Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOTO/ Çudirat e motit, në Slloveni bie dëborë

By: user 6
8 July 2025 at 23:25

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut.

Bora ka rënë mbi sipërfaqet që janë rreth 2,200 metra mbi nivelin e detit, ka njoftuar Agjencia sllovene e Mjedisit.

Pamjet kanë treguar shenjat e para të borës së korrikut në Kredarica dhe Kanin.

Kredarica është pikë e rëndësishme për monitorimin e motit, pasi aty është stacioni më i lartë meteorologjik i Sllovenisë në 2,514 metra mbi nivelin e detit.

The post FOTO/ Çudirat e motit, në Slloveni bie dëborë appeared first on Lapsi.al.

E pazakontë/ Europa po digjet, reshje të dendura dëbore në Turqi

By: user 6
4 July 2025 at 22:19

Reshje të dendura dëbore kanë goditur sot rajonet malore të verilindjes së Turqisë, në një situatë të pazakontë për muajin korrik, ndërkohë që 1.600 kilometra më larg, në bregdetin perëndimor, zjarrfikësit vazhdojnë luftën me flakët që kanë përfshirë zonat turistike.

Sipas mediave turke, dëbora ka rënë në disa provinca të Anadollisë Lindore, përfshirë Rizen, Trabzonin, Bajburtin dhe Erzurumin, kushte atmosferike që nuk janë parë prej dekadash.

Një gazetar nga zona e Rizes, i cili foli për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), tregoi se reshjet e dëborës zgjatën afro pesë orë.

“Jam 65 vjeç dhe kam kaluar gjithë jetën në Rize. Është hera e parë që shoh dëborë në korrik,” tha Gjenxha Karafazlioglu. “Ka rënë dëborë për rreth 4 deri në 5 orë. Rajoni i Artvinit, pranë kufirit me Gjeorgjinë, është goditur më shumë. Në Rize jemi mësuar me anomali klimatike… Të moshuarit thonë se kanë parë dëborë në korrik rreth 30-40 vite më parë, por që atëherë nuk ka ndodhur më.”

Pamje të transmetuara nga agjencia e lajmeve DHA tregojnë një shtëpi prej guri të mbuluar me më shumë se 10 centimetra dëborë në Rize.

Reshjet kanë prekur gjithë rajonin verilindor të vendit, në një shtrirje prej rreth 100 kilometrash.

Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, reshjet e dendura të shiut në provincën e Trabzonit janë shndërruar në dëborë në disa zona, për shkak të një rënieje të ndjeshme të temperaturave.

Ndërkohë, në një distancë prej 1.600 kilometrash në perëndim, rajoni turistik i Izmirit përballet ende me zjarre të fuqishme, të nxitura nga thatësira dhe erërat e forta që arrijnë shpejtësinë deri në 85 km/h.

Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm gjatë fundjavës, duke arritur të paktën 40°C në fillim të javës së ardhshme në bregdetin perëndimor dhe në juglindje të vendit. Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu një paralajmërim për banorët e Ankarasë, ku pritet që temperaturat të kalojnë 36°C. /LAPSI.al

The post E pazakontë/ Europa po digjet, reshje të dendura dëbore në Turqi appeared first on Lapsi.al.

E pazakontë/ Verilindja e Turqisë përfshihet nga dëbora, teksa vendi digjet nga i nxehti dhe zjarret

4 July 2025 at 20:20

Një fenomen i rrallë natyror ka goditur Turqinë këtë të premte, ku reshjet e dëborës mbuluan disa rajone të verilindjes së vendit, ndërkohë që pjesa tjetër e territorit po përjeton temperatura ekstreme dhe përballje me zjarre masive. Sipas raportimeve të mediave lokale, dëbora e pazakontë për muajin korrik ra mbi zonat malore, duke krijuar një kontrast të thellë […]

The post E pazakontë/ Verilindja e Turqisë përfshihet nga dëbora, teksa vendi digjet nga i nxehti dhe zjarret appeared first on BoldNews.al.

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

16 May 2025 at 10:15

Përkeqësimi i motit ka rikthyer reshjet e borës në zonën e Thethit në Shkodër, edhe pse jemi në prag të verës. Aktualisht, në aksin rrugor Bogë-Theth ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet. Rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje për shkak të ankimimit që […]

The post Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës appeared first on BoldNews.al.

E pazakontë/ Dy javë para nisjes së verës, Thethi dhe Boga vishen nga bora

By: user7
16 May 2025 at 10:22

Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet.

Aktualisht rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje për shkak të anikimimit që kanë bërë firmat ndaj njëra-tjetrës.

Në orët në vazhdim në rast se bora ngrihet duke u kthyer në akull mund të sjellë vështirësi për automjetet që lëvizin në atë aks. Përvecc borës, në disa pjesë rruga e Thethit ka edhe rënie gurësh.

The post E pazakontë/ Dy javë para nisjes së verës, Thethi dhe Boga vishen nga bora appeared first on Lapsi.al.

Surprizat e motit/ Ulja e temperaturave sjell reshje dëbore në Veri të vendit (VIDEO)

By: V K
16 May 2025 at 09:59

Ditën e sotme, ka pasur reshje dëbore në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht, nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit, ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet.

Rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje, për shkak të anikimimit që kanë bërë firmat ndaj njëra-tjetrës.

Në orët në vazhdim, në rast se bora ngrihet duke u kthyer në akull, mund të sjellë vështirësi për automjetet që lëvizin në atë aks.

Përveç borës, në disa pjesë rruga e Thethit ka edhe rënie gurësh.

 

The post Surprizat e motit/ Ulja e temperaturave sjell reshje dëbore në Veri të vendit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dëborë në Korçë, dimri zbukuron qytetin me ‘dhuratën’ e fundit

By: Kult Plus
7 April 2025 at 18:24

Korça këtë mëngjes prilli u gdhi e bardhë. Dëbora e rënë gjatë natës ka krijuar pamje mbresëlënëse, duke ia shtuar bukurinë këtij qyteti.

Ulja e temperaturave në vend, riktheu reshjet e dëborës në zonën juglindore të vendit, kryesisht zonave të thella malore, por pati reshje të konsiderueshme edhe brenda qytetit të serenatave.

Korça ngjan si qytet i dalë nga ndonjë përrallë, me pemët e bardha jo nga lulet e pranverës por nga kristalet e dëborës.

Rrugët, sheshet, statujat gjithçka u mbulua nga dëbora brenda pak orëve, ndërsa qytetarët me gjithë vështirësitë e krijuara nga e papritura në qarkullim, mirëpritën “dhuratën” e fundit të dimrit.

Reshjet e dëborës me intensitet deri mesatar në të gjithë territorin të shoqëruara dhe me erë kanë bërë që trashësia e dëborës varion nga 10 deri 25 cm në zonat malore. /atsh/ KultPlus.com

Doli për të kërkuar djalin që ‘u zhduk’ mes dëborës në Has, humb gjurmët edhe babai

7 April 2025 at 15:21

Një 27-vjeçar rezulton i zhdukur që prej pasdites së të dielës, kur vendi u përfshi nga reshje të pazakonta bore. Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja ka humbur kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit. Në ndihmë të tyre për kërkime ka ardhur edhe një helikopteri i Forcave të Armatosura, por pa rezultat.

The post Doli për të kërkuar djalin që ‘u zhduk’ mes dëborës në Has, humb gjurmët edhe babai appeared first on Sot News | Lajme.

Kukësi ‘mbërthehet’ nga dëbora dhe ngrica, temperaturat shkojnë në minus katër

7 April 2025 at 09:22

Kukësi zgjohet i ngrirë nga temperaturat e ulta. Pas dëborës, sot temperaturat në mëngjes në Kukës kanë zbritur në minus 4 gradë celsius, pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica. Reshjet e borës në lartësi mbi 600 metër kanë shkuar deri në 20 cm. Luhatja e temperaturave shoqëruar me dëborë e ngrica mendohet të ketë shkaktuar mjaft probleme në frutikultur.

Në këtë periudhë shumica e drurëve frutorë janë në periudhën e lulëzimit apo edhe të mbylljes se këtij cikli, sipas specialistëve, këto ngrica kanë shkatërruar frutat e lidhura, veçanërisht të kumbullës, qershisë, dardhës, kajsisë, pjeshkës etj, duke sjellë dëme të mëdha tek fermerët.

The post Kukësi ‘mbërthehet’ nga dëbora dhe ngrica, temperaturat shkojnë në minus katër appeared first on Sot News | Lajme.

Dëbora në Dibër/ Bllokohet aksi Peshkopi-Maqellarë

By: Oldi
6 April 2025 at 21:41

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Në aksin Peshkopi Maqellarë dhjetëra mjete janë bllokuar në dy pika një tek ura e Melanit, dhe një bllokim tjetër tek malorja e Dovolanit. Reshjet vijojnë me intensitet të lartë dhe në këto momente në këto pika ka mbi 20 cm dëborë. Kompania për […]

The post Dëbora në Dibër/ Bllokohet aksi Peshkopi-Maqellarë appeared first on BoldNews.al.

“Plakat e Prillit” rikthejnë dimrin, dëborë e pazakontë në mes të pranverës në Pogradec (PAMJET)

By: Oldi
6 April 2025 at 19:18

Këtë të dielë në qytetin e Pogradecit janë regjistruar reshje dëbore me intensitet deri në mesatar, një fenomen i pazakontë për muajin prill. Duket se “plakat e prillit” e kanë mbajtur premtimin e tyre për një rikthim të befasishëm të dimrit në rajonin juglindor të vendit. Pamjet e qytetit të zbardhur kanë surprizuar banorët, të […]

The post “Plakat e Prillit” rikthejnë dimrin, dëborë e pazakontë në mes të pranverës në Pogradec (PAMJET) appeared first on BoldNews.al.

Reshjet e dëborës në veri të vendit, si paraqitet situata në qarkun Kukës

By: Oldi
6 April 2025 at 18:35

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Këto momente edhe zonat e ulëta dhe tre qytetet e verilindjes, Kukesi, Bajram Curri dhe Kruma janë zbardhur nga dëbora. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore […]

The post Reshjet e dëborës në veri të vendit, si paraqitet situata në qarkun Kukës appeared first on BoldNews.al.

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në Shkodër dhe Pukë

By: user7
6 April 2025 at 13:36

Rënia e temperaturave ka sjellë reshje të dendura dëbore në zonat malore në Shkodër dhe Pukë. Mësohet se reshjet kanë përfshirë akset Boge-Theth, Tamare-Vermosh duke vështirësuar lëvizjen në këto zona.

Ndërkohë, borëpastrueset në Shkodër e Pukë mësohet se janë në terren për të pastruar rrugët dhe siguruar kalueshmërinë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimin e gomave dimërore.

The post Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në Shkodër dhe Pukë appeared first on Lapsi.al.

Reshjet e dëborës në veri, policia apelon drejtuesit e mjetetev të kenë kujdes

By: Ardit
6 April 2025 at 13:56

Për shkak të reshjeve të dëborës në veri të vendit, kryesisht në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës, policia ka dalë me një apel për drejtuesit e mjeteve, ku kërkon kujdes të shtuar. Drejtuesit e automjeteve, policia i këshillon të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. “Si pasojë e […]

The post Reshjet e dëborës në veri, policia apelon drejtuesit e mjetetev të kenë kujdes appeared first on BoldNews.al.

Përkeqësohen kushtet e motit, ja zonat që janë zbardhur nga reshjet e dëborës

By: armand
6 April 2025 at 13:50

Gjatë ditës së sotme kanë filluar reshje dëbore në veri të vendit, duke bërë që të ndjehet se është sërish dimër. Reshje dëbore ka pasur në Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz, Kukës-Ura Zapodit dhe në Qafë Malo. Drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugët nacionale janë të këshilluar të bëjnë kujdes, veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e […]

The post Përkeqësohen kushtet e motit, ja zonat që janë zbardhur nga reshjet e dëborës appeared first on BoldNews.al.

Kukësi përfshihet nga moti i keq/ Reshje shiu, dëborë dhe ulje temperaturash

By: V K
6 April 2025 at 12:34

Ditën e sotme, Kukësi është përfshirë nga një mot i keq, i shoqëruar me erëra të forta, reshje shiu dhe bore, si dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Në lartësitë prej 600 metrash mbi nivelin e detit, reshjet e shiut kanë lënë vendin borës, e cila deri më tani ka arritur deri në 5 cm në disa zona.

Pavarësisht kushteve të motit, zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë dhe Dragobi nuk kanë paraqitur probleme në lëvizje.

Megjithatë, drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugët nacionale janë të këshilluar të bëjnë kujdes, veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës dhe Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali.

Këto segmente janë të prekura nga prezenca e akullit dhe borës, si dhe mund të ketë rënie të gurëve si rezultat i motit të keq.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe bëjnë thirrje për kujdesin e shtuar gjatë udhëtimit në këto zona.

The post Kukësi përfshihet nga moti i keq/ Reshje shiu, dëborë dhe ulje temperaturash appeared first on Albeu.com.

Temperatura deri në -3 gradë celsius/ Ja kur rikthehen reshjet e dëborës…

By: V K
2 April 2025 at 12:29

Dita e sotme, do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Herë pas herë pritet që vranësirat të fuqizohen, të cilat pritet të prodhojnë reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të vendit.

E njëjta situatë pritet edhe të premten edhe të shtunën. Nga e diela dhe në vijim, priten reshje dëbore në zonat malore.

Këtë të mërkurë, temperatura pritet të arrijë deri në 23 gradë celsius. Ndërsa nga mesdita e së enjtes e në vijim, pritet një rënie graduale e temperaturave.

Të dielën temperaturat do të shkojnë deri në -3 gradë celsius. Në fillim të javës tjetër priten kthjellime, ndërsa në mesjavën tjetër do të rikthehen reshjet e shiut sërish.

The post Temperatura deri në -3 gradë celsius/ Ja kur rikthehen reshjet e dëborës… appeared first on Albeu.com.

Rikthehet dimri? Meteorologia Tanja Porja: Ja kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

By: V K
31 March 2025 at 09:48

Meteorologia e njohur Tanja Porja, ka parashikuar se si do të jenë kushtet e motit përgjatë muajit prill, ku shorehet se java e parë e muajit prill pritet të ketë reshje shiu, të cilat sipas saj nuk do të jenë me intensitet maksimal, por do të kenë shtrirje thuajse në të gjithë vendin.

Ajo tha gjithashtu, tha se gjatë muajit prill do të kemi dy episode me reshje dëbore në zonat malore, që sipas meteorologes, është diçka jo shumë e zakonshme për këtë kohë.

“E gjithë java do të jetë me shi. Marsi u përmbyll ashtu siç ne e kishim parashikuar, me kapërcime të temperaturave nga mjaft të ulëta në ato të larta që arritën deri në 27 gradë celcius maksimumi, ndërkohë që kemi patur edhe vlera negative dhe disa episode me reshje dëbore.

E kishim thënë edhe më herët se dëbora do të shfaqej edhe në Prill dhe në fakt këtë dua të them. Të paktën 2 episode me reshje dëbore do i kemi edhe në prill. Sidomos në zonat malore. Shanset që tëketë dëborë në Tiranë në muajin prill janë shumë afër zeros.

Muaji mars dhe prill janë muaj mjaft të pasur me reshje, në kushte klimatike normale. Ne kemi edhe një sinjal që muaji maj do të jetë mjaft i lagësht, do të ketë reshje edhe këtë muaj. Këtë mars dhe prill, ndryshe nga zakonisht, ka pasur dhe do ketë reshje të pakta shiu. Java e parë ka reshje të pakta”, tha Porja.

The post Rikthehet dimri? Meteorologia Tanja Porja: Ja kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës appeared first on Albeu.com.

Dëbora në Korçë/ Temperaturat e ulta shkaktojnë dëme në bujqësi

By: Ela
18 March 2025 at 16:29

Reshjet e dëborës që prekën qarkun e Korçës këtë fillim jave, shoqëruar edhe nga temperaturat e ulëta deri në -7 gradë celcius kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme tek drufrutorët. Për specialistin e mbrojtjes së bimëve në Drejtorinë rajonale të ekstensionit bujqësor Arben Hysolli, dëmi më i madh është shkaktuar në bërthamoret e hershme, kryesisht të […]

The post Dëbora në Korçë/ Temperaturat e ulta shkaktojnë dëme në bujqësi appeared first on BoldNews.al.

“Çmendet” moti! Juglindja “zgjohet” me reshje bore (FOTO-VIDEO)

18 March 2025 at 07:54

Një mot i pazakontë ka përfshirë juglindjen e vendit këtë të martë, teksa jemi vetëm 3 ditë larg nisjes së stinës së Pranverës. Siç shihet në pamjet e mëposhtme, Korça dhe qytetet e tjera për rreth saj janë përfshirë mëngjesin e sotëm nga reshjet e borës. Gjithsesi, dëbora vetëm sa ka zbardhur Korçën dhe mësohet […]

The post “Çmendet” moti! Juglindja “zgjohet” me reshje bore (FOTO-VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌