Inflacioni në muajin qershor ka regjistruar nivelin më të lartë në 16 muaj. Gjate qershorit thotë INSTAT çmimet u rritën me 2.4%, dhe shkaku kryesor ishte shtrenjtimi i ushqimeve. Nga zarzavatet, vaji, qumështi e mishi të gjitha po kushtojnë më shumë edhe pse në sezon prodhimi. “Shiko, 1 mijë lekë kumbulla në vaktin e veti. […]
Një studim i publikuar së fundmi në revistën shkencore “Nature Metabolism” ka zbuluar një lidhje të pazakontë mes muajit të lindjes dhe mënyrës se si trupi ynë ruan yndyrën. Sipas kërkuesve, temperaturat që na rrethojnë në momentin e lindjes veçanërisht gjatë shtatzënisë, mund të luajnë një rol kyç në këtë proces. Njohuritë dhe studimet e […]
Nëse të mërkurën nxorrëm nga garderoba bluzat me mëngë të shkurtëra të premten duhet të rikthejmë xhaketat. Brenda tre ditësh do të përjetojmë verën dhe vjeshtën. Temperaturat e ajrit parashikohet të kenë një luhatje deri me shtatë gradë celcius. Sipas meteorologes do të kthehen dhe reshjet e shiut. “Të enjten rritje të mëtejshme të temperaturave […]
Situata e Motit dhe Qarkullimit në Qarkun Shkodër – Raporte të Përditësuara. Komisariati i Policisë Pukë: Situata paraqitet e rënduar në disa segmente të rrugës së Iballës për shkak të sasive të mëdha të dëborës.
Bashkia Shkodër: Aktualisht, rruga Bogë – Theth është e hapur, por kërkohet kujdes në lëvizje dhe përdorim i gomave dimërore.
Bashkia Malësi e Madhe: Nuk raportohet për probleme në qarkullim.
Bashkia Vau Dejes: Situata është e qetë dhe nuk ka probleme.
Bashkia Fushë-Arrëz: Reshjet e dëborës kanë pushuar dhe trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 cm. Rrugët janë të hapura për automjete me zinxhirë, ndërsa punimet për pastrimin e rrugëve rurale vazhdojnë.
Bashkia Pukë: Trashësia e dëborës arrin rreth 5 cm, dhe rrugët janë të hapura.
Edhe pse Shqipëria po përjeton temperatura të ulëta, kjo e diel në Vlorë ka gjetur qytetarë që notojnë në ujrat e detit.
Plazhi në javën e fundit të muajit shkurt mund të duket i pazakontë, por jo për qytetarët e Vlorës.
Ata kanë shfrytëzuar fundjavën dhe motin me diell, duke u larë në zonën pranë ‘Ujit të Ftohtë’ duke sfiduar në këtë mënyrë dhe temperaturat e ulta./Euronews Albania
Sipas studimeve, shtimi mesatar i peshës në tre muajt e dimrit është gjysmë kilogrami, por për ata që tashmë kanë peshë të tepërt është më shumë.
Lexoni arsyet pse shtojmë peshë në muajt e dimrit.
Hamë më shumë ushqim sepse kemi ftohtë
Shumë e besojnë dhe po aq shumë e bëjnë, por e vërteta është se është një gabim, të paktën për njeriun modern. Yndyra shtesë trup>ore jo vetëm që nuk na “izolon” nga i ftohti, por përkundrazi na bën të ndjejmë më shumë ftohtë! Dhe kjo sepse kjo yndyrë është ind dhjamor i bardhë që ruan thjesht energji (kalori) dhe jo yndyrë kafe termogjenike. Këtë me shumicë e kanë vetëm foshnjat, ndërsa të rriturit në sasi shumë të kufizuara.
Temperaturat e ulëta rrisin oreksin tonë sepse djegim më shumë kalori për të prodhuar nxehtësi që do të mbajë temperaturën e trupit tonë normale pavarësisht temperaturave të ulëta mjedisore.
Zakonisht nuk preferojmë ujin që na shuan etjen gjatë dimrit. Sigurisht që uji e ndal oreksin.
Pimë më shumë për t’u ngrohur
Edhe pse shumë njerëz i drejtohen pijeve kur duan të ngrohen, ndjenja e ngrohtësisë që na jep alkooli në një natë të ftohtë dimri nuk është vetëm e përkohshme, por në fund funksionon e kundërta.
Hamë më shumë ushqime me yndyrë
Gjatë muajve të dimrit ne kërkojmë ushqime të yndyrshme dhe të “pasura”. Kjo ndodh sepse trupi ynë dëshiron ushqime të rënda, pasi sa më i rëndë të jetë një ushqim, aq më intensiv është tretja dhe prodhimi i nxehtësisë.
Në dimër ne kufizojmë lëvizjet fizike për shkak të të ftohtit, kështu që trupi nuk djeg kalori shtesë për të djegur dhjamin. Ne marrim më shumë kalori sesa djegim.
Një valë e re të ftohti pritet të përfshijë pjesë të tëra të Shteteve të Bashkuara në ditët në vijim, të shoqëruara me erëra të ftohta, dëborë dhe ngrica.
Temperaturat e ftohta që parashikohen për ditën e hënë në Uashington, detyruan autoritetet që ta zhvendosin ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump në ambientet e brendshme të Kapitolit.
Në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, që nga malet Rockies në Kolorado deri tek shtetet veriore, temperaturat do të bien duke filluar nga e diela dhe do të vazhdojnë gjatë tërë javës së ardhshme dhe ato do të arrijnë deri në – 40 gradë celsius, ose edhe më të ulëta, në Dakota dhe në pjesën veriore të Minesotës, sipas meteorologut nga Shërbimi Kombëtar i Motit, Marc Chenard.
Në kushte të tilla atmosferike, mund të pësohet deri edhe ngrirje nëse ndonjë pjesë e trupi të njeriut ekspozohet ndaj këtyre temperaturave, qoftë edhe për më pak se 10 minuta. Zyrtarët e institutit meteorologjik u bënë thirrje banorëve të veshin xhaketa, kapele dhe doreza dhe të kalojnë sa më pak kohë jashtë.
Autoritetet presin që reshjet e shiut dhe të borës të krijojnë probleme në komunikacion, sidomos në pjesët e vendit që zakonisht nuk përjetojnë mot të këtillë dimëror. /voa
Përmeti, një qytet i njohur për atraksionet e tij të shumta, vijon të jetë një destinacion turistik mjaft i frekuentuar, nga vizitorët vendas dhe të huaj edhe gjatë sezonit të dimrit.
Specialistët e Turizmit pranë bashkisë Përmet bëjnë me dije se në janar të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka një rritje me rreth 25%, të numri të turistëve që kanë vizituar Përmetin.
Turistët janë kryesisht nga Spanja, Austria, Çekia e të tjerë, ndërkohë numër të lartë shënojnë edhe vizitorët vendas, fluksi i të cilëve rritet ndjeshëm gjatë fundjavave.
Edjon Maliqi, Specialist turizmi pranë bashkisë thekson se, numri i turistëve të shënoi rritje edhe gjatë muajve shkurt dhe mars, ndërsa kanë nisur edhe rezervimet e para për sezonin veror 2025.
Sipas tij, interes të lartë kanë vizitat në pikat kryesore turistike të Përmetit por edhe lugina e Vjosës, që është një atraksion i çmuar dhe ka rritur vlerën për ekonominë e zonës.
Përmeti ofron alternative të turizmit rural, atij ujorë , gastronomikë ç’ka po i tërheq vendasit dhe të huajt gjithnjë e më tepër./Rtsh/ KultPlus.com
Reshjet e shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin këtë të diel do të spostohen drejt jugut shoqëruar me reshje intensive shiu dhe bore.
Meteorologia Lajda Porja tha se situata do të jetë problematike me reshje të dendura shiu në Durrës, Elbasan, Vlorë ku pritet të bjerë deri më 100 mm shi.
Parashikohet shtim i borës në zonat veriore dhe në qarkun e Korçës.
Në orët e pasdites, 3-7 sistemi i e reshje intensive do spostohet në jug, dëbora do të zbresë në zona të ulëta.
Duke nisur nga e hëna reshjet do ndalojnë por do të ketë rënie të menjëhershme të temperaturave pasi masa e ftohtë polare zbret drejt Ballkanit.
Priten temperatura shumë të ulëta gjatë javës, -11 gradë në zona të caktuara në veri.
Ditët më të ftohta pritet të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja.
Reshjet e shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin këtë të diel do të spostohen drejt jugut shoqëruar me reshje intensive shiu dhe bore.
Meteorologia Lajda Porja tha se situata do të jetë problematike me reshje të dendura shiu në Durrës, Elbasan, Vlorë ku pritet të bjerë deri më 100 mm shi.
Parashikohet shtim i borës në zonat veriore dhe në qarkun e Korçës.
Në orët e pasdites, 3-7 sistemi i e reshje intensive do spostohet në jug, dëbora do të zbresë në zona të ulëta.
Duke nisur nga e hëna reshjet do ndalojnë por do të ketë rënie të menjëhershme të temperaturave pasi masa e ftohtë polare zbret drejt Ballkanit.
Priten temperatura shumë të ulëta gjatë javës, -11 gradë në zona të caktuara në veri.
Ditët më të ftohta pritet të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja.
Meteorologia Tanja Porja tregon se dita e sotme do të jetë dita e fundit me temperatura kaq të larta, si ato tipike të vjeshtës. Porja tha se pjesa tjetër e janarit pritet të jetë me temperatura mjaft të ulëta, tipike si ato të një dimri të ‘egër’. Ajo tha gjithashtu se temperaturat gjatë këtyre ditëve […]
Fryn erë e dimrit, fishkëllen si bishë Që nga Gjykatë e Lartë në Parlament. Tirana gdhin, aq pabesisht e hijshme, Sa s’di ç’ta marrësh, delir apo qytet.
Zgjohet sërish, me atë emër të tmerrshëm, Që një mijë vite rreh ta heqë më kot. Vërtetin gjethet dantealigershëm Si shpirtra që nuk patën trupa dot.
Përballë tyre, zyrtarë të pashpirt, Në varg veturash rendin, s’dihet ku. E verbër si të tjerat ngjan kjo ditë Ngaqë askush s’beson askënd, askund.
2 Në një mëngjes të tillë ç’të bësh më mirë, Se sa të shkosh në klubin “Davidoff”? Të zësh një kënd mu te qelqnajë e ngrirë Dhe mendjen mundësisht ta çosh në off.
Në kafene ka për çdo punë një qasje, Të tillë që kurrkënd nuk e gjen dot. Për tri mijë euro porosit një vrasje, Për katër mijë, titullin vikont.
Për gjithçka flitet, pronat, asgjëkundin, Çmimin Nobel a një veturë të re, Për zgjedhjet dhe dekretet krejt të fundit Të zotit president me emër hebre.
Flitet për mllefe, për kupën që u mbush, Për Jezu Krishtin a ndjesën fill pas kobit. Në njërën nga tryezat shpall dikush Një skicë të re të historisë së kombit.
Pas tij, kur etërit tanë një vjeshtë dolën për pre, Një shkabë rrëmbyen në trojet e mëdha. Më lehtë u merrje shpirtin se atë shpend, Ndaj bota u lodh e shkabën ua la.
Krenarë që Romën e Bizantin zhvatën, Jo një kasolle vllahu në Ballkan, E vunë në flamur të tyre shkabën Dhe bij të saj u shpallën anembanë.
Kështu në kafene kjo punë merr qasje Me “kundra” e “pro” të bujshme, natyrisht. Okej, për tri mijë euro, thotë vrasësi, Për dukën dhe dukeshën bashkë, dyfish. 3 Mesdita ia beh, si grua e dehur tapë. Temperatura e dollari zbresin prap. Po shqyhen celularët: okej, shkërdhatë, Rrofsh, je yll bote, e tung, e top, e ****.
A shqip është kjo llahtarë apo dreqnisht? Për gjithçka flitet, heshtet për gjithçka. Ja të dy palët, xhelatë, viktima e ish, Kujtime shkruajnë netëve me mllefe të mëdha.
Po ç’është ky popull që në gropë i shtrirë Kujton aq krenarisht se është në majë? Dhe kur përkunër, nga gropa del i lirë, Jam i rrëzuar! Klith me thirravaj?
Një makth i dalë nga një gjumë i marrë Më i zbërthyeshëm se ky komb do të qe. Ca trumba zogjsh me curle e celularë Që nëpër mjegull klithin, nëpër re.
4 Pse gjethet befas prarim kurore marrin, Tek shtrohen si qilim mbi bulevard? Kambana e katedrales së Shën Palit Trishtueshëm bie si me peng e aht.
Ç’nuk pjell ky vend, horra, shenjtorë e tmerr, Zonja Makbeth e pranga e perla e hekura. Dhe ja tani njëra pas tjetrës nxjerr Dy mbretëresha, që të dyja të vdekura.
Nuk qenë robina jo, rrëmbyer vonë, Pas dokeve kreshnike a në pritë. Kanë ardhur vetë, ndonëse qenë në fron E para veç një vit, e dyta as një ditë.
Dhe katedralja i përcjell me vaj Dy mjellmat e gabuara, të mekura. Ato që s’erdhën për kurorë, veç për varr, Të brishtat zonja, mbretëreshat e vdekura. 5 Në klubin “Davidoff” qelqnajë e ngrirë Dremitje dite sjell s’di se nga ku. Një si madonë e lodhur më është përhirë, Që italishtja gjuhë mund t’ishte gjithashtu.
Lehonë e zbehtë pas lindjes së kaltëreme, Në të njëmijtin e treqindin vit, Më shumë se Krishti madonën, kjo poemë E lodhi ndoshta gjuhën italisht.
O këto pamje i njoh dhe nuk i njoh, Këto tri kate, rradhët, ashensorët, Ku hypin, zdrypin, klithin obobo, Rufjanët, mëkatarët dhe mizorët.
Të gjithë janë aty, rrahin më kot Të ndërrojnë katet, por katet s’ndërrohen kurrë. Të zes, në mjegull shtyhen sindozot, Ish-korbat e së zezës diktaturë.
Nga bie dalja? Ku ndodhet Purgatori? Nga pyetjet sheshi gumëzhin si zgjoi. Shkodran je ti? Ç’plenum i zi të polli? Më ngriti i dyti, i gjashti më rrëzoi.
Një zë gjëmon: këndej plenumi i katërt, Piktorët andej, i pesti rreth u mbush. Shkrimtar spiun je ti? Rend te i shtati. Në s’do të digjesh te i teti shkrumb.
Rendni, fatzinj, mëshirë për ju nuk ka, Ashtu siç ju nuk patët për askënd. S’ka vend ndërkaq te Tmerret e Mëdha, As te Politbyroja nuk ka vend.
Me ngut po shtohet një Gropë e Hon i Ri, Bri Lugjezezës një tjetër Lugjezezë. I nënti rreth po mbushet, dhe ai. S’ka mbetur veç një vend për Zonjën e Zezë.
6 Në kafene ka rënë njëfarë qetësimi. Shpirti pushim kërkon, e ndoshta mall. Anëdete blu, plazhe të shkreta dimri, Hotele ku nuk mbërrin i ftohti i madh. Një grua e mjegullt, shfaqur te qelqnaja M’u duk se më kujtonte një premtim. Vdekja s’më la, atë premtim të mbaja, I thashë më në fund plot pikëllim.
Ajo më pa habitshëm që pas qelqit: Nuk të marr vesh, kjo gjuhë më bën ujem. Në qoftë se ti, siç thua, je i vdekur, Atëhere mua ç’më mbetet që të jem?
S’e di, i thashë, me habi të ftohtë, Tek shpirti prapë me pikëllim m’u mbush. Dikush nga ne të dy s’është më në botë, Po cili a cila, këtë s’e di askush.
Një copë herë me shenja morëm e dhamë. S’kuptoheshim, veç kishim mall e mund. Gjersa ajo u tret te qelqi i madh Dhe unë mbeta shkret në kundaskund.
7 Mbrëmja po bie. Tirana rrotull bllokut Nis të stoliset për ballo a për orgji. Një foshnje e rastit, e paligjshme e Nju-Jorkut, Një ëndërr xhuxhe a shkërbim i tij.
Në borxhe e gjyqe rrokaqiejt vërtitin Drita dhe bare rrotulluese lart. Poshtë tyre, luanesha të përgjumura në pritë, “Amerikan”, “Raiffeisen” e “Credin’s Bank”.
Por s’do t’ia dijë askush për borxhe a gjyq, Të dehur qejfit krejt a marrja e hakut. I gjatë, si natë e ankthshme n’udhëkryq Shfaqet mes brymës kryebashkiaku.
Kull e Sahatit po tregon një orë, Që ndoshta kundërshtohet si çdo gjë. Në sallat e muzeut të fundit vizitorë Ja muzgu si në kurth befas i zë
8 Kështu në një fund dite ajo mu shfaq Fantazmë e kombit si e Hamletit mbret. Kish ndryshk e gjak mbi parzm e et per shpage Dhe kumt të frikshëm kish në sytë e vet.
Une ja besova fjalët, kumtin, ahtet, Gjithmonë ka një fantazmë qe lyp dicka prej nesh, Pastaj ajo kërkoi atë që s’lypet artin. Tek fjalen “popull” tundtte si rrebesh.
Te falem per ç’me dhe, veç mos me lyp ti mos, Një borxh që nuk ta kam. Të kërkoj ndjesë Qe dot s’të mbrojta, s’të mbrojta e sidomos, Prej vehtes tënde, armikut tënd të tmerrshem.
Ti rrugën tënde ke në këte botë të ftohtë, Shkrimtari do a s’do ka rrugen e vet. Të mbroftë Zoti, a marrezia të mbroftë, Tjetër hyjni unë kam. Pra mirëmbetsh!
Ska “mirembetsh!” fantazma klithi. Mejet Ti sndahesh dot, mbi toke apo nen toke! Nu ngritshim, te dy do cajme rete Ne rencim ne humnere, do biem tok.
Klithmën e saj kaq kohë pata në vesh, Here si rënkim, si urdhër a si vaj Kërkonte që gjithkund ta mbart si peshe, Porsi Ankizin at, mbi shpinë ta mbaj.
Të gjithëve kjo klithmë na ndjek si nëpër gjumë. I vogël është planeti sigurisht, Si një shtëpi e ngushtë, ku në bodrum Dikush klith: “ndihmë!” dhe ti, s’di si ta ndihsh.
Mesnata shkon Tirana dot nuk fle. Po flet përcart si shpirt që kërkon ndihmë Një metropol me kryet krejt në re, Kryeqytet me emrin krejt enigmë.
Në ç’makthe e gjete, ç’kumt aty ke ndryrë? Ç’urdhër ke fshehur, kë do trembësh me të? Fryn erë e dimrit, si ulkonjë e ngrirë, Ajo që s’jep përgjigje për asgjë./ KultPlus.com
A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre nëse kanë dritare të vjetra? Humbja e nxehtësisë gjatë dimrit është një problematikë për shumë prej nesh. Nga kornizat e vjetra të dritareve dhe termostatet deri te pajisjet ‘vampirike’ që janë gjithmonë të ndezura, ka mënyra të ndryshme se si mund ta mbani nxehtësinë brenda shtëpisë.
Hiqni nga priza pajisjet ‘vampire’
Kur themi pajisje ‘vampir’, i referohemi televizorëve, regjistruesve, mikrovalëve, telefonave, tabletëve dhe laptopëve. Shpesh i lëmë këto në prizë edhe kur largohemi nga dhoma apo shtëpia. Megjithatë, edhe kur nuk i përdorim ato dhe janë të fikura, mund të shpenzojnë ende energji. Heqja e tyre nga priza mund t’ju kursejë mbi 70 dollarë në vit, para që mund të shpenzoni për nevojat e shtëpisë, si ushqimi dhe gjëra të tjera thelbësore .
Përdorni dritat inteligjente LED
Sigurisht, dritat tuaja mund të mos përbëjnë një pjesë të madhe të faturave tuaja të energjisë elektrike, por sigurisht që ato luajnë një rol. Edhe nëse mund të kurseni 20 dollarë në vit, ia vlen të ndryshoni të gjitha llambat tuaja të vjetra, me LED me efikasitet energjie. Jo vetëm kaq, por ju reduktoni emetimet e dioksidit të karbonit.
Një përfitim tjetër i disa llambave LED është se ato janë inteligjente, që do të thotë se mund t’i lidhni me pajisjen tuaj celulare dhe t’i kontrolloni aty ku jeni. Pra, edhe nëse largoheni nga shtëpia dhe harroni të fikni dritat, mund ta bëni atë nga telefoni juaj në distancë.
Dritaret
Shumë jetojnë në shtëpi apo pallate të vjetra ku humbasin nxehtësinë nga boshllëqet e vogla midis dyshemesë, dritareve dhe dyerve ose nga oxhaku. Më mirë shpenzoni në përmirësimin e tyre, se në faturat e çdo muaji. Izoloni çatinë ose papafingo tuaj me tekstil me fije qelqi të përballueshëm ose lesh natyral deleje.
Izoloni tubat
Tubat e ujit që janë të ekspozuar ndaj temperaturave vërtet të ulëta mund të bëjnë që uji të kërkojë më shumë kohë për t’u ngrohur. Prandaj, mund ta rrisni temperaturën për të përshpejtuar procesin. Ky proces përdor më shumë energji, duke çuar në rritje të faturave të energjisë elektrike. Kjo është arsyeja pse është më mirë të izoloni tubat e ujit dhe të zvogëloni sasinë e energjisë që nevojitet për të ngrohur ujin. Materiali izolues është i lehtë dhe i lirë për t’u marrë.
Shikoni ciklet e lavatriçes tuaj
Shumë prej jush mund t’ju kenë thënë se për t’i pastruar rrobat në mënyrë efikase, duhet të përdorni ciklin 60 gradë. Megjithatë, kjo është e rreme dhe gjithashtu e kushtueshme. Ciklet më të ulëta marrin më pak energji sepse përfundojnë më shpejt. Ju mund të ndiqni tre këshilla të thjeshta nëse doni të ulni konsumin tuaj vjetor të energjisë. Përdoreni lavatriçen tuaj në cikle 30° ose 40°.
Hapni perdet tuaja
Mund të tingëllojë e thjeshtë, por hapja e perdeve të dritareve gjatë ditës kur ka diell mund të ngrohë hapësirat e brendshme. Mund t’i mbyllni pasi dielli të ketë perënduar për të ruajtur nxehtësinë. Nëse jeni adhurues i perdeve, zgjidhni pëlhura cilësore dhe të trasha që janë ideale për gjatë gjithë vitit. Ju mund të përdorni jo vetëm një, por dy shtresa për të përmirësuar ruajtjen e nxehtësisë.
Korrespondenti i Euronews Albania ka sjellë pamje të reja nga Vlora ku pas ditës së 1 janarit edhe këtë të enjte me 2 janar përsëri ka qytetarë që po kalojnë kohën në bregdet.
Pak e çuditshme në këtë fillim viti por disa qytetarë vlonjatë po shkojnë në plazh për të shfrytëzuar temperatura e larta e të pazakonta për stinën ku jemi.
PARIS, 31 dhjetor /ATSH-AFP/ – Çmimi i gazit evropian arriti dhe më pas e kaloi sot shifrën prej 50 euro për megavat orë, i pari në më shumë se një vit, i nxitur veçanërisht nga skadimi i një marrëveshjeje tranziti midis Ukrainës dhe Rusisë dhe një dimër i ftohtë.
Rreth orës 15:35 GMT, ai fitoi pothuajse 5% në 50,430 euro për megavat orë (MWh), niveli i tij më i lartë që nga tetori 2023.
Kjo rritje lidhet me ndalimin e pritshëm të flukseve ruse përmes Ukrainës, e cila nuk do të autorizojë më nga 1 janari transitin e gazit rus në territorin e saj drejt vendeve evropiane, siç konfirmoi operatori ukrainas.
Në Evropë, disa vende në Evropën Qendrore dhe Lindore, si Austria, Hungaria dhe Sllovakia, mbeten shumë të varura nga gazi rus.
Sipas Institutit të Oksfordit për Studimet e Energjisë, ndërprerja do të rezultojë në një përshpejtim të rënies së rezervave evropiane dhe presion në rritje mbi çmimet e gazit.
Temperaturat e ftohta që nga fundi i tetorit kanë favorizuar tashmë përdorimin e ngrohjes dhe mungesa e diellit dhe erës ka bërë që një pjesë më e madhe e energjisë elektrike të prodhohet nga gazi natyror.
Rezervat e gazit janë mesatarisht rreth 73% në vendet e Bashkimit Evropian (BE), sipas platformës Evropiane të Inventarit të Agreguar të Magazinimit të Gazit (AGSI), një normë shumë më e ulët se 86% e vërejtur për të njëjtën periudhë të vitit 2023.
”Për t’u marrë me këtë, pragu i kërkuar për rezervat e gazit në Bashkimin Evropian që nga 1 shkurti është rritur nga 45% në 50%”, njoftoi Komisioni Evropian të premten më 29 nëntor.
Gjiganti rus ”Gazprom” njoftoi gjithashtu të shtunën se do të ndalonte dërgimin e gazit në Moldavi më 1 janar pas një mosmarrëveshjeje financiare me këtë ish-republikë sovjetike, e cila sapo kishte rizgjedhur një president pro evropian.
Mosmarrëveshja e saj tregtare me ”Gazprom” është para pushtimit rus të Ukrainës dhe ka të bëjë me filialin ”Moldovagaz”, 50% në pronësi të grupit rus.
Për më tepër, pjesa në rritje e LNG-së amerikane, për të zëvendësuar gazin rus të transportuar me tubacion në Evropë, ka rritur kostot për megavat orë në mënyrë strukturore që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022, BE-ja ka reduktuar ekspozimin e saj ndaj gazit rus, por sipas Christoph Halser, analist në ”Rstad Energy”, ky burim përfaqëson ende 14% të konsumit të tij total në 2024.
Çmimi është gjithashtu nën presionin e një rreziku të lidhur me përshkallëzimin e luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, veçanërisht që nga vendimi i Joe Biden për të autorizuar Kievin të përdorë raketat amerikane ATACMS, me rreze veprimi 300 kilometra në tokën ruse.
Evropa duhet të jetë përfituesja kryesore e ardhjes së republikanëve në pushtet në lidhje me gazin.
”Lufta tregtare e afërt midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës mund të prishë rrjedhën e LNG-së midis dy vendeve, siç ishte rasti në vitin 2019″, shpjegojnë analistët./ a.jor.
Në këto ditë të ftohta kemi folur si duhet të mbrohemi për t’i shpëtuar gripit apo problemeve të tjera që sjell i ftohti. Por, përveç problemeve shëndetësore, dimri është shkaktar edhe i plakjes së parakohshme. Në këtë artikull do të mësoni për arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër dhe për kujdesin që duhet […]
Për javën që vjen, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe relativisht të thata.
Sipas Shërbimit Meotorologjik Ushtarak, ditën e Hënë pritet kalimi i një fronti të ftohtë, i shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.
Moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare dhe të dendura, me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në Alpe dhe në lartësi mbi 600-700 metra do të ketë reshje dëbore.
Nga dita e Martë deri të Premten, pritet mot i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare në ultësirën perëndimore, dhe mot kryesisht i vranët në lindje.
Njoftimi i SHMU:
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe relativisht të thata. Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit për disa ditë të një qendre të presionit të ulët kryesisht mbi rajonin e Ballkanit.
Megjithatë për ditën e nesërme (e Hënë) pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet mesatar për pjesën më të madhe të ditës në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e Alpeve, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa lokalisht dhe në relievet e larta malore reshje të dendura dëbore. Përgjatë orëve të pasdites në zonën e veriut dhe jug reshjet e dëborës zbresin deri në lartësitë kodrinore por me intensitet të ulët.
Më pas duke filluar nga dita e Martë dhe deri ditën e Premte pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata.
Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.
TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/- Qafa e Thores është një nga pikat më panoramike të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” dhe rruga e asfaltuar të çon në Theth një aks prej 16 kilometrash që e lidh këtë fshat turistik me Qafë Thorën, Bogën dhe Shkodrën.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Qafa e Thores, duke e cilësuar kopertinë të një guide që të fton drejt bukurive të Thethit në dimër.
Thethi, bashkë me Lëpushën, Vukël-Nikçin, Rragamin, Çeremin dhe Currajn e Epërm bën pjesë në kategorinë e tretë të lokaliteteve që është emërtuar si “Porta të atraksionit turistik”.
Thethi është qendra e Parkut Kombëtar në veri të vendit, një zonë me pasuri natyrore të rralla. I mbrojtur mes maleve të larta, ky fshat ruan një hapësirë të admirueshme, të paprekur nga njeriu dhe për t’u eksploruar nga turistët në të katër stinët e vitit.
Trashëgimia kulturore e historike që merr jetë brenda çative alpine dhe bujtinave të ngritura ka tërhequr numër të lartë turistësh në bujtinat mikpritëse.
Thethi gjithashtu është pjesë e projektit bamirës “Parku i Paqes në Ballkan”, i cili mbrohet dhe menaxhohet së bashku me Pejën dhe Plavën nga dy projekte të OKB-së dhe të BE.
Me një numër të konsiderueshëm ujëvarash, lumenj nëntokësorë, shpella, maja të larta dhe lugina, Thethi fton të apasionuarit e turizmit malor edhe në këto ditë dimri.