Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjashtë vatra janë ende aktive, rrezik i lartë në të gjitha qarqet

7 July 2025 at 13:48

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bëri publike të dhënat e situatës në terren.

Sipas saj,  vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë  e Finiqit, Vlorës, Elbasanit, Poliçanit, Beratit, Hasit, Bulqizës, Malësisë së Madhe, Lezhës, Kolonjës, Korçës, Tiranës, Kavajës e Fierit.

Ministria e Mbrojtjes shton se rreziku nga zjarret mbetet i lartë në 12 qarqet e vendit, ndaj kërkoi përgjegjshmëri dhe angazhim të të gjithë strukturave.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

– Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës, pas izolimit të saj nga forcat operacionale, ditën e djeshme.
– Puna vijon në vatrën e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq. Gjatë natës forcat e MZSH Finiq dhe efektivët e Forcave të Armatosura qëndruan në monitorimin për të parandaluar ndonjë riaktivizim të mundshëm. Ditën e sotme zjarri vazhdon të jetë aktiv në zonën lindore të fshatit Leshinicë e Poshtme, por është larg zonës së banuar.
– Zjarri, në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë vazhdon të jetë aktiv në tri vatra të shpërndara. Terreni e vështirëson ndërhyrjen, por zjarri nuk paraqet rrezikshmëri për zonën.
– Aktive mbetet vatra në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Gjatë natës vatra e zjarrit u mbajt në monitorim nga MZSH Poliçan dhe ditën e sotme kafilluar puna për shuarjen e plotë të vatrës së fundit aktive me 10 efektivë dhe 5 forca bashkiake. Sipas një informacioni paraprak nga shërbimi pyjor deri ditën e djeshme janë përshkuar rreth 50 ha.
– Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, gjatë natës për shkak të erës dhe temperaturave të larta vatra e zjarrit është transferuar duke shtrirë në territor drejt “Malit të Bardhë”. Ditën e sotme në terren ndodhen1 automjet zjarrfikës me 11 efektivë, 5 forca pyjore dhe 10 forca bashkiake.
– Në vendin e quajtur“Bjeshkët e Parrusë”, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe pati një riaktivizim të vatrës së zjarrit . Ditën e sotme në terren ndodhen 6 efektivë nga MZSH, 5 forca bashkiake, 5 forca nga shërbimi pyjor dhe 8 forca vullnetare.

Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte janë djegur rreth 65 hektarë me bimësi. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 37 automjete zjarrfikëse dhe 362 forca operacionale si dhe 8 automjete të rënda. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 104 efektivë, 6 automjete zjarrfikëse, 1 pompë thithëse dhe 1 traktor me zinxhirë.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” pothuajse në të gjitha qarqet. Në qarkun Durrës pritet nivel rrezik “I MODERUAR” dhe lokalisht rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Durrës (Jug).
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë.
Në këtë situatë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi maksimale.
Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura, mos digjni mbeturina, shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe njoftoni në kohë autoritetet vendore/abcnews.al

Rrezikoni të humbni jetën…/ Ja se çfarë nuk duhet të prekni kur shkoni në plazh

3 July 2025 at 12:12

Të gjithë duhet të jeni të kujdesshëm në plazh, këshillohet të mos prekni një lloj të veçantë guaskë, sepse helmi i saj mund të shkaktojë paralizë të menjëhershme dhe madje edhe vdekje. Këto janë kone kërmilli, të cilat janë vizualisht shumë tërheqëse shumëngjyrëshe, me modele të ndryshme dhe formë spirale, me një fund të ngushtë dhe një majë të zgjeruar e të lakuar. Edhe pse duken dekorative dhe interesante, ato janë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Këto molusqe detare përfshijnë mbi 750 lloje të njohura dhe të gjitha janë helmuese. Ato jetojnë në dete tropikale dhe të buta, më shpesh në cekët, të varrosura në rërë dhe nën korale. Kërmilli në formë koni gjuan me dhëmbët e tij dhe i injekton një helm neurotoksik presë së tij, zakonisht peshqve, krimbave ose molusqeve të tjerë. Fatkeqësisht, i njëjti helm mund të prekë edhe njerëzit, pavarësisht nëse prekni një kërmill, e merrni në dorë apo shkelni aksidentalisht mbi të.

Një përdoruese e TikTok, Becky Lee, ndau përvojën e saj me këtë krijesë potencialisht vdekjeprurëse ndërsa ishte në një plazh në Japoni: “Luaja me krijesën më helmuese në oqean, e cila mund të shkaktojë paralizë të plotë ose edhe vdekje”-tha Beki. “Quhet edhe ‘cigare me kërmij’ sepse sipas legjendës urbane ke vetëm një afat të caktuar për të ndezur një cigare pasi të pickohet para se të vdesësh”. Pasi mori kërmill në dorë, ajo kaloi 72 orë në paranojë të plotë, duke mos ditur nëse e kishin pickuar apo jo. “Për fat të mirë, nuk më pickuan. Por dua që njerëzit ta dinë, disa guaska të bukura nuk janë të padëmshme”-shtoi ajo.

The post Rrezikoni të humbni jetën…/ Ja se çfarë nuk duhet të prekni kur shkoni në plazh appeared first on Sot News | Lajme.

Shëngjin/ Këputet kabulli i energjisë elektrike dhe bie në mes të rrugës, rrezik për banorët

By: Oldi
29 June 2025 at 20:35

Në qendër të Shëngjinit, rreth orës 19:00, një kabull i furnizimit me energji elektrike është këputur dhe ka rënë në rrugë pas një shkendije të shkaktuar si pasojë e një defekti nga linja që furnizon me energji elektrike. Pas shpërthimit kabulli është këputur dhe ka përfunduar në rrugë, fatmirësisht pa rënë në automjete dhe pa shkaktuar dëme […]

The post Shëngjin/ Këputet kabulli i energjisë elektrike dhe bie në mes të rrugës, rrezik për banorët appeared first on BoldNews.al.

Rrezik nga era në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

28 June 2025 at 19:24

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që po lundronin me kanoe në det janë gjendur në vështirësi serioze për shkak të erës së fortë që frynte në momentin e ngjarjes. Era e fuqishme ka bërë që mjetet e tyre lundruese të tërhiqen drejt thellësisë së detit, duke i vënë jetët e tyre në rrezik të menjëhershëm.

Sipas informacioneve paraprake, personat në fjalë kanë arritur të njoftojnë për ndihmë në kohë. Brenda pak minutash, një mjet i Policisë Kufitare ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndërhyrë me shpejtësi për të nxjerrë pushuesit nga situata e rrezikshme. Fatmirësisht, ndërhyrja ka qenë e suksesshme dhe askush prej tyre nuk ka pësuar lëndime.

Ngjarja është regjistruar pranë vijës bregdetare, në një zonë të frekuentuar nga pushues vendas dhe të huaj, ku aktivitetet si lundrimi me kanoe dhe mjete të tjera të lehta janë të zakonshme gjatë sezonit turistik.

Autoritetet po bëjnë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të mjeteve lundruese në ditë me kushte të paqëndrueshme atmosferike, dhe të ndjekin me kujdes paralajmërimet për motin përpara çdo lundrimi në det.

Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë të Policisë Kufitare, situata u menaxhua me sukses dhe pushuesit u kthyen të sigurt në breg.

The post Rrezik nga era në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit appeared first on Sot News | Lajme.

Orban paralajmëron për rrezik të luftës nëse Ukraina pranohet në NATO

28 June 2025 at 18:41

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka shprehur shqetësimet e tij të forta lidhur me mundësinë e pranimit të Ukrainës në NATO, duke theksuar se një hap i tillë do të shkaktonte një konflikt të armatosur me Rusinë dhe, sipas tij, mund të çonte në Luftën e Tretë Botërore.

“Ukraina në NATO? Kjo do të thoshte luftë me Rusinë dhe Luftën e Tretë Botërore që të nesërmen,” shkroi Orban në një postim në X (ish-Twitter), duke treguar se ky ishte një rrezik i madh për paqen dhe stabilitetin global.

Kryeministri hungarez foli gjithashtu për aspiratat e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se nxitimi i BE-së për ta pranuar Ukrainën mund të ishte një veprim tërësisht i rrezikshëm. “Nxitimi i pamatur i BE-së për të pranuar Ukrainën do t’i tërhiqte vijat e frontit në zemër të Evropës. Kjo nuk është diplomaci, është çmenduri – nuk hidhen shkrepëse në një fuçi baruti,” tha Orban, duke shtuar se Hungaria nuk do të lejonte që Evropa të shndërrohej në një fushë beteje.

Më parë, Orban kishte theksuar se kishte një ndryshim qëndrimi në NATO dhe BE për pranimin e Ukrainës, duke përmendur madje se edhe Polonia kishte ndryshuar qëndrimin e saj ndaj këtij çështje. Këto komente vijnë në një moment delikat, ku tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë vazhdojnë të rriten pas invadimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Orban ka qenë gjithmonë një mbështetës i lidhjeve të forta me Rusinë dhe ka shprehur disa herë shqetësime lidhur me përpjekjet për zgjerimin e NATO-s dhe BE-së, duke konsideruar këto veprime si një provokim për Kremlinin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Orban paralajmëron për rrezik të luftës nëse Ukraina pranohet në NATO appeared first on Euronews Albania.

Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

PRISHTINË, 27 qershor/ATSH/ Kosova po e vuan edhe politikisht, edhe financiarisht, sagën për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që seanca konstituive të përfundojë brenda 30 ditësh.

Partitë kanë dalë menjëherë me interpretimet e tyre sa i përket votimit të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare. Do të kemi kohë të shohim se çfarë do të ndodhë…

Tani të ndalemi te faktori financiar.

Në mungesë të ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare me Bankën Botërore, Kosova është duke rrezikuar humbjen e 230 milionë eurove.

Një pjesë e marrëveshjeve, në vlerë të 130 milionë eurove, janë zvarritur prej vitit 2024, ndërsa tjerat, në vlerë të 100 milionë eurove, janë ujdi të reja.

E, për Kosovën, një ndër vendet më të varfra në Evropë, çdo euro është e vlefshme.

Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se disa prej këtyre mjeteve i janë ndarë Kosovës në formë granti – pra pa kthim.

“Këto marrëveshje kanë të bëjnë me përkrahjen në tranzicionin e gjelbër, në rritjen e konkurrueshmërisë, po ashtu për të bërë një riaktivizim të sistemit informativ shëndetësor, projekte që kanë të bëjnë me edukimin në fëmijëri të hershme”.

Marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në Kosovë me dy të tretat e votave të deputetëve.

Prej mesit të prillit, seancat në Kuvendin e Kosovës nuk zgjasin më shumë se 2-3 minuta.

Një tjetër projektligj shumë i rëndësishëm ka të bëjë me mjetet që mund t’i përfitojë Kosova, përmes atij që njihet si Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian (BE).

Nga fondi prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovës i kanë rënë hise rreth 900 milionë – një pjesë në formë granti, dhe një formë si kredi.

Nëse analizohet për kokë banori, Kosova është përfituesja më e madhe e këtyre mjeteve.

Për dallim prej saj, disa vende fqinje tashmë i kanë pranuar 7 për qind të mjeteve si parafinancim, që do të thotë se Kosova do të mund t’i pranonte lehtësisht rreth 61 milionë euro.

Kur është afati i fundit për miratim?

Për të paktën 90 milionë euro të ndara nga Banka Botërore, me zero për qind kamatë, alarmin e ka ndezur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Ai ka thënë që, nëse marrëveshja nuk ratifikohet deri në shtator, “ekziston rreziku shumë i lartë që këto mjete t’i merren Kosovës dhe t’i jepen një shteti tjetër”.

Edhe fondet tjera mund ta kenë këtë fat. Hasaj beson se presion ka edhe brenda vetë Bankës Botërore.

“Menaxherët e Bankës Botërore duhet të kenë një presion që të nisë sa më shpejt zbatimi i tyre [projekteve]. Mos të harrojmë që disa prej këtyre kredive që po i ndahen Kosovës janë me norma tejet tërheqëse, dhe besoj që kërkesa për kredi të tilla është e madhe edhe nga shtetet tjera”.

Augustin Palokaj, gazetar që përcjell politikat e BE-së, thotë për REL-in se, ndonëse disa politikanë kanë deklaruar se ka kohë për pranimin e fondeve të BE-së, ato në fakt janë para të afatizuara për periudhën 2024-2027.

“Nëse vazhdon ky ngërç politik, nëse Kosova vazhdon të mos ketë qeveri deri në pranverën e vitit që vjen, me mundësi për t’i ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë mund t’i afrohemi afatit kur mund të humbë një pjesë shumë e madhe e këtyre parave”.

Përveç kësaj, ai rikujton se Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të BE-së, dhe kështu nuk ka qasje në ndihmën financiare nga paratë e paraanëtarësimit (IPA).

“Ka vende anëtare të BE-së, të cilat thonë se nuk do të kishte kuptim as heqja e masave, përderisa Kosova të mos ketë institucione me të cilat BE-ja do të punonte, pasi janë disa kushte që duhet plotësuar”.

Qeveri pa legjitimitet për të marrë vendime të rëndësishme

Kriza politike po reflektohet edhe në vonesa për integrimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare, pasi Qeveria aktuale në detyrë nuk ka legjitimitet për të marrë vendime të rëndësishme strategjike në emër të Kosovës.

Sipas Palokajt, problemi politik është vërtetuar gjatë vizitës së kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, para disa javësh në Prishtinë.

“Ajo është takuar me liderë të institucioneve të Kosovës, më shumë në cilësinë e përfaqësuesve të partive politike, pasi që janë të vetëdijshëm se në rrethanat ekzistuese nuk mund t’u jepet legjitimet i plotë”.

Në këtë situatë, procesi i dialogut me Serbinë mund të mbetet në vendnumëro, ashtu sikurse synimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi në mungesë të institucioneve kompetente, nuk ka vullnet që Gjykatës Kushtetuese t’i dorëzohet për shqyrtim drafti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe – si kusht për anëtarësim.

“Një qeveri e Kosovës, që atëherë [më 2024] ishte shumë stabile, nuk e ka bërë këtë, prandaj është e paimagjinueshme që këtë tash ta bëjë një qeveri në largim”, thotë Palokaj.

Ndërkohë, shoqëria civile e kundërshton bllokadën e krijuar nga partitë politike, dhe në njërin prej aksioneve të fundit, pjesëtarë të saj pyesnin me pankarta në duar: “Deri kur?”. /Kosovapress/

The post Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Brataj: Dëmtimi nga aksidenti me monopatina është i madh

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli sot në lidhje me rrezikun e monopatinave dhe aksidenteve që shkaktohen prej tyre.

Në një intervistë televizive, Brataj mori shkasë nga aksidentimi i tre të rinjve me monopatinë, në kryeqytet.

“Ne kemi thënë gjithmonë, po dëmtove kokën, je në mëshirë të fatit në kuptimin që nëse është një hemorragji cerebrale, nuk ke çfarë i bën. Rasti i fundit, fatmirësisht nuk ka hemorragji cerebrale. Njëri prej tyre është në gjendje pak më të rëndë, por pa rrezik për jetën”, u shpreh kreu i Urgjencës.

Sipas tij, “dëmi nga këto mjete është i lartë”.

“Po shtohet numri, po sofistikohen si mjete, ecin me shpejtësi, dhe nuk dihet se çfarë detyrimi ligjor ka ai që e përdor, që nuk kanë patentë. Je në këmbë dhe nëse bie, bie në një plan të ngurtë. Nuk mund t’i ndalosh këto mjete por duhet menaxhim dhe kontroll. Ndërkohë edhe nga biçikletat kemi shumë dëmtime”, u shpreh ai.

/m.m/j.p/

The post Brataj: Dëmtimi nga aksidenti me monopatina është i madh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vala e të nxehtit godet vendin tonë, paralajmëron meteorologia: Temperatura deri në 40 gradë, rrezik për zjarre

25 June 2025 at 09:49

Ditë të nxehta me temperatura tepër të larta e presin vendin tonë, paralajmëron meteorologia Tanja Porja. E ftuar në emisionin e mëngjesit, Porja shpjegon se temperatura deri në 39 gradë Celsius do të përjetojnë disa qarqe, duke filluar prej ditës së nesërme. Këtë temperatura përvëluese do të vijojnë për disa ditë dhe pritet të ulen vetëm pas datës 10 korrik.

“Pas mesnatës dhe deri në mëngjes është freskët. Kemi natë tropikale me temperatura mbi 20 gradë. Mesdita ka qenë përvëluese. Sot presim 39 gradë në qarkun e Beratit. Ka edhe prezencë lagështirë gjatë këtyre ditët. Nesër do të ketë temperatura 39 gradë në Koplik, në Tiranë, Gjirokastër, Elbasan. Prej datës 10 stuhi të fuqishme pritet të godasin Evropën. Ne si Shqipëri do të përjetojmë vetëm një rënie të temperaturave. Këto janë temperatura shumë të larta”, tha Porja në Dita Jonë.

The post Vala e të nxehtit godet vendin tonë, paralajmëron meteorologia: Temperatura deri në 40 gradë, rrezik për zjarre appeared first on Sot News | Lajme.

A kërcënohet Shqipëria nga Irani për shkak të muxhahedinëve? Teologu shqiptar jep përgjigjen

22 June 2025 at 22:04

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk cilësohet si vend armik lidhur me strehimin e muxhahedinëve.

Sipas tij Irani nuk e sheh si rrezik opozitën iraniane por sipas asaj që thuhet në vend Izraeli dhe SHBA i përdorin dhe financojnë muxhahedinët për sulme kundër Iranit.

“Sa kam dëgjuar, Irani nuk e sheh si kërcënim të madh lëvizjen e muxhahedinëve në Shqipëri. Izraeli, thuhet në Iran i financon bashkë me SHBA dhe i përdor për sulme kundër Iranit. Irani nuk ka armiqësi me Shqipërinë. I vetmi problem janë muxhahedinët. Irani ka pasur marrëdhënie shumë të mirë me Shqipërinë, por me ardhjen e muxhahedinëve, e shtyrë nga SHBA Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet diplamtike me Iranin. Nuk është thënë deri tani që do ketë ndonjë ndërhyrje në Shqipëri sa i përket ekzistencës së tyre atje”, tha ai.

The post A kërcënohet Shqipëria nga Irani për shkak të muxhahedinëve? Teologu shqiptar jep përgjigjen appeared first on Sot News | Lajme.

Errësira po pushton oqeanet dhe pasojat mund të jenë katastrofike

By: gaze tare
18 June 2025 at 08:00

Një studim i ri ka zbuluar se mbi 20% e oqeaneve të botës, një sipërfaqe më e madhe se kontinenti i Azisë, ka humbur ndjeshëm ndriçimin gjatë dy dekadave të fundit. Ky fenomen, i njohur si “errësimi i oqeanit”, po prek zonën fotike, shtresa e sipërme e ndriçuar nga dielli, ku zhvillohen rreth 90% e formave të jetës detare dhe procese kyçe si fotosinteza.

Hulumtuesit nga Universiteti i Plymouth analizuan të dhënat satelitore të NASA-s nga viti 2003 deri në 2022, duke zbuluar se në afro 10% të oqeaneve, kjo zonë ndriçimi është tkurrur me të paktën 50 metra. Në disa rajone, humbja arrin deri në 100 metra.

Kjo do të thotë më pak dritë për organizmat detarë që varen prej saj për rritje, lëvizje, gjueti dhe riprodhim. Ndërsa këto organizma detyrohen të ngjiten më pranë sipërfaqes, rritet konkurrenca për ushqim dhe ekspozimi ndaj grabitqarëve.

Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të shkaktojë efekte zinxhir në të gjithë zinxhirin ushqimor detar, me pasoja të mëdha për ekosistemet dhe rolin që luajnë oqeanet në rregullimin e klimës globale.

Ata besojnë se këto ndryshime lidhen me zhvendosje në komunitetet e planktonit dhe theksojnë nevojën për hulumtime të mëtejshme për të kuptuar dhe adresuar pasojat.

The post Errësira po pushton oqeanet dhe pasojat mund të jenë katastrofike appeared first on iconstyle.al.

Murtaja e bagëtive/ Drejtoria Rajonale Veterinare ngre alarmin: Rreziku për përhapjen e sëmundjes është i lartë

17 June 2025 at 13:37

Drejtori i Drejtorisë Rajonale Veterinare Vlorë, Adila Kojdheli, deklaron se situata është alarmante dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm, duke theksuar se dëmet në gjënë e gjallë janë të konsiderueshme dhe rreziku për përhapje mbetet i lartë.

Shqipëria ndodhet në një situatë të tensionuar për shkak të murtajës së bagëtive të imta, pas konstatimit të rasteve fillimisht në Shkodër dhe më pas në Skrapar. Sipas drejtorit Kojdheli, çdo fermer duhet të tregojë kujdes maksimal gjatë lëvizjes së tufave të bagëtive. Në rast se vërehen shenja klinike të sëmundjes, tufa duhet të izolohet menjëherë për të shmangur përhapjen e virusit tek bagëtitë e tjera. Përhapja e sëmundjes nga Shkodra në Skrapar e bën të domosdoshme rritjen e vëmendjes edhe në rajonet e tjera, përfshirë jugun e vendit.

Edhe në rajonin jugor, konkretisht në Vranisht të Vlorës, janë raportuar raste të dyshimta, por analizat laboratorike kanë rezultuar negative. Megjithatë, drejtoria siguron se nuk ka asnjë rrezik që kjo sëmundje të transmetohet nga kafsha tek njeriu. Autoritetet veterinare vijojnë monitorimin dhe u bëjnë thirrje fermerëve të bashkëpunojnë për raportimin dhe menaxhimin e rasteve të dyshuara.

The post Murtaja e bagëtive/ Drejtoria Rajonale Veterinare ngre alarmin: Rreziku për përhapjen e sëmundjes është i lartë appeared first on Sot News | Lajme.

Roli i muxhahidinëve të Manzës në sulmet e Izraelit, a rrezikohet Shqipëria?

17 June 2025 at 11:33

Vetëm një ditë përpara se të nisnin sulmet e befasishme izraelite ndaj Iranit, muxhahidinët e strehuar në Manzë shpërndanë një video paralajmëruese, krijuar përmes inteligjencës artificiale, në gjuhën shqipe, ku denoncohej ngritja e një “rrjeti të fshehtë për prodhimin e bombës bërthamore” nga regjimi i ajatollahëve, në një operacion të quajtur “Plani Kafir”.

🔊
Në këtë material, i cili u shpërnda të enjten në mbrëmje, thuhej se impiantet bërthamore iraniane ndodheshin në një shkretëtirë në periferi të Teheranit, po ato lokacione që 24 orë më pas u goditën nga Mossadi përmes një sulmi të koordinuar me dronë.

Një prej burimeve që muxhahidinët cituan në videon e tyre ishte një konferencë në Uashington, ku një prej drejtuesve të lëvizjes paraqiti harta të detajuara të impianteve sekrete të Iranit.

Ky informacion, që më pas u verifikua nga sulmet reale, tregon se muxhahidinët kanë akses në rrjetet e brendshme anti-regjim në Teheran, ndoshta të njëjtat që dy vjet më parë organizuan protestat mbarëkombëtare, të cilat u shtypën me dhunë nga Garda Revolucionare.

Të gjitha këto zhvillime i kthejnë sytë nga Shqipëria, e cila strehon mbi 2 mijë muxhahidinë të MEK-ut në Manzë. Një grup që regjimi i Teheranit e ka shpallur “terrorist” dhe “armik të brendshëm kombëtar”.

A është Shqipëria sërish në rrezik?

Në vitin 2022, pas sulmit të madh kibernetik nga Irani, ku të gjitha sistemet shtetërore shqiptare u bllokuan, Edi Rama përzuri ambasadën iraniane në Tiranë, duke e shpallur “persona non grata” të gjithë diplomatët.

Por vetëm një vit më pas, nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm Hakan Fidan në Tiranë, u arrit një marrëveshje e heshtur: në ambientet e ambasadës turke u lejua vendosja e një “zyre diplomatike iraniane”, që sipas burimeve të sigurisë është zyrë operative e inteligjencës së Iranit në Shqipëri.

Në këmbim, Irani premtoi të ndalonte sulmet kibernetike, ndërsa Edi Rama dërgoi policinë për të ndaluar aktivitetin e muxhahidinëve, operacion ku pati dhe viktima. Kërkesa e Teheranit ishte e qartë: Muxhahidinët mund të qëndrojnë në Shqipëri, por nuk duhet të zhvillojnë veprimtari aktive politike ose propagandistike nga territori shqiptar.

Por me publikimin e fundit të videos me AI dhe rikthimin e aktivitetit të muxhahidinëve në mënyrë të drejtpërdrejtë në çështjen bërthamore iraniane, duket se paktet janë thyer.

Këtë e konfirmojnë edhe reagimet zyrtare: Teherani ka paralajmëruar publikisht kundër vendeve që strehojnë dhe lejojnë veprime të “grupeve subversive”, ndërsa Erdogan ka rikujtuar se “vijat e kuqe janë kaluar”.

A mund ta godasë Irani Shqipërinë?

Ushtarakisht, është e pamundur që Irani të sulmojë me raketa një vend të NATO-s si Shqipëria, për më tepër që kjo do i jepte Shteteve të Bashkuara një pretekst të drejtpërdrejtë për kundërgoditje. Por veprimi i drejtpërdrejtë nuk është e vetmja rrugë.

Irani ka vite që ka ndërtuar rrjete informale, jo vetëm të propagandës dhe dezinformimit në Ballkan, por edhe të veprimit në terren, përmes sabotazhit, spiunazhit, presioneve indirekte, destabilizimit të brendshëm dhe infiltrimeve në struktura mediatike, komunitete fetare dhe madje edhe ekonomike.

Aktualisht, përmes zyrës së tij të vendosur në ambasadën turke, dhe përmes kanaleve jozyrtare të financimit, Irani është në gjendje të rigjenerojë rrjetin e tij në Shqipëri, për të shfrytëzuar momentin e tensionit maksimal dhe për të dërguar sinjale të qarta në formën e destabilizimit të heshtur, apo edhe përmes goditjeve selektive.

Përfundimi

Shqipëria është bërë padashur pjesë e një lufte asimetrike midis Mossad-it dhe shërbimeve iraniane, duke qenë terren neutral që strehohen, lëvizin, rekrutojnë dhe operojnë dy palë:

Muxhahidinët e MEK, që bashkëpunojnë me shërbime perëndimore.
Rrjeti informal iranian, që punon në heshtje për kontroll të kundërt.
Thyerja e marrëveshjes së heshtur nga MEK, me publikimin e të dhënave që më pas u kthyen në objektiva lufte, e rihap përplasjen dhe e vë Shqipërinë në një risk real për përfshirje indirekte në një konflikt të ri.

Në këtë situatë, heshtja e institucioneve shqiptare nuk është neutralitet. Është paaftësi, ose më keq: miratim për të qenë terren i përdorshëm nga të gjithë, përballë një lufte që nuk na përket.

The post Roli i muxhahidinëve të Manzës në sulmet e Izraelit, a rrezikohet Shqipëria? appeared first on Sot News | Lajme.

Gjykata urdhëron burgjet: Siguroni jetën e Dashnor Dumanit, vëllai i të penduarit të drejtësisë në rrezik!?

By: D Marku
14 June 2025 at 20:20

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe zyrtarët përgjegjës të institucioneve të vuajtjes së dënimit që të marrin masa të menjëhershme për sigurinë e jetës dhe shëndetit të të paraburgosurit Dashnor Dumani.

Ky vendim vjen në kushtet e një rreziku të shtuar që lidhet me lidhjet familjare të të hetuarit, Dashnor Dumani është vëllai i Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë, dëshmitë e të cilit kanë tronditur themelet e botës së krimit të organizuar në Shqipëri.

Në arsyetimin e saj, gjykata thekson: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe zyrtarët përkatës të IEVP, të marrin masa për sigurinë e jetës dhe të shëndetit të personit nën hetim, Dashnor A. Dumani, patur parasysh situatën e tij familjare në të cilën gjendet.”

Dashnor Dumani, 40 vjeç, u ekstradua nga Dubai së bashku me Armes Stafën, i kërkuar për pastrim parash dhe i konsideruar pjesë e grupit famëkeq të Çopjave në Elbasan. Ai ishte në kërkim prej më shumë se një viti, pasi ndaj tij ishin vendosur masa në mungesë për vrasje dhe vjedhje në kuadër të një organizate kriminale.

Sipas hetimeve të SPAK, Dashnor Dumani dyshohet se ka marrë pjesë si ekzekutor në masakrën e trefishtë në Bradashesh, në vitin 2018, ku ndër viktimat ishte edhe vëllai i Erjon Alibej, një tjetër i penduar i drejtësisë. Nuredin Dumani ka mohuar përfshirjen e vëllait të tij në këtë vrasje, ndërsa ka pranuar se është rekrutuar nga vetë Alibej si vrasës me pagesë, për të eliminuar kundërshtarët e tij, ku objektivi kryesor ishte Talo Çela.

Rreziku për hakmarrje dhe heshtje të mundshme është i pranishëm, ndërsa autoritetet janë vënë në lëvizje për të garantuar sigurinë fizike të Dashnor Dumanit, në një periudhë kur deponimet e të penduarve po çojnë drejt zbërthimit të një prej rrjeteve më të rrezikshme të krimit të organizuar në vend.

The post Gjykata urdhëron burgjet: Siguroni jetën e Dashnor Dumanit, vëllai i të penduarit të drejtësisë në rrezik!? appeared first on Albeu.com.

A e lufton kafeja plakjen? Çfarë tregon vërtet shkenca

By: gaze tare
11 June 2025 at 14:15

Kafeja vjen me disa përfitime shëndetësore, por kjo nuk do të thotë që adhuruesit e saj duhet të pinë aq sa duan.
Konsumatorët e kafesë në të gjithë botën shënuan një fitore javën e kaluar, pasi shkencëtarët arritën në përfundimin se gratë që pinë kafe në moshën e mesme kanë më shumë gjasa të plaken shëndetshëm.

Analiza e tyre, e prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për të Ushqyerit, zbuloi se gjatë 30 viteve të ndjekjes, gratë që pinin rreth tre filxhanë të vegjël kafeje me kafeinë në ditë kishin më shumë gjasa të ishin fizikisht aktive dhe pa probleme kronike shëndetësore ose probleme njohëse më vonë në jetë.

“Këto rezultate, ndonëse paraprake, sugjerojnë që zakonet e vogla dhe të qëndrueshme mund të ndikojnë në shëndetin afatgjatë”, tha në një deklaratë Sara Mahdavi, një nga autoret e studimit dhe profesoreshë e asociuar e shkencës ushqyese në Universitetin e Torontos.

Studime të tjera kanë identifikuar një sërë përfitimesh të tjera për ata që pinë kafe, duke ulur rrezikun e çdo gjëje, nga diabeti i tipit 2 deri te vdekja nga kanceri i zorrëve.

Kjo do të thotë që gjetjet e reja janë në përputhje me “konsensusin e vjetër” mbi përfitimet shëndetësore të kafesë, sipas Bertil Fredholm, i cili hulumtoi se si kafeina ndikon në trup në Institutin Karolinska në Suedi.

“Me moderim, kafeja ka, për shumicën, më shumë efekte pozitive sesa negative në shëndet”, tha Fredholm për Euronews Health.

Por sa e fortë është vërtet shkenca mbi këto përfitime? Dhe a ka rëndësi lloji i kafesë, kur e pini, apo edhe kush jeni?

Kafeja është e pasur me komponime që kanë veti anti-inflamatore, siç është acidi klorogjenik, i cili gjendet edhe në lakër jeshile dhe mollë. Këto komponime mund të përmirësojnë metabolizmin tonë dhe mënyrën se si trupat tanë rregullojnë nivelet e insulinës, sipas Fondit Botëror të Kërkimit të Kancerit.

“Kafeja përmban përbërës antioksidues dhe gjithashtu mund të ulë inflamacionin, duke stimuluar qarkullimin e gjakut”, tha për Euronews Health Dr. Lu Qi, drejtor i Qendrës së Kërkimit të Obezitetit në Universitetin Tulane në SHBA.

Është gjithashtu e mundur që një pjesë e kësaj të vijë nga kafeina, e cila neutralizon adenozinën – një molekulë tjetër në trup që i bën njerëzit të ndihen të lodhur gjatë gjithë ditës ose pas një detyre të vështirë.

Por jo të gjitha pijet me kafeinë janë të njëjta, dhe mbingarkesa e kafesë me sheqer dhe qumësht mund të kompensojë çdo përfitim.

Në studimin e Mahdavit, për shembull, çdo gotë e vogël shtesë me pije të gazuar lidhej me një gjasë më të ulët prej 20 deri në 26% për plakje të shëndetshme.

A ka ndonjë rrezik për shëndetin nga kafeja – dhe sa është e tepërt?

Për vite me radhë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mendonte se kafeja mund të shkaktonte kancer. Megjithatë, pas shqyrtimit të më shumë se 1,000 studimeve, në vitin 2016 ajo arriti në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme për të sugjeruar që kafeja është kancerogjene.

Por në atë kohë, OBSH-ja i paralajmëroi njerëzit të mos pinin kafe shumë të nxehtë ose ndonjë pije tjetër sepse temperaturat e larta mund të rrisnin rrezikun e kancerit të ezofagut.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që adhuruesit e kafesë duhet ta dyfishojnë dozën. Studiuesit nuk e dinë saktësisht se ku zbehen përfitimet e kafesë, ose në cilën pikë konsumi i shëndetshëm shndërrohet në tepri.

The post A e lufton kafeja plakjen? Çfarë tregon vërtet shkenca appeared first on iconstyle.al.

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës

By: V K
10 June 2025 at 08:28

Bizneset dhe individët, që kanë detyrime tatimore të papaguara mbi 1,000 lekë duhet të mendojnë për shlyerjen, pasi rrezikojnë t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, proces që zbatohet për mbledhjen me forcë të debisë të pashlyer për një kohë të gjatë.

Tatimet pohojnë se detyrimet e papaguara tatimore me vlerë mbi 1,000 lekë, për të cilat bëhet analizë risku, përfshijnë të gjitha llojet e taksave që arkëtohen prej administratës tatimore, si kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, TVSH, Tatim për të ardhurat, Tatim mbi pagat, etj.

Por mosshlyerja për një kohë të gjatë, përtej afatit ligjor, të detyrimeve tatimore mund të çojë deri në sekuestrimin e mjetit.

Tatimet shpjeguan se nuk do të sekuestrohet makina për vetëm 1,000 lekë të papaguara, por për çdo borxh që është mbi këtë shumë dhe rezulton i papaguar prej vitesh, Tatimet fillojnë një analizë të veçantë të riskut për të vendosur masat që duhen marrë.

Tatimet tashmë kanë një marrëveshje me Shërbimin e Transportit Rrugor dhe mund të kontrollojnë menjëherë nëse debitorët disponojnë mjet në emër të tyre.

Kjo i ndihmon ata që të reagojnë më shpejt. Pas marrëveshjes së nënshkruar mes drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor (DSHTRR), tatimet tashmë në kohë reale u mundësohet evidentimi i të dhënave për mjetet e debitorëve.

“Risia e marrëveshjes së nënshkruar është evidentimi në kohë reale e të dhënave për mjetin e debitorëve tatimorë, ndryshe nga më parë, ku informacioni merrej nëpërmjet shkresave që i përcillej DPSHTRR.

Pas dërgimit të shkresës, informacioni për mjetin e debitorit vihej në dispozicion pas 1 apo 2 javësh. Me marrëveshjen e nënshkruar të dhënat gjenerohen automatikisht në sistem”, pohojnë Tatimet.

Por sekuestrimi i makinës për tatimet, pas vendosjes së titullit ekzekutiv që ekzekutohet prej përmbaruesve, nuk vjen menjëherë.

Sipas administratës tatimore, debitorit i dërgohen njoftime të njëpasnjëshme që i kujtojnë për shlyerjen e detyrimit.

Nëse pas njoftimeve nuk merren masa për shlyerjen, i dërgohet njoftimi i barrës hipotekore dhe barrës siguruese, ku njoftohet që për tatimin e pashlyer do t’i sekuestrohet mjeti që ka në dispozicion.

Po ashtu më herët Administrata Tatimore, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që kryejnë transaksione shit-blerjeje për mjete të përdorura, të tregojnë kujdes dhe të verifikojnë statusin tatimor të pronarit të mjetit përpara finalizimit të marrëveshjes.

Çdo mjet që është në pronësi të një tatimpaguesi debitor (pra që ka detyrime të papaguara ndaj shtetit), mund të jetë subjekt i masave të sigurimit, si bllokim apo sekuestrim nga AT.

Në raste të tilla sipas administratës tatimore transaksioni i shitjes mund të rezultojë i pavlefshëm./MONITOR

The post Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës appeared first on Albeu.com.

Rritet prania e arinjve në Shtërpcë, policia apelon për kujdes nga qytetarët

2 June 2025 at 15:55

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se bazuar në të dhënat e mbledhura nga terreni është vërejtur një rritje e ndjeshme e pranisë së kafshëve të egra, veçanërisht arinjve, në territorin e komunës së Shtërpcës.

Sipas njoftimit zyrtar, raportimet e përditshme tregojnë se arinjtë janë parë shumë pranë zonave të banuara, duke paraqitur kështu një rrezik real për sigurinë e qytetarëve.

“Situata paraqitet veçanërisht shqetësuese në zonat malore përreth Brezovicës, sidomos në afërsi të liqeneve të Shtërpcës, me theks të veçantë te liqeni i Jazhincës. Aty çdo ditë qëndrojnë shumë turistë dhe vizitorë vendas e të huaj”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se shumë vizitorë janë parë duke iu afruar arinjve nga distanca të rrezikshme nga 10 deri në 20 metra larg për të bërë fotografi apo video, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët, veçanërisht tek familjet me fëmijë, që të jenë tepër të kujdesshëm gjatë qëndrimit në natyrë dhe të shmangin çdo kontakt me kafshët e egra. Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të ndërmerren masa informuese dhe parandaluese për të garantuar sigurinë publike”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

The post Rritet prania e arinjve në Shtërpcë, policia apelon për kujdes nga qytetarët appeared first on Telegrafi.

42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike

28 May 2025 at 09:00

Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndihmën ekonomike në raport me PBB-në në këto vitet e fundit kanë ardhur në rënie. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet buxhetore për ndihmën ekonomike në Shqipëri në raport me PBB-në kanë një tendencë tkurrjeje. Në vitin 2024, […]

The post 42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike appeared first on BoldNews.al.

Varfëria në Shqipëri/ 42% e popullsisë në rrezik, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike

By: V K
28 May 2025 at 09:49

Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndihmën ekonomike në raport me PBB-në në këto vitet e fundit, kanë ardhur në rënie.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se shpenzimet buxhetore për ndihmën ekonomike në Shqipëri në raport me PBB-në kanë një tendencë tkurrjeje.

Në vitin 2024, fondet për shpenzimet për ndihmën ekonomike arritën vetëm 1,1% e PBB-së, dukshëm më pak se 1.6% në vitin 2014.

Rënia e vazhdueshme e shpenzimeve buxhetore në raport me PBB-në për shtresat në nevojë vjen në një kohë kur kostot e jetesës, të tilla si çmimet e ushqimeve, qirasë, transportit etj., janë rritur ndjeshëm, duke goditur më fort shtresat në nevojë.

Në fillim të viteve 90, mbështetja ekonomike zinte një peshë relativisht të lartë në PBB, duke arritur kulmin në vitin 1995 me 1.7% të PBB-së.

Kjo ishte një periudhë kur Shqipëria po përjetonte tronditje të thella ekonomike pas rënies së sistemit komunist. Në këtë kontekst, roli i ndihmës ekonomike si instrument i stabilitetit social ishte jetik.

Të dhënat tregojnë se pas vitit 2014, fillon një fazë rënieje e vazhdueshme e ndihmës ekonomike në raport me PBB-në, por nga ana tjetër, Shqipëria është vendim me nivelin më të lartë të varfërisë relative në Rajon dhe Europë me të dhëna të Bankës Botërore dhe Eurostat.

Ndërkohë që vendi ka përjetuar rritje ekonomike, rënia progresive e përqindjes së ndihmës ekonomike në raport me PBB-në ngre shqetësime për rolin e mbrojtjes sociale në politikat publike, të cilat janë vënë në dukje edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Shqipëria ka nivelet më të ulëta në Rajon të ndihmës ekonomike. Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë pandemisë COVID-19 dhe pas saj rritën shpenzimet sociale, duke përfshirë transferta direkte, subvencione për faturat e energjisë, apo skema për ndihmë për ushqim dhe ngrohje.

Shqipëria jep ndihme ekonomike për rreth 62 mijë familje, por sasia e ndihmës është shumë poshtë minimumit jetik (6.85 USD në ditë) për person.

Por nëse qeveria shqiptare synon të përmbushë objektivat e integrimit në BE, rritja e shpenzimeve për ndihmën ekonomike është një nga kriteret kryesore në grupin e reformave ekonomike për të bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse./MONITOR

 

The post Varfëria në Shqipëri/ 42% e popullsisë në rrezik, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike appeared first on Albeu.com.

Shtëpitë e banorëve në rrezik/ Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët përfshijnë barërat e thata

25 May 2025 at 17:21

Duke përfshirë një sipërfaqe me barëra të thata, pasditen e sotme mësohet se ka rënë zjarr në lagjen Kordhocë të njësisë administrative Lazarat. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat pranë zonës së djegur, duke krijuar panik te banorët.

Sipas raportimeve nga vendngjarja era e fortë ka favorizuar edhe më shumë përhapjen e zjarrit. Aktualisht po ndërhyhet për izolimin e vatrës dhe për shmangien e çdo rreziku për banesat përreth. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të MNZ Gjirokastër, të cilët konstatuan se zjarri ishte në përmasa të mëdha.

Mësohet se puna për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa situata është ende nën kontroll. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por autoritetet janë në terren dhe po ndjekin nga afër zhvillimet.

The post Shtëpitë e banorëve në rrezik/ Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët përfshijnë barërat e thata appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌