Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 July 2025Main stream

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

By: Ardit
16 July 2025 at 22:30

Gjykata e Vlorës shpalli sot të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen e rëndë të verës së vitit 2022, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj. Gjyshi i 7-vjeçares, Ismet Avdiaj ka deklaruar se si në çdo proces gjyqësor që ka marë pjesë për çështjen e mbesës së […]

The post Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “fadroma” te Arena

By: Ardit
16 July 2025 at 22:03

Nga Lutfi Dervishi Tirana është qyteti ku edhe hapësira publike ka nevojë për mbrojtje nga vetë shteti. Duket si paradoks, por është realitet: aty ku ka më shumë hapësirë, liria ngushtohet me shirit skene policie dhe me fadroma. Prej ditësh, lokalet në zonën e Arenës në Tiranë po përballen me vizita të njëpasnjëshme nga policia […]

The post Operacioni “fadroma” te Arena appeared first on BoldNews.al.

Mandatet e Kushtetueses, Sadushi mbrohet me tre gënjeshtra pas “dushit” të Brukselit

16 July 2025 at 18:25

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i konsideruar si strumbullar i një konflikti institucional, me qëllim rrëmbimin e të paktën tre mandateve të Gjykatës Kushtetuese, ka mohuar rolin e tij në këtë mekanizëm në formë dhe përmbajtje të ngjashëm me një puç kushtetues. Ai, prej muajsh, ka ngritur një skemë, nëpërmjet të cilës synon që, përsa […]

The post Mandatet e Kushtetueses, Sadushi mbrohet me tre gënjeshtra pas “dushit” të Brukselit appeared first on BoldNews.al.

Krimet zgjedhore, Celibashi: 139 procedime penale

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, për javë me radhë shqyrtuan të gjitha denoncimet që lidhen me krimet zgjedhore.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë një interviste për Klan News, bëri një vlerësim të bashkëpunimit të institucionit që ai drejton me dy institucionet e tjera të drejtësisë.

“Një eksperiencë e suksesshme, edhe pse kam konstatuar që për një pjesë të politikës, ky bashkëpunim nuk ka marrë vlerësimin që në gjykimin tim do duhej ta merrte”, tha ai.

Kryekomisioneri Celibashi tregoi numrin e procedimeve penale për të cilat ka një hetim dhe tipologjitë e krimeve që janë konstatuar më shumë.

“Janë rreth 139 procedime penale, të cilat janë trajtuar ose janë në proces trajtimi nga SPAK. Denoncimet lidhen kryesisht me presionin ndaj administratës publike, përdorimin e aseteve publike, shitblerjen e votës”, theksoi ai.

Celibashi sugjeroi se bashkëpunimi me të tre institucionet duhet të formalizohet në ligj.

“Kjo eksperiencë duhet të shtrihet dhe në zgjedhjet e ardhshme, dhe ndoshta mund të ketë nevojë që kjo formë e bashkëpunimit të jetë e formalizuar dhe në ligj, të jetë më e institucionalizuar”, shtoi ai.

Rregullat e garës duhet të ndryshojnë, sipas drejtuesit të KQZ, edhe për administratën publike.

“Duhet të vendosen disa limite të sjelljes së përfaqësuesve të administratës publike, duke filluar nga niveli më i lartë, kryeministri, ministri etj.”, nënvizoi Celibashi.

Për rezultate konkrete, kryekomisioneri Celibashi tha se do të duhet kohë deri në përfundimin e hetimeve nga institucionet ligjzbatuese.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Krimet zgjedhore, Celibashi: 139 procedime penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Daja i Shabanit nuk heq dorë nga mandati, letër Celibashit: Dua të ushtroj funksionin e deputetit

16 July 2025 at 16:19

Zeqir Kordhoni, daja i Endrit Shabanit, duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga marrja e mandatit të vetëm të deputetit, të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria “Bëhet” më 11 Maj në Qarkun e Tiranës. Zeqir Kordhoni i është drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një shkrese që mban datën 15 Korrik, […]

The post Daja i Shabanit nuk heq dorë nga mandati, letër Celibashit: Dua të ushtroj funksionin e deputetit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Hetimet e SPAK/ Tedi Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

15 July 2025 at 21:07

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar në divorcin me Ilir Metën, për shkelje të besimit dhe shkelje të ligjit.

Ai theksoi se kartat e zbuluara nga SPAK nuk janë përdorur nga Ilir Meta.

“SPAK tregon në emër të kujt janë kartat dhe kush i ka përdorur. Nuk është z. Meta fare. E thotë SPAK. SPAK thotë se kartat janë në emër të  Shatkut dhe në emër të Monika Kryemadhit.

Nuk ka asnjë kartë të Metës. Në momentin kur Meta është vënë dijeni të këtyre kartave, ai ka bërë dhe divorcin  me zonjën Kryemadhi si një tradhti e para për një shkelje ligji, dhe ndaj besimit të tij.

Kjo çoi në divorc pa diskutim, patjetër, e ka sqaruar vetë z. Meta. Në momentin që është vënë në dijeni nga SPAK, që kemi zbuluar një kartë, çfarë karte ka përdorur dhe në këtë moment ai ka vendosur divorcin me zonjën Kryemadhi”, theksoi ai./abcnews.al

Sadushi: Reforma në Drejtësi ka shmangur ndikimin politik

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha sot se ndaj institucionit që drejton nuk ka presione politike.

Në një intervistë televizive, Sadushi theksoi se “presioni politik shmanget nga gjyqtari ose duhet të shmanget nga vetë gjyqtari dhe mundësia për t’iu shmangur ekziston. Sot ne kemi një sistem emërimi, promovimi dhe procedimi disiplinor që është i shkëputur nga politika dhe mjafton të evidentosh këtë dhe nuk ka arsye që gjyqtari të jetë nën presion”.

“Në aspektin ligjor dhe kushtetues, kjo çështje është e zgjidhur. Në aspektin personal pastaj varet nga gjithsecili”, u shpreh Sadushi.

Kreu i Gjykatës së Lartë vuri në dukje se “kategoria e magjistratëve kanë plotësisht të drejtë ose kanë detyrimin për të qenë sa më larg presionit dhe duhet të ndihen sa më larg presionit, sepse puna që ata bëjnë është e tillë që duhet të jenë larg presionit. Presioni do të jetë i vazhdueshëm, puna është si do ta përballosh ti këtë presion dhe mundësitë janë që çdokush mund ta përballojë këtë presion”.

“Presioni tek unë apo te kolegët e mi nuk është një presion që ndikon në vendimmarrje. Mjafton të shikoni dhe lexoni të gjitha vendimet e Gjykatës së Lartë për të kuptuar nëse ka presion apo nuk ka presion politik”, tha Sadushi.

Sadushi tha se “Reforma në Drejtësi ka sjellë një risi të atillë duke bërë që magjistratët t’i shmangen ndikimit politik”.

“Nëse do të fokusoheni në fusha të caktuara megjithëse mund të krijoni bindjen se ky presion mund të ekzistojë në performancë në vendimmarrje nuk evidentohet. Është vetë vendimi që tregon nëse kjo gjykatë ka qenë në presion apo jo. Personalisht mund të them se Reforma në Drejtësi ka sjellë një risi në drejtim të shmangies së ndikimit politik mbi gjyqësorin për të gjitha ato që unë thashë”, tha Sadushi.

/k.s//r.e//a.f/

The post Sadushi: Reforma në Drejtësi ka shmangur ndikimin politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Adriana Matoshi shijon pushimet verore, duket elegante në pozat pranë jahteve luksoze në bregdet

15 July 2025 at 20:40

Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është duke kaluar disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar të Malit të Zi, konkretisht në Ulqin, ku duket se po e shfrytëzon maksimalisht këtë periudhë për t’u çlodhur dhe rigjeneruar larg angazhimeve politike dhe artistike.

Në disa fotografi të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Adriana shihet përkrah mikes së saj të afërt, aktoren Arjola Demiri, ndërsa të dyja pozojnë buzë detit, duke reflektuar pozitivitet dhe mirëkuptim mes një shoqërie të sinqertë.

Së fundmi, Adriana ka realizuar edhe një fotosesion të veçantë në bregdet, duke sjellë një imazh më të rafinuar dhe artistik.

Adriana Matoshi (Foto: Visar Selimi)

Në njërën prej pozave më të komentuarave, ajo shfaqet pranë jahteve luksoze të parkuara në sfond, e veshur me një fustan të bardhë elegant, teksa pozon përballë perëndimit të diellit.

Pamja e saj është freskuese dhe plot hijeshi – një kombinim i natyrshëm mes bukurisë së saj dhe ambientit veror që e rrethon.

Adriana Matoshi (Foto: Visar Selimi)

Adriana, e cila është edhe deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, përfaqëson një figurë të rrallë publike që kombinon artin me angazhimin politik.

Megjithatë, situata aktuale në Kuvend nuk është aspak premtuese – plot 47 seanca janë dështuar për t’u konstituuar, duke krijuar një ngërç institucional që ka zhgënjyer qytetarët dhe ka vënë në pikëpyetje funksionimin normal të demokracisë parlamentare.

Adriana Matoshi (Foto: Visar Selimi)

Në një kohë kur Kuvendi mbetet në një gjendje të pashpresë, Adriana ka zgjedhur të gjejë pak qetësi pranë detit – ndoshta edhe për të reflektuar për sfidat që e presin në muajt në vijim. /Telegrafi/

The post Adriana Matoshi shijon pushimet verore, duket elegante në pozat pranë jahteve luksoze në bregdet appeared first on Telegrafi.

FOTO/ “Ende nuk jam pajtuar me faktin”, rrëfimi prekës i Jonida Vokshit për humbjen e të atit

By: M C
15 July 2025 at 17:07

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka ndarë një rrëfim të ndjerë mbi një nga humbjet më të mëdha në jetën e saj: ndarjen nga jeta të të atit. Në një komunikim të sinqertë me ndjekësit në rrjetet sociale, Jonida është treguar e hapur dhe tepër njerëzore, duke prekur zemrat e shumë prej tyre.

E pyetur nga një ndjekës që po përballet me të njëjtën dhimbje, Jonida u përgjigj:
“Ende nuk jam pajtuar me faktin, ende nuk jam vërtetë koshiente. Ka momente që e ndjej që ka ndodhur vërtet dhe ato janë momentet më të vështira.”

Ajo rrëfeu se mënyra më e afërt për ta përballuar boshllëkun që ka lënë pas babai i saj, është përmes kujtimeve dhe rrëfimeve që ndan për të.
“Por vazhdoj të jetoj me të, tregoj historitë e tij kudo,” – tha ajo me emocion.

Në këtë reflektim të thellë, Jonida ndau edhe një mesazh forcues për të gjithë ata që po kalojnë të njëjtin udhëtim dhimbjeje:
“Është proces, më i vështiri në botë, por jetësor. Dhemb, por të jep forcë të luftosh që ai të jetë krenar për ty, prej nga kudo të sheh e të ruan.”

The post FOTO/ “Ende nuk jam pajtuar me faktin”, rrëfimi prekës i Jonida Vokshit për humbjen e të atit appeared first on Albeu.com.

Portret i Dom Vlashit, “një prift” që nuk i pëlqen Edi Ramës

By: Ardit
15 July 2025 at 18:11

Në rokopujën e zhurmshme të ngjarjeve të Thethit, ku siç tashmë ëshmë është bërë zakon, ata që nuk janë të interesuar mbyllin gojën, sipas mendësisë “larg menderes sime”, pak kush e dëgjoi klithëmën e famulltarit të Shkodrës Dom Vlash Palajt. Duke u folur besimtarëve të vet ai e përshkroi ngjarjen pa dorashka si trashëgimtar i […]

The post Portret i Dom Vlashit, “një prift” që nuk i pëlqen Edi Ramës appeared first on BoldNews.al.

Njihuni me katër shenjat që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit

By: V K
15 July 2025 at 10:47

Duke filluar nga dita e sotme, e deri në fund të vitit 2025, katër shenja të horoskopit pritet të përjetojnë një transformim të thellë dhe një përmirësim të ndjeshëm në jetën e tyre personale dhe profesionale.

Prania e Neptunit dhe lëvizja e tij retrograde në muajt në vijim do të ndikojë ndjeshëm në energjinë e tyre, duke sjellë qartësi, qasje të reja dhe përparim.

Dashi

Dashi ndodhet në prag të një periudhe të thellë vetë analize dhe zhvillimi personal. Me Neptunin që ndikon fuqishëm në shenjën e tyre, kjo është një periudhë ideale për të reflektuar mbi rrugën e ndjekur dhe për të bërë korrigjime të rëndësishme.

Nga 23 tetori, kur Neptuni do të kalojë në retrogradë në shenjën e Peshqve, Dashit do t’i jepet një perspektivë më e thellë shpirtërore, duke e ndihmuar të kuptojë më mirë vetveten dhe të shfrytëzojë potencialin e tij maksimal.

Peshqit

Për Peshqit, kjo është një periudhë që thekson vlerësimin personal dhe ristrukturimin financiar. Neptuni ndriçon çështjet që lidhen me pasurinë dhe vetëbesimin, duke i ndihmuar ata të marrin vendime më të mençura dhe të përmirësojnë gjendjen e tyre ekonomike.

Në fund të tetorit, fokusi do të zhvendoset te identiteti dhe pozicioni i tyre në shoqëri, duke hapur rrugën për rritje personale dhe profesionale.

Peshorja

Për Peshoren, ky është momenti për të vënë në balancë marrëdhëniet personale dhe profesionale. Retrograda e Neptunit i shtyn të analizojnë thellë lidhjet dhe të vlerësojnë nëse këto raporte janë të shëndetshme dhe të ndershme.

Fundi i vitit do të sjellë gjithashtu një përqendrim te shëndeti dhe puna, duke i dhënë mundësi Peshorëve të përmirësojnë përditshmërinë e tyre dhe të marrin drejtimin e duhur në karrierë.

Virgjëresha

Virgjëresha do të ketë një periudhë të favorshme për t’u përqendruar në financat dhe partneritetet. Menaxhimi i borxheve, burimeve të përbashkëta dhe investimeve bëhet prioritet.

Lëvizja retrograde e Neptunit i jep mundësi për të sjellë qartësi dhe transparencë në planet afatgjata. Në fund të tetorit, vëmendja do të zhvendoset te marrëdhëniet, duke i ndihmuar Virgjëreshat të arrijnë harmoni dhe qëllime të përbashkëta me partnerët e tyre.

The post Njihuni me katër shenjat që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit appeared first on Albeu.com.

Restelica bëhet me depo mbeturinash

14 July 2025 at 23:36

Një depo e mbeturinave për banorët e Restelicës së komunës së Dragashit është ndërtuar nga qeveria japoneze, ndërsa ka kushtuar 34.807 euro. Kontejnerët i ka siguruar Komuna e Dragashit, ndërsa mbledhjen dhe grumbullimin e tyre e bën Eco Restelica. Një projekt i tillë, ishte mëse i domosdoshëm në një komunë që synon zhvillimin ekonomik familjarë përmes turizmit.

Me ndihmën e qeverisë japoneze, Restelica që është njëri ndër fshatrat më të thella në komunës së Dragashit, iu ka mundësuar një depo e grumbullimit të mbeturinave.

“Procesi i mbledhjes së mbeturinave ka qenë në një situatë sanitare jo të mirë dhe ka qenë një çështje urgjente për shëndetin publikë të fshatit”, tha Hiroyasu Tanigaki, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë.

Ngritja e kësaj depoje të mbeturinave, sipas përfaqësuesit të JICA-së, do të ndikojë në përmirësimin e shëndetit të banorëve.

“Kjo pasqyron angazhimin thelbësor të Japonisë ndaj sigurisë njerëzore dhe mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm përmes iniciativës bazë. Përmes ndihmës, granteve të Ambasadës  së Japonisë për projekte të sigurisë njerëzore bazë GGP, kjo depo e mbeturinave qëndron si një kontribut i jashtëzakonshëm jetësor në përmirësimin e shëndetit mjedisor higjienës publike dhe cilësisë së përgjithshme të jetës të Restelicës dhe në komunën e Dragashit në përgjithësi”, tha Xhelal Gashi përfaqësues i JICA-s.

Komuna e Dragashit synon që zhvillimin ekonomik ta bëjë përmes turizmit.

“Restelica për shkak të pozitës së saj gjeografike dhe rrugëve të ngushta e të pjerrëta është përballur për shumë vite me vështirësi serioze në grumbullimin e menaxhimin e mbeturinave. Kjo ka ndikuar negativisht në higjienën publike dhe shëndetin e banorëve të Restelicës, por sot me ndihmën bujare të popullit japonez kemi arritur të ndërtojmë një zgjidhje të qëndrueshme”, tha Bexhet Xheladini, kryetar i Dragashit

Përmes projekteve të tilla, do të hyjnë nën menaxhimin e Ekoregjionit edhe tri fshatra të tjera, si Kërsterc, Kukajan dhe Orqush./RTK

The post Restelica bëhet me depo mbeturinash appeared first on Telegrafi.

Ngërçi institucional pezullon mbi 35 projektligje, nga shoqëria civile paralajmërojnë pasoja të rënda për qytetarët

14 July 2025 at 23:26

Sipas Programit të Projektligjeve të Qeverisë, më shumë se 35 projektligje do të duhej të procedoheshin për shqyrtim e miratim në Kuvend para 30 qershorit. Por, me situatën aktuale në Kuvend, nuk dihet fati i tyre. Derisa bllokada vijon edhe në muajin e shtatë të 2025-tës, organizata që monitorojnë punën e Kuvendit vlerësojnë se ky vit veçse është i dështuar, në aspektin legjislativ dhe të mbikëqyrjes

Më shumë se 35 projektligje do të duhej të miratoheshin nga Qeveria dhe t’i dërgoheshin për shqyrtim Kuvendit, para datës 30 Qershor.

Sipas Programit të Projektligjeve të Qeverisë 2025-27, deri në fund të muajit të kaluar do të duhej të ishin miratuar në ekzekutiv draftet e ligjeve si: ai i Punës, Kodi Civil, ai për Këshillin Gjyqësor dhe ai për Këshillin Prokurorial, për avokatinë, për mbrojtjen e konkurrencës, për energjinë dhe për energjinë elektrike, etj.

Bllokada në raport me themelimin e legjislaturës së re të Kuvendit – rrjedhimisht Qeverisë së re – sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi përtej “dëmtimit të rendit kushtetues” ndikon në cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Nëse veç qeveria Kurti zgjidhet prapë, atëherë mund t’i procedojë tutje këto projektligje, por shumë lehtë mundet që këto projektligje të mos procedohen nga partitë tjera nëse veç vijnë në pushtet. Mirëpo, e rëndësishme është që pasojat e mos-konstituimit të Kuvendit janë jashtëzakonisht të mëdha dhe që prekin jetën e qytetarëve. Këtu ndërlidhim që janë mbi 10 marrëveshje ndërkombëtare që presin të ratifikohen”, deklaroi Melos Kolshi, hulumtues i lartë në IKD.

Duke theksuar se mbetja pezull e një morie ligjesh ka pasoja financiare, në Institutin Demokratik të Kosovës vlerësojnë se ky vit veçse është çuar dëm.

“Ne tashmë jemi vonë në shqyrtim të planit legjislativ, qoftë të asaj qeverie që është në skadim, por edhe të ndonjë qeverie që hipotetikisht mund të vije pas themelimit të Kuvendit dhe normalisht që pasojat janë të mëdha… Kurdo që zgjidhet kryetari dhe konstituohet Kuvendi, për mendimin tim, viti 2025 është vit i dështuar edhe në kuptimin legjislativ dhe në kuptimin mbikëqyrës, sepse jemi vonë”, deklaroi Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI

Duke folur për pasojat, Bugaqku veçoi bartjen nga legjislatura në legjislaturë të Kodit Civil dhe amendamentet kushtetuese për “vettingun” në drejtësi, si dy prej çështjeve kryesore që mbesin pezull nga legjislatura e kaluar.

“Kjo e bën vakant ose, të themi ashtu, e pamundëson ushtrimin e pushtetit legjislativ siç edhe e ka mandat kryesor Kuvendi i Republikës së Kosovës. Dhe, për 7 ose 8 muaj, nëse shteti mbetet pa parlament i cili i shqyrton, kontrollon, dhe në disa raste propozon dhe harton vetë ligje, atëherë kjo është një sfidë e madhe edhe për jetën demokratike dhe parlamentare në Kosovë. Kur Kuvendi është pasiv ose në pauzë, themi ashtu, vetë qytetarët pësojnë”, tha Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI

Vendimet e fundit të Kuvendit datojnë nga fillimi i dhjetorit 2024, shumica prej të cilave janë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese./RTV Dukagjini

The post Ngërçi institucional pezullon mbi 35 projektligje, nga shoqëria civile paralajmërojnë pasoja të rënda për qytetarët appeared first on Telegrafi.

“Dhimbja nuk ikën kurrë”: Jonida Vokshi rrëfen humbjen e të atit

By: gaze tare
14 July 2025 at 19:13

Jonida Vokshi, moderatorja që publiku është mësuar ta shohë gjithmonë të buzëqeshur dhe të qetë, ka zgjedhur të ndajë një moment jashtë kamerave, të vërtetën e një dhimbjeje që nuk shërohet lehtë: humbjen e të atit.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale, një koment i sinqertë nga një ndjekës që kishte humbur babain e tij pak muaj pas Jonidës, e preku thellë moderatoren. Pyetja e thjeshtë: “Si e përjetove humbjen e babait?”, mori një përgjigje po aq të sinqertë, të ndjerë dhe të vërtetë.

Në përgjigjen e saj të thellë dhe emocionale, Jonida tregoi se edhe vetë ende po përballet me dhimbjen dhe se procesi i pranimit është shumë i vështirë.

The post “Dhimbja nuk ikën kurrë”: Jonida Vokshi rrëfen humbjen e të atit appeared first on iconstyle.al.

Humbja e të atit, Jonida Vokshi: Ende nuk jam pajtuar me faktin

14 July 2025 at 17:59

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka folur me ndjeshmëri dhe sinqeritet për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, humbjen e të atit.

E njohur për qetësinë dhe pozitivitetin që përcjell në paraqitjet publike, Jonida ka hapur zemrën në një bisedë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku njëri prej tyre i kishte shkruar: “Si e përjetove humbjen e babait? Unë e humba dy muaj pas teje dhe jam shumë keq”.

Në përgjigjen e saj të thellë dhe emocionale, Jonida tregoi se edhe vetë ende po përballet me dhimbjen dhe se procesi i pranimit është shumë i vështirë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ende nuk jam pajtuar me faktin, ende nuk jam vërtetë koshiente. Ka momente që e ndjej që ka ndodhur vërtetë dhe ato janë momentet më të vështira”.

Ajo theksoi se mënyra se si po mundohet ta përballojë këtë dhimbje është përmes kujtimeve dhe rrëfimeve për jetën e të atit.

“Por vazhdoj jetoj me të, tregoj historitë e tij kudo”, u shpreh tutje.

Më tej, Jonida ndau me ndjekësit një mesazh të fortë mbi përballjen me dhimbjen dhe përpjekjen për ta kthyer atë në forcë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

“Është proces, më i vështiri në botë, por jetësor. Dhemb por të jep forcë të luftosh që ai të jetë krenar për ty, prej nga kudo të sheh e të ruan”.

Rrëfimi i saj është një dëshmi e lidhjes së fortë familjare dhe e mënyrës si një person publik zgjedh të ndajë anën më të brishtë të vetes me ndjekësit, duke u kthyer në një zë empatie për të gjithë ata që vuajnë humbje të ngjashme. /Telegrafi/

The post Humbja e të atit, Jonida Vokshi: Ende nuk jam pajtuar me faktin appeared first on Telegrafi.

Jo, nuk janë ndarë! Fifi dhe Adis Patushi surprizojnë me një dalje të përbashkët

By: gaze tare
14 July 2025 at 13:29

Prej disa ditësh, mediat sociale janë përfshirë nga aludime mbi një ndarje të mundshme mes Fifit dhe partnerit të saj, Adis Patushi. Por së fundmi, çifti duket se ka vendosur të shuajë çdo dyshim, jo përmes fjalëve, por përmes veprimeve.

Gjatë një koncerti ku këngëtarja ishte e ftuar speciale, sytë e publikut ranë në prapaskenë, aty ku Adisi qëndronte pranë saj, duke e ndjekur hap pas hapi dhe duke u kujdesur për çdo detaj. Mbështetja e tij e heshtur, por e dukshme, ishte një dëshmi e qartë se lidhja e tyre vazhdon të jetë e fortë, pavarësisht thashethemeve.

The post Jo, nuk janë ndarë! Fifi dhe Adis Patushi surprizojnë me një dalje të përbashkët appeared first on iconstyle.al.

Pas “Shtetit Bektashi”, Rama bën Kishën Ortodokse me kullë 10-katëshe në Tiranë

By: Oldi
13 July 2025 at 16:43

Nga Boldnews.al Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, së shpejti do të ndërtojë një godinë 10-katëshe, në funksion të aktivitetit të saj. Leja e ndërtimit është dhënë rreth dy muaj më parë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që vendimi është zbardhur vetëm së fundmi. Leja për kishën […]

The post Pas “Shtetit Bektashi”, Rama bën Kishën Ortodokse me kullë 10-katëshe në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Ana Kabashi rrëmben vëmendjen me paraqitjen në bikini

13 July 2025 at 15:13

Këngëtarja atraktive, Ana Kabashi, ka bërë bujë në rrjetet sociale me disa imazhe të reja mahnitëse nga pushimet e saj verore.

E veshur me bikini të zeza minimaliste dhe një fund transparent të lidhur lehtë në bel, Ana ka tërhequr sytë dhe komplimentet e ndjekësve me paraqitjen e saj të zjarrtë dhe plot stil.

Me trupin në formë perfekte, syze të bardha retro dhe flokë të valëzuara në ngjyrë mjaltë, Ana shfaqet me një kombinim sensualiteti dhe elegance që e bën të dallohet menjëherë.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

Tatuazhet e saj tërheqëse dhe vetëbesimi i natyrshëm e kompletojnë këtë imazh veror të një ylli të plotë.

Fotografitë janë realizuar në një ambient tropikal e luksoz, që shton atmosferën relaksuese dhe sensuale të setit.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

“Heatwave”, ka qenë komenti më i përsëritur nga fansat, ndërsa të tjerë e kanë përshkruar si “ikona e stilit të plazhit”.

Ana Kabashi është gjithnjë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për zërin e saj unik dhe projektet muzikore, por edhe për guximin në paraqitjet publike – dhe këto fotografi e konfirmojnë më së miri këtë. /Telegrafi/

Foto: Ana Kabashi/Instagram
Foto: Ana Kabashi/Instagram

The post Ana Kabashi rrëmben vëmendjen me paraqitjen në bikini appeared first on Telegrafi.

Shteti bektashi në zemër të Tiranës/ Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet

By: V K
13 July 2025 at 14:54

Gjatë një interviste në dokumentarin e fotoreporit britanik Robert Hackman, kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se shteti bektashi do të ngrihet në zonën ku aktualisht ndodhet kryegjyshata.

Kreu i shtetit shpjegoi se kjo nismë nuk është thjesht simbolike, por një mënyrë për të mbrojtur dhe ruajtur një nga thesaret më të çmuara shpirtërore të vendit.

Shteti i ardhshëm më i vogël në të gjithë botën do të ngrihet në territorin, ku aktualisht ndodhet kryegjyshata botërore bektashiane në kryeqytet.

Detajet u bënë të ditura nga vetë Kryeministri Edi Rama, i cili në dokumentarin e Dritare TV, theksoi se krijimi i këtij shteti do të ishte simbol i ruajtjes së fesë në vend dhe jo vetëm.

“Është vetëm një sipërfaqe e vogël toke, pak hektarë, që ata tashmë e zotërojnë dhe ku kanë qendrën e tyre. Por për Shqipërinë është një pjesë shumë e çmuar e trashëgimisë kombëtare, ndërsa për komunitetin është një garanci që ai do të vazhdojë të ekzistojë pa u zhdukur”, – u shpreh Rama.

Gjithashtu, gjatë intervistës për fotoreporterin britanik, Robert Hackman, kreu i qeverisë shpjegon se kjo nismë nuk është thjesht simbolike, por një mënyrë për të mbrojtur dhe ruajtur një nga thesaret më të çmuara shpirtërore të Shqipërisë.

 

The post Shteti bektashi në zemër të Tiranës/ Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet appeared first on Albeu.com.

Në rrugën e lashtë Egnatia, ku historia rilind dhe fshati frymon me turistë

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Në verën përvëluese të Elbasanit, ka një cep ku koha duket se ka ndalur për të treguar histori që pak i njohin dhe më pak i vizitojnë.

Një monument i lashtë, një rrugë romake dhe një fshat që bashkon antikitetin me mikpritjen, ky është Bradasheshi. Vetëm disa hapa më tutje, Shijoni, fshati i kumbullave dhe fiqve, i manastirit të Shën Joan Vladimirit, të kujton se ndonjëherë, udhëtimet më të bukura ndodhin aty ku nuk i pret.

Ad Quintum, një stacion romak që rilindi nga pluhuri i kohës

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka përfunduar me sukses restaurimin e Stacionit Antik Ad Quintum, një nga ndalesat më të rëndësishme përgjatë rrugës romake Egnatia, arteria që dikur lidhte Durrësin me Bizantin, dhe përmes saj, Perëndimin me Lindjen.

I vendosur në fshatin Bradashesh, vetëm pak kilometra larg qytetit, Ad Quintumi ishte një vendpushim për udhëtarët dhe tregtarët e kohës së Perandorisë Romake. Sot, të ndalosh aty është si të prekësh një fragment të gjallë të historisë. Gurët e lashtë, rrënojat e pastruara, dhe forma arkitektonike e stacionit tregojnë një botë që ka ekzistuar shumë përpara nesh, dhe që ende ka diçka për të na mësuar.

Sipas specialistes së trashëgimisë kulturore, Albana Drenogllava, projekti ka pasur dy qëllime.

“Të ruajmë një monument të rrallë dhe t’i japim zonës një identitet të ri turistik. Kjo tashmë ka filluar të ndodhë.”

Shijoni, përballë historisë, në heshtje dhe dritë

Përballë stacionit, shtrihet fshati Shijon, një vend ku vera vjen me ngjyra frutash dhe zëra njerëzish të qeshur. Këtu kumbullat janë më të ëmbla, fiqtë të ngrohur nga dielli dhe banorët të gatshëm të tregojnë ndonjë histori.

“Kanë ardhur shumë të huaj këtë vit,” thotë një zonjë e moshuar te porta e shtëpisë së saj prej guri.

“Fotografojnë, pyesin, blejnë fiq, ndalojnë për ujë. Nuk jemi mësuar kështu”, shton ajo.

“Është si të zbulosh një botë të humbur,” shton një turist nga Holanda, duke u ndalur pranë rrënojave.

“Një bukuri e rrallë antike që nuk e ndesh shpesh. Dhe gjithçka këtu është autentike, nuk duket si atraksion i sajuar”, vë në dukje ai.

Ad Quintumi ka transformuar mënyrën se si Bradasheshi perceptohet nga të huajt, nga një emër që dikur lidhej me Metalurgjikun, sot është kthyer në fshatin që ruan historinë.

Kur koha nuk ikën, por të fton ta prekësh

Nëse ecën ngadalë midis rrënojave, mund të dëgjosh diçka më shumë se cicërima. Është si një zë i vjetër që të fton të ndalesh, të kuptosh, të shohësh përreth. Kjo është ndjesia që të jep Ad Quintum, një stacion pushimi për të shkuarën që sot mund të jetë pikënisje për të ardhmen.

Në një verë kur shumë ikin në bregdet, Bradashesh-Shijon është një destinacion që të kujton se historia është këtu pranë, dhe pret vetëm që ta zbulojmë.

Nën drejtimin e kryetarit të bashkisë, Gledian Llatja, Elbasani ka nisur një politikë të re zhvillimi turistik, që synon të promovojë dhe lidhë atraksionet historike, kulturore dhe natyrore të rajonit.

“Ne po investojmë në infrastrukturë, sinjalistikë dhe promovim për të tërhequr turistë vendas e të huaj,” thekson Llatja në një nga deklaratat e tij të fundit.

Ai nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetet lokale, bizneseve dhe institucioneve kulturore për të krijuar një ofertë turistike të pasur dhe të qëndrueshme, ku fshatrat si Bradashesh dhe Shijon të jenë pjesë integrale e rrjetit turistik të Elbasanit.

Ndërsa Bradasheshi dhe Shijoni janë dy thesare që po marrin dritën e merituar, Elbasani ofron shumë më tepër për vizitorët, kalaja historike e qytetit, Gjinari, Funari, Busheku, Muzeu Etnografik, dhe zona të tjera të pasura me natyrë dhe kulturë.

Në këtë mozaik, secila pikë historike, çdo fshat dhe çdo rrugicë është një kapitull i vogël që pret të hapet. Dhe verë pas vere, më shumë njerëz po ndjekin këto gjurmë, duke u kthyer në zbulues të një Shqipërie të bukur dhe të shumëdimensionale.

/k.s//j.p//r.e/

The post Në rrugën e lashtë Egnatia, ku historia rilind dhe fshati frymon me turistë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌