Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

STUDIMI/ Gratë u prekën më shumë se burrat nga pandemia e Covid-19

9 July 2025 at 08:07

Një studim i ri nga Universiteti i Aberdeenit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur ndikim më të madh negativ tek gratë sesa tek burrat, si në shëndetin mendor ashtu edhe në zakonet e jetesës.

Studiuesit analizuan të dhëna kombëtare nga viti 2015 deri në mars 2023 dhe zbuluan se:

Gratë raportuan më pak konsum frutash gjatë pandemisë.

Ulja e konsumit të alkoolit ishte më e vogël tek gratë se tek burrat.

Stresi psikologjik u rrit tek të dyja gjinitë, por më shumë tek gratë.

Përpara pandemisë, stili i shëndetshëm i jetesës kishte ndikim më mbrojtës për shëndetin mendor të grave. Gjatë pandemisë, ky efekt u dobësua tek gratë dhe mbeti i qëndrueshëm vetëm për burrat.

Ekspertët theksojnë se këto ndikime negative tek gratë vazhduan deri në maj 2023, të ndikuara edhe nga vështirësitë ekonomike. Ata kërkojnë që këto trende të monitorohen me kujdes për të ofruar mbështetje adekuate në të ardhmen.

 

 

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë

By: fra nc
2 July 2025 at 13:39

Për herë të parë në historinë e saj, Danimarka ka përfshirë zyrtarisht gratë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në bazë të një politike të re të barazisë gjinore në rekrutim që hyri në fuqi më 1 korrik 2025.

Ky ndryshim historik vjen pas një marrëveshjeje të gjerë të mbrojtjes të miratuar nga parlamenti danez në vitin 2023, që synonte forcimin e kapaciteteve të ushtrisë dhe një përfaqësim më të drejtë gjinor.

Sipas rregullave të reja, gratë që mbushin 18 vjeç nga kjo datë e në vijim do të jenë subjekt i një sistemi rekrutimi me short, njësoj si meshkujt, dhe mund të thirren për të kryer 11 muaj shërbim ushtarak. Pesë muajt e parë përfshijnë trajnim bazë gjithëpërfshirës, ndërsa gjashtë muajt e tjerë përfshijnë detyra aktive në ushtri, flotë, forcat ajrore apo në Komandën e Operacioneve Speciale.

Gjenerali Michael Wiggers Hyldgaard, shef i mbrojtjes, e cilësoi reformën si një hap drejt një ushtrie moderne dhe gjithëpërfshirëse.

“Kur hapim derën si për gratë ashtu edhe për burrat me të njëjtat kushte, ne shfrytëzojmë gjithë grupin e talenteve të Danimarkës. Na jep më shumë fuqi luftarake dhe dërgon një sinjal të qartë se Forcat e Armatosura janë një komunitet modern ku të gjithë mund të kontribuojnë në mbrojtjen e Mbretërisë së Danimarkës,” tha Hyldgaard.

Ndryshimi nuk do të prekë gratë që kanë mbushur 18 vjeç përpara 1 korrikut 2025, të cilat do të mbeten nën sistemin e vjetër ku shërbimi ushtarak për to ishte vullnetar.

Përmes këtij ligji, Danimarka i bashkohet një grupi të vogël vendesh europiane që aplikojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të dyja gjinitë, duke vendosur një standard të ri për barazinë gjinore në mbrojtjen kombëtare.

The post Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë appeared first on Euronews Albania.

Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe

1 July 2025 at 13:04

Gratë në Danimarkë tani do të thirren për të kryer shërbimin ushtarak të detyrueshëm kur të mbushin 18 vjeç, sipas një ndryshimi ligjor të miratuar nga parlamenti danez. Ky është një hap i rëndësishëm drejt barazisë gjinore në ushtri dhe një masë për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit mes rritjes së tensioneve të sigurisë në Evropë.

Deri tani, pjesëmarrja e grave në ushtri ishte në baza vullnetare. Por me rregullat e reja, si djemtë ashtu edhe vajzat do të regjistrohen për vlerësim dhe mund të zgjidhen për shërbim përmes një sistemi lotarie, nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është zgjatja e periudhës së rekrutimit nga katër në 11 muaj.

Në vitin 2024, rreth 4,700 qytetarë danezë morën pjesë në shërbimin ushtarak, prej të cilëve 24% ishin gra vullnetare. Qeveria synon që deri në vitin 2033 ky numër të arrijë në rreth 6,500 persona në vit.

Danimarka po ndjek shembullin e vendeve nordike fqinje si Suedia dhe Norvegjia, të cilat tashmë kanë rekrutim të detyrueshëm për të dy gjinitë.

Në të njëjtën kohë, qeveria daneze ka njoftuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes me 40.5 miliardë krona (5.9 miliardë dollarë) për të përmbushur objektivat e NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe appeared first on Euronews Albania.

Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci

24 June 2025 at 07:56

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci. Përfaqësimi i femrave në misionet diplomatike vazhdon të mbetet më i vogël se meshkujt, veçanërisht në pozicionet e rangut të lartë.

Përkundër angazhimeve globale për barazinë gjinore, gratë mbeten dukshëm të nënpërfaqësuara në diplomaci dhe udhëheqje politike, me tendencat e fundit që tregojnë regres shqetësues.

Historikisht, diplomacia ka qenë pronë e burrave, por OKB thotë se, është koha për të njohur dhe festuar mënyrat në të cilat gratë po thyejnë barrierat dhe po bëjnë ndryshim në fushën e diplomacisë.

Që nga viti 2014, 143 vende garantuan barazinë midis burrave dhe grave në kushtetutat e tyre; 52 vende të tjera ende nuk e kanë bërë këtë angazhim të rëndësishëm.

Ndërmjet viteve 1992 dhe 2019, gratë përfaqësonin 13% të negociatorëve, 6% të ndërmjetësve dhe 6% të nënshkruesve në proceset e paqes në mbarë botën.

Në janar të këtij viti, vetëm 25 vende kishin një kryetare shteti ose qeverie femër.

Gratë përbëjnë 22,9% të ministrave të kabinetit në mbarë botën, me nënpërfaqësim në fusha kyçe si punët e jashtme dhe mbrojtja.

Që nga viti 2024, gratë përbënin vetëm 21% të përfaqësuesve të përhershëm të OKB-së, ndërkohë që prej vitit 1947, vetëm 7% të të gjithë ambasadorëve kanë qenë gra dhe 73 vende nuk kanë emëruar kurrë një përfaqësuese femër.

/a.f//r.e/

The post Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Midis heshtjes dhe klikimit: Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri

By: Ela
21 June 2025 at 19:40

Elona, nënë e tre fëmijëve, e ka bërë thuajse të përditshme që pas pune të shkojë ose në zyrën e avokates, ose në gjykatë ose në një shoqatë vendore ku merr ndihmë psikologjike falas, për shkak të kalvarit të vuajtjeve që dhuna e bashkëshortit shkakton në jetën e saj. “Kam dhjetë vite që përballem me […]

The post Midis heshtjes dhe klikimit: Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Forumi Ekonomik Global: Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave

By: V K
13 June 2025 at 07:49

Në kuadër të raportit për barazinë gjinore të vitit 2025, femrat shqiptare, kryesojnë në botë për nivelin e lartë të barazisë në paga me meshkujt. Renditja është bërë nga Forumi Ekonomik Global.

Shqipëria renditet e para në botë për nën-treguesin “Barazia në paga për punë të ngjashme”, që është pjesë e tregtuesi “Pjesëmarrja Ekonomike dhe Mundësitë”, një prej katër grupeve kryesore që matin indeksin e barazisë gjinore, së bashku me “Arsimin”, “Shëndetin dhe Mbrojtjen”, dhe “Fuqizimin Politik”.

Sipas raportit, Shqipëria mbyll 93.1% të hendekut gjinor për barazinë në paga, që do të thotë se gratë marrin mesatarisht 93.1% të asaj që fitojnë burrat për të njëjtin punë.

Kjo përqindje është më e larta në botë dhe ka diferencë me vendin e dytë që është Islanda dhe e mbyll hendekun me 85.1%.

Treguesi “barazia në punë për paga të ngjashme” bazohet në të dhënat e Vëzhgimit me Drejtuesit, që organizohet nga Forumi Ekonomik Global, ku mbi 11 000 udhëheqës biznesi nga 123 vende përgjigjen në shkallën 1–7 për pyetjen:

“Në shtetin tuaj, për punë të ngjashme, në çfarë mase pagat e grave janë të barabarta me ato të burrave”? (1 = jo fare, shumë më pak se burrat; 7 = plotësisht, të barabarta). Vlerat mesatare të përgjigjeve (1–7) konvertohen në një indeks 0–1, ku 1 (ose 100%) përfaqëson barazi të plotë (“fully equal”) dhe 0 (ose 0%) përfaqëson mosbarazi të plotë.

Shqipëria ka një barazi shumë më të lartë në paga në krahasim me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në Serbi, hendeku gjinor mbyllet në nivelin 64%, Mali i Zi 66.3%, Bosnjë Hercegovinë 60.8%, Maqedoninë e Veriut 54.6% (e fundit në Europë).

Të dhënat për Kosovën mungojnë. Ndërsa e parafundit në Europë është Italia (55%), pra me gratë që paguhen gati sa gjysma e burrave.

Femrat drejtuese në Shqipëri paguhen më shumë sesa meshkujt

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, që i referohen vitit 2023, Paga mesatare e femrave ishte 68.2 mijë lekë, ose 6.2% më pak sesa e meshkujve, që paguhen 72.7 mijë lekë në muaj.

Nga 36 grup-profesione që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre, (Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes) ose 14% të grup-profesioneve gjithsej, gratë paguhen më shumë sesa burrat.

Ndonëse në pjesën më të madhe të profesioneve, gratë marrin më pak sesa burrat, ka një kategori ku ato gjithmonë dominojnë, atë të drejtuesve, duke qenë madje më të paguarat nga të gjithë.

Sipas INSTAT, në grup-profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë”, gratë u paguan mesatarisht me 201 mijë lekë në muaj në 2023, me rritje prej 16% në raport me vitin e mëparshëm.

Ky është grup-profesioni më i paguar në vend. Në krahasim me burrat që punojnë në të njëjtin profesion (188 mijë lekë), femra drejtuese paguhen 7.2% më shumë.

Edhe në shtet, gratë paguhen më shumë. Në grup-profesionin “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare mujore e femrave ishte 108 mijë lekë, ose 6% më shumë sesa e meshkujve në të njëjtën kategori./MONITOR

The post Forumi Ekonomik Global: Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave appeared first on Albeu.com.

Shqipëria përkeqësohet në indeksin e barazisë gjinore

By: Ela
12 June 2025 at 11:54

Shqipëria renditet e 36-a nga 148 ekonomi në Raportin e barazisë Gjinore 2025, të publikuar nga Forumi Ekonomik Global, me një rezultat të përgjithshëm barazie gjinore prej 0.763 (që nënkupton që mbyll 76.3% të hendekut gjinor), duke shënuar një përkeqësim krahasuar me rezultatin prej 0.780 (78.0%) dhe vendin e 23-të që zinte në 2024-ën. Indeksi […]

The post Shqipëria përkeqësohet në indeksin e barazisë gjinore appeared first on BoldNews.al.

Kërkesa e Sirisë për gratë: Vishni rroba “të gjera dhe modeste” dhe burkini në plazhe

By: gaze tare
10 June 2025 at 17:07

Autoritetet e reja islamiste të Sirisë u kërkuan grave të veshin burkini ose rroba që mbulojnë të gjithë trupin në plazhet publike, por masa përjashton komplekset private hoteliere luksoze.

Vendimi i ministrisë së turizmit erdhi gjashtë muaj pasi koalicioni islamist rrëzoi regjimin e Bashar al-Assad. Duke përmendur “interesin e përbashkët”, ministria u bën thirrje pushuesve të veshin rroba “më modeste” në plazhe. Gratë në veçanti duhet të veshin burkini ose lloje të tjera rrobash banje që mbulojnë trupin. Jashtë zonave bregdetare, ato duhet të veshin rroba “të gjera”, ndërsa burrave u ndalohet të dalin me gjoks të zhveshur.

Në Siri, një vend me moral konservator, pak gra vishnin rroba banje në plazhe. Kufizimet nuk vlejnë për komplekset private hoteliere ku lejohen “rrobat e banjës në stilin perëndimor” . Hotelet e tjera duhet t’u përmbahen udhëzimeve të reja.

Përveç kësaj, ministria tha se në vendet publike gratë duhet të veshin rroba të gjera, që mbulojnë shpatullat dhe gjunjët, dhe të shmangin” veshjet transparente ose shumë të ngushta”.

Nuk u specifikua nëse sanksionet dhe çfarë lloji do të vendoseshin nëse shkeleshin rregulloret e reja.

Në platformat e mediave sociale, përdoruesit u ndanë kur u njoftuan masat, me disa që i mbështetën ato dhe të tjerë që i shihnin liritë e tyre si të kufizuara. “Siria është një vend i moderuar dhe i hapur dhe duhet të pranojë të gjithë pa përjashtim (…) ministria duhet ta rishqyrtojë vendimin “, komentoi një grua, Saza, në faqen e Facebook-ut të Ministrisë së Turizmit.

Në të kundërt, një burrë, Yahya Cabiso , shkroi: “Është e detyrueshme të respektohet kultura e shoqërisë siriane. Faleminderit, Ministria e Turizmit.”

Që kur islamistët morën pushtetin, shumë sirianë kanë frikë se liritë e tyre personale do të kufizohen. Në maj, një grua u vra nga persona të armatosur që sulmuan një klub nate. Në internet po qarkullojnë video në të cilat të rinjtë përsërisin slogane fetare ose bëjnë thirrje për mbylljen e bareve që shërbejnë alkool.

The post Kërkesa e Sirisë për gratë: Vishni rroba “të gjera dhe modeste” dhe burkini në plazhe appeared first on iconstyle.al.

Studimi/ Gratë që pijnë deri në tri kafe në ditë plaken më shëndetshëm

By: user 6
9 June 2025 at 23:17

Një lajm i mirë për gratë që e nisin ditën me kafenë e mëngjesit: një studim i ri afatgjatë e lidh konsumimin e moderuar të kafesë me plakje më të shëndetshme, shkruan “The Telegraph“.

Studimi 32-vjeçar i kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik T.H. Chan e Universitetit të Harvardit analizoi të dhënat e mbi 47,000 grave. Rezultatet treguan se ato që konsumonin rreth 315 mg kafeinë në ditë – afërsisht tri filxhanë të vegjël kafeje, kishin 13% më shumë gjasa të përjetonin plakje të shëndetshme, si në aspektin fizik ashtu edhe njohës.

Çdo filxhan shtesë lidhej me një rritje prej afërsisht 2% të mundësisë për një plakje të shëndetshme. Por ka një kusht: efektet pozitive nuk u vërejtën tek personat që konsumonin pije të gazuara, çaj ose kafe pa kafeinë. Sipas të dhënave, pijet e gazuara ndikojnë negativisht, duke ulur me 20% mundësinë e plakjes së shëndetshme.

Autorja e studimit, Dr. Sara Mahdavi, theksoi se kafeina nuk është një “ilaç mrekullie”, por për gratë që tashmë e konsumojnë dhe e tolerojnë mirë, gjetjet janë inkurajuese. “Mosha ideale kur konsumi i kafesë duket të ketë efekt më të mirë është rreth 48 vjeç,” tha ajo, duke shtuar se zakonet e vogla dhe të qëndrueshme mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin afatgjatë, transmeton Telegrafi.

Gjetjet, të paraqitura këtë javë në konferencën vjetore të Shoqërisë Amerikane për Ushqyerje në Orlando, ende nuk janë rishikuar nga kolegët shkencorë, por përfaqësojnë studimin e parë që vlerëson ndikimin afatgjatë të konsumit të kafesë në fusha të ndryshme të plakjes.

Deri tani nuk është sqaruar pse gratë përfitojnë më shumë se burrat nga kafeina, pasi studimi është fokusuar vetëm tek gratë. Dr. Mahdavi sugjeron se faktorët si hormonet dhe gjenetika mund të ndikojnë në metabolizmin e kafeinës.

Ajo shton: “Estrogjeni pengon një enzimë të mëlçisë që është thelbësore për zbërthimin e kafeinës, që do të thotë se kafeina mund të qëndrojë më gjatë në trupin e disa njerëzve, veçanërisht atyre që kalojnë nëpër tranzicione hormonale si menopauza, shtatzënia ose ata që përdorin kontraceptivë oralë.”

Ky faktor hormonal mund të jetë një nga arsyet pse gratë reagojnë ndryshe ndaj kafeinës, megjithëse mekanizmat biologjikë ende nuk janë kuptuar plotësisht.

Studimi mbetet një hap i rëndësishëm drejt kuptimit të ndikimit të stilit të jetesës, madje edhe zakoneve të vogla si konsumimi i kafesë në procesin e plakjes. 

The post Studimi/ Gratë që pijnë deri në tri kafe në ditë plaken më shëndetshëm appeared first on Lapsi.al.

Investigimi i BIRN/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

By: user 6
6 June 2025 at 21:36

Gjatë garës elektorale për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Majko, përfaqësuesja e vetme nga komuniteti rom në listën e Partisë Socialiste, postoi në faqen e vet në Facebook një video satirike të mikut të saj, aktorit Alex Seitaj.

Në videon mbështetëse, Seitaj luan rolin e nënës së tij dhe në një moment i drejtohet Majkos: “Të tëra të mirat i ke të keqen nëna, që të gjesh një burrë”.

Pas një fushate derë më derë në qarkun e Vlorës, Majko i tha BIRN se ajo që aktori tha me humor ishte në fakt një prej klisheve më të shpeshta paragjykuese me të cilën u përball vazhdimisht në terren.

“Nuk besoj që ndonjë burrë kandidat e pyesin nëse është i martuar apo ka fëmijë, por kjo mua më ndodhte shpesh,” tha Majko. “M’u krijua përshtypja se nëse do isha e martuar dhe me fëmijë, do merrja ndonjë votë më shumë,” shtoi ajo.

Ballafaqimi me stereotipet gjinore ishte vetëm ana e dukshme. Në rrjetet sociale, Majko thotë se u sulmua me komente të dhunshme dhe gjuhë urrejtjeje fillimisht se ishte pjesë e komunitetit rom dhe më pas si grua.

“Dua të them që këta janë të njëjtët persona, një racist është seksist dhe homofob njëkohësisht. Nuk mund të presësh që dikush që është seksist, të mos jetë edhe racist apo të respektojë kategori të tjera,” i tha ajo BIRN, ndërsa shtoi se “gjuha e urrejtjes ishte ende aty”

Përvoja e Majkos nuk është e izoluar. Mes 787 grave që garuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shumë prej tyre u targetuan në rrjetet sociale me gjuhë fyese, denigruese dhe urrejtjeje mbi bazë të gjinisë.

BIRN analizoi mbi 150 mijë komente të mbledhura nga faqet në Facebook të kandidateve gra nga i gjithë spektri politik në rrjetet sociale, me ndihmën e mjeteve teknologjike si Google Colab, SentiOne dhe Apify, dhe identifikoi gjerësisht përmbajtje seksiste, e cila varion deri në nëntë për qind të totalit të komenteve pa dallim force politike.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se ndaj grave në politikë pati sulme të organizuara nga profile false, të cilat synonin që t’i paraqisnin kandidatet si “kukulla”, “të përdala” apo zgjatime të burrave në garë.

Kandidatet u targetuan pothuajse njësoj nga komentet fyese, denigruese apo gjuha e urrejtjes, pavarësisht partisë politike të cilën ato përfaqësojnë. Një diferencë e vogël në përqindje u vu re ndaj disa kandidateve të mazhorancës, të cilat u sulmuan disi më fort se të tjerat.

Aktivistët e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se një klimë e tillë online, e shoqëruar edhe me qëndrimet seksiste të liderëve të partive politike, ndikon negativisht në përfaqësimin e grave në politikë, duke ulur vetëbesimin dhe gatishmërinë e tyre për të kandiduar në të ardhmen.

“Ndikon patjetër për disa arsye: krijon klimë frike apo dhune psikologjike, forcon stereotipet gjinore duke i cilësuar gratë apo vajzat si të paafta për të përballuar emocionalisht çështjet e politikës,” thotë Ines Leskaj, drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AWEN.

“Shumë gra vendosin mos të kandidojnë apo përballen publikisht për shkak të sulmeve të mundshme apo përdorimit të figurës së tyre,” shtoi Leskaj.

Sulme seksiste të organizuara

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të cilat i dhanë një mandat të katërt pothuajse të cilësuar kryeministrit Edi Rama, numri i grave në garë si në listat e mbyllura ashtu edhe në ato preferenciale ishte i konsiderueshëm, 787 në total.

Mes tyre u zgjodhën deputete 50 gra nga katër forca politike; 34 prej të cilave nga Partia Socialiste në mazhorancë, 13 nga Partia Demokratike, 2 nga Partia Socialdemokrate dhe një mandat i diskutueshëm nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.

Numerikisht, gratë përbëjnë sot rreth 35 për qind të parlamentit të ardhshëm në Shqipëri ose 5 pikë më lart se kuotat e detyrueshme gjinore për promovimin e barazisë gjinore në politikë. Megjithatë, nën koracën e numrave fshihen sulme individuale apo të orkestruara vetëm për shkak të gjinisë.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se një pjesë e komenteve me gjuhë seksiste dhe denigruese për kandidatet e të dyja forcave kryesore vinin nga profile false. Një grup profilesh, që kishin në URL një pseudonim apo emër e mbiemër të supozuar, të ndarë me pikë dhe përfundonin me “.2025”, u përdorën për të sulmuar me gjuhë seksiste kandidate të të dyja forcave kryesore politike. Profile të ngjashme po ashtu bënin komente pozitive, të cilat në mjaft raste ishin të njëjta.

Një pjesë e këtyre profileve ishin lehtësisht të identifikueshme si të rreme, pasi ishin krijuar pothuajse në të njëjtën kohë, kishin numër të kufizuar ndjekësish, nuk kishin postime reale dhe fotografitë e profilit i kishin të marra nga interneti. Një pjesë e profileve që përfundonin me “.2025” ndanin të njëjtët miq dhe rezultuan të fshira pas përfundimit të fushatës elektorale.

Anita Doçi punoi gjatë fushatës si menaxhere e rrjeteve sociale për kandidaten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, dhe një ndër punët e saj ditore ishte fshirja e dhjetra mesazheve fyese dhe denigruese. Doçi thotë se kishte hasur shumë raste ku në postimet nga terreni, Tabakut i shkruanin mesazhe të llojit “rri gjithë ditën rrugëve” apo “s’mendon fare për familjen, fëmijët”.

“Komente që nuk i gjen te kandidatët meshkuj,” tha ajo.

Vetë Tabaku i tha BIRN se gjatë fushatës ishin aktivizuar grupe të organizuara me qëllimin e vetëm për të sulmuar. Sulmet, sipas saj, ishin masive në ato video që u përzgjodhën prej fushatës për të prezantuar një kandidate më normale – si për shembull një video ku ajo kishte ndaluar të vishte atletet.

“Ajo video u bë nga më të ndjekurat, nuk e di me 1 milion shikime, dhe duke u futur njerëzit atje, nuk e ke idenë lloj-lloj komentesh për një atlete që vesh,” tha Tabaku.

Ajo tha se gratë shiheshin si target më i lehtë për komentuesit edhe kur nuk ishin të organizuar nga forca politike rivale.

“Ndoshta e kanë më të lehtë ta bëjnë këtë ndaj grave. U duket më e thjeshtë për të sulmuar një grua se mendojnë që ndoshta nuk ka përgjigje,” shtoi ajo.

BIRN vuri re se numri më i lartë i komenteve seksiste ishte në ato postime në rrjetet sociale që i vendosnin kandidatet në mjedise të cilat përkojnë me paragjykimet gjinore. Videot në fshat, vizitat në fasoneri si dhe takimet me fëmijë dhe të moshuar përmbanin shpesh komente seksiste dhe gjuhë të tillë. Po ashtu, postimet e grave kandidate lidhur me drejtuesit e forcave politike apo prania në të njëjtin mjedis tërhoqi më shumë gjuhë seksiste.

Në kampin e mazhorancës, kandidatet Klodiana Spahiu dhe Blerina Gjylameti thonë se u përballën me gjuhë fyese në rrjetet sociale.

“Kuptohet që nuk kanë qenë komente që të merrnin shkak nga diçka konkrete apo në lidhje me takimin, thjesht gjuhë fyese kundrejt personit tim dhe përkatësisë time partiake,” tha Spahiu.

Gjylameti, e cila nuk arriti të futej në Kuvend për një grusht votash, tha se kishte vënë re një rritje të komenteve fyese apo seksiste në javët e fundit të fushatës. Ajo theksoi gjithashtu se komente të tilla përpiqeshin që t’i fshinin për të mos nxitur më tej gjuhën e urrejtjes.

“Nga eksperienca ime personale, postimet e fushatës elektorale, sidomos në javët e fundit, u shoqëruan me vrull komentesh urrejtje politike dhe kryesisht të bazuara në të qenit grua,” tha Gjylameti.

“Çfarë përmban një gjuhë jo etike, me terminologji seksiste apo denigruese, vullnetarët që janë pjesë e stafit tim i fshijnë dhe kjo si një mënyrë që të mos nxitet më shumë gjuha e urrejtjes,” theksoi ajo.

Tolerancë institucionale dhe shoqërore

Gjuha denigruese dhe seksiste në hapësirën online konsiderohet si zgjatim i së njëjtës gjuhë të përdorur rëndom nga drejtuesit e partive politike dhe media tradicionale në Shqipëri. Për ekspertët dhe studiueset e këtij fenomeni, fushata e fundit zgjedhore vazhdoi në të njëjtin trend, duke krijuar një klimë jo të mirë për gratë që përfshihen në politikë.

Izela Tahsini, psikoterapiste dhe Profesore e Asociuar në punë sociale i tha BIRN se gjuha seksiste dhe denigruese në rrjetet sociale përforconte stereotipet e dëmshshme dhe minonte besueshmërinë e kandidateve në garë.

“Sensacionalizmi dhe gjuha seksiste, për fat të keq, nuk u eliminuan, veçanërisht në seksionet e komenteve online, duke krijuar një mjedis armiqësor për gratë në politikë,” tha Tahsini.

“Rrjedhimisht, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, jam e bindur se vazhdon të mbajë jashtë politikës një sërë grash”, shtoi ajo.

Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit politik, mendon se komentet e personave anonimë në rrjetet sociale frymëzohen nga liderët e tyre politikë.

“Komentet tallëse të nisura nga politikanët apo mediat shtjelloheshin më tej në komente pa fre online, edhe në faqet e disa prej mediave të mëdha”, tha Gjoni. “Çdo person anonim ndjen se ka të drejtë të reduktojë kandidatet gra në stereotipe gjinore, duke minimizuar kështu zyrtarisht rolin e tyre si kontribuuese politike,” shtoi ajo.

Edhe Marsela Dauti, autore e studimeve mbi përfaqësimin e grave në politikë, i tha BIRN se seksizmi dhe gjuha denigruese ndaj grave ishin të ngulitura thellë në politikën shqiptare.
“Kjo është shumë e vështirë, pasi gjuha denigruese shpesh konsiderohet si pjesë normale e politikës — madje edhe nga vetë gratë politikane,” tha ajo duke theksuar se këtë e kishte vënë re gjatë një studimi për dhunën ndaj grave në politikë.

“Gjuha ofenduese apo dhuna në përgjithësi perceptohen si një kosto që duhet paguar për të qenë pjesë e jetës politike,” shtoi Dauti.

Gjatë fushatës së fundit elektorale, kryeministri Edi Rama u apeloi grave dhe i lavdëroi ato, shpeshherë përmes shprehjeve të tipit “Partia Socialiste është grua” apo “Ngjyra rozë është ngjyra e grave dhe vajzave si dhe ngjyra e Partisë Socialiste”.

Por kjo narrativë konsiderohet si “seksizëm i sheqerosur” nga Dauti, e cila theksoi se shprehje të tilla ishin përdorur për të pastruar imazhin e PS gjatë fushatës elektorale për mëkatet e veta të korrupsionit.

Ines Leskaj nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AWEN, kujton një tjetër episod seksist të fushatës së Ramës, ku ai këshilloi gratë që “të përdorin aftësitë e tyre joshëse”. Në anën tjetër të spektrit politik, edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u denoncua po ashtu për përdorim të gjesteve fyese dhe vulgare.

Leskaj tha se kjo gjuhë e drejtuesve politikë tolerohet. “Toleranca institucionale dhe shoqërore është e pranishme, për shkak të mendësisë se gratë në politikë nuk janë të “fuqishme”,” tha Leskaj.

Edhe UN Women vuri re tolerancë ndaj gjuhës denigruese gjatë monitorimit të fushatës së fundit.

“Në Shqipëri ka një tolerancë institucionale dhe shoqërore ndaj gjuhës denigruese, si ndaj grave ashtu edhe burrave në politikë. Kjo ndodh për disa arsye, përfshirë mungesën e mekanizmave efektivë për të adresuar dhe ndëshkuar sjellje të tilla, si dhe normat kulturore dhe stereotipet gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri,” tha organizata në përgjigje me shkrim.

Pabarazia në garë

Dhurata Çupi (Tyli), deputete e Partisë Demokratike prej vitit 2017, e humbi garën në Tiranë në zgjedhjet e fundit. Ajo thotë se fakti që ishte grua u përdor taktikisht për t’ia “trembur” votuesit.

“Ka shumë raste që takoja votues dhe pas meje takonin burra kandidatë të listës së hapur dhe influenconin votën kundër meje me argumentin që është grua”, tha Çupi. Sipas saj, diskriminimi pozitiv në ligj u përdor në krah të kundërt, për t’i bindur votuesit se gratë kishin vetëm një në tre vende dhe se një grua nuk do të dilte dot deputete.

Çupi thotë se ajo u diskriminua edhe nga forca e vet politike dhe u braktis gjatë fushatës në favor të burrave që ishin pjesë e garës. “Nga partia kam marrë zero mbështetje. Asnjë mbështetje. Përkundrazi ka patur raste kur lidershipi ka influencuar votën për kandidatët preferencialë,” tha ajo.

Kandidate të tjera ndërkohë vunë në dukje se gara ishte e pabarabartë. Sidomos në zonat rurale dhe qyteza ku gratë përfshihen pak në politikë dhe të takon të shohësh shpesh takime kandidatesh në prani vetëm të burrave.

“Në përgjithësi, shoqëria shqiptare është maskiliste dhe vëmendjen më të madhe e zënë burrat”, tha kandidatja Lindita Metaliaj, e cila garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike në Lezhë.

Kandidatet e intervistuara vunë në dukje gjithashtu disbalancën financiare dhe vështirësitë për të ngritur fonde.

“[Kishte] Burra biznesmenë në garë, që shpenzimet i kishin të pakrahasueshme me buxhetin tim”, tha Çupi.

“Ngritja e fondeve për fushata elektorale është një nga vështirësitë më të mëdha që gratë kanë në krahasim me burrat, aq më tepër në kontekstin kulturor shqiptar,” tha Gjylameti nga Partia Socialiste, e cila kërkoi të kishte ndryshime ligjore në këtë pikë.

Sulmet seksiste dhe denigruese në rrjetet sociale apo gjuha e përdorur në media janë pengesa shtesë mbi këto pabarazi, të cilat në thelb duan t’i trembin dhe largojnë gratë nga politika. Për kandidate si Ina Majko, vështirësi të tilla të bëjnë të humbësh edhe besimin.

“Vajzat e gratë kur përfshihen në politikë nuk i besojnë dot më asnjë burri,” tha Majko, ndërsa shtoi se edhe një foto e pafajshme mund të kthehet në një mundësi për të të targetuar. “Kjo është e frikshme!”. /Marrë nga Reporter.al

The post Investigimi i BIRN/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese appeared first on Lapsi.al.

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

By: Oldi
6 June 2025 at 09:27

Gjatë garës elektorale për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Majko, përfaqësuesja e vetme nga komuniteti rom në listën e Partisë Socialiste, postoi në faqen e vet në Facebook një video satirike të mikut të saj, aktorit Alex Seitaj. Në videon mbështetëse, Seitaj luan rolin e nënës së tij dhe në një moment i […]

The post Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese appeared first on BoldNews.al.

I mbijetuari i dhunës seksuale Ramadan Nishori: Pas rrëfimit tim u lajmëruan edhe 4 të mbijetuar tjerë

3 June 2025 at 14:48

Ramadan Nishori, i cili më 14.04.2025 rrëfeu publikisht për dhunën seksuale që ka përjetuar gjatë luftës në vitet 1998-1999 në Kosovë, ka treguar se katër persona të tjerë janë lajmëruar në organizata joqeveritare për të rrëfyer se edhe ata janë të mbijetuar të dhunës seksuale në luftën e fundit.

Këtë deklarim Nishori e dha në panelin me temën: “Drejt drejtësisë: Forca dhe historia e të mbijetuarve” në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë, më 03.06.2025.

Nishori është burri i parë që rrëfeu në Kosovë për dhunën seksuale që ka përjetuar në luftë dhe këtë e bëri pikërisht në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të Luftës.

Por, para deklarimit se katër të mbijetuar të tjerë janë paraqitur në organizata joqeveritare për t’u rrëfyer për dhunën seksuale në luftë, Nishori ka ndarë me të pranishmit në panel se si arriti personalisht ta ndajë rrëfimin e tij.

Nishori tha se ka qenë shumë e vështirë të lajmërohej në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRTC) për ta treguar historinë e tij, por atë e ka ndihmuar Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e parë që foli publikisht për dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Ai madje tha se disa herë kishte tentuar të hynte në KRTC për ta treguar historinë e tij, por ka menduar se nëse e sheh dikush duke hyrë në këtë organizatë do ta paragjykonin dhe do të qeshnin me të.

“Unë s’disa herë jam afru te organizata [KRTC] po nuk mundesha me marr guxim kurrësesi me hi brenda se më vishin ato lloj-lloj pyetje në kry se më sheh dikush t’u hi mrena në organizatë ose mundet me qëllu ndonjë i njofshëm i cili është duke punu brenda në organizatë. Po pasi kemi bisedu me Vasfijen, më tha lirisht mundesh me shku në organizatë me u lajmëru se gjithçka që thuhet aty është konfidenciale”, ka treguar Nishori.

“Më kujtohet si sot dita e parë kur kam shku- kam shku i dërrmuar- se para se me shku në organizatë, për veti kam mendu shumë herë t’i baj keq edhe vetës, po falë psikologes, ndihmës që ma kanë dhanë këta unë sot jam këtu”, ka shtuar Nishori.

Përkundër gjendjes së tij emocionale, pjesëmarrja e Nishorit në seanca me psikologen në KRTC i ka ndihmuar shumë që ta merrte veten.

“Pas disa viteve, tash nisëm me marr pjesë edhe nëpër seanca grupore me të mbijetuar të tjerë dhe nisa çdo herë edhe me marr forcë ma shumë” – tha ai.

Megjithatë, Nishori vlerëson se forca më e madhe i kishte ardhur kur i kishte treguar gruas, historinë e tij, raporton Kallxo.com.

“Te na të mbijetuarit sidomos mbramja është shumë e vështirë se në mbramje të vjen si një ngulfatje. Beso iksha gjysmë nate prej shpisë, kajsha, u shfryjsha dhe kur i kam tregu bashkëshortes m’u hjek. E hjeka një barrë bukur të rand prej vetës se ma nuk kisha nevojë me dal prej shpisë, me u shfry, po i çajshim tash hallet bashkë me bashkëshorten”, ka thënë Nishori.

Pas një kohe, ai bashkë me gruan vendosën që t’ia kumtojnë historinë e tij edhe vajzës së tyre, e cila është studente.“Unë nuk mujsha me ia shpreh me fjalë dhe e pata marr vendimin, i cili na ka pranu statusin [e viktimës] Komisioni Qeveritar, ia çes vajzës përpara. Tha: Bab, për këtë punë unë e di qe tri-katër vjet po nuk kam dasht me të tregu, pa më tregu ti i pari. Vajza u çua më kapi përqafe dhe tha: prej sot, deri tash sa e ke pasë përkrahjen time, tash e ki edhe më të madhe”, tregoi Nishori me shumë emocione.

Nishori konsideron se përkrahja e familjes është mbi të gjitha dhe shumë e madhe.

Para rrëfimit të Nishorit në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë pati një fjalë rasti Venesa Sylejmani, vajza e të mbijetuarës së dhunës seksuale, Shyhrete Tahiri-Sylejmani.

Sylejmani tha se është në dijeni se si është të rritesh nën hijen e terrorit që prek çdo pjesë të jetës dhe sipas saj, trauma nuk prek vetëm një gjeneratë.

“E kam pa nënë time duke u mundu të mbijetoj për çdo ditë jo vetëm për atë çka ka ndodhur gjatë luftës, por stigma, heshtja, mungesa e drejtësisë… Gratë dhe burrat e mbijetuar të dhunës seksuale nuk janë viktima të pafuqishme, janë gra dhe burra që kanë treguar forcë për të jetuar me plagët e të kaluarës”, tha Sylejmani.

“Në emër të çdo familjari që ka paguar çmim të lartë them: Ne nuk jemi vetëm… Drejtësia është e arritshme dhe zërat e të mbijetuarve dëgjohen”, shtoi Sylejmani.

Shyhrete Tahiri- Sylejmani është gruaja e dytë që doli publikisht brenda një viti, më 14.10.2019, për ta denoncuar dhunimin nga forcat serbe gjatë luftës pas Vasfije Krasniqi – Goodman.

Kurse, në panelin e diskutimit ku ishte Nishori, ishte edhe Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRTC), e cila tha se kur flasim për trajtimin e traumës nuk duhet të fokusohemi vetëm te i mbijetuari, por edhe te familja e të mbijetuarit.

“Mos të harrojmë se kjo natyrë e krimit nuk ka për qëllim vetëm me lëndu individin… Natyra e këtij krimi ushtrohet në prezencë të familjarëve. Trauma është prezent me të gjitha pasojat e mundshme edhe te familjarët”, ka thënë Rushiti.Pas punës me të mbijetuar të dhunës seksuale për një kohë të gjatë, ajo thekson se kanë mësuar se intervenimi në kohë është më se i domosdoshëm.

Me këtë rast Rushiti ka përmendur Vasfije Krasniqi-Goodman, Shyhrete Tahiri-Sylejmani dhe Ramadan Nishori si tri figura emblematike që kanë kaluar kufijtë e Kosovës me historitë e tyre.

“Nëse nuk e trajtojmë me kohë këtë krim të heshtur, pasojat janë të mëdha. Fatkeqësisht edhe fëmijët që lindin më vonë do të jenë bartës të këtyre traumave”, tha Rushiti.

Më 16.01.2025, Rushti njoftoi se së bashku me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT) u nominua nga deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

Lydmilla Makvey, gazetare ukrainase e cila dokumenton krimet e luftës dhe gazetarja e parë që ka gjetur strehim në Kosovë që nga lufta në Ukrainë tha në Forumin Ndërkombëtar se njerëzit nuk janë gjithmonë të gatshëm të ndajnë dhimbjen e tyre.

Makvey foli edhe për këndvështrimin e njerëzve në Ukrainë për rrëfimin apo jo të dhunës seksuale dhe sipas saj, dhuna seksuale në Ukrainë paraqitet jo vetëm në territoret e huaja por sidomos në robërimin rus.

“Në Ukrainë njerëzit janë të gatshëm që të bëjnë kontakte dhe mendoj se është shumë më e lehtë t’iu ndihmohet atyre. Në Ukrainë të mbijetuarit nuk quhen viktima, duhet të shohim pikë së pari personalitetin, kurse materialet gazetareske i quajnë të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës”, tha Makvey.Ajo deklaroi se së paku 13 gazetarë ukrainas janë në robërinë ruse dhe se çdo ditë ballafaqohen me dhunë.

“Rusia nuk i ka thirrur këta si gazetarë por si terrorist dhe spiunë. Së fundi, një kolege imja ka vdekur si rob lufte… Kur është kthyer trupi në Ukrainë ka pasur shumë gjurmë të torturës dhe ka pasur vetëm 30 kg”, ka treguar Makvey.

Në Kosovë nuk dihet saktë numri i personave të përdhunuar gjatë luftës më 1999, por besohet të jetë rreth 20,000.

Nga shkurti i vitit 2018, kur ka nisur aplikimi për njohjen e statusit të viktimës, deri në qershor të 2024-tës kishin aplikuar 2,083 persona për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.

Mandati i Komisionit Qeveritar për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale Gjatë Luftës në Kosovë është zgjatur deri më 15.05.2028, ndërsa afati për të parashtruar Kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës është zgjatur deri më 15.05.2027. /Kallxo.com/

The post I mbijetuari i dhunës seksuale Ramadan Nishori: Pas rrëfimit tim u lajmëruan edhe 4 të mbijetuar tjerë appeared first on Telegrafi.

Shqiptarja Mira Murati renditet si ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë

2 June 2025 at 22:10

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme në botë, sipas listës më të fundit të publikuar nga revista prestigjioze Fortune.

Në renditjen e kaluar ajo pozicionohej në vendin e 57-të, por këtë vit ka shënuar një ngjitje domethënëse, duke u renditur në vendin e 47.

Ky progres reflekton jo vetëm ndikimin e saj të vazhdueshëm në industrinë globale të teknologjisë, por edhe fuqinë dhe vizionin që ajo përfaqëson si një lidere inovative.

Mira Murati, ish-drejtoreshë teknologjike e OpenAI, dha dorëheqjen në shtator 2024. Ajo ishte truri pas revolucionit të ChatGPT, modelit që ndryshoi tërësisht peizazhin e Inteligjencës Artificiale.

Gjashtë muaj më pas, Murati prezantoi Thinking Machines Lab, një startup inovativ në fushën e IA-së që ka krijuar shumë zhurmë, megjithëse ende operon në fshehtësi”

“Ndikimi i 36-vjeçares është i qartë: në mesin e majit ajo ishte pranë sigurimit të një investimi prej 2 miliardë dollarësh”, shkruan revista.

Thinking Machines Lab, ku aktualisht Mira Murati shërben si CEO, është vlerësuar me një vlerë të mundshme prej 10 miliardë dollarësh, duke e bërë atë një nga startup-et më të vlefshme në fushën e AI-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqiptarja Mira Murati renditet si ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë appeared first on Euronews Albania.

Forumi për gratë në Prishtinë, presidentja Osmani: Jemi ngritur nga hiri, trauma u shndërrua në forcë

By: redi
2 June 2025 at 20:33

“Kodi i sigurisë për brezin tonë” është temë kryesore e edicionit të tretë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që mbahet në Prishtinë nën organizimin e presidentes Vjosa Osmani. Forumi u hap me rrëfimet e fëmijëve dhe të rinjve kosovarë, fëmijë të të mbijetuarve të përdhunimit, të mbijetuar nga masakrat më të rënda dhe refugjatë që tashmë kanë vendosur të punojnë drejt paqes.

Source

Osmani pret delegacionet ndërkombëtare në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

2 June 2025 at 12:52

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka organizuar një pritje të disa të ftuarve në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Sot dhe nesër do të mbahen mbi 30 panele me diskutime, me mbi 150 folës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se paqja është themeli i çdo gjëje për çka angazhohen. Ajo theksoi se gratë dhe fëmijët në shumë vende të botës janë duke shkruar të njëjtat fjalime qe dikur i përjetonte Kosova.

Osmani tha se tema e forumit të sivjetmë është thirrje për të ndërtuar paqe.

“Pak më shume se dy dekada më parë, fëmijët e këtij vendi ishin dëshmitarë të asaj që asnjë fëmijë nuk duhet t’i shoh. Ishin gratë e këtij vendi të cilat na i mbajtën zemrat gjallë. Asnjëherë nuk pranuan te shihen si viktima por si ndërtuese të paqes. Dhe këtë vazhdojnë ta bëjnë çdo ditë qe kalon.

Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur, për të prosperuar dhe për të gjallëruar. Mjedisi global i sigurisë është i rrezikshëm nga lufta globale, krimet kibernetike. Viktimat janë gjithmonë të njëjta, gratë, fëmijët, edhe ata te pa zë”, u shpreh ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Osmani pret delegacionet ndërkombëtare në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë appeared first on Euronews Albania.

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

2 June 2025 at 11:34

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se paqja është themeli i çdo gjëje për çka angazhohen. Ajo theksoi se gratë dhe fëmijët në shumë vende të botës janë duke shkruar të njëjtat fjalime qe dikur i përjetonte Kosova.

Kështu u shpreh ajo në hapje të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani tha se tema e forumit të sivjetmë është thirrje për të ndërtuar paqe.

“Pak më shume se dy dekada më parë, fëmijët e këtij vendi ishin dëshmitarë të asaj që asnjë fëmijë nuk duhet t’i shoh. Ishin gratë e këtij vendi të cilat na i mbajtën zemrat gjallë. Asnjëherë nuk pranuan te shihen si viktima por si ndërtuese të paqes. Dhe këtë vazhdojnë ta bëjnë çdo ditë qe kalon”, tha ajo.

Kryetarja e shtetit tha se fëmijët bartin barrën e luftës por edhe se janë mbrojtës të ardhshëm të drejtësisë.

“Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur, për të prosperuar dhe për të gjallëruar. Mjedisi global i sigurisë është i rrezikshëm nga lufta globale, krimet kibernetike. Viktimat janë gjithmonë të njëjta, gratë, fëmijët, edhe ata te pa zë”, u shpreh ajo.

Hapjen e Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në Prishtinë, e ka bërë Venesa Sulimani, vajza e të mbijetuarës së dhunës seksuale, Shyrete Sulimani.

Ajo tha se nënës së saj, Shyretes, i janë dashur 20 vjet qe ta gjejë zërin për të treguar atë që kishte përjetuar.

“Në moshën 4 vjeçare unë isha dëshmitare e një krimi te luftës. Për 15 vite të gjata, shëndeti im mendor dhe fizik ishte i rrezikuar rëndë. Para dy vitesh që unë vendosa që kjo të mos na shkatërronte më. Lufta ka shumë viktima, madje edhe pasi lufta të ketë përfunduar”, tha ajo.

Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, është organizuar nën udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani.

Sot dhe nesër do të mbahen mbi 30 panele diskutime, me mbi 150 folës.

Ky është edicioni i tretë, ku tema kryesore e forumit do të jetë “Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë”. /Telegrafi/

The post Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur appeared first on Telegrafi.

Osmani takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq

2 June 2025 at 09:34

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, i cili po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Osmani ka shkruar se kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Telegrafi/

The post Osmani takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq appeared first on Telegrafi.

Zëra nga 45 shtete bashkohen në Prishtinë për fuqizimin e grave, paqen dhe sigurinë

2 June 2025 at 07:14

Nën udhëheqjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot më 2 qershor fillon edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili për dy ditë me radhë do ta shndërrojë Prishtinën në qendër të diskutimeve globale mbi çështjet gjinore, paqen dhe sigurinë.

Forumi do të sjellë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës të nivelit të lartë nga më shumë se 45 shtete të botës përfshirë presidentë, ministra, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e aktivistë të shquar.

Ky forum ndërkombëtar është kthyer në një platformë të fuqishme dialogu dhe bashkëpunimi, që synon të forcojë rolin e grave në procese vendimmarrëse.

Përmes këtij forumi Kosova rikonfirmon përkushtimin e saj për avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, duke e vendosur veten si shembull në rajon dhe më gjerë për nisma që në fokus kanë fuqizimin e grave.

Si rezultat i kësaj ngjarje, Policia e Kosovës ka njodtuar se më datat 02 dhe 03.06.2025, do të kujdeset për mbarëvajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut rrugor në vend.

Policia do jetë e angazhuar edhe për lëvizjet e personaliteteve dhe delegacioneve të ndryshme lidhur me këtë edicion.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së edicionit në fjalë, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore dhe në afërsi të objekteve relevante” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia shton se do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative dhe ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik./Telegrafi/

The post Zëra nga 45 shtete bashkohen në Prishtinë për fuqizimin e grave, paqen dhe sigurinë appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet e 11 majit/ Kandidatët burra që u mundën nga gratë me kuotë gjinore dhe jo me votë

By: V K
28 May 2025 at 13:47

Në zgjedhjet e 11 majit, 8 kandidatë burra të Partisë Socialiste, nuk mundën të fitonin një biletë për të hyrë në Kuvend në shtator, edhe pse kishin vota më shumë se rivalët e tyre në listën e hapur.

Të gjithë u mundën nga kandidate gra, por jo me votë, por me kuotë gjinore.

Kodi zgjedhor parashikon se në çdo tre emra fitues, një duhet të jetë grua, edhe nëse ajo ka më pak vota se sa burrat në garë, informon ‘shqiptarja.com’.

Po të mos ishte ky korrigjim i kuotës gjinore, Xhemal Qefalia me 9950 vota, do të ishte në parlament. Ai ka vota më shumë se sa Anila Denaj dhe Olta Xhaçka që kanë fituar mandate.

Edhe Pandeli Majko me 6736 vota e Toni Gogu 6680 janë viktima të kuotës gjinore, e ata nuk do të jenë në parlamentin e ri.

Olta Xhaçka 6288 vota, më pak se sa Qefalia, Majko e Gogu, do të hyjë në Kuvend për shkak të gjinisë.

Ky fenomen nuk është i kufizuar vetëm në qarkun Tiranë.

Në Berat, Julian Zyla dhe Erdis Hyka, kanë marrë qindra vota më shumë se sa Hatixhe Konomi, por mundësia e tyre për të fituar një mandat, është djegur.

Edhe në qarkun Durrës, dy burra janë penalizuar prej gjinisë. Ilir Ndraxhi, ka dyfishin e votave të Etleva Budinit, por zonja rezulton fituese. Bashkë me Ndraxhin janë djegur dhe afro 6000 votat e Gentian Hillës.

Po të mos ishte kuota gjinore, deputeti i 6-të i Korçës do të ishte Arian Jaupllari dhe jo Besa Spaho.

Avantazhi i grave për shkak të gjinisë, është ndjerë mes zonjave socialiste, pasi demokratët fituan pak mandate dhe në asnjë qark nuk morën 3 mandate përtej listës së mbyllur që të aktivizohej mekanizmi i kuotës gjinore.

TIRANË
Xhemal Qefalia 9950 (Humbës)

Anila Denaj 9257 (Fituese)

Pandeli Majko 46736 (Humbës)

Toni Gogu 6680 (Humbës)

Olta Xhaçka 6288 (Fituese)

BERAT

Julian Zyla 6002 (Humbës)

Erdis Hyka 5058 (Humbës)

Hatixhe Konomi 4467 (Fituese)

DURRËS

Ilir Ndraxhi 8244 (Humbës)

Gentian Hilla 5881 (Humbës)

Etleva Budini 4910 (Fituese)

KORÇË

Arian Jaupllari 8461 (Humbës)

Besa Spaho 7957 (Fituese) /

 

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Kandidatët burra që u mundën nga gratë me kuotë gjinore dhe jo me votë appeared first on Albeu.com.

Rritja e moshës së daljes në pension në Evropë, një vend udhëheq – cili do të pasojë?

26 May 2025 at 23:58

Danimarka ka vendosur ta rrisë moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040. Disa vende të tjera evropiane kanë miratuar gjithashtu ligje për të rritur moshën e daljes në pension në vitet e ardhshme.

Sipas OECD-së, Danimarka do të udhëheqë deri në vitin 2060, me njerëz që dalin në pension në moshën 74 vjeç, transmeton Telegrafi.

Pra, cilat janë moshat aktuale dhe të parashikuara të daljes në pension në të gjithë Evropën? Cilat vende kanë moshat më të larta të daljes në pension? A ka ndonjë hendek gjinor në moshat e daljes në pension? Si do të ndryshojë mosha e daljes në pension midis atyre që dalin në pension sot dhe atyre që sapo hyjnë në fuqinë punëtore?

Euronews hedh një vështrim më të afërt mbi moshat e daljes në pension dhe trendet e ardhshme në Evropë, bazuar në raportin e OECD-së “Pensionet me një vështrim”.

Që nga viti 2022, mosha statutore e daljes në pension për burrat në BE varionte nga 62 në 67 vjeç, ndërsa për gratë varionte nga 60 në 67 vjeç.

Kur përfshihet Mbretëria e Bashkuar, vendet e EFTA-s dhe Turqia, kandidate për në BE, Turqia dallohet si një përjashtim i rëndësishëm, me mosha daljeje në pension vetëm 49 vjeç për gratë dhe 52 vjeç për burrat.

Mosha mesatare e daljes në pension në BE është 64.7 vjeç për burrat dhe 63.8 vjeç për gratë.

Vendet nordike kanë moshat më të larta të daljes në pension

Tre vende nordike – Danimarka, Norvegjia dhe Islanda – kanë moshën më të lartë të daljes në pension, 67 vjeç, si për burrat ashtu edhe për gratë.

Mosha e daljes në pension është gjithashtu mbi 65 vjeç në disa vende të tjera, duke përfshirë Holandën (66.6), Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën (të dyja 66 vjeç), Gjermaninë (65.8 vjeç) dhe Portugalinë (65.6 vjeç).

Vende të tjera me një moshë daljeje në pension prej 65 vjeç përfshijnë Austrinë, Poloninë, Rumaninë, Hungarinë, Kroacinë, Zvicrën, Belgjikën, Italinë, Spanjën dhe Qipron.

Ndër pesë ekonomitë më të mëdha të Evropës, Franca ka moshën më të ulët të daljes në pension në 64.8 vjeç – por ndryshimi është i vogël.

Megjithatë, sipas Raportit të Plakjes 2024, njerëzit në Francë mund të dalin në pension pasi të arrijnë moshën minimale të daljes në pension – 62 vjeç për ata që kanë lindur deri në vitin 1960 dhe 64 vjeç për ata që kanë lindur në vitin 1968 ose më vonë.

Kur përjashtohet Turqia, Greqia, Luksemburgu dhe Sllovenia kanë moshën më të ulët të daljes në pension për burrat në listë – dhe në BE – në 62 vjeç.

Gratë në këto vende gjithashtu dalin në pension në moshën 62 vjeç. Megjithatë, mosha më e ulët e daljes në pension për gratë gjendet në Austri dhe Poloni, ku është 60 vjeç.

Hendeku gjinor në moshat e daljes në pension

Në 23 vende, burrat dhe gratë dalin në pension në të njëjtën moshë, duke mos treguar asnjë hendek gjinor. Në nëntë vendet e mbetura, burrat kanë një moshë pensioni më të lartë.

Hendeqet më të mëdha janë në Austri dhe Poloni, ku burrat dalin në pension pesë vjet më vonë se gratë. Diferenca është gjithashtu tre vjet ose më shumë në Rumani, Hungari dhe Turqi.

Në BE në përgjithësi, hendeku gjinor në moshën e pensionit është 0.9 vjet.

Moshat e ardhshme të pensionit deri në vitin 2060

Sipas OECD-së, “bazuar në lidhjet e vendosura midis moshës së pensionit dhe jetëgjatësisë”, mosha e pensionit parashikohet të rritet në 20 vende për burrat dhe në 24 vende për gratë nga 32 vendet e analizuara në Evropë. Disa bazohen gjithashtu në masa tashmë të ligjshme.

Moshat normale të pensionit në të ardhmen për ata që hyjnë në tregun e punës në vitin 2022, parashikohet të variojnë nga 62 në 74 për burrat dhe nga 60 në 74 për gratë deri në vitin 2060.

Mesatarja e BE-së pritet të arrijë 66.7 për burrat dhe 66.4 për gratë.

Mosha e daljes në pension në Danimarkë do të arrijë 74 vjeç deri në vitin 2060

Danimarka pritet të ketë moshën më të lartë të daljes në pension deri në vitin 2060, me burra dhe gra që dalin në pension në moshën 74 vjeç.

Italia dhe Estonia do të pasojnë në moshën 71 vjeç, ndërsa Holanda, Suedia dhe Qiproja parashikohet të arrijnë moshën 70 vjeç.

Mosha e daljes në pension në të ardhmen është 69 vjeç në Finlandë dhe Sllovaki, e ndjekur nga afër nga 68 vjeç në Portugali.

Pesë vende – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Belgjikën, Norvegjinë dhe Islandën – kanë një moshë daljeje në pension në të ardhmen prej 67 vjeç. Ajo gjithashtu do të kalojë 65 vjeç në Irlandë dhe Greqi, duke arritur në 66 vjeç.

Kjo tregon se të gjitha vendet nordike do të renditen ndër më të lartat, me mosha daljeje në pension mbi mesataren e BE-së.

Sipas Qendrës Finlandeze për Pensionet, disa vende kanë përditësuar tashmë moshat e tyre të daljes në pension, me rritje të planifikuara në të ardhmen e afërt.

Për shembull, Belgjika do ta rrisë moshën e daljes në pension në 67 vjeç deri në vitin 2030, Danimarka në 69 vjeç deri në vitin 2035 dhe Mbretëria e Bashkuar në 68 vjeç deri në vitin 2046.

A ka ndonjë hendek gjinor në moshat e ardhshme të daljes në pension?

Sllovenia dhe Luksemburgu do të kenë moshën më të ulët të daljes në pension për burrat, në moshën 62 vjeç, midis atyre që hyjnë në tregun e punës në vitin 2022, ndërsa Polonia do të ketë moshën më të ulët për gratë, në moshën 60 vjeç.

Në katërmbëdhjetë vende, mosha e daljes në pension në të ardhmen është 65 vjeç për burrat, megjithëse mbetet më e ulët për gratë në disa nga këto vende.

Deri në vitin 2060, hendeku gjinor në moshën e daljes në pension do të zhduket pothuajse në të gjithë Evropën, duke mbetur vetëm në Poloni, Hungari, Rumani dhe Turqi.

Ku do të rriten më shumë moshat e daljes në pension?

Kur krahasohen pensionistët e vitit 2022 me ata që hyjnë në tregun e punës në vitin 2022, Turqia do të shohë rritjen më të madhe të moshës së daljes në pension – 13 vjet për burrat dhe 14 vjet për gratë.

Në Danimarkë, rritja do të jetë 7 vjet për të dyja. Që nga viti 2021, Danimarka renditej e dyta në BE për shpenzimet mesatare të pensioneve për përfitues, si në terma nominalë ashtu edhe kur përshtaten për standardet e fuqisë blerëse (PPS).

Estonia, Sllovakia, Italia, Suedia dhe Qiproja pritet gjithashtu të rrisin moshën e daljes në pension me 5 vjet ose më shumë deri në vitin 2060.

Mosha e daljes në pension mund të ndryshojë për ata që hyjnë herët në fuqinë punëtore ose individët me rrethana specifike.

Pensionet në BE zakonisht arrijnë në rreth 60% të të ardhurave në fund të karrierës. Megjithatë, në shumë vende evropiane, kjo normë bie nën 50%, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për pensionistët të ruajnë një standard të mirë jetese. /Telegrafi/

 

 

The post Rritja e moshës së daljes në pension në Evropë, një vend udhëheq – cili do të pasojë? appeared first on Telegrafi.

❌
❌