❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çmimet e kafesĂ« rriten pasi Trump kĂ«rcĂ«non me tarifa 50% ndaj Brazilit

By: Ardit
10 July 2025 at 14:08

Tarifat ndaj prodhuesit mĂ« tĂ« madh tĂ« kafesĂ« arabica tronditin investitorĂ«t nĂ« sektor Kontratat e sĂ« ardhmes pĂ«r kafenĂ« u rritĂ«n tĂ« enjten, pasi Presidenti amerikan Donald Trump kĂ«rcĂ«noi me tarifa 50 % ndaj Brazilit, prodhuesit mĂ« tĂ« madh tĂ« kafesĂ« nĂ« botĂ«, duke tronditur industrinĂ« dhe duke rrezikuar rritje çmimesh pĂ«r konsumatorĂ«t amerikanĂ«. NĂ« [
]

The post Çmimet e kafesĂ« rriten pasi Trump kĂ«rcĂ«non me tarifa 50% ndaj Brazilit appeared first on BoldNews.al.

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

By: Oldi
9 July 2025 at 16:42

Inflacioni nĂ« muajin qershor ka regjistruar nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« 16 muaj. Gjate qershorit thotĂ« INSTAT çmimet u rritĂ«n me 2.4%, dhe shkaku kryesor ishte shtrenjtimi i ushqimeve. Nga zarzavatet, vaji, qumĂ«shti e mishi tĂ« gjitha po kushtojnĂ« mĂ« shumĂ« edhe pse nĂ« sezon prodhimi. “Shiko, 1 mijĂ« lekĂ« kumbulla nĂ« vaktin e veti. [
]

The post Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër appeared first on BoldNews.al.

Rama mburret me turistĂ«t, por nĂ« ShqipĂ«ri vijnĂ« mĂ« “koprracĂ«t”

7 July 2025 at 07:56

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023. Për mesataren e eurozonës ky tregues rritet në 93 euro. Ky tregues përfshin fjetjen (akomodimin), ushqimin dhe pijet, transportin lokal, biletat e muzeve, aktiviteteve rekreative etj. Të [
]

The post Rama mburret me turistĂ«t, por nĂ« ShqipĂ«ri vijnĂ« mĂ« “koprracĂ«t” appeared first on BoldNews.al.

BSH: Nuk do të ketë rritje të çmimeve, turizmi motor për ekonominë

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Drejtori i PolitikĂ«s Monetare nĂ« BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ« Erald Themeli, tha nĂ« njĂ« intervistĂ« televizive se dy janĂ« faktorĂ«t qĂ« po e mbajnĂ« inflacionin nĂ«n 3% dhe qĂ« janĂ«: inflacioni nĂ« eurozonĂ«, qĂ« ka pasur njĂ« rĂ«nie tĂ« shpejtĂ«, dhe niveli i fortĂ« i kursit tĂ« kĂ«mbimit me euron.

“Ulja e normĂ«s sĂ« interesit tenton tĂ« pasqyrohet nĂ« norma mĂ« tĂ« ulta interesi pĂ«r kredinĂ« dhe pĂ«r stimulimin e ekonomisĂ« shqiptare. Pra Ă«shtĂ« njĂ« stimul shtesĂ« pĂ«r rritjen e kreditimit, rritjen e konsumit dhe tĂ« investimeve. ËshtĂ« premisĂ« pĂ«r stabilitet mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« kursit tĂ« kĂ«mbimit, nĂ« raport me njĂ« diferencĂ« tĂ« madhe”, tha Themeli.

I pyetur pĂ«r mundĂ«sitĂ« e rritjes sĂ« çmimeve apo rrezikun pĂ«r njĂ« valĂ« inflacioni tĂ« lartĂ«, Themeli tha se “ka fare pak tĂ« ngjarĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rballemi me njĂ« valĂ« çmimesh si ajo e 2022-shit”.

“Por nĂ« afatgjatĂ« do tĂ« jetĂ« njĂ« presion pĂ«r rritje çmimesh nĂ«se kĂ«to barriera do tĂ« rezistojnĂ« nĂ« kohĂ«â€, pohoi Themeli.

“Intensifikimi i luftĂ«rave tregtare mund tĂ« jetĂ« edhe premisĂ« pĂ«r rritjen e investimeve tĂ« huaja nĂ« sektorĂ« tĂ« caktuar tĂ« ekonomisĂ« siç Ă«shtĂ« industria. Blloqet tregtare dhe ekonomike qĂ« perceptojnĂ« vĂ«shtirĂ«si, mund ta rikthejnĂ« vĂ«mendjen nĂ« periferinĂ« ku Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria qĂ« do tĂ« ishte mirĂ« pĂ«r ne”, tha ai.

Edhe pse dallgët e këtyre tensioneve mund të ndjehen edhe në Shqipëri, Banka Qendrore vlerëson se deri në vitin 2027 ekonomia do të rritet.

“PĂ«r vitet 2025-2026-2027 e mĂ« tutje ne presim njĂ« rritje ekonomike mes 3,5-4% nĂ« kĂ«tĂ« hark kohor”, tha Themeli, ndĂ«rsa sipas tij pritet qĂ« turizmi tĂ« jetĂ« motor kryesor edhe pĂ«r kĂ«tĂ« vit nĂ« rritjen ekonomike.

“Ne kemi njĂ« vĂ«mendje tĂ« shtuar nga ekonomia e huaj drejt sektorit tĂ« turizmit nĂ« ShqipĂ«ri, i cili ka njĂ« ritĂ«m rritjeje nĂ« ngadalĂ«si. Kjo Ă«shtĂ« natyrale, nuk mund tĂ« rritet gjithmonĂ« me norma 30 apo 50%, por gjithsesi pritet tĂ« japĂ« kontribut nĂ« rritjen ekonomike”, tha Themeli.

Ekonomia shqiptare u rrit me 3,4% në tremujorin e parë të vitit, me ndikimin kryesor nga rritja e pagave të administratës, sektori i pasurive të paluajtshme dhe ai i turizmit.

/e.i//r.e//a.f/

The post BSH: Nuk do të ketë rritje të çmimeve, turizmi motor për ekonominë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Zgjidhja Ă«shtĂ« qeveria teknike”/ Reagon ashpĂ«r NĂ«nkryetari i KĂ«shillit bashkiak: Çmimet kanĂ« dalĂ« jashtĂ« kontrollit

4 July 2025 at 16:19

Në një deklaratë për shtyp, Teliti akuzoi Qeverinë se bën premtime për qytetarët, por nuk i mban.

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës dhe këshilltari ekonomik në PD, Dorian Teliti ngriti sot shqetësimin mbi çmimet dhe fuqinë blerëse. Sipas Telitit, zgjidhja e vetme e kësaj krize është qeveria teknike.

“TĂ« shumta janĂ« problemet me tĂ« cilat pĂ«rballen shqiptarĂ«t, tĂ« shumta hallet e tyre, tĂ« shumta kanĂ« qenĂ« edhe premtimet qeveritare, por mĂ« tĂ« shumta kanĂ« qenĂ« dĂ«shtimet nĂ« mbajtjen e tyre.

Dy ditĂ« mĂ« parĂ«, njĂ« tjetĂ«r raport serioz vlerĂ«soi cilĂ«sinĂ« e jetesĂ«s nĂ« EvropĂ« dhe ShqipĂ«ri. ËshtĂ« pikĂ«risht raporti i Numbeo-s, i cili e ka renditur ShqipĂ«rinĂ« nĂ« vendin e 37 nga 37 vende tĂ« EvropĂ«s, e ka renditur ShqipĂ«rinĂ« nĂ« fundin e listĂ«s pĂ«rsa i pĂ«rket jetesĂ«s dhe cilĂ«sisĂ« sĂ« saj.

Sipas raportit, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« vlerĂ«suar me vetĂ«m 46.3 pikĂ« nĂ« treguesin e fuqisĂ« blerĂ«se, mĂ« e ultĂ« nĂ« kontinent, madje edhe mĂ« keq se Ukraina nĂ« gjendje lufte. Familjet shqiptare shpenzojnĂ« tĂ« paktĂ«n 40% tĂ« tĂ« ardhurave tĂ« tyre pĂ«r t’u ushqyer, ndĂ«rkohĂ« qĂ« mesatarja evropiane Ă«shtĂ« tĂ« paktĂ«n tre herĂ« mĂ« e ulĂ«t.

Gjithashtu, jemi ne shqiptarët që duhet të punojmë më shumë vite se çdokush tjetër në Evropë për të arritur të blejmë një apartament.

Ndotja vazhdon të jetë tejet shqetësuese, Shqipëria renditet në vendin e parafundit. Por akoma me shqetësues është fakti që jemi renditur të fundit në cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Gjithçka thamë më lart nuk janë opinione, nuk janë propagandë, por janë fakte që vërtetojnë edhe njëherë varfërinë e thellë dhe mungesën e qartë të një të ardhmeje pozitive për të gjithë shqiptarët.

A janë rastësi këto gjetje të raportit të Numbeo-s? Jo, nuk janë. Ato janë rezultati konkret i qeverisjes arrogante dhe të papërgjegjshme të 12 viteve të fundit. Vlerësimi i Numbeo-s nuk është thjesht një renditje statistikore, por një aktakuzë e rëndë publike ndaj autorëve dhe bashkëpunëtorëve që krijuan Shqipërinë që nuk ngjall shprese, por vetëm largon shqiptarët nga foleja familjare.

ShqiptarĂ«t duan punĂ«, por pagat janĂ« mĂ« tĂ« ultat nĂ« EvropĂ«. Çmimet kanĂ« dalĂ« tashmĂ« jashtĂ« kontrollit, mĂ« tĂ« larta se mesatarja evropiane.

Shërbimet publike degradohen dita ditës, arsimi i braktisur si asnjëherë më parë, bujqësia jo thjesht e lënë në harresë, por edhe e goditur për të mbrojtur interesat e disa importuesve, falimentimi i sipërmarrjeve prodhuese shqiptare, korrupsioni endemik me pronën, tenderimet dhe fondet publike, etj, janë qartësisht realiteti i hidhur që ne shqiptarët jetojmë dhe raportet ndërkombëtare i zyrtarizojnë në vlerësimet dhe qëndrimet e tyre.

Të dashur qytetarë, zgjidhja nuk vjen përmes fjalëve të bukura, apo premtimeve boshe, apo reformave të rreme. Rruga e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza është ngritja e menjëhershme e qeverisë teknike që të krijojë besim dhe të garantojë më në fund zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët.

VetĂ«m pĂ«rmes njĂ« qeverie teknike tĂ« çliruar nga kontrolli politik, vetĂ«m pĂ«rmes njĂ« procesi zgjedhor tĂ« besueshĂ«m, shqiptarĂ«t do tĂ« mund tĂ« zgjedhin tĂ« ardhmen qĂ« meritojnĂ«. VetĂ«m kĂ«shtu vendi do tĂ« futet nĂ« shinat e zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, vetĂ«m kĂ«shtu do tĂ« krijohet njĂ« ekonomi reale, konkurruese dhe pĂ«rfshirĂ«se. Dhe mbi tĂ« gjitha, vetĂ«m kĂ«shtu ShqipĂ«ria do tĂ« bĂ«het vĂ«rtet gati pĂ«r integrimin nĂ« Bashkimin Evropian”,-deklaroi Teliti.

The post “Zgjidhja Ă«shtĂ« qeveria teknike”/ Reagon ashpĂ«r NĂ«nkryetari i KĂ«shillit bashkiak: Çmimet kanĂ« dalĂ« jashtĂ« kontrollit appeared first on Sot News | Lajme.

Rritet numri i ndërtuesve që presin ulje të çmimeve të apartamenteve

By: user7
3 July 2025 at 08:20

Gjithnjë e më shumë ndërtues po presin që tendenca e çmimeve të apartamenteve të jetë në ulje në muajt në vijim. Indeksi i besimit i Bankës së Shqipërisë, për sektorin e ndërtimit u bën të anketuarve pyetjen:

Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?

1. Do të rriten

2. S’do tĂ« ndryshojnĂ«

3. Do të bien

Për muajin qershor, balanca e përgjigjeve vijon të mbetet pozitive, d.m.th. më shumë ndërtues presin që çmimet të rriten sesa të ulen, por kjo balancë është ulur ndjeshëm në raport me muajt e mëparshëm. Balanca e përgjigjeve ishte 7.2 pikë përqindje në qershor, nga 14.3 pikë përqindje në maj. Rënia në balancë në tremujorin e fundit (nga 14.3 në 7.2) sugjeron se pritshmëritë për rritje çmimesh po zbehen. Pas muajit nëntor 2024, kjo është pritshmëria e dytë më e ulët që nga nëntori i vitit 2020.

Sipas BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, “treguesi i besimit nĂ« ndĂ«rtim (TBN) u rrit me 1.6 pikĂ« pĂ«rqindje nĂ« qershor. Ky tregues qĂ«ndron 15.4 pikĂ« pĂ«rqindje mbi mesataren afatgjatĂ«. Rritja e TBN-sĂ« u pĂ«rcaktua kryesisht nga vlerĂ«simet mĂ« tĂ« larta pĂ«r aktivitetin aktual ndĂ«rtues. Pritjet pĂ«r çmimet dhe pĂ«r punĂ«simin nĂ« tĂ« ardhmen janĂ« vlerĂ«suar me rĂ«nie”.

Deri në fund të 2019-s, balanca e përgjigjeve për çmimet në ndërtim ishte negative, ose afër zeros, që tregonte se ndërtuesit nuk prisnin rritje të çmimeve. Nga viti 2021, ndërtuesit që prisnin rritje çmimesh u rritën ndjeshëm, duke kulmuar në mars-dhjetor 2022, me 30-48 pikë përqindje. Pritshmëria për rritje vijoi dhe përgjatë 2024-s, ndonëse me një balancë më të ulët, 11-17 pikë përqiddje.

Planet e ndërtuesve për çmimet rezultojnë se janë materializuar. Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë.

Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, çmimet e shitjes në disa prej zonave periferike nga Paskuqani në Shkozë variojnë nga 900 deri 1,400 euro për metër katror.

Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve të tregut real estate, banesat brenda zonës së verdhë të ndërtimit ofrohen me çmime shitje mbi 1,500 euro për metër katror.

Ndërsa në zonat e qendrës dhe brenda Unazës së Vogël nuk gjen më apartamente me çmime nën 2,000 euro për metër katror dhe sa më shumë i afrohesh qendrës çmimet arrijnë në 3-4 mijë euro/metër katror.

Në zonën pranë liqenit dhe në kullat në qendër të Tiranës, çmimet fillojnë nga 5 mijë euro për metër katror.

Ekspertët e tregut të real estate-it vënë në dukje se ky nivel çmimesh në një treg me të ardhura mesatare ende më të ulëta se rajoni hap diskutime të vlefshme mbi përballueshmërinë për blerësit vendas dhe mbi potencialin për të orientuar zhvillimin urban në mënyra që të përfitojnë nga kërkesa e re dhe dinamika të reja të tregut./MONITOR

The post Rritet numri i ndërtuesve që presin ulje të çmimeve të apartamenteve appeared first on Lapsi.al.

“Dhurata” pas fitores/ Rama ia “merr shpirtin” qytetarĂ«ve, rrit tarifat e ujit tĂ« pijshĂ«m nĂ« Elbasan

By: Oldi
2 July 2025 at 14:19

Pas fitores sĂ« 10 mandateve tĂ« PartisĂ« Socialiste nĂ« Elbasan, qeveria e Edi RamĂ«s ka menduar qĂ« “ia marrĂ« shpirtin” qytetarĂ«ve duke rritur ndjeshĂ«m çmimet e ujit tĂ« pijshĂ«m. Enti Rregullator i EnergjisĂ« (ERE) ka miratuar kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« qĂ« çmimi pĂ«r njĂ« metĂ«r kub ujĂ« pĂ«r familjarĂ«t nĂ« qytetin e Elbasanit do tĂ« rritet [
]

The post “Dhurata” pas fitores/ Rama ia “merr shpirtin” qytetarĂ«ve, rrit tarifat e ujit tĂ« pijshĂ«m nĂ« Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

28 June 2025 at 07:59

NĂ« njĂ« kontinent qĂ« mat progresin me statistika, renditjet duket se janĂ« bĂ«rĂ« pasioni ynĂ« i ri kombĂ«tar. Jo pĂ«r tĂ« parĂ« veten nĂ« krye — ky Ă«shtĂ« luks pĂ«r vendet qĂ« prodhojnĂ« teknologji, eksportojnĂ« dije apo garantojnĂ« jetesĂ« cilĂ«sore pĂ«r qytetarĂ«t e tyre — por pĂ«r tĂ« fituar trofeun e artĂ« tĂ« vendeve qĂ« [
]

The post Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë appeared first on BoldNews.al.

SHBA/ Bien çmimet e naftës, tregjet nuk po ndikohen nga përshkallëzimi i tensioneve me Iranin

By: armand
23 June 2025 at 17:52

PavarĂ«sisht shqetĂ«simeve pĂ«r pĂ«rshkallĂ«zimin e konfliktit SHBA-Iran, çmimet e naftĂ«s kanĂ« rĂ«nĂ« ndjeshĂ«m sot, duke reflektuar qĂ«ndrimin e kujdesshĂ«m tĂ« tregjeve tĂ« energjisĂ« pĂ«rballĂ« njĂ« skenari tĂ« mundshĂ«m lufte nĂ« rajon, raporton CNN. Pas njĂ« rritjeje tĂ« ndjeshme prej 6.2% dje, ku nafta amerikane (WTI) arriti pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« $78.40 pĂ«r fuçi, sot çmimi ka rĂ«nĂ« [
]

The post SHBA/ Bien çmimet e naftës, tregjet nuk po ndikohen nga përshkallëzimi i tensioneve me Iranin appeared first on BoldNews.al.

Divjaka prej 5 vitesh pa rritje çmimesh, kryebashkiaku: Të mbahet pastër plazhi publik

23 June 2025 at 15:33

Në plazhin e Divjakës, hapësirat për publikun këtë sezon veror janë disa kilometra. Midis bizneseve që ofrojnë shërbime pushimi, është bërë e detyrueshme lënia e hapësirave për plazh publik në një gjatësi rreth 50 metra.

Kjo metodë e ndjekur këtë vit është ndërmarrë me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin për mbajtjen pastër të plazhit. Bregdeti ka pushues të shumtë në çdo ditë të javës dhe rritja e cilësisë së shërbimeve, e shoqëruar me çmime më të lira, e bën këtë plazh tërheqës për familjarët. Në pesë vitet e fundit, në plazhin e Divjakës nuk ka pasur rritje çmimesh. Shezlloni kushton 500 lekë dhe kafeja 70 lekë.

“Nuk ka ndryshime nĂ« çmim. KĂ«to janĂ« çmimet qĂ« kanĂ« qenĂ« 10 vjet dhe pĂ«r cilĂ«sinĂ« mund tĂ« them qĂ« mund tĂ« konkurrojmĂ« edhe nĂ« jug, pĂ«r arsye se kemi dhe LagunĂ«n e KaravastasĂ« dhe peshku Ă«shtĂ« i freskĂ«t, kĂ«shtu qĂ« Ă«shtĂ« perfekte”, tha Mina Biti, operator turistik.

“Deti i DivjakĂ«s ka njĂ« rĂ«rĂ« shumĂ« kurative, deti Ă«shtĂ« i pastĂ«r dhe ka mĂ« shumĂ« popullatĂ« se vitet e tjera. Çmimet janĂ« mĂ« tĂ« arsyeshme, mĂ« tĂ« lira”.

“Çmimet janĂ« shumĂ« tĂ« arsyeshme dhe mendoj se do tĂ« vazhdojnĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«. Çdo gjĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« nĂ« rregull, shumĂ« pastĂ«r, mirĂ«â€.

Për shkak të hapësirës së madhe të plazhit për pushuesit pa pagesë, Bashkia Divjakë kërkon mirëkuptimin e tyre që të bëjnë kujdes, duke mos u larguar shumë nga qendrat e populluara.

“NĂ« vitet e fundit sistemuam atĂ« pjesĂ« tĂ« bregdetit qĂ« ishte mĂ« e pranueshme, mĂ« e bukur. SollĂ«m atje energjinĂ« elektrike, ujin 24 orĂ« dhe bashkĂ«renduam bukur hapĂ«sirĂ«n publike me atĂ« private. MendojmĂ« qĂ« atje tĂ« pĂ«rqendrohemi, sepse atje siguria Ă«shtĂ« e lartĂ«, shĂ«rbimi Ă«shtĂ« i lartĂ«, por edhe pastrimi nga ana jonĂ« Ă«shtĂ« mĂ« i lehtĂ«â€, tha Josif Goreja, kryetar i BashkisĂ« DivjakĂ«.

Dhjetë kilometra është hapësira e vijës bregdetare në plazhin e Divjakës për pushuesit. 70% e saj është plazh publik dhe vetëm 30% shfrytëzohet nga bizneset, të cilët operojnë vetëm gjatë sezonit veror. /Klan News/

The post Divjaka prej 5 vitesh pa rritje çmimesh, kryebashkiaku: Të mbahet pastër plazhi publik appeared first on Telegrafi.

Nisin aplikimet për çmimet evropiane për mbrojtësit e trashëgimisë kulturore

23 June 2025 at 11:37

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Çdo drejtues apo pjesĂ« e njĂ« projekti pĂ«r trashĂ«giminĂ« kulturore qĂ« meriton njohje nĂ« nivel evropian, tashmĂ« mund tĂ« aplikojĂ« pĂ«r çmimet European Heritage Awards dhe Europa Nostra Awards 2026.

Creative Europe-Albania njoftoi sot përmes një publikimi në rrjetet sociale, se tashmë aplikimet janë të hapura dhe do të vazhdojnë deri më 9 shtator 2025.

Kjo Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« konkurruar pĂ«r njĂ« nga çmimet mĂ« prestigjioze nĂ« EuropĂ« pĂ«r sa i pĂ«rket trashĂ«gimisĂ« kulturore. Çmimet njohin arritje tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« fushat e mbrojtjes, konservimit, kĂ«rkimit, edukimit dhe promovimit tĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore.

Çmimet Europa Nostra Awards dhe European Heritage Awards u prezantuan fillimisht nĂ« vitin 2002 nga Komisioni Europian dhe menaxhohen nga Europa Nostra. QĂ« prej atij viti, kĂ«to çmime mbĂ«shteten nga Creative Europe.

Që nga viti 2014, Creative Europe ka mbështetur projekte për të nxitur diversitetin kulturor, për të promovuar shprehjen artistike dhe për të rritur potencialin ekonomik të industrive krijuese.

/e.r//r.e//a.f/

The post Nisin aplikimet për çmimet evropiane për mbrojtësit e trashëgimisë kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“ShqiptarĂ«t paguajnĂ« si europianĂ«, jetojnĂ« si nĂ« AfrikĂ«â€, Tabaku shpĂ«rthen ndaj qeverisĂ«: Familjet po mbyten nga çmimet

20 June 2025 at 20:31

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me tone të forta përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e papërballueshme të çmimeve në Shqipëri.

Tabaku e ka cilësuar këtë fenomen si një realitet të padrejtë për qytetarët, teksa thotë se sot Shqipëria konkurron me Bashkimin Europian vetëm për çmimet e larta.

Po ashtu, Tabaku vijon më tej duke thënë se pagat në Shqipëri janë të një niveli me vendet e Afrikës.

“Sot ShqipĂ«ria konkurron me Bashkimin Europian vetĂ«m pĂ«r çmime!” – deklaron Tabaku. Ajo nĂ«nvizon se sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare pĂ«r vitin 2025, çmimet pĂ«r produktet bazĂ« si djathi, qumĂ«shti, vezĂ«t dhe vaji janĂ« pĂ«rkatĂ«sisht 25-30% mĂ« tĂ« larta se mesatarja e BE-sĂ«. NdĂ«rkohĂ«, karburanti mbetet ndĂ«r mĂ« tĂ« shtrenjtĂ«t nĂ« rajon, duke arritur çmime qĂ« kapin kufirin e 2 dollarĂ«ve pĂ«r litĂ«r – tĂ« barabarta me ato tĂ« ZvicrĂ«s.

Tabaku thekson kontrastin e thellĂ« mes standardit tĂ« jetesĂ«s nĂ« vend dhe niveleve europiane, duke rikujtuar se tĂ« ardhurat pĂ«r frymĂ« tĂ« shqiptarĂ«ve janĂ« vetĂ«m 40% e mesatares sĂ« BE-sĂ«. “Ky Ă«shtĂ« realiteti shqiptar: paga afrikane, çmime europiane!”, deklaron ajo.

Sipas saj, zgjidhja qëndron te kontrolli i tregjeve, hapja ndaj konkurrencës dhe përmbysja e modelit ekonomik të kapur nga pakica. Ajo kërkon që ekonomia të rikthehet në shërbim të shumicës dhe të familjeve shqiptare që sot përballen me barrën më të rëndë ekonomike në rajon.

“PĂ«rse qytetarĂ«t shqiptarĂ« duhet tĂ« paguajnĂ« mĂ« shumĂ« se europianĂ«t pĂ«r tĂ« njĂ«jtat produkte, kur kanĂ« mĂ« pak tĂ« ardhura?”, pyet Tabaku, duke e mbyllur me njĂ« thirrje tĂ« qartĂ«: Kjo duhet ndryshuar!

 

 

The post “ShqiptarĂ«t paguajnĂ« si europianĂ«, jetojnĂ« si nĂ« AfrikĂ«â€, Tabaku shpĂ«rthen ndaj qeverisĂ«: Familjet po mbyten nga çmimet appeared first on Sot News | Lajme.

Eurostat: Çmimet e ushqimeve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« mĂ« tĂ« shtrenjta se nĂ« EuropĂ«

By: user 11
19 June 2025 at 07:47

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« qĂ« nga viti 2005, kur njĂ«sia europiane e statistikave mat tĂ« dhĂ«nat, indeksi i Çmimeve tĂ« Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« e ka kaluar nivelin 100% (100.1%), qĂ« do tĂ« thotĂ« se çmimet e ushqimeve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« 1% mĂ« tĂ« shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, nĂ« njĂ« kohĂ« qĂ« tĂ« ardhurat sipas metodĂ«s sĂ« fuqisĂ« blerĂ«se janĂ« sa 41% e mesatares sĂ« BE-sĂ«.

Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së. Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.

Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm.

Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane.

Alesandro, turist nga Italia, duke dalĂ« nga njĂ« supermarket nĂ« TiranĂ«. I pyetur pĂ«r çmimet, ai shprehet disi i zhgĂ«njyer, pasi e kishte imagjinuar ShqipĂ«rinĂ« si njĂ« vend mĂ« tĂ« lirĂ«, “jo kaq tĂ« shtrenjtĂ«â€. “Sapo dolĂ«m nga supermarketi.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« ishim brenda, nuk patĂ«m kohĂ« tĂ« llogarisnim konvertimin e çmimeve dhe menduam se do tĂ« na kushtonin rreth 10-15 euro,” – tregon ai.

“MorĂ«m disa gjĂ«ra pĂ«r darkĂ«: njĂ« verĂ«, pije, pasta, mish, salcĂ« domatesh dhe perime pĂ«r sallatĂ«. Shtuam edhe dy lloje djathi dhe, nĂ« total, paguam rreth 35 euro, mĂ« shtrenjtĂ« sesa nĂ« BolonjĂ«,” – shton Alesandro.

Elmor, njĂ« tjetĂ«r turist nga Britania ka bĂ«rĂ« njĂ« koment nĂ« faqen Visit Albania pĂ«r njĂ« supermarket nĂ« Golem. “BlemĂ« (me peshĂ«) 5 domate, 3 qepĂ«, njĂ« kokĂ« sallatĂ« jeshile, njĂ« qese me patate tĂ« vogla dhe njĂ« spec jeshil
 15 euro. PESËMBËDHJETË EURO! E pyeta me kujdes nĂ«se çmimi ishte i saktĂ«, dhe shitĂ«sja nisi tĂ« shtypte numrat nĂ« kalkulator.

Ma tregoi ekranin dhe po, aq ishte çmimi. S’mund tĂ« ishte e vĂ«rtetĂ«, apo jo!? Sot u futĂ«m edhe nĂ« njĂ« supermarket tjetĂ«r pĂ«r disa gjĂ«ra tĂ« vogla – asgjĂ« e madhe, asnjĂ« produkt britanik qĂ« normalisht kushton mĂ« shumĂ« – dhe pagova me kartë 

Mbi 14 paund!?. Zonja qĂ« na pret kĂ«tu na tha se nĂ« fakt Ă«shtĂ« mĂ« lirĂ« tĂ« hash nĂ« restorante sesa tĂ« pĂ«rpiqesh tĂ« gatuash vetĂ« nĂ« apartamentin me vetĂ«shĂ«rbim”, shkruan ai.

Janë të shumtë turistët që ndërsa restorantet i vlerësojnë të lira, i gjejnë çmimet e ushqimeve që blejnë në dyqane po supermarkete më të shtrenjta se në vendin e tyre.

Të dhënat e fundit të Eurostat, që mat indeksin e çmimeve, i matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, për shtetet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate e konfirmojnë këtë tendencë.

NĂ« krahasim me vendet e tjera tĂ« EuropĂ«s, çmimet e ushqimeve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« pothuajse tĂ« njĂ«jta sa nĂ« Gjermani, Portugali, Itali, ndĂ«rsa kushtojnĂ« mĂ« shumĂ« se nĂ« SpanjĂ«, Çeki, Poloni, Bullgari dhe janĂ« mĂ« tĂ« shtrenjtat nĂ« rajon.

Në Europë, çmimet më të shtrenjta të ushqimeve janë në Zvicër (158.5% e mesatares së BE), Islandë (143.9), Norvegji (131.2). Më të lirat janë Turqia (76.7%), Rumania (75.5), Maqedonia e Veriut (73.4%). Për Kosovën të dhënat e fundit janë për vitin 2022, në nivelin e 83.7% të mesatares së BE-së).

Arsyet pas këtyre diferencave lidhen me nivelin e lartë të taksave për mallrat e shportës në Shqipëri, sidomos TVSH, kostot e larta të transportit, logjistikës jo shumë të përshtatshme, spekulimeve dhe mungesës së konkurrencës./ Monitor

The post Eurostat: Çmimet e ushqimeve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« mĂ« tĂ« shtrenjta se nĂ« EuropĂ« appeared first on Lapsi.al.

Eurostat 2024: Çmimet nĂ« ShqipĂ«ri po kapin nivelin e BE

By: Elva
18 June 2025 at 13:47

Çmimet nĂ« ShqipĂ«ri po rriten shumĂ« shpejt, duke e ngushtuar gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« hendekun me BE. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« sotshme tĂ« Eurostat, niveli mestar i çmimeve nĂ« vendin tonĂ« ishte sa 62.9 pĂ«r qind e mesatares sĂ« BE-sĂ«, nga 58.2% qĂ« ishte ky nivel, me 2023 dhe 54.6 qĂ« ishte nĂ« vitin 2022. [
]

The post Eurostat 2024: Çmimet nĂ« ShqipĂ«ri po kapin nivelin e BE appeared first on BoldNews.al.

Eurostat 2024/ Çmimet nĂ« ShqipĂ«ri po kapin mĂ« shpejtĂ«si nivelin e BE-sĂ«, mĂ« tĂ« lartat nĂ« rajon

By: V K
18 June 2025 at 13:54

Çmimet nĂ« ShqipĂ«ri po rriten shumĂ« shpejt, duke e ngushtuar gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« hendekun me BE. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« sotshme tĂ« Eurostat, niveli mestar i çmimeve nĂ« vendin tonĂ« ishte sa 62.9 pĂ«r qind e mesatares sĂ« BE-sĂ«, nga 58.2% qĂ« ishte ky nivel, me 2023 dhe 54.6 qĂ« ishte nĂ« vitin 2022.

Vetëm në dy vite, Shqipëria ka ngushtuar hendekun e çmimeve me mesataren e BE-së me 8.3 pikë.

Gjithashtu, Shqipëri kishte rritje me të fortë se mesatarja rajonale. Në vitin 2024, Shqipëria zë vendin e parë në Rajon për nivel të lartë të çmimeve në krahasim me mesataren e BE (62.9), duke kaluar Serbinë (61.4), Bosnjë-Hercegovinën (59.7) dhe Malin e Zi (57.9), Maqedoninë ë e Veriut (49.6%) dhe duke u afruar me Kroacinë (73.3).

Në vitin 2022, Serbia kishte mesataren më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në. Nga vendet e europiane Turqia dhe Maqedonia e Veriut, kishin çmime më të ulëta se mesatarja e BE-së.

Ndërsa Luksemburgu dhe Danimarka, kishin nivelin më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në.

Gjithsesi vendi ynĂ« konsiderohet ende “mĂ« lirĂ«â€ se BE-ja, pasi çmimet mbeten rreth 37 % mĂ« tĂ« ulĂ«ta se mesatarja europiane, por diferenca po zvogĂ«lohet me shpejtĂ«si.

Forcimi i monedhës vendase ka ndikuar. Monedha vendase, u mbiçmua me rreth 15 % ndaj euro. Kur blerjet përllogariten në euro, kjo rrit nivelin relativ të çmimeve.

Në ekonominë e brendshme edhe pse inflacioni zyrtar ra gjatë 2023-24, ai mbeti më shumë se objektivi, sidomos te ushqimet dhe shërbimet e ndërmjetme.

Rritja e çmimeve ka rënduar kostot e jetesës. Rritja e pagave nominale ka qenë më e ngadaltë se ritmi i çmimeve në shumë produkte.

Shqipëria mbetet më e lirë se destinacionet mesdhetare në BE, por avantazhi konkurrues po tkurret me rritjen e çmimeve.

Teksa sfida për çmimet po bëhet me e forte, vendi ynë duhet të rrisë produktivitetin e punës në mënyrë që të sigurojë konvergjencën me BE-në.

Eurostat krahason nivelin e çmimeve (AIC = Actual individual Consumption, EU = 100) mes 36 vendeve evropiane. Indeksi tregon sa shtrenjtë i kushtojnë një familjeje mallrat e shërbimet për konsum të përditshëm, pasi janë korrigjuar dallimet e fuqisë blerëse./ Monitor

The post Eurostat 2024/ Çmimet nĂ« ShqipĂ«ri po kapin mĂ« shpejtĂ«si nivelin e BE-sĂ«, mĂ« tĂ« lartat nĂ« rajon appeared first on Albeu.com.

Pse produktet bazë kushtojnë më shumë në Shqipëri se në Europë

By: user 5
14 June 2025 at 09:36

NjĂ« analizĂ« krahasuese e çmimeve e zhvilluar nga “Monitor” nĂ« 52 produkte ushqimore, tĂ« kujdesit personal dhe produkteve pĂ«r fĂ«mijĂ« nĂ« rrjetin e supermarketeve “Penny” nĂ« Gjermani me ato nĂ« ShqipĂ«ri nxjerr nĂ« pah disbalanca tĂ« forta. TĂ« dhĂ«nat krahasuese treguan se çmimet nĂ« Gjermani janĂ« mesatarisht 25.6% mĂ« tĂ« lira se nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r 52 artikujt e pĂ«rfshirĂ« nĂ« tabelĂ« (pĂ«rjashtohen frutat dhe perimet e freskĂ«ta). Produktet pĂ«r fĂ«mijĂ« dhe detergjentĂ«t shiten nĂ« marketet tona me çmime dyfish mĂ« tĂ« larta. Arsyet pas kĂ«tyre diferencave lidhen me nivelin e lartĂ« tĂ« taksave pĂ«r mallrat e shportĂ«s, sidomos TVSH, kostot e larta tĂ« transportit, logjistikĂ«s jo shumĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme, spekulimeve dhe mungesĂ«s sĂ« konkurrencĂ«s.

Lona, së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e vegjël, ka ardhur nga Gjermania te të afërmit në Shqipëri. Teksa shkoi në supermarket për të blerë produktet e nevojshme për vajzën e vogël 7 muajshe, ajo mbeti e habitur nga çmimet.

Qumështi pluhur që ajo në Baden, qytetin ku jeton, e blen 18.99 euro, nuk e gjeti më lirë se 2800 lekë. Panolinat që kushtojnë nga 5-8 euro, në Tiranë janë mbi 2 mijë lekë (mesatarisht 25 euro).

VetĂ«m me njĂ« blerje shpenzoi 10 mijĂ« lekĂ« (100 euro). “NĂ« Baden, me kĂ«tĂ« shumĂ« do tĂ« kisha blerĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r produkte, jo vetĂ«m pĂ«r fĂ«mijĂ«, por edhe pĂ«r veten. Edhe çmimet e ushqimeve nĂ« supermarkete janĂ« shumĂ« tĂ« shtrenjta”, thotĂ« ajo.

Lona dhe bashkĂ«shorti po shqyrtonin mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’u rikthyer nĂ« ShqipĂ«ri, por e shohin tĂ« pamundur jetesĂ«n me kĂ«to çmime. “NĂ« Gjermani marrim 1200 euro kompensim nĂ« muaj pĂ«r fĂ«mijĂ«t, nga 600 pĂ«r secilin deri sa ata tĂ« mbushin 18 vjeç”.

Shqetësimet për çmimet e larta kryesisht të artikujve industrialë në marketet shqiptare në krahasim me vendet e zhvilluara të rajonit dhe Europës janë rritur shumë, sidomos me inflacionin të lartë pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

NjĂ« analizĂ« krahasuese e çmimeve e zhvilluar nga “Monitor” nĂ« 52 produkte ushqimore, tĂ« kujdesit personal dhe produkteve pĂ«r fĂ«mijĂ« nĂ« rrjetin e supermarketeve “Penny” nĂ« Gjermani me ato nĂ« ShqipĂ«ri nxjerr nĂ« pah njĂ« disbalancĂ« tĂ« ndjeshme nĂ« koston e jetesĂ«s. ShumĂ« artikuj kanĂ« diferencĂ« domethĂ«nĂ«se nĂ« disfavor tĂ« konsumatorit shqiptar.

PĂ«r artikujt e pastrimit, detergjentĂ«t, shampot etj., dhe produktet pĂ«r fĂ«mijĂ« u krahasuan çmimet nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ« nĂ« rrjetin e marketeve “Penny” nĂ« Gjermani dhe marketet e nivelit mesatar nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rsa pĂ«r disa artikuj ushqimorĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« bulmetrat, u morĂ«n çmimet mesatare tĂ« INSTAT dhe u krahasuan me çmimet nĂ« marketet gjermane “Penny”.

Të dhënat krahasuese treguan se çmimet në Gjermani janë mesatarisht 25.6% më të lira se në Shqipëri për 52 artikujt e përfshirë në tabelë. (çmimet në Shqipëri u konvertuan në Euro me kursin zyrtar të BSH, 98.4 lekë).

Arsyet pas këtyre diferencave lidhen me nivelin e lartë të taksave për mallrat e shportës, sidomos TVSH-së, kostove të larta të transportit, logjistikës jo shumë të përshtatshme etj.

“Ne kemi norma tĂ« larta tĂ« taksave, sidomos TVSH-sĂ« pĂ«r shportĂ«n e ushqimeve, teksa kostot e transportit janĂ« mbi 100 euro pĂ«r ton” tha Eleni Babameto, zotĂ«ruese e kompanisĂ« “Teuta”, njĂ« nga importuesit kryesorĂ« nĂ« vendin tonĂ«.

Të dhënat tregojnë se pijet joalkoolike, produktet e pastrimit dhe kujdesit personal, bulmetrat, dhe produktet për fëmijë në Shqipëri janë shumë më të shtrenjta aktualisht se në Gjermani, me diferenca që kalojnë më shumë se 60%.

Pavarësisht se të ardhurat për frymë në Gjermani janë rreth 5 herë më të larta se në Shqipëri, shumë produkte jetike dhe të përdorimit të përditshëm rezultojnë më të shtrenjta në tregun tonë.

Këto diferenca tregojnë një barrë të lartë mbi konsumatorin shqiptar dhe nevojën për politika më të qarta dhe efikase në fushën e konkurrencës dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, tha se çmimet e larta të ushqimeve kanë rritur të ardhurat buxhetore. Këto të ardhura duhen të përdoren për të kompensuar me mbështetje financiare shtresat e varfra të vendit, tha ai.

Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë që nuk aplikon lehtësi fiskale për shportën e ushqimeve dhe ndërkohë ka subvencione shumë më të ulëta për të nxitur prodhimin vendas me kosto më të lirë.

Çmimet e larta tĂ« ushqimeve janĂ« njĂ« nga arsyet kryesore pse shqiptarĂ«t çojnĂ« mĂ« shumĂ« se 40% tĂ« tĂ« ardhurave mujore pĂ«r blerjen e tyre, niveli mĂ« i lartĂ« nĂ« EuropĂ«.

Ushqimet bazë, ku Shqipëria është më e shtrenjtë

Nga të dhënat rezulton se sheqeri është 39% më i shtrenjtë në Shqipëri, 0.97 euro për kilogram krahasuar me Gjermaninë, 0.70 euro për kg.

Edhe vaji i lulediellit ka një diferencë të ndjeshme, me 1.50 euro për litër në Gjermani kundrejt 1.99 euro në Shqipëri, me një diferencë 24%.

NdĂ«rkohĂ«, produktet si patatet, qepĂ«t dhe orizi kushtojnĂ« ndjeshĂ«m mĂ« lirĂ« nĂ« Gjermani – deri nĂ« 40% mĂ« pak.

Produktet e mishit, Shqipëria më e lirë, por me diferenca të vogla

Produktet e mishit janë më të shtrenjta në Gjermani, siç është rasti i mishit të viçit, që ksuhton 12.29 euro për kilogram Shqipëri (çmimi mesatar INSTAT, janar 2025) ndaj 31.00 euro për kilogram në Gjermani, apo filetos së pulës (6.05 euro/kg në Shqipëri dhe 7.00 euro për kg në Gjermani).

Megjithatë, diferenca nuk është drastike dhe për disa produkte si kremviçet dhe peshku i freskët, diferenca arrin në mbi 3 euro/kg.

Bulmeti, Shqipëria me çmime më të larta

Çmimi i djathit tĂ« bardhĂ« nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« 9.62 euro/kg, kundrejt 13.00 euro nĂ« Gjermani, por kaçkavalli Ă«shtĂ« mĂ« i lirĂ« nĂ« Gjermani (9.90 euro) se sa nĂ« ShqipĂ«ri (12.43 euro).

Qumështi dhe kosi janë gjithashtu dukshëm më të lirë në tregun gjerman me 31 dhe 24% më pak.

Vezët kushtojnë afërsisht njësoj në të dyja vendet, ndërsa gjalpi është më i lirë me 6 euro/kg në Gjermani, një diferencë prej 55% nga tregu ynë.

Uji, pijet dhe alkooli – Gjermania mĂ« lirĂ«, sidomos pĂ«r ujin dhe birrĂ«n

Çmimi i ujit mineral nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« 0.50 euro pĂ«r litĂ«r, ndĂ«rsa nĂ« Gjermani, vetĂ«m 0.20 euro. Edhe birra rezulton dukshĂ«m mĂ« e lirĂ« nĂ« Gjermani me 1.79 euro kundrejt 0.70 euro nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r njĂ« shishe 0.5 litĂ«r.

Lëngjet e futave janë shumë më lirë në Gjermani me mbi 50%.

Artikujt e pastrimit dhe higjienĂ«s – ShqipĂ«ria shumĂ« mĂ« e shtrenjtĂ«

Kategoria me diferencĂ«n mĂ« ekstreme Ă«shtĂ« ajo e detergjentĂ«ve dhe produkteve tĂ« kujdesit personal. PĂ«r shembull, njĂ« pako “Finish” me 42 tableta pĂ«r larĂ«se enĂ«sh kushton 16.16 euro nĂ« ShqipĂ«ri dhe vetĂ«m 9.95 euro nĂ« Gjermani, njĂ« diferencĂ« prej 6.21 euro apo 38% mĂ« shumĂ«.

Edhe produktet e pĂ«rditshme si “Cif”, “Mastro Lindo”, “Lenor”, apo pasta e dhĂ«mbĂ«ve rezultojnĂ« mĂ« tĂ« shtrenjta nĂ« ShqipĂ«ri, me diferenca qĂ« shkojnĂ« deri nĂ« 54%.

PĂ«r shembull shampo “Head & Shoulders” shitet pĂ«r 5.08 euro nĂ« ShqipĂ«ri dhe vetĂ«m 1.79 euro nĂ« Gjermani, njĂ« diferencĂ« prej 3.29 eurosh apo gati 65%. Gjithashtu njĂ« krem “Nivea” me tĂ« njĂ«jtĂ«n sasi nĂ« Gjermani ishte 80% mĂ« lirĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ« tĂ« krahasimit mĂ« 29 maj 2025.

Produkte pĂ«r fĂ«mijĂ« – ShqipĂ«ria dyfish mĂ« shumĂ«

Çmimi i pelenave “Pampers” pĂ«r pesha 11-22 kilogramĂ« me 22 copĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ« rezulton 27.34 euro nĂ« ShqipĂ«ri dhe vetĂ«m 8.70 euro nĂ« Gjermani ose 68% mĂ« lirĂ«.

E njëjta tendencë vërehet edhe për produktet kozmetike për fëmijë, si kremrat apo shampot, ku diferencat variojnë nga 30% deri në 60% (shiko tabelën).

Ushqimet pĂ«r fĂ«mijĂ« janĂ« jashtĂ«zakonisht mĂ« tĂ« shtrenjta. PĂ«r shembull produkti “Aptamil Organic 1 Bio 800 gr” kushton nĂ« tregun tonĂ« rreth 28 mijĂ« lekĂ« (29 euro) ndĂ«rsa nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ« nĂ« supermarketin “Penny” nĂ« Gjermani kushtoi 18 euro.

Ndërkohë PBB për frymë në Shqipëri është rreth 8 mijë euro, ndërsa në Gjermani, rreth 53 mijë euro. Nga gjithsej 52 produkte të analizuara në tabelë, 42 prej tyre rezultojnë më të lira në Gjermani sesa në Shqipëri.

Nga analiza rezulton se vetëm 9 produkte janë më të shtrenjta në Gjermani sesa në Shqipëri.

TVSH e lartë për ushqimet

Në Shqipëri, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për produktet ushqimore është 20%, një nga normat më të larta në Europë.

Në kontrast, vendet fqinje aplikojnë norma më të ulëta Maqedonia e Veriut 5%, Mali i Zi 7%, Kosova 8%, Serbia 10%, ndërsa mesatarja europiane për ushqimet është rreth 9%.

Kjo barrë fiskale e lartë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve për konsumatorët shqiptarë.

Zonja Babameto tha se ShqipĂ«ria ka taksa tĂ« larta nĂ« pĂ«rgjithĂ«si mĂ« shumĂ« se rajoni dhe TVSH tĂ« lartĂ« pĂ«r ushqimet, si njĂ« arsye e fortĂ« pĂ«r diferencat e larta. Niveli i lartĂ« i TVSH-sĂ« ishte arsye pĂ«r çmimet e larta edhe sipas pĂ«rfaqĂ«sive tĂ« kompanisĂ« tjetĂ«r tĂ« importeve tĂ« ushqimeve “Kosmonte Foods”.

Sipas tĂ« dhĂ«nave nga “Taxfoundation” dhe “Eurofast”, disa vende si Spanja dhe Portugalia kanĂ« ulje tĂ« pĂ«rkohshme deri nĂ« 0% pĂ«r ushqimet bazĂ«, pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar inflacionin.

Vendet e Bashkimit Europian aplikojnë gjerësisht norma të reduktuara të TVSH-së për ushqimet, për të lehtësuar barrën fiskale mbi konsumatorët. Në Francë, për shembull, ndërsa norma standarde është 20%, TVSH për ushqime është vetëm 5.5%.

Gjermania aplikon një normë standarde prej 19%, por vetëm 7% për ushqimet. Po ashtu, Austria 10%, Belgjika 6%, Italia 4% dhe shumë vende të tjera ndjekin të njëjtin model favorizues për produktet bazë të konsumit.

Rast interesant është Suedia, me normë standarde të lartë 25%, por me vetëm 2.6% TVSH për ushqime, ndërsa Irlanda aplikon zero TVSH për produktet ushqimore.

Disa shtete, si Holanda dhe Luksemburgu, kanë zgjedhur norma të moderuara të reduktuara, përkatësisht 9% dhe 3%.

Ndryshe nga Bashkimi Europian, ku Shqipëria synon të anëtarësohet, vendi ynë dallohet për mungesën e një skeme që ndikon drejtpërdrejt në koston e jetesës, sidomos për shtresat më të ndjeshme të popullsisë.

Shqipëria është ndër të vetmet vende që nuk aplikon normë të reduktuar për ushqimet, duke ndikuar negativisht në fuqinë blerëse.

Në të shkuarën ka pasur shpesh propozime për vendosjen e një TVSH-je të reduktuar për produktet ushqimore bazë, por argumenti kryesor kundër ka qenë rënia e të ardhurave në buxhet dhe frika nga abuzimet në zinxhirin e furnizimit.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se një sistem me dy norma (standarde dhe e reduktuar) jo vetëm që është i zbatueshëm, por edhe i domosdoshëm për të garantuar drejtësi sociale dhe mbrojtje të konsumatorit.

Varësi e lartë nga importet

Çmimet e larta tĂ« ushqimeve nĂ« vendin tonĂ« mĂ« sĂ« shumti diktohen nga baza e ulĂ«t e prodhimit dhe varĂ«sia nga importet. NĂ« vitin 2024 importet e ushqimeve ishin 2.7 herĂ« mĂ« tĂ« larta se eksportet.

Rënia e prodhimit në sektorin bujqësor në njërën anë dhe në tjetrën rritja e numrit të konsumatorëve nga turistët po rizgjojnë kanalet e importit të ushqimeve.

Në vitin 2024, importet e ushqimeve në sasi shënuan rritje me 13%, ndërsa në vlerë, me 6.6.%

Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se nga viti 2006 deri në 2024, Shqipëria ka shënuar rritje të dukshme të importeve të ushqimeve në vlerë monetare, ndërkohë që sasia në ton shënoi rritje më të moderuar.

Të dhënat tregojnë një tendencë të qartë drejt rritjes së kostos së importeve ushqimore, duke reflektuar ndryshime në çmime. Importet e ushqimeve në vendin tonë kanë pasur rritje të fortë, sidomos pas pandemisë.

Në vitin 2024, importet e ushqimeve arritën pikën më të lartë historike, mbi 1.300.000 tonë, duke treguar rritje të qartë pas stabilitetit shumëvjeçar.

Ndërkohë, vlera e importeve ushqimore shfaq një rritje të qëndrueshme që nga viti 2006, kur ishte nën 50 miliardë lekë.

Deri në vitin 2021, ajo arrin mbi 100 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2024 kapërcen kufirin e 160 miliardë lekëve, mbi 3.5 herë krahasuar me 2006.

Kjo ecuri tregon se, edhe pse vëllimi në sasi nuk ka ndjekur të njëjtin trend, shqiptarët paguajnë shumë më tepër për ushqimet që importohen, edhe pse forcimi i Lekut nuk e mbështet këtë fenomen.

Në tre vitet e fundit, Leku është forcuar me rreth 20% ndaj Euros, gjë që duhet të kishte ndikuar edhe në uljen e vlerës së importeve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vendi ynë po importon sasi të ngjashme, por me kosto gjithnjë e më të lartë.

Kostot e larta të transportit dhe logjistika, një tjetër arsye

“Çmimet e larta tĂ« ushqimeve nĂ« ShqipĂ«ri disfavorizohen nga kostot e larta tĂ« transportit dhe logjistika e pĂ«rshtatshme. Kostot e transportit pĂ«r 1 ton ushqime janĂ« rreth 100 euro”, – tha zonja Babameto. Aktualisht, çmimi i naftĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« lartĂ«t nĂ« EuropĂ«.

Një litër naftë kushton 1.76 euro, dukshëm më i lartë se në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi, ku çmimet e karburantit janë më të ulëta së paku 30%.

Në Bashkimit Europian, çmimet e naftës variojnë, por mesatarja është më e ulët se ajo në Shqipëri. Qeveria jonë aplikon taksa më të larta mbi karburantet, të cilat rrisin çmimin final për konsumatorin.

Shqipëria ka gjithashtu deficit në logjistikë. Nuk ka hekurudha funksionale. Tregu dominohet nga kompani të vogla transporti dhe ka kapacitete të dobëta magazinimi profesional.

EkonomistĂ«t pĂ«rllogarisin se kostot e transportit pĂ«rbĂ«jnĂ« deri nĂ« 15–25% tĂ« çmimit final tĂ« disa produkteve ushqimore, sidomos tĂ« frutave, perimeve, mishit dhe produkteve tĂ« freskĂ«ta.

Treg i vogël dhe spekulim i lartë

Duke qenĂ« njĂ« treg i vogĂ«l, shumĂ« kategori produktesh importohen dhe shpĂ«rndahen nga pak kompani, çka krijon monopole ose oligopole qĂ« vendosin çmime tĂ« larta. Supermarketet e mĂ«dha shpesh nuk kanĂ« presion konkurrues tĂ« mjaftueshĂ«m pĂ«r t’i ulur çmimet.

Shqipëria importon rreth 80-90% të produkteve ushqimore të përpunuara, ndryshe nga vendet me bujqësi të zhvilluar. Kjo sjell kosto më të larta për shkak të transportit, taksave doganore etj.

Gjatë periudhave të krizës, si pandemia e COVID-19 dhe lufta në Ukrainë, është vërejtur një rritje e çmimeve të produkteve bazë në Shqipëri me ritme mbi 13% për ushqimet.

Fondi Monetar vërejti se në vendet e rajonit dhe sidomos në Shqipëri kishte elemente të spekulimit me çmimet e ushqimeve.

Në mungesë të mekanizmave efektivë të kontrollit dhe monitorimit nga autoritetet përkatëse, çmimet e larta mbahen në mënyrë spekulative.

Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare nĂ« vitin 2024 janĂ« importuar nga jashtĂ« rreth 1,3 milionĂ« kilogram ushqim me vlerĂ« 156 miliardĂ« lekĂ«. NjĂ« kilogram nga grupi “ushqim, pije, duhan” kushtoi 120.8 lekĂ« nĂ« vitin 2024 nga 129.8 lekĂ« nĂ« vitin 2023, me rĂ«nie rreth 7%.

Në raport me vitin 2022, çmimi i një kilogrami ushqim dhe pije ka ranë mesatarisht me 17%.

Në anën tjetër, në vitin 2024, inflacioni i grupit ushqim, pije, duhan shënoi rritje me 2.7%. Importet janë përbërësi kryesor i inflacionit, pasi Shqipëria e ka të bazuar konsumin në import.

Mirëpo tregu vendas me pakicë nuk po tregohet elastik ndaj ndryshimeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtar, duke mos përcjellë uljen e çmimeve dhe fitimet nga kursi i këmbimit.

Importuesit dhe distributorët e ushqimeve kanë pohuar, se po përballen me rritjen e kostove të brendshme për shkak të mungesës së fuqisë punëtore që i ka detyruar të rrisin pagat.

Çmimet e larta tĂ« ushqimeve, marrin 40% tĂ« buxhetit tĂ« familjeve

Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin 2023, një familje shqiptare me mesatarisht 3.7 anëtarë shpenzoi rreth 91,675 lekë në muaj, nga të cilat 36,349 lekë (39.6%) ishin për ushqime dhe pije joalkoolike.

Kjo përqindje është ndër më të lartat në Europë, duke reflektuar se shqiptarët çojnë gjysmën e të ardhurave të tyre për ushqim. Në BE familjet shpenzojnë rreth 13% të buxhetit për ushqime.

Shpenzimet e larta për ushqime gjithashtu lidhen me të ardhurat e ulëta. Shqipëria ka fuqi blerëse sa 34% e BE-së, ndërsa pagat janë rreth 30% më të ulëta se Rajoni.

Kur të ardhurat janë të ulëta, një pjesë më e madhe e tyre shkon për mallra bazë, si ushqimet, që janë të domosdoshme për mbijetesë. Në vendet me të ardhura më të larta, familjet kanë mundësi të shpenzojnë për argëtim, edukim, udhëtime etj., duke ulur përqindjen që zë ushqimi në totalin e shpenzimeve.

Shqipëria ka qenë ndër vendet me inflacion më të lartë për produktet ushqimore pas krizave globale (COVID-19, lufta në Ukrainë), duke rritur më tej peshën e tyre në buxhet.

Nga ana tjetër, ndihma ekonomike dhe mbështetja për familjet me të ardhura të ulëta në raport me PBB kanë pësuar ulje vitet e fundit.

Në vitin 2024, fondet për shpenzimet për ndihmën ekonomike arritën vetëm 1,1% e PBB-së, dukshëm më pak se 1.6% në vitin 2014.

Rënia e vazhdueshme e shpenzimeve buxhetore në raport me PBB-në për shtresat në nevojë vjen në një kohë kur kostot e jetesës, të tilla si çmimet e ushqimeve, qirasë, transportit etj., janë rritur ndjeshëm, duke goditur më fort shtresat në nevojë.

Ndërkohë Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë./MONITOR

The post Pse produktet bazë kushtojnë më shumë në Shqipëri se në Europë appeared first on Lapsi.al.

Paketat turistike, sa “kushton” ShqipĂ«ria

By: V K
14 June 2025 at 08:51

ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« destinacion turistik me interes pĂ«r t’u reklamuar nga agjencitĂ« e huaja, tĂ« cilat kanĂ« pĂ«rfshirĂ« paketa tĂ« posaçme, qĂ« nisin nga disa qindra euro nĂ« disa mijĂ« euro, nĂ« varĂ«si tĂ« kohĂ«zgjatjes dhe shĂ«rbimeve tĂ« pĂ«rfshira.

Disa nga tregjet aktive ku ofrohen paketa kulturore, por edhe mundësi për pushime vere mbeten tregu britanik, ai italian, izraelit, por edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tashmë nuk ka më vetëm një pikë të lakmuar që duhet vizituar me patjetër, Shqipëria reklamohet nga Jugu në Veri si një vend që ka shumë për të ofruar, nga natyra te kultura.

Shqipëria ka hyrë në hartën e vendeve që po marketohen më shpesh nga agjencitë ndërkombëtare me paketa turistike.

Dikur këto paketa e përfshinin vendin tonë si pjesë të tureve rajonale, kryesisht Ballkani, por promovimi ndërkombëtar dhe vëmendja e fituar në mediat e huaja dhe rrjetet sociale kanë bërë që tashmë edhe i vetëm, si destinacion, të jetë tërheqës.

Por sa kushtojnë paketat turistike që synojnë të joshin turistët e huaj nga tregje të ndryshme të zgjedhin Shqipërinë?

Nga turi 11-ditor në pikat më të veçanta tek Alpet, si po joshen anglezët 

Explore.co.uk, ka në faqen e saj shtatë paketa turistike që synojnë të tërheqin turistët britanikë drejt Shqipërisë. Me çmimin që varion mes 1100-1500 paund, oferta është e larmishme.

Paketa mĂ« e parapĂ«lqyer dhe me mĂ« shumĂ« vlerĂ«sime nga pĂ«rvojat e individĂ«ve duket se Ă«shtĂ« ajo qĂ« quhet “MĂ« tĂ« veçantat e ShqipĂ«risĂ«â€ apo “Higlights Albania”, me çmim qĂ« aktualisht Ă«shtĂ« 1249 euro.

Kjo paketë përfshin një tur 11-ditor në vendin tonë.

Klientëve u bëhet e qartë që fluturimi nuk është i përfshirë në këtë çmim dhe ai duhet të paguhet më vete. Të përfshira në turin 11-ditor janë netët në hotel, 10 mëngjese, 2 darka, transporti nga njëri destinacion në tjetrin, një guidë e turit.

Vendet që vizitohen janë: Tirana në ditën e parë, teleferiku dhe Dajti në ditën e dytë dhe sërish shëtitje në qytet. Elbasani dhe një vizitë në Ohër, në ditën e tretë. Korça dhe Voskopoja në ditën e katërt.

Në të pestën, Gjirokastra dhe Bënja. Dita e gjashtë, një drekë në Dhoksat në Gjirokastër. Ditën e shtatë, eksplorimi i Butrintit. Në ditën e tetë, Fortesa e Ali Pashës dhe më pas Parku i Llogorasë.

Në ditën nëntë vizitohet Apolonia dhe Vlora në rrugën drejt Beratit.

Në ditën e dhjetë, vizitë në Berat dhe më pas në Durrës. Dita e fundit është një ndalesë në Krujë.

Paketat e tjera të ngjashme janë ato të posaçme për familje, një tjetër për të vizituar Alpet e Shqipërisë, një për shtigjet në pjesën bregdetare, si dhe një për çiklistë.

MĂ« e shtrenjta ndĂ«r tĂ« gjitha Ă«shtĂ« ajo e turit rajonal “Ballkani i Pazbuluar”, me çmim 2195 paund dhe qĂ« me zbritje shitet momentalisht 1945 paund.

Ky tur përfshin Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me një total prej 14 ditësh ku gjithsesi sërish ardhja dhe largimi është nga Tirana.

ItalianĂ«t vizitojnĂ« vendin e “Shqiponjave”, paketat nisin nga 3 mijĂ« euro

Italianët janë grupi me rritjen më të qëndrueshme duke zënë vendin e dytë pas Kosovës për hyrjen e shtetasve të huaj.

Afërsia gjeografike dhe mënyrat e larmishme të transportit mes dy vendeve, ku sidomos hyrja e linjave low cost dhe numrit të destinacioneve që mbulohen përmes tyre, ka bërë që italianët të kthehen në vizitorë gjithëvjetorë.

Pavarësisht se shumica zgjedhin të vijnë për fundjava në mënyrë individuale, apo edhe për pushime më të gjata, ofertat e Shqipërisë si një paketë për pushuesit italianë nuk mungojnë.

Në faqen e alpitour.it bien në sy disa të tilla që mundësohen në bashkëpunim.

NjĂ« prej tyre Ă«shtĂ« “Tur nĂ« vendin e Shqiponjave”. “NjĂ« tokĂ« e pasur me histori dhe bukuri, njĂ« itinerar klasik qĂ« prek vendet kryesore me interes, midis detit, maleve dhe siteve arkeologjike, dĂ«shmi tĂ« sĂ« kaluarĂ«s.

Nga Tirana, kryeqyteti modern simbol i ShqipĂ«risĂ« sĂ« re, nĂ« SarandĂ«, njĂ« qytet turistik i gjallĂ«, i pĂ«rqafuar nga ujĂ«rat kristalore tĂ« Detit Jon, me peizazhet bregdetare me bukuri tĂ« rrallĂ« dhe qyteteve tĂ« mrekullueshme qĂ« janĂ« vende tĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore tĂ« UNESCO-s”, shkruhet nĂ« pĂ«rshkrimin e paketĂ«s qĂ« llogaritet nĂ« 3630 euro pĂ«r dy persona, ku pĂ«rfshihen hoteli, fluturimi dhe vaktet.

Kjo ofertë përfshin një tur 8-ditor që nis nga Tirana, vazhdon në Krujë dhe në Shkodër më pas në Apoloni dhe në Vlorë, për të vijuar në Porto Palermo e Sarandë.

Në ditën e pestë vizitohen Butrinti dheKsamili, me qëndrim sërish në Sarandë, për të vizituar të nesërmen Syrin Blu, më pas në Gjirokastër e në Berat.

Në ditën e tetë pas Beratit, zhvendosja është në Durrës e më pas në Tiranë.

Izraeli rikthehet “i organizuar”, nĂ« kĂ«rkim tĂ« pushimeve verore tĂ« pĂ«rballueshme 

KĂ«tĂ« vit, linja ajrore izraelite “Sun d’Or”, pjesĂ« e “EL AL Group” nisi me fluturimet 5 herĂ« nĂ« javĂ« drejt ShqipĂ«risĂ« duke iu pĂ«rgjigjur kĂ«rkesĂ«s nĂ« rritje pĂ«r destinacionin, me qĂ«llim pushime verore mĂ« ekonomike.

NĂ« “The Jerusalem Post”, CEO i kĂ«saj linje, Gal Gershon, tha nĂ« fillim tĂ« qershorit se kĂ«rkesa Ă«shtĂ« e lartĂ«.

“Jemi tĂ« kujdesshĂ«m ndaj kĂ«rkesĂ«s sĂ« lartĂ« dhe tĂ« lumtur qĂ« ofrojmĂ« fluturime 5 herĂ« nĂ« javĂ« nĂ« TiranĂ«.

KĂ«tĂ« verĂ« nisĂ«m fluturimet direkte nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« dhe ky do tĂ« jetĂ« hiti i verĂ«s 2025”, tha ai. ShqipĂ«ria, nĂ« kĂ«ndvĂ«shtrimin e kĂ«saj linje, ofron plazhe magjepsĂ«se, natyrĂ« dhe ushqim tĂ« mirĂ« dhe çmime tĂ« pĂ«rballueshme.

Në faqen myholidays.com, ku ofrohen paketa për vende të ndryshme, paraqiten edhe ato nga Izraeli drejt Shqipërisë. Një opsion është një tur 4-ditor me çmim 77 mijë lekë personi, ku përfshihet eksplorimi i Tiranës në ditën e parë.

Në ditën e dytë eksplorimi i bregdetit të Vlorës.

Në ditën e tretë, vizitë në Gjirokastër dhe në ditën e katërt, Jugu me plazhe si Dhërmiu apo peizazhet në Llogora.

Një tjetër paketë më e gjatë përfshin 5 net qëndrim, me kosto 124 mijë lekë, që ngjashëm si ajo më sipër përfshin edhe destinacione si Saranda e Butrinti apo ndalesa më të shumta në Jugun e vendit.

FrancezĂ«t, drejt detit “tĂ« lirĂ«â€ dhe tureve kulturore në ShqipĂ«ri 

Një nga tregjet që po tregon rritje të shpejtë në Shqipëri, sidomos e dukshme këtë vit, sikurse kanë konfirmuar operatorët turistikë, është ai francez.

Ata vijnë të organizuar në ture kulturore apo edhe individualë falë linjave low cost që operojnë nga Tirana në disa qytete kryesore në Francë.

Agjencitë që ofrojnë paketa për Shqipërinë në Francë janë të shumta, por në këtë rast përzgjodhëm leclercvoyages.com, e njohur për paketa ekonomike.

Ajo qĂ« bie nĂ« sy nĂ« faqe Ă«shtĂ« njĂ« numĂ«r i madh strukturash akomoduese tĂ« listuara nĂ« tĂ« me ofertĂ«n “tĂ« gjitha tĂ« pĂ«rfshira”.

Janë kryesisht struktura që ndodhen në Gjirin e Lalëzit, në Durrës apo në Golem. Konkretisht, për një nga strukturat me katër yje me të gjitha të përfshira në Durrës, oferta është 605 euro personi, që përfshin qëndrimin për 5 net, por edhe fluturimin.

Nisjet bëhen nga qytete të ndryshme si Paris, Nisë, Lion, Tuluzë, Strasburg, Marsejë.

Për akomodim në një strukturë të kategorizuar si një gjysmë pensioni (fjetje dhe një ose dy vakte) po në Durrës, oferta nis nga 194 euro. Opsionet janë të shumta, sipas strukturës së listuar.

Bien nĂ« sy edhe paketa turistike tĂ« organizuara. Konkretisht njĂ« prej tyre Ă«shtĂ« “Circuit Étonnants TrĂ©sors d’Albanie” (Tur i Thesareve tĂ« Mrekullueshme tĂ« ShqipĂ«risĂ«), e cila parashikon 7 net, nĂ« njĂ« program tĂ« pĂ«rcaktuar, qĂ« bĂ«het aktive nga korriku i kĂ«tij viti, me çmime qĂ« nisin mbi 1 mijĂ« euro.

Paketa parashikon nisjen nga Franca dhe mbërritjen në Tiranë, me akomodim në Durrës. Ditën e dytë parashikohen vizita në Krujë dhe në Muzeun e Skënderbeut.

Në ditën e tretë, udhëtimi përfshin Gjirokastrën dhe Kalanë e saj dhe kthimin sërish në hotel në Durrës.

Ditën e katërt përfshihet Tirana dhe vizita në BunkArt. Dita e pestë ka në fokus Durrësin, kurse e gjashta Beratin dhe vizitën në Muzeun Onufri.

NĂ« ditĂ«n e shtatĂ« qĂ«ndrimi Ă«shtĂ« sĂ«rish nĂ« DurrĂ«s pĂ«r t’u rikthyer mĂ« pas drejt FrancĂ«s nĂ« ditĂ«n e tetĂ«.

Dubai zbulon Shqipërinë në paketa 4-ditore, vëmendja vetëm te Tirana 

Vizitorët nga vende si Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë në numra të lëkundur. Pas një rritjeje në vitin 2022 pas pandemisë duket se ky treg pësoi një lloj luhatjeje edhe për shkak se Shqipëria nuk ofron disa shërbime specifike që kërkohen nga këto tregje, kryesisht e lidhur me ushqimin.

Gjithsesi ofertat për të vizituar vendin tonë nga agjenci të ndryshme në këto vende nuk kanë munguar, por fokusi është Tirana që duket se i ka më të zhvilluara shërbimet.

E marketuar nga Sharaftravel, me qendër në Dubai, një paketë për Shqipërinë përfshin një tur 3 net në Tiranë, me çmim 3099 AED apo rreth 740 euro.

Itinerari i shpjeguar nga agjencia parashikon që ditën e parë të mbërritjes në Tiranë të jetë një natë e lirë ku klientët të shëtisin të vetëm qytetin.

NĂ« ditĂ«n e dytĂ« parashikohet njĂ« tur nĂ« qytet me guidĂ«, ku vizitohen pika tĂ« ndryshme tĂ« qytetit si Bulevardi me ndĂ«rtesat italiane, Galeria, Teatri i OperĂ«s, Monumenti i SkĂ«nderbeut, Xhamia e Et’hem Beut, Kulla e Sahatit.

Në ditën e tretë sërish në Tiranë vizitorët lihen të lirë për të ndjekur aktiviteteve të pavarura me interes për ta.

Dita e katërt është kthimi në vendin e tyre. Paketa përfshin fluturimet, tre net akomodim në një hotel me katër yje, mëngjes, sigurimin e shëndetit, si dhe transporti nga dhe për në aeroport.

Gjermanët, eksplorim nga Veriu në Jug në ture të gjata kulturore 

Gjermanët janë një treg që tradicionalisht viteve të fundit kanë treguar interes për turet kulturore dhe duket se promovimi edhe më i gjerë i Shqipërisë turistike ka rritur interesin tek ta edhe për eksplorim individual gjithëvjetor.

Agjencitë që reklamojnë Shqipërinë, si një paketë turistike, janë të shumta, qoftë për turizmin e detit dhe rërës, qoftë për kulturën, natyrën apo gastronominë.

KĂ«tĂ« herĂ« ne morĂ«m pĂ«r bazĂ« njĂ« paketĂ« relativisht tĂ« gjatĂ« tĂ« shtrirĂ« nĂ« 8 ditĂ« me fokus njĂ« tur kulturor nga Veriu nĂ« Jug. Tourradar.de paraqet paketĂ«n “MĂ« e mira e eksplorimit nĂ« ShqipĂ«ri” me çmim 1155 euro personi, qĂ« pĂ«rfshin njĂ« tur tĂ« gjatĂ« nĂ« disa qytete kyçe nĂ« vend.

Itinerari i shpjeguar parashikon në ditën e parë mbërritjen në Tiranë dhe vizitën në disa prej pikave kryesore të kryeqytetit.

Në ditën e dytë, vizita zhvendoset në Krujë dhe më pas sërish në Tiranë. Në ditën e tretë përfshihen vizita në qytetet e Lezhës dhe të Shkodrës. Në ditën e katërt, Durrësi dhe Berati që nënvizohet se është pjesë e UNESCO.

Në ditën e pestë turistët vizitojnë Ardenicën, Apoloninë dhe Vlorën.

Më pas në ditën tjetër, vizitohet Himara, Ksamili, Butrinti me qëndrim në Sarandë. Në ditën e shtatë, në fokus është një vizitë te Syri Blu dhe Gjirokastra, ndërsa në ditën e tetë është kthimi.

Shërbimet që përfshihen në këtë paketë janë akomodimi, guidat e udhëtimit, vaktet, transporti dhe disa shërbime shtesë.

NjĂ« tjetĂ«r paketĂ« e tipit “road trip” parashikon vizita nĂ« kanione, zona malore dhe ujĂ«ra tĂ« kristaltĂ« me 13 destinacione tĂ« pĂ«rfshira, duke e ditur edhe preferencĂ«n qĂ« turistĂ«t gjermanĂ« kanĂ« pĂ«r natyrĂ«n dhe turizmin e aventurĂ«s.

Çmimi pĂ«r kĂ«tĂ« paketĂ« Ă«shtĂ« 1829 euro personi pĂ«r 11 ditĂ« dhe pĂ«rfshin TiranĂ«n, BogĂ«n, Thethin, Komanin, ShkodrĂ«n, DurrĂ«sin, Beratin, SarandĂ«n dhe GjirokastrĂ«n./MONITOR

The post Paketat turistike, sa “kushton” ShqipĂ«ria appeared first on Albeu.com.

Rriten çmimet e naftĂ«s pas sulmeve tĂ« Izraelit ndaj Iranit, “tronditen” tregjet

By: fra nc
13 June 2025 at 13:38

Tregjet financiare evropiane, por edhe ato aziatike u tronditën të premten pas lajmeve se Izraeli kishte sulmuar Iranin.

Çmimet e naftĂ«s nga ana tjetĂ«r u rritĂ«n, nga shqetĂ«simi se konflikti mund tĂ« çojĂ« nĂ« kufizimin e furnizimeve.

KĂ«shtu, çmimi i naftĂ«s sĂ« papĂ«rpunuar amerikane u rrit me 5.3% nĂ« 71.7 dollarĂ« pĂ«r fuçi. NdĂ«rsa ajo “Brent”, me standard ndĂ«rkombĂ«tar, me 5.15 pĂ«r qind, duke arritur nĂ« 72.93 dollarĂ« pĂ«r fuçi.

NĂ« kontinentin e vjetĂ«r, indeksi i aksioneve tĂ« EurozonĂ«s, “Euro Stoxx 50”, ra me 1.37 pĂ«r qind nĂ« 5.287. NdĂ«rsa treguesi tjetĂ«r “Stoxx 600” ra me 0.95 pĂ«r qind.

NĂ« Gjermani, bursa “DAX” ra me 1.3 pĂ«r qind, nĂ« Itali me 1.53, tĂ« ndjekura nga Spanja dhe Franca, pĂ«rkatĂ«sisht me 1.56 dhe 1.03 pĂ«r qind.

Edhe nĂ« Azi, bursa e Tokios, “Nikkei” ra me 0.89 pĂ«r qind dhe ajo e Shangait humbi 0.75 pĂ«r qind, ndĂ«rsa nĂ« Australi rĂ«nia ishte 0.21.

Pas sulmeve, edhe “Standard & Poors” ra me 1.38 pĂ«r qind, “Nasdaq” me 1.46 dhe “DoĂ« Jones” me 1.29 pĂ«r qind.

Të enjten, treguesit e bursave amerikane ishin rritur, pas sinjaleve inkurajuese për rënien e inflacionit në mbarë vendin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten çmimet e naftĂ«s pas sulmeve tĂ« Izraelit ndaj Iranit, “tronditen” tregjet appeared first on Euronews Albania.

Sezoni turistik në Mal të Zi nis me çmime të larta, rradhë trafiku dhe vonesa

By: user 5
11 June 2025 at 17:54

Edhe pse sezoni kryesor turistik është në prag, në Mal të Zi ende nuk janë hapur të gjitha plazhet, aeroportet po funksionojnë me kapacitete të kufizuara, ndërsa kolonat në trafik maten me kilometra.

Pavarësisht premtimeve të qeverisë, as këtë sezon nuk është përmirësuar ndjeshëm qasja ajrore në Mal të Zi, e as qarkullimi nëpër kufi. Mungon edhe zbatimi i paralajmëruar i taksës së tranzitit, që supozohej të lehtësonte ngarkesën në magjistrale nga turistët që vetëm kalojnë përmes Malit të Zi.

PĂ«r shkak tĂ« vonesave nĂ« tenderĂ«t e ndĂ«rmarrjes shtetĂ«rore Morsko dobro, shumĂ« qiramarrĂ«s plazhesh ende nuk kanĂ« nisur punĂ«n pĂ«r shkak tĂ« procedurave administrative. KanĂ« kĂ«rcyer edhe çmimet – ato tĂ« akomodimit, tĂ« çadrave e shtretĂ«rve tĂ« plazhit, dhe tĂ« ofertĂ«s jashtĂ« paketĂ«s sĂ« zakonshme turistike.

Shërbimi do të ndikohet edhe nga mungesa kronike e fuqisë punëtore, pasi ende nuk është miratuar ligji për punëtorët e përhershëm sezonalë.

E gjithë kjo po ndodh në një vit kur gjatë tre muajve të parë është regjistruar një rënie prej 10 për qind të netëve të qëndrimeve, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa të ardhurat nga turizmi kanë rënë për 6.4 për qind.

Kjo përbën vazhdimin e një prirjeje negative nga viti i kaluar, kur për herë të parë në dy dekadat e fundit nga turizmi u fituan gati 1.5 miliard euro më pak sesa një vit më parë.

TVSH-ja dyfish më e lartë rriti çmimet e akomodimit

Shoqata Turistike e Malit të Zi (CTU) thotë se rritja më shumë se dyfish e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për akomodim ka ndikuar ndjeshëm në çmimet e hoteleve.

“PĂ«r ta kompensuar kĂ«tĂ« ngarkesĂ« fiskale, do tĂ« duhej tĂ« rritnim çmimet pĂ«r 17.5 pĂ«r qind nĂ« vit, qĂ« Ă«shtĂ« e paqĂ«ndrueshme. Duke qenĂ« se e dimĂ« qĂ« kjo do tĂ« shkatĂ«rronte biznesin, jemi tĂ« detyruar ta pĂ«rballojmĂ« pjesĂ«risht vetĂ«. MegjithatĂ«, çmimet janĂ« rritur”, thotĂ« kryetari i shoqatĂ«s, Zharko Radulloviq, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« (REL).

Qeveria e kryeministrit Millojko Spajiq këtë vit e ka rritur TVSH-në për akomodimin në hotele nga 7 në 15 për qind.

Radulloviq shpjegon se kjo nuk është vetëm një rritje prej 8 për qind, sepse rreth 80 për qind e të ardhurave në sektorin e hotelerisë vijnë nga akomodimi:

“Kjo do tĂ« thotĂ« se nĂ«se pĂ«r tĂ« njĂ«jtin numĂ«r krevatesh dhe netĂ«sh vjet kemi paguar 1 milion euro taksa, kĂ«tĂ« vit paguajmĂ« 2.1 milionĂ«. Pra, barrĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« taksave po e mban pikĂ«risht ajo qĂ« e mban tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m hotelerinĂ«â€.

PĂ«r ta ilustruar mĂ« mirĂ«, ai bĂ«ri krahasime me ShqipĂ«rinĂ«, ku TVSH-ja pĂ«r akomodim Ă«shtĂ« mĂ« pak se gjysma – vetĂ«m 6 pĂ«r qind.

ÇfarĂ« çmimesh i presin turistĂ«t?

Sipas të dhënave nga Organizata Turistike e Budvës, çmimet për një natë me mëngjes për dy persona në hotele me 3 dhe 4 yje variojnë nga 70 deri në 86 euro.

Në hotelet me 4 dhe 5 yje, çmimet shkojnë nga 86 deri në mbi 230 euro për natë. Ata që zgjedhin akomodim privat, paguajnë nga 16 deri në 25 euro në ditë për person.

Edhe çmimet në restorantet dhe kafenetë e Budvës janë të ndryshme. Në një zonë të njohur afër qytetit të vjetër mund të hahet mëngjes për 4.5 euro, ndërsa kafeja kushton 1.20 euro.

Pica dhe pasta kushtojnë 10 euro, kallamarët dhe rizotoja 13 euro, ndërsa peshku fillon nga 15 euro e më shumë. Duke analizuar menytë, del se në vijën e parë të detit një drekë ose darkë kushton rreth 25 euro për person, ndërsa një ëmbëlsirë 6.5 euro.

Shtrenjtohen edhe çadrat dhe shtretërit në plazhe

Çmimet e çadrave dhe shtretĂ«rve nĂ« plazhe janĂ« rritur ndjeshĂ«m, pasi ndĂ«rmarrja shtetĂ«rore Morsko dobro ka trefishuar qiranĂ« pĂ«r shfrytĂ«zimin e plazheve.

Xhavit Hoxhiq nga Ulqini thotĂ« pĂ«r REL-in se vitin e kaluar paguante 42 mijĂ« euro pĂ«r qiranĂ« e plazhit, ndĂ«rsa kĂ«tĂ« vit rreth 114 mijĂ« euro – pothuajse trefish mĂ« shumĂ«.

Përveç qirasë, ai thotë se vetëm për ta pajisur plazhin rreth 200 metra të gjatë, duhet të investojë të paktën edhe 50 mijë euro.

“Do tĂ« na duhet tĂ« rrisim çmimet e shtretĂ«rve, pijeve dhe ushqimit – pĂ«rndryshe nuk ka gjasa qĂ« ta pĂ«rballojmĂ« kĂ«tĂ« qira”, thotĂ« Hoxhiq.

Sipas ShoqatĂ«s sĂ« QiramarrĂ«sve tĂ« Plazhit tĂ« Madh, çmimi mesatar i dy shtretĂ«rve tĂ« plazhit nĂ« rivierĂ«n e Ulqinit kĂ«tĂ« sezon do tĂ« jetĂ« nga 17 deri nĂ« 20 euro, krahasuar me 15–17 euro vitin e kaluar.

“Tani mbetet tĂ« shihet sa konkurrues do tĂ« jemi me kĂ«to çmime, por kjo ishte strategjia – tĂ« merret sa mĂ« shumĂ« nga qiratĂ«â€, thotĂ« ai.

Ministri i Urbanizmit, Sllaven Radunoviq, deklaroi nĂ« televizionin publik malazias se kĂ«tĂ« vit shteti ka arkĂ«tuar shtatĂ« herĂ« mĂ« shumĂ« nga qiratĂ« e plazheve krahasuar me vitin 2021 – plot 35 milionĂ« euro.

Megjithatë, një muaj e gjysmë pas nisjes zyrtare të sezonit, shumë plazhe ende nuk janë hapur për shkak të tenderëve të vonuar. Edhe pse deri në fund të majit 90 për qind e qiramarrësve kishin nënshkruar kontratat, shumë prej tyre ende nuk kanë leje për të punuar.

Hoxhiq thotĂ« se pĂ«r tĂ« hapur plazhin, barin veror dhe kampin, i duhet njĂ« “mal” dokumentesh, projekte urbanistike e tĂ« tjera.

“Ka aq shumĂ« letra, sa qĂ« do tĂ« na duhej deri nĂ« fund tĂ« dhjetorit pĂ«r t’i kompletuar tĂ« gjitha”.

Për këtë arsye, autoritetet në Ulqin kanë propozuar që ndërmarrja Morsko dobro të japë leje të përkohshme për qiramarrësit, deri në përmbushjen e dokumentacionit të nevojshëm. REL-i i ka pyetur autoritetet për këtë, por nuk ka marrë përgjigje.

ÇfarĂ« thonĂ« turistĂ«t pĂ«r çmimet?

Danilo dhe Ana nga Podgorica, me foshnjĂ«n e tyre, po pushojnĂ« nĂ« njĂ« hotel tĂ« kategorisĂ« mesatare, dhe janĂ« tĂ« kĂ«naqur qĂ« nĂ« plazhin afĂ«r nuk ka ende shtretĂ«r – kĂ«shtu do tĂ« shpenzojnĂ« mĂ« pak se kishin planifikuar. Por, janĂ« tĂ« habitur nga çmimet nĂ« markete:

“Bleva njĂ« shishe ujĂ«, patatina dhe ‘smoki’ – gjithsej 7 euro. NdĂ«rkaq, nĂ« njĂ« piceri afĂ«r, çmimet ishin gati dyfish mĂ« tĂ« larta se nĂ« PodgoricĂ«â€, thotĂ« Ana pĂ«r REL-in.

Jovani, nga Serbia, mendon se çmimet janë të arsyeshme për cilësinë që ofrohet, dhe thotë se janë më të ulëta se në Beograd, ku ai jeton:

“PĂ«r mua nuk Ă«shtĂ« shtrenjtĂ«, çmimet janĂ« nĂ« pĂ«rputhje me ofertĂ«n”.

Zahra, nga Azerbajxhani, ndodhet për herë të dytë në Mal të Zi, dhe po qëndron në akomodim privat:

“Disa restorante janĂ« tĂ« shtrenjta, por ka zgjedhje, dhe mund tĂ« gjesh edhe mĂ« tĂ« lira. PĂ«rshtypjet e mia janĂ« pozitive, prandaj kam ardhur sĂ«rish”.

Transporti tokësor dhe ajror

Udhëtimi drejt Malit të Zi është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore dhe kolonave kilometrike.

Disa turistë thonë se nga Dubrovniku deri në Budva, ku shkojnë shpesh, në kushte normale u duhen dy orë, por gjatë verës gjashtë deri në shtatë orë. Shkak janë pritjet në kufi, dhe punimet në Rrugën e Adriatikut, mes Tivatit dhe Budvës.

Veturat përshkojnë këtë distancë prej vetëm 24 kilometrash për rreth një orë e gjysmë në verë. Punimet në këtë segment prej 16 kilometrash nisën në janarin e 2024-tës, dhe parashikohet të zgjasin dy vjet. Kjo rrugë është arteria kryesore e turizmit malazias, pasi lidh aeroportet e Tivatit dhe Dubrovnikut.

NdĂ«rkohĂ«, transporti ajror Ă«shtĂ« gjithashtu problematik. Prej vitesh paralajmĂ«rohet se aeroportet nĂ« Tivat dhe PodgoricĂ« janĂ« shumĂ« tĂ« vogla pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar fluksin sezonal. NĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r REL-in, kompania shtetĂ«rore Aeroportet e Malit tĂ« Zi thotĂ« se janĂ« “midis dy zjarreve”.

“Publiku kĂ«rkon mĂ« shumĂ« linja dhe udhĂ«tarĂ«, ndĂ«rsa ne punojmĂ« nĂ« terminale qĂ« janĂ« tĂ« njĂ«jtĂ« si nĂ« vitin 2006”.

Në atë kohë, shtojnë ata, kanë pritur rreth 850 mijë pasagjerë, ndërsa këtë vit në të njëjtin hapësirë presin mbi 3 milionë. Ata presin ende vendimin për dhënien me koncesion të aeroporteve, dhe për këtë arsye bëjnë vetëm investime të vogla:

“Nuk Ă«shtĂ« racionale tĂ« investosh miliona, nĂ«se ekziston mundĂ«sia qĂ« kĂ«to para tĂ« pĂ«rfundojnĂ« te dikush tjetĂ«r”.

Këtë verë, Aeroporti i Podgoricës ka mbi 45 linja aktive, ndërsa ai i Tivatit mbi 50.

Qeveria kishte premtuar mĂ« herĂ«t hapjen e njĂ« linje ajrore “me interes publik”, por nuk Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« asnjĂ« informacion pĂ«r realizimin e kĂ«tij premtimi. As Ministria e Turizmit nuk ka kthyer pĂ«rgjigje nĂ« pyetjet e REL-it pĂ«r veprimet konkrete pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e kushteve tĂ« turizmit kĂ«tĂ« sezon.

Fakti qĂ« turizmi pĂ«rbĂ«n 25 pĂ«r qind tĂ« Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto, por qĂ« Mali i Zi nuk ka njĂ« strategji tĂ« zhvillimit tĂ« turizmit, njĂ« plan tĂ« marketingut strategjik apo strategji pĂ«r zhvillimin e burimeve njerĂ«zore nĂ« kĂ«tĂ« sektor – flet shumĂ« pĂ«r qasjen institucionale ndaj kĂ«saj fushe tĂ« rĂ«ndĂ«sishme./REL

The post Sezoni turistik në Mal të Zi nis me çmime të larta, rradhë trafiku dhe vonesa appeared first on Lapsi.al.

Çmimet u ulĂ«n lehtĂ« nĂ« maj/ Inflacioni zbriti 2.2 pĂ«rqind, por argĂ«timi po kushton mĂ« shumĂ«

By: xhir jeta
10 June 2025 at 15:37

Çmimet e mallrave tĂ« konsumit pĂ«suan ngadalĂ«sim gjatĂ« muajit maj.TĂ« dhĂ«nat e Instat tregojnĂ« se inflacioni regjistroi nivelin 2.2%  nga 2.3% qĂ« ishte gjatĂ« prillit.NĂ«se bĂ«jmĂ« njĂ« krahasim me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ« inflacioni qĂ«ndron pothuajse nĂ« tĂ« njĂ«jtin nivel.

Shtrenjtimi mĂ« i madh Ă«shtĂ« konstatuar nĂ« nĂ«ngrupin argetim dhe kulturĂ« me me 6,3 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Mobilje, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje e shtĂ«pisĂ«â€ .

Nga ana tjetĂ«r çmimet e grupit “Transporti” shĂ«nuan ulje me 1,2 %.

Norma e inflacionit vijon të  qëndroj poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3% ndërsa vlerësimet janë që do të kthehet në objektiv  në fillim të vitit 2026.

Ekspertet prisnin një efekt në nivelin e inflacionit edhe prej tarifave trump por deri më tani një gjë e tillë nuk është reflektuar.

Banka Qendrore nuk ka ndërmarë deri më tani asnjë vendim për uljen e normës bazë të interesit por ulja e inflacionit është një sinjal se Banka e Shqipërisë mund të nisë uljen e normave te interesit në muajt në vijim.

❌
❌