Tragjedi gjatë lojës në plazhin italian, 17-vjeçari humb jetën në Montalto di Castro
Një 17-vjeçar humbi jetën tragjikisht në plazhin pranë kampingut Villaggio California, pasi u mbulua nga rëra pas shembjes së një grope që kishte hapur vetë gjatë lojës.
Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes, kur i riu, duke luajtur me vëllezërit dhe motrat e tij më të vegjël, gërmoi një gropë rreth një metër e gjysmë të thellë në rërë.
Ai u fut brenda saj, por papritur muret e rërës u shembën mbi të, duke e mbuluar dhe zënë brenda.
Fëmijët e tjerë që po luanin aty pranë kishin dalë për pak kohë, dhe pasi kuptuan tragjedinë, telefonuan babanë, i cili dha menjëherë alarmin.
Shërbimet e emergjencës mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes dhe tentuan të shpëtonin 17-vjeçarin, por pa sukses.
Familja, me origjinë nga Roma, po kalonte pushimet në kamping ndërsa karabinierët nga Toscana po kryejnë hetimet.
Kryetarja e bashkisë së Montaltos, Emanuela Socciarelli, e cilësoi ngjarjen si një “tragjedi që na i ka lënë të gjithë të tronditur” dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Europol godet organizatën kriminale: 28 të ndaluar, përfshirë shqiptarë dhe italianë
- Stuhi dhe i nxehtë ekstrem: Përmbytje në veri të Italisë, “ferr” në Spanjë e Francë
The post Tragjedi gjatë lojës në plazhin italian, 17-vjeçari humb jetën në Montalto di Castro appeared first on Euronews Albania.