhet të pranojë të gjithë pa përjashtim (…) ministria duhet ta rishqyrtojë vendimin “, komentoi një grua, Saza, në faqen e Facebook-ut të Ministrisë së Turizmit.

Në të kundërt, një burrë, Yahya Cabiso , shkroi: “Është e detyrueshme të respektohet kultura e shoqërisë siriane. Faleminderit, Ministria e Turizmit.”

Që kur islamistët morën pushtetin, shumë sirianë kanë frikë se liritë e tyre personale do të kufizohen. Në maj, një grua u vra nga persona të armatosur që sulmuan një klub nate. Në internet po qarkullojnë video në të cilat të rinjtë përsërisin slogane fetare ose bëjnë thirrje për mbylljen e bareve që shërbejnë alkool.

The post Kërkesa e Sirisë për gratë: Vishni rroba “të gjera dhe modeste” dhe burkini në plazhe appeared first on iconstyle.al.

Pas 12 vitesh ndërprerje, realizohet fluturimi i parë direkt nga Arabia Saudite në Siri

5 June 2025 at 17:59

Fluturimi i parë direkt saudit u ul në Siri sot pas një pezullimi 12-vjeçar, thanë mediat lokale.

Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve SANA, avioni i linjës ajrore “Saudi Flynas” mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut nga Riadi pas vitesh ndërprerjeje.

Në prill, një delegacion nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Arabisë Saudite kreu një tur rutinë në aeroport përpara se të rifillonte fluturimet me Sirinë.

Në vitin 2012, shumica e linjave ajrore ndaluan fluturimet e tyre për në dhe nga Damasku për shkak të shtypjes nga ish-regjimi sirian ndaj protestave popullore që shpërthyen në vitin 2011.

Në janar 2025, disa linja ajrore filluan rikthimin e fluturimeve për në dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut, pas një njoftimi nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Sirisë mbi fillimin e pritjes së fluturimeve ndërkombëtare.

Bashar al-Asad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi në fund të vitit të kaluar, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

Ahmad al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat kundër regjimit për të rrëzuar Asadin, u shpall president për një periudhë kalimtare në janar.

Bashkimi Evropian ndan 175 milionë euro për rimëkëmbjen e Sirisë

4 June 2025 at 22:00

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi një paketë prej 175 milionë eurosh për të mbështetur rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të Sirisë, pas heqjes së sanksioneve.

Financimi synon të forcojë institucionet publike, të përmirësojë qasjen në shërbimet bazë dhe të rigjallërojë ekonomitë lokale nëpërmjet projekteve të udhëhequra nga komuniteti në energji, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe jetesë, thuhet në një deklaratë.

Mbështetja do të promovojë më tej drejtësinë tranzicionale, llogaridhënien dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë përpjekjet për të adresuar çështjen e personave të zhdukur.

Komisarja Evropiane për Mesdheun, Dubravka Suica, tha se Siria është në një “moment vendimtar” me një shans real për të kaluar nga konflikti në paqe dhe stabilitet.

“Mbetemi të përkushtuar fuqimisht për të mbështetur sirianët në këtë fazë vendimtare”, tha ajo.

Bashar al-Asad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi në dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

Ahmed al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat kundër regjimit për të rrëzuar Asadin, u shpall president për një periudhë tranzicioni në janar.

BE-ja hoqi sanksionet ekonomike ndaj Sirisë më herët këtë vit, duke përmendur hapat pozitivë nga autoritetet kalimtare drejt përfshirjes dhe respektimit të ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut.

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulme ajrore në Siri

4 June 2025 at 08:42

Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer një sulm ndaj objektivave në Sirinë jugore në përgjigje të granatimeve që ndodhën të martën në mbrëmje, njoftuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Ky reagim i shpejtë ka pasuar lëshimin e dy predhave nga territori sirian, të cilat ranë në një zonë të pabanuar në Izrael.

Në një deklaratë për shtyp, IDF tha se “regjimi sirian është përgjegjës për situatën aktuale në Siri dhe do të vazhdojë të mbajë pasojat për sa kohë që aktiviteti armiqësor vazhdon nga territori i tij”. Forcat izraelite theksuan gjithashtu se do të veprojnë “kundër çdo kërcënimi që i paraqitet Shtetit të Izraelit”.

Menjëherë pas sulmeve, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, fajësoi qeverinë kalimtare të Sirisë dhe kreun e saj, Ahmed Al-Sharaa, për incidentin, duke e konsideruar atë si një akt të drejtpërdrejtë të agresionit nga ana e Damaskut.

Pas reagimit të forcave izraelite, artileria izraelite ka bombarduar rrethet jugore të Sirisë, duke shënjestruar pozita të mundshme që dyshohet se kanë qenë burimi i granatimeve. Ky eskalim i dhunës është një tjetër ngjarje e rëndësishme në vazhdimin e tensioneve ndërmjet Izraelit dhe forcave siriane, që kanë shpërthyer në mënyrë të përsëritur në vitet e fundit për shkak të situatës politike dhe ushtarake të tensionuar në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulme ajrore në Siri appeared first on Euronews Albania.

Arabia Saudite dhe Katari ofrojnë ndihmë financiare për Sirinë

31 May 2025 at 23:18

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al-Saud ka deklaruar se vendi i tij, së bashku me Katarin, do të ofrojnë ndihmë financiare për nëpunësit civilë sirianë.

“Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Katari së bashku do të ofrojnë mbështetje financiare për nëpunësit civilë në Siri”, tha Bin Farhan në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm sirian Asad al-Shibani në Damask.

Ai nuk ndau detaje mbi shtrirjen e ndihmës financiare të Riadit dhe Dohas për sektorin publik sirian. Sipas një deklarate të përbashkët, ndihma financiare nga Arabia Saudite dhe Katari do të disbursohet për një periudhë tre mujore.

Në mesin e majit, Banka Botërore njoftoi se Katari dhe Arabia Saudite kishin shlyer borxhin e mbetur të Sirisë ndaj institucionit në shumën prej 13.9 milionë euro, gjë që do të lejojë Damaskun të marrë kredi të reja.

Vizita e ministrit saudit vjen disa javë pasi SHBA mori një vendim të papritur për të hequr sanksionet ndaj qeverisë islamike siriane që përmbysi ish-presidentin Bashar al-Assad në dhjetor.

Presidenti Donald Trump e mori vendimin gjatë një vizite në Lindjen e Mesme, sipas kërkesës së princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, vendi i të cilit është një nga përkrahësit kryesorë të heqjes së sanksioneve.

BE gjithashtu hoqi kohët e fundit sanksionet ekonomike ndaj Sirisë. Bin Farhan tha se Arabia Saudite do të vazhdojë të mbështesë Sirinë në rrugën e saj drejt rindërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike.

I dërguari i SHBA-së: Paqja midis Sirisë dhe Izraelit duhet të fillojë me një pakt

29 May 2025 at 14:33

I dërguari i SHBA-së për Sirinë, Thomas Barak, tha sot se Shtetet e Bashkuara besojnë se paqja midis Sirisë dhe Izraelit është e arritshme, duke shtuar se kjo paqe duhet të fillojë me një marrëveshje mossulmimi dhe përcaktimin e kufijve.

Barak shtoi se Presidenti Donald Trump do të deklarojë se Siria nuk është një shtet sponsor i terrorizmit, raporton Reuters.

Ai hapi zyrtarisht sot rezidencën e ambasadorit amerikan në Damask, ku u ngrit edhe flamuri amerikan. Uashingtoni nuk e ka rihapur zyrtarisht ambasadën e tij në Damask, e cila u mbyll në vitin 2012 pasi protestat kundër qeverisë së presidentit të atëhershëm Bashar Assad u përshkallëzuan në luftë civile.

Tom Barak e kupton se ka potencial të madh në bashkëpunimin me Sirinë për të ndaluar radikalizmin, për të përmirësuar marrëdhëniet dhe për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme. “Së bashku, ne do ta bëjmë Amerikën dhe botën përsëri të sigurt “, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Barak, në një postim në X, falënderoi Presidentin e SHBA-së Donald Trump për “një vizion të guximshëm, duke fuqizuar një rajon historikisht të pasur, të shtypur prej kohësh, për të rimarrë fatin e tij përmes vetëvendosjes”.

AP deklaron se vizita e Barakut në Damask dhe ngritja e flamurit amerikan përfaqësojnë një sinjal të rëndësishëm të ngrohjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.

Uashingtoni fillimisht ishte i kujdesshëm ndaj udhëheqësve të rinj sirianë, të udhëhequr nga Ahmad al-Sharr, ish-udhëheqësi i grupit islamist Hayat Tahrir al-Sham, të cilin SHBA-të ende e liston si një organizatë terroriste.

Megjithatë, Trump u takua me Al-Sharr në Riad më herët këtë muaj, pas së cilës SHBA-të filluan procesin e heqjes së sanksioneve ndaj Sirisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I dërguari i SHBA-së: Paqja midis Sirisë dhe Izraelit duhet të fillojë me një pakt appeared first on Euronews Albania.

Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike kundër Sirisë

By: M C
28 May 2025 at 20:25

Bashkimi Evropian hoqi sot sanksionet ekonomike kundër Sirisë , në një përpjekje për të mbështetur tranzicionin dhe rimëkëmbjen e vendit pas përmbysjes së regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad.

Mediat e huaja raportojnë se Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi sot vendimin për heqjen e sanksioneve pas marrëveshjes politike mbi këtë çështje të arritur javën e kaluar nga ministrat e jashtëm të BE-së.

Këshilli njoftoi se BE-ja do të mbajë në fuqi sanksionet që lidhen me qeverinë e Asadit dhe kufizimet e bazuara në arsye sigurie, ndërsa do të vendosë sanksione të reja kundër individëve dhe subjekteve të lidhura me valën e dhunës së marsit.

“Këshilli do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në vend dhe është gati të vendosë masa të mëtejshme kufizuese kundër atyre që shkelin të drejtat e njeriut dhe atyre që nxisin paqëndrueshmërinë në Siri”, nënvizon deklarata.

The post Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike kundër Sirisë appeared first on Albeu.com.

BRUKSEL – BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BRUKSEL, 28 maj /ATSH-DPA/- Vendet e Bashkimit Evropian miratuan sot legjislacionin për të hequr të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, përveç atyre të bazuara në cështjet e sigurisë.

“Ky vendim është thjesht gjëja e duhur për t’u bërë, në këtë kohë historike, që BE të mbështesë vërtet rimëkëmbjen e Sirisë dhe një tranzicion politik që përmbush aspiratat e të gjithë sirianëve”, tha sot diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.

“Sot BE-ja rikonfirmon angazhimin e saj si partnere për tranzicionin, një tranzicion që ndihmon popullin sirian të ribashkohet dhe të rindërtojë një Siri të re, gjithëpërfshirëse dhe paqësore”, shtoi ajo.

Për të lehtësuar rindërtimin e shpejtë të vendit të shkatërruar nga lufta, Banka Qendrore Siriane dhe huadhënës të tjerë mund të hyjnë sërish në tregun financiar evropian.

Masa, e cila do të hyjë në fuqi sapo të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së, zbaton vendimin politik të javës së kaluar nga ministrat e Jashtëm të BE-së – për t’i dhënë fund masave kufizuese të bllokut.

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul tha në atë kohë se udhëheqjes së re siriane po i jepej një shans, por paralajmëroi se pritej që kjo të përfshinte të gjithë popullsinë dhe të gjitha grupet fetare.

BE-ja shpreson gjithashtu që sapo vendi të stabilizohet, qindra mijëra refugjatë sirianë në bllok të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi.

Për shumë vite, sirianët kanë përbërë një pjesë të madhe të refugjatëve që mbërrijnë në Evropë.

BE-ja, kohët e fundit e justifikoi heqjen e sanksioneve pavarësisht shpërthimeve të fundit të dhunës midis grupeve të ndryshme të popullsisë në Siri me mungesën e alternativave.

Kallas tha javën e kaluar se ende kishte dyshime nëse qeveria po lëvizte në drejtimin e duhur.

Sipas saj, megjithatë, nuk ka zgjidhje tjetër përveç heqjes së sanksioneve.

“Vendit duhet t’i lejohet të stabilizohet në mënyrë që të shmanget një zhvillim i ngjashëm me atë në Afganistan”, tha ajo.

Kohët e fundit, Siria ka përjetuar luftime të ashpra midis anëtarëve të pakicës druze dhe milicive sunite.

Në mars, ndodhën luftime të përgjakshme sektare në rajonin bregdetar perëndimor midis trupave qeveritare të sundimtarëve të rinj dhe milicive besnike ndaj al-Asaad. //a.i/

The post BRUKSEL – BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA lehtëson sanksionet për Sirinë

By: Re Nato
24 May 2025 at 18:27

Administrata e Presidentit Donald Trump ndërmori një hap të paprecedentë të premten, duke njoftuar përjashtime të gjera nga sanksionet ndaj Sirisë, një vend i shkatërruar nga 13 vjet luftë civile. Ky veprim shënon fillimin e një procesi që synon heqjen graduale të sanksioneve gati gjysmëshekullore, të cilat kanë penguar rindërtimin dhe stabilizimin e Sirisë, duke i hapur rrugën investimeve dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Sipas Departamentit të Shtetit, përjashtimet përfshijnë një pezullim gjashtëmujor të një sërë sanksionesh të ashpra, ndërsa Departamenti i Thesarit ka ndaluar zbatimin e masave kundër bizneseve dhe individëve që bashkëpunojnë me entitete siriane, përfshirë Bankën Qendrore të Sirisë. Këto masa vijnë në një kohë kur Siria drejtohet nga qeveria e përkohshme e Ahmad al-Sharaa, ish-komandant i milicisë që udhëhoqi rrëzimin e Bashar al-Assad në dhjetor 2024.

Në një fjalim të mbajtur javën e kaluar në Riad, Presidenti Trump deklaroi se SHBA do t’i japë qeverisë së re siriane një mundësi për të tërhequr mbështetje ekonomike dhe investime, duke e cilësuar si një “shans për madhështi”. “Kjo është mundësia për një fillim të ri për Sirinë,” thanë zyrtarë të administratës, duke theksuar se heqja e sanksioneve synon të lehtësojë kthimin e bizneseve dhe investitorëve në një vend të shkatërruar nga lufta.

Avokati siriano-amerikan Mouaz Moustafa, drejtor i Task Forcës Emergjente Siriane, e përshkroi vendimin si një hap shpresëdhënës drejt një Sirie demokratike.

“E vetmja alternativë do të ishte që Siria të kthehej në një shtet të dështuar, i zhytur në konflikt të përgjakshëm civil,” tha ai, duke shtuar se përjashtimet nga sanksionet mund të hapin dyert për investime dhe rindërtim.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se përjashtimet mund të jenë të përkohshme. Sanksionet e ashpra të vendosura në 2019 përmes Aktit të Mbrojtjes Civile të Sirisë (Caesar Act) mund të rikthehen pas gjashtë muajsh, çka mund të frenojë gatishmërinë e investitorëve për të ndërmarrë projekte afatgjata për rindërtimin e vendit. Sipas analistëve, zhbllokimi i plotë i sanksioneve, veçanërisht atyre të miratuara nga Kongresi, mund të marrë muaj dhe kërkon koordinim të ngushtë mes agjencive amerikane dhe Kongresit.

UASHINGTON – SHBA ndërmerr hapat e parë për lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë

UASHINGTON, 24 maj /ATSH-DPA/- Qeveria amerikane ka filluar pezullimin e sanksioneve ndaj Sirisë – në një përpjekje për të nxitur investime të reja dhe për të mbështetur rrugën e vendit drejt paqes dhe stabilitetit, njoftoi sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent.

“Siç premtoi Presidenti Donald Trump, Departamenti Amerikan i Thesarit dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po zbatojnë autorizimet për të nxitur investime të reja në Siri”, tha dje në mbrëmje Bessent.

“Sigurisht që Siria duhet të vazhdojë të punojë drejt një vendi të qëndrueshëm që është në paqe, dhe veprimet e sotme shpresojmë ta vendosin vendin drejt një të ardhmeje të ndritshme, të begatë dhe të qëndrueshme”, shtoi ai.

Javën e kaluar, Trump njoftoi heqjen e të gjitha sanksioneve të SHBA-së ndaj Sirisë.

Sanksionet u vendosën nga SHBA-ja dhe vende të tjera pas luftës civile që shpërtheu nën drejtimin e ish-presidentit, Bashar al-Assad. Regjimi i tij u përmbys në fillim të dhjetorit nga një aleancë rebele islamike.

Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, lehtësimi i kufizimeve do të lejojë aktivitete të reja ekonomike, duke përfshirë shërbimet financiare dhe transaksionet që lidhen me naftën dhe produktet e naftës me origjinë nga Siria.

Departamenti tha se do të lejoheshin gjithashtu marrëveshjet me qeverinë e re siriane, presidentin e përkohshëm Ahmed al-Sharaa, bankën qendrore siriane dhe institucione të tjera financiare.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se sanksionet do të pezulloheshin për 180 ditë – për të siguruar që kufizimet të mos bllokonin investimet e përqendruara në stabilitet në Siri.

Pavarësisht rënies së al-Assad, paqëndrueshmëria në Siri vazhdon. Kohët e fundit kanë shpërthyer përleshje midis pakicës druze dhe milicive sunite, dhe në fillim të marsit qeveria tranzitore nisi operacione ushtarake në përgjigje të sulmeve nga besnikët e al-Assad. //a.i/

The post UASHINGTON – SHBA ndërmerr hapat e parë për lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Së shpejti mund të takoj Trump në SHBA”- Erdogan flet për Gazën dhe Sirinë

By: fra nc
22 May 2025 at 15:33

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka lënë të hapur mundësinë për një vizitë të afërt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me synimin për t’u takuar personalisht me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Ndoshta mund të udhëtoj për në SHBA. Mendoj se do të kemi shans për t’u takuar ballë për ballë z.Trumpin”, tha presidenti turk.

Deklarata u bë gjatë një bisede me gazetarët që e shoqëronin në fluturimin e kthimit nga Hungaria, pas pjesëmarrjes në një samit joformal të Organizatës së Shteteve Turke të mbajtur në Budapest.

Në këtë intervistë, Erdogan preku një sërë çështjesh të rëndësishme në politikën e jashtme, duke përfshirë situatën në Siri, zhvillimet në Rripin e Gazës dhe marrëdhëniet me SHBA-në. Ai përshëndeti vendimin për lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Sirisë dhe e cilësoi këtë si një hap pozitiv drejt stabilitetit në rajon.

Lidhur me integrimin e YPG-së, degës siriane të grupit terrorist PKK, në kuadrin e ri sirian, ai tha se Turqia po e monitoron nga afër situatën. “Është thelbësore që qeveria e Damaskut të mbetet e përqendruar në këtë”, shtoi ai.

Lidhur me luftën në Gaza, Erdoğan tha se Izraeli po izolohet gjithnjë e më shumë në skenën botërore për shkak të veprimeve të tij dhe vuri në dukje atë që ai e quajti një “zgjim në rritje” në Evropë kundër veprimeve izraelite – megjithëse vuri në dukje se një ndryshim i tillë ka ardhur vonë.

“Historia do t’i mbajë përgjegjës ata që dështuan në provimin e Gazës. Turqia ka qëndruar fort në anën e njerëzisë dhe dinjitetit njerëzor dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha ai.

Ai e përshkroi krizën në Gaza si më shumë sesa një katastrofë humanitare, duke e quajtur atë “një provë të sinqeritetit të sistemit ndërkombëtar” në të cilën institucionet perëndimore kanë dështuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Së shpejti mund të takoj Trump në SHBA”- Erdogan flet për Gazën dhe Sirinë appeared first on Euronews Albania.

Kush janë dy të arrestuarit për shpërndarje të ideologjive për organizata terroriste, njëri nga ta ka dy familjarë të vrarë në Siri

22 May 2025 at 09:53

Dy persona janë arrestuar mëngjesin e datës 22.05.2025, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vepër penale të cilat ndërlidhen me terrorizëm.

Dy të dyshuarit, Alban Bibaj dhe Muhamet Musliu, janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ndërsa KALLXO mëson se të njëjtit kishin shfrytëzuar rrjetet sociale për shpërndarjen e propagandës dhe thirrjeve për nxitje e përçarjes e mosdurimit.

Burime të KALLXO tregojnë edhe se njëri nga të arrestuarit ka dy vëllezër të vrarë në konfliktin në Siri e tjetri është i njohur për policinë.Për arrestimin e tyre ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

Operacioni policor ka përfshirë dy raste të ndara, që kanë rezultuar me tri kontrolle të vendbanimeve në Fushë Kosovë dhe Malishëvë.

“Dy arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale” – thuhet në njoftim.

Ky operacion është kryer nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./Telegrafi/

The post Kush janë dy të arrestuarit për shpërndarje të ideologjive për organizata terroriste, njëri nga ta ka dy familjarë të vrarë në Siri appeared first on Telegrafi.

❌
❌