Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

14 August 2025 at 17:32

Nga Artan Hoxha Edi Rama nuk priti shtatorin të na tregonte tiparet e regjimit të tij, na i demonstroi ato menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit. Shumica e cilësuar me 83+3 deputetë, veç 7 deputetë larg shumicës kushtetuese parlamentare ia jep këtë vetëbesim por ia dikton edhe këtë nxitim. Deri këtu nuk erdhëm në një […]

The post Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim” appeared first on BoldNews.al.

“Plani fundos njohjen e Palestinës”/ Izraeli do ndërtojë mbi 3 mijë banesa në Bregun Perëndimor

14 August 2025 at 17:18

Izraeli i rikthehet projekteve të mëdha të kolonizimit të territoreve në Bregun Perëndimor, teksa shtohen vendet që planifikojnë njohjen e shtetit të Palestinës. Ministri izraelit i financave, Bezalel Smotriç, nga radhët e radikalëve të djathtë, njoftoi këtë të enjte vënien në zbatim të planit për ndërtimin e më shumë se 3 mijë shtëpive në territoret […]

The post “Plani fundos njohjen e Palestinës”/ Izraeli do ndërtojë mbi 3 mijë banesa në Bregun Perëndimor appeared first on BoldNews.al.

Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu, të pushtetshmit e mëdhenj që na çelën dyert e mendjes dhe të shpirtit

By: Kult Plus
13 August 2025 at 14:30

Shkruan Albert Vataj

Bertrand Russell, në analizën e tij të pushtetit, zgjedh katër figura që, sipas tij, kanë pasur ndikimin më të thellë në historinë e njerëzimit: Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu. Ky është një kuartet i pazakontë, jo sepse ata nuk meritojnë vendin, por sepse nuk përfaqësojnë tipin klasik të pushtetarëve që historia na ka mësuar të kujtojmë, nuk janë perandorë, as gjeneralë, as sundimtarë të fuqishëm me ushtri dhe territore. Përkundrazi, janë njerëz që e kanë përmbysur botën pa shpata, pa kala dhe pa trupa ushtarësh.

Pushteti i tyre nuk ishte për të sunduar, por për të çliruar.

Buda dhe Krishti u drejtuan zemrave dhe ndërgjegjeve të njerëzve, duke treguar rrugën për të mposhtur lakminë, pasionin e verbër dhe dëshirat që sjellin përçarje. Ata nuk luftuan kundërshtarë politikë, por zinxhirët e brendshëm që mbajnë shpirtin të robëruar. Ata nuk ofruan thjesht një moral të ri, por një mënyrë tjetër të qenit në botë, ku liria vjen nga brenda.

Pitagora dhe Galileu, nga ana tjetër, nuk u drejtuan te morali i brendshëm, por te ligjet e jashtme të universit. Ata nuk na çliruan nga frika e vetvetes, por nga frika e të panjohurës. Pitagora, me harmoninë e numrave dhe idenë se ekziston një rend i përjetshëm në natyrë, e hapi mendjen e njerëzimit drejt një bote të kuptueshme. Galileu, duke kthyer shikimin nga yjet dhe duke guxuar të thotë se Toka nuk është qendra e gjithësisë, i dha njerëzimit një horizont të ri të dijes dhe një guxim të ri për të vërtetën.

Russell thekson se asnjëri prej tyre nuk pati mbështetjen e shtetit në fillim, madje shpesh u përballën me kundërshtimin e tij. Ky është një mësim i heshtur për natyrën e vërtetë të ndikimit: pushteti i përhershëm nuk lind nga dhuna, por nga ideja; nuk mbështetet te frika që imponohet, por te shpresa që ndizet.

Në një botë ku shpesh pushteti shihet si aftësia për të kontrolluar trupat dhe tokat, Russell na kujton se pushteti më i madh është ai që hap dyert e mendjes dhe të shpirtit. Ai është pushteti që nuk skllavëron, por çliron; që nuk të urdhëron të përkulësh kokën, por të ngritësh sytë.

Në fund, mesazhi i tij është i kthjellët: njerëzit nuk drejtohen nga dhuna dhe lufta, por nga urtësia që prek dëshirën e përbashkët për lumturi, paqe dhe kuptim. Kjo është arsyeja pse katër figurat që ai zgjedh i përkasin një bote të përtejshme të historisë, një bote ku pushteti është akt dashurie dhe akt besimi në mundësinë që njeriu të bëhet më i lirë./KultPlus.com

VIDEO drithëruese/ Pamjet apokaliptike në Delvinë, rrezikohen puset e “Delvina Gas”, zero reagim nga shteti

12 August 2025 at 22:32

Që prej orëve të pasdites u raportua për zjarrin në Delvinë, i cili po u afrohej puseve të “Delvina Gas”, por nuk pati asnjë reagim nga shteti me ndërhyrje nga ajri, pavarësisht kërkesave. Kjo ka sjellë përshkallëzimin e situatës dhe pamjet apokaliptike, duke rrezikuar katastrofën e paimagjinueshme. Siç mund ta shihni në videto e mbërritura […]

The post VIDEO drithëruese/ Pamjet apokaliptike në Delvinë, rrezikohen puset e “Delvina Gas”, zero reagim nga shteti appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret

11 August 2025 at 18:32

Rikthimi i temperaturave të larta, ka rikthyer edhe zjarret në vend, ku Shqipëria po djigjet nga veriu në jug, përfshirë edhe Tiranë, me dhjetëra vatra zjarri, teksa nuk po digjen vetëm pyje dhe kullota, por në rrezik janë vënë parqet kombëtare, banesat dhe fshatra të tërë. Sipas një raporti të dhënë nga Emergjencat Civile paraditen […]

The post Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret appeared first on BoldNews.al.

Australia: Do të njohim shtetin palestinez

By: Ardit
11 August 2025 at 11:13

Australia do të njohë shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në shtator, tha kryeministri i këtij shteti, Anthony Albanese më 11 gusht. “Zgjidhja me dy shtete është shpresa më e madhe e njerëzimit për ta ndalur ciklin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe për t’i dhënë fund konfliktit, […]

The post Australia: Do të njohim shtetin palestinez appeared first on BoldNews.al.

Nga truproja te vajzat/ Të gjithë njerëzit e Putin, kush janë trashëgimtarët e rinj të pushtetit në Rusi

10 August 2025 at 08:29

Në Kremlin po fryn erë ndryshimi. Presidenti rus Vladimir Putin po lë mënjanë aleatët e vjetër, shumica tashmë në të shtatëdhjetat, për t’i bërë vend një brezi të ri, por jo për të hequr dorë nga pushteti. Sipas një raporti të gazetarit rus-amerikan Mikhail Zygar për Atlantic Council, ky brez i ri përbëhet kryesisht nga fëmijët […]

The post Nga truproja te vajzat/ Të gjithë njerëzit e Putin, kush janë trashëgimtarët e rinj të pushtetit në Rusi appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet për komplot për grusht shteti, “arrest shtëpie” ish-presidenti brazilian

By: Ela
5 August 2025 at 08:43

Një gjykatës në Brazil ka vendosur masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-presidentit të shtetit, Jair Bolsonaro, pasi gjeti se ai ka shkelur një ndalesë për përdorimin e rrjeteve sociale. Ky vendim ka thelluar edhe më shumë përplasjet mes gjykatës dhe politikanit, i cili akuzohet për komplot për grusht shteti. Bolsonaro po përballet me gjykim në Gjykatën […]

The post Akuzohet për komplot për grusht shteti, “arrest shtëpie” ish-presidenti brazilian appeared first on BoldNews.al.

Tirana në ethet e betonit dhe pushtetit të arkitektëve të huaj

4 August 2025 at 16:58

Kullat që ngrihen njëra pas tjetrës, shpesh pa transparencë dhe me pak konkurrencë, tregojnë se arkitektura është kthyer në një mjet për privilegje ku emrat e njohur të huaj përfshihen në skandale dhe hetime. Ndërkohë që qyteti humbet gjelbërimin dhe hapësirat publike, një pyll betoni po shkatërron identitetin urban dhe historik të kryeqytetit shqiptar. Nga […]

The post Tirana në ethet e betonit dhe pushtetit të arkitektëve të huaj appeared first on BoldNews.al.

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

27 July 2025 at 16:40

34 ish-ambasadorë italianë i kanë drejtuar një letër publike kryeministres Giorgia Meloni, duke i kërkuar të njohë Shtetin e Palestinës dhe të ndërpresë çdo bashkëpunim ushtarak me Izraelin. Corriere Della Sera shkruan se firmëtarët janë figura të rëndësishme të diplomacisë italiane, si Pasquale Ferrara, Piero Benassi, Rocco Cangelosi, Ferdinando Nelli Feroci, Pasquale Quito Terracciano, Alberto […]

The post 34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës! appeared first on BoldNews.al.

Çollaku: Drejtësia nuk përfaqëson më shtetin, por pushtetin e Ramës

By: Oldi
21 July 2025 at 19:43

Gazetari Basir Çollaku denoncoi kapjen e sistemit të drejtësisë nga Edi Rama. Çollaku foli për një bashkëpunim të hapur mes politikës, prokurorisë dhe gjykatave, të udhëhequr nga interesat e ngushta të pushtetit, ku drejtësia nuk vepron më në funksion të shtetit dhe qytetarëve, por si një armë politike kundër opozitës, medias dhe çdo zëri kritik. […]

The post Çollaku: Drejtësia nuk përfaqëson më shtetin, por pushtetin e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Kulla që mbulon Zotin me beton

8 June 2025 at 00:46

Në një ditë që i përket kujtimit të sakrificës, në një shesh që i përket historisë, u lartësua një kullë që s’ka të bëjë as me Zotin, as me qytetin.

Më 6 qershor 2025, në Kurban Bajram, Edi Rama nuk flijoi një dash. Flijoi një tjetër copë Tirane. Me lavdi dhe spektaklin e ngjyrave të larmishme të tepihëve, inauguroi një nga kullat më të kontestuara të Tiranës.

E ngulur pas Sahatit dhe ngjitur me Xhaminë e Et’hem Beut, në zemër të zonës historike të qytetit, ajo kullë nuk është thjesht një ndërhyrje urbane.

Forma e saj pesëkëndëshe nuk është e rastësishme. Si vetë Pentagoni amerikan, simbol i komandës dhe i pushtetit absolut, kjo kullë ngrihet si një shenjë e arkitekturës që nuk strehon njerëz, por mbart një mesazh të koduar: një rit i ri flijimi, një ideologji e re.

Atje ku dikur sakrifikohej biri për një vizion hyjnor, sot sakrifikohet qyteti për një vizion personal.

Kjo kullë, që ka sfiduar ligjin dhe moralin, e ngritur mbi hirin e Bar Sahatit – e paralajmëruar dhe denoncuar pesë vjet më parë – është projektuar si një lavatriçe gjigande: një makineri betoni për riciklimin e parasë së zezë dhe larjen e mëkateve shtetërore me bojë estetike dhe forma arkitektonike.

Fjalimi i hapës i kryeministrit ishte një akt i mirëfilltë teatral. Me poezi, me metafora të ngarkuara me folklor, me përmendje të Abrahamit dhe “mendjeve të lira që nuk mbyten nga rregulloret”, ai nisi një spektakël ku arkitektura u shndërrua në alibi, dhe arti në pretekst për dominim, ku të vetmit spektator ishin mëkëmbësit e tij: Arkitektët.

Ai nuk ishte thjesht një fjalim, por një skenar për të legjitimuar një sistem. Një mashtrim i paketuar bukur për sytë e ushtrisë (siç i quajti vetë) prej 150 arkitektësh të huaj të ftuar, që si mëkëmbës të bindur duartrokitën – jo nga madhështia e idesë, por nga mirënjohja ndaj atij që u siguron çeqet dhe terrenin “më të lirë në Evropë” për të ndërtuar pa pyetur askënd: “në mënyrë të pabesueshme e lirë nga komforti i rregulloreve që nuk mbysin” (cit.).

Në emër të imagjinatës dhe ëndrrave arkitektonike, me investitorë të garantuar që s’kanë asnjë kërkesë përveçse të ndërtojnë shpejt, me vetëm një gjeneral idesh, dhe me projekte ku paguhen mbi 1 milion euro vetëm për dizajnin, Shqipëria u prezantua si vendi ku ëndrrat bëhen realitet – jo ëndrrat e qytetarëve, por të atyre që duan të pastrojnë para dhe të lyejnë krimin me ngjyrat e artit.

Si çdo lavatriçe që ka nevojë për aromatizues, edhe kjo lavatriçja e re urbane ka nevojë për arkitektë që të japin miratimin estetik. Ata u prezantuan si ushtri vizionarësh, por në thelb janë bashkëpunëtorë të një makinerie pushteti që përdor arkitekturën për të prodhuar amnezi kolektive.

Rama, i shndërruar nga piktor në arkitekt, nga kryeministër në “host-man”, ndoshta për disa minuta edhe e besoi atë që tha.

Por për të huajt që i vërtiten rrotull, fakti që kryebashkiaku i Tiranës është sot në burg për korrupsion, është thjesht një detaj – sa kohë që spektakli vazhdon, lejet vijojnë miratohen pa pengesa dhe çeqet 1 milion dollarësh plotësohen me përpikëri.

Për ne që jetojmë këtu, maketet, 3D-të dhe animacionet janë si tymi i djegies së plehrave – në pritje të inceneratorëve që nuk vijnë, dhe me sytë nga SPAK-u: kush e ka radhën pas Erionit?

Sepse ne e dimë, se pas atyre emrave dhe projekteve fshihen lejet e paligjshme, ndërhyrjet mbi monumente, mbi zonat historike, mbi zonat e mbrojtura, mbi malet dhe pyjet, bregdet, lumenj dhe liqene.

Pas shkëlqimit një ditor të “star-arkitektëve” fshihet dëbimi i njerëzve nga shtëpitë, dhe një ekonomi që mbijeton jo nga zhvillimi, por nga larja e parasë të bërë pis nga krimi dhe korrupsioni.

Arkitektët vendas, trullosur nga poezia e Kryeministrit, ndoshta dolën nga salla të frymëzuar – me atë vetëkënaqësinë e rreme se “arkitektura transformon jo vetëm hapësirën, por edhe mendjet” ose ndoshta si ushtarë të bindur – janë rreshtuar krah për krah me të huajt, përpara udhëheqësit të tyre, të cilit i kanë dhënë pushtetin e Kryearkitektit.

Ata u bënë bashkë në ditën e kurbanit – jo për të ndërtuar qytete më të drejta, më të qëndrueshme, më njerëzore – por për të zbatuar një mision shumë më të thjeshtë: Të shpëlajnë mëkatin me stil dhe të legjitimojnë krimin me dizajn.

Andaj, kulla pentagonale ku u prezantua ky “vizion” nuk është një koincidencë formale, porse ajo mishëron formën gjeometrike të një rendi të ri – ku sakrifica nuk është më akt besimi, por një strategji propagande.

Aty futen paratë e pista, betoni i paligjshëm dhe iluzioni i progresit, për të dalë më pas të pastruar me ngjyrat e artit dhe bekimin e arkitektëve të ftuar.

Prandaj, ngritja e saj pranë Sahatit dhe Xhamisë nuk ishte një zgjedhje arkitektonike-urbane – por një ritual i përmbysur flijimi, sepse sot, në këtë qytet, nuk sakrifikohet më djali për vizionin – por sakrifikohet vetë qyteti, për ta bërë vizionin të paprekshëm.

The post Kulla që mbulon Zotin me beton appeared first on Citizens.al.

Serbia e mbushur me mercenarë rus, kampet e ngritura synonin grusht shteti në Moldavi

By: Ardit
16 July 2025 at 20:48

Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Kështu shkruan, pas një investigimi të hollësishëm, grupi mediak i Balkan Insight. Ajo thekson se, Agjencitë ruse të inteligjencës kanë ngritur kampe trajnimi për mercenarë në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë për të përgatitur pjesëmarrësit për një përpjekje për grusht shteti në Moldavi. Qytetarët […]

The post Serbia e mbushur me mercenarë rus, kampet e ngritura synonin grusht shteti në Moldavi appeared first on BoldNews.al.

“Çfarë flet mo Muçi im”, kur shteti nuk di çfarë kërkon

By: FAKTOJE
16 July 2025 at 15:00

Nga Sebi Alla-  Muçi zbarkoi në tregun e fruta-perimeve në Sarandë dhe me një dokument identifikues rreth qafës që vërtetonte se ishte punonjës i shtetit i mori mbarë gjithë tregtarët ambulantë, duke u kërkuar faturë tatimore për rigonin, çajin e malit, erëzat e fushës apo shalqirin. “Vajta i mblodha në mal, çfarë flet mo Muçi im. O tu bëftë Bardha kurban, ato janë gjëra të natyrës. Ato dihet se s’mund të jenë gjë tjetër”, iu kthye Muçit një nga tregtaret.

Pas tyre, ai (Muçi) zbriti në bregdet ku kërkoi kupon edhe për sardelet e detit që kishte kapur në mëngjes herët një peshkatar. “Sot po vij kështu, nesër ka tjetër mënyrë”, sugjeroi Mustafa Lama, i njohur gjerësisht nga tregtarët ambulantë me shkurtimin e emrit si Muçi, që rezulton të jetë drejtues në Drejtorinë e Bujqësisë, Veterinarisë, Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Sarandë. Këto episode në dukje rutinë për të “fiskalizuar” deri edhe prodhimet e kopshtit të bahçes u kthyen në shqetësim në mbarë vendin, sidomos nga fermerët e vegjël dhe tregtarët ambulantë, problematikë që u trajtua përmes një artikulli më herët nga Faktoje.al

Problematika

Faktoje citonte se sipas ligjit nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, fermerët që shesin produkte bujqësore nuk janë të detyruar të lëshojnë faturë tatimore. Ata regjistrohen vetëm pranë tatimeve, pa qenë të detyruar të regjistrohen si biznese në QKB, të mbajnë kontabilitet apo të lëshojnë faturë.

Ky përjashtim është konfirmuar edhe në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, ku përcaktohet se detyrimin për lëshimin e faturës e ka blerësi i produktit që zakonisht është grumbulluesi, baxhoja ose përpunuesi. 

Ku të gjejmë faturën? Kush e pret faturën? Ku të regjistrohemi e si të regjistrohemi për tu njohur me faturë? Pyetjet që prekën prodhuesin dhe tregtarin e vogël, morën një përgjigje zyrtare nga Administrata e Tatimeve, dy ditë pasi kontrollet e tatimorëve u shtrinë në të gjithë vendin.

Paqartësi

“Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si ‘tregtarë ambulantë’ se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Por më herët një tjetër njoftim ishte shpërndarë nga ministria e Bujqësisë.

“Ka hyrë në fuqi detyrimi për lëshimin e faturës tatimore për çdo shitje të produkteve ushqimore, përfshirë ato bujqësore dhe blegtorale, edhe nga fermerët”, lajmëronte ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

Të gjithë me kupon

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se nuk do të kishte më tregtim të qumështit dhe nënprodukteve të tij pa kupom tatimor, duke lënë një afat deri më 14 korrik u përkthye në lëvizje masive të zellshme jo vetëm të administratës lokale tatimore por edhe drejtorëve të bashkive (të shigjetuar po nga Rama me largim nga puna).

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht e bulmet pa faturë, që mos ta bëjnë më këtë gjë. Nga java e ardhshme, (shënim: 14 korrik) do të konfiskohet çdo shishe qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti produkt pa faturë”, deklaroi kryeministri Rama.

Përfundimi

Deklaratat e kreut të qeverisë për tu dorëhequr masivisht drejtues lokal nga nënkryetarë bashkisë, drejtues njësish vendore dhe drejtorësh në bashki, është shoqëruar paralelisht (po me urdhër të tij) me “kontrolle të vazhdueshme” nga tatimet, policia bashkiake, policia e shtetit në lirimin e hapësirave publike dhe së fundmi edhe nga agjentët tatimorë.

Në paqartësi të plotë mbi kompetencat, udhëzimet dhe ligjet, fenomeni i kontrolleve në gjithë Shqipërinë po tregon më së paku një keqpërdorim të situatës nga funksionarët lokalë, dhe më së shumti veprime në terren pa udhëzime të qarta, mos njohje të ligjeve ekzistuese, si dhe përplasje qëndrimesh mes vetë institucioneve.

The post “Çfarë flet mo Muçi im”, kur shteti nuk di çfarë kërkon appeared first on Faktoje.al.

Rasti i Xhaçkës/ Zaçaj – Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar

By: Oldi
14 July 2025 at 11:14

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dhënë një mesazh të qartë këtë të hënë gjatë ceremonisë së prezantimit të “Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Vëllimi II”, ku të pranishëm ishin gjithashtu kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Zaçaj i dha një mesazh të drejtpërdrejtë Kryetares së Kuvendit Elisa […]

The post Rasti i Xhaçkës/ Zaçaj – Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar appeared first on BoldNews.al.

Nga fjala e burrit tek fadromat e shtetit/ Si i mashtroi Rama banorët e Thethit

By: Ardit
12 July 2025 at 17:36

Pas një fushate premtimesh për legalizime, certifikata pronësie, falje gjobash dhe zhvillim turistik, qeveria kthehet në Theth me fadromat e IKMT-së. Banorët ngrenë akuza për mashtrim dhe korrupsion. Nga Lindita Çela “Mirë se ke ardhë! E mirë se të ka pru Zoti! Bukë e kripë e zemën!”. Kështu u prit një vit më parë kryeministri […]

The post Nga fjala e burrit tek fadromat e shtetit/ Si i mashtroi Rama banorët e Thethit appeared first on BoldNews.al.

“Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!

12 July 2025 at 09:16

Kryeministri Edi Rama mblodhi të premten kryebashkiakët socialistë, duke i urdhëruar ata publikisht që të shkarkojnë të gjithë administratorët e njësive vendore në varësi të tyre, një akt që shihet nga ekspertët dhe opozita si një hap tjetër i shkeljes së autonomisë vendore. “Kryetarët e PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen […]

The post “Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore! appeared first on BoldNews.al.

Rama: Shteti, aktor në sigurimin dhe në shpërndarjen e naftës

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030”, Rama nënvizoi se, “po punojmë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe me Ministrinë e Financave për të ndryshuar diҫka shumë të rëndësishme në jetën e përditshëm të njerëzve që ka të bëjë me naftën dhe për të futur edhe shtetin si aktor në sigurimin dhe në shpërndarjen e naftës”.

Ky, theksoi Rama, “do të jetë një hap shumë i madh përpara në funksion të furnizimit me naftë dhe të mbajtjes së ҫmimit në një nivel të arsyeshëm, por edhe të garantimit të karburantit për arsye të sigurisë kombëtare”.

Nga ana tjetër, shtoi Rama, “do të jetë një hap shumë i rëndësishëm, po ashtu edhe për të bërë një politikë tjetër komplet me naftën, kur vjen puna tek bujqësia. Siҫ thashë, që s’është e nevojshme të jetë ajo që ka qenë deri më sot, por që ajo që ka qenë deri më sot ka qenë e kushtëzuar nga të tjera kufizime që i ka pasur dhe akoma i ka sistemi që po mundohemi ta plotësojmë me instrumentet e teknologjisë dixhitale dhe kështu me radhë”.

“Por është e sigurt që edhe këtu bashkëpunimi me njësitë e pushtetit vendor është kyҫ”, theksoi Rama.

Kryeministri theksoi se, “problemi kryesor është të mbushim boshllëkun me kapacitete njerëzore dhe me struktura në ҫdo bashki”.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama: Shteti, aktor në sigurimin dhe në shpërndarjen e naftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Po i vjen fundi i pushtetit”, gazetari godet fort: Në Shqipëri ka vetëm një udhëheqës, gjithë të tjerët janë figurantë

30 June 2025 at 22:04

Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në një studio televizive analizoi farsën e 11 majit dhe atë që pritet të vijë me një qeveri ‘Rama 4’. Gjatë bisedës, Shkullaku u shpreh se, një pushtet ku shtohet autoritarizmi, aq më i shpejtë është fundi i tij.

Gazetari u shpreh se ‘një pushtet absolut, deformon edhe shoqërinë. Këtu nuk ka as sindikata, shoqëri civile, media të pavarura. Këtu nuk asnjë trup të ndërmjetëm që të bëhet si amortizator mes dhunës së pushtetit dhe të drejtave që duhet të gëzojë një shoqëri’.

‘Çdo regjim, sa më autoritar dhe absolut të bëhet, aq më të shpejtë mendoj e ka dhe fundin.

Por të shikosh dhe këtë qenërinë, mund ta quash se kjo fjalë i pëlqen Ramës, ndaj një njeriu që bën një shkrim. Një njeri që as nuk ka vrarë, as ka bërë gjë. Por ka bërë një shkrim dhe ka një një sulm ndaj tij.

Pse ndodh kjo? Mekanizmat e propagandës, levat që Rama ka nëpër media, i vë në lëvizje me një shikim, ata e dinë detyrën e tyre. Por po të shikosh ka dhe një turmë tjetër të madhe, që deri dje nuk i kishim dëgjuar emrat.

Po pse ndodh kjo? Kjo ndodh se në një pushtet absolut, përveç servilizmit që shtohet, lind dhe padobishmëria e kësaj lukunie.

Edi Rama nuk ka më nevojë për këtë lukuni, janë ata që tentojnë ti hyjnë ne qejf atij, jemi dhe ne. Kjo e deformon shoqërinë, nevoja për ta lidhur ekzistencën tënde, qoftë dhe atë materiale, me shikimin që të hedh udhëheqësi.

Nëse udhëheqësi nuk të ka në listën e vet, nuk ke përfitime, nëse të ka, ke përfitime.

Fatkeqësia e këtyre njerëzve është se me kë të rezultat dhe kontroll absolut që Edi Rama ka, nuk i duhen më dhe për të ruajtur fasadën, jam i bindur se SPAK do bëjë prap arrestime, ndalime, marrje në pyetje nga kampi i Ramës, por ato nuk do të kenë më asnjë vlerë.

Një pushtet absolut, deformon edhe shoqërinë.

Këtu nuk ka as sindikata, shoqëri civile, media të pavarura. Këtu nuk asnjë trup të ndërmjetëm që të bëhet si amortizator mes dhunës së pushtetit dhe të drejtave që duhet të gëzojë një shoqëri.

Këtu është zhdukur përfaqësimi, këtu është vetëm vullneti i një njeriut.

Këto Zegjinetë e këto janë të gjitha deformime që vijnë për shkak të pushtetit’, theksoi Armand Shkullaku.

 

 

The post “Po i vjen fundi i pushtetit”, gazetari godet fort: Në Shqipëri ka vetëm një udhëheqës, gjithë të tjerët janë figurantë appeared first on Sot News | Lajme.

Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë

28 June 2025 at 16:58

Beogradi po përgatitet për një protestë të re të shtunën, e cila pritet të jetë ndër më të mëdhatë të udhëhequra nga studentët, pas gati tetë muajsh tubimesh që kanë sfiduar seriozisht autoritetin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Studentët kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe ndërprerjen e një demonstrate kundër-protestuesish në qendër të kryeqytetit.

Sipas mediave ndërkombëtare, tensionet janë rritur ndjeshëm përpara protestës së 28 qershorit, e cila organizohet nga studentët e universiteteve të Serbisë – një nga shtyllat kryesore të demonstratave të vazhdueshme kundër korrupsionit në vend. Protestat nisën pas tragjedisë së 1 nëntorit, kur një pjesë e çatisë së rinovuar të stacionit hekurudhor në Novi Sad u shemb, duke marrë jetën e 16 personave. Ngjarja nxiti zemërim të madh publik dhe akuzat ndaj qeverisë për korrupsion të përhapur dhe neglizhencë në projektet e infrastrukturës.

Përballë kërkesave të protestuesve, presidenti Vuçiç dhe partia e tij në pushtet, Partia Progresive Serbe, kanë refuzuar të shpallin zgjedhje të parakohshme, duke akuzuar organizatorët e protestave se “po planifikojnë të shkaktojnë dhunë me urdhër nga jashtë”.

Në një deklaratë për mediat, Vuçiç ka paralajmëruar se pret që mbrëmja e së shtunës të jetë e trazuar: “Nga ora 15:00 deri në 21:00, prisni fillimin e dhunës – por ne jemi gati,” është cituar të ketë thënë ai, duke shtuar se “shteti do të mbrohet dhe banditët do të nxirren para drejtësisë”.

The post Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌