Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

By: Ardit
3 July 2025 at 16:04

Presidenti i PL-së Ilir Meta i cili ndodhet në qeli që nga tetori i i vitit të shkuar, i ka dërguar një letër publike ish-zv.kryeministrit Arben Ahmataj. Meta i tregon Ahmetajt momentin e arrestimit dhe më pas burgosjen e tij, që e quan të padrejtë. Ndërsa po ashtu Meta thekson se në burg, pas një […]

The post Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët appeared first on BoldNews.al.

Euro U-17 në Shqipëri, Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka dhe FSHF-së

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Federata Belge e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit Duka dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, në kuadër të organizimit të suksesshëm të Europianit historik në Shqipëri EURO “2025 U-17”, ku kombëtarja e Belgjikës ishte një nga 8 ekipet pjesëmarrëse.
Në letrën e dërguar vlerësohet mikpritja e ngrohtë shqiptare dhe puna e mirë e bërë për organizimin e turneut.

 

Më poshtë, letra e plotë drejtuar Presidentit Duka dhe FSHF-së:

I nderuar President Duka, I dashur Armand,

Në emër të gjithë Federatës Belge të Futbollit, ju shprehim urimet tona më të përzemërta për Federatën Shqiptare të Futbollit për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Europian UEFA Euro U-17 2025.

Gjatë këtij eventi, ekipi juaj realizoi një turne të organizuar në mënyrë profesionale, duke ofruar një platformë të përsosur për të rinjtë e Europës që të shfaqin talentin e tyre. Lojtarët tanë përfituan jashtëzakonisht shumë nga ky ambient me nivel të lartë, dhe jemi krenarë që morëm pjesë në një kompeticion kaq të mirëorganizuar dhe mbështetës.

Gjithashtu dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për mikpritjen e ngrohtë të treguar nga populli shqiptar.

Ju falënderojmë edhe një herë për përpjekjet tuaja të shkëlqyera. Ju urojmë gjithashtu shumë suksese dhe zhvillim të mëtejshëm në futbollin shqiptar dhe shpresojmë për bashkëpunime të ardhshme.

Me respekt,

Pascale Van Damme                        Peter Willems

President                                           Sekretar i Përgjithshëm

The post Euro U-17 në Shqipëri, Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka dhe FSHF-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

31 May 2025 at 08:22

Në Shqipëri, mbi 100 mijë diabetikë luftojnë çdo ditë me një sëmundje që kërkon monitorim dhe trajtim të vazhdueshëm. Ndërkohë që qeveria paguan miliona euro për koncesione private dhe shërbime të pakryera, ajo nuk arrin dot të mbulojë as 120 lekë në ditë për fishat e diabetit, duke lënë pensionistët në një betejë të heshtur […]

The post Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Ndeshja me Serbinë/ Jenisheri i dërgon letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët

30 May 2025 at 09:23

Ish-deputeti Selami Jenisheri, i njohur si një personazh memesh në rrjet, i është drejtuar me një letër trajnerit të kombëtares shqiptare Sylvinho. Jenisheri pretendon se ai disponon një lloj stërvitje për me i aftësu futbollistët teknikisht dhe që është në nivel më të lartë se ajo e FIFA-s dhe se ajo që di teknik brezilian. […]

The post Ndeshja me Serbinë/ Jenisheri i dërgon letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët appeared first on BoldNews.al.

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

16 May 2025 at 10:46

Në vitin 2023, u premtua se Spitali Rajonal “Rrahim Xhika” në Dibër do të rikonstruktohej brenda dy vitesh. Sot, dy vite më vonë, asnjë punim nuk ka nisur. Tenderi është anuluar, ndërsa godina e spitalit vijon të jetë në gjendje të mjerueshme – me mure të çara, myk dhe mungesë mjekësh specialistë. Për të përballuar […]

The post Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar appeared first on BoldNews.al.

KZAZ e diasporës ende pa vendim për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimi

By: Oldi
15 May 2025 at 16:09

Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë zyrtare KQZ-së për vijimin e numërimit të votave nga Greqia, pasi ende KZAZ e diasporës nuk ka marrë një vendim. Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masave për të vijuar në mënyrë të rregullt procesin e numërimit dhe vlerësimit të zarfeve “B” të kontestuara nga grupet e […]

The post KZAZ e diasporës ende pa vendim për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimi appeared first on BoldNews.al.

Rama dhe Costa, letër udhëheqësve evropianë: Samiti i Tiranës, platformë vendimtare për të thelluar bashkëpunimin

BRUKSEL, 14 maj /ATSH/ Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u kanë drejtuar një ftesë të përbashkët udhëheqësve nga BE-ja, atyre nga rajoni ynë dhe me gjerë që marrin pjesë në samitin e të 6-të të Komunitetit Politik Evropian që mbahet të enjten dhe premten në Tiranë.

Në letrën e përbashkët publikuar krahas agjendës së Samitit, Costa e Rama, shprehen se Evropa po përballet me një moment historik, të shënuar nga sfida të shumanshme dhe komplekse.

“Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon, pasojat e saj shtrihen shumë përtej kufijve të Ukrainës duke tendosur sigurinë tonë dhe duke vënë në provë qëndrueshmërinë tonë kolektive. Në të njëjtën kohë, ekonomitë tona përballen me rreziqe të reja të fragmentimit duke minuar modelet ekonomike dhe duke vënë në provë aftësinë tonë për të ruajtur rritjen, qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë. Migrimi i parregullt dhe instrumentalizimi i tij mbeten një sfidë e rëndësishme duke ndërlikuar përpjekjet për të siguruar lëvizshmëri të sigurt dhe të rregullt dhe për t’u marrë me mungesat e fuqisë punëtore”, thuhet në letër.

Në këtë kontekst të rëndësishëm, vijojnë Costa dhe Rama, kemi nderin t’ju ftojmë në Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, më 16 maj 2025, me temën ”Evropa e Re në një Botë të Re: Uniteti-Bashkëpunimi-Veprimi i Përbashkët”.

Duke u bazuar në progresin e samiteve të mëparshme, në letër theksohet se Samiti i Tiranës do të ofrojë një platformë vendimtare për të rritur dialogun dhe për të thelluar bashkëpunimin.

Ata apelojnë që “ne duhet t’i shndërrojmë sfidat e përbashkëta në mundësi për të çuar përpara objektivat tona të përbashkëta”.

Samiti do të fillojë me një seancë plenare të fokusuar në sigurinë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Evropës, e ndjekur nga tre tryeza tematike, Siguria e Evropës dhe Forcimi i Rezistencës Demokratike, Një Evropë për 600 milionë qytetarë: Rritja e Konkurrueshmërisë dhe Sigurisë Evropiane nëpërmjet Inovacionit dhe Rezistencës si dhe Një Evropë e Hapur me Kufij të Sigurt: Adresimi i Sfidave të Lëvizshmërisë dhe Nxitja e Fuqizimit të të Rinjve.

Samiti do të kulmojë me një seancë plenare përmbyllëse gjatë së cilës bashkëkryetarët e tryezës së rrumbullakët do të prezantojnë përfundimet e seancave të tyre përkatëse.

The post Rama dhe Costa, letër udhëheqësve evropianë: Samiti i Tiranës, platformë vendimtare për të thelluar bashkëpunimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Na dërgoni urgjentisht një raport”/ Reagon ashpër kreu i KQZ-së, Celibashi: Ankesat e PD-së për shpërndarjen e…

8 May 2025 at 14:15

Lidhur me ankesat e PD-së, Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka dërguar një letër kompanisë zyrtare DHL, përgjegjëse për shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit në Greqi. Në shkresë, kreu i KQZ-së i ka drejtuar disa pyetje, përfshirë sa është numri i zgjedhesve që nuk ju është dorëzuar fare dokumentacioni zgjedhor, dhe aa prej tyre nuk ju është dhënë zarfi me fletën e votimit në dorë. Celibashi ka kërkuar që t’i dërgohet në mënyrë urgjente një raport në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi.

“Në vlerësim të shqetësimeve të subjektit zgjedhor Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi jeni të lutur të na dergoni URGJENTISHT, një raport në lidhje me këtë proces”, shkruhet në letër.

Përmbajtja e letrës:

I nderuar z. Koçollari,

Në vijim të procesit të votimit nga jashtë vendit, në vlerësim të shqetësimeve të subjektit zgjedhor Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi jeni të lutur të na dergoni URGJENTISHT, një raport në lidhje me këtë proces, referuar çështjeve si më poshtë:

Cilat janë strukturat dhe/ose personeli i angazhuar në këtë proces?
A i është deleguar ky proces subjekteve të treta? Nëse po, cila është marreveshja?
Sa është numri i zgjedhesve të cilëve nuk ju është dërguar njoftim për dërgesën postare të KQZ?
Cilat janë arsyet që kjo nuk është bërë?
Sa është numri i zgjedhesve që nuk ju është dorëzuar fare dokumentacioni zgjedhor?
Sa është numri i zgjedhësve të cilëve nuk ju është dorëzuar personalisht në dorë dokumentacioni zgjedhor?
A e dispononi ju dokumentacionin provues të rasteve të dorezimit të dokumentacionit zgjedhor personalisht zgjedhësit?
Sa është numri i zgjedhesve të cilëve dokumentacioni zgjedhor ju është tërhequr në banese, pasi kjo ju është kërkuar nga zgjedhësi? A dispononi ju dokumentacionin provues për këto raste.
Sa është numri i zgjedhësve që e kanë dorëzuar/kthyer dokumentacionin zgjedhor në zyra apo qendra të tjera pritëse të operatorit të sherbimit postar? Cili është domumentacioni provues për këtë rast?
Për shkak të rëndësisë dhe urgjencës së këtij procesi, kërkojmë që informacioni i mësipërm të na vihet në dispozicion brenda një afati sa më të shkurtër.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Ilirjan CELIBASHI

The post “Na dërgoni urgjentisht një raport”/ Reagon ashpër kreu i KQZ-së, Celibashi: Ankesat e PD-së për shpërndarjen e… appeared first on Sot News | Lajme.

PD letër KQZ dhe misionit të OSBE: Shkelje dhe presion politik mbi votën e diasporës! Kërkesë për hetim nga SPAK

By: V K
7 May 2025 at 10:21

Partia Demokratike, ka ngritur alarmin për rrezikimin e integritetit të procesit zgjedhor në kuadër të votës së diasporës për zgjedhjet e 11 majit, duke dërguar një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe për dijeni të misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri për vëzhgimin e procesit elektoral.

 

 

Partia Demokratike, shprehet se në raportin e saj përfshihen problematika me parregullsitë me votën e diasporës në Greqi, por edhe në vende të tjera të BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Sipas demokratëve problematikat përfshijnë mungesën e transparencës, shkelje procedurale, presion politik, shpërndarje jo zyrtare të fletëve të votimit dhe cenim të fshehtësisë së votës.

 


Kësisoj, Partia Demokratike, ka kërkuar një audit të gjithë logjistikës së votës së diasporës, rishikim për pavlefshmëri të çdo vote të dorëzuar, hetim penal nga ana e SPAK për blerje të votave dhe përfshirje të Partisë Socialiste në shpërndarjen e tyre, si edhe një dërgim të një misioni të OSBE-ODIHR në qendrat e diasporës në Greqi mes të tjerash.

The post PD letër KQZ dhe misionit të OSBE: Shkelje dhe presion politik mbi votën e diasporës! Kërkesë për hetim nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Pas dërgimit të letrës dhe ftesës për koalicion qeverisës nga Kurti, vjen reagimi i parë i LDK-së

5 May 2025 at 12:24

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është drejtuar me një letër publike kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku e ka ftuar për të arritur një marrëveshje politike për bashkëqeverisje, pas situatës së krijuar me moskonstituimin e Kuvendit.

Letra e Kurtit u publikua vetëm pak orë më parë, ku ai i bënte thirrje Abdixhikut që të ulen për të diskutuar një marrëveshje politike për formimin e institucioneve. Ky zhvillim vjen në një kohë të tensionuar politike, pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të njëmbëdhjetën herë të konstituohet, ndërsa skenarët për zgjedhje të reja janë gjithnjë e më të pranishëm në diskursin publik.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pranimin e kësaj letre, duke thënë se Kurtit do t’i kthejnë përgjigje me kohë.  Kështu është shprehur, zëdhënësi i LDK-së njëherësh edhe deputet i kësaj partie, Besian Mustafa.

The post Pas dërgimit të letrës dhe ftesës për koalicion qeverisës nga Kurti, vjen reagimi i parë i LDK-së appeared first on Sot News | Lajme.

Arrin një çmim rekord në ankand letra e një të mbijetuari të Titanikut

By: user 6
27 April 2025 at 22:36

Një letër e shkruar nga një i mbijetuar i Titanikut është shitur për një rekord prej 300 000 £ në një ankand. Pasagjeri i klasit të parë, Kolonel Archibald Gracie, shkroi librin “E vërteta rreth Titanikut”, ku përshkruante përvojën e tij të tragjedisë së 15 prillit 1912 që mori 1 500 jetë njerëzish gjatë udhëtimit për në Nju Jork.

Kartolina mban datën 10 prill 1912, dita kur ai hipi në anije dhe ka vulën postare të Queenstown, ora 3.45 pasdite më 11 prill dhe Londër më 12 prill. Aty shkruhej: “Është një anije e mirë, por do të pres që udhëtimi im të përfundojë para se të jap një gjykim për të.”

Geheimnisvolle Postkarte von der Titanic: Hat der Verfasser die Katastrophe  kommen sehen?

Letra u shit 5 herë më shtrenjtë se çmimi bazë prej 60 000 £ në ankandin “Henry Aldridge and Son of Devizes” në Wiltshire. Ky është çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë për një letër të shkruar në bordin e Titanikut.

Letra nga “të mbijetuarit si Grace” rrallë ose nëse kurrë, dalin në treg dhe ajo nuk ishte ofruar kurrë më parë për shitje. Xhaxhai i madh i shitësit, i cili ishte një i njohur i Gracie, e mori letrën në hotelin Waldorf në Londër.

Col Archibald Gracie’s letter penned aboard the Titanic

Koloneli “e kaloi pjesën më të madhe të udhëtimit me Titanikun duke shoqëruar gra të ndryshme”, përfshirë edhe një grua dhe tre motra që mbijetuan. Më 14 prill, ai kishte luajtur me luajtur me letra dhe kishte notuar në pishinën e Titanikut përpara se të shkonte në kishë.

Rreth orës 23:40 ai rrëfeu më vonë se u zgjua nga një tronditje dhe kuptoi se motorët e anijes nuk po lëviznin. Ai ndihmoi gratë dhe fëmijët të hipnin në varkat e shpëtimit dhe u solli batanije përpara se anija të zhytej nën sipërfaqen e ujit në Oqeanin Atlantik të Veriut.
Gracie arriti të hipte në një varkë të përmbysur së bashku me disa dhjetëra burra të tjerë.

The Truth about the Titanic by Archibald Gracie | Goodreads

Kishte të tjerë përreth tyre, por ata në bord u larguan nga frika se varka mund të mbingarkohej. Koloneli më vonë shkroi: “Në asnjë rast, jam i lumtur ta them, nuk dëgjova ndonjë fjalë qortimi për shkak të refuzimit për të dhënë ndihmë.”

“Henry Aldridge dhe Son” deklaroi se “E vërteta rreth Titanikut” është “një nga rrëfimet më të detajuara të ngjarjeve të asaj mbrëmjeje. Një vepër vërtet e jashtëzakonshme për muze”. ©LAPSI.al

The post Arrin një çmim rekord në ankand letra e një të mbijetuari të Titanikut appeared first on Lapsi.al.

Kokalari letër SPAK: Mjeku që i bëri autopsinë, sot është kandidat për deputet i PD, ja si Berisha pengoi zbardhjen…

27 April 2025 at 18:23

Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari i ka shkruar një letër drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. Ai rendit në letrën e tij të gjatë, disa nga veprimet e dyshimta dhe në dukje të qëllimshme nga autoritetet shqiptare gjatë kohës kur kryministër ishte Sali Berisha, me synim fshehjen dhe moszbulimin e autorëve dhe porositëve të vrasjes së Kosta Trebickës në vitin 2008.

Kokalari shpreh habinë e tij se si institucioni që ai drejton nuk trajton me prioritet në hetime korrupsionin galopant të Berishës që ka shkaktuar dhe vdekje masive, por pretendimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj me “akuza për shpenzime të tepruara me kartë krediti”.

“Zoti Altin Dumani

Kreu Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)

Tiranë, Shqipëri

Zoti Dumani,

Duhet ta ndërlikojë punën tuaj të jeni i akuzuar për favorizim politik. Megjithatë, shpresoj që të kuptoni pse shumë shqiptarë po ngrejnë shqetësime të tilla. Vazhdoj të jem i hutuar pse çështja ndaj Erion Veliajt, e cila duket se përfshin akuza për shpenzime të tepruara me kartë krediti po ndiqet me një urgjencë të tillë, ndërkohë që çështja ndaj Sali Berishës, i cili mund të ketë qenë përgjegjës për miliarda dollarë korrupsion, mashtrim dhe abuzim me pushtetin shtetëror, duket se po trajtohet me shumë më pak urgjencë.

Për më tepër, është e pakuptueshme që Sali Berisha u lirua nga arresti shtëpiak për të bërë fushatë për Partinë Demokratike, ndërsa zoti Veliaj po mbahet në një kafaz. Çka e bën këtë edhe më shqetësuese është perceptimi se disa prokurorë aktualë dhe ish-prokurorë janë të ndikuar nga Berisha. Shpresoj që të biem dakord për një pikë themelore: vrasja është krimi më i rëndë dhe duhet trajtuar me urgjencën më të madhe veçanërisht kur të dyshuarit e mundshëm mund të përfshijnë zyrtarë të lartë të qeverisë. Në vitin 2008, Kosta Trebicka ekspozoi skandalin AEY një marrëveshje armësh prej 300 milionë dollarësh që përfshinte qeverinë shqiptare dhe kompaninë AEY me bazë në Miami, e cila synonte të mashtronte qeverinë amerikane.

Në atë kohë, Sali Berisha ishte Kryeministër dhe Fatmir Mediu ishte Ministër i Mbrojtjes. Disa punonjës të AEY-së u dënuan nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, por në Shqipëri nuk u zhvillua asnjë hetim. Qeveria e zotit Berisha në fakt bllokoi çdo përpjekje për hetim të rolit të tij ose të Mediut. Shkëlzen Berisha u përfshi gjithashtu në këtë marrëveshje, siç u zbulua në një bisedë të regjistruar midis Trebickës dhe presidentit të AEY-së, Efraim Diveroli. Në atë regjistrim, Diveroli nënkuptonte se korrupsioni “shkonte më lart deri te Kryeministri dhe djali i tij.

Kosta më dha mua informacion të detajuar për këtë skemë, përfshirë pagesat e transfertave midis AEY-së dhe MEICO-s (një divizion i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë), si dhe Evdin-it, një kompani me bazë në Qipro e drejtuar nga Henri Thomet, një tregtar armësh i njohur i tregut të zi, i sanksionuar nga qeveria amerikane. Unë ia përcolla gjithë këtë informacion gazetës The New York Times. Hetimi i tyre i hollësishëm çoi në një artikull në faqen e parë në mars 2008. Gjashtë muaj më vonë, Kosta u gjet i vdekur në një rrugë të largët në jug të Shqipërisë zyrtarisht u shpall si aksident automobilistik nga qeveria e Berishës.

Kisha qenë në kontakt me Kostën vetëm disa ditë para vdekjes së tij. Më tha se planifikonte të shkonte për gjueti në jug, dhe madje diskutuam që t’i bashkohesha në një udhëtim të ardhshëm për gjueti. Thuhet se edhe të tjerë ishin në dijeni të planeve të tij, dhe regjistrimet e telefonit celular, emailit dhe mesazheve mund të konfirmojnë identitetin e tyre. Siç e dini edhe ju, SPAK ka kapacitetin të aksesojë dhe të shqyrtojë këto komunikime.

Rreth vdekjes së Kostës pati disa rrethana të dyshimta:

Trupi i tij u gjet larg nga makina e tij, me armën e gjahut të vendosur pranë trupit të tij një skenar i pamundur.
Mjekët ligjorë që dhanë vendimin për vdekjen e Kostës (sipas dokumentit të bashkëngjitur) përfshirë Dr. Zija Ismailin, aktualisht kandidat për deputet në listën e PD-së ishin të njohur si bashkëpunëtorë të Sali Berishës. Duhej të ishte kryer një autopsi nga një patolog i pavarur. Brenda pak ditësh, Kevin Teter, një oficer i Policisë së Shtetit të Virxhinias, u soll në Shqipëri për të hetuar shkakun e vdekjes. Pse pikërisht zoti Teter? Kjo zgjedhje e pazakontë ngre pikëpyetje. Fatmir Mediu njihej për lidhjet e tij me ish-kongresmenin e Virxhinias, Frank Wolf, i cili mund të ketë ndërmjetësuar ardhjen e Teter-it. SPAK ka autoritetin të hetojë këtë çështje.

Ralph Merrill, një nga të dënuarit për komplotin e AEY-së, punësoi ish-agjentin e FBI-së, Clark Hall, për të hetuar rastin dhe për të mbledhur prova në mbrojtje të tij. Si pjesë e detyrës së tij, Hall intervistoi si mua ashtu edhe Teter-in. Hall arriti në përfundimin se Teter ishte i papërshtatshëm për të hetuar një vrasje të mundshme dhe gjeti se analiza e tij për vendngjarjen dhe mjetin ishte e pasaktë, e dobët dhe e paplotë. Nga sa mbaj mend, kjo mund të ketë qenë udhëtimi i parë jashtë shtetit për zotin Teter, çka shton misterin pse u zgjodh dhe u dërgua në Shqipëri një hetues kaq i papërvojë. Hall, i cili më parë kishte hetuar mafian italiane në Nju Jork për FBI-në, besonte se vdekja e Kostës kishte karakteristikat e një “ekzekutimi në stil mafioz”.

Kosta kishte pretenduar se Mediu dhe Shkëlzen Berisha komplotuan për ta larguar atë nga kontrata për ripaketimin e municionit AK-47 të prodhuar në Kinë, që AEY synonte ta shiste Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Më vonë zbuloi se ripaketimi ishte urdhëruar për të fshehur origjinën e municionit, si pjesë e një skeme për të mashtruar qeverinë amerikane. Pas publikimit të artikullit në Neë York Times, Kosta u bë gjithnjë e më i zëshëm, duke sfiduar ata në pushtet përfshirë Sali Berishën, Fatmir Mediun dhe aleatët e tyre. Qartësisht, disa individë kishin motive për t’i bërë dëm atij.

Shumica e shqiptarëve nuk besojnë se vdekja e Kostës ishte aksidentale. Nëse nuk ishte, atëherë ekziston një rast i fortë se ai u vra  dhe të dyshuarit mbeten të lirë. Akoma më keq, nëse ishte vrasje, mund të jetë kryer për të heshtur një njeri që kishte zbuluar korrupsion të nivelit të lartë qeveritar.

Asnjë hetim serioz për vdekjen e Kostës nuk është kryer ndonjëherë. Në vend të kësaj, pati një përfundim të nxituar dhe të dyshimtë. Unë e konsideroj këtë një fshehje të së vërtetës. Populli shqiptar dhe familja e Kostës meritojnë të dinë të vërtetën. Nëse kjo ishte një fshehje, atëherë ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës  nga SPAK”,-shprehet Kokalari.

“Do të isha i lumtur të udhëtoja në Shqipëri me shpenzimet e mia për të ndihmuar në çdo hetim mbi vdekjen e Kostë Trebickës. Mund të ofroj gjithashtu informacion që lidhet me shpërthimin e Gërdecit, mashtrimin e AEY-së, si dhe privatizimet e ARMO-s dhe Albpetrol-it, ku mbi 1 miliard dollarë në asete shtetërore iu dhanë Rezart Taçit  një bashkëpunëtor i ngushtë i Sali Berishës. Siç e dini, Taçi tani është në arrati nga drejtësia për akuza për mashtrim dhe pastrim parash për mafian italiane. Dhe le të mos harrojmë se Sali Berisha nuk është mbajtur kurrë përgjegjës për rreth 2 miliardë dollarë të vjedhura nga shqiptarët gjatë skemave piramidale të vitit 1997.

Sigurisht, më shumë shqiptarë kujdesen për faktin nëse ish-anëtarë të qeverisë së Berishës mund të kenë orkestruar një vrasje për të fshehur një marrëveshje të korruptuar armësh sesa nëse Erion Veliaj ka keqpërdorur një kartë krediti.

Me respekt,

Gary Q. Kokalari

Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike”,- përfundon Kokalari.

The post Kokalari letër SPAK: Mjeku që i bëri autopsinë, sot është kandidat për deputet i PD, ja si Berisha pengoi zbardhjen… appeared first on Sot News | Lajme.

Letra e rrallë e mbijetuesit të Titanic-ut shitet për 300,000 paund në ankand

By: gaze tare
27 April 2025 at 13:15

Një letër e rrallë e shkruar nga mbijetuesi i Titanic-ut, Archibald Gracie, në bordin e anijes disa ditë para se ajo të përplasej, është shitur në një ankand për 300,000 paund (399,000 dollarë). Letra, e datuar më 10 prill 1912 — ditën kur Titanic-i u nis nga Southamptoni — e përshkruante anijen si “një anije të shkëlqyer”, por Gracie theksoi se do të “priste përfundimin e udhëtimit të tij para se të jepte një gjykim mbi të.”

Letra u ble nga një koleksionist privat amerikan, sipas shtëpisë së ankandeve Henry Aldridge & Son në Wiltshire, Angli. Shuma e shitur tejkaloi vlerësimin paraprak prej 60,000 paund, duke u cilësuar nga ankandari si një “pjesë të jashtëzakonshme për muze”.

Gracie, një pasagjer i klasit të parë në kabinën C51, mbijetoi pas katastrofës duke u hedhur nga anija dhe ngjitur në një varkë të kthyer, përpara se të shpëtohej nga anija R.M.S. Carpathia. Ai më pas shkroi librin “E Vërteta për Titanic-in”, një nga dëshmitë më të detajuara të tragjedisë. Megjithatë, Gracie nuk u shërua plotësisht nga hipotermia dhe vdiq më vonë gjatë vitit 1912.

The post Letra e rrallë e mbijetuesit të Titanic-ut shitet për 300,000 paund në ankand appeared first on iconstyle.al.

“Nëse nuk martohem me ty, do bëhem prift”/ Zbulohet dashuria e parë e Papa Françeskut

By: user 6
25 April 2025 at 22:47

Bota po i jep lamtumirën Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare. Por një kapitull i rrallë dhe prekës i jetës së tij është rikthyer në vëmendje: Dashuria e tij e parë dhe premtimi që e çoi drejt priftërisë.

Amalia Damonte, një grua nga lagjja Flores e Buenos Airesit, ishte dashuria e parë e Jorge Mario Bergoglios ose siç e njohim Papa Françesku, shumë kohë përpara se ai të bëhej udhëheqësi shpirtëror i më shumë se një miliard katolikëve në mbarë botën.

“Nëse nuk martohem me ty, do të bëhem prift”, i shkroi ai në një letër dashurie në moshën 12-vjeçare, shoqëruar me një vizatim të një shtëpie që ëndërronte ta blinte për jetën e tyre bashkë.

La carta donde el Papa cuenta su infancia, revela disputas familiares y da  una pista de por qué no volvió al país – Diario de Cultura

Në një intervistë të mëhershme, Damonte tregoi se ishte nëna e saj ajo që ndërpreu kontaktin mes të dyve, duke i ndaluar ta takonte më Jorge-n.

“Ishte një ndjenjë fëmijërie, e pastër, por mami nuk e pa kështu”, tha ajo me buzëqeshje.

Pas refuzimit të saj, Jorge u zhyt në studime dhe më pas ndoqi rrugën shpirtërore, duke u bërë prift në vitin 1969. Karriera e tij kishtare u ngrit me shpejtësi, derisa në vitin 2013 u zgjodh Papa i parë nga Amerika Latine, me emrin Françesku.

“Kur pashë që ishte zgjedhur Papë, mbeta e ngrirë para televizorit. Ishte Jorge, djali që dikur donte të martohej me mua”, kujtoi Amalia.

Papa Françesku do të mbahet mend për përulësinë e tij, përkushtimin ndaj të varfërve dhe thirrjet për paqe globale. Por prapa figurës së tij publike, qëndronte edhe një histori e thjeshtë dashurie, një kujtim i ëmbël nga rrugicat e Buenos Airesit, që ndoshta ndihmoi në formësimin e një prej liderëve më të dashur të kohës moderne.

The post “Nëse nuk martohem me ty, do bëhem prift”/ Zbulohet dashuria e parë e Papa Françeskut appeared first on Lapsi.al.

Incidenti me KF Tërnocin, FSHF letër Federatës Serbe të Futbollit për sqarimin e ngjarjes

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare Federatës Serbe të Futbollit, duke shprehur shqetësimin e saj të thellë në lidhje me incidentin e ndodhur më 6 prill në Bosilegrad, gjatë ndeshjes së kampionatit në ligën e pestë të Serbisë midis KF Tërnocit dhe Mladostit.

Sipas pamjeve të publikuara në media dhe komunikatës së vetë klubit të Tërnocit, në përfundim të ndeshjes, forca të policisë serbe janë futur në fushën e lojës, ku kanë ushtruar dhunë fizike ndaj futbollistit Veton Zeqiri, ndërsa ndaj pjesëtarëve të tjerë të ekipit janë përdorur fyerje dhe kërcënime.

Më pas, policia ka bastisur dhomat e zhveshjes, duke kontrolluar edhe sendet personale të lojtarëve.

Në letrën drejtuar FFS-së, Federata Shqiptare e Futbollit thekson se ky incident ngre pikëpyetje mbi kushtet në të cilat ekipet dhe lojtarët marrin pjesë në veprimtaritë futbollistike dhe se situata të tilla mund të ndikojnë edhe në frymën e lojës së ndershme dhe respektit të ndërsjelltë.

“Ndajmë shqetësimin tonë në lidhje me një incident të ndodhur së fundmi me ekipin KF Tërnoci gjatë ndeshjes së zhvilluar më 6 prill në Luginën e Preshevës. Sipas disa raportimeve mediatike dhe pamjeve filmike të bëra publike, në përfundim të ndeshjes, forcat e policisë kanë hyrë në fushë, kanë ushtruar forcë fizike ndaj të paktën një lojtari, Veton Zeqiri dhe më pas kanë kryer kontrolle në dhomën e zhveshjes së ekipit, duke kontrolluar edhe sendet personale të lojtarëve. Ky incident ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm dhe ngre pikëpyetje serioze mbi kushtet në të cilat ekipet dhe lojtarët marrin pjesë në veprimtaritë futbollistike. Situata të tilla jo vetëm që rrezikojnë mirëqenien e të përfshirëve, por mund të ndikojnë edhe në frymën e lojës së ndershme dhe respektit të ndërsjelltë, elemente thelbësore për sportin tonë, sidomos në kuadër të përgatitjeve tona të përbashkëta për UEFA Euro U21 2027”, thuhet në letrën e FSHF-së, që njëkohësisht kërkon që të sqarohen faktet dhe të merren hapat e duhur që të gjithë lojtarët dhe ekipet të trajtohen me drejtësi e dinjitet.

FSHF kërkon që Federata e Futbollit e Serbisë të shqyrtojë me vëmendje këtë çështje, të ndihmojë në sqarimin e fakteve dhe, aty ku është e nevojshme, të ndërmarrë hapat e duhur për të garantuar që të gjithë lojtarët dhe ekipet, pa dallim, të trajtohen me drejtësi, dinjitet dhe në përputhje me parimet që përfaqëson sporti.

Federata Shqiptare e Futbollit do të ndjekë me vëmendje zhvillimet në vijim dhe mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të të gjithë aktorëve të futbollit shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve të vendit.

/k.s/j.p/

The post Incidenti me KF Tërnocin, FSHF letër Federatës Serbe të Futbollit për sqarimin e ngjarjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas ankesës në Ministrinë e Shëndetësisë/ Shoqata e të Verbërve letër kryeministrit: Jemi të braktisur, hodhët përgjegjësinë tek pushteti vendor e organizatat jofitimprurëse

By: V K
9 April 2025 at 08:54

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, i kanë dërguar një letër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe disa ambasadave të rëndësishme në vendin tonë.

Shoqata shprehet se ndihen të indinjuar për situatën e personave të verbër në Shqipëri. Kjo shoqatë deklaron se kjo kategori është lënë në harresë dhe se përgjegjësitë, shteti shqiptar i ka kaluar tek pushteti vendor e organizatat jofitimprurëse.

“Ky nuk është vetëm një diskriminim i hapur, por edhe një skemë klienteliste, që i ka kthyer shërbimet për personat me aftësi të kufizuara në një mjet biznesi për disa grupe të interesit. Kjo qasje ka shkaktuar kolaps total të shërbimeve për të verbërit. Në asnjë qark të vendit nuk ofrohet asnjë shërbim i specializuar për të verbërit, ndonëse ligjet i parashikojnë ato qartë”, thuhet ndër të tjera në letër.

 

Letra e Shoqatës të të Verbërve të Shqipërisë drejtuar një muaj më parë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

LETËR E HAPUR

DREJTUAR: Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu

: Zëvendësministres znj. Denada Seferi

Hartuar nga Këshilli Kombëtar i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë dhe miratuar unanimisht.

E nderuar znj. Ministre,

Me këtë letër, Këshilli Kombëtar i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për braktisjen totale të shtetit ndaj personave të verbër në Shqipëri. Politikat tuaja kanë çuar në një diskriminim sistematik, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe detyrimet ligjore të qeverisë për të garantuar shërbimet e posaçme që janë jetike për të verbërit.

Për vite me radhë, qeveria ka eliminuar çdo shërbim të posaçëm për të verbërit, ka mohuar të drejtat e garantuara me ligj dhe ka lënë pa financim shërbimet që më parë ishin funksionale. Të verbërit në Shqipëri nuk përfitojnë asnjë shërbim specifik që u garanton një jetë të pavarur dhe të dinjitetshme.

Kushtetuta ka përcaktuar qartë se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe se shteti ka detyrimin të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë për kategoritë më të cenueshme. Ligji nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara” e përforcon këtë detyrim, duke përcaktuar qartë përgjegjësitë e shtetit për të garantuar shërbime të specializuara për personat me aftësi të kufizuara, përfshirë të verbërit.

Në nenin 5, pika 2, thuhet: “Politikat shtetërore mbështetin personat me aftësi të kufizuara që të kenë akses në të gjitha sferat e jetës.”

Në nenin 11 të të njëjtit ligj thuhet: “Nevojat për asistencë dhe mbështetje mbulohen nga Buxheti i Shtetit, dhe fondet planifikohen nga ministria përgjegjëse në koordinim me ministritë e linjës.”

Në vend që të zbatoni këtë detyrim ligjor, ju keni zgjedhur të zhdukni çdo formë mbështetjeje shtetërore dhe t’i hidhni përgjegjësitë tek pushteti vendor dhe organizata të ndryshme jofitimprurëse. Kjo është një manipulim dhe një shmangie e qëllimshme nga përgjegjësia qeveritare.

E nderuar znj. Ministre,

Ajo që po ndodh nuk është thjesht një mungesë vëmendjeje është një diskriminim institucional dhe një akt i pastër neglizhence ndaj një kategorie qytetarësh që kanë nevojë për mbështetje reale.

Shteti shqiptar ka transferuar përgjegjësinë për ofrimin e shërbimeve tek bashkitë, duke justifikuar mungesën e veprimit me faktin se fondet për shërbimet e posaçme do të menaxhohen nga Fondi Social. Ky është një mashtrim politik dhe një skemë burokratike që nuk bën gjë tjetër veçse largon shtetin nga përgjegjësitë e tij kushtetuese.

Nëpërmjet Ligjit nr. 93/2014, Ligjit nr. 121/2016 dhe akteve të tjera nënligjore, qeveria juaj ka kapur plotësisht sistemin e shërbimeve sociale, duke krijuar një monopol të organizatave të caktuara për personat me aftësi të kufizuara. Në pikat 7 dhe 8 të nenit 3 të ligjit 93/2014 është përcaktuar se shërbimet për personat me aftësi të kufizuara do të ofrohen nga Organizatat për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Nëse analizojmë plotësisht Ligjin nr. 93/2014, Ligjin nr. 121/2016 dhe aktet e tjera nënligjore, është krijuar një bazë ligjore e konsoliduar, sipas së cilës OJQ-të për personat me aftësi të kufizuara kanë hapësirën e plotë për të qenë aktorë përcaktues në ofrimin dhe financimin e shërbimeve. të cilat kanë përfituar financime të vazhdueshme, ndërsa ne, si përfaqësues të ligjshëm të të verbërve, jemi përjashtuar plotësisht nga vendimmarrja dhe financimi.

Ky nuk është vetëm një diskriminim i hapur, por edhe një skemë klienteliste, që i ka kthyer shërbimet për personat me aftësi të kufizuara në një mjet biznesi për disa grupe të interesit.

Kjo qasje ka shkaktuar kolaps total të shërbimeve për të verbërit. Në asnjë qark të vendit nuk ofrohet asnjë shërbim i specializuar për të verbërit, ndonëse ligjet i parashikojnë ato qartë.

Pse Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve (QKRV) nuk mund të ofrojë shërbimet përmes Fondit Social?

1.QKRV është institucion kombëtar dhe nuk mund të financohet përmes mekanizmave vendorë, të cilët varen nga vullneti i pushtetit lokal dhe jo nga një strategji e unifikuar shtetërore.

2.Fondi Social nuk garanton financim të qëndrueshëm, por është një mekanizëm konkurues që krijon pasiguri dhe dështime sistematike. Shërbimet e posaçme nuk mund të mbahen në këmbë nga financime sporadike dhe me procedura të tejzgjatura burokratike.

3.Njësitë vendore nuk kanë kapacitetet, burimet njerëzore dhe ekspertizën për të ofruar shërbimet e specializuara për të verbërit. Delegimi i këtyre shërbimeve tek bashkitë është një veprim i qëllimshëm për t’i shpëtuar përgjegjësisë shtetërore.

4.Çdo qark nuk mund të marrë shërbimet te QKRV, sepse nuk ka asnjë strukturë financimi të dedikuar për këtë institucion, duke e lënë atë jashtë funksionit dhe të paaftë për të kryer detyrën e tij.

E nderuar znj. Ministre,

Në këtë situatë këshilli kombëtar i SHVSH kërkon që ju të ndërmerrni hapa të menjëhershëm për të kthyer shërbimet e posaçme në financim të drejtpërdrejtë nga Buxheti i Shtetit.

Duhet të respektohet kuadri ligjor që përfshin:

Ligjin nr. 8098, datë 28.3.1996 o“Për Statusin e të Verbërit”

Vendimin nr. 277 të Këshillit të Ministrave, datë 18.06.1997

Vendimin nr. 643 për financimin e shërbimeve të posaçme për të verbërit, datë 30.09.2004

Udhëzimin nr. 10, datë 16.05.2005, të Ministrit të Financave për procedurat e pagesave për shërbimet e posaçme

Nëse ministria juaj nuk reflekton dhe nuk rikthen financimin e drejtpërdrejtë të shërbimeve për të verbërit, ne do të jemi të detyruar të ndjekim të gjitha format e rezistencës civile, përfshirë protestat, denoncimet publike dhe paditë ligjore kundër institucioneve përgjegjëse.

Nuk mund të pranojmë më zvarritje, manipulime dhe justifikime boshe. Të verbërit e Shqipërisë nuk janë qytetarë të dorës së dytë dhe nuk do të lejojmë që shteti të na injorojë më tej.

Ky është apeli ynë i fundit për reflektim dhe veprim të menjëhershëm.

Me respekt,

Këshilli Kombëtar i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë

The post Pas ankesës në Ministrinë e Shëndetësisë/ Shoqata e të Verbërve letër kryeministrit: Jemi të braktisur, hodhët përgjegjësinë tek pushteti vendor e organizatat jofitimprurëse appeared first on Albeu.com.

Kurti i dërgoi letër ngushëllimi familjes Xhepa

PRISHTINË, 5 prill /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një letre e ka ngushëlluar familjen e aktores së ndjerë Margarita Xhepa.

Shkëlqimi i saj skenik ka nderuar dhe ka mbajtur të bashkuar një komb, thuhet në letrën e kryeministrit drejtuar familjes Xhepa.

Ai shprehu mirënjohje dhe falënderim pafund për pasurimin e artit shqiptar dhe historisë sonë.

Letra e plotë e ngushëllimit:

E nderuara familja Xhepa,

Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e më të dashurës tuaj që është e dashur dhe admiruar nga tërë kombi
shqiptar.

Tani që aktorja e madhe nuk është mes nesh, t’i them ikonë më duket mbiemër i vogël. Emri i saj – Margarita Xhepa – është më shumë sesa çdo mbiemër me të cilin duam t’ia njohim lartësimin.

Para se merrte rolin e fundit, atë të përjetësisë, e kishte përjetuar teatrin dhe kinemanë shqiptare.

Shkëlqimi i saj skenik ka nderuar dhe ka mbajtur të bashkuar një komb. Mirënjohja e falënderimi janë të pafundme për pasurimin e artit shqiptar dhe vetë historisë sonë.

Sinqerisht,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës

/Kosovapress/

The post Kurti i dërgoi letër ngushëllimi familjes Xhepa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hashim Thaçi merr letër ngushëllimi nga gjenerali amerikan në pension Claude M.Kciklighter: Rasti juaj ka qenë padrejtësi…

By: D Marku
22 March 2025 at 20:21

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë një letër ngushëllimi për vdekjen e të jatit disa ditë më parë, nga gjenerali amerikan në pension Claude M.Kciklighter.

Kciklighter ka treguar edhe për planin që ta vizitonte ish-presidentin Thaçi në Hagë, por që për arsye shëndetësore i ishte dashur ta anulonte vizitën.

“Vazhdojmë të lutemi për lirimin tuaj, në mënyrë që të bashkoheni me familjen tuaj, sidomos tani. Në vendin tim thuhet se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe rasti juaj ka qenë padrejtësi që nga fillimi. Është shumë e dhimbshme që gjatë viteve të fundit të jetës së babait tuaj, ju nuk ishit pranë tij. Sa kam kuptuar, gjykata ju dha vetëm rreth tri orë për të qenë me të në momentet e fundit”, ka shkruar ai.

Letra e plotë

Letër Ngushëllimi

I nderuar President Thaçi,

I dashur z. President,

Me pikëllim të madh morëm vesh për ndarjen nga jeta të babait tuaj.

Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, juve dhe familjes suaj.

E dimë nga përvoja se sa e dhimbshme është humbja e një prindi, sepse nuk ka asgjë që mund ta krahasojë këtë humbje të madhe.

Lutemi që Zoti t’ju japë forcë juve dhe familjes suaj për të përballuar këto momente të vështira.

Vazhdojmë të lutemi për lirimin tuaj, në mënyrë që të bashkoheni me familjen tuaj, sidomos tani. Në vendin tim thuhet se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe rasti juaj ka qenë padrejtësi që nga fillimi. Është shumë e dhimbshme që gjatë viteve të fundit të jetës së babait tuaj, ju nuk ishit pranë tij. Sa kam kuptuar, gjykata ju dha vetëm rreth tri orë për të qenë me të në momentet e fundit.

Siç mund ta kujtoni, kisha planifikuar të ju vizitoja në burg, bashkë me Ambasadorin dhe Kongresmenin, Tony Hall, dhe Ambasadorin Ahmet Shala. Për shkak të një sëmundjeje, m’u desh ta anuloj udhëtimin tim, por kam vazhduar të lutem për ju dhe familjen tuaj, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë deri në ditën kur do të liroheni e do të jeni sërish pranë familjes suaj, miqve dhe popullit të mrekullueshëm të Kosovës.

Shpresoj që të mund t’ju vizitojmë së shpejti, dhe lutja ime është që deri atëherë ky makth të ketë marrë fund.

Amerika është me të vërtetë e bekuar që ka një lidhje kaq të fortë miqësie mes dy kombeve dhe popujve tanë. Jam thellësisht mirënjohës për këtë miqësi.

Me shumë dashuri, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta,

Claude M. Kicklighter

Gjenerallejtënant (në pension) Ushtria Amerikane

The post Hashim Thaçi merr letër ngushëllimi nga gjenerali amerikan në pension Claude M.Kciklighter: Rasti juaj ka qenë padrejtësi… appeared first on Albeu.com.

Kurti: Dëshmine e jap vetëm në zyrë/ Letër Gjykatës: Prokuroria nuk ka motiv ligjor, por politik

By: lia rda
28 February 2025 at 15:48

Albin Kurti nuk pranon të dalë nga zyra. Kryeministria i është drejtuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që ta urdhërojë Prokurorinë Speciale që të marrë dëshminë e Kurtit, brenda zyrës së tij në qeveri.

Në letrën dërguar Gjykatës, Kryeministria përsëriti qëndrimin e shprehur më parë se Kurti nuk i ka refuzuar kërkesat për të dhënë dëshmi, por ai ka kërkuar që dëshminë ta japë në ambientet e qeverisë.

“Kërkesa e tij që kjo të ndodhë në ambientet e Zyrës së Kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe nuk mund të interpretohet si shmangie nga drejtësia. Me respekt kërkojmë nga Gjykata që të urdhërojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kërkuar, brenda Zyrës së Kryeministrit”.

Kryeministria pretendoi se ekzistojnë praktika kur zyrtarë të lartë janë intervistuar në ambientet e tyre të punës dhe kjo mund të përsëritet.

Në letrën drejtuar Gjykatës, Zyra e kryeministrit Kurtit po ashtu hodhi dyshime edhe mbi natyrën e thirrjes nga prokuroria dhe u kerkua u kërkua që Gjykata të shqyrtojë çdo detaj lidhur me këtë.

“Ka dyshime të forta që kjo thirrje nga Prokuroria nuk ka motiv ligjor, por politik. Prokuroria për vite me radhë ka dështuar në ndjekjen e rasteve të korrupsionit të profilit të lartë dhe në vend të adresimit të këtyre problemeve, po tenton të krijojë një perceptim të rrejshëm kundër Kryeministrit. Një gjë e tillë është motivuar edhe nga qëndrimi publik i Kryeministrit kundër propozimit për emërim të z.Blerim Isufaj si kryeprokuror i shtetit. Rrjedhimisht, nuk mund të mos shohim çdo veprim të Prokurorisë Speciale si politikisht të motivuar e publikisht të paarsyetuar”

Kujtojmë se më 19 shkurt, Gjykata Themelore konfirmoi se Prokuroria Speciale i ka kërkuar asaj që ta urdhërojë kryeministrin Kurti që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast hetimor lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme.

Kurti edhe në këtë letër, e ka akuzuar Prokurorinë Speciale se ka motive politike, e jo ligjore. Më tutje, ai ka përmendur edhe shembuj në Amerikë, ku presidentët janë intervistuar në zyrat e tyre./abcnews.al

“O bebi jem”/ Letra që Gjesti i shkroi ish-të dashurës:Shën Valentini pa ty po m’xën

By: gaze tare
14 February 2025 at 18:24

Një ditë më parë, Gjesti i shkroi një dedikim ish-të dashurës së tij Diellzës, por nuk e lexoi para banorëve.

Ndërkohë përmbajtja e saj është bërë publike në rrjetet sociale. Sikurse shihet, Gjesti shpreh mungesën dhe dhimbjen pas ndarjes.

Letra e Gjestit:

“E dashur ishe D.
Oj drita jem, kallxom natën ku po flen
O bebi jem, kallxom n’cilin krah po flen
O drita jem, Shën Valentini pa ty po m’xën
O bebi jem, kush po t’bjen lule n’venin tem?

Ti s’mundesh me kon e tjetër kujt, ti je e jemja
Ti je my bebim, je my shpirt, je my zemër
Prej meje mund të ikë trupi, e jo nuk të ik menja
Ti s’mund me m’harru kurrë, hala për mu t’rreh zemra.

A m’ke harru be?
A m’ke harru bre?
Sa herë flej e çohna, nuk po mund pa t’kujtu bre.
Veç ty jom ka t’du,
Veç ty jom ka t’du bre
Sa herë flej e qohna nuk po mujna pa tkujtu bre
Ah, ata lot e tu…
Ah, lot e tu bre…
Shumë t’kan piku gjatë kohës kur s’je kon me mu.”

The post “O bebi jem”/ Letra që Gjesti i shkroi ish-të dashurës:Shën Valentini pa ty po m’xën appeared first on iconstyle.al.

❌
❌