Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Gjirit të Lalzit

By: Elva
23 July 2025 at 15:59

Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme në plazhin e Gjirit të Lalzit, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak sapo hyri në det. Sipas njoftimit paraprak nga policia, rreth orës 13:30, shtetasi P. Q., 68 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, ka ndërruar jetë në rrethana të papritura gjatë […]

The post Humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Gjirit të Lalzit appeared first on BoldNews.al.

Sezoni turistik, Rama ndan peizazhin magjepsës nga Velipoja

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Plazhi i Velipojës me një shtrirje prej mbi 14 km edhe këtë sezon turistik është ndër më të frekuentuarit nga pushuesit vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Velipojës i mbushur me pushues duke e cilësuar peizazh magjepsës.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Velipoja njihet për ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues.

Bashkia e Shkodrës këtë sezon veror ka përmirësuar shërbimin e pastrimit dhe menaxhimit të hapësirave publike duke ofruar kushte të përshtatshme për çdo pushues që frekuenton Velipojën, me një tarifë prej vetëm 400 lekësh për një çadër dhe dy shezlongë.

Velipoja njihet po ashtu për ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues. Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti.

 

1 nga 3

/k.s/

The post Sezoni turistik, Rama ndan peizazhin magjepsës nga Velipoja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

By: armand
21 July 2025 at 22:55

Rrymat tërheqëse janë një nga shkaqet kryesore të mbytjeve aksidentale në mbarë botën dhe përbëjnë arsye kryesore të ndërhyrjeve nga rojet bregdetare. Por çfarë janë rrymat tërheqëse, si mund t’i dallosh dhe – nëse ndodh që të përfshihesh në një të tillë – çfarë duhet të bësh? Çfarë janë rrymat tërheqëse? Rrymat tërheqëse janë rryma […]

The post Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini appeared first on BoldNews.al.

Ndërtoi pa leje në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari


TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Në të gjithë bregdetin vijon operacioni “Plazhi i lirë” për lirimin e hapësirave publike dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve të subjekteve private.

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Policinë Bashkiake, konstatoi ndërtimin pa leje të një objekti “beach bar” dhe ushtrim aktiviteti me çadra e shezlongë, pa leje në plazhin e Radhimës.

Si rezultat, u shpall në kërkim shtetasi Sh. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa djali i tij 17-vjeçar u procedua penalisht në gjendje të lirë. Po ashtu u sekuestruan 90 çadra dhe shezlongë në cilësinë e provës materiale.

Policia deklaron se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës për të garantuar hapësira të lira dhe interesin publik.

/r.e/

The post Ndërtoi pa leje në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga plazhi i Velipojës


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Velipoja, një nga plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, vazhdon të jetë një ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Velipojës, duke theksuar gjallërinë dhe numrin në rritje të pushuesve në këtë zonë të njohur për rërën me efekte kurative dhe peizazhin natyror të veçantë.

Me mbi 14 kilometra vijë bregdetare, Velipoja ofron një ndërthurje të rrallë mes detit, lumit, deltës me ishuj, kodrave, pyllit, lagunës dhe fushave, që e bëjnë atë tërheqëse për vizitorët në çdo stinë.

Shtimi i hapësirave publike dhe menaxhimi më i mirë i plazheve kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve këtë vit.

Rreth 60% e plazheve në bashkinë e Shkodrës janë publike dhe po mirëmbahen në kuadër të operacionit kombëtar “plazhe të pastra”, që zhvillohet për të katërtin vit radhazi me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

/r.e/

The post Rama ndan pamje nga plazhi i Velipojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë në Durrës/ U kërkoi të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë dhunojnë rojen e plazhit (VIDEO)

By: V K
20 July 2025 at 07:51

Një sherr mes disa të rinjve dhe rojes së plazhit në qytetin bregdetar në Durrës, ka agravuar në përplasje fizike.

Sipas raportimeve, punonjësi u ka kërkuar të rinjve të mos luajnë me top pranë pushuesve, pasi i shqetësojnë.

Pushuesit mësohet se janë konfliktuar me një punonjës çadrash në plazhin e Kavalishencës në Durrës.

Punonjësi u ka kërkuar të rinjve që të mos luajnë më top pranë pushuesve të tjerë, pasi ata kanë shprehur shqetësimin e tyre.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga të rinjtë dhe janë konfliktuar deri në përplasje fizike.

Situata është vënë nën kontroll nga pushuesit e tjerë, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.

The post E rëndë në Durrës/ U kërkoi të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë dhunojnë rojen e plazhit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Qendrat shëndetësore verore, Rama: Sezon turistik i sigurt

By: redi
19 July 2025 at 19:27

Në zonat turistike të vendit, si në bregdet ashtu dhe në zonat malore, janë hapur qendra shëndetësore verore për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët, që frekuentojnë vendin gjatë këtij sezoni veror. Kryeministri Edi Rama poston në rrjete sociale një video nga qendra shëndetësore verore në plazhin e Drimadhes në jug të vendit, që është në shërbim çdo ditë për…

Source

💾

‘Vogue’ zbulon librat feministë që duhet t’i lexoni këtë verë në plazh

By: Kult Plus
18 July 2025 at 13:43

Me hapjen e sezonit të verës dhe ditëve të gjata në plazh, leximi mbetet një nga aktivitetet më të preferuara. Por, përtej argëtimit, kjo periudhë është një mundësi e artë për të thelluar njohuritë dhe ndërgjegjësimin mbi çështje të rëndësishme sociale, përcjellë KultPlus.

‘Vogue’ ka përzgjedhur një listë të librave feministë më të mirë ndër vite, me ndihmën e autoreve që vazhdojnë të frymëzojnë dhe edukojnë për temat e gjinisë, identitetit dhe pushtetit. Këto libra nuk janë vetëm lexime të këndshme, por edhe mjete thelbësore për reflektim dhe ndryshim.
Where the Girls Are: Growing Up Female With the Mass Media – Susan J. Douglas (1994)

Girl, Woman, Other – Bernardine Evaristo (2019)

Hunger: A Memoir of (My) Body – Roxane Gay (2017)

Wages Against Housework – Silvia Federici (1975)

Corregidora – Gayl Jones (1975)

Immaculate Conception – Ling Ling Huang (2025)

Love Is an Ex-Country – Randa Jarrar (2021)

Hood Feminism: Notes From the Women That a Movement Forgot – Mikki Kendall (2020)

The Cancer Journals – Audre Lorde (1980)

The Group – Mary McCarthy (1963)

Miss Major Speaks – Toshio Meronek dhe Miss Major Griffin-Gracy (2023)

The Argonauts – Maggie Nelson (2016)

SCUM Manifesto – Valerie Solanas (1967)

Ndërsa nxiheni nën rrezet e diellit, pse të mos kombinoni pushimet me një udhëtim intelektual drejt njohjes së mëtejshme feministe?/KultPlus.com

Plazhi “i fshehur” i Shkodrës/ Në brigjët e Bunës, zgjidhet gjithnjë e më tepër gjatë verës

By: Re Nato
13 July 2025 at 15:38

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël I cili po pëlqehet gjithnjë e më tepër këtë sezon veror.

Për banorët vendas, ai rikthen nostalgjinë e kohëve kur noti në lumin e fshatit ishte një pjesë e pandarë e verës.

Ndërsa për të huajt  po kthehet në një  vend  për të pushuar  ndërsa vizitojnë  veriun e Shqipërisë.

“Jam nga Malta. Është hera e dytë që vij. Ma kanë sugjeruar miqtë e mi që janë shqiptarë. Më së shumti më pëlqen natyra këtu dhe temperaturat, të cilat nuk janë shumë të larta dhe janë më të përshtatshme se ato në vendin prej nga vij, sidomos për muajin korrik. Do ta rivizitoj, por fillimisht do të qëndroj këtu për dy javë. Do të qëndroj më shumë në veri të vendit, sepse – siç e përmenda – më pëlqejnë temperaturat që nuk janë aq të larta sa në vendin tim. E rekomandoj shumë Shqipërinë. Është një vend fantastik, me natyrë të mrekullueshme, njerëz shumë mikpritës dhe ushqim fantastik.”

“Jam nga Spanja. Më pëlqen shumë këtu – plazhi, uji është krejtësisht i pastër dhe më pëlqen që mund të bëj padel.”

Në këtë gji të qetë dhe të mbrojtur dhjetëra vizitorë gjejnë çlodhje dhe freski mes gjelbërimit dhe ujërave të pastra të Bunës çdo ditë./abcnews.al

Tragjedi gjatë lojës në plazhin italian, 17-vjeçari humb jetën në Montalto di Castro

By: Besnik
11 July 2025 at 08:31

Një 17-vjeçar humbi jetën tragjikisht në plazhin pranë kampingut Villaggio California, pasi u mbulua nga rëra pas shembjes së një grope që kishte hapur vetë gjatë lojës.

Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes, kur i riu, duke luajtur me vëllezërit dhe motrat e tij më të vegjël, gërmoi një gropë rreth një metër e gjysmë të thellë në rërë.

Ai u fut brenda saj, por papritur muret e rërës u shembën mbi të, duke e mbuluar dhe zënë brenda.

Fëmijët e tjerë që po luanin aty pranë kishin dalë për pak kohë, dhe pasi kuptuan tragjedinë, telefonuan babanë, i cili dha menjëherë alarmin.

Shërbimet e emergjencës mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes dhe tentuan të shpëtonin 17-vjeçarin, por pa sukses.

Familja, me origjinë nga Roma, po kalonte pushimet në kamping ndërsa karabinierët nga Toscana po kryejnë hetimet.

Kryetarja e bashkisë së Montaltos, Emanuela Socciarelli, e cilësoi ngjarjen si një “tragjedi që na i ka lënë të gjithë të tronditur” dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjen.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tragjedi gjatë lojës në plazhin italian, 17-vjeçari humb jetën në Montalto di Castro appeared first on Euronews Albania.

Tragjedi në plazhin italian: 17-vjeçari nga Roma humb jetën pasi u bllokua në një gropë rëre

By: gaze tare
11 July 2025 at 08:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin Montalto di Castro në Itali, ku një 17-vjeçar nga Roma humbi jetën pasi u bllokua në një gropë rreth 1.5 metra të thellë që kishte hapur vetë në rërë.

I riu po argëtohej me vëllezërit dhe motrat më të vegjël kur ata u larguan, duke e lënë vetëm. Babai i tij ndodhej pranë, por nuk e kuptoi menjëherë çfarë kishte ndodhur. Kur u vu re mungesa e tij, familjarët nisën kërkimet dhe, falë ndihmës së fëmijëve të tjerë, gjetën vendin ku ai ishte bllokuar por ishte tepër vonë.

Policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por 17-vjeçari nuk mundi të shpëtohej. Ende nuk dihet nëse në momentin e incidentit ka pasur një roje plazhi në detyrë. Hetimet vazhdojnë.

The post Tragjedi në plazhin italian: 17-vjeçari nga Roma humb jetën pasi u bllokua në një gropë rëre appeared first on iconstyle.al.

Loja kthehet në tragjedi/ 17-vjeçari hap gropën buzë detit, por bie brenda dhe mbulohet nga rëra, gjendet pa jetë

11 July 2025 at 09:07

Sipas Corriere della Sera, i mituri ishte atje me vëllezërit e motrat e tij më të vegjël, me të cilët u argëtua duke hapur një gropë rreth një metër e gjysmë të thellë. Në një moment, vëllezërit e motrat e tij u larguan dhe ai mbeti vetëm. Babai i tyre thuhet se po pushonte në hijen e një çadre pa e kuptuar menjëherë se çfarë kishte ndodhur.

Një tragjedi ka ndodhur në plazhin Montalto di Castro në rajonin e Lacios në Itali, pasi një 17-vjeçar nga Roma humbi jetën, i bllokuar në një gropë që kishte hapur në rërë.

Menjëherë pas kësaj, kur babai vuri re se djali i tij i madh ishte zhdukur, menjëherë nisën kërkimet në plazh. Falë udhëzimeve të vëllezërve të tij më të vegjël, ata nxituan të gërmonin në vendin ku ishte bllokuar 17-vjeçari, por ishte tepër vonë. Policia, zjarrfikësit dhe një helikopter me mjekë mbërritën në vendngjarje.

Nuk dihet nëse kishte një roje plazhi në detyrë në plazhin e lirë në kohën e incidentit. Autoritetet po akoma po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

The post Loja kthehet në tragjedi/ 17-vjeçari hap gropën buzë detit, por bie brenda dhe mbulohet nga rëra, gjendet pa jetë appeared first on Sot News | Lajme.

Sekuestrohen 120 komplete me çadra dhe shezlongë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, Policia e Durrësit njoftoi sot se kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

“Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, u hoqën dhe u sekuestruan në total 120 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 1 shtetase”, njoftoi Policia.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Sh., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

/m.q//r.e//a.f/

The post Sekuestrohen 120 komplete me çadra dhe shezlongë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik i Velipojës, një destinacion turistik që tërheq pushues vendas dhe të huaj.

Rama, teksa ndan foto nga vija bregdetare e Velipojës e mbushur me pushues shkruan: “Kaltërsi dhe relaks që vjen nga plazhi publik i Velipojës së bukur”.

Në fotot e publikuara nga kryeministri Rama ravijëzohen zonat publike të plazhit të Velipojës, këndet sportive, si edhe pamja përrallore ku ndërthuret e kaltra e detit Adriatik me blunë e qiellit, rëra e pastër me veti kuruese dhe qytetarë të cilët shijojnë rrezet e diellit ose argëtohen përmes aktiviteteve sportive. Në foto janë dhe tabelat orientuese, që i njohin pushuesit me hapësirën që u rezervohet në plazhet publike përgjatë vijës bregdetare të Velipojës.

Velipoja, me plazhin e saj të gjerë me rërë dhe natyrën e virgjër, po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Por jo vetëm Velipoja.

Në zonat bregdetare të vendit këtë vit ka më shumë plazhe publike në dispozicion të pushuesve, në dallim nga vitet e kaluara. Këtë vit përveçse ka hapësira më të shtuara të plazheve publike, bashkitë bregdetare kanë siguruar edhe çadra falas për qytetarët dhe turistët e huaj që mbushin plazhet çdo ditë e çdo orë deri në perëndimin e diellit.

Gjithashtu, bashkitë kanë vendosur edhe tabela identifikuese, në mënyrë që turistët të kenë informacion përpara se t’i frekuentojnë këto plazhe. Kjo është një ofertë më e mirë për të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet në stacione publike plazhi.

Këto ditë në të gjithë vendin ka nisur aksioni për lirimin e plazheve dhe hapësirat publike, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

Plazhi publik në Velipojë
1 nga 11

/a.f//r.e/

The post Rama: Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan foto nga plazhi i Porto Palermos

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Plazhi i Porto Palermos është një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, mes ujërave të kristalta të Jonit.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ndau disa foto nga plazhi i Porto Palermos, ku natyra e paprekur plotëson një ofertë të përkryer për të gjithë vizitorët, qofshin vendas apo të huaj.

Plazhi ka një pamje spektakolare, me guralecë të bardhë, me ujëra të kristalta dhe në krye një kala 200-vjeçare.

Ajo njihet me dy emra, kalaja e Porto-Palermos ose kalaja e Ali Pashë Tepelenës.

Në stinën e verës plazhi mbetet një destinacion mjaft tërheqës për të gjithë vizitorët që kërkojnë qetësinë, freskinë, historinë e bukurinë e pamasë që Porto Palermo ofron.

/m.q/j.p/

The post Rama ndan foto nga plazhi i Porto Palermos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Lezhë apel pushuesve: Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta në plazh

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar pushuesit për kushtet e pafavorshme detare që pritet të ndikojnë bregdetin e Lezhës dhe zonat përreth gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim. Parashikohet që deti të jetë me dallgë të forta dhe me rryma të rrezikshme, ndaj strukturat lokale, në bashkëpunim me vrojtuesit e plazhit, janë vendosur në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe turistëve.

Pushuesve u bëhet thirrje të respektojnë udhëzimet e vrojtuesve, të mos hyjnë në det kur valët janë të larta ose kur është ngritur flamuri i kuq, si dhe të preferojnë plazhe me shërbim sigurie dhe praninë e vrojtuesve.

Operatorët turistikë dhe bizneset bregdetare paralajmërohen të marrin masat e nevojshme për të parandaluar çdo rrezik nga erërat e forta, të cilat mund të shkaktojnë zhvendosje të çadrave dhe shezlongëve, dëmtime të pajisjeve në plazh dhe rrezik për sigurinë e pushuesve.

Ndërkohë, vrojtuesve të plazhit u kërkohet të vendosin sinjalistikë paralajmëruese në mënyrë të dukshme dhe të ngrejnë flamurin e kuq në rast rreziku të lartë, për të siguruar një ambient sa më të sigurt për vizitorët.

1 nga 5

/a.gj//r.e//a.f/

The post Bashkia Lezhë apel pushuesve: Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta në plazh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Gjiri i Gramës, i ndodhur në Gadishullin e Karaburunit, është një nga plazhet më spektakolare të jugut të Shqipërisë, një perlë që tërheq çdo vit mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Gjiri i Gramës, i fshehur në vijëzimin bregdetar të Karaburunit, është kthyer një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjete sociale pamje nga ky gji, i cili mund të rroket përmes shtigjeve këmbësore apo nga deti.

Gjiri i Gramës gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit (Vlorës).

Gjiri detar futet disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor me foleza. Aty ka dhe disa shpella nënujore.

Peizazhi natyror është shumë tërheqës për çdo vizitor. Ky gji është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga stuhitë detare.

Gjithashtu ai është përdorur gjatë në Antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.

Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë, kanë gdhendur edhe emrat në faqet shkëmbore e shumë të dhëna të tjera që bëjnë kureshtar vizitorin.

Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty emërtohet si “Shpella e shkrimeve”. Arkeologët i kanë studiuar dhe kanë shkruar për këto dokumente historike të gdhendura në shkëmb.

Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore, historike, kulturore e turistike. Por sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet si një plazh i vogël e intim. Drejt tij shkohet me rrugë tokësore, por edhe detare. Shfrytëzohet nga aventurierët e ujit dhe të shpellave.

1 nga 2

/a.f//r.e/

The post Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndreu: Çlirim hapësirave publike në plazh, sekuestrime e gjoba

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Bashkia e Lezhës po zhvillon një aksion për çlirimin e hapësirave publike në plazhet që ndodhen në vijën bregdetare të kësaj bashkie.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ndau në rrjetet sociale momente nga ky aksion.

“Superaksion sot me çlirimim e devijacioneve të papërgjegjshme,  të zënies së hapësirave publike dhe çmimeve të larta të parkingjeve dhe abuzimeve të tjera”, theksoi Ndreu.

Ndreu u shpreh se u vendosën sekuestrime, gjoba dhe tërheqje vëmendje për abuzuesit.

Kryebashkiaku Ndreu theksoi se nuk ka asnjë kompromis me askënd.

“Ju lutem denonconi nëse parkingu jepet më shumë se 200 lekë dhe çadrat në zonat publike më shumë se 500 në Ranë të hedhun, 400 në qendër Shëngjin-Kune, 300 në Tale”, tha Ndreu.

Kryebashkiaku Ndreu tha se “nuk përgjigjemi për rastet e kontaktit me stacionet hoteliere, të cilët kanë çmim më të lartë, bëhet fjalë për plazhet publike që janë të qarta”.

 

/k.s/j.p/

The post Ndreu: Çlirim hapësirave publike në plazh, sekuestrime e gjoba appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga plazhi i Darzezës

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Plazhi i Darzezës, 20 kilometra nga qyteti i Fierit, po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga pushues vendas, por edhe të huaj.

Me një brez të gjerë rërë dhe ujë të pastër, Darzeza ka një sipërfaqe prej 13,7 km2.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga plazhi i Darezezës, ku pushuesit e shumtë po frekuentojnë këtë plazh këtë sezon turistik.

Pushuesit zgjedhin të frekuentojnë këtë plazh për shkak të bukurisë, por kryesisht edhe për pastërtinë që ofron. Plazhi i Darzezës në Fier nuk shquhet vetëm për rërën kurative, ai është i gërshetuar mirë me ujin e pastër dhe pyllin shekullor.

Kjo pjesë e Adriatikut shoqërohet edhe me valët e forta të detit, duke ofruar për të apasionuarit e kitesurfing (rrëshqitje në valët e detit), windsurf, wakeboard, si dhe sporte të tjera.

Bregdeti i Darzezës është i vetmi në Ballkan ku era krijon dallgë, të cilat janë të favorshme për ushtrimin e këtyre sporteve të veçanta.

Në fundjavë ky plazh është destinacioni i qytetarëve fierakë e jo vetëm. Rëra këtu është e imët dhe plot jod, mbrëmjet të freskëta dhe mbresëlënëse.

/k.s/j.p/

The post Rama ndan pamje nga plazhi i Darzezës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Hapësira të përmirësuara publike në plazhin e Velipojës

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj.

I cilësuar si një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, Velipoja këtë sezon turistik ka një përmirësim të dukshëm në hapësirat publike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale përshtypjet e disa pushuesve për këtë plazh.

“Velipoja këtë sezon veror sjell një përvojë të përmirësuar me hapësirat publike, rregullin dhe pastërtinë në plazhe për të gjithë pushuesit, veçanërisht ata të Kosovës që janë vizitorët më besnikë të saj”, theksoi Kumbaro.

Një pushues nga Kosova u shpreh se “vij prej 16 vitesh në plazhin e Velipojës, hapësirat publike i kanë përmirësuar shumë”.

Një tjetër pushues u shpreh se këtë vit është më mirë se vitet e tjera. “I kam parë të gjitha plazhet, por Velipoja është më e mirë se të tjerat”, tha ai.

“Këtu çmimet janë më të lira, çadrat variojnë nga 500 lekë deri në 700 lekë. Ambienti është shumë i mirë, pse mos ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Ushqimi është shumë i mirë”, tha një tjetër pushues nga Kosova.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Velipoja njihet për ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues.

/k.s/j.p/

The post Kumbaro: Hapësira të përmirësuara publike në plazhin e Velipojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌