Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik!

By: Oldi
18 July 2025 at 14:30

Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar një valë të nxehti ekstrem që do të prekë të gjithë territorin e Shqipërisë, duke nisur nga e hëna e javës së ardhshme, ku në disa zona mund të thyhen edhe rekordet historike të temperaturës. “Nga dita e dielë dhe deri të premten tjetër termometri maksimal vetëm do të shënoj […]

The post Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik! appeared first on BoldNews.al.

Rikthehen temperaturat e larta/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti këtë javë

By: V K
14 July 2025 at 10:05

Pas disa ditëve të freskëta, është rikthyer moti i nxehtë në territorin shqiptar. Meteorologia Tanja Porja, ka paralajmëruar se duke filluar nga mesdita e sotme deri të shtunën, temperaturat do të arrijnë nga 39-40 gradë celsius.

“Nga e marta në të shtunën do të kemi ndryshime të lehta në mëngjes. Do të vijojë edhe për pak ditë nata të jetë e freskët deri të premten, ndërsa mesdita do të arrijë në 38 gradë celsius. E mërkura sjell rritje të ndjeshme. Mesjava do të shënojë 39-40 gradë celsius”, tha Porja.

Sipas saj qytetet me temperatura të larta deri në 40 gradë do të jenë Shkodra, Elbasani, Berati Gjirokastra me maksimume 39-40 gradë celsius.

Ndërkohë vija bregdetare do jetë e kthjellët, herë pas here vranësira kalimtare do të ketë në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Meteorologia paralajmëroi rrebeshe të premten në veri, ndërsa nesër reshje të izoluara në lindje e juglindje.

The post Rikthehen temperaturat e larta/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti këtë javë appeared first on Albeu.com.

Vala e të nxehtit godet vendin tonë, paralajmëron meteorologia: Temperatura deri në 40 gradë, rrezik për zjarre

25 June 2025 at 09:49

Ditë të nxehta me temperatura tepër të larta e presin vendin tonë, paralajmëron meteorologia Tanja Porja. E ftuar në emisionin e mëngjesit, Porja shpjegon se temperatura deri në 39 gradë Celsius do të përjetojnë disa qarqe, duke filluar prej ditës së nesërme. Këtë temperatura përvëluese do të vijojnë për disa ditë dhe pritet të ulen vetëm pas datës 10 korrik.

“Pas mesnatës dhe deri në mëngjes është freskët. Kemi natë tropikale me temperatura mbi 20 gradë. Mesdita ka qenë përvëluese. Sot presim 39 gradë në qarkun e Beratit. Ka edhe prezencë lagështirë gjatë këtyre ditët. Nesër do të ketë temperatura 39 gradë në Koplik, në Tiranë, Gjirokastër, Elbasan. Prej datës 10 stuhi të fuqishme pritet të godasin Evropën. Ne si Shqipëri do të përjetojmë vetëm një rënie të temperaturave. Këto janë temperatura shumë të larta”, tha Porja në Dita Jonë.

The post Vala e të nxehtit godet vendin tonë, paralajmëron meteorologia: Temperatura deri në 40 gradë, rrezik për zjarre appeared first on Sot News | Lajme.

Nis vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri/ Paralajmërimi i meteorologes Tanja Porja: Do të kemi një verë të…

By: V K
2 June 2025 at 09:29

Muaji Qershor, ka nisur me valën e parë të të nxehtit afrikan. Meteorologia e njohur Tanja Porja, teksa flistenë “Dita Jonë”, paralajmëroi një muaj të nxehtë me temperatura të larta, që do të arrijnë deri ën 35 gradë.

Sipas saj, gjatë ditës së sotme temperatura më e lartë 32 gradë do të regjistrohet në Elbasan.

“Jo vetëm dita e sotme e gjithë kjo javë dhe java tjetër. Ka nisur qershor me valën e parë të të nxehtit nga Afrika. Temperatura nga 7-32 gjatë ditës së sotme. Diell gjatë gjithë ditës në 95% të territorit. Orët e natës dhe paraditja të kthjellëta. Termometri sot është rritur me 3 gradë. Kemi 32 gradë celsius në Elbasan”, u shpreh Porja.

Meteorologia tha se gjatë gjithë muajit qershor, do të mbizotërojnë temperaturat e larta nga 35-38 gradë.

Qarqet më të prekura sipas saj do të jenë Elbasani Berat, Fieri dhe Gjirokastra.

“Do të ketë ditë me 34-35 gradë. Deri në datën 15 termometri qëndron në grada të larta, mëngjeset sa vijnë e ngrohen. Qershori do të jetë një muaj i nxehtë. Pritet që qershori të kapë 38 gradë, por në 3 ditë të ndara, po jo ditë të njëpasnjëshme. 38-gradëshi Fier, Elbasan, Berati, ndërsa Gjirokastra me pikëpyetje. Freskohet pak në mes të qershorit dhe pastaj kthehen temperaturat e larta”.

Porja paralajmëron gjithashtu, një verë të thatë dhe me temperatura që do të kapërcejnë 40- gradëshin.

“Kjo verë do të jetë shumë e thatë. Korriku dhe gushti do ta arrijnë dhe kapërcejnë 40-gradëshin. Mungojnë reshjet deri në shtator”, tha Porja.

The post Nis vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri/ Paralajmërimi i meteorologes Tanja Porja: Do të kemi një verë të… appeared first on Albeu.com.

Rikthehet dimri? Meteorologia Tanja Porja: Ja kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

By: V K
31 March 2025 at 09:48

Meteorologia e njohur Tanja Porja, ka parashikuar se si do të jenë kushtet e motit përgjatë muajit prill, ku shorehet se java e parë e muajit prill pritet të ketë reshje shiu, të cilat sipas saj nuk do të jenë me intensitet maksimal, por do të kenë shtrirje thuajse në të gjithë vendin.

Ajo tha gjithashtu, tha se gjatë muajit prill do të kemi dy episode me reshje dëbore në zonat malore, që sipas meteorologes, është diçka jo shumë e zakonshme për këtë kohë.

“E gjithë java do të jetë me shi. Marsi u përmbyll ashtu siç ne e kishim parashikuar, me kapërcime të temperaturave nga mjaft të ulëta në ato të larta që arritën deri në 27 gradë celcius maksimumi, ndërkohë që kemi patur edhe vlera negative dhe disa episode me reshje dëbore.

E kishim thënë edhe më herët se dëbora do të shfaqej edhe në Prill dhe në fakt këtë dua të them. Të paktën 2 episode me reshje dëbore do i kemi edhe në prill. Sidomos në zonat malore. Shanset që tëketë dëborë në Tiranë në muajin prill janë shumë afër zeros.

Muaji mars dhe prill janë muaj mjaft të pasur me reshje, në kushte klimatike normale. Ne kemi edhe një sinjal që muaji maj do të jetë mjaft i lagësht, do të ketë reshje edhe këtë muaj. Këtë mars dhe prill, ndryshe nga zakonisht, ka pasur dhe do ketë reshje të pakta shiu. Java e parë ka reshje të pakta”, tha Porja.

The post Rikthehet dimri? Meteorologia Tanja Porja: Ja kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës appeared first on Albeu.com.

Rikthehet dimri? Meteorologia: Reshje shiu dhe dëbore në javën e parë të prillit

By: Ardit
31 March 2025 at 08:52

Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar se si do të jenë kushtet e motit përgjatë muajit prill. Porja tha se java e parë e muajit prill pritet të ketë reshje shiu, të cilat sipas saj nuk do të jenë me intensitet maksimal, por do të kenë shtrirje thuajse në të gjithë vendin. Ajo tha gjithashtu se […]

The post Rikthehet dimri? Meteorologia: Reshje shiu dhe dëbore në javën e parë të prillit appeared first on BoldNews.al.

Ulja e temperaturave, meteorologia tregon sesi do të jetë moti gjatë ditëve në vijim

By: Ardit
19 March 2025 at 09:36

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditës së sotme dhe në vijim. Porja tha se mëngjesi i sotëm ka qenë i ftohtë, me temperatura që shkonin deri në -3 gradë, por shtoi se gjatë mesditës dhe në vijim do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave. […]

The post Ulja e temperaturave, meteorologia tregon sesi do të jetë moti gjatë ditëve në vijim appeared first on BoldNews.al.

Nga vera në dimër/ Rrebeshe dhe dëborë, si do të ndryshojë moti 5 ditët e ardhshme

By: V K
14 March 2025 at 09:51

Dita e Verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28 gradë celsius.

Parashikimi u dha nga meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës nga e diela përmbyset situata.

“Dita e sotme me vranësira, reshje të pakta e të kufizuara në skajin verior, kthjellime më të dukshme në jug e lindje. Termometri shënon 25 gradë celsius. Nesër e njëjta tablo sinoptike. Rritje me 3-4 gradë e temperaturave. Të shtunën termometri shënon nga 8-28 gradë celsius”, tha Porja.

Por sipas meteorologes, nga e diela rikthehet dimri në vend, me reshje shiu dhe rrebeshe. Temperaturat do të ulen me 3-5 gradë, ndërsa nga e hëna rikthehen reshjet e borës.

“Të dielën fuqizim i vranësirave, prezentë të reshjeve rrebeshe kryesisht në zonat perëndimore. Temperaturat zbresin me 3-5 gradë më pak. Nga e hëna deri të mërkurën mot i paqëndrueshëm shi, të hënë të martë rrebeshe kryesisht në veri më pak në pjesën tjetër. Të hëhën pasdite rikthehen e dëborës në veri e verilindje dhe të martën e të mërkurën reshje bore në të gjithë zonat malore. Temperaturat do të jenë nga 2-19 gradë, ndërsa në mesjavë termometri zbret në minus 4 gradë në zonat e thella malore. Nga e premtja e shtuna ditë tipike vere, kalojmë në dimër”, tha meteorologia.

The post Nga vera në dimër/ Rrebeshe dhe dëborë, si do të ndryshojë moti 5 ditët e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Meteorologia Tanja Porja zbulon se çfarë do të ndodhë me motin pas ditës së verës: Rikthehet dimri, ulje e ndjeshme e temperaturave, priten edhe reshje dëbore

By: V K
12 March 2025 at 09:17

Dita e sotme, ka nisur me reshje të pakta, por në mbrëmje priten rrebeshe kryesisht në veri dhe në qendër.

Parashikimi i motit u dha në emisionin “Dita Jonë” nga meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës kjo situatë do të vijojë edhe gjatë natës dhe nesër, por të premten dhe të shtunën do të ketë përmirësim të kushteve meteorologjike.

“Orët në vijim përmirësohet moti, në mesnatë përsëri rrebeshe. Temperaturat do të jenë 6-22 gradë në rang territori. Kthjellime dhe reshje të pakta, por në mbrëmje rrebeshe në veri e në qendër dhe gjatë natës e mëngjesin e nesërm në të gjithë Shqipërinë. E premtja sjell përmirësim të kushteve të motit vetëm ndonjë reshje të paktë me temperatura 24-25 grade celcius”.

Por pas ditës së verës meteorologia, paralajmëron rikthim të dimrit me ulje të theksuar të temperaturave dhe reshje bore.

“E diela risjell reshje e rrebeshe në territor, të cilat të hënën do të jenë të lokalizuara në skajin verior. Rikthehen reshjet e dëborës gjatë ditës së hënë. E premtja e shtuna në kushte komode maksimumi i temperaturave do të jetë 24-25 gradë. Të dielën rënie e theksuar me 4 gradë, deri të hënën. Nga dita e verës do të kalojmë në kushtet e dimrit”.

 

The post Meteorologia Tanja Porja zbulon se çfarë do të ndodhë me motin pas ditës së verës: Rikthehet dimri, ulje e ndjeshme e temperaturave, priten edhe reshje dëbore appeared first on Albeu.com.

Moti bën kthesën drastike/ Meteorologia Tanja Porja zbulon çfarë na pret këtë javë

By: V K
10 March 2025 at 11:32

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga dita e nesërme do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin.

Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në 24 gradë.

“Kthjellime dhe vranësira, por nga nesër mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Do të ketë reshje shiu kryesisht në veriperëndim. Nga nesër dhe në vijim moti i paqëndrueshëm. Rrebeshe afatshkurtra të martën. Kryesisht në veri dhe në qendër. Termometri do të shënojë 24 gradë. Temperatura shumë të larta”, deklaroi Porja në A2 CNN.

E njëjta tablo sinoptike, sipas meteorologes, është edhe në rajon, ku nga nesër do të nisin reshjet e shiut dhe rrebeshet.

The post Moti bën kthesën drastike/ Meteorologia Tanja Porja zbulon çfarë na pret këtë javë appeared first on Albeu.com.

Meteorologia: Ja kur rikthehen reshjet e shiut

By: Ardit
6 March 2025 at 09:40

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar se si do të jenë kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me minimumin 4 gradë celcius në zonat malore dhe maksimumin 22 gradë celcius në zonat qëndrore dhe perëndimore të Shqipërisë. Ajo tha gjithashtu se nga dita […]

The post Meteorologia: Ja kur rikthehen reshjet e shiut appeared first on BoldNews.al.

Meteorologia Tanja Porja zbulon se kur rikthehen reshjet e shiut

By: V K
6 March 2025 at 09:50

Meteorologia e njohur Tanja Porja, ka zhuluar se si do të jenë kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me minimumin 4 gradë celcius në zonat malore dhe maksimumin 22 gradë celcius në zonat qëndrore dhe perëndimore të Shqipërisë.

Ajo tha gjithashtu, se nga dita e martë e javës së ardhshme do të kthehen reshjet e shiut, të cilat sipas saj, do të nisin fillimisht në veri të vendit, e më pas do të përhapen thuajse në të gjithë territorin.

“Diell dhe temperatura të larta sot. Maksimumet ngjiten në 22 apo mbi 22 gradë celcius dhe qytetet më të nxehta për ditët e sotme janë Shkodra, Elbasani, por edhe Berati. Edhe pjesa tjetër e shtrirjes perëndimore do të shënojë temperatura mjaft të larta në mesditën e sotme, nga 19-21 gradë celcius. Çfarë do të ndodhë në për 5 ditët në vijim.

Mbetet edhe dita e premte në kushtet e motit të kthjellët. Kemi një tjetër rritje të vlerave termike në orët e para të mëngjesit. Ngjitet minimumi në zonat malore në 4 gradë celcius. Ndërsa në zonat e ulëta e bregdet minimalet do të ngjiten nga 10-12 gradë celcius. Maksimumi qëndron rreth 22 gradë celcius.
E shtuna e në vijim, kryesisht fundjava do të ketë shtim të vranësirave në territor. Reshje nuk ka për fundjavën. Megjithatë nga e premtja deri të djelën termometri luhatet nga 4 deri në 21 gradë celcius. E marta do të sjellë reshjet, fillimisht në veri e më pas në të gjithë territorin. Megjithatë termometri qëndron në vlera të larta”, tha meteorologia Porja.

The post Meteorologia Tanja Porja zbulon se kur rikthehen reshjet e shiut appeared first on Albeu.com.

Meteorologia Tanja Porja: Muaji shkurt mbyllet me shi, në mars rikthehen reshjet e dëborës, temperatura – 0°C

By: V K
25 February 2025 at 13:46

Dita e sotme, ka nisur e vrenjtur dhe me prezencë shiu, kryesisht në jug dhe në qendër, ndërsa në veri reshjet e shiut janë më të pakta.

Meterologia Tanja Porja, paralajmëron se shkurti do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, ndërsa marsi do të sjellë ndryshimin. Sipas saj, termometri ka shënuar rritje.

“Termometri shënon 0 gradë minimumi në zonat e thella dhe maksimumi 15 gradë celsius. Reshje afatshkurta. Era me shpejtësi mesatare me drejtim jugor. Mëngjesi ka vijuar me prezencë të reshjeve. Kthjellime të shkurtra dhe prezencë të reshjeve. Ditë e ngrohtë, por me reshje. Shkurti do mbyllet me mot të paqëndrueshëm”.

Por sipas meteorologes, muaji mars do të hyjë me shi dhe borë, ndërsa temperaturat do të ulen disa gradë nën zero.

The post Meteorologia Tanja Porja: Muaji shkurt mbyllet me shi, në mars rikthehen reshjet e dëborës, temperatura – 0°C appeared first on Albeu.com.

Shkurti mbyllet me reshje! Meteorologia: Në mars rikthehen temperaturat – 0°C

By: Ela
25 February 2025 at 08:43

Dita e sotme ka nisur e vrenjtur dhe me prezencë shiu, kryesisht në jug dhe në qendër, ndërsa në veri reshjet e shiut janë më të pakta. Meterologia Tanja Porja paralajmëroi në “Dita Jonë” se shkurti do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, ndërsa marsi do të sjellë ndryshimin. Sipas saj termometri ka shënuar rritje. […]

The post Shkurti mbyllet me reshje! Meteorologia: Në mars rikthehen temperaturat – 0°C appeared first on BoldNews.al.

Moti bën kthesën e papritur/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti gjatë ditëve në vijim: Temperatura në -7 gradë celcius

By: V K
17 February 2025 at 09:31

Këtë të hënë, meteorologia e njohur Tanja Porja, ka zbuluar se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim.

Porja tha se prej ditës së nesërme, pritet që të pakësohen reshjet e shiut dhe të dëborës, por shtoi se pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, e cila nis që sot dhe vijon edhe më vonë.

Gjithashtu, Porja tha se temperaturat minimale në territorin e Shqipërisë, pritet të shkojnë deri në -7 gradë celcius.

Reshje të herëpashershme gjatë ditës së sotme, kryesisht në veri dhe zonat qëndrore, shumë më të pakta në zonat jugore. Vonë në mbrëmje presim përmirësim të situatës në të gjithë territorin shqiptar. Mbeten të pakta reshjet prezentë, kryesisht në zonat kufijtare lindore, ndërsa pjesa tjetër do të mjaftohet me vranësira. Termometri sot shënon rreth 0 deri në -1 gradë celcius në orët e para të ditës, 15-16 gradë në orët e mesditës.

Mbeten të pakta gjatë ditës së martë, kryesisht reshje dëbore në zonat veriore të vendit. E njëjta situatë edhe për të mërkurën, ku presim momente të shkurtra me flokë dëbore. E enjtja, e premtja, e shtuna dhe për disa ditë me radhë, mundësia për reshje do të jetë thuajse zero. Ajo që presim është ulja e temperaturave.

Ulen temperaturat sot në mesditë me rreth 2-3 gradë krahasuar me ditët e fundjavës, ndërsa nga e marta dhe në vijim presim vetëm rënie të vlerave termike. Si në orët e mëngjesit me të paktën 2 gradë deri në mesjavë, ndërsa në mesditë një rënie më të lehtë dhe më graduale. Nesër presim -3 dhe 14 gradë, ndërsa në ditët në vijim presim temperatura deri në -7 gradë celcius”, u shpreh meteorologia Porja në A2CNN.

The post Moti bën kthesën e papritur/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti gjatë ditëve në vijim: Temperatura në -7 gradë celcius appeared first on Albeu.com.

A do të ketë shi? Meterologia zbulon si do të jetë moti gjatë ditëve në vijim

By: Ardit
7 February 2025 at 12:48

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar sesi do të jetë moti gjatë ditëve në vijim në Shqipëri. Porja tha se shkurti pritet të jetë me temperatura të ulëta, që do të shkojnë deri në -7 gradë celcius, që sipas meteorologes, do të jetë niveli më i ulët i temperaturave që ky muaj ka shënuar gjatë 5 […]

The post A do të ketë shi? Meterologia zbulon si do të jetë moti gjatë ditëve në vijim appeared first on BoldNews.al.

Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti për 5 ditët e ardhshme

By: V K
23 January 2025 at 09:57

Këtë të enjte, meteorologia e njohur Tanja Porja, ka zbuluar se si do të jenë kushtet e motit për 5 ditët në vijim në vendin tonë. Porja tha se dita e premte, do të sjellë një rritje temperaturash, me maksimumin që do të shkojë në 20 gradë celcius.

Gjithashtu, ajo shtoi se prezenca e reshjeve do të jetë krejt e pakët në zona të izoluara të vendit, kryesisht në skajin Veri-Perëndimor.

Sipas saj, dita e hënë dhe e marta do të sjellin reshjet e shiut me intensitet mesatar në vend dhe ato të dëborës në lartësitë mbi 900 metra.

“Sot reshje të pakta në veri dhe veri-perëndim të territorit shqiptar. Ndërkohë pjesa tjetër dhe pjesa më e madhe e Shqipërisë do të mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare. Termometri ka shënuar rritje në mëngjes.

Një rritje me rreth 2 gradë pritet sot në mesditë. Rritet maksimumi në 19 gradë celcius. Por çfarë do të ndodhë në 5 ditët në vijim? E premtja sjell një rritje temperaturash me maksimumin që ngjitet në 20 gradë celcius.

Po ashtu, në orët e mëngjesit ne kemi një rritje me 1 gradë në zonat malore. Do të kemi prezencë të reshjeve krejt të pakta, kryesisht në skajin veri-perëndimor të territorit shqiptar. E shtuna dhe e djela vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Vranësira më të dukshme do të ketë veriu dhe veri-lindja e vendit. Shumë të pakta vranësirat në pjesën tjetër të Shqipërisë. Është dita e martë që sjell një rritje të vlerave termike në mëngjes dhe në mesditë. Mesditën e të martës presim reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa reshjet e dëborës do të shfaqen në lartësitë mbi 900 metër”, shprehet meteorologia

The post Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti për 5 ditët e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Situata e motit në vendin tonë/ Meteorologia: Temperatura deri në -7 gradë, ja zona ku priten reshje dëbore

By: V K
25 December 2024 at 12:39

Këtë të mërkurë, meteorologia e njohur Tanja Porja, ka bërë parashikimin e kushteve atmosferike për ditën e sotme në Shqipëri, ku thekson se mëngjesi i sotëm ka nisur me 2 gradë më pak se një ditë më parë.

Sipas saj, termometri ka shkuar deri në -7 gradë celcius, në zonat malore veriore e verilindore.

Ajo shtoi gjithashtu, se në mesditë pritet një rritje e lehtë e temperaturave në të gjithë vendin dhe mot i kthjellët.

Sipas meteorologes, në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të shtohen vetëm në pjesën lindore të vendit, ku priten edhe flokë dëbore herë pas here.

Mëngjesi i sotëm ka nisur me 2 gradë më pak. Mjaft ftohtë është mëngjesi në të gjithë territorin shqiptar, ndërkohë që presim që në mesditë të kemi një rritje të lëhtë të temperaturave. Kthjellime në pjesën e parë të ditës, vetëm momente të shkurtra me flokë dëbore në skajin verior dhe në zonat kufijtare veri-lindore.

Në pjesën e dytë të ditës në zonat lindore do të kemi shtim të vranësirave. Teromometri ka shënuar -7 në veri dhe veri-lindje, ndërkohë kemi rreth -5 në zonat malore juglindore. Era do të jetë e fortë në zonat veriore dhe verilindore të vendit dhe drejtimi i saj do të jetë verior dhe verilindor”, ka thënë meteorologia Tanja Porja.

The post Situata e motit në vendin tonë/ Meteorologia: Temperatura deri në -7 gradë, ja zona ku priten reshje dëbore appeared first on Albeu.com.

Meteorologia zbulon se si do të jetë moti në natën e ndërrimit të viteve

By: V K
24 December 2024 at 14:55

Meteorologia e njohur Tanja Porja, është shprehur se ditët e fundit të këtij viti, të paktën deri në datën 2 janar të vitit të ardhshëm, nuk do të ketë reshje shiu në vendin tonë.

Porja tha se ky dhjetor është klasik si dhjetorët e para shumë viteve, pasi ka pasur reshje të mjaftueshme shiu dhe temperatura të ulëta gjatë mbrëmjeve.

Gjithashtu, ajo shtoi se parashikohet që ky dimër të jetë ‘i egër’, pasi sipas saj, muajt më të ftohtë pritet të jenë janari e shkurti, por ndoshta edhe marsi.

“Dy dhjetorët e kaluar kanë qenë shumë më të ngrohtë se dikur. Kanë patur edhe reshje në dhjetor. Sepse në këtë dekadë 5 vitet e parë kanë kaluar edhe me zero reshje, një gjë e rrallë. Ky dhjetor ka qenë shumë i pasur me reshje.

31 do të jetë… të paktën deri në datën 2 janar nuk priten reshje. Nëse do të ketë vetëm gjëra të vogla dhe krejt të parëndësishme. Në Tiranë mund të zbresë deri në 0, por jo më poshtë se 0 gradë celcius.

E kemi thënë edhe në parashikimin tonë mujor se ky dhjetor do të ketë tiparet e një dhjetori klasik, shumë afër motit të dhjetorit që ne mbajmë mend në fëmijërinë tonë. Mesditat kanë bërë ndryshimin, sepse temperaturat kanë qenë 3-4 gradë më të larta se ato mesatare. Dimrin e vërtetë e presim në janar, shkurt, pse jo edhe në mars. Pra është hyrja për në dimër ky dhjetor. Pritet një janar dhe një shkurt i egër”, tha Porja.

The post Meteorologia zbulon se si do të jetë moti në natën e ndërrimit të viteve appeared first on Albeu.com.

Si do të jetë motit të dielën? Meteorologia: Pritet rënie temperaturash

By: Ardit
21 December 2024 at 17:45

Meteorologia Tanja Porja ka treguar sesi do të jetë moti gjatë ditëve të fundjavës. Tanja Porja tha gjithashtu se temperaturat do të jenë në rënie gjatë të shtunës dhe akoma edhe më të ulëta të dielën. Sipas meteorologes, era do të fryjë me drejtim veri-lindje dhe lindje, duke bërë që ajri të jetë i ftohtë. […]

The post Si do të jetë motit të dielën? Meteorologia: Pritet rënie temperaturash appeared first on BoldNews.al.

❌
❌