Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Berisha: Stop terrorit shtetëror në Theth! Ky është turizmi i kallashnikovit i Ramaduros

By: Oldi
11 July 2025 at 20:44

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pas pamjeve shokuese nga Thethi, ku policia shihet duke drejtuar kallashnikovët ndaj protestuesve në kulmin e sezonit turistik. “Stop terrorit shtetëror ndaj banorëve të Thethit! Ky është turizmi i kallashnikovit dhe terrorit i Ramaduros në Theth! Krim i shëmtuar shtetëror!” shkruan Berisha teksa publikon videon më poshtë. Në […]

The post Berisha: Stop terrorit shtetëror në Theth! Ky është turizmi i kallashnikovit i Ramaduros appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

By: user 6
10 July 2025 at 21:31

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, në një deklaratë për shtyp, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar për turizmin në vend, veçanërisht për mungesën e ujit të pijshëm, keqmenaxhimin e ujërave të zeza si dhe problematikën e fuqisë punëtorë në vend. Të gjitha këto po dëmtojnë aktivitetin e turizmit dhe cilësinë e shërbimeve, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese.

Dhoma tha në një deklaratë për shtyp se e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe me interes të veçantë dinamikën e zhvillimit të turizmit shqiptar gjatë viteve të fundit.

“Ne gjejmë me vend të shprehim vlerësimet për impaktin pozitiv të aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritjen e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendencën në rritje të fluksit të turistëve të huaj. Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut. 

Informacionet e përcjella nga anëtarët tanë, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete.

Gjithashtu, ne gjejmë me vend të adresojmë çështjen e shumëdiskutuar të mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojën për një zgjidhje afatgjatë që fokusohet në zhvillimin, kualifikimin dhe motivimin e fuqisë punëtore brenda këtij sektori. Mungesa e një stafi të trajnuar ka vënë në vështirësi shumë biznese turistike, duke rrezikuar njëkohësisht edhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik krahas vendeve të tjera të rajonit.

Me dëshirën e mirë për të kontribuar në zhvillimin e një sektori prioritar për vendin, ne kërkojmë vëmendjen e Qeverisë, pushtetit lokal dhe institucioneve përkatëse për t’i adresuar këto problematika, duke ndihmuar kështu jo vetëm bizneset, por edhe fuqizimin e këtij momentumi pozitiv për imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje” – thuhet në deklaratë. /LAPSI.al 

The post Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen appeared first on Lapsi.al.

Turisti nga Jemeni vjen të pushojë në Theth, por gjen ndërtesën e shkatërruar: Ku të shkoj unë tani?

10 July 2025 at 08:37

Një turist nga Jemeni, i cili kishte ardhur me familjen e tij për të kaluar pushimet në Shqipëri, është përballur me një situatë të papritur, pasi ai kishte rezervuar paraprakisht një vendqëndrim në zonën e Thethit, por me të mbërritur aty, ka zbuluar se godina ku kishte planifikuar të qëndronte ishte shkatërruar nga autoritetet shqiptare për shkak se ndërtesa rezultonte e paligjshme dhe jashtë kushteve të legalizimit.

I hutuar dhe i zhgënjyer, turisti jemenas shprehet për mediat në Shqipëri: “Jam nga Jemeni dhe ky është rezervimi im. E çfarë duhet të bëj, jam me familjen dhe nga të shkoj? Nuk është mirë për vendin tuaj, nuk është mirë për njerëzit që e vizitojnë. Unë vij në vendin tuaj që të jem i lumtur. Ne rezervojmë vendin dhe kur vijmë gjejmë kështu …po është hera e parë me familjen time. Dhe tani çfarë do bëj?”, ka thënë turisti.

Ndërkaq, banorët e fshatit turistik në Theth kanë bllokuar hyrjen në urën kryesore që çon në fshat, në shenjë proteste dhe kundërshtie ndaj vijimit të operacionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. /Telegrafi/

Turisti nga Jemeni vjen të pushojë në Theth por gjen ndërtesën e shkatërruar: Ku të shkoj unë tani? pic.twitter.com/OoRHccWi2p

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 9, 2025

The post Turisti nga Jemeni vjen të pushojë në Theth, por gjen ndërtesën e shkatërruar: Ku të shkoj unë tani? appeared first on Telegrafi.

Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut

9 July 2025 at 08:27

Gjiri i Gramës, i ndodhur në Gadishullin e Karaburunit, është një nga plazhet më spektakolare të jugut të Shqipërisë, një perlë që tërheq çdo vit mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Gjiri Gramës, i fshehur në vijëzimin bregdetar të Karaburunit, është kthyer një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjete sociale pamje nga gjiri, i cili mund të rroket përmes hiking apo varka.

Gjiri i Gramës gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit në rrethin e Vlorës.

Gjiri detar futet disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor me foleza. Aty ka dhe disa shpella nënujore.

Peizazhi natyror është shumë tërheqës për çdo vizitor. Ky gji është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga furtuna në det.

Gjithashtu ai është përdorur gjatë në Antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.

Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë, kanë gdhendur edhe emrat në faqet shkëmbore e shumë të dhëna të tjera që bëjnë kureshtar vizitorin.

Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty emërtohet si “shpella e shkrimeve”. Arkeologët i kanë studiuar dhe kanë shkruar për këto dokumente historike të gdhendura në shkëmb.

Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore, historike, kulturore e turistike. Por sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet si një plazh i vogël e intim. Drejt tij shkohet me rrugë tokësore, por edhe detare. Shfrytëzohet nga aventurierët e ujit dhe të shpellave. /ATSH/

The post Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut appeared first on Telegrafi.

Rama mburret me turistët, por në Shqipëri vijnë më “koprracët”

7 July 2025 at 07:56

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023. Për mesataren e eurozonës ky tregues rritet në 93 euro. Ky tregues përfshin fjetjen (akomodimin), ushqimin dhe pijet, transportin lokal, biletat e muzeve, aktiviteteve rekreative etj. Të […]

The post Rama mburret me turistët, por në Shqipëri vijnë më “koprracët” appeared first on BoldNews.al.

Operatori nga Thethi zbulon arsyen kryesore pse turistët e huaj vizitojnë Shqipërinë

By: Besnik
6 July 2025 at 21:09

Në emisionin “NOW” në Euronews Albania u trajtua ecuria e sezonit turistik deri në këto momente.

Operatori turistik Pavlin Polia foli nga Thethi ku theksoi se çelësi i suksesit për turizmin në zonë është mikpritja.

Ai u shpreh se gjatë këtij viti është shënuar një rënie e lehtë në numrin e turistëve, por e sheh këtë si një anë pozitive.

“Këtë vit ka pasur pak rënie, por më mirë kështu, pasi nëse do të kishte më shumë sesa kapaciteti që ne ofrojmë, do ta çonte gjendjen në kolaps. Turistët e preferojnë Shqipërinë për natyrën e saj dhe jo për ndonjë luks që mund të ofrohet,” tha Polia.

Sipas tij, vizitorët vijnë për të përjetuar natyrën autentike të Shqipërisë

“Njerëzit vijnë në Shqipëri për natyrën, jo për qoftet apo bërxollat. Bëj thirrje që kjo natyrë të mbrohet, pasi është ajo që u duhet turistëve. Klientët tanë preferojnë natyrën, sepse shumica janë të lodhur nga luksi dhe kërkojnë një ndryshim, duke përjetuar kontaktin me tokën, ngjyrat dhe bukuritë natyrore. Shqipëria vizitohet për eksperiencë dhe për kujtime, jo për luks,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Operatori nga Thethi zbulon arsyen kryesore pse turistët e huaj vizitojnë Shqipërinë appeared first on Euronews Albania.

BSH: Nuk do të ketë rritje të çmimeve, turizmi motor për ekonominë

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli, tha në një intervistë televizive se dy janë faktorët që po e mbajnë inflacionin nën 3% dhe që janë: inflacioni në eurozonë, që ka pasur një rënie të shpejtë, dhe niveli i fortë i kursit të këmbimit me euron.

“Ulja e normës së interesit tenton të pasqyrohet në norma më të ulta interesi për kredinë dhe për stimulimin e ekonomisë shqiptare. Pra është një stimul shtesë për rritjen e kreditimit, rritjen e konsumit dhe të investimeve. Është premisë për stabilitet më të lartë të kursit të këmbimit, në raport me një diferencë të madhe”, tha Themeli.

I pyetur për mundësitë e rritjes së çmimeve apo rrezikun për një valë inflacioni të lartë, Themeli tha se “ka fare pak të ngjarë që të përballemi me një valë çmimesh si ajo e 2022-shit”.

“Por në afatgjatë do të jetë një presion për rritje çmimesh nëse këto barriera do të rezistojnë në kohë”, pohoi Themeli.

“Intensifikimi i luftërave tregtare mund të jetë edhe premisë për rritjen e investimeve të huaja në sektorë të caktuar të ekonomisë siç është industria. Blloqet tregtare dhe ekonomike që perceptojnë vështirësi, mund ta rikthejnë vëmendjen në periferinë ku është Shqipëria që do të ishte mirë për ne”, tha ai.

Edhe pse dallgët e këtyre tensioneve mund të ndjehen edhe në Shqipëri, Banka Qendrore vlerëson se deri në vitin 2027 ekonomia do të rritet.

“Për vitet 2025-2026-2027 e më tutje ne presim një rritje ekonomike mes 3,5-4% në këtë hark kohor”, tha Themeli, ndërsa sipas tij pritet që turizmi të jetë motor kryesor edhe për këtë vit në rritjen ekonomike.

“Ne kemi një vëmendje të shtuar nga ekonomia e huaj drejt sektorit të turizmit në Shqipëri, i cili ka një ritëm rritjeje në ngadalësi. Kjo është natyrale, nuk mund të rritet gjithmonë me norma 30 apo 50%, por gjithsesi pritet të japë kontribut në rritjen ekonomike”, tha Themeli.

Ekonomia shqiptare u rrit me 3,4% në tremujorin e parë të vitit, me ndikimin kryesor nga rritja e pagave të administratës, sektori i pasurive të paluajtshme dhe ai i turizmit.

/e.i//r.e//a.f/

The post BSH: Nuk do të ketë rritje të çmimeve, turizmi motor për ekonominë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TURIZËM – FAS: Të gjithë të çmendur pas Shqipërisë, mes blusë së detit dhe gjelbërimit të maleve

By: Kult Plus
3 July 2025 at 18:00

Shqipëria ka hyrë fort në radarin e udhëtarëve evropianë duke u bërë një nga destinacionet më të dëshiruara për verën, shkruan faqja e njohur italiane forumagricolturasociale.it (FAS).

Falë një deti çuditërisht të pastër, plazheve ende pak të frekuentuara nga turizmi masiv dhe çmimeve padyshim të përballueshme, kjo perlë e Ballkanit po fiton një vend të privilegjuar në zemrat dhe ushqimet e atyre që kërkojnë autenticitet pa hequr dorë nga bukuria e saj.

Por, midis shumë vendeve bregdetare, cilat janë vërtet qytetet me detin më të bukur? Janë tre që dominojnë skenën, të afta të ofrojnë pamje marramendëse dhe një përvojë intensive dhe të rafinuar bregdetare.

Dhërmiu: uji bruz që sfidon Karaibet

I vendosur midis gjelbërimit të maleve dhe blusë së pafundme të detit Jon, Dhërmiu është thelbi i Rivierës Shqiptare.

Fama e tij nuk është e rastësishme: vetëm një vështrim në ngjyrën e ujit, transparente dhe e gjallë, mjafton për të kuptuar pse ky vend e çmend këdo që shkel atje.

Por, Dhërmiu nuk është vetëm estetikë: është një ekuilibër i përsosur midis atmosferës së egër dhe atmosferës së verës, midis perëndimeve të qeta të diellit dhe mbrëmjeve të ndriçuara nga muzika dhe koktejet në plazh.

Pika kulmore është padyshim Plazhi i Gjipesë, një shtrirje bregdetare e vendosur midis shkëmbinjve të lartë që duket sikur ka dalë nga një kartolinë ekzotike.

Mund të shkoni atje në këmbë, përgjatë një shtegu midis ullinjve, ose nga deti: në të dyja rastet, emocioni është i garantuar.

Aty pranë gjendet e fshehur edhe Shpella e Piratëve, një gji sugjestionues, i arritshëm me kajak, i cili i shton një prekje misteri qëndrimit.

Ajo që e bën Dhërmiun edhe më të veçantë është ”shpirti i tij paqësor”: Manastiri me pamje nga deti ofron një pamje të pakrahasueshme dhe një ndjesi paqeje që është e vështirë të harrohet. Një vend ku koha duket se ndalet, ndërsa deti vazhdon të tregojë histori të lashta.

Himara, atje ku bregdeti vishet me autenticitet

Më në jug, përgjatë të njëjtit bregdet të Jonit, Himara magjeps me thjeshtësinë e saj autentike dhe detin e saj të qelqtë.

Është një qytet i qetë, ku çdo plazh ka identitetin e vet, nga rëra e artë te gjiret e fshehura me guralecë. Por, ajo që pushton vërtet është atmosfera: e vërtetë, e gjallë, kurrë artificiale. Këtu turizmi ende përzihet me jetën lokale dhe kjo e bën përvojën më intensive.

Midis një noti dhe një shëtitjeje, nuk mund ta injoroni Kalanë e Himarës, të vendosur në një kodër dhe roje e një historie mijëvjeçare që shikon nga deti.

Pamja nga atje lart është një nga ato që mbeten të gdhendura përgjithmonë. Dhe pastaj është Porto Palermo, me gjirin e tij të qetë të dominuar nga kalaja e Ali Pashës: një vend që duket i pikturuar, perfekt për ata që e duan zhytjen me maskë, por edhe për ata që kërkojnë një vështrim poetik për të soditur.

Jala, gjiri sekret që magjeps udhëtarët

Midis Dhërmiut dhe Himarës, si një sekret i pëshpëritur midis shkëmbinjve, Jala zbulon veten në të gjithë mrekullinë e tij. Është një gji i vogël, i mbrojtur dhe diskret, ku uji merr nuanca joreale dhe rëra duket si kadife.

Është vendi ideal për ata që kërkojnë pushime më intime, të bëra nga ngadalësia dhe detajet, me nota të qeta dhe mëngjese pranë detit. Pavarësisht madhësisë së saj, Jala surprizon me shumëllojshmërinë e ofertave të saj.

Gjatë ditës është relaks i pastër: kajak, zhytje me maskë, shëtitje përgjatë bregdetit ndërsa në perëndim të diellit, plazhi gjallërohet me drita dhe tinguj të butë që përzihen me flladin e detit.

Klubet e plazhit këtu janë elegante dhe kurrë të tepërta, të dizajnuara për ata që duan të përjetojnë natën pa hequr dorë nga sharmi i vendit.

Por, pasuria e vërtetë e Jalës qëndron në gjiret e saj të fshehura, të arritshme vetëm me varkë ose me not.

Shpella detare me ”aromë” kripe dhe misteri, restorante të vogla që shërbejnë peshk të sapo kapur dhe një ndjenjë harmonie me natyrën që është e vështirë të gjendet diku tjetër./ atsh/ KultPlus.com

As turizmi nuk mjafton, në dy vite mbyllen mbi 500 biznese në Korçë

3 July 2025 at 16:58

Mbi 500 biznese në Bashkinë e Korçës, qytet dhe fshatrat, rezultojnë të mbyllur në dy vitet e fundit.

Edhe pse një nga qytetet më të preferuar nga vizitorët vendas dhe të huaj, bizneset duket se nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Shifrat janë të njohura edhe për shoqatën e biznesit të vogël dhe të mesëm, kryetari i së cilës jep disa nga shkaqet që ndikojnë, sipas tij, në këtë realitet. Albert Nasto shprehet: “Shkak kryesor është edhe rritja e taksave vendore. Janë bërë të papërballueshme këto taksa nga biznesi. Ishin biznese që kishin vite që operonin në treg”.

Për këshilltarin bashkiak të opozitës në Bashkinë e Korçës, midis të tjerave në këtë situatë ndikon edhe klientelizmi dhe favorizimi abuziv i disa bizneseve kundrejt disa të tjerëve.

Sakaq, jashtë kamerave, përfaqësues të bizneseve të shërbimit në Korçë shprehen se është vënë re një rënie e vizitorëve vendas në Korçë, ndërsa të huajt janë në rritje, por duket se nuk shpenzojnë si vendasit./A2 CNN

The post As turizmi nuk mjafton, në dy vite mbyllen mbi 500 biznese në Korçë appeared first on Telegrafi.

Rama takim dy ditor në Cërrik me ministra, kryebashkiakë dhe blegtorë

By: user7
2 July 2025 at 11:28

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot dhe nesër takim në Cërrik me ministrat dhe jo vetëm, ku në fokus të diskutimeve do të jetë bujqësia.

Ministrat që do të marrin pjesë në takimin dy ditor janë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe ministri i Financave, Petrit Malaj. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe blegtorë. Në takim raportohet se do të marrin pjesë edhe kryetarët e 7 bashkive të qarkut të Elbasanit.

Diskutimi mbi sektorin e bujqësisë do të përfshijë çështje të ndryshme, duke nisur nga mbështetje financiare që merr nga buxheti i shtetit, mundësitë për të rritur financimin, skemat kombëtare dhe si mund të rishikohen për të qenë sa më mbështetëse e deri tek masat e marra për IPARD, që të riaktivizohen fondet.

The post Rama takim dy ditor në Cërrik me ministra, kryebashkiakë dhe blegtorë appeared first on Lapsi.al.

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

1 July 2025 at 11:38

Kryeministri Edi Rama e ka zakon që të postojë dy apo tre herë në vit për Lëpushën, fshatin mes Alpeve në skajin më verior të Shqipërisë. “Lëpusha si zemër”, shkroi Rama në janar të këtij viti në Facebook, në krye të një postimi me foto fëmijësh që luajnë në dëborë. Pamjet, kartolina të zgjedhura me […]

The post Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje appeared first on Reporter.al.

Turizmi/ Kosova “ikën” pas heqjes së vizave, “mërziten” polakët dhe spanjollët

By: user7
25 June 2025 at 07:33

Pavarësisht një rritjeje të qëndrueshme edhe pse modeste në raport me një vit më parë, turizmi po tregon tendenca interesante sa i takon grupeve që po na vizitojnë. Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve nga Instituti i Statistikave konfirmojnë edhe një herë se grupi kryesor që po dominon për nga pesha sa i takon të huajve (përveç shqiptarëve të Kosovës) janë italianët. Këta të fundit zënë 11.6 për qind të totalit të vizitorëve për këtë vit në periudhën janar-maj.

Hyrjet e italianëve shënuan një rritje me 7.8 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Italianët po preferojnë gjithmonë e më shumë Shqipërinë për turizmin e fundjavave, atë miks shëndetësor dhe argëtim si dhe biznes dhe argëtim. Kosova nga ana tjetër ka shënuar rënie me 6.9 për qind në raport me janar-maj 2024.

Që pas liberalizmit të vizave janarin e vitit të shkuar, shqiptarët e Kosovës kanë pasur mundësinë të udhëtojnë në destinacione të reja duke përdorur jo në pak raste Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, teksa sa i takon fundjavave apo pushimeve të verës, një grup jo i vogël i tyre po preferojnë Greqinë. Pavarësisht kësaj tendence Kosova mbetet grupi më i rëndësishëm në vend, sa i takon peshës së vizitorëve 33.7 për qind të totalit.

Ndërkohë që grup tjetër që rezulton me rënie në 5 mujorin e parë të këtij viti janë polakët. Këta të fundit kanë shënuar një ulje me 8.6 për qind të hyrjeve, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Polakët mbeten grupi më i rëndësishëm në vend sa i takon turizmit të organizuar në periudhën e verës. Turoperatorët kanë konfirmuar se agjencitë e huaja që sjellin polakët, kanë rritur kontratat me garanci në 2025 dhe se vera pritet të ketë më shumë vizitorë që preferojnë të vijnë të organizuar por vitin e shkuar, një pjesë e rëndësishme e tyre kanë ardhur në formë individuale.

Shtrenjtimi i vazhdueshëm i paketave, nën argumentin e kostove dhe zhvlerësimit të euros, bëri të vështira negociatat vitin e shkuar mes agjencive dhe hoteleve. Në atë kohë turoperatorët thanë se Shqipëria duhet të vijojë të mbetet konkurruese në mënyrë që të jetë atraktive për këtë grup vizitorësh që vijnë me paketa “të gjitha të përfshira, apo “vakte dhe hotel (pa pije)”.

Këtë vit polakët në formë individuale duket se po preferojnë desntinacione më afër tyre, ku Kroacia është një ndër to duke shënuar për janar-maj një rritje me 8 për qind të këtij grupi në këtë shtet. Spanjollët janë gjithashtu “të zhgënjyerit “e radhës që në janar-maj panë një rënie me 7.5 për qind të hyrjeve në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ashtu siç ka grupe në rënie, ka edhe të tjera me një rritje të dukshme një sinjal ky pozitiv gjithsesi për ecurinë e turizmit edhe këtë vit. Gjermania dhe Franca kanë shënuar rritje të dukshme në periudhën janar-maj 2025 me respektivisht 29% dhe 40% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Zvicra dhe Austria po kështu janë me rritje 21.6% dhe 22.8%. në total deri në fund të majit vendin e vizituan 3.4 milionë të huaj me një rritje 1.9 për qind në raport me një vit më parë.

Pritshmëria është që viti 2025 të shënojë një tjetër rekord historik sa i takon hyrjes së shtetasve të huaj në vend edhe pse ritmi i rritjes po shfaqet më i ngadalësuar se një vit më parë. INSTAT raportoi se në vend hynë gjithsej 987.077 shtetas të huaj në maj. Ky numër është rritur me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ritmet e rritjes së turistëve janë ngadalësuar ndjeshëm në muajt e parë të këtij viti. Në maj të një viti më parë, në vend kishin hyrë 38% më shumë të huaj.

Për 5 mujorin, në vend kanë hyrë gjithsej 3.4 milionë shtetas të huaj, më një rritje prej 3.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga 38% që kishte qenë zgjerimi në janar-maj 2024./ Monitor

The post Turizmi/ Kosova “ikën” pas heqjes së vizave, “mërziten” polakët dhe spanjollët appeared first on Lapsi.al.

Turqia ngjitet në vendin e katërt në turizmin botëror

24 June 2025 at 09:14

Turqia është ngjitur në vendin e katërt në turizmin botëror, njoftoi ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, 5 vendet e para në ligën e turizmit janë Franca, Spanja, SHBA-ja, Turqia dhe Italia.

“Sipas Barometrit Botëror të Turizmit maj 2025, të publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara, Turqia u bë vendi i katërt që priti më shumë turistë të huaj në botë me 56,7 milionë vizitorë të huaj në vitin 2024. Turqia, e cila u ngjit një vend, nga vendi i pesti në atë të katërtin krahasuar me një vit më parë, vazhdoi rritjen e saj të vazhdueshme në këtë fushë. Numri ynë i përgjithshëm i vizitorëve në vitin 2024 arriti në 62,3 milionë”, shkroi ministri Ersoy në rrjetet sociale.

Duke deklaruar se ky sukses i madh është rezultat i promovimit efektiv të trashëgimisë historike dhe pasurisë kulturore, infrastrukturës së fortë dhe diversitetit turistik të shpërndarë në katër stinë, Ersoy tha: “Turqia tani është një vend turistik që jo vetëm ndiqet, por edhe merret si shembull”.

 

Pa ujë, zhurma betonierësh, informalitet…/ Analiza: Ana tjetër e turizmit shqiptar

By: user 6
23 June 2025 at 21:36

Rrahman Kasa, kreu i “Unionit Turistik Shqiptar” ka bërë në faqen e tij në Facebook një shkrim të gjatë për ato që ai i konsideron si kërcënime të këtij sektori. Ai thotë se ka propozuar mbajtjen e një takimi të shoqatave të turizmit me ministrinë e linjës, por edhe nga ministria e Transportit, drejtoria e kufirit dhe migracionit, drejtoria e policisë rrugore, drejtoria e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, etj.

“Aktualisht disa vende të rajonit po ballafaqohen me reduktim të numrit të turistëve, për shkak të vetëkënaqësisë së tyre dhe të mungesës së vëmendjes ndaj problematikave të sektorit, të cilat nëse nuk do merren masa edhe ne mund të kemi të njëjtën situatë në vitet në vazhdim” – shkruan Kasa që më pas rendit edhe disa nga problemet kryesore. Një prej tyre janë ndërtimet që vijojnë gjatë sezonit dhe ambientet e rrënuara në disa zona turistike të vendit.

“Në mjaft zona, turisti ballafaqohet me një ambient në ndërtim, të pakuruar dhe të papastër. Me e theksuar kjo dukuri është në zonën bregdetare të Golemit e cila është kthyer në një kantier ndërtimi. Partnerët ndërkombëtarë të cilat kanë kontraktuar hotelet që ndodhen në këtë zonë janë tejet të shqetësuar nga situata, pasi zona e Golemit aktualisht është në një situatë katastrofale, e mbuluar nga inertet dhe e mbushur me vinça, kamionë, ekskavatorë të cilët punojnë në mes të sezonit dhe turistet e huaj kanë ankesa për zhurmat, për pluhurin, për rrugët e bllokuara nga automjetet dhe autobusët turistikë janë të detyruar që t’i zbresin turistët shumë larg nga hoteli dhe detyrohen të tërheqin valixhet 300-400 metra në rrugët me gurë dhe inerte, ku shpesh herë na janë shprehur me ironi, që duhet t’i kishim porositur që të merrnin me vete kasketa dhe rroba pune dhe jo rroba plazhi” – shkruan Kasa.

“Mungesa e ujit, e cila kohet e fundit është kthyer në një shqetësim të madh për bizneset gjatë sezonit veror, kryesisht në zonën e Golemit dhe në bregdetin e jugut” – është një tjetër problem që ngre ai. Më pas propozon ngritjen e një task force kundër informalitetit.

“Me qëllimin e mirë për të mos lejuar informalitetin dhe në qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimit, të rritjes së standardeve dhe të rritjes së imazhit turistik të vendit kemi propozuar në krye të herës ngritjen e një Task Force e cila të monitoroje dhe të luftojë këto fenomene te dëmshme, që ndikojnë, si në imazhin turistik të vendit, ashtu edhe në të ardhurat në arkën e shtetit dhe mbrojtjen e bizneseve nga konkurrenca e pandershme (dhe jo si ajo që pretendojnë autoritetet që në fakt është Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik) që sipas ligjit ka të bëjë vetëm me politikat e menaxhimit dhe nuk funksionon si një strukturë më vete për të luftuar informalitetin dhe veprimtarinë e palicencuar dhe konkurrencën e pandershme” – shkruan ai.

Kasa nënvizon se ka ofrues shërbimesh si Agjenci Udhëtimesh, udhërrëfyes turistikë që nuk respektojnë rregullat dhe standardet. “Guida të huaja që operojnë në informalitet të plotë, të cilët ofrojnë shërbime joprofesionale dhe të një cilësie të ulët, duke ndikuar në sigurinë e turistëve dhe në imazhin e vendit. Transportues turistikë, që nuk respektojnë kriteret ligjore dhe shumë mjete operojnë pa standarde dhe janë te pacertifikuara” – shkruan ai.

“Ka dhe një faktor tjetër që ndikon në shkallën e lartë të informalitetit në turizëm, ku sipas INSTAT del që vetëm 1 ne 5 vizitorë ka qëndruar në një nga strukturat akomoduese. Informaliteti kryesisht në AirBB, shtëpitë pritëse, bujtina etj. Këto dhe të tjera mund të ishin parandaluar në qofte se do merrej në konsiderate propozimi ynë për të ngritur një Task Force për këtë qëllim, e cila edhe në koordinim me zyrat e posaçme mund të evidentoje subjektet e parregullta, të kontrollojë në distancë targat e mjeteve të rregullta dhe të ndalohen autobusët që janë në shkelje të ligjit, pasi ka shumë mjete jashtë standardeve që mund të rrezikojnë jetën e turisteve dhe çdo incident apo mungese profesionalizmi ndikon drejtpërdrejt në imazhin turistik të vendit” – shkruan Kasa.

Më pas ai vë theksin te mungesa e burimeve njerëzore dhe një stafi të kualifikuar për shërbime turistike.

“Mungesa e burimeve njerëzore për turizmin është bërë një nga problemet me shqetësuese. Gjatë vitit 2024 industria e turizmit dhe udhëtimeve ka gjeneruar në mënyrë direkte 93 500 vende pune, duke zënë kështu 7.7% në punësimin total, ndërkohë që për vitin 2025 ka nevojë urgjente edhe për 20 000 vende të reja pune. Burokracia për pajisjen e punonjësve të huaj me leje qëndrimi.

Siç përmendem dhe me lart aktualisht sektori ka nevojë direkte për rreth 20 000 punonjës të rinj, të cilët bizneset po i sigurojnë nëpërmjet tregjeve të huaja të punës, kryesisht nga Azia dhe Afrika, por po ndeshen në barrierat e zyrave lokale të emigracionit të cilat zvarrisin pajisjen me leje qëndrimi për këta punonjës që në fakt janë të kontraktuar nga bizneset me kontrata të rregullta punësimi. Kjo ka bërë që mjaft biznese, kryesisht hotele të përballen me mungesë stafi dhe për pasoje me mungesë shërbimi, gjë që po ndikon negativisht në imazhin e turizmit” – shkruan ai.

“Mbingarkesa e infrastrukturës rrugore, janë disa segmente turistike, të cilat tashmë nuk po e përballojnë dot fluksin që gjenerohet, sidomos në akset që të çojnë nëpër destinacione të rëndësishme turistike, siç janë lumi i Shalës, Shëngjini, Ksamili, etj. duke krijuar një ndikim negativ për këto destinacione” – shkruan Kasa që më pas kërkon rritje të investimeve publike.

“Aktualisht investimet në turizëm nuk janë në përpjestim të drejtë krahasuar me atë që prodhon turizmi për ekonominë. Ne mendojmë që për te zgjeruar me tej potencialin turistik te vendit, por dhe për të zgjidhur një pjese të problemeve të sipërpërmendura duhet që së paku investimet publike në këtë sektor të kapin vlerën e 20% të të ardhurave të gjeneruara nga turizmi.

Rritja e mëtejshme e investimeve nga ana e shtetit duhet të jetë prioritare, kryesisht në zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore për të trajtuar me efikasitet fluksin e shtuar të turistëve, por edhe për të bërë të mundur aksesimin e më shumë atraksioneve turistike, te cilat janë akoma të paaksesueshme, duhet investuar në subvencionimin e sektorit te turizmit, sidomos për subvencionimin e stafit te strukturave akomoduese në bregdet në mënyrë që të mos ekzistojë më koncepti i turizmit sezonal, i cili garanton vazhdimin e një pune permanente të stafit.

Këto investime afatshkurtra së bashku me përmiresimin e politik-bërjes do të na garantojnë që të ruajmë imazhin e mirë dhe trendin rritës për turizmin, pasi konkurrenca është shumë e fortë dhe çdo gabim do të na kushtojë shtrenjtë dhe nëse nuk tregohet kujdes, shifrat mund te na kthehen në bumerang përgjate viteve në vazhdim” – shkruan ndër të tjera Kasa që ngre alarmin për rritje të vlerësimeve negative nga të huajt.

“Të gjitha këto na është vënë në dukje nga partnerët ndërkombëtare që operojnë në Shqiperi, të cilët nisen nga referencat e klientëve të tyre, ku sipas vlerësimit në rrjetet e tyre të brendshme, këtë vit është rritur dukshëm numri i “review” negative për Shqipërinë.
Vërtet ne kemi disa pika të forta që kanë ndikim në rritjen e numrit të turisteve, siç janë: turizmi patriotik, diaspora e madhe që ka Shqipëria për shkak të emigracionit, konkurrenca e çmimeve, mikpritja dhe kulinaria, atraksionet natyrore, trashëgimia historike dhe arkeologjike, vend në eksplorim dhe mundësia e kombinimit dhe diversifikimit të paketës turistike me një prekje të vetme, shtimi i linjave direkte me fluturime “low cost”, të cilat kanë bërë që Shqipëria të bëhet më e aksesueshme për të gjithë llojet dhe buxhetet e turistëve të huaj, sidomos e turizmit individual që zë mbi 85% të numrit të përgjithshëm të turisteve që vizitojnë Shqipërinë” – shkruan Kasa.

Në fund ai i kërkon edhe biznesit të bëjë më shumë kujdes në rritjen e cilësisë së shërbimeve, në politikat e çmimeve, në menaxhimin sa më të mirë të biznesit të tyre nga profesionistë. ©LAPSI.al

The post Pa ujë, zhurma betonierësh, informalitet…/ Analiza: Ana tjetër e turizmit shqiptar appeared first on Lapsi.al.

Durrësi i pret turistët e parë me kantiere të hapura

23 June 2025 at 08:07

Autobuzët urbanë të linjës së plazhit në Durrës këtë fillim sezoni veror janë plot me turistë. Vapa e parakohshme ka sjellë pranë detit familjarë nga Kosova dhe vende të tjera. E megjithatë, fluksi i turistëve duket se i ka gjetur sërish të papërgatitur institucionet vendore. Në gjatësinë prej 3.4 kilometrash të plazhit vijojnë punimet për […]

The post Durrësi i pret turistët e parë me kantiere të hapura appeared first on Reporter.al.

Ana tjetër e turizmit/ Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave larës

By: user 5
20 June 2025 at 18:30

Agjencia Europiane e Mjedisit ka publikuar sot raportin e saj për cilësinë e ujërave për vitin 2024, të cilin Lapsi.al e ka analizuar me vëmendje. Në vlerësim përfshihen bregdeti, liqenet dhe lumenjtë. Raporti ofron informacion mbi cilësinë e ujërave të notimit në Europë dhe shoqërohet me një hartë interaktive për të ndihmuar njerëzit të marrin vendime të informuara mbi vendet ku mund të lahen.

SHQIPËRIA NË VEND TE FUNDIT

Përtej propagandës që qeveria dirigjon me mediat brenda dhe jashtë vendit kur vjen puna te turizmi, institucionet europiane ekspozojnë një anë tjetër të realitetit lidhur me cilësinë e ujërave.

Shqipëria vijon të jetë vendi i fundit në Evropë që ka përqindjen më të ulët të ujërave të notimit me cilësi të shkëlqyer.

Sipas këtij raporti, vetëm 16% e ujërave në vendin tonë konsiderohen me cilësi të shkëlqyer. Në krye të klasifikimit qëndron Qipro e cila ka 99.2% të ujërave të notimit me cilësi të shkëlqyer. Duke mbetur te vendi ynë, 49,6% e ujërave konsiderohen me cilësi të mirë, 11,8% me cilësi të pranueshme dhe 22,7% me cilësi të dobët.

Nga gjithsej 22,127 ujëra të notimit të raportuara në Europë në vitin 2024, 85% prej tyre kishin cilësi të shkëlqyer. Në pesë vende — Qipro, e ndjekur nga Bullgaria, Greqia, Austria dhe Kroacia — 95% ose më shumë e ujërave të notimit ishin me cilësi të shkëlqyer.

Në Bullgari, e ndjekur nga Malta, Luksemburgu, Rumania dhe Sllovenia, të gjitha ujërat e notimit ishin të paktën me cilësi ‘të mjaftueshme’ në vitin 2024. Nga ana tjetër, më pak se 70% e ujërave të notimit ishin me cilësi të shkëlqyer në pesë vende, konkretisht sipas rendit zbritës: Belgjikë, Hungari, Estoni, Poloni dhe Shqipëria në fund.

 

SHQIPËRIA NUK TREGON HARTËN E CILËSISË SË UJËRAVE PËR LARJE

Ndonëse është detyrim që cdo vend europian të ndajë me publikun informacione të detajuara për vendndodhjet e ujërave të përshtatshme për larje, Shqipëria nuk vepron kështu. Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportimin e saj për Shqipërinë të tregon linkun e faqes shqiptare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për të parë hartën e cilësisë së ujërave në vendin tonë, por kur e hap atë rezulton se mungon informacioni.

Raporti thotë më tej se për të parandaluar ekspozimin e notarëve ndaj ndotjes, është e nevojshme që gjatë sezonit të notit të lëshohen paralajmërime të caktuara. Shtetet janë të detyruara të informojnë publikun për ndalimet për notim ose këshillat kundër notimit; paralajmërimet për parashikime ose për praninë reale të ndotjes së përkohshme; përjashtimin e ujërave të notimit nga programi i monitorimit; natyrën dhe kohëzgjatjen e pritshme të rrethanave të jashtëzakonshme. E megjithatë Shqipëria është larg zbatimit të kësaj praktike. Në mediat tonë dhe media të tjera ndërkombëtare, kryesisht me artikuj të sponsorizuar apo porositur, ka vetëm raportime për “ujëra të kristalta”, “Maldivet e Europës”, ‘perla e Ballkanit” etj. 

119 PIKA MONITORIMI NË SHQIPËRI, VETËM 19 VLERËSOHEN “SHKËLQYER”

Numri total i ujërave për larje sipas raportit, që i referohet numrit të përgjithshëm të vendndodhjeve të përcaktuara ku njerëzit zakonisht lahen dhe që monitorohen zyrtarisht për cilësinë e ujit, në Shqipëri është 119, nga të cilat vetëm 19 vende (bregdet, liqene e lumenj) vlerësohen si të “shkëlqyer” për t’u larë. 59 vende kanë vlerësim “mirë”, 14 vende vlerësohen “pranueshëm” dhe 27 vende kanë vlerësim të “dobët”.

TË TJERA GJETJE TË RAPORTIT

Në vitin 2024, mbi 85% e ujërave të notimit në BE, në gati 22,000 zona, u vlerësuan si me cilësi të shkëlqyer, ndërsa 96% e tyre përmbushën të paktën standardin minimal të cilësisë të kërkuar nga Direktivë për Ujërat e Notimit (BËD) — e njëjta përqindje si në vitin e mëparshëm. Megjithatë, 1.5% e ujërave të notimit në BE rezultuan me cilësi të dobët, duke treguar se masat e menaxhimit nuk ishin gjithmonë të mjaftueshme ose nuk ishin zbatuar fare.

Vazhdon të ketë ndotje të konsiderueshme të ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, e cila nuk përfshihet në vlerësimin sipas Direktivës për Ujërat e Notimit. Kjo ndotje mund të përkeqësohet më tej nga ndryshimet klimatike. Përmirësimi i qëndrueshmërisë së ujit për njerëzit dhe për mjedisin është me rëndësi të jashtëzakonshme.

Cilësia e ujërave bregdetare për notim është përgjithësisht më e mirë se ajo e lumenjve dhe liqeneve. Në vitin 2024, rreth 89% e ujërave bregdetare për notim në BE u klasifikuan si me cilësi të shkëlqyer, krahasuar me 78% të ujërave të brendshme për notim.

Zgjidhjet e gjelbra dhe blu, të kombinuara me infrastrukturat tradicionale për menaxhimin e ujërave të shiut dhe ruajtjen e ujërave të ndotura të pa trajtuara, aty ku është e nevojshme, mund të përmirësojnë cilësinë e ujërave për notim në zonat urbane me popullsi të dendur.

Nga Atlantiku deri në Mesdhe, shumica e ujërave të notimit në Europë janë me cilësi të shkëlqyer për not, kur vlerësohen sipas parametrave (Escherichia coli [E. coli] dhe enterokokët intestinalë) të kërkuar nga Direktivë për Ujërat e Notimit. / © Përgatiti në shqip Lapsi.al

The post Ana tjetër e turizmit/ Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave larës appeared first on Lapsi.al.

Kushi: Turizmi bregdetar pjesë e rëndësishme e zhvillimit tonë, përafrim me standardet e BE-së

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Deputetja e Partisë Socialiste u shpreh sot se turizmi bregdetar në Shqipëri është një nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit, ndërsa transformimi i mënyrës së menaxhimit të plazheve dhe operatorëve turistikë ka çuar në një hov të turizmit në vend.

Deputetja Kushi e bëri këtë deklaratë gjatë fjalës së saj në sesionin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri që u mbajt në Strasburg, ndërsa shtoi se po synohet që Shqipëria të jetë vendi lider në rajon sa i takon turizmit të rregullt dhe të pastër.

“Reformat që kemi ndërmarrë nuk janë të natyrës teknike, por shprehin dëshirën tonë që Shqipëria të drejtojë me vlerat ekonomike evropiane dhe besueshmëri. Kemi modernizim të turizmit detar dhe bregdetar dhe menaxhimin e sezonit turistik. Turizmi bregdetar është një nga pjesët kryesore të zhvillimit tonë, jemi të angazhuar që të jetë i vetëqëndrueshëm dhe i përfaruar me standardet e BE. Ne kemi futur certifikimin dixhital sa i përket operatorëve turistik detar, përmes e-Albania”, tha Kushi.

Sipas Kushit, “deri në muajin maj 2025 janë 192 operatorë të certifikuar që punojnë brenda këtij sistemi dhe kjo nuk është shifër e thjeshtë, por një shenjë që Shqipëria është e gatshme për të qenë drejtuese në rajon sa i përket turizmit të rregulluar dhe të pastër”.

“Po kufizojmë privatizimin dhe po u mundësojmë bashkive që të investojnë në infrastrukturë. Është model i ekuilibruar që nxit zhvillimet private duke mbrojtur të drejtën e qytetarëve. E kemi transformuar mënyrën e menaxhimit të sezonit turistik, nuk i takon vetëm tregut, por i takon qeverisjes qendrore. Krijimi i një taskforce nga Ministria e Turizmit tregon angazhimit tonë për t’iu përgjigjur krizave dhe për t’u koordinuar nga pikëpamja institucionale”, pohoi Kushi. /e.i/j.p/

The post Kushi: Turizmi bregdetar pjesë e rëndësishme e zhvillimit tonë, përafrim me standardet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rriten të ardhurat në arkën e shtetit, në 5 muaj u arkëtuan 306 miliardë lekë

18 June 2025 at 16:54

Buxheti i shtetit ka siguruar nga mbledhja e të ardhurave 306 mld lekë deri në fund të muajit maj. Në raport me vitin e kaluar janë afro 19 mld lekë më shumë, nxitur nga numri i shtuar i turistëve dhe kontributet e pagave.

Rritja e numrit të turistëve ka shtuar konsumin dhe rrjedhimisht, edhe të ardhurat në buxhet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në 5 muajt e parë të këtij viti në financat e shtetit janë futur rreth 306 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 18.7 miliardë lekë apo 187 milionë euro më shumë, ndërsa niveli i suficitit rezultoi 40 miliardë lekë.

Të ardhurat nga administrata tatimore për periudhën janar-maj 2025, u realizuan në shumën 111 miliardë lekë, me rritje vjetore 18% më shumë.

Arkëtimet nga TVSH-ja, të cilat janë tregues i drejtpërdrejtë i konsumit kanë pasur performancën më të mirë, me një rritje të regjistruar në 31.5% në raport me një vit më parë. Në total nga ky zë u mblodhën 30.5 miliardë lekë.

Po ashtu performancë të mirë kanë pasur të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, me një rritje prej 27%, ku janë mbledhur në total 34 miliardë lekë, ndikuar nga rritja e pagave dhe deklarimi i DIVA-s.

Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore gjithashtu kanë pasur rritje me 8 miliardë lekë dhe janë arkëtuar 73.5 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5-mujore, arritën në rreth 265.5 miliardë lekë me një realizim në masën 95.4% e planit të periudhës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten të ardhurat në arkën e shtetit, në 5 muaj u arkëtuan 306 miliardë lekë appeared first on Euronews Albania.

Dështim i Tatimeve apo abuzim me shifrat e vizitorëve? Vetëm 1 nga 5 turistë flenë në apartamente apo hotele

By: Ardit
17 June 2025 at 17:23

Vetëm një në pesë turistë që hyrinë Shqipëri në prill fjeti në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit. Kjo të paktën sipas të dhënave zyrtare. Nga 819 mijë e 151 vizitorë të huaj, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vetëm 149 mijë e 621 prej tyre u akomoduan për […]

The post Dështim i Tatimeve apo abuzim me shifrat e vizitorëve? Vetëm 1 nga 5 turistë flenë në apartamente apo hotele appeared first on BoldNews.al.

Turizmi/ Italianët lënë pas vizitorët nga Kosova

By: user7
17 June 2025 at 13:28

Italianët janë kthyer në grupin kryesor të turistëve që frekuentojë strukturat akomoduese në vend me të paktën 16 për qind të totalit teksa pas tyre vijnë vizitorët nga Kosova me 14 për qind, Gjermania me 8 për qind apo Polonia me 7 për qind.

Të dhënat zyrtare të strukturave akomoduese të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në muajin prill hotelet shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Kështu vizitorët gjithsej u rritën me 14,7%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 15,3% dhe rezidentë 13,1%. Ndërkohë net qëndrimet gjithsej u rritën me 21,3%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 23,0%, ndërsa ato nga rezidentët me 17,2%.

“Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat jo-bregdetare (+8,5%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+15,5%). Vizitorët e huaj sipas vendit të rezidencës Në Prill 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (16%), Kosova (14%), dhe Gjermania (8%).

Polonia dhe Mbretëria e bashkuar kontribuuan përkatësisht me 7% dhe 6% të vizitorëve, ndërsa 49% e tyre ishin nga vende të tjera. Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 22,4%, krahasuar me 22,1% në Prill 2024”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Italia është grupi që ka pësuar rritje të vazhdueshme të vizitorëve në vend nga viti në vit. Kjo lidhet me një frekuentim gjithëvjetor të këtij grupi ku falë linjave low cost me destinacione të shumta mes dy vendeve si dhe formave të tjera të transportit siç janë tragetet e kanë bërë aksesin më të lehtë.

Italianët po joshën nga eksplorimi afatshkurtër në fundjava i rajoneve të ndryshme duke pasur tashmë një qasje edhe drejt zonave jobregdetare në kërkim të turizmit të kulinarisë apo kantinave të verës.

Çmimet mbeten një nga faktori kryesor që po dominon qasjen e këtij grupi të cilët në raport me Italinë e shohin vendin tonë si mjaft ekonomik teksa Tirana mbetet një tjetër stacion I preferuar për qëndrime afatshkurtra.

Turoperatorët kanë pritshmëri se Italia do vijojë të mbetet një grup kryesor për disa vite me një preferencë drejt organizimit individual teksa një pjesë e vizitorëve janë për qëllime miks si turizëm shëndetësor apo biznes dhe pushime./ Monitor

The post Turizmi/ Italianët lënë pas vizitorët nga Kosova appeared first on Lapsi.al.

❌
❌