Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOTO/ Çudirat e motit, në Slloveni bie dëborë

By: user 6
8 July 2025 at 23:25

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut.

Bora ka rënë mbi sipërfaqet që janë rreth 2,200 metra mbi nivelin e detit, ka njoftuar Agjencia sllovene e Mjedisit.

Pamjet kanë treguar shenjat e para të borës së korrikut në Kredarica dhe Kanin.

Kredarica është pikë e rëndësishme për monitorimin e motit, pasi aty është stacioni më i lartë meteorologjik i Sllovenisë në 2,514 metra mbi nivelin e detit.

The post FOTO/ Çudirat e motit, në Slloveni bie dëborë appeared first on Lapsi.al.

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës 

By: Elva
8 July 2025 at 22:39

Një fenomen i pazakontë për muajin korrik ka ndodhur në Slloveni, ku reshjet e borës kanë zbardhur majat më të larta malore të vendit. Sipas Agjencisë Sllovene të Mjedisit, bora ka rënë në zonat që ndodhen mbi 2,200 metra mbi nivelin e detit, përfshirë edhe Kredaricën dhe Kaninin dy prej pikave më të larta malore […]

The post Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës  appeared first on BoldNews.al.

Turqia, vendi i paradokseve meteorologjike: Në Izmir, 40 gradë, në Rize bie borë

5 July 2025 at 19:47

Në disa pjesë të Turqisë, temperatura i kaloi këto ditë 40 gradë Celsius, ndërsa, nga ana tjetër, në zonën e Rizes ka rënë borë.

Zjarret në pyje kanë shpërthyer ditët e fundit në disa rajone, duke përfshirë Izmirin, Bursën, Tekirdagun dhe Adanan, dhe shërbimet zjarrfikëse janë në terren.

Nga ana tjetër, zona e Rizes u zbardh, veçanërisht Rrafshnalta Balikli, e cila ndodhet në rreth 2,400 metra mbi nivelin e detit, raporton Haber.

Në atë rajon, shërbimet kompetente po punojnë me intensitet për pastrimin e rrugëve nga bora.

Në zonat me lartësi të madhe të rajonit të Detit të Zi, siç është Rize, ndonjëherë bie borë gjatë muajve të verës, por reshjet e këtij intensiteti janë të rralla.

Me këtë rast, ekspertët theksojnë efektet e ndryshimeve klimatike dhe paralajmërojnë se fenomene të tilla mund të bëhen më të shpeshta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Turqia, vendi i paradokseve meteorologjike: Në Izmir, 40 gradë, në Rize bie borë appeared first on Euronews Albania.

E pazakontë/ Europa po digjet, reshje të dendura dëbore në Turqi

By: user 6
4 July 2025 at 22:19

Reshje të dendura dëbore kanë goditur sot rajonet malore të verilindjes së Turqisë, në një situatë të pazakontë për muajin korrik, ndërkohë që 1.600 kilometra më larg, në bregdetin perëndimor, zjarrfikësit vazhdojnë luftën me flakët që kanë përfshirë zonat turistike.

Sipas mediave turke, dëbora ka rënë në disa provinca të Anadollisë Lindore, përfshirë Rizen, Trabzonin, Bajburtin dhe Erzurumin, kushte atmosferike që nuk janë parë prej dekadash.

Një gazetar nga zona e Rizes, i cili foli për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), tregoi se reshjet e dëborës zgjatën afro pesë orë.

“Jam 65 vjeç dhe kam kaluar gjithë jetën në Rize. Është hera e parë që shoh dëborë në korrik,” tha Gjenxha Karafazlioglu. “Ka rënë dëborë për rreth 4 deri në 5 orë. Rajoni i Artvinit, pranë kufirit me Gjeorgjinë, është goditur më shumë. Në Rize jemi mësuar me anomali klimatike… Të moshuarit thonë se kanë parë dëborë në korrik rreth 30-40 vite më parë, por që atëherë nuk ka ndodhur më.”

Pamje të transmetuara nga agjencia e lajmeve DHA tregojnë një shtëpi prej guri të mbuluar me më shumë se 10 centimetra dëborë në Rize.

Reshjet kanë prekur gjithë rajonin verilindor të vendit, në një shtrirje prej rreth 100 kilometrash.

Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, reshjet e dendura të shiut në provincën e Trabzonit janë shndërruar në dëborë në disa zona, për shkak të një rënieje të ndjeshme të temperaturave.

Ndërkohë, në një distancë prej 1.600 kilometrash në perëndim, rajoni turistik i Izmirit përballet ende me zjarre të fuqishme, të nxitura nga thatësira dhe erërat e forta që arrijnë shpejtësinë deri në 85 km/h.

Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm gjatë fundjavës, duke arritur të paktën 40°C në fillim të javës së ardhshme në bregdetin perëndimor dhe në juglindje të vendit. Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu një paralajmërim për banorët e Ankarasë, ku pritet që temperaturat të kalojnë 36°C. /LAPSI.al

The post E pazakontë/ Europa po digjet, reshje të dendura dëbore në Turqi appeared first on Lapsi.al.

E pazakontë/ Verilindja e Turqisë përfshihet nga dëbora, teksa vendi digjet nga i nxehti dhe zjarret

4 July 2025 at 20:20

Një fenomen i rrallë natyror ka goditur Turqinë këtë të premte, ku reshjet e dëborës mbuluan disa rajone të verilindjes së vendit, ndërkohë që pjesa tjetër e territorit po përjeton temperatura ekstreme dhe përballje me zjarre masive. Sipas raportimeve të mediave lokale, dëbora e pazakontë për muajin korrik ra mbi zonat malore, duke krijuar një kontrast të thellë […]

The post E pazakontë/ Verilindja e Turqisë përfshihet nga dëbora, teksa vendi digjet nga i nxehti dhe zjarret appeared first on BoldNews.al.

“Çmendet” moti, pas temperaturave përvëluese meteorolëgt paralajmërojnë reshje bore në dy rajone

27 June 2025 at 17:25

Ndërsa Turqia sikurse edhe vendi ynë po përballet me një vapë përvëluese, ekspertët e meteorologjisë kanë bërë një parashikim interesant.

Autoritetet njoftuan se priten reshje të dendura dëbore në lindje të Detit të Zi dhe në pllajat në  lindje të Anadollit të dielën në mbrëmje dhe të hënën në mëngjes. Kjo është bërë e ditur nga mediat turke.

Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme turke e Meteorologjisë lëshoi ​​një paralajmërim për rritjen e temperaturave në të gjithë vendin, ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave turke ishte një njoftim i bërë nga Hava Forum, ku thuhej se reshje të dendura dëbore priten në të dy rajonet natën e së dielës dhe mëngjesin e së hënës.

Nga ana tjetër, reshjet e dëborës ishin të pranishme në Rize ku trashësia e dëborës i kaloi 5 metrat në pllajën Balıklı në rrethin Ardeşen.

The post “Çmendet” moti, pas temperaturave përvëluese meteorolëgt paralajmërojnë reshje bore në dy rajone appeared first on Sot News | Lajme.

Buenos Airesi zgjohet nga bora në qershor

24 June 2025 at 09:28

Reshje të vogla bore ranë sot në zonën më të gjerë të Buenos Airesit, raportojnë mediat lokale.

Banorët e zonave të Pilar, Tigre, Moron dhe Jose Paz regjistruan këtë fenomen, të rrallë për pjesën qendrore të Argjentinës, dhe i ndanë pamjet në rrjetet sociale.

Fjollat ​​e dëborës i habitën shumë banorë këtë mëngjes kur shkuan në punë ose për të çuar fëmijët e tyre në shkollë, raportoi faqja e internetit “Infobae”.

Shërbimi Meteorologjik deklaroi se bora ndodhi pas depërtimit të një fronti të ftohtë të dielën.

The post Buenos Airesi zgjohet nga bora në qershor appeared first on Euronews Albania.

‘Eja eja lule borë’, një ndër këngët më të bukura shqiptare (VIDEO)

By: Kult Plus
23 June 2025 at 19:50

E shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni, kënga “Eja, eja lule borë” mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare, shkruan KultPlus.

Një këngë që i ka rezistuar kohës, shtatë dekadave jetë, edhe sot këndohet e dëgjohet me ëndje.

Po e sjellim sonte një performancë të këngës e cila nuk është vetëm shkodrane, por një vlerë e të gjithë shqiptarëve.

Bashkangjitur gjeni tekstin origjinal të këngës:

Eja, eja lule borë

Tue kerkue n‘mal e n‘koder
tue prek‘ lule e gjeth‘ me dore
veç nji kopsht ma t‘bukur Shkodër
ty te gjeta Lule Borë

Ref

Je e vogel por je plot
Ty t‘ kerkoj une tash sa mot
Tash sa mot une ty t’ kerkoj
N‘gzim me ty jeten ta çoj

Eja eja lule bore
se me ty do t‘thur kunor

eja eja lule bore
se me ty do t‘thur kunor

Pash ma t’ buk’ren stinë pranvere
pash mbretneshen trandofil
mos t‘i falish kujt Ti eren
se per mue vetem ke çil

Fjalet e mija deh ndigjoi
ma ke ftyren porsi zane
une prej gjumit do’t zgjoj
veç me t pa ne drit t’ksaj Hane. / KultPlus.com

Kopshtet private pa licencë e kushte, “minë me sahat” për sigurinë e fëmijëve

23 May 2025 at 22:33

Në nëntor të vitit 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan publikoi një rast të dhimbshëm, në të cilin një vajzë 3- vjeçare përfundoi me këmbë të thyer në kopshtin “Stinët” nga edukatorja Majlinda Dehima. Në atë kohë nisi një kontroll i këtyre institucioneve për licencë e kushte. Sipas Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, vetëm përgjatë muajve […]

The post Kopshtet private pa licencë e kushte, “minë me sahat” për sigurinë e fëmijëve appeared first on BoldNews.al.

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

16 May 2025 at 10:15

Përkeqësimi i motit ka rikthyer reshjet e borës në zonën e Thethit në Shkodër, edhe pse jemi në prag të verës. Aktualisht, në aksin rrugor Bogë-Theth ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet. Rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje për shkak të ankimimit që […]

The post Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës appeared first on BoldNews.al.

E pazakontë/ Dy javë para nisjes së verës, Thethi dhe Boga vishen nga bora

By: user7
16 May 2025 at 10:22

Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet.

Aktualisht rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje për shkak të anikimimit që kanë bërë firmat ndaj njëra-tjetrës.

Në orët në vazhdim në rast se bora ngrihet duke u kthyer në akull mund të sjellë vështirësi për automjetet që lëvizin në atë aks. Përvecc borës, në disa pjesë rruga e Thethit ka edhe rënie gurësh.

The post E pazakontë/ Dy javë para nisjes së verës, Thethi dhe Boga vishen nga bora appeared first on Lapsi.al.

Surprizat e motit/ Ulja e temperaturave sjell reshje dëbore në Veri të vendit (VIDEO)

By: V K
16 May 2025 at 09:59

Ditën e sotme, ka pasur reshje dëbore në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht, nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit, ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet.

Rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje, për shkak të anikimimit që kanë bërë firmat ndaj njëra-tjetrës.

Në orët në vazhdim, në rast se bora ngrihet duke u kthyer në akull, mund të sjellë vështirësi për automjetet që lëvizin në atë aks.

Përveç borës, në disa pjesë rruga e Thethit ka edhe rënie gurësh.

 

The post Surprizat e motit/ Ulja e temperaturave sjell reshje dëbore në Veri të vendit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Bora mbulon Strellcin në mes të pranverës

16 May 2025 at 08:43

Ndërkohë që jemi në mesin e muajit maj, reshje bore janë shënuar sot në bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit.

Pamjet nga terreni tregojnë shtresa dëbore mbi tokë, ndonëse pranvera është në kulmin e saj.

Reshjet e borës në këtë periudhë janë të pazakonta për këtë rajon, por jo të paprecedentë në lartësitë malore, ku temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta.

Ndërkohë, moti i paqëndrueshëm ka përfshirë disa zona malore të Kosovës, duke sjellë reshje të shiut dhe rënie të temperaturave./Telegrafi/

The post Bora mbulon Strellcin në mes të pranverës appeared first on Telegrafi.

Britanikët po përgatiten për një tjetër stuhi: pritet të bjerë 10 cm borë

16 April 2025 at 20:36

Miliona britanikë po përgatiten për një tjetër stuhi dëbore që do të sjellë deri në 10 centimetra borë në orë javën e ardhshme, sipas faqes së internetit të motit WXCharts.

Sipas platformës, stuhia intensive fillimisht do të godasë Skocinë dhe verilindjen përpara se të lëvizë më në jug nga e enjtja, 24 prill raportoi Mirror.

Met Office ka paralajmëruar se moti i ashpër ka të ngjarë të pasojë në fund të prillit, me rrezikun e “breshrit, bubullimave dhe erërave të forta” që prekin britanikët në të gjithë vendin.

Pothuajse gjysma e Mbretërisë së Bashkuar do të ketë borë të enjten e javës së ardhshme midis Wick dhe Darlington, sipas parashikimeve të WKSCharts.

Zonat në rrugën e stuhisë së afërt përfshijnë Inverness, shumicën e malësive skoceze, Glasgow, Newcastle dhe Middlesbrough.

Britanikët në veriperëndim gjithashtu mund të zgjohen me borë mëngjesin tjetër më 25 prill, parashikon WKSCharts.

The post Britanikët po përgatiten për një tjetër stuhi: pritet të bjerë 10 cm borë appeared first on Euronews Albania.

Dëborë në Korçë, dimri zbukuron qytetin me ‘dhuratën’ e fundit

By: Kult Plus
7 April 2025 at 18:24

Korça këtë mëngjes prilli u gdhi e bardhë. Dëbora e rënë gjatë natës ka krijuar pamje mbresëlënëse, duke ia shtuar bukurinë këtij qyteti.

Ulja e temperaturave në vend, riktheu reshjet e dëborës në zonën juglindore të vendit, kryesisht zonave të thella malore, por pati reshje të konsiderueshme edhe brenda qytetit të serenatave.

Korça ngjan si qytet i dalë nga ndonjë përrallë, me pemët e bardha jo nga lulet e pranverës por nga kristalet e dëborës.

Rrugët, sheshet, statujat gjithçka u mbulua nga dëbora brenda pak orëve, ndërsa qytetarët me gjithë vështirësitë e krijuara nga e papritura në qarkullim, mirëpritën “dhuratën” e fundit të dimrit.

Reshjet e dëborës me intensitet deri mesatar në të gjithë territorin të shoqëruara dhe me erë kanë bërë që trashësia e dëborës varion nga 10 deri 25 cm në zonat malore. /atsh/ KultPlus.com

Doli për të kërkuar djalin që ‘u zhduk’ mes dëborës në Has, humb gjurmët edhe babai

7 April 2025 at 15:21

Një 27-vjeçar rezulton i zhdukur që prej pasdites së të dielës, kur vendi u përfshi nga reshje të pazakonta bore. Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja ka humbur kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit. Në ndihmë të tyre për kërkime ka ardhur edhe një helikopteri i Forcave të Armatosura, por pa rezultat.

The post Doli për të kërkuar djalin që ‘u zhduk’ mes dëborës në Has, humb gjurmët edhe babai appeared first on Sot News | Lajme.

Dimri ‘trokiti’ sërish/ Mbi 30 cm borë në zonat e Shkodrës, ja si paraqitet situata në rrethe

7 April 2025 at 09:26

Situata e Motit dhe Qarkullimit në Qarkun Shkodër – Raporte të Përditësuara. Komisariati i Policisë Pukë: Situata paraqitet e rënduar në disa segmente të rrugës së Iballës për shkak të sasive të mëdha të dëborës.

Bashkia Shkodër: Aktualisht, rruga Bogë – Theth është e hapur, por kërkohet kujdes në lëvizje dhe përdorim i gomave dimërore.

Bashkia Malësi e Madhe: Nuk raportohet për probleme në qarkullim.

Bashkia Vau Dejes: Situata është e qetë dhe nuk ka probleme.

Bashkia Fushë-Arrëz: Reshjet e dëborës kanë pushuar dhe trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 cm. Rrugët janë të hapura për automjete me zinxhirë, ndërsa punimet për pastrimin e rrugëve rurale vazhdojnë.

Bashkia Pukë: Trashësia e dëborës arrin rreth 5 cm, dhe rrugët janë të hapura.

The post Dimri ‘trokiti’ sërish/ Mbi 30 cm borë në zonat e Shkodrës, ja si paraqitet situata në rrethe appeared first on Sot News | Lajme.

Kukësi ‘mbërthehet’ nga dëbora dhe ngrica, temperaturat shkojnë në minus katër

7 April 2025 at 09:22

Kukësi zgjohet i ngrirë nga temperaturat e ulta. Pas dëborës, sot temperaturat në mëngjes në Kukës kanë zbritur në minus 4 gradë celsius, pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica. Reshjet e borës në lartësi mbi 600 metër kanë shkuar deri në 20 cm. Luhatja e temperaturave shoqëruar me dëborë e ngrica mendohet të ketë shkaktuar mjaft probleme në frutikultur.

Në këtë periudhë shumica e drurëve frutorë janë në periudhën e lulëzimit apo edhe të mbylljes se këtij cikli, sipas specialistëve, këto ngrica kanë shkatërruar frutat e lidhura, veçanërisht të kumbullës, qershisë, dardhës, kajsisë, pjeshkës etj, duke sjellë dëme të mëdha tek fermerët.

The post Kukësi ‘mbërthehet’ nga dëbora dhe ngrica, temperaturat shkojnë në minus katër appeared first on Sot News | Lajme.

Reshjet e dëborës në Korçë/ Lëvizja e automjeteve pa probleme, pa energji elektrike disa fshatra

By: Re Nato
7 April 2025 at 09:07

Reshjet e borës të cilat ranë me intesitet të lartë gjatë natës në të gjithë territorin e juglindjes, janë ndërprerë në orët e para të mëngjesit.

Në zonat urbane, trashësia e borës arriti në 20 centimetra, ndërsa në Dardhe dhe Voskopojë, ra mbi 25 centimetra borë.  Ulja e temperaturave ka vështiresuar qarkullimin e mjeteve, për shkak të ngricave në disa segmente të akseve nacionale gjatë mëngjesit.

Aktualisht, akset nacionale Korçë-Kapshticë, Korçë- Pogradec-Qafë Thanë janë të kalueshëm normalisht. Po ashtu edhe rrugët drejt destinacioneve turistike të Dardhës dhe Voskopojës, lëvizja e mjeteve bëhet pa vështirësi.

Si pasojë e motit të keq me borë dhe stuhi, kanë mbetur pa energji elektrike disa fshatra në zonat malore të bashkive të Korçës, Maliqit, Pogradecit, Kolonjës dhe Devollit./abcnews.al

Dëbora në Dibër/ Bllokohet aksi Peshkopi-Maqellarë

By: Oldi
6 April 2025 at 21:41

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Në aksin Peshkopi Maqellarë dhjetëra mjete janë bllokuar në dy pika një tek ura e Melanit, dhe një bllokim tjetër tek malorja e Dovolanit. Reshjet vijojnë me intensitet të lartë dhe në këto momente në këto pika ka mbi 20 cm dëborë. Kompania për […]

The post Dëbora në Dibër/ Bllokohet aksi Peshkopi-Maqellarë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌